Nuk janë të lumtur njerëzit që dalin në pension, jo. Shumë prej tyre kërkojnë të rrinë më shumë, ndaj dhe ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës  së  pensionit me zgjatjen e jetëgjatësisë. Kjo ka kuptim.

 

Nga Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, datë 5 shtator 2011

Zonja dhe zotërinj

Ne sot jemi i vetmi vend që  ne ia kemi dale të mbi dyfishojmë pensionet e ulta, pensionet e fshatit, secili që do le të bisedojë me përfaqësuesit  e vendeve  ish-komuniste sesa janë pensionet e ulta, edhe do shohë se ka 40 dollarë,  50 dollarë dhe 60 dollarë, ka edhe më shumë sigurisht.  Ne dy vjet më parë ia dolëm   që në fshat dhe në qytet të mos ketë  pension nën 100 dollarë, tani  janë rritur, tani  janë mbi 120 dollarë , por ia dolëm të dyfishojmë pensionet në fshat .  Po do të ecim drejt tij, natyrisht sistemi i pensioneve është i domosdoshëm për  reformimin.  Përgjegjësia e një mazhorance e një qeverie  është që të bëjë gjithçka duke menduar për ata që vijnë më pas, për brezat që vijnë. Ne nuk mund të gjobisim gjeneratën tjetër, jo përkundrazi, do të bëjmë gjithçka në emër të  një zhvillimi të qëndrueshme të vendit.

Se në rast se ne u detyruam të punojmë të operojmë në kushtet më të vështirat  për pensionet, sot ne fusim nga buxheti  i shteti  1% të GDP , nëse deficiti buxhetor është  3%,  1/3 e tij  33% vijnë vetëm nga derdhja që bëjmë ne në fondin e pensioneve nga buxheti i shteti nga taksat e taksapaguesve, por ne duhet të bëjmë që gjenerata tjetër të mos derdhë asnjë qindarke nga buxheti i shtetit, por kjo të mbulohet nga kontributet , ne do ta bëjmë këtë.  Zhvillimi i qëndrueshëm  i një shoqërie e kërkon këtë. Ju do të jeni dëshmitar  që  krahas krizës së  borxheve disa vende do të kërcënohen nga kriza e fondeve të pensioneve, kështu që me reformën e pensioneve, kemi bërë diskutime të gjera, po i afrohemi  konkluzioneve përfundimtare, ne do të vendosim një sistem të atillë dhe nuk do të rrisim ne kontributet e punëtorëve, jo nuk bazohemi në këtë, bazohemi  në një rishqyrtim tërësor të kontributeve dhe do të bëhet e mundur që gjenerata që vjen pas 15 vitesh 20 vitesh të mos ketë më detyrimin për të derdhur nga buxheti i shteti  fonde të mëdha, siç ndodh me ne sot në fondin e pensioneve.

Jetë gjatësia  po zgjatet, po zgjatet në mënyre të ndjeshme , mosha 65 vjeç për pensione të caktuara në një kohë kur jetëgjatësia mesatare ka qenë 70 vjeç, kur sot jetëgjatësia mesatare po shkon rreth 78 vjeç. Nuk janë të lumtur njerëzit që dalin në pension, jo. Shumë prej tyre kërkojnë të rrinë më shumë, ndaj dhe ne do të vëmë indeksimet e zgjatjes së moshës  së  pensionit me zgjatjen e jetëgjatësisë. Kjo ka kuptim.  Nuk është më Shqipëria e turneve, jo. Nuk është më Shqipëria e uzinave mbytëse kimike, jo.  Të tjera kushte sot, ndaj dhe ne do ta shqyrtojmë me seriozitet në intensiv më të mirë të qytetarëve shqiptarë.

64 Komente

Priceless!!!!!  smiley

se si ky rob arrin me shkaperdhy trut e nje pjese te goxhashme te popllit atje, ky do mbetet unexplained mystery per mu.

ky, si dhe fakti tjeter qe nje germadhe logjike si lubonja, mahet si top analist a c'dreqin e majn. te pashpjegueshme kto, ne cfaredo realiteti!

se si ky rob arrin me shkaperdhy trut e nje pjese te goxhashme te popllit atje, ky do mbetet unexplained mystery per mu.

+1

se si ky rob arrin me shkaperdhy trut e nje pjese te goxhashme te popllit atje, ky do mbetet unexplained mystery per mu.

Jo vetem qe arrin ta beje kete ne menyre krejtesisht natyrale, por eshte edhe i ndergjegjshem dhe mburravec per kete veti. Shiko kete rast p.sh., reforma e sistemit te pensioneve eshte dicka qe eshte ngritur per vite me rradhe nga organizma te huaj dhe qeveria eshte perpjekur te  beje percapje te vogla ne kete drejtim permes miratimit te ligjeve qe merren me pensionet private. Megjithate, pensionet private jane thjesht garniture, halli eshte tek ato shteterore te cilat vuajne nga mungesa e kontribuesve (forca totale e punes ne vend eshte pakesuar vit pas viti). Sala fare lehte mund te "mbrohej" pas rekomandimeve te nderkombtareve per te reformuar sistemin, por ne vend qe te beje kete, zgjedh tu thote njerezve qe "ata duan te punojne me shume". Kjo ne nje vend ku njerezit ende urojne "ta gezosh pensionin" kur dikush arrin moshen e caktuar smiley

Misteri jot Cimo eshte si veza e kolombit; nje pjese e goxhashme e popullit I ka already trute te shkerdhyera

Dell Vostro 400 + 27 inch Monitor = $700.00

Highspeed Internet Connection = $39.99 a month

Access to Sali Berisha's World = Priceless 

 

 Master Kard!!!!!

Sale,sa frike te ka hyre nga mosha e pensionit.smiley

Eh,mor "burre",sa rekorde noti ke per te thyer ti.smileysmiley

me duket se i kapi 65 ky dhe i ka hyre fryka! Xha Sabriu sikur e hodhi nje llaf per president per kete ... por zilet e pensionet po i bien ... goxha e ngaterruar puna! smiley

Me fjale te tjera  sala u thote shqiptareve se do te punojne deri ne diten qe do te vdesin.

Nuk e njihke mire vendin tat emigranto. Ose e ke harru. Ose e ke idealizu...

"Reforma e pensioneve"...smiley!!! hej... po nuk ka pas kètyre fjalve asnjè lloj strategjie apo mendim si e qysh e tek....i gjithè ky muhabet  nuk èshtè gjè tjetèr veçse njè copia-incolla e muhabetit qè po bèhet sot nga kjo anè e adriatikut,identik edhe justifikimet...qenka gallatè fare,mu duk sikur po dègjoja Tremontin smiley!!!

 

Kostoja e nje pensionisti shqiptar:  

Buke thate......................1$ ne dire

Kafe shqeto................................1$ ne dite

Drita+uje+gaz+telefon... ..1$ ne dit

Ilace ................................25$ ne muaj

Taksa................................5$ ne mua

(variant)

..me buke thate dhe kafe pasheqer pensionisti shqiptar mund te jetoj 78 vjec!!!!!

___

 

Drita+uje+gaz+telefon... ..1$ ne dite

vetem se duhet theksuar ,qe kete shume e paguan ,kur i perdoror ne minimumin me te mundshem (ekstrem)te kursimit.

dritat-drite,tv,frigorifer.

uje-varet.keto kohet e fundit vine ca fatura te fryra,qe s'te jep asnje shpjegim ,pse

gaz- se ke idene cfare bejne pensionistet, per te kursyer gazin.Njera ben gjellen per 3 dite ,qe mos te harxhoje gaz per dite.Per t'u ngrohur,as qe behet fjale.ka batanije plot.

telefon- po i moren femijet vetem ,mos te marrin ata,kursejne.

smiley

 

Keta pensionistet tane ne Shqiperi nuk kenaqen kurre. Harrojne (nga pleqeria) se pas cdo mitingu qeveria jep koncerte falas. Harram u qofte!

Sipas krieministrit shqipot mbi 60 vjec nuk vuajne nga tensioni zemra prostati si pleqte e botes prandaj duhen shaluar ne pune se  jane ende te forte.

 Si duket, Buall Mavria do te dali me specialist se eksperti i pensioneve, Fadil Kepi. 

Rritja e moshes se pensionit eshte opsion i shteteve me popullsi te mplakur tej mase, me femije e rini pak. Kjo behet per shkak te ballancimit te hyrje-daljeve buxhetore. Ne shqiperi eshte e kunderta, ka rini e femije shume. Mungon vetem perspektiva dhe vendet e punes. + qe nga sterzgjatja e pensionit rrezikohet shanci kohor i rinise qe del prej shkolle per te gjetur nje vend bosh per pune. Kjo eshte detyra ku duhet te koncentrohet qeveria shqiptare! Argumentat e Berishes se "pleqte duan te punojne nga merzia" apo "me qellim te shporta e pensioneve te rifinancohet 100% nga vete taksapaguesit" eshte jo vetem injorance por edhe poshterim i inteligjences sociale te shoqerise. Nuk ka shtet ne bote qe nuk trasferon financa nga burime te tjera per ne koshin e pensioneve. Ky nuk eshte problemi, problemi eshte se qeveria ka per detyre te mbushe sa me shume arken e shtetit me leke nga cte munde - ne shqiperi po shterojne gjithnje e me shume burimet financiare!!! Mesa duket, taksa e sheshte prej 10% qenka ne sinkron me "taksen" e sheshte te pensionit - ta marresh pensionin e pare atehere kur te duhet te paguash varrin!?

Marrezi e rradhes nga Berisha-shtet dhe nje opozite halabakesh qe ka mendjen te beje pamflete vajtimi ne vend te kontributit te duhur!

 Baz trendit te ri, ti i bie te jesh me LSI. 

Nga ana tjeter, bravo per ate qe ke thene!

 Kev, mireseerdhe n'katunin tone........ka i here edhe ti flet fjale t'mençme........lol

O Kevo te paskan vjedh paswordin? Hajt pra ngushellime!

smiley

smiley

e paske shkrujt me ter men???

wow!

Jo mo ,se ai eshte

 opozite halabakesh.smiley

Berisha me marrezite e tij , i kalon limitet e arsyetimit dhe durimit ,madje te poshteron dhe ofendon.

pale, do te na leje dhe pa pension.smileywhew!

thumbs down

 Kevo esell je,apo ke pire ndonje got!!!!

nejse mo, ky do jet lajmi me hilarious i mujit them un. i gjithe staffi i jay lenos dhe jan stewart me u mbledh s'gjejn dot nji si kjo.

 Ne fakt eshte nxituar pak dhe e ka bere pa klas kete pune. Fillimisht duhet te kishte nxjerre dy tre pleq, nje nga Tirana (Bathorja desha te them) nje nga vlora dhe nje cift nga Bajram Curri qe te kerkonin t'u zgjatej mosha e pensionit pasi e ndjenin se mund ti jepnin akoma kontribut shoqerise. Kjo nisme pastaj duhej te perqafohej nga nje ndermarrje ose kooperative, ose ne mungese te saj te krijohej nje levizje OJQore me slloganin "Shqiperi nuk ke pleqni" qe te refuzonte daljen ne pension dhe ne te njejten kohe ti dhironin 1528 dite nga jeta e tyre komandant Berishes. Berisha personalisht duhet te dilte e ta kundershtonte kete nisme me pretekstin qe pleqte duhet ta gezonin pleqerine e tyre duke u marre me nipat e mbesat nga liqeni, por pastaj nje grup deputetesh duhet te ngrihej e ta "kritikonte rende" kryeministrin per butesi mikroborgjeze. Pas kesaj ligji miratohet ne parlament me shumice votash dhe pakica qe votoi kundra shpallet "lavire e qelbur serbo-komuniste" dhe ja ku hem mishi piqet, hem helli nuk digjet.

 

ajo kooperativa duhet me emer kumbonjes/pershtypjelenes si psh Plase, Donofrose, Krutje ose Lapardha

 Une do te propozoja Karbunaren. Do shkonte dhe me kengen e madhe folklorike

Kar-kar-Karbunare

Bab Duda smiley

 

 

Monologu i Berishes

Nuk jam i lumtur tani që do dal në pension, jo. Une thjesht  kërkoj të qendroj ca më gjate, ndaj dhe  do të vë indeksimin e zgjatjes së moshës  së  pensionit "me zgjatjen e jetëgjatësisë". Kjo ka kuptim

O Sali qe s'ke pleqeri!

Pertej ketyre i duhet tí njihet merita si "tymuesi" (apo tymka per korcaret) me i madh i historise shqiptare. E pabesueshme kjo me nje opozite kaq te forte ne numra ne parlament. Kjo thjesht tregon se Sali-kembora ja ka kap ko.et me duar shumices se atyre te tredhurve qe ka sot kazani politik Allbanez.

Lexova diku se Gadafi paska patur HOBI qendrimin ne uje . Dhe vit pas viti gezonte popullin Libian me thyerje rekordi , per ti dhen sihariqin Libianeve se :

"Populli eshte i shendetshem . Mund te lahet me muaj te tere ne uje , te rigjeneroje fizkun e te mos plaket . Te mos dale kurre ne pension deri sa ta marre zoti  " Po si duket ...... popllit si ka pelqy shume noti .  Po ky joni ka mo nonje perpjekje per thyerje rekordi ?

Kete po ben dhe populli Libian tani... Po rigjenerohet ne pishinat e tij  smiley

 

          Mosha e pensjonit neper vendet e botes

  • Franca - 58,7 vjec (mosha mesatare 81 vjec)
  • Spanja - 61,4 vjec (mosha mesatare 82)
  • Polonia - 61,4 vjec (mosha mesatare 76 vjec)
  • Gjermania - 61,2 vjec (mosha mesatare 80 vjec)
  • Britani e madhe - 63,2 vjec (mosha mesatare 80 vjec)
  • SHBA - 64,4 vjec (mosha mesatare 79 vjec)
  • Itali - 60,8 vjec (mosha mesatare 81 vjec)
  • Sllovakia - 59,3 vjec (mosha mesatare 75 vjec)
  • Greqi - 62,4 vjec (mosha mesatare 80 vjec)
  • Belgjike - 52,6 vjec (mosha mesatare 80 vjec)
  • Turqi - 63,5 vjec (mosha mesatare 72 vjec)
  • Finlande - 60,2 vjec (mosha mesatare 79 vjec)
  • Kanada - 63,3 vjec (mosha mesatare 81 vjec)
  • Austri - 58,9 vjec (mosha mesatare 80 vjec)

          (Source OECD and World Bank)

 

  • Shqiperia - 65 vjec(duke parashikuar jo me pak se 35 vite pune) pritet te behet 69 vjec .....Moshen me te larte te pensjonit ne Evrope dhe nga me te lartat ne bote..

Ja shyqyrr ,do jemi te paret ne nje tregues.smiley

Te rrente nje damlla ,Sale ,qe do na lesh pa lozur me niperat e mbesatat wits' end

rolling on the floor

Berisha po i paraprin skenareve greke, ku puna kishte filluar te shikohej si e keqe dhe njerezit vraponin te ulnin moshen e pensionit dhe oret e punes ne jave e sot Gerrqia eshte ne prag te falimentit si shtet nese nuk do te ishte nemcja. Duhet reformuar gjithe sistemi i pensioneve qe shteti te mos kete nevoje te derdhe para nga buxheti per pensionet por keto te sigurohen vetem me kontributet e njerezve, ndryshe sistemi i pensioneve do te jete ne krize. Njerezit po jetojne me gjate dhe rrjedhimisht numri i pensionisteve ka per tu shtuar, ku do gjenden parate? Do ju hiqen shkollave, spitaleve, rrugeve per ti futur ne fondin e pensioneve? Nese e ben Berisha kete reforme, do mbahet mend per dekada te tera.

Dolen dhe tellallet...Kaq fanatiker dhe talebane te jeni sa cdo jashteqitje apo po..e qe leshon plaku i matufepsur do ta mbllacisni mire e mire si camcakiz ...Shqiptaret mezi sa e shtyjne deti tek 70ta.. Cmendaraku thjesh do tju jape nga nje pensjon te fundit qe nuk ju del as per sherbimet funerale

+1

 

Shqiperia ka life expectancy 76.4 vjec, po ju merziteni edhe kur shqiptaret jetojne gjate nese Rama nuk eshte ne pushtet. Rama deri diku ka pasur te drejte qe ketu e dy vite te shkuara nuk ka bere opozite normale. Pse? Po ja, si do ballafaqohej me qeverine kur kjo qeveri ka dyfishuar e trefishuar pensionet, rrogat etj? Ikja e perplasjes mbi baza ideshe e platformash qeverisese, ka qene edhe strategji e Rames pasi nuk e perballonte dot kete qeveri me nje rekord qeverises te mire. Ishte shume me e lehte per te protestuar ne rruge e bere dhune ne bulevard sesa per te folur per pensionet, rrogat spitalet, shkollat, rruget etj.

Dr militanti po kerkon te krijojne moshen me te larte te pensjonit ne Evrope...A e kupton kete? apo te kane futur kaseten ata te byrose dh po perserit propaganden "e redaktuar" te Enverit ...Sa pe life expentancy po ti bazohemi statistikave te instatit: Ne Shqiperi kemi papunesine me te ulet ndrsa ne realitet ke rreth 1milione te papune qe mezi e shtyjne diten...mbi 1milione Shqiptare jetojne ne nivelin e varferise....

po sigurisht, nese jemi fanar ndricues ne evrope me rritjen me te larte te GP-se, me papunesi ne nivele te ulta, me investimet me te larta per fryme etj. etj. te gjitha keto perkthehen ne mireqenie. Dhe mireqenja te con ne rritje te jetegjatesise (zor i modh me e fallsifiku frymori moshen mesatare duke i shtu nje 15 teshe). Pra veza bo pulen e masanej pula bo vezen.

po mire mo doktor, nga 65 vjet qe eshte sot hajt ta cojme me nje vendim parlamenti ne 70 apo edhe ne 75; pra qe sa te dalin ne pension te vdesin. Vetem nje pyetje kisha per ty doktor profesor: reforme quhet kjo?

Nuk behet.

E ben ai o hunter, e ben...se nuk ka popull ne ate vend por bageti.... Mua me shqeteson fakti qe ne Shqiperi shumica jane te punesuar ne private apo te vetepunesuar(Edha ata pak buxhetore po shkurtohen dita dites)... Keta 50-60 vjecaret qe nuk i merr njeri ne pune  do vazhdojne te paguajne sigurimet nga xhepi i tyre der sa te mbushin te 70tat.... Thjesht me ndjell neveri kjo krijese e peshtire qe nuk e meriton te quhet as qenie njerezore por shtaze!

S'ma merr mendja, nuk mund ti rritet njerezve kshu si thua ti mosha e pensionit deri 70 vjec.

p.s. te ato shifrat qe ke sjellur lart, ato moshat e pensionit jane mosha mesatare (burre/grua si dhe kategori te vecanta) apo jo? Po atehere pse Shqiperine e ka 65 vjec kur mosha eshte 60 vjec per gra dhe 65 per burra?

Po ato jane mosha mesatare burre/grua

Shqiperia llogjikisht i bie rreth 62,5 por realisht asnje grua nuk i ploteson 35vitet e punes perpara 65ve

Nuk behet.

Arti, po u rrit mosha ne 70 vjec behet revolucion. Edhe Hysni Milloshin jam gati te votoj.

hunter, me vjen keq te them po delet nuk bejne dot revolucjon...Edhe kjo do kaloje si shume ligje te tjera skandaloze...Shprese pritet nga rinia, por ne ate vend rinia eshte kthyer ne kavje eksperimentale, te cilat presin me padurim dozen e ekspresos ne mengjes dhe telenovelen ne mbremje... smiley

 Eshte normale qe barra do kaloje te fukarai. Pse do thush ti? Si ne cdo fushe tjeter, edhe militantet qe punesohen ne inspektoriatet e punes, pritet qe kamjen ta kryejne pas zgjedhjeve, me fitime suplementare mbi rrogen. Di raste konkrete kur pas inspektimeve rrufe, inpektoret i thone punedhenesit "shume te siguruar ke er burre, cuna te rinj jane", pasi nje punedhenesi te tille nuk ke ku tja ngjisesh "gjoben"..

nje rast tjeter klasik vjet, firma qe bente pune meremetuese per muaj me rradhe ne nje ndertese shteti, gjith e gjith kish 2-3 vete te siguruar...

 Leitmotivi i vepres se T.Man-it eshte pozita e artistit( e politikanit)ne nje shoqeri qe ka humbur  sigurine  ekonomike dhe per me teper politikani i saj "modern"lind ne ate shoqeri te deshtuar ekonomikisht.Me qe vete Man rridhte  nga nje familje borgjeze  e rrenuar ekonomikisht qe me gjallje te te jatit, romanet e tij nuk jane gje tjeter veçse nje rremihje autobiografike  me synim sherimine plageve te vjetera te lena.... qysh me babain.. Keshtu, ky  i mençuri yne, i ka qe nga babai keto  plage ne tru. 

  Kritika marksiste  e interpretoi  vepren e Man si shembell  per te deshmuar konfliktin  art- menyre borgjeze te te menduarit, si nje konflikt  cfilites  midis interesave  shpiertrore dhe interesave  materiale.Kurse kritika  jo marksiste  nuk beri tjeter gje veçse zevendesoi  konfliktin artist-borgjez me artist-jete, art -realitet,  art -ekonomi,

Kurse tek ky njeri, qe rremben ne fluturim duke i kthyer ne te tijat, ide "ekonomistesh"...  agrare te tipit Bode, konflikti ekziston brenda trurit te vet si shperfytyrim - perçudnim i dikotomise ekonomi-politike.Dale- dale, çdo na shofin syte !

... Man ka lene dhe nje esse me titull.. "Vellai im Hitler" 

plehre e pafytyre!

une them ta bojm i 100 vjec moshen e pensionit.

pra ti do paguash  x 2 sigurime  dhe kur te vdesesh do te te kthejne ato qe ke paguar me shume.

psh do pusnosh 35 vjet x 2 = 70 +18 =98 vdes 70 te kthejne 98-18-70=10 vjet

meqe ti ske ku ti marresh ata i mbajne vete smiley

pensioni skate cte duhet fare

 

 

 

Problemi i pensjoneve kryesisht ka ekzistuar ne "vendet e plakura" ku ekziston nje dizbalance midis moshes ne gjendje pune dhe atyre ne pensjon(te cilet vijne ne rritje)...Por kur flasim ketu per Shqiperine, nje nga vendet me moshen me te re ne evrope kjo eshte absurditet dhe nxjerr ne pah deshtimin e qeverise ne politikat e punesimit(te cilat i trumpreton me te madhe)

Skema e pensioneve është shndërruar aktualisht në problemin madhor të buxhetit, me një deficit vjetor nga 300 deri në katërqind milionë dollarë në vit. Gje qe do te thote se numri i te papuneve eshte shume here me i larte se statistikat qe prezantohen nga INSTATi...Te godasesh shtresen e pambrojtur per shkak te deshtimeve te politikave punesuese eshte injorance....Eshte si puna e strucit qe fsheh koken ne rere...Problemi real nuk jane pensjonistet por te papunet te cilet balancojne dhe jane rregullatori i pensjoneve...Me teper te papune do te thote me pak  tatime siguracjonesh=deficit ne buxhetin e pensjoneve.

Berisha, ne vitet e fundit, perdori fondet e shtetit per te rritur pensionin (dhe rrogat) ne menyre artificiale per te treguar indirekt (po ne menyre artificiale) se ka rritje te ekonomise dhe buxhetit te shtetit ne saje te qeverisjes se mire(!) Kjo u be edhe per propagande elektorale apo krijimin e bindjes per te votuar PD-ne - private te tije(!)

Ceshet(kostoja) e kesaj maskarade (kerkoj ndjese per ofezen e adoptimit te fjale Ramiste...) reflekton dhe justifikon marrezine e rradhes pjellur nga idene e cobanit te dhive vicidolse (dhija ka dhunti per tju ngjitur gjithnje malit dhe detyra kryesore e cobanit eshte te marre nje shkop ne dore, e me ndihmen e zagareve, te ule per tatpjete kur ata e teprojne...gjeagjeze: Kush eshte cobani tjeter ne kete mes? smiley ) Tashme keto kosto, sipas Berishes qe mbeti perjete coban, kerkojne te ri-bursohen .duke ja futur nje popullsie qe me shume ka vuajtur se sa ka gezuar djersen e tije. Kjo eshte paradox sepse kemi te bejme me vjedhje te drejtesise se nje te drejte sociale e morale ndaj brezit te supervuajtur dhe brezit qe nuk ka pasur akoma shancin te gjeje qetesi. Pleqeria duhet te gezohet dhe vete situata e gjendjes dhe interesit social e politik e shqiperise kerkon nje transferim apo riperterirje te shpejte te brezave ne rrugetimin e ndertimit te nje shqiperie funksionale e mireqenje te munguar por te detyruar per te jetuar ne civilizimin qe na rethon.

Idea e ri-rritjes se pensionit, ne kete kohe te krizes politike dhe duke u perballur me nevojat urgjente te ligjerimit e implementimit te 12 rekomandimeve te BE-se, vecmas te permisimit te kodit zgjedhor, eshte nje tjeter shmangje pergjegjesie, koncentrimi dhe irritim me dashje ndaj Medias e fokusimit te opinionit nga ana e Berishes. Pervecse nuk ka asnje arsye te llogjikshme te idese se pensionit me rritjen mbi-65 vjec kemi te bejme me nje atentat te paster per ciorientim social dhe terren te ri konfliktor e provokues ne parlament.

Jam nje mbeshtetes i forte i rruges institucionale dhe reformimit te shtetit, ndaj kam rezerva te medha per opozites Ramiste ne formen e traditen e saje por kjo ide e re e Kryeministrit Berisha eshte nje idiotsi e paster qe nuk mund ta mbeshtes dhe e denoj si dashakeqesi dhe budallallek te papergjegjshem. Shpresoj qe shumica e shqiptareve ta hedhe poshte dhe te dije si te mos lejoje nje lajthitje te kesaj natyre! Kjo nuk do te thote se therrs opoziten e halabakeve ne pergjegjesi dhe as ri-vleresim te marksisteve e anarshisteve te rinj me ne krye deshtakun e mashtruesin e pashembullt Edi Rama.

 te paskan vjedhur passin?

ndodhi edhe kjo.kritike me pambuk sales nga seksioni i i agjit-prop-it?mos mbaruan gje kockat?ne fakt habia qendron ne faktin se nje takem njerezish qe e kane mbeshtetur verberisht salen edhe kur ka bere veprime me skandaloze(marreveshja e detit,vjedhja e votave,rregjistrimi sipas kushteve greke,shteti thellesisht partiak etj) ,tani i bejne kritika(te drejta).ka nje papajtueshmeri te madhe midis nje njeriu me llogjike qe i do te miren kombit te tij dhe  nje mbeshtetesi te ''haxhiqamilizmit''ose partise''sali''demokratike.nje parti ku mungon teresisht c'do parim ideologjik i djathte dhe ku i vetmi element perbashkues eshte hajduteria dhe klanizmi.kete e tregon edhe baza votuese e kesaj partie ku shtresat e mesme ,sipermarrja e lire ,elementet patriotike,ata qe duan te pasurohen me pune nuk jane votues te saj.

Shqiptari i vjeter,

pervec paradoksit qe shfaq midis nikut tend dhe flamurit grek mund te te keshilloj se nuk jane te gjithe dele pa sy e pa veshe qe nuk dine te ndajne disa gjera te mira dhe disa gjera jo te mira qe kane lidhje me PD-ne apo Sali Berishen si Kryeminister-shtet.

Une nuk kam thene kurre se Berisha beri tradheti me kufijte detare ne jug, Biles kam shkruar si nder te paktet se Berisha e beri marrveshjen per interesat e shqiperise dhe bllokimit te Greqise dhe me pas ai veproi duke detyruar Gjykaten kushtetuese per ta hedhur poshte. Une kam thene se Berisha kontaktoi gjykatesit dhe kjo jo vetem qe ka qene e vertete por tashme mund ta lexosh edhe ne kabllogramet e dale per kete ceshtje.

Une nuk kam thene kurre se PD vodhi votat, Kjo gje eshte vulosur me KQZ, KL, dhe nga vete OSBE e nderkombetaret ne pergjithesi. Propaganda qesharake e vjedhjes se votave eshte pjelle dhe burim i nje injorance te kontigjentit qe pranon Ramen si prijes. Ketu nuk mbrohet Berisha por vetem e verteta. Ndaji gjerat se jo cdo gje eshte vetem bardhe e zi!

Regjistrimi i popullsise nuk po behet sipas kushteve Greke dhe per kete mund te lexosh ligjin ne fuqi. Kush flet kesiso brockullash nuk e ka haberin "e puneve te nolta"....

Une jam kunder disa iniciativave apo ideve te Berishes sic eshte psh. kjo e rritjes se moshes se pensionit por kjo nuk do te thote se nuk jam dakord me shumicen e punes se tije. Perkundrazi, Berisha eshte personi i duhur dhe me i miri ne mes te kontigjentit politik aktual.

Dhe se fundi, Demokraci nuk do te thote te shkosh nga prapa si bageti per cdo pike e prejse, perkundrazi, demokraci do te thote qendrim te pavarur nga secila konjukture dhe ndaj secilit person per cdo teme ne vecanti. Mund te ndodhe qe qendrimi ne shumice a paklice perkon me qendrimin shumice te nje fraksioni a partie! Ne kete rast une jam ne qendrimin tim dhe nuk nguroj te kundershtoj qofte edhe Berishen.

 

jo vetem qe ka qene e vertete por tashme mund ta lexosh edhe ne kabllogramet e dale per kete ceshtje.

Propaganda qesharake e vjedhjes se votave eshte pjelle dhe burim i nje injorance te kontigjentit qe pranon Ramen si prijes.

Pa dashur te bej avokatin e djallit por, kabllogramet thone edhe qe "me i miri ne kazanin politik ne zjarr" eshte dhe mjeshter ne vjedhjen e votave apo kur i lexoni kabllot i lexoni nje po, nje jo, nje ndoshta...

Mosha mesatare e jetgjatsise se shqiptareve eshte 72 vjec ...me sa duket eshte logaritur  qe shqiptaret ti gezojne pensionet ne varreza.....ne ndihme vjen dhe sistemim shendetsor neper spitale qe ndihmon ne vdekjen sa me te shpejte dhe pa shpenzime ....me sa duket qeveria ka arritur ne perfundimin qe jemi shtuar ca si shume si popullsisi ...Dikush mund te mendoje se mirqenia per kushtet e jeteses eshte rritur po me ate ajer thithin njuerzit ne qytetet kryesore sidomos ne Tirane veshtire do jen me fat gjenarat e moshes trete qe do mbijetojne....

 Jo ma berish tropoja jo.....Mos harro se edhe ne kohen e xhaxhit nje grua ka pas dal 50_55vjece ne pension e nje burre 60vjec.E ti don me i percjell te moshuarit me ka 2_3vjet pension e direkt ner vorreza.......Gjith ato sigurime u dashka me pagu gjith jeten e keto para ku shkojn neser?pse nuk mendon pe rte ardhmen e kombit, ku cdo dite papunesia po dominon dhe pse jo rrezikojme brezat e ri me vendimarrje te ngutshme,ku neser pse jo ky sistem sigurimesh edhe mundet te mos funksionoje me.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).