“Wikileaks”, shantazhi i Athinës

Qeveria greke ka shantazhuar në mënyrë të vazhdueshme qeverinë shqiptare gjatë bisedimeve për kufirin detar, duke i kërkuar në mënyrë të përsëritur të “mbajnë fuqitë e largëta” jashtë këtyre bisedimeve dhe duke kërcënuar në mënyrë të vazhdueshme me mosratifikimin e MSA-së. 

Lajmi bëhet i ditur nga një raport diplomatik amerikan që u publikua nga organizata “Wikileaks”. 

Gazeta ‘Shqip’ publikon se kabllogrami bën të ditur gjithashtu që negociatorët shqiptarë në bisedimet për kufirin detar me Greqinë ishin tërësisht të vetëdijshëm për problemet e marrëveshjes, por nuk kishin mundësi të kundërshtonin apo të negocionin, për shkak se Athina po përdorte ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit (MSA) si një kobure në kokën e palës shqiptare. 
Kabllogrami me kod 08TIRANA745 i tetorit 2008 dhe i klasifikuar si konfidencial, mban titullin: “Greqia i bën presion Shqipërisë mbi çështjet e kufirit dhe varrezave”. 

Pjesa e parë e kabllogramit u referohet informacioneve të furnizuara nga Ledia Hysi, zyrtare e çështjeve ligjore dhe traktateve në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

“Gjatë një seance bisedimesh së fundmi në Tiranë, zyrtari grek në krye të delegacionit i dha palës shqiptare një ultimatum. Qeveria greke mund të tregohet e gatshme për një kompromis mbi kufirin detar pranë Korfuzit (ndoshta për shkak të interesit ushtarak ekzistues amerikan për ndërtimin e një baze ushtarake të SHBA-së në Jal, Shqipëria e Jugut). Gjithsesi, zyrtari grek paralajmëroi delegacionin shqiptar për të plotësuar kërkesën tjetër, atë për të mbajtur ‘fuqitë e largëta’, konkretisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jashtë bisedimeve”, thuhet në raportin diplomatik. “Një frazë identike u përdor gjithashtu gjatë një takimi në Tiranë mes ambasadorit të Greqisë dhe ministrit të Jashtëm Basha”, vijon më tej kabllogrami. 

Pasi Greqia arriti me sukses të bllokojë me veton e saj anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, pavarësisht nga presionet e anëtarëve të tjerë, qeveria shqiptare filloi të besojë se kërcënimi grek me MSA-në nuk ishte thjeshtë një blof. Greqia e la ratifikimin e MSA-së deri në momentin e fundit, pasi vendet e tjera të BE-së e kishin ratifikuar. Ajo e mori marrëveshjen për detin sipas kërkesave të saj, por kjo marrëveshje nuk hyri në fuqi, për shkak se media shqiptare dhe një ushtarak në pension e denoncuan atë dhe shkaktuan rrëzimin e saj në Gjykatën Kushtetuese.

Manipulimi i kufijve


“Sipas Ledia Hysit, drejtore e çështjeve ligjore dhe traktateve në Ministrinë e Punëve të Jashtme, qeveria shqiptare dhe ajo greke kanë negociuar për shumë muaj për demarkimin e kufirit të tyre detar. Bisedimet kanë hasur probleme të shumta, për shkak të asaj që Hysi e përshkroi si “standard të dyfishtë” të përdorur nga Greqia, e cila synon të përdorë metoda të ndryshme për pjesë të ndryshme të bregdetit, ndërsa Shqipëria përdor vetëm një standard dhe një metodologji të përcaktuar nga konventat ekzistuese ndërkombëtare. 

Me fjalë të tjera, shqiptarët akuzojnë grekët se po përdorin sipas dëshirës metoda të ndryshme demarkimi në pjesë të ndryshme të detit për të kapur pjesët më të pëlqyera të kufirit”, thotë kabllogrami. 


Qeveria i dinte të gjitha problemet me kufirin, bënte të paditurën

Zyrtarët e qeverisë shqiptare ishin tërësisht të vetëdijshëm për problemet që i shkaktoheshin Shqipërisë nga marrëveshja për kufirin detar me Greqinë dhe jopublikisht i bënë të ditura këto shqetësime. Por kur media në mënyrë të pavarur nga qeveria i denoncoi po të njëjtat shqetësime që lidheshin me peshkimin, zhvillimin e zonës së jugut, transportin detar etj., zyrtarët më të lartë të qeverisë, përfshirë ministrin e Jashtëm dhe Kryeministrin, i mohuan të gjitha, duke akuzuar median për nacionalizëm dhe deri për lajthitje. 

Kabllogrami i Ambasadës Amerikane në Tiranë bën të ditur se si kryenegociatorja shqiptare Ledia Hysi ua ka bërë të ditur shqetësimet diplomatëve amerikanë. 

“Hysi tha se pozicioni i Greqisë ishte një kërcënim serioz për zhvillimin afatgjatë të zonës së bregut të jugut, për shkak se ajo do të krijojë pengesa për turizmin, transportin, peshkimin, kërkimin për naftë apo gaz dhe mundet të sjellë deri incidente territoriale me Greqinë”, raportohet në raportin diplomatik 08TIRANA745. 

Gazetat dhe televizionet shqiptare ngritën të njëjtat shqetësime gjatë debatit për kufirin detar në atë kohë, ndërsa gjatë një debati në Parlament, deputetët e mazhorancës hodhën një pafundësi kundërargumentesh për të mbështetur idenë se ndarja e detit ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe se Shqipëria nuk po humbiste asgjë. 

“Në lidhje me çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dhe pavarësisht faktit që qëndrimi negociator i Greqisë është kundër konventave ndërkombëtare – Athina ka thënë se kufiri ose do të miratohet sipas kërkesave të saj, ose nuk do të miratohet fare”, vijon kabllogrami. 

Qeveria shqiptare gjendej vazhdimisht nën kërcënimin e Athinës për mosmiratimin e Marrëveshjes së Stabilizimit dhe Anëtarësimit. Mënyra se si ajo synoi ta menaxhojë këtë pozicion të vështirë ishte që shqiptarët të mos informoheshin dhe që çdo gjë të kryhej larg vëmendjes së publikut. Sipas një raporti tjetër diplomatik të Ambasadës Amerikane në Tiranë, në çastin e fundit duket se qeveria në mënyrë të heshtur i dha miratimin njerëzve të saj në Gjykatën Kushtetuese për ta rrëzuar marrëveshjen. Rrëzimi i marrëveshjes duket se e shpëtoi qeverinë e sotme nga damka e shitjes së vendit, një gjë shumë e rëndë në psikozën shqiptare, krijuar nga akuzat e qeverisë komuniste për qeverinë e Ahmet Zogut, i cili i dha një sipërfaqe të vogël toke ish-Jugosllavisë dhe u akuzua gjithmonë si tradhtar për këtë gjë. 

Ndërkohë, mënyra se si qeveria e menaxhoi këtë situatë të vështirë, të shtyn të mendosh se për të, prekja e tërësisë territoriale të vendit nuk është një shqetësim thelbësor, por ai bëhet shqetësim vetëm në rast se shqiptarët informohen për të.

 

41 Komente

Kabllogrami ku mbeshtetet lajmi ne fjale?

"ndoshta për shkak të interesit ushtarak ekzistues amerikan për ndërtimin e një baze ushtarake të SHBA-së në Jal, Shqipëria e Jugut"

 

kjo eshte me skandaloze nga te gjitha....

 

 Po, po rreziku anglo-amerikan per Shqiperine....... gomere!

Jo jo Shabe nuk ke kuptu asigjo. Ky nuk e ka hallin te rreziku anglo-amerikan per Shqiperine, por te rreziku anglo-amerikan qe do pengonte greqizimin e jugut.

te rreh mendja se anglo amerikanet duan islamizimin aka shqiptarizimin e asaj krahine..

po kjo eshte tjeter ceshtje..

problematika ime eshte e thjeshte.. me shqeteson fakti qe ne zonen me turistike dhe me fitimprurese, hidhen idera per militarizimin e zones...

keto idera jane kundra interesave te mia dhe banoreve qe jetojne aty, duke qene dhe pronar tokash ne ate zone...

problematika ime eshte e thjeshte.. me shqeteson fakti qe ne zonen me turistike dhe me fitimprurese, hidhen idera per militarizimin e zones...

 

sipas kokes festen o eri. keta dreq fqinjesh kemi prandaj na duhet ajo baze. po ty s'te shkon gjuha deri tek skandalet e tyre. ashtu sic e meritojne do t'i marrin shuplakat.

pastaj c'e ke kete gjuhe helm per shqipot?  ku e ke pare myslymanizmin e thelle tek shqiptaret? c'flet o njeri se je bere si ata greket mendjembyllur  qe s'lejojne asnje fe tjeter ne ate shtetin e tyre semit. dhe qeros ata dhe fodull!

O Lira po akoma nuk te vje turp e merresh seriozisht me te? Te lutem mos e humb kohen kaq rendom! hahahahaha

Cudi pse ca tipa vazhdojne te flasin shqip kur nuk ndjehen Shqiptare.

Saraci............

ti je nga ata tipa qe per nje rroge shesin edhe te drejtat e njeriut te garantuara me kushtetute...

nuk mund te kesh goje ti dhe te tjeret si ty, te bejne filozofi...se je barbar..dhe nga barbaret vetem filozofi e ndyre del nga mendjet e tyre.

 

per nje rroge shet edhe te drejtat e njeriut

per kaq kon pas kerku duel robt me perpara...

o lizandro, selloi me naj integral te rastsishem erit 83-shit si gjerq eles ramis alija smiley

 

ua mo Eri83, po ju barbaret i doni. se dhe aleksandri i madh barbar ishte, po ja qe doni ta perlani se ishte barbar i shquar ai. apo keshtu eshte filmi; ca barbare i duam ca nuku nuku ...

lol, barbar dmth njeri qe han bar, ndersa aleksandri i modh hate mish, biles ene mish te gjalle. Pra mos i ngatero gjonat se nuk kane lidhje.

Po vari qillot këtij ça harxhon kohë me të.Ky është i deklaruar grek është zëdhënsi Dules dhe Boles në këtë faqe.

te rreh mendja se anglo amerikanet duan islamizimin aka shqiptarizimin e asaj krahine..

Qekur islamizimi = shqiptarizim?! Apo futja se dicka do ngelet.

Baze Amerikane ne Jal, very funny. Shancet qe te ndodhi: .0001%.

gabim e ke smiley me ka thone bushi vete, jo ku i ppu smiley se amerikaneve po i ik petlla fare per bazen e jalit. aty do ndahen botet, m'u ne jal si neper shal. e nuk na ikin dot ksaj rradhe greket, se amerikanet e islamizojne nje here zonen mire e mire, pastaj e pergatisin per lufte te shenjte me greqine. jalasit do bejne pakt me hesbollahun sa te dehelenizojme zonen me napalm smiley

Mënyra se si ajo synoi ta menaxhojë këtë pozicion të vështirë...

 

COURT NULLIFIES ALBANIAN-GREEK SEA AGREEMENT

The highly  unusual nature of the ruling 9-0 has bred enormous speculation.
Another observer suggested that the Court had to have had the
clearance from PM Sali Berisha to make such a ruling since
the terms of a few judges on the court expire soon and they
would not want to jeopardize future appointments from the PM
by going against Berisha's will.

Me pak fjale, Sali Berisha! Sali Berisha! Sali Berisha! Sali Berisha! Sali Berisha!

Ja hodhi Grekut, kote e shanim per tradhti ne ate kohe. Thjeshte, kishte vendosur te humbte pakez popullaritetin e tije, te dukej pakez keq, por qe vendi te fitonte dhe NATO, dhe mos-prekeje te kufinjeve nga Greku midis nje gjykateje "kokeforte." Kjo eshte sakrific e madhe per nje politikane, te humbasi popullaritet qe te fitoj shteti. As Obama nuk bene gjera te tilla. Bravo Doktor!

Kjo tregon dhe nje here qe ate qe ka bere Saliu per ate vend, se ka bere dhe se bene dot njeri.

kjo eshte me skandaloze nga te gjitha....

 

Ducja ( oh me fal, miqte tane greke) eshte/jane trishtuar shume nga ky lajm skandaloz.

 

''Në lidhje me çështjen e kufirit detar mes dy vendeve dhe pavarësisht faktit që qëndrimi negociator i Greqisë është kundër konventave ndërkombëtare – Athina ka thënë se kufiri ose do të miratohet sipas kërkesave të saj, ose nuk do të miratohet fare”, vijon kabllogrami.''

 

po kjo zoteri a eshte skandaloze?

mos u shqeteso kot per gjera qe nuk i di... se per ato ujera si ti kete shqiperia si ti kete greku prape britaniket do ti komandojne....

asnje pus nafte nuk do lejohet te hapet, e asnje tubacion nuk do kaloje ne ngushticen e korfuzit nese britaniket nuk duan...  dhe sipas gjasave ata nuk duan te kaloje asgje aty..pervec trageteve turistike dhe peshkatareve ne varka te vogla...

 

shume zhurme per asgje

Sa mire me pas fqinje si keta.

 

 çer faji kan fqinjët ata interesat e tyre do mbrojnë por, ata që paguhen e përgjërohen për të mbrojt interesat tona "sa mirë me i pas si qeveritarët tanë " ;

Ndërkohë, mënyra se si qeveria e menaxhoi këtë situatë të vështirë, të shtyn të mendosh se për të, prekja e tërësisë territoriale të vendit nuk është një shqetësim thelbësor, por ai bëhet shqetësim vetëm në rast se shqiptarët informohen për të.

cfare do lloj gjeje ne kete fshatin tone mund te kaperdihet por qe berisha dhe co te shesin vendin e tyre ne kete menyre eshte e papranueshme e pa moralshme dhe e ndyre. shpresoj se keto kabllograme do ti hapin syte turmes se deleve ne tirane

Auron,delet ikin pas deles se pare,  pa pare se ku ikin dhe delja e pare eshte Berisha.

 ..e mire e ke ti, po si tha Saliu se:

ju keshilloje qe te lexoni sa me shume kabllograme se ju ben mire!

Ska turp, ska frik ai, se e di cer populli ka ja ka pire lengun, deri tani te pakten deri ketu eshte mardhenia e tij me qytetaret shqiptar, i ha dhe i dhjet te gjithe! smiley

enver hoxha nuk ishte rastesi ne shqiperi. i njohu mire shqiptaret dhe prandaj i perbuzi si dele per 40 vjet.

edhe ky sekretari i partise njesoj eshte dhe nuk ka faj.

psychology for dummies.

megjithe respektin qe kam per ju keto jane fraza gatitu e krejtesisht te paverteta..E.Hoxha vrau trurin e ketij kombi ne menyre qe te qeveriste delet ..

 he mo se ishte i mire enveri, coi elektrik ne malsi smiley

jes jes bashke me ekzekutimet kolektive dhe marken e thuajse cdo familjeje per agjitacion e propagande..

 hapi dhe shkolla ne malsi e mijra cuca hapen syte, mesun shkrim e kendim.biles dhe te kendonin dhe kakarisnin smiley

Kur shof cer plerash ka ne qarkullim, them qe po te ma linte njeri ne dore enverin do ta varja si ultraliberal

ne fakt nuk e dyshon njeri. por ama nuk me duket me vend te permendet perbuzja ne rastin e e.h. se perbuzja e tij ne fakt ra mbi komunistet e vet edhe mbi ata qe e deshen. te tjeret, me mire te them ne te tjeret na vrau, na burgosi, na shpronesoi ne fillim fizikisht, pastaj edhe shpirterisht. keshtu pra, me ata qe enveri vrau nuk di se me perbuzje e ka lyer plumbin edhe s'me duket hic, po hic fare me logjike klasifikuese.

po. ke te drejte nuk ishte rastesi, si fashimin, edhe e.hoxhen barku qe i polli nuk eshte thare ende.

ka ardhur me duket ora te ndahen kush jane kush. nuk mund te jemi te gjithe shqiptare edhe me enverin edhe kunder. o jane shqiptare komunistet e enverit, o jemi ne se nuk ka dy lloje shqiptaresh. une them jemi ne, se shqiptaret nuk jane shquar per mjeshterine e mizorise perpara se te shkonin serbet e ruset neper shtepite e komunisteve te te beheshin me ta vellezer. ja stalinin per baba e njohu edhe enveri.

Nuk i perbuzi, i ngriti ne pozite. Kooperativisti qe behet minister. Tani ne tv Klan, "Opinion" po jep nje program mbi tunelin e Porto Palermos. Shume interesant. Miliarda dollar te hedhur, 900 meter beton e cimento, 100 te vdekur, kosto sa 3 hidrocentrale mbi lumin Drin, vite pune dhe energji per te na mbrojtur nga armiku. Nuk u perdor kurre.

nje gje nuk mora vesh une,ky withers pse nuk ka vene tabelen ``Psikoterapi`` ke dera e ambasades smiley

po keta te vrare te gjithe aty rrefeheshin ...

 Ky shantazhon popullin e vet, greku shantazhon këtë. 

It makes perfectly sense. Bravo grekët. 

 

Bashkangjiteni kete teme me temen e atij qe flet "Pertej termave, tek dukurite" ?!

ik o auron futi i dor llalle.

nuk e di po atij myslym pashes duhet me i heq kapelen, nje plak 70 vjec a me shume, mbron nje vend .

ps kap lojen, kur shef qe sala ishte me dy mendje dhe shkon ne GJK,

pse ka njeri qe ta haja ate qe gjykata eshte e "virgjer"  vec  n'vesh. 

hajt mo qari jon qe ja hudhem edhe kesaj rradhe. ose keshtu duket

 Vet fakti, qe marrveshja qe qeveria e Buall Mavrise, beri me qeverine greke, pa zhurme, pa buje dhe meçeftas, tregonte se aty kish nje hile, dhe nje dhjerje nga ana e pales shqiptare, me konkretisht te Buall Mavrise. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).