Rama: PS në Kuvend të ndalim Saliun, të futemi në BETIRANE-Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS, Kryesocialisti Edi Rama ka konfirmuar sot se Partia Socialiste do të jetë në Kuvend në cdo seancë parlamentare me qëllim që të mos lejojë pushtetin të abuzojë me shtetin. 
Me këtë vendim që thyen bojkotin e nisur që pas zgjedhjeve të 28 Qershorit, 2009, ku e majta nuk ka votuar asnjë ligj, nga sot Parlamenti do të ketë një fillim të ri legjislativ në këtë sesion vjeshte. 

“Sic është vendosur prej kohësh dhe në Asamble, ne sot do jemi në Kuvendin e Shqipërisë dhe në cdo proces votimi”, u shpreh Rama në një konferencë për shtyp në mesditë pak orë para nisjes së seancës së parë parlamentare për sesioni e vjeshtës. 
Por, Rama theksoi se PS nuk do votojnë ligje që nuk veprojnë. 
“Ne nuk do votojmë makijazhe që i bëhen për t’i hedhur hi syve Brukselit, por do votojmë ato ligje që do vlejnë në forcim të Kushtetutës dhe ligjit në vend e shtetit”. 

Në daljen para mediave, Rama tha se me hyrjen në parlament PS do luftojte per futjen e vendit në Bashkimin Europian dhe t’i presin rrugën abuzimeve që qeveria sipas tij, po realizon cdo dite. 

“Ju uroj gjithë deputetëte punë të mbarë në rrugën e tyre për të ndaluar mbytjen në baltë ku po e zhyt qeveria e Berishës, cdo ditë këtë popull. 
“Shqipërisë pak kohë më parë iu mohua statusi i vendit kandidat për në BE. Ne duam që kjo mos të përsëritet më. Puna jonë do fokusohet me ngulm tek ato 12 prioritete që KE i ka dërguar Shqipërisë. Ne do ndërmarrim hapat tonë dhe do jemi partia më e madhe opozitare që do shpallë hapur luftë pa kompromis me korrupsionin me krizën në drejtësi, dhe financat publike dhe ekonomike që kanë prekur palcën e Shqipërisë". 

Kështu është shprehur kreu i PS-së, Edi Rama, i cili ka deklaruar se opozita është e gatshme të kontribuojë per cdo ndryshim, nëse ka vullnet nga pala tjetër si dhe shtoi se deputetët socialistë do të votojnë çdo kandidaturë të propozuar nga President per institucionet e pavarura. 

“Ne jemi gati për këto rekomandime, por kërkohet angazhimi i të dy palëve, jemi gati të japim kontributin tonë nëse ka vullnet nga pala tjetër. E dimë mirë që Saliu nuk do, dhe të gjithë e kanë kuptuar se përse nuk do, sidomos pas publikimeve me te fundit”, vijoi kreu opozitar në fjalën e tij. 

Ndër të tjera Rama deklaroi se tashmë është koha kushtetuese. “Është koha e ndërrimit të Guvernatorit qe eshte kthyer ne mashe te Saliut, është koha e ndërrimit të kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është koha e ndërrimit të Avokatit të Popullit (post qe Saliut nuk i ka hyre ndonjehere ne pune e konsideron kot), kandidature që Saliu ia ka ofruar opozitës për t`i hedhur hi syve komunitetit ndërkombëtar. Është koha që presidenti të bëjë përzgjedhjet e tij, siç e kërkon Kushtetuta për këto ndryshime”, u shpreh Rama. 

Më tej Rama bëri një sërë akuzash në adresë të kundërshtarit politik, Berisha dhe qeverisë që ai drejtim, duke përmendur dhe publikimet e fundit nga Wikileaks. 
“Ne e dimë kë kemi përballë, cfarë duarsh të pista e mbajnë pushtetin. Cfarë interesa antikombëtare e antikushtetuese vlojnë aty. Gjithcka ka dalë në dritën e diellit edhe këtyre javëve, që me ndërtimin e fabrikës së vdekjes në Gërdec e deri me shembjen e tunelit të Kalimashit të ndërtuar nga korrupsioni".

Apeli Topit dhe Ina Ramës 
Në fjalën e tij, kreu opozitar ka falënderuar presidentin Topi për mesazhin e djeshëm drejtuar partive parlamentare. Rama i bëri thirrje kreut të shtetit që të mos mjaftohet vetëm me kaq. “Sot populli shqiptar është peng i shtetit të zhytur në llumin e pushtetit dhe pasojave të tmerrshme ekonomike e sociale që vijnë nga babëzia e kësaj qeverie, ndaj të gjithë presim nga Presidenti i Republikës t`i dalë në mbrojte Kushtetutës dhe popullit të vet”, tha Rama. 
Apeli i dytë i drejtohej kryeprokurores së vendit, Ina Rama. “Sot është dita të përsërisim apelin e opozitës ndaj Prokurores së Përgjithshme, të bëjë detyrën, mos lejojë abuzime, qofshin djathtas apo majtas, gjëma të reja e bëma të vjetra”. 
Zgjedhjet dhe Reforma Zgjedhore 
Kreu socialist Edi Rama nënvizoi sot se PS fitoi zgjedhjet e 8 Majit, dhe do fitojë zgjedhjet e ardhshme si e vetmja alternativë që mund t`i japë shqiptarëve Evropën. 
“Ne i fituam zgjedhjet vendore në mbarë vendin dhe do të fitojmë zgjedhjet e ardhshme për të vetmen inisiativë, t’u japim shqiptarëve Europën”. 
Rama theksoi se PS do të jetë gati të bashkëpunojë dhe për reformën e re zgjedhore, por me kusht që për të të bashkëpunojnë dhe OSBE-ODIHR. 

“Paralelisht me punën e PS-së dhe të opozitës në mbarë territorin e vendit për të forcuar komunikimin me qytetarët do të bëjmë përpjekje që reforma të garantojë votim të ndershëm dhe administratë të pakontrolluar nga Saliu. Përfshirja e OSBE-ODIHR janë kusht i patjetërsueshem për të nisur reformën”, u shpreh kreu i selisë rozë. 
Rama theksoi se realisht nuk është problemi tek kodi por, te vjedhja që u bëhet votave. 
“E kemi hequr nën lëklurë se votat i vjedh Saliu dhe jo Kodi Zgjedhor, nisur nga KQZ, Kolegj e Polici e Shtetit”. 


(d.bonollari/BalkanWeb)

video

15 Komente

Sic është vendosur prej kohësh dhe në Asamble

...por qe une personalisht s'e mora fare parasysh - duhet te ishte vazhdimi i fjalise.

 

Votoni ligjin per gjykaten administrative, rregulloni Kodin Zgjedhor ne ato pikat qe thote ODHIR/OSBE, zgjidhni President konsensual, votoni cdo pike te buxhetit ku shkruhet qe "fondet e Prokurorise" rriten, votoni e merrni pjese ne cdo ligj qe ti kufizojne imunitetin e gjykatesve dhe prokuroreve, votoni ligjin per heqjen e imunitetit te deputeteve.

Hej...e paska marrè malli pèr tu sharè me "rroba" shpie Ramèn? Dy janè mundèsitè se pèrse kthehet nè atè vend ku e di se çfarè e pret...1. Ka ndonjè marrveshje midis tij,Saliut e Nano-metès("rr...bt" po tè jetè kèshtu...) 2. Nuk ka asnjè marrveshje,thjesht e ka marrè malli.."RRRRRR....bt".. Rama!!!..me qè tè ka marrè malli..smiley

 Beni voten elektronike dhe mbaron filmi. Ligjin duhen ta bejne me bllokim tek 4%, Shqiperia nje bythe vend, s'ka nevoje per dhjetra parti. S'ka per te ndodhur as njera as tjetra smiley

jep garanci ti qe vota elektronike nuk vidhet/tjetersohet?

 Dikur thuhej "I vetmi kompjuter i sigurt, eshte nje kompjuter i fikur", sot, as ky pohim nuk eshte me i vlefshem. Dua te them, cdo sistem, elektronik apo analogjik, eshte i modifikueshem/tjetersueshem. Garanci 100% nuk ekziston, as ne aspektin e fizikes, as ne ate te elektronikes dhe informatikes. Por, sistemi i votimit elektronik, eleminon pikesepari fleten e votes, nuk eshte pak. Se dyti, numerimi behet nga e njejta aparature me te cilen behet votimi, ne kohe reale. Kur kane votuar te gjithe, lidhet aparatura me internetin per te perditesuar te dhenat ne institutin qendror (KQZ), pa asnje mundesi gabimi.

 

http://www.youtube.com/watch?gl=IT&hl=it&v=gh8e46oMLDw Shife, nje shembull smiley

 Vazhdo keshtu ...do te te votoj ! jo per ate qe je ti por per ate qe po ben .

Besoj se do jete nje rast i rralle, ndoshta unik ne bote ne te cilin kryetari i partise nuk eshte ne perlament.

Si ishte kjo thirrja e Rames

Te ndalim Saliun te mos na fuse ne BE

Mos ki frike Rame se ashtu is ti as Saliu nuk do te futemi ne BE se ne BE nuk ka vjedhje me te dyja duart

Maskarenj si ti si Saliu

A ka ndonje ketu te na shpjegoje se cfare fiton shqiperia nga futja ne BE?Kur u futem ne NATO kishim fevzon me shoke qe benin be e rrufe e hidhnin kokrren e lotit  se pasketaj shqiperia do te behej bahce me lule demokracia do te forcohej.Deri tani shqipot kane dale te rruar pervec faktit qe u duhet te shpenzojne e pakta 200 milione dollare ne vit per nje ushtri fantazme.

A ju kerkoi falje Rama shqiptareve socialiste e jo-socialiste qe ju humbi 2 vite duke u endur rrugeve e bulevardeve, mos votuar reformat e nxire imazhin e Shqiperise dhe ne fund si djale i mire po hyn ne parlament per te bere (shpresojme) ato qe duhet ti kishte bere 2 vitet qe kaluan?

Ben mire te marri ca nga ato bojrat qe perdori per ty lyer fasaden, te lyej fytyren e tij, te vej nje top te kuq ne hunde e nje paruke te madhe roze ne koke.

Hajde OPOZITE hajde  tu i shku mas fijes Sales.

Ec ne parlament thote ky , brraaam direkt tjeteri.

As Protesta asi gjo

lloj lloj skandalesh  asnje reagim.

PO rritet mosha e pencionit , do rriten dritat, cu be me ceshtjen Meta, gerdeci,etj etj material me protestu gjithe jeten , e PS nuk lu venit , po mban ere si ne 2005 kur ja la Tosi Sales  dhe kjo pune kshiu me duket me le rehat deri ne 2013 me pas ta jap lala ty . vl ksaj pune

Rama: PS në Kuvend të ndalim Saliun, të futemi në BE

Une nuk e kuptoj se perse zgjedhin gjithmone keto motot me dy pjese e me shume.

"Te ndalim Saliun, te futemi ne BE!"

"Qeveria kusare, kusari e kusarosur... i shkalluar, i shkaterruar je vete."

"Hap kutite, liro, vizat, cliro ekonomine... Today, Tomorrow, Toyota!"

 

Ncncnc... nuk jemi mire me marketingun!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).