Dje filloi punën Kuvendi i Shqipërisë. Si rrallëherë në vitet e fundit, aty ishin prezentë qeveritarë e opozitarë, të nxirë nga pushimet e të çlodhur nga plazhi, kush më i mirë, (shumë)kush më i lig. Të rehatuar, të mbledhur së bashku jo vetëm përtej dallimeve ideore, jo vetëm përtej qëndrimeve (aspak) të ndryshme mbi kauza të rëndësishme siç janë drejtësia dhe zhvillimi ekonomik, por mbi të gjitha të mbledhur së bashku rreth një paaftësie të përbashkët. Cila paaftësi?



Po ja, paaftësia e faqes së deputetit për t’iu skuqur faqja, qoftë kjo faqe e rrudhur plaku, faqe e rruar djaloshi, a cipë e hollë e elegante prej kuote rozë. Nuk duhet pra të harrojmë se dje, në Kuvendin e Shqipërisë lëkurat e rrezitura të ligjvënësve vendosën në solidaritet, qofshin PD, PS, LSI, çamë apo grekë, që të mos e reflektojnë as minimalisht turpin vetanak e kolektiv për faktin që u ulën në një sallë me kolegët e tyre të dyshuar edhe prej përfaqësuesve diplomatikë, edhe prej opinionit publik si narkotrafikantë, kriminelë a vrasës.



Publikimet e kabllogrameve të ambasadës amerikane ndoshta nuk janë e vërteta përfundimtare, e megjithatë në çdo vend të qytetëruar publikimi i të tilla akuzave do të kish sjellë reagim. Vetë deputetët e ministrat e përmendur, të opozitës a të qeverisë, do të kishin lënë imunitetet e tyre e do të kishin vendosur veten e pasurinë që kanë në dispozicion të organeve të hetimit. Në mos e bënin vetë, do të duhej që kryetarët e forcave përkatëse t’i detyronin ta bënin një gjë të tillë. E nëse as këta nuk do ta bënin, do të gjendej ndonjë deputet që ta kërkonte sqarimin e këtyre akuzave, madje pse jo, nisjen e hetimeve parlamentare – si dhe tërheqjen e imunitetit natyrisht. Sepse përbën turp për këdo, edhe për ata që nuk janë përlyer në krime, të ndajnë të njëjtën sallë parlamentare me njerëz që, nëse janë të tillë siç përshkruhen, nuk do të lejojnë kurrë ecurinë dhe institucionalizimin e së drejtës në Shqipëri. E kam fjalën për ata shtatë deputetët e famshëm tre të PD, tre të PS e një i LSI, të papërmendshmit që askush nuk guxonte t’i akuzonte publikisht, sepse “nuk ta përtojnë”.



Veç këtij fakti aktual, mbledhja e djeshme ishte shqetësuese edhe sepse në të u shfaq për herë të disatë një fenomen tashmë bezdisës, ndërrimi i linjës së qëndrimit të një opozite që s’heziton të tradhtojë shpresën e shumëkujt. Prej 2008 e këtej opozita e drejtuar nga Edi Rama dhe “biznesmenët” apo “fytyrat e reja” të tij (siç i quante me përkëdheli Uidhers), vazhdimisht ka ndërmarrë “projekte” radikale (me radikalizëm gjer më sot socialistët kanë nënkuptuar ashpërsinë fizike, jo atë të ideve a të politikës) që kanë rezultuar një vërë në ujë, e më pas, po vazhdimisht janë zbutur duke pranuar ofertat e Berishës, që nuk kanë qenë asnjë herë bujare. Edhe kësaj radhe, Rama bashkë me PS ka vendosur të pranojë ofertën e Berishës, për të ndryshuar kodin elektoral (jo kushtetutën, se kushtetutën nuk ia ofron Berisha). Nëse kjo u konsideroka arritje, atëherë kryeopozitari le t’i shpjegojë publikut se përse nuk e pranoi këtë ofertë para se të nxirrte njerëzit në shesh në 21 janar, para se të bënte maratona protestash e mitingjesh a demonstratash? Përse kjo strategji konflikti kur nuk ke këllqe të organizohesh e të vijosh një politikë konflikti të shëndetshëm? Çfarë i komunikon popullit të vrarë në 21 janar, popullit të varfëruar e të vjedhur, popullit të shtypur, i cili jo domosdoshmërisht adhuron Edin? Mos vallë kjo hyrje në parlament i thotë këtij populli që “ne e provuam, nuk ia dolëm, dhe u dorëzuam”?



Në këto kushte, PS-në mund ta shpëtojë vetëm riorganizimi, spastrimi i brendshëm, rivitalizimi i bazës dhe i strukturave, ringjallja e mendimit dhe përjashtimi i deputetëve narkotrafikantë etj. Faljani Metës ata deputetë, se gjithsesi i ka në bllokun e vet. PS-së sot nuk i duhen ata lloj politikanësh, i duhet populli, dhe ky nuk i honeps të pamoralshmit që shesin moral. Rama duhet ta ndryshojë rrënjësisht përbërjen e funksionimin e PS, sepse tashmë e ka provuar disa herë që Berishën e pamoralshëm e kriminal nuk e mposht dot duke qenë “më pak i pamoralshëm e më pak kriminal”. E keqja më e madhe nuk mposhtet dot nga e keqja më e vogël. Të zezën nuk e mposht dot grija. Prandaj, Rama, a kushdo tjetër që merr përsipër të drejtojë PS-në duhet të fillojë të ndërrojë substancë, të ndërtojë të mirën që i kundërvihet së keqes, të bardhën që i kundërvihet të zezës, drejtësinë që i kundërvihet krimit. Kjo do të qe e fundmja mundësi e Ramës për të notuar në detin e trazuar të politikës, se këto të hyrat e të dalat në parlament apo në rrugë, si dhe batutat e editorialet nëpër gazeta as që e gudulisin Berishën dhe sistemin kooperativ-mafioz me të cilin ai kontrollon – jo vetëm partinë e vet.

58 Komente

Arber, meqe i jemi futur notit 'te notit te Rames' ne detin e politikes :

Kur ti shkruan per politikanët e PS, perveç atyre dy-treve (Ruçi, Doshi a ku di une), mos e ke gje fjalen edhe per 'fytyrat e reja' (Seseri, Felaj, Gjiknuri, Bejtja, Ligori, Xhaçka, Bushati, Gjermeni, Shamku(shkreli)... etj etj) ? Se keta jane nje bataljon ! Keta jane PS-ja mo ! Dua te them : nese diskutojme per PS, duhet zgjedhur o njera, o tjetra : ose PS duhet bere gje tjeter nga PS-ja qe eshte, ose po i bihet kot ne qafe.

Une, per ta thene sinqerisht, jam me shume me kete te dyten. Jo se nuk i duhet rene ( !!!!), por nuk ben sens nese i bihet keshtu. Te krijohet pershtypja se PS duhet te kaloje ylberin ! PS parti e establishmentit, sikurse PD, LSI ... etj etj. Une ketu ku jetoj, nuk njoh ndonje parti kryesore te establishmentit qe te perfaqesoje vegjelinë. E kam nje çike te veshtire kete double-langage, kur vjen puna per PS. Ah ok, qe duhet te dale ne drite nje force e re politike shqiptare, ne parlament apo jashte saj, kjo eshte iminente, kjo nuk do as mend, as kalem ! Por qe PS duhet te kaperceje ylberin, per kete jam shume skeptik

 shto edhe ish shokë të vetë Arbrit: Veliaj, Spiropali, Mazniku, Vasilika Hysi po ashtu si figurë e re. Në një kabllogram të wikileaks shkruhet dhe për ndryshimin mes figurave dhe mënyrës së përzgjedhjes në PS dhe PD. Rama ka përzgjedhur njerëz të rinj, të studiuar jashtë, figura prominente të shoqërisë civile (Gjermeni, Hysi, Veliaj), ndërsa Berisha i ka përzgjedhur sipas dosjeve inkriminuese që disponon për ta, mungesës së ambicjes për t'i zënë vendin dhe nëpërmjet nxitjes personale të figurave të tyre (Basha Olldashi janë shembujt më përfaqësues). 

Një fitore e PS, në mos gjë tjetër, do të sillte një frymë të re në organizimin partiak, atë në bazë të meritave, dhe përzgjedhje më "qytetare" jo klanore. 

 

Jo jo, une ne fakt nuk e kam ketu. PD befte ç'te doje me perzgjedhjet e veta. Por dhe PS, befte ç'te doje ! Ose si ta them une ndryshe : une kam lexuar ne internet qe aktivitetin e saj profesional, Seseri per shembull, e ka në mbi 95% jashte shtetit. Pune e saj !
Ne France, Benoit Hamon, zedhenes i PS, "çun i ri, fytyre e re", deputet, eshte bashkepronar edhe i nje Agjencie ne Komunikim. E ka thene ne TV ! Ka firmen e tij, më kupton ? Cun i ri eshte dhe ai (per me teper qe vertet qe eshte vene aty ku eshte vene si "fytyre e re&quotsmiley.
 
Pra une e kam ketu : keshtu bejne ne gjithe boten kapitalo-parlamentare partite e establishmentit ! Asngje me pak e asgje me shume se ne Shqiperi ! Nuk kuptoj pse duhet te beje PS-ja perjashtim, pse i kerkohet moral PS-se !! Në kete sens, me duket e çuditshme qe ti bihet ne qafë PS (perndryshe, qe u duhet rene ne qafe, u duhet rene ne qafe qe ç'ke me te, te gjitha paleve, dhe jo vetem me fjale... ). Por ky eshte tjeter problem ! 

 unë ta kisha llafin në tjetër vend. Mënyra sesi përzgjedh një parti e caktuar kandidatët e vet, sidomos ajo që është në pozitë, ndërton dhe brumos elektoratin. Ajo i dikton marrëdhëniet midis votuesve. Këta që bëhen copë duke ulërritur vend e pavend "komunista, komunista", janë krijesë PD-je. Ajo e ka diktuar këtë marrëdhënie. 

Është interesante të lexosh për historinë politike të ndonjë vendi të Ballkanit, që të merret vesh dinamika e ndërtimit të marrëdhënieve parti-elektorat. Kështu psh, Andrea Papandreut dhe të jatit të tij, Jorgo Papandreut, i atribuohet shifting i politikës nga komunistë-jokomunistë, në të majtë dhe të djathtë. Jorgo Papandreu gjatë viteve 60, refuzoi kategorikisht të përfshinte në koalicion qeverisës EDA (komunistët), me çmim madje rënien e qeverisë. 

Tentativa e Ramës është e ngjashme në të njëjtin synim, kur thotë psh "përtej të majtës dhe të djathtës", realisht pretendon shkrirjen e kufijve të vjetër komunistë-antikomunistë. Dhe gjaku i ri në parti, me të njëjtin vrull - madje me më shumë vrull se duhet, synonte këtë. Veliaj nuk e thotë kot se "ne kemi qënë vetëm bashkëvuajtës, jo bashkëfajtorë". 

Ironikisht, shkëputja e PS-së nga baza e vet, ka ardh pikërisht nëpërmjet këtyre të rinjve. Se Tom Doshi dhe Ruçi, kanë atë të quajturin "babaxhanllëk" ballkanik, të folmet me theks e shpotitjet ... u know... që bëjnë për vete katnarin. 

Të rinjtë nuk e kanë. Seseri mund të shkojë në Krujë tu flasë aty njerëzve, mund edhe të çojë përvit ndihma për fëmijët jetimë nëpër kopshtet e Tiranës, po vështirë se njeriu i thjeshtë të identifikohet me të. Me Ruçin e Tomën, është kollaj fare ta bëjë këtë gjë. Meta psh u drejtohet zemrave LSI-ste me fjalët "vëlla"! lol. 

Po ça dreqin na qenka kjo PS-ja atëherë? Për mua është një fazë tranzicionale e shifting-ut të dinamikave. Një nevojë e tregut politik që do duhet të plotësohet, po nuk është bërë akoma plotësimi. 

 Tregu ka vetëm të zezë dhe gri. Make your choice, tha. Unë jam për gri. Se dhe më shkon si ngjyrë. 

e gjithe kjo qe thua ti shenon ne menyre goxha te vleresueshme nevojen e politikes per te mos patur fjale. Politika per te cilen ti flet, ajo e "fytyres se re", eshte perseritje e thelbit te vjeter. Kjo lloj politike, si ne Shqiperi, si ne Greqi, si ne Britani e kudo tjeter ku u imponua (e ku rezultoi ne deshtim) eshte politike e pafjalesise (wordlessness), politike e frikes nga fjala, nga qendrimi, nga parashikimi. Eshte mohimi perfundimtar i ndricimit, i prometheanizmit, i projektit per te ardhmen, duke u dorezuar tek e shkuara si e pamposhtshme dhe si dicka e pandryshueshme.

Nje situate e tille simptomat i prodhon te pafuqishme, prodhon shopliftersat e britanise, qe jane te lodhur prej se vjetres, ama qe nuk dine e as nuk ndjejne nevojen e te rese, prodhon indignados e spanjes, qe jane teresisht apolitike, qe jane indinjuar por nuk dine pse, prodhon trazovacet e greqise, qe vit per vit e djegin athinen, po ende nuk po thone se c'duan, se kane frike nga fantazmat qe prodhon retorika heshtuese e papandreve te kesaj bote.

kjo prodhon edhe shqiptarin qe ngrihet kunder berishes, jo se ka ndonje deshire specifike per ndryshim, jo se do t'i jape fund mafias apo konjunktures apo padrejtesise, jo se do te mbeshtese minatoret fjala vjen, apo viktimat e 21 janarit apo ato te gerdecit, por thjesht se ka nevoje per "fytyra te reja".

mbi te gjitha, kjo prodhon shterpesi ne mendim e ne fjale, prodhon tredhje te kritikes, e prodhon grine beckettiane qe i shkon aq shume peshqve (postmoderne).

Never was but grey air timeless no sound figment the passing light. No sound no stir ash grey sky mirrored earth mirrored sky. Never but this changelessness dream the passing hour.

quaje wordlessness, eventlessness, changelessness - kjo eshte politika e re e grise

sol, e di sa e veshtire eshte te besh qe bashkesia e shqipove qe dine shkrim e kendim te lexojne qofte edhe nje liber te vetem te njefare niveli (me shume) ne vit?

ja se ti jeton atje, sikur ta barazoje kete me vajtje ne meetingje, si do ish ekuacioni

1 liber/vit*capita = X vajtje ne meetings.

X = ?

 Sol, po bën retorikë boshe, duke vendosur etiketa fjalëve, si me qënë kavanoz kompostoje.

 

 

 

faleminderit.

Jashte fytyr grijte ! Nuk i duhen realisht asnje lloj Kombi dhe asnje shembull nuk ka ne asnje vend te Afrikes , Azise , Europes , Amerikes apo ne cdo cep te Botes ku drejtohet me Parti.. Me kete nenkuptoj ah - uhsit qe asnjehere nuk krijojne dot realisht ndonje grupim apo bashkesi . Maksimalja e grise eshte nje MODE gazetareske , ne themel te saj dhe nje cfaqje per aq sa lexohet e kuptohet nga ndonje i dashururuar pas te kenduarave . Partite jane formuare do formohen , kan krijuar bashkesi njerzish e Idesh me baze ...popullin e ngjyrosur .

Partite nuk jane njerzit me PUSHTET te saj . Ata jane perfaqesues te shtresave te Popullit te NGJYROSUR . Ne se emrat kuq - blu - bardhe - jeshil - gri -roze etj jane simbolike , brendia e tyre jane INTERESAT qe perfaqesojne e mbledhin nen flamurin e tyre , jane ato qe shndrrohen ne numra ne zgjedhje dhe japin Pushtet ose te rrezojne nga Pushteti .

Grite ( per brendine qe i kuptoj ) jane amorfe , as mish as peshk . Jane pjesa letrare e parapelqimeve partiake . Diku te logjikshem , diku jam qe jam . Gjithsesi bejne turbullire ne ndonje trajtim problemi si "investigativ " po KURRE nuk grumbullojne njerez , Pa Lider e pa Ide ne sasi te tille qe te perbejne NUMER per Pushtet e Udheheqje !

Shembulli i fundit me "plumbing " qe u  duartrokit frenetikisht nga nje KONVENTE MILIARDERESH  ne USA , tregoi se Meta i shtoi votat me "vella" . Me mire se te gjithe kete e shfaq babasqapi si krah i djathte me miljoner Bathoriste smiley me shprehjet " do vi dhe te fshari une zotrie , po po se fshatari nuk ju pelqen jue , se asht i varfer " smiley Dhe pavaresisht VJEDHJEVE realisht nr e votuesve e ka tek 25 % me "do vi une atye zotri " pa thene asnje fjale per Hamiltonin ose da Cinin ! 

Ne se ka dikush ndonje mendim se Partite mund te krijohen mbahen ne kembe e kryejne veprimtari , Pa Baze EKONOMIKE dhe pa Mbeshtetes te Biznesit dhe bile nga me te FUQISHMIT ... kjo eshte utopi feminore.

Nje prurje se si eshte e verteta e vendosjes se shtrember te  " drurit ne stive " per krijimin e shtrese se fuqishme te Biznesmeneve  nga Partite ,  qe jane financuesit e ZGJEDGHEVE  , nga ku thithet nr me i madh i Votuesve , ndoshta ka mundesi te inkuadrohet edhe ndonje mendim GRI ! Por edhe kabllot kete na parashtrojne si info . Baza kriminale e Kontigjenteve ne MAJA te PARTIVE aktualisht dhe sidomos ne  PD si Perspektiva e Themeli saj , ... jane jo per GRI por per nje te KUQE te NDEZUR ! Dhe kam mendimin se ne Raportin PD - PS jo kot po fare arbitrarisht ngatrrohen per ti paraqitur si te barabarta. JO ! PD ka ne cdo qelize baze .... krimin !

Idris. Partite qe te jene, duhet te jene besnike ndaj disa interesave te caktuara, kjo i ben parti.

Biznesmene dhe mbeshtetje nga te pasurit partite edhe mund te kene, po kjo jo-domosdoshmerisht i vendos partite ne sherbim te biznesit e te parase.

Nje parti si PS-ja nuk ka pse i prostrohet biznesit, sepse edhe sikur te kete nje ideologji teresisht antibiznes (qe une s'po e kerkoj gjekund), pjese te biznesit do ta mbeshtesin.

Me biznesin, meqe keni te gjithe kete merakun e "pamundesise se shmangies" se biznesmenit, operohet politikisht.

Pra biznesin e ndan ne pjese, e thua - kete pjese e pranoj, kete jo (Kjo e ben politike punen).

Psh. (keshilla falas per PS), le te veproje programatikisht: biznesmenet qe prodhojne (rrisin prodhimin shqiptar dhe vendet e punes) le t'i afrojne (perkunder atyre qe importojne, tregtojne apo merren me sherbime financiare, ata le t'ia lene Sales). Se dyti, biznesmenet qe zbatojne ligjin, qe respektojne te drejtat e punetorit - le t'i mbeshtesin, te tjeret le t'i perjashtojne... Keshtu jep edhe koordinata politike per zgjedhesit e cakorduar e per ata te cakerdisur. Po u be han apo stan partia, atehere nuk eshte me parti (pjese).

E se fundmi, te pushojne se quajturi krimin e rendomte "biznes".

Sinqerisht, une pikerisht kete nuk kuptoj : pse nuk i mban per vete, per 'partine' tende keto keshilla ? (te cilave une nuk do t'u hiqja as edhe presjen, kjo u mor vesh, por edhe nje here po e them, ky eshte tjeter debat - te qenit apo jo dakort). 

sepse une mendoj se nese te gjithe i mbajme gjerat per vete, askush nuk duhet te flase. Dhe kete lloj diktati jam duke denoncuar si imponim te wordlessness-it.

Megjithate, e kam menduar dhe te mbajturit e gjerave per vete, ndoshta nuk eshte mire te nderhysh te shpresa e sinqerte e te tjereve.

E nejse, nga deshira e mire, njeriu mund te keqkuptohet nganjehere... Mendimi im ishte se mendimi yt vlen shume më shume se "thjesht" nje denoncim.
Mea culpa.

ne vlen a s'vlen me shume, kjo nuk ia heq mundesine per te qene denoncues. Edhe ne paça "partine time" (ky togfjalesh rrenqethes), nuk kam ndermend se pushuari se denoncuari partite e tjera. Denoncime edhe ne forme kritikash, edhe sugjerimesh.

 Pashë "The Damn United" mbrëmë, flet për një histori trajnerësh dhe marrëdhënien kompetitive mes tyre. Në një moment trajneri cinik thotë: Çfarë ta duash ndershmërinë, kur të pengon të luash futboll? Kishte të drejtë. 

Çfarë ta duash tani denoncimin, kur pengon vendosjen e DREJTËSISË së madhe?

Çdo ditë që Berisha qëndron në pushtet, është për mua padrejtësia më e madhe që mund t'i bëhet Shqipërisë. Padrejtësi tjetër KAQ të madhe, nuk ka. Sipas mendimit tim gjithnjë. Kam arsye të besoj më pas, në mënyrë gjenuine, se Veliaj me Spiropalin që besoj i njeh personalisht, janë më të mirë se zagarët e Saliut. 

Miqësisht nëse më lejohet të të sugjeroj që nëse vërtet ke ambicje për parti "tënden", rikonsideroje qëndrimin e tanishëm. Ka një situatë në të cilën ndodhet shpesh i majti, për shkaqe inercie, shpesh del jashtë orbitës të së mundshmes. Thjesht flet teorikisht për të pamundshmen. Kjo sjell pastaj që të identifikohet me VETËM ata që protestojnë në Athinë, Londër apo Madrid. Po ata nuk bëjnë politikë ama, vetëm gurë hedhin.

 

mire e ke, s'ke c'e do ndershmerine kur te pengon te luash futboll.

 Brian Clough ishte trajneri tjetër. Don Revie ishte i pari. Clough shkon tek skuadra e Don, pasi ky ishte zgjedhur trajner i Anglisë. Clough e kishte kritikuar skuadrën kampione të Leeds para se të emërohej trajner i tyre. Ditën e parë të prezantimit i thotë skuadrës: Gjithë trofetë që keni fituar, hidhini në plehra, se i keni marrë duke mashtruar. Pas kësaj pretendoi t'i udhëhiqte. Situata zgjati 44 ditë. E shkarkuan.

 

cool. prandaj shoqeria moderne i ngjan gjithnje e me shume kampionateve te futbollit pas komercializimit te basteve, dhe pjesa derrmuese rri ulur per te pare se si njerez te blere ne pazar si kuajt, vrapojne si kuajt. Interesi nuk bie kurre, megjithese tani ne angli e gjetiu, nuk te lejojne me as te shash e te sherrosesh ne stadium.

Futbollpolitika e dites, sa e ka koeficientin e bastit drejtesia per Gerdecin sot? Po zhvillimi ekonomik? Po crrenjosja e mafias? Po shteti social?

Everybody knew that the dice were loaded, everybody rolled with their fingers crossed.

si tha dikur ai politikani i ri i PS, tani topi eshte ne fushe te nderkombetareve...

tani ne angli e gjetiu, nuk te lejojne me as te shash e te sherrosesh ne stadium.

Gjeniale si ide ! Jo vetem ne sensin primar, por dhe metaforik, po te kemi parasysh se qytetet e sotme postmoderne angleze (dhe jo vetem angleze) i ngjajne nje stadiumi ku te ndalojne te sherrosesh (revoltat menjehershmerisht te ndaluara, ne Londer por dhe jo vetem ne Londer).

 e mirë, po po harroni të dy se sherri nuk lejohet as brenda fushës. Më përpara t'i jepnin këmbët në dorë lojtarët kundërshtarë. 

në stadiumet shqiptare po vriten lojtarët si brenda fushe dhe jashtë. 

O oranje, ti m'bo me qesh mu !! Seriozisht ! 
 

ok, po ngacmoj dy fjale, meqe e shoh se ku e ke hallin :
Nese sot paskemi vetem Athinen, Londren apo Madridin (edhe pse, kemi déjà diçka me shume se kaq por nejse, po e marrim si te mireqene se "kaq kemi"...), e pra më mire te mbahemi tek "kaq pako gje", sesa te tjerrim hiçin, se sa te tjerrim "politiken e frikes nga fjala, nga qendrimi, nga parashikimi" (citova solin, ok?).
 
Ti thua se soli flet thjesht teorikisht per te pamundshmen. Tallesh ?? Tjetri te solli me shembuj konkrete deri edhe se si nje parti e majte mund te pozicionohet ne raport me biznesin, dhe ti thua : "flet ne teori" ?? !!Perkundrazi, mua mu duk si shume bujar ! (prej nga dhe 'verejtja' ime per ti 'mbajtur per vete ca gjera'...

Ore, se e kam ide te vjeter une kete qe do shkruaj tani : po sikur te jesh(te jemi) nje çike më bujarë ne shqiptaret, e di ti se do na shkonin punet me mire ? Dhe ndonje propozim ti (bashke me mua) ? 
He te keqen, se keshtu me sugjerime, e kemi ndritur, ç'e pyet !!!!

 

 Përderisa po flet për "ne shqiptarët", nëse i bëjmë llogaritë tamam, ne nuk kemi ASGJË, si shqiptarë. Athina është e grekëve që protestojnë. Madridi i spanjollëve dhe Londra e anglezëve. Athina është edhe imja kur dal e protestoj, siç është Parisi tëndi. 

Shqiptarët kanë vetëm 21 Janarin. Ku protestuesi del dhe vritet. Është vështirë të jesh shumë bujar, kur ke kaq pak, Stalker. Po megjithatë, unë në pozita bujarie i drejtohem Solit, sepse nuk e kam as armik as kundërshtar (politikisht flasim). Madje as ty. Dhe në pozita bujarie flas përsëri, kur them që Veliajn, Spiropalin, Seserin edhe vetë Ramën, i kemi "tanët", sepse na duhen. Sepse më së paku një gjë e di, nëse do ishin këta në ndërtesën e kryeministrisë, në 21 Janar, nuk do kishte të vrarë. Unë në këtë pikë e konsideroj veten shumë bujar dhe realisht kërkoj shumë pak. 

***

Nga ana tjetër, është shumë e rëndësishme të analizohet produkti i pas protestave të Athinës, e Londrës dhe Madridit me atë të Tiranës. 

Unë për Athinën di të flas: Kryeministri doli dhe tha se duhej një sistem taksimi progresiv dhe më i drejtë, doli dhe tha hapur madje se: mos më kërkoni tu emëroj gjëkundi në punë, ata që ju "emëruan" në të kaluarën ju prishën të ardhmen. Unë e dëgjova tejet i kënaqur. Situata në Greqi PO NDRYSHON. Nuk ngelet e njëjta, i njëjti e të njëjtës. NDRYSHON. 

Sol une nderhyra me pako gje per GRINE duke e vleresuar si gjeja me e padobishme dhe nje utopi feminore per keto probleme te sotme , ose per realisht ate vlere qe ka - vetem ne gazetari ! Po une nuk jam ai qe i  ve vulen smiley

Per bizneset kam mendimin jo thjesht si thoni JU !

Kam mendimin qe ne PPU ose ne ndonje artikull gjetke ,  nuk eshte trajtuar me seriozitet ndonjehere BAZA Ekonomike e Partive pervec thirrjeve "politike " per transparencen e financimit te fushatave zgjedhore . Pikerisht tek kjo pike eshte dhe qendron penetrimi spekulativ e dashakeqes i rajersonerise qe sot ka marre te drejten e qytetarise si LOBE te Korruptuara ne mbeshtetje te Partive ! Kjo na dhuroi si KOMB  mbeshtetje per te formuar nje grup KRIMINAL Udheheqes ne PD . Nejse !

Partite qe te jene, duhet te jene besnike ndaj disa interesave te caktuara, kjo i ben parti.

Mos pash zotin se je pene e nderuar ! Sot partite jane ELEKTORALE , rreshkasin ne programet e njera tjeteres duke vjedhur ato Interesa qe afishojne si njera e tjetra , e qe u rrisun numrin e Votuesve ne favor te tyre . Me pas ...ehehe ! Ja fusin njera tjetres smiley

Respekte!

 

Fizike, ruaju nga metafizika!

Idris, ruaju nga Djathtizmi!

emo, fizike e metafizike rrine majtas.

sot poezi e matematike bashke, rrine majtas. Gjithe te tjeret, ne konfirmimin e asgjese, dalin djathtas, si konservatore te pamundesise se ndryshimit, si konservatore te pashmagshmerise se te sotmes.

 

meqe me ke pershnet me S&G dhe s'ta kam kthy, po te pershnes me dicka melodramatike smiley

 

kill the poiesis, kill the matheme

 

analfabet. mos vallë na qenke zbehur prej mërzisë.

mes ëndrrash muzgu. fantazmash të paqarta

endur rrugëve gri. nën drita fluoreshente.

pandalur. qerthullon pashoqërisht.

 

fundësisht. ftohtë rreh era. ftohtë bien epshet.

në ankthin gjysëmhije të vetmisë.

mes njerëzish që ia dinë cakun idiot vetvetes.

cak që të vjen ta shqyesh. egërsisht.

 

prekje. dhe fjalë që s’shkojnë më thellë se kari.

lëshohesh. shkretëtirë e rrejtëtisë.

noton një çast në sytë e tu gështenjë.

e ti përplas qepallat ashpërsisht.

 

pse vallë fillon. shtërzen biseda që ua di mbarimin.

dëshëruar për një fjalë. një teprim.

mes lodhjesh. mes tejveshjesh. mendronitur.

e prapë hidhërohesh. zemërisht.

je shume i bute me idrisin! por ta mirkuptoj qasjen.

ps. vargu 9 i iliades, madheshtor. no kidding! shume me i mire se ai me muzat!!!

Thx!

Sot partite jane ELEKTORALE , rreshkasin ne programet e njera tjeteres duke vjedhur ato Interesa qe afishojne si njera e tjetra , e qe u rrisun numrin e Votuesve ne favor te tyre . Me pas ...ehehe ! Ja fusin njera tjetres

Sot Idris, nuk gabohesh. Mirepo une po flas per neser, po kerkoj politiken e fjales, politiken preskriptive, jo politiken e konstatimit. Se po qe per te konstatuar, sot ne qeveri eshte Berisha, dhe sot PS-ja eshte e skopitur, dhe sot populli ushqehet me luge bosh nga cilido sharlatan. Di edhe une te konstatoj deshperueshmerisht se cfare ndodh sot.

Mendoj se duhet folur per ndryshimin, pa ne folshim per "sot", I stand corrected, dhe ju kerkoj falje per psheretimat.

 sol, 

Ka nje pjese te dyte ky shkrim? Nese kerkohet nje rrokullisje e tille morale, leva duhet te shkoje aq thelle sa te preki vet Ramen. Me 3000 dollare ne banke do ta leme kryetarin? 

Në këto kushte, PS-në mund ta shpëtojë vetëm riorganizimi, spastrimi i brendshëm, rivitalizimi i bazës dhe i strukturave, ringjallja e mendimit dhe përjashtimi i deputetëve narkotrafikantë etj. Faljani Metës ata deputetë, se gjithsesi i ka në bllokun e vet. PS-së sot nuk i duhen ata lloj politikanësh, i duhet populli, dhe ky nuk i honeps të pamoralshmit që shesin moral. Rama duhet ta ndryshojë rrënjësisht përbërjen e funksionimin e PS, sepse tashmë e ka provuar disa herë që Berishën e pamoralshëm e kriminal nuk e mposht dot duke qenë “më pak i pamoralshëm e më pak kriminal”. E keqja më e madhe nuk mposhtet dot nga e keqja më e vogël. Të zezën nuk e mposht dot grija. Prandaj, Rama, a kushdo tjetër që merr përsipër të drejtojë PS-në duhet të fillojë të ndërrojë substancë, të ndërtojë të mirën që i kundërvihet së keqes, të bardhën që i kundërvihet të zezës, drejtësinë që i kundërvihet krimit. Kjo do të qe e fundmja mundësi e Ramës për të notuar në detin e trazuar të politikës, se këto të hyrat e të dalat në parlament apo në rrugë, si dhe batutat e editorialet nëpër gazeta as që e gudulisin Berishën dhe sistemin kooperativ-mafioz me të cilin ai kontrollon – jo vetëm partinë e vet.

PS-ja s'ka shpetim as sot as mot.  PS-ja duhet te shperbere dhe shkrire teresisht (kjo duhet te kishte ndodhur ne 1991), sic thoshte dhe  Rama ne Refleksione.  Ne vend te saj dhe duke marre ato pak vlera qe ka PS-ja e sotme, duhet te krijohet  nje parti moderne social-demokrate, qe shkeputet teresisht nga PS/PPSH/PKSH dhe e kaluara e saj diktatoriale, kriminale e antikombetare.  Duhet te krijohet nje parti qe denon qartazi dhe vendosshmerisht krimet e diktatures komuniste dhe PPSH-se si organi paresor i kesaj diktature.  Duhet te krijohet nje parti e pastruar prej cdo figure te nomeklatures komuniste, cdo narkotrafikat, kriminel, "biznesmen", dajakxhi profesional etj etj.  Duhe te krijohet nje parti me nje profil dhe program te qarte te majte social demokrat qe perfaqeson realisht shtresat me varfra dhe me me pak mundesi te shoqerise shqiptare.  Duhet te krijohet qe nuk eshte e organizuar ne baza klanore, krahinore e klienteliste.  Duhet te krijohet nje parti qe duhet jete e pare ne rradhe per nje ligj lustracioni, hapje te dosjve, e denimeve te krimimeve te regjimit komunist.  Me pak fjale nje parti e majte moderne e Europiane.

Jo bre jo, se ate partine moderne europiane po kritikojme. Rama ate qe i keshillon ti eshte duke bere. Hiqni dore nga keto togfjaleshat klishe pa'i zotin. Qe kur ti si i djathte konservator nacionalist na paske si shqetesim socialdemokracine dhe emancipimin? Merru me mire me te djathten, shih c'ndodh me drejtesine e shtetformimin, ndoshta thua ndonje gje me te vlefshme aty!

Parti moderne Europiane e themeluar ne 1941-shin, e trasheguar tek bijte e themeluesve si titull aristokracie.  Rama ka ate elektorat qe ka per aryse qe ti e une i dime shume mire, dhe kjo nuk ka te bej me ate qe ben apo s'ben Rama.  Tjetri me siper te thote mbaji keshillat per partine tende, ti i thua edhe po i mbajta per timen s'kam per te pushuar se denocuari partite e tjera, e pastaj me vjen mua e me thua cte duhet ty socialdemokracia e emancipimi.  Shkrirja e PS-se si organizate eshte pjese e berjes se drejtesise ne ate vend.

nuk po te thote njeri mbaji per partine tende, po te them tregohu i sinqerte dhe kerko ate qe do, e ajo qe do ti nuk eshte socialdemokracia, po vazhdimi i tredhjes te se majtes.

Edhe ky shkrim, nuk ka ate qellim, por te perkundertin!

Une flas brenda kontekstit pluripartiak qe egziston sot, se une jam shprehur qarte qe neve shqiptareve na shkon per shtat nje sistem hibrid teknokrato ushtarak, i cili si parakusht do kishte shpalljen te jashtligjshme te te gjitha 65 partive zyrtare qe egzistojne sot.

Jam mese i sinqerte per ate qe dua, e cila eshte shkrirja e PS-se dhe kjo gje absolutisht nuk do te tredhje e se majtes kur ti vete s'e konsideron PS-ne te majte.

c'thua a derebardhe c'thua...

hahahahahhah, perfytyroni LSI-ne partia qe do te udheheqe te majten ne shqiperi!!!!!! ndoshta me kryetarin ne burg (kuptohet per shkaqe politike!).

neve shqiptareve na shkon per shtat nje sistem hibrid teknokrato ushtarak

Rri aman mos na hap pune, se kush rri e gjen pastaj nje Aung San Suu Kyi shqiptare. Apo Argiten, jemi qe jemi 
smiley)

Rralle kam lexu më rende se ty... 

Leji keto pune ti se jane teper te thella per ty.  Ti merru me fytyrat e reja te PS-se si Veliaj dhe Spiropali qe do mundin te keqen e madhe te Shqiperise bajlozin Sali, dhe pastaj do hedhim valle te gjithe dore per dore gjithe hare e gezim me Erjonin kryeminister e Elisen si Jozefine te re.  Mos ju nda pjeses te ceket te pishines, se me tutje eshte xix dhe mbytesh pastaj.

e pra mo ! Apo s'jane te thelle ata teknokrato-ushtaraket smiley

Lexo kabllogramet, ate be ti.  Rama dilka pule para ambasdoreve duke bere cdo gje qe i thone ata.  Doshi i ka thene Rames s'ka se si te leshe postin e kryetarit ti se une kam shpenzuar 500 000 euro ne Shkoder per zgjedhjet e i dua mbrapsht (c'thote ky thepja me poshte qe Rama e mbaka Doshin si mjet mbrotje?).  Fytyra e re Veliaj qeka ankuar se ja griu votat Bracja ne Berat (jo Saliu?!), kurse nje strateg PS i ka thene Withersit qe G99 eshte vizion i deshtuar dhe Veliaj shihet si oportunist dhe jo si dikush qe mund te sjelli ndryshim.  Mos harro te marresh ilacet e zemres...

 Oranje dhe Stalker, ju sinqerisht nuk e njihni fare procesin se si jane zgjedhur ata fytyra te reja ne PS. Edhe nqs ka ca qe ja vlejne, dhe ka te tille, ata nuk jane aty per vlerat e tyre po per besnikerine ndaj kryetarit. 

E ne momentin qe kryetari ka ne dore karieren e anetareve te tjere te partise nuk ka me as meritokraci, as konkurence, e per rrjedhoje as progres. Aryseja eshte e thjeshte. Ka nje konflikt te madh interesi kur i kerkon ketyre te rinjve ti bejne kritike atij qe ka ne dore fatin e karieres se tyre. 

A nuk ishte ky dhe leksioni nga psh kabllogrami i Majkos. Thoshte ne ambasade qe "une vetem nga TV e marr vesh se ca ka vendosur te beje PS" e nderkohe ka frike te thote edhe gjys llafi kundra Rames ne publik. Dhe ky eshte nje ish-kryeminister e anetar kryesie ne PS! Imagjino ca pushteti kane, ose nuk kane, te tjeret.

p.s PS ka 65 deputet. Sa prej tyre vertet i njihni? Pervec nja 10-15 qe dalin e flasin qe ju i konsideroni fytyra te reja, a jeni te sigurte se e dini ca jane pjesa tjeter? Njeri qe nuk ja kishit degjuar ndonjehere emrin i ra ne grusht Palokes. Nuk jane ne nivelin e Tomes me shok, po ka plot te tille ne ate grup. 

Shkrim i papame! Bravo Arber!

Para ca ditesh po diskutoja pikerisht per keto gjera me nje miken time ish-mjaftiste. Po e pyesja se pse une si qytetar duhet te paguaj vazhdimisht faturren e gabimeve trashanike te Rames (ishte fjala kryesisht per ndryshimet kushtetuese) ne sjelljen e tij ndaj Berishes. Pergjigjia ishte krahasimi me Berishen dhe permendja e zullumeve te tij.
Kur po flisja me nje person me bindje te djathta (i thonshin) per zullumet e Berishes, ma krahasoi me Ramen.
Ne Shqiperi kemi nje dopio-standart te frikshem ne lidhje me pronen. Per pronen e vertete ne nuk kemi asnje lloj respekti, ama kur vjen fjala per bindje politike, besime fetare e gjera te pa-pronesueshme individualisht, ne behemi super fanatike. Askush nuk e kupton qe pavaresisht bindjeve te mia apo (mos)votes time, opozita eshte nje pasuri kombetare dhe jo prone e atyre qe e votojne apo me keq akoma atyre qe i rrine afer kryetarit. Si e tille ajo duhet te na sherbeje te gjitheve, sidomos kur pozita e ben balte.
Po keshtu eshte edhe KOASH apo KMSH, etj. Nuk e ka pra njeri te drejten te me thote "c'pune ke ti me opoziten se ti je i djathte" apo "c'pune ke ti me Janullatosin se ti je mysliman" Ky lloj mentaliteti eshte pararoja e diktatures brenda grupimeve politike, komuniteteve fetare, etj. sepse cdo kritike e brendshme, damkoset me titujt "armik, tradhtar, etj"

Bravo prape Arber per freskine ne 'mendimin majtas'! Nga krahu tjeter ohuuuu sa larg kesaj fryme jemi. Askush nuk e imagjinon nje artikull te tille te Koha Jone, psh.

Guce, nuk eshte se te djathtet s'kane te drejte te merren me te majten, por duhet te bejne njehere llogarite e kostos oportune te mosmarrjes me te djathten. Apo nuk keni me shpresa smiley

O Tepro rri urte se u bone 100 vjec sot (u bofsh desha me thone se kshu na 47-48 je ti, apo jo?)

Ajo qe po thojsha una po qe ti nuk e ke kuptu (e kom bo pak corb ate posten mo siper m'fakt) ishte qe te gjithe, jo kane te drejte, por duhet te merren edhe me te djathten edhe me te majten per ate pjese qe preken interesat e ketij vendi. Ndryshimet kushtetuese, kodi zgjedhor, bojkoti apo jo i Parlamentit, e te tjera si keto nuk jane ceshtje partiake apo ideologjishe.

Gabimet e secilit ne keto ceshtje i vuajme te gjithe. Ndaj edhe kerkese llogaria duhet bere nga te gjithe.

Tani edhe dy llafe per ate shpresen e te djathtes. Une, ti me njef, jam njeri optimist nga natyra, ndaj mendoj se edhe Shqiperia se shpejti do e kete nje force te djathte dinjitoze. Deri tani kemi pas vetem sherr brenda llojit (derivateve te PKSH)

nuk e kam ndjekur me aq imtesi vikiliksin, po nuk thuhet edhe per ramen aty ndonje gje ashtu e keshtu si per keta, apo duhet te pranojme se vertet ka ngelur me 3000 eurot edhe pa bashki?

arber shkrimi ishte i mire. por e kam nje por. ate qe thua se ne bote e keshtu e ashtu duhej te hiqnin imunitetin e ku di une, kjo nuk ngjit fare. lista e atyre qe futi rama ne ps si pjese e reformes brenda partise se nanos, perbehet nga emra qe gjysmat a dhe me permenden te vikiliksi. bile bile gjen aty se si e sa e kane share ramen qe i futi ne parti e disa prej tyre edhe ne parlament e bashki, me te gjitha baterite te amerikanet. kjjo tregon me se miri se profesioni mes te majteve te sotem eshte bythlepirja. profesioni i thote se gjithe karrierie e tyre varet nga permasat e bythes qe po lepijne. e me numer "obesiteti" ajo e uidhersit duhet te kete qene bytha me permasen me te gjere politike.

Po sikur te uleshit nje here me kembet ne toke nuk do ju gjente gje. Ne leter jemi te gjithe kunder Tom Doshit e Paulin Sterkaj ne, por shikoni nje here edhe realitetin se si eshte perpara se te flisni. Sepse ne realitet ndodh qe drejtori i pergjithshem i policise, Agron Kuliqi (e kam fjalen per drejtorin e Vertete te policise dhe jo per drejtorin Leter qe shkonte e qante tek supi i Ambasadorit se nuk kishte asnje fuqi mbi Kuliqin) pra ky Kuliqi ishte informatori i Dritan Dajtit, kryekriminelit shqiptar. Ose ndodh ne realitet qe kur Prokurorja e Pergjithshme hap nje hetim ndaj Kreut te Gardes... ky brenda ores i nderron grupin e shoqerimit dhe i vendos si roje ca efektiva te gardes qe me pare kishin qene burgaxhinj (?) te ndjekur e te hetuar nga po kjo Prokurori.

Me thoni ju tashti... ne keto kushte ku ndodhemi, kush do e mbroje Kryetarin e Opozites? Sepse kryetari i opozites rrezikon t'u heqi duarsh ketyre kriminelve pulen qe ben Vezen e Arte. Agron Kuliqi eshte denoncuar nga Dritan Prifti se eshte ne krye te nje trafiku me naften Virgin te Ballshit me shuma qe shkojne derin ne 50 milion euro ne vit, sipas Priftit.

Apo t'ia kerkoj sigurimin e jetes vete kryeministrit Berisha! Por ja qe edhe ky e ka shpallur hapur ne TV qe po iu afrove Kryeministrise ti Edi Rama... te vrava. (e kuptoni se ku ka arritur çmenduria... Kryetari i Opozites sipas Saliut mund te bej ç'te doje, vetem Kryeministrise te mos guxoj t'i afrohet!!!)

Me pak fjale, kush do e mbroje kryetarin e opozites se Ndrea Prendi jo, (ky eshte i akuzuar se ka shtire me kallash ne nje miting te opozites) Kuliqi jo e jo, se i heq prej duarsh nja 50 milion, atehere kush?

Ku e dini ju qe Edi Rama s'eshte i frikesuar per jeten e tij dhe prandaj i ka terhequr keta te dy. Dhe po te mos ishin keta, kush do e mbronte jeten e tij?

Ja e zem per nje çast se e hoqet Ramen dhe vendoset si kryetar te PS-se kristi Pinderin, nje njeri me moral, integritet dhe me dashuri te veçante per klasen puntore... Po a e dini ju qe berisha po te mos jete Ruçi, Toma dhe Sterkaj, ka per borxh te ta perdhunoj tre here ne dite - mengjes, dreke, darke - ate kryetarin e ri te opozites, kushdoqofte ai. Apo do i behet mburoje vete Arber Zajmi dhe s'do e lejoje nje gje te tille. Po pse keni ndonje dyshim ju se berisha nuk e perdhunon edhe zajmin mengjes, dreke, darke.

Sidoqofte keto jane shkrime kot. Mjafton te shihet edhe se nga kush duartrokiten keto lloj shkrimesh. Se nuk eshte per tu mburrur qe nje gomar nis e pelqen shkrimet e tua.

Mire thepi. Tani te pakten po arsyeton. Rama, Tomen dhe Paulinin i mban per vetembrojtje. Diku dje shkrove se te gjithe e kane frike Ramen, se do t'i rrase neper burgje. Kjo e ben legjitime logjiken se edhe Berisha i mban per vetembrojtje Agronet edhe Ndreat.

E keshtu, per te mbrojtur vetet e Rames e Berishes, i varim trapin drejtesise, apo me mire, i varim thepin.

 Nqs eshte i frikesuar i mban per bodigard mo shok, jo per deputet e perfaqesues te popullit. 

thepi, po nese ti e di qe rama eshte i frikesuar per jeten, pse nuk iken e ia le vendin nje me trimi qe nuk ka frike, bile bile nuk ka nevoje as per trima si keta qe po na mbrokan ramen. e cfare do te thuash me kete, se ja ka rama dy trima edhe berisha ka ca trima, iliri eshte vete ka edhe ai trima, po pse na qenkan gabim keta te tjeret na te dyja palet kur rrine me kriminele e na i quajne trima?

sa per fatet qe sjell nuk te ve faj fare, ke te drejte ashtu eshte, por ka nje qendrim qytetar e njerzor ne kete vend si ne cdo vend. ina rames i thane kurve bulevardi, iu vrane njerez ne bulevard, ka ne dore gerdecin, rrugen e sa e sa, po kjo nuk ka ne dore te thote a boll, nje minut, ja motra celsat ika une, te vije nje tjeter, edhe po te jete me i keq. perderisa se bej une, ta marre ne dore ai qe e ben. po kjo pse nuk ndodh?pse nuk ikin ramat ne shumes nga karriga e t'i hapin rrugen atyre qe ndoshta e bejne punen.

Ka te drejte petlla, kush s'e ben dot, hopa ta ler postin, perndryshe eshte bashkefajtor.

ora, halli yne eshte se bashkefajesia ketu kerkon gjithmone edhe bashkautoresi. te gjithe aktoret e sotem me cfare i mban lista juridike dhe admistrative aty ku ta kene, po e mjelin krimin tamam si lopen fshatari. se fshatari qe behet komandant ne qytetet nuk ka nga ta gjeje shembullin me te sakte se ku mendohet aty ke cicat e lopes.

po ta shohesh me holle, e po t'i lexosh vikiliksat me nge, (kjo do te thote te rrish kot), e shikon dhe e gjen arsyen perse shkojne te ambasada amerikane keta te gjithe e ankohen.

kendej ka ngelur ora te arbitri. ne i themi me kollaj albiter, se i veme targe drejtesise, ashtu si bejne edhe nderkombetaret. al-biter per shqiperine, jo arbiter.

Problemi eshte se shoqeria shqiptare eshte infektuar shume keq nga fenomenet negative qe rrjedhin nga politizimi i cdo aspekti shoqeror, nga politizimi i cdo marredhenie kolektive grupore ne shoqerine shqiptare, nga protagonizmi pd-ps i rrjedhes normale dhe abnormale te bashkejeteses. Cdo qelize e bashkejeteses dhe cdo hapesire e perbashket ka per protagonist binomin pd-ps. Nuk flitet me per interesa te Shqiperise, aq me pak te shqipetareve, por  interesa te PD-s ose te PS-s dhe fatkeqesisht edhe popullata eshte vet-vendosur si e (ose ne fakt e) hipnotizuar ne sherbim te ketyre interesave deri ne ate pike sa nuk i intereson as morali, as mireqenia, biles as buka dhe e ardhmja e femijeve me shume se interesi i partise.

Jane njerez si ty dhe shume te tjere ketu ne peshk qe banoni ne Shqiperi te shumten e kohes, (qe pavaresisht se mund te ndani pikepamje te ndryshme politike dhe mbi historine) qe  qendroni jashte FLLUCKES HIPNOTIKE qe mbeten shpresa e te ardhmes te Shqiperise dhe femijeve tane.

Sa i perket te inkriminuarve te dy paleve ne politiken shqiptare eshte e kote te presim zgjidhje nga ata, eshte njesoj si ti kerkosh nje hajduti te pendohet dhe te te kerkoje falje, te te riktheje gjene e vjedhur, dhe te vetaprangoset, vetburgoset etj etj, liza ne boten e cudirave. Nqs njera pale do te punonte per te miren e shqiperise dhe shqiptareve do temjaftonte. Asnjeri te mos kete asnje pike dyshimi qe mjafton vetem njera pale te jete ne sherbim te vendit dhe popullit, por fatkeqesisht nuk eshte as njera as tjtra, jane te dyja tenxhere dhe kapak, jan te dyja shpetimtare te njera tjetres.

PS. nuk me mbushet mendja, nuk ka burre nene te me mbush mendjen mua qe forca opozitare nuk vjen dot ne pushtet nqs me te vertete ka ne thelb para se gjithash interesin e vendit dhe popullit dhe nqs drejtohet nga njerez te painkriminuar.

infinit + ! Logjike e mbare ! Njeri me kembe ne toke qe e njeh realitetin ( dhe jo vetem shqiptar ) !

Ne nje shtet ku sundojne bandat u provua qe e vetmja menyre eshte tu kundervesh Bandite . A ka me te vertetuar ne Shqiperi se banditi Berisha qe po vendoste REGJIMIN e tij ( cilesim amerikan , jo imi ) u mund dhe u fllak ne kosh te plehrave nga Banditi Zan Caushi ? Dhe a nuk ja mori me dinakeri fuqine banditeske Zanit dhe e futi ne burg Nano ! A nuk qe futur ne burg banditi Nano nga Banditi Berisha !

A ka fakt me te madh se sa marrveshja midis banditit Nano dhe Banditit  Berisha per ti marre pushtetin PS -se ne 2005 , me te vetmin motiv mos t'ja limim Rames se e dinin qe do i fuste ne BURG si Bandite !!!!!

Ketu ka lloj lloj skemash virtuale me mendime te qepura qe shohin endrra te krijojne Popull te Ri ku te dalin ne krye per te Qeverisur keta "butaforike . Dhe si ? Njera pale thote te "shkrihet PS "! Kjo eshte pala me feminore e karieristeve . Pala tjeter mendon se ka te drejte te flase per Opoziten kur Banda e tij Politike nuk e qas per kariere. O zot e perendi ( une nuk besoj ) Cfare behet keshtu me keta qe fluturojne me ashtu .....

Arber i nderuar ...

Kero parashtresa teorike  maximumi bejne per te kenaqur EGON se je duke thene dicka te RE . Po ta perseris prape .Ne sferen REALE te Politikes jane UTOPI . Pa te ardhme .Pa asnje nr mbrapa . Keto jane per kalores fytyr grij . Ndersa ne se e ke problemin 

Nga BRENDA Partise 

te jesh i afte te krijosh grupime e perfaqesosh ide te Reja qe te te mbeshtesin e vijne prapa , ( per te mos imagjinuar se je i pari ) por Je i Pari ne dashamiresine e ndryshimeve ne interes te krahut Politik qe beson , e ne te mire te jetes se Popullit , nje personalitet si Juaji mendoj se eshte i vlefshem! .. . Eshte nga rruget me te Logjikeshme e me te mundshme dhe me shume sakrifica  . E para ti shtrish doren Tom Doshit dhe RUCIT dhe ne asnje menyre te perjashtosh Seseri e Spiropalin !

ndryshe une po e mbyll me fjalet e Thepit ..... Po pse keni ndonje dyshim ju se berisha nuk e perdhunon edhe zajmin mengjes, dreke, darke.

Kalamaj qe fantazojne me sikure ka kohe qe udhetojne neper keto Prurje te PPU . Pesha jo vetem pupel , por fantaste te semure . Peme pa kokrra ! Dhe prap  me Thepin si me i SAKTI e me kembe Plotesisht ne TOKE...... Mjafton te shihet edhe se nga kush duartrokiten keto lloj shkrimesh...etj etj he pas kesaj qe dakort jane  po "jane pak te paqarte , ne  c'drejtim do ngrihet URA . Ne drejtim te rrjedhjes apo kunder rrjedhjes se lumit. "

Gjithsesi me pelqeu niveli i Larte i Juaji , se si Ju shmange konfliktualit Emigrant , qe te nxiste per nje vringellim hanxharesh me Idrisin smileysmiley

perseri dhe gjithnje respekte!

 

Saktivista shpesh ka shkruar keshilla te mira per PS-ne, gje qe mungon ne shtypin shqiptar. Nese mund te akuzohen per pozita komode, dmth vendndodhje larg qendres se stuhise, publicistet e Saktivistes ngelet te thone 'shume mire, atehere perse te mos i shfrytezojme keto pozita?'. Kur brenda PS-se kritika ose s'behet ose behet ne heshtje, nuk eshte disa fish me e nevojshme qe kritika te behet nga jashte?

Nga ana tjeter, ajo qe sugjeron Zaimi me duket krejtesisht e pamundur, dhe me vjen keq qe Zaimi nuk shton opinionin e tij ne lidhje me kete pike, pra, pamundesine e sugjerimit te tij. Perseri do te kishte vlere artikulli: "une do te doja nje PS keshtu e ashtu, por PS-ja sot per sot e ka te pamundur te jete e tille. Qe PS-ja te levize drejt moralit, sugjeroj kete e ate, doreheqjen e Rames smiley, kalimin e 2-3 dekadave, hyrjen ne skene te nje force me moralisht te majte, etj, etj".

Meqe u prek ketu shterpesia e se majtes se sotme ne pergjithsi, mu kujtua nje film qe e perdor shume bukur metaforen e shterpesise se shoqerise njerzore "Children with men"..

Sa vajta ta korrigjoja. Me ish fiksu ashtu..

S'e kuptoj se si mund te kesh pare filmin "Children of men" dhe te te jete fiksuar si "Children with men".

Abis mendja njerezore.

"C'behet keshtu? Dikush flet shqip dikush rusisht. Kulla e Babilonit."

smiley

(do zoti nuk vjen beluli ketu) smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).