Me urdhër të Prokurores së Përgjithshme Ina Rama mësohet jo zyrtarisht se është ngritur një grup i posacëm hetuesish, i kryesuar nga drejtori i hetimit dhe ndjekjes penale në organin qendror të akuzës Sokol Stojani, të cilët do të verifikojnë cdo kabllogram, ne te cilin permenden raste konkrete te korrupsionit dhe lidhjes se zyrtareve apo politikaneve me boten e krimit te organizuar.

 

Bëhet fjale për ceshtje konkrete sikurse dosja 'Gerdeci', dosja 'Damir Fazllic', dosja e 'rruges Durres-Kukes', dosja 'Dritan Dajt'i e te tjera. Grupi i hetuesve qe po kryen keto verifikime eshte i perbere nga prokurore nga task- force ngaprokuroria e Tiranes, kater eksperte te atashuar para tre muajsh ne organin qendror si dhe dy prokurore te Prokurorise se Pergjithshme. Se cfare do ndodhe me tej me keto verifikime, burimet ne prokurori nuk japin detaje pasi edhe na kabllograme zyrtaret e Ambasades Amerikane thone se nuk mund t'i vertetojne ligjerisht te tilla lidhje. Megjithate pritet te procedohet sikurse edhe ne rastet, kur prokuroria ka nisur verifikimet e me pas edhe hetimet bazuar ne faktet e bera publike ne media, sic ndodhi ne rastin e dosjes Damir Fazllic, ku task force mori shkas nga disa publikime ne shtypin e shkruar, per biznesmenin serbo-boshnjak duke e hetuar per pastrim parash. (Top Channel)

15 Komente

pse me duket si kerkese e Olldashit kjo nisje "hetimesh" thjesht per te pastruar reputacionin wikilikist apo wikilekist te trafikanteve qe na udheheqin ..jes jes gudluk prokuroria qe ka evidentuar deshtim total ne aferat me te rendesishme qe ka njohur ky vend .. hajt mo

Kryeprokurorja po ja fut vetes bam me kete. Amerikanet nuk njohin vertetesine dhe thone no comment mbi Wikileaks dhe kabllogramet. Edhe nese do i merrnin per te verteta, i bie qe zyrtaret e ambasades jane me te zote me mbledh informacion, sesa prokuroret qe paguhen per ate pune. Pjesa me e madhe jane raportime mbi dosje te cilat vete prokuroria ka deshtuar me kohe. 

 

 po aty refehen mi/mo Gaja, se ne prokurori nuk ua mban suma......si tha ai gjeneral pordha...?????? kam frike......

Amerikanet nuk njohin vertetesine dhe thone no comment mbi Wikileaks dhe kabllogramet.

Qekur "no comment" do te thote mohim i vertetesise? Nese Amerikanet nuk njohin vertetesine, prandaj e arrestuan burrin e huaj (qe punonte ne Pentagon) per shperdarje sekreti?

Nuk njohin vertetesine e cdo kabllogrami ne vecanti (one by one), por pohojne se shume kabllograme ne "sasi" jane vjedhur ne sistem. Prandaj thone no comment per specifiken e cdo kabllogrami. Ndjese nese nuk e shreha mire. 

 

Kjo eshte manover sa per te lare veten nga keta mostrat tona.

Qe me vone te kene goje te thone, ja hetoi e prokuroria e nuk gjeti gje, po mos na i permendni me Wikileaksat!!

Shtet e komb bastard!

Pse mbaroi pune prokuroria me Gerdecin, Trebicken, Videon e Metes, Videon e Priftit, 21 Janarin e plot gjera te tjera qe do i futet materialeve te Wiki?

 Siç duken bathet, Prokuroria qenka kthyer ne nje organizem rombythje, gjersa vihet ne levizje nga njoftimet e ambasades amerikane drejtuar eprorve te tyre, informacione qe dipllomatet amerikane  i kane siguruar nga shtypi e media shqiptare, plus individe qe kane qare hallin (jane konsultuar) me dipllomatet amerikane, per probleme qe edhe shtypi/media shqiptare i ka ngritur me kohe. Tani lind pyetja, se; pse kjo Prokurori, nuk ka filluar hetimet qysh kur keto probleme kane dale nga shtypi shqiptar me kohe, por i nis tani. Siç duken bathet, ose Buall Mavria, me levat e tij e ka paralizuar deri diku kete Prokurori, sa here i preken interesat e tija e te partise, PD, ose kjo Prokurori ka eksperienca te hidhura kur prek indivite te pushtetshem, dhe i leverdis te rrij urte, te marrin rrogen deri ne pension, duke ia kaluar dosjet, pasardhesve,  ose jane te dyja nga pak. 

 Mjere ne per "shtetin dhe organet shteterore" qe kemi...vaj medet...! Kur do mbarojne keto tallje te kobshme ndaj popullit shqiptar?!?! Kur valle???? Kur do shembet nga themelet kjo ngrehine bastarde, moralisht dhe politikisht e percudnuar dhe ekonomikisht e deshtuar, qe ne fatkeqesisht jemi te detyruar ta quajme "shtet"???? 

ee oeee

prokurorise i ka shku menja me hetue..

e me marre nji.....spo di mo si vazhdo smiley

po kjo si nuk ka turp? tamam qeka baxhelle! Po ik mi dreq dhe jep doreheqjen. A e zbardhe 21 Janarin? Po a kishe fakte me domethenese se 4 te vrare mu ne mes te dites e mu ne mes te bulevardit te pare nga mijra veta dhe te filmuara nga 10tra kamera? Po Kosta Trebicka mi kucke ti ka thone te gjitha gjonat fije e per pe aty ne zyrat e tua, por ti edhe kur e vrane i mbylle syte.

sheme kshu e shau ne Berisha .. e megjithate mua nuk me pelqen ky lloj epiteti ..ne fund te fundit do me pelqente te ishte cfare te donte ne jeten e saj perso, ajo qe  mua me intereson eshte qe ate institucion ta bente te funksiononte sic duhej!

po pra eshte tamam ashtu sic i tha kryekrimineli i shqiperise. kur une them baxhelle, nuk kam parasysh aspak jeten e saj private se me thone te drejten as qe me intereson. Por une po i them baxhelle per performancen qe paraqet si kryeprokurore e shqiperise.

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

ZYRA E PROKURORIT TE PERGJITHSHEM

--------------------------------------------------------------------------------------------

                                                                            Tiranë  më 06.09.2011

 

 

Njoftim për Shtyp  

Duke iu referuar disa informacioneve të publikuara në disa media, Prokuroria Shqiptare bën me dije se nga ana e këtij institucioni nuk është ngritur asnjë grup i posaçëm hetimor lidhur me kabllogramet e dhëna nëpërmjet Wikileaks e të pasqyruara në media.  

Prokuroria Shqiptare gjen rastin të shprehë angazhimin e saj në përmbushjen e detyrave të saj kushtetuese dhe fton median, si aleate natyrale dhe bashkëpunuese në denoncimin e rasteve të korrupsionit e abuzimeve të ndryshme, të konfirmojë zyrtarisht informacionet që lidhen me aspekte të punës së institucionit të prokurorisë.

 

 

u c'na kenaqe, tashti!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).