60 Komente

JO! ose me mire: jo te gjithe.  perderisa eshte ''Shekulli'',  ''Tema'', etj  qe cdo dite, (bile 2 here dita ndonjehere.smiley), denoncojne fuqishem paudhesite e qeverise, kryeministrit, qeveritareve  etj, automatikisht  do te thote qe jo te gjithe shqiptaret  kane frike.smiley

ndofta pyetja duhej formuluar keshtu: a jane frikacake politikanet shqiptare?

pytje per 1 milion $......smiley

Kemi guxim te "perlyemiliar ,por frike te perballemi me drejtesine I don't want to see

frike deri ne palce kane te gjithe shqiptaret..

kjo eshte pasoje e sistemit te kaluar por edhe e kultures shqiptare ne pergjithesi..

edhe ne biseda te thjeshta shoqerore shqiptaret kane gjithmone axhende te fshehur..se nuk kane guxim te perballen me te vertetat..dhe ne kete psikoze sociale me i forti ben ligjin, e te tjeret i nenshtrohen...

 

Nje njeri imi, shume pak i shkolluar, kur ia kam bere kete pyetje para disa kohesh, mu pergjigj : "Trimat i ka marrë lufta".
Me pat bere pershtypja perdorimi i foljes ne kohen e kryer*, dhe jo ne ate te se kryeres se thjeshte**

 

 

* koha e kryer : E kryera e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjendje që kanë marrë fund, por që në një mënyrë a në një tjetër lidhen me çastin kur flasim

** koha e kryer e thjeshte :  E kryera e thjeshtë e mënyrës dëftore përdoret zakonisht për të treguar veprime ose gjëndje, qe kanë marrë fund në një të kaluar të afërt ose të largët dhe që nuk kanë lidhje me çastin kur flasim

 Popull frikacak jo, por popull qe nuk ka arritur te krijoje kulturen e kurajos civile.Tek e tek te marrim gjak ne vetull edhe per nje gervishtje makine por para njeriut me pushtet rrime sust. Migjeni e kishte pikasur karakterin grotesk te malsorit legjendar qe nuk bezajte para xhandarit ne prefekture or taj.

Ke shkrimi "Kabllogramet tregojne se te gjithe kane frike" fotoja ishte sinjiikative: nje tufe lepujsh duke u qare para xhaxhi ambasadorit.

Buka  e kalamajve, karrikja, privilegjet ...edhe koka ndonjehere e kercenuar.... dhe te gjithe suste. 

jo frikacake,ne jemi te trembur...

 ...kjo frikacake, po te tredhur...ja ç'popull jemi.......e kam thene dhe diku tjeter, qe ne kur na shajne me nene e moter, ne publik, te nxjerrim zorret me thike, paçka se nenen apo motren i kemi kurva........nuk shohim me larg se hunda jone.....

frike nuk kane ata qe jane brumosur me idene e te drejtave te tyre te natyrshme, apo te perftuara prej civilizimit.

shqipetari nuk eshte frikacak, sepse qe te kesh frike do te thote te llogjikosh apo te besh llogari. por ai eshte matrapaz, i pamoralshem qe te shet edhe nonen apo motren nese mendon se mund te fitoje dicka (gjithmone vetem per bithen e vet). pra eshte i pazhvilluar dhe vazhdon te ndjeke instiktet posi edhe kafshet.

po tek shqiptaret qe pershruani e fusni veten ju qe i bete shqiptaret ''primitiv'', frikacake, e kafshe?

jo, keta qe flasin keshtu per shqiptaret, zakonisht jane vllaho-greko-gollobordas, ose anglo-amerikane.smiley

''anglo-amerikane me koke rusi'' ka qene nje shprehje dikur

Po ti thoni ju që të tërhiqet nga bojkoti, ai tërhiqet menjëherë, – i thotë p.sh., ky Blushi i PS ambasadorit.

Rama qe ka per ti rrasur te gjithe eksponentet e regjimit Berishian me te ne krye ne burg mbasi te vi ne pushtet?

Po te kemi kallashin ne dore syri terrrrrrrrrrr nuk na e ben. Dhe kete e ka treguar historia. Na duhet nje "TRIM PA KALLASH"! Po per kete na duhet material gjenetik i huaj se ky i joni nuk prodhon me keshtu fenotipash.

Po kam pershtypjen qe frika e atyre mesiper eshte frika e atij qe eshte i zhytyr ne llum dhe ka frike te ngreje koken sepse te nxjerrin te palarat.

Arghhhh, rreth vicioz i keq shume. Nuk ka ngel i ri, i vjeter, i djathte, i majte pa u perlyer. Te gjithe luajne kete teatrin me kuklla akt pas akti. Dhe Wikileaks do kaloje sepse nuk ka askend qe ka interes te dalin qofte 1% e te palarave qe dalin aty. Do jete variacioni i radhes. Variacion mbas variacioni.

Mbi variacionin shqiptare:

http://perpjekja.blogspot.com/2011/09/va...

 

Frikacake po me F te madhe.....C'nuk i eshte bere ketij populli: Eshte shitur,vrare,permbytur,c'kombetarizuar,bombarduar,turperuar,vjedhur....Dhe si perfundim ku jemi?..Kokeulur dhe te nenshtruar....Ky popull eshte bilete llotarie per cdo race diktatori

shume frikacake.

te lagjja ime ne Tirane ka pas qene nje tip qe kishte lokal me muzike tollova, cmendte dynjane ne mes te nates e ne mes te dites - asnji nuk dilte ti binte kokes. Burra te nderum kishin frike nga nje bythe katnari.

frika eshte shenja e pare qe po lind qyteterimi. qe kane frike do te thote se u dhimbset lekura, e kjo do te thote se lekura u ben dy pare, etj etc. gje e madhe shume frika. eshte fitorja e vetme qe mund te shijojme ndaj te paprekshmeve. ashtu do ti haje frika e do tu shpifen semundjet me rradhe e me rradhe do tu treten ato qe vodhen mes dhimbjesh, po jo si humbje peshe, ah ndeshkimi i frikes, sa me ferkohet barku prej qejfit, y car qefi y car qefi!

Eshte me teper apatizem se frike..Dembelizem dhe mungese aspiratash..

Ajo qe thua ti nuk qendron se vendet e qyteteruara protestojne dhe luftojne per te drejtat e tyre.Shiko c'behet perreth..Frikacaket jane ata pa aspirata dhe te shtypurit ne anen tjeter

 

The death of democracy is not likely to be an assassination from ambush. It will be a slow extinction from apathy, indifference, and undernourishment.

Robert M. Hutchins

mire mer art mir, nuk ta ndryshoj mendimin. por, kam pershtypje se ai qe proteston edhe vritet se nuk i dhimbet lekura, nese me kupton. keto fjalet apati duhet te marrin arrati ne shqiperi se ja prit edhe nja tre dite e do harrohet edhe vikiliksi. do i gjejne ndonje gje per te qeshur si gilivili edhe e pat kjo pune.

berisha do fitoje edhe ne 2013, sigurisht po qe gjalle, edhe po nuk e kapi ligji i pensionit smiley

Shqiptaret kane dekada me radhe ne apati te plote.....Ketu flasim per nje vetekenaqesi mazokiste kundrejt vuajtjeve e perditshme qe heqin: Spitalet(zarfet me leke qe i kalojne mjekeve), vuajtjet per nje vend pune(ku shkon deri ne 5000euro cmimi i nje vendi pune),burokracite neper zyrat e bashkive,gjykatave,notereve,tatimeve..etj

sa per fitoren e mazllemit ne 2013, ska galje keshu e filloi dhe Enveri....Ta mbajne me shendet psikopatin se e meritojne

ti nuk permende vuajtjen me te madhe te humbjes se shpreses se nje dite e gjitha kjo do mbaroje, edhe do shohim nje dite te bardhe ne boranat e kanadase a amerikes. kjo eshte vuajtja qe mund te matet me flaket e ferrit, aq fort te djeg shqiperia. me shendet do ta mbajme ne, jo maksimumi do paguani nja dhjete dollare me shume korrent prej internetit.

jo or jo, ja ta jap me shembull. po shembet gjirokastra. po shembet se ata qe kane banuar e shtepite e te shpronesuarve nuk e ngulen nje gozhde sa rrojten. tani shtepite po shemben. mblidhet bashkia edhe u gjen shtepi e vend. drejtoria e monumenteve therret pronarin e vjeter, ate qe u nxorr nga komunistet per dere perjashta, e qe u la aty edhe nga neokomunistet e sotem e te djeshem, edhe i thote hajde i thote te rregullosh shtepine se ne e kemi monument kulture. ne shtet te japim 20 perqind deri ne 40% te vleres se punimeve. edhe i zoti i shtepise i thote po ku ti gjej une paret, ju ma moret per 70 vjet e prishet tani duhet ta rregulloj une prape. po unesko xhaxha, qyetet muze, shume gjynah ta lesh te prishet kete monumet.

po mire i thote ky xhaxhai po ja e rregullova une, po te m'i ktheje bashkia ata qe ishin brenda, ata te bijte e partizanit e te hetuesit, komunistet, cfare te bej une e cdo te beni ju? a xhaxha te lutem mos u shqeteso, e jemi drejtoria e momunemteve, punet e bashkise i di bashkia, nuk kemi gje ne dore ne. ne po te themi se eshte gjynah te prishet gjithe ky monument se ne na denon ligji xhaxha po u prish, e kupton? dmth po mu prish mua shtepia i thote plaku, ju futeni ne burg? po i thone keta me ngazellim se i kuptoi xhako. ah me rruac i tha. mo u merzit cigaret e burgut ti bie une.

Vrisni frikën!


Prokuroria e Përgjithshme mohoi dje zërat se është ngritur ndonjë grup pune për të hetuar faktet që dalin nga publikimet e kabllogrameve të ambasadës së SHBA në Tiranë. Njoftimi pason disa lajme në shtyp rreth ngritjes së një grupi pune për hetimin, por dhe reaksionin e fortë të disa medieve qeveritare kundër këtij lajmi. Në të vërtetë njoftimet në shtyp nuk kanë referencë zyrtare as për ngritjen e grupit hetimor, as për ndonjë temë të veçantë që do të hetohet, por përgënjeshtrimi i Prokurorisë së Përgjithshme ka një referencë, dhe kjo ka të bëjë me sulmet që bëri ndaj saj gazeta e Fahri Balliut dhe televizioni i Aleksandër Frangajt, dy “zagarët sulmues” të Berishës, nëse do huazonim shprehjen e ambasadorit Withers për Aldo Bumçin.

Unë nuk dua të ndërhyj në punët e prokurorisë apo të jap direktiva se cilat çështje duhet të rihapin apo cilat çështje duhet mos prekin pas publikimit të këtyre fakteve. E vërteta është se edhe pa këto fakte, prokuroria ka pasur mundësi që të marrë nën hetim shumë njerëz që nuk i ka marrë vetëm nga presioni politik. Rasti i Shkëlzen Berishës, i cili nga kabllogramet noterizohet si pronar de facto i fabrikës së Gërdecit, edhe pa deklaratën e Luan Hoxhës, ishte i hetueshëm. Ai kishte lënë gjurmët e veta ministri më ministri, zyrë më zyrë, telefon më telefon dhe mbi të gjitha kishte lënë si një dëshmitar të kobshëm në këtë masakër burrin e tezes së vet, të cilin e punësoi për t’i drejtuar biznesin në Gërdec. Nuk e thirrën asnjë ditë, të frikësuar nga hakërrimat primitive të Sali Berishës, që fatkeqësisht funksionuan.

Prokuroria i kishte faktet rreth deklarimit të rremë të Rrahman Selmanllarit për lidhjet e tij me Gërdecin, Delijorgjin dhe Shkëlzen Berishën, por nuk e morën të pandehur nga e njëjta frikë. Bile as një kompani që ka së bashku me Delijorgjin për të ndërtuar deri hidrocentrale, nuk ja prekën.

Prokuroria i kishte faktet për Fahri Balliun. Për të në dosjen e prokurorisë janë shkresat e komandantit të Divizionit që ankohet se një kompani private ndërtimi po prish pa leje ndërtesa ushtarake për të ndërtuar një fabrikë, për të cilën ushtarakët e gjorë nuk dinë gjë. Ishte kompania ku Fahri Balliu ishte pronar duke përdorur emrin e vajzës së tij, atëherë ende e mitur. Por Fahri Balliu bombardoi 30 ditë Ina Ramën në faqe të parë të gazetës për një çështje ordinere, dhe nuk u thirr kurrë në prokurori për të dëshmuar, edhe pse është ndërtuesi me letra i Fabrikës së Vdekjes. Më pas ai është dokumentuar nga kabllogramet si njeriu që i bën presion drejtësisë në emër të Berishës për të shpëtuar Bashën nga burgu apo për të mbyllur çështjen e Gërdecit. Sapo këto çështje u rihapën, para se prokuroria ta shikojë këtë punë profesionalisht, i pari foli sërish kandidati për i pandehur në këtë histori. Gazeta e tij për tri ditë rresht po sulmon prokurorinë për të ndalur tentativën e saj për të rijetësuar këto dosje. Dhe prokuroria gjunjëzohet dhe njofton pa ja kërkuar askush se nuk ka ngritur grup pune për të rihapur hetimet.

Problemi është se prokuroria nuk duhet t’i japë llogari opinionit publik se çfarë po bën dhe kë po heton. Ajo nuk është zyrë shtypi që informon për ditën e saj të punës. Ajo është institucion hetimi, dhe hetimi është punë profesionale që zhvillohet brenda një kuadri ligjor të mirëpërcaktuar. As unë nuk e kuptoj pse duhet një grup pune për të rijetësuar, por nga ana tjetër nuk e kuptoj dot se si një çështje e mbyllur me procedurë siç është hetimi për segmentin Rrëshen- Kalimash, të mos rihapet pas fakteve të reja që dolën në publik rreth abuzimit me këtë projekt. Tani lehtësia është më e madhe pasi Lulëzim Basha nuk ka as imunitet dhe mund të hetohet pa nevojën për të kërkuar leje nga Kuvendi. Nuk e kuptoj se si mund të quhet e plotë dëshmia e Luan Hoxhës në prokurori pa pjesën që ia ka dëshmuar në zyrë ambasadorit Withers. Prokurori i kësaj çështje nuk ka nevojë të ngrejë grup pune, por ka nevojë ta dokumentojë si provë dhe të rithërrasë për dëshmi Luan Hoxhën dhe Shkëlzen Berishën. Pra, nuk e shikoj të nevojshme që prokuroria të na sqarojë se nuk po heton, dhe as të na sqarojë se do hetojë. Prokuroria duhet të bëjë punën e saj të përditshme, dhe në punën e saj të përditshme nëse ajo neglizhon fakte që kanë lidhje me hetimin, bën një krim, i cili ndëshkohet. Pra, unë nuk shikoj asnjë arsye përse prokuroria të ngrejë një grup special hetimi për informacionet e dala nga kabllogramet, por nuk shikoj asnjë shans për çdo prokuror që ka një çështje ende të hapur që të mos konsiderojë këto informacione të reja në dosjet e tyre të vjetra. Nëse ata i shmangin këto informacione, ata janë duke anashkaluar hetimin e disa krimeve të rënda, për të cilat do të jenë më vonë përgjegjës.

Në këtë kontekst unë nuk jam zhgënjyer pse prokuroria nxiton të thotë se nuk jemi duke u marrë me kabllogramet, por jam tmerrësisht i shqetësuar nga ringjallja e instiktit të frikës së këtij institucioni ndaj sulmeve verbale të “zagarëve të sulmit” të Berishës, ndaj procedurës së hetimit në përgjithësi. Është e frikshme që prokuroria mes thirrjes dëshpëruese të zonjës Durda, që kërkon drejtësi për djalin e saj të vrarë dhe hakërrimit të Fahri Balliut, që ka përdorur emrin e fëmijës së tij për një biznes fitimprurës deri në vdekje fëmijësh, prokuroria të ndikohet nga hakërrimat e këtij të dytit. Është e turpshme që mes fakteve të rënda që lidhin direkt Shkëlzen Berishën me biznesin vdekjeprurës dhe sulmeve të TV Klanit ndaj prokurorisë, kjo e fundit të reagojë për tu shfajësuar para qendrës së zërit të Sali Berishës.

Ne nuk duhet t’i japim direktiva prokurorisë se kë dosje të hapë e kë të mbyllë pas kësaj historie, por ne duhet të bëhemi gardh para prokurorisë për t’i thënë të mos trembet nga kuisjet e fundit të atyre që kanë bërë të ulërijnë dhjetëra nëna shqiptare nga fatkeqësitë që u kanë shkaktuar. Ne e kemi detyrë qytetarë t’i themi Ina Ramës dhe kujtdo tjetër që ka mandatin e shoqërisë shqiptare për të hetuar, të mos tremben dhe të jenë në anën e drejtësisë në këto ditë të vështira për ata që duan të varroset përfundimisht e vërteta.

Dhe së fundmi dua të them se ndryshe nga çdo reagim ambasadorësh amerikan për publikimet e Wikilekas, ambasadori i SHBA në Tiranë ka bërë një reagim më njerëzor dhe më të sinqertë. Ai na ka bërë thirrje të gjithëve t’i kuptojmë në mënyrën tonë ato që janë publikuar pa anatemuar askënd. Edhe prokuroria duhet t’i lexojë në mënyrën e saj profesionale, pa toleruar asnjë fakt të ri që na rikthen tek shansi për të vendosur drejtësinë. Ne e kemi detyrë të jemi në anën e prokurorisë për ta çuar në fund punën e saj dhe për mos ta lënë atë vetë të trembet nga “zagarët e gjuetisë” të pushtetit.  Krimet kanë ndodhur dhe bashkë me to ka ndodhur varrosja e tyre. Është mirë të mos ripërsëritet varrosja e tyre nga i njëjti shkak: frika nga Berisha. Kjo frikë duhet vrarë!

Mero Baze

e mer mero mer mero, po nuk ishe ti qe nuk le gje pa bere ne faqe te dheut qe ne ta kishim frike berishen jo me nje shkrim e dy, po me vite e vite kilometra editoriale. edhe tani po kerkon te na mesosh se si te vrasim ne friken kur ka frike kryeprokurorja te cilen e zgjodhi berisha? po mire qe paska frike berishen kjo kryeprokurorja se po na e sulmon edhe qeni fari me bucen sander, po me ramen e me te vetet c'ka kjo ina? i ka ina inat, po i ka xhan? po pse nuk i hap hetimet aty ku nuk ka frike kjo, apo duhen edhe hetimet te kene baze komisioni bipartizan smiley te vriten ca nga ne e ca nga ju, pastaj te tjeret do ti quajme partizane te genjyer, se ne fakt balliste ishin te gjithe ne zem,er. flluq.

Ina ka frike se mos i nderron Sala perseri bodigardet   smiley

po me gjete nje hetim qe e ka nisur ina edhe e ka perfunduar me denim gjykata, e kuptoj pse ka frike se mos ia nderron badigardet e sumes.poooooooooor. por kur nuk ka bo asi gjo deri me sot, nuk ka hap e nuk e ka mbyll nje dosje, nuk ka hetuar asnje gjykates qe te themi se e ka frike edhe gjykaten, po pse nuk jep doreheqjen kjo seksi? pse nuk i shan i here me prag shpie e ti thote na celsat se une kam jeten para e nuk jam si ju? mos ndoshta eee,... varja.

 ..eshte shume e brishte Ina per ate pune,Berisha qe e zgjodhi, tha se i ngjante Silvia Kontit, po nuk doli gje, duhet te kesh zorre te forta te ngriheshe nivelin e  Prokurores se Pergjithshme! Shqipetaret kane humbur shume me Ina Ramen!

Shume!

 from Greece with love: http://www.youtube.com/watch?v=wlhPMT22-jI&feature=related

http://www.youtube.com/watch?v=W3vP7FBFoYI

***

E para është një skenë nga telefilmi "Agria Paidia" (Rini e Egër, Wild boys mund të përkthehej).

 Një rob që nuk para merret me protesta, e gjen veten për shkak të së dashurës në një të tillë. E ngatërrojnë me dikë tjetër dhe e fusin brenda. Aty merr një mësim të mirë nga jeta: U del policëve përpara në një moment dhe u ulërret: Nuk ua kam frikën!! Nuk u kam frikë. Këtë e rregjistrojnë shokët dhe e vendosin në internet, lënë dhe një orë kur të gjithë do ulërrasin: Nuk kam frikë!! And... 08.25 

tjetra për shkak të titullit + ka soundtrack të bukur. 

 

Oranje,

trimin vrije tha po hakun mos ja ha.

Populli grek e tregoi veten qe eshte popull dhe jo bashkesi aksidentale individesh!

Nuk besoj se shumica prej nesh jemi frikacake. Ne nuk e duam njeri-tjetrin. Dhe nuk eshte cudi sepse shumica prej nesh jane dembela. Shumica prej nesh nuk duan te punojne, por pretendojne rroge te larte. Nuk duan te studiojne, por duan te kene diplome universiteti.  Duan te ndertojne ne pronat e te tjereve, por nuk duan qe tu prishen ndertimet pa leje. Duan te ndertojne pallate te larta, mundesisht sa me prane qendres te qytetit, por duan dhe rruge te gjera per makinat e tyre. Etj, etj. Pa fund. Ec e merre vesh se si mund te duam shqiptaret e tjere, kur jemi ne konflikt me vetveten.
Tek ne 'te fortet' shiheshin me njefare respekti, por tani kane filluar te nderohen. Dhe kur nderohen 'te fortet', nderohen dhe hajdutet, edhe kriminelet. Sikur te dilte nje grup studentesh apo pedagogesh te sociologjise, antropologjise (a kush mund t'i perfshije) e te benin ca matje e ca studime jo shume te thella, besoj se do nxirrnin fakte shume interesante.

 Institucioni i frikës

Në morinë e kabllogrameve që publikoi Uikiliks për Shqipërinë, bie në sy njëri: Është konfidencial dhe mban datën 5 shkurt 2009. Titulli: Ish-presidentët pesimistë për të ardhmen nën Berishën. Është biseda e kryer mes ish-ambasadorit amerikan në Tiranë Uidhërs me dy ish-presidentët e Shqipërisë, Rexhep Meidani dhe Alfred Moisiu, gjatë një dreke të konsumuar dy ditë para se kablloja diplomatike t’i përcillej Departamentit të Shtetit. Përballë ambasadorit amerikan të dy ish-kryetarët e shtetit ishin treguar shumë pesimistë për të ardhmen e politikës shqiptare. Që të dy e kishin paralajmëruar përfaqësuesin e shtetit amerikan se vendi po shkonte në drejtim të gabuar dhe se kryeministri Berisha do të bënte “gjithçka” për të qëndruar në pushtet, përfshirë edhe “paracaktimin” e fituesve të zgjedhjeve parlamentare.

Moisiu kishte profetizuar se kryeministri Berisha po përsëriste të gjitha gabimet që kishte bërë në të shkuarën, pra gjatë kohës kur ishte kryetar shtetit në përiudhën 1992-1997 dhe se ai do të bënte gjithçka, përfshirë edhe mashtrimet zgjedhore, për të qëndruar në pushtet. Dhe për ish-presidentin Moisiu, kryeministri Sali Berisha ishte më i keq se paraardhësi Fatos
Nano, në tolerimin e korrupsionit mes anëtarëve të familjes dhe të anëtarëve të qeverisë. Në këtë pikë të kabllogramit, ambasadori Uidhërs komenton se Nano, katër herë kryeministër, ishte përkufizuar si figura më e korruptuar në politikën shqiptare dhe kur atë e ka kaluar edhe Berisha, merre me mend se çfarë ka ndodhur, pas katër viteve të largimit të tij nga qeverisja dhe ardhjes së qeverisjes “me duar të pastra” të Sali Berishës.

Dhe për t’i dalë të keqes përpara, rrugës pa kthim të Shqipërisë në rrugën e gabuar, të dy ish-presidentët e shihnin zgjidhjen te fitorja e opozitës, e cila do të fitonte veçse po të ishte e bashkuar, ashtu siç edhe (nuk) ndodhi, sepse opozita, u nda dhe një pjesë e saj iu bashkua PD për të sjellë qeverinë që kemi prej shtatorit 2009. Të dy ish-presidentët që cilësoheshin si jo partizanë, nga bashkëbiseduesi  amerikan, i bënë thirrje SHBA- ve që të marrin një rol më aktiv kundër revanshit jodemokratik të Berishës, ndryshe vendi do të rrezikonte edhe sigurinë rajonale. Ajo çfarë ka ndodhur prej frikës për revanshin e Berishës, shprehur nga ish-presidentët në shkurt
2009, është materializimi i saj jo vetëm në institucionet kryesore të vendit, por në çdo kapilar të administrimit shtetëror.

Pas rimarjes së pushtetit me zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, vendi ka një institucion që rrok brenda tij të gjithë infrastrukturën shtetdrejtuese: institucionin e frikës. I cili virtualisht ndërtohet prej rrëfimeve të vetë personazheve që janë protagonistët e kabllogrameve të dërguara nga ambasada amerikane në Uashington. Kreu i shtetit Bamir Topi ka frikë të dalë kundër PD-së, sepse i mbyllet përfundimisht ardhmëria politike brenda forcës politike ku kishte kontribuar.

Ai kishte frikë të dilte kundër ligjit më të debatuar nga të huajt, e sidomos nga amerikanët, atij të lustracionit, sepse nëse e bën këtë ish-nënkryetari i PD-së, do të cilësohej mbrojtës i atyre që i shërbyen me devocion rregjimit komunist. Siç e tregoi edhe kabllogrami i 9 janarit 2009, Topi ishte shprehur se kishte frikë që PD-ja do ta sulmonte egërsisht nëse vendoste veton kundër ligjit të lustracionit. Ai nuk mund të kërkonte as ndihmën e mbështetësve të tij në grupin parlamentar të PD-së, sepse ata kishin frikë se duke e mbështetur atë dhe duke dalë hapur kundër kryeministrit Berisha, ai do t’i linte jashtë listës për zgjedhjet e ardhshme, ndëshkim që e morën realisht, edhe pse qëndruan besnikë dhe prej dy vitesh ata janë ish-deputetë. Por nëse kreu i shtetit kishte frikë dhe pikëpyetje edhe për të ardhmen e tij politike, nëse do të dilte hapur kundër PD-së, shtratit natyral politik, ku kish qenë edhe nënkryetar për shumë vite, ish numri një i forcave të armatosura kishte hall koke.

Ish-shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Luan Hoxha, njëri prej të pandehurve në listën e gjatë të hartuar nga prokuroria për tragjedinë e Gërdecit, shprehej se nuk mund të dëshmonte kundër djalit të kryeministrit Berisha. Sipas kabllogamit të 20 qershorit 2009, firmosur nga ish-ambasadori Uidhërs, në takimin e 17 qershorit , ish-Shefi i Shtabit, Luan Hoxha, shprehej se kur kishte dashur t’i shkruante kryeministrit për shqetësimet lidhur me Gërdecin, djali i tij e kishte marrë në telefon, duke i bërë presion që të vazhdonte të dorëzonte municione të një kalibri më të lartë në Gërdec dhe këtë gjë ta kryente pa vonesa. Dëshmia e z.Hoxha në prokurori është voluminoze, por ky detaj nuk është përfshirë sepse siç deklaronte para ambasadorit Uidhërs “nuk ishte i sigurt të fliste”. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj kishte frikë të fliste për njeriun e Berishës në institucion.

Siç edhe e tregon kabllogami i 25 nëntorit 2009, i vetmi që nuk u shkarkua apo lëviz nga posti, ishte drejtori i Inteligjencës, Agron Kuliçaj, dhe Burgaj ishte shprehur se “Kuliçaj është i lidhur ngushtë me kryeministrin Berisha dhe çdo përpjekje për të larguar ose detyruar atë që të dorëhiqet duhet të vijë nga zyra e kryeministrit”. Burgaj u kishte deklaruar zyrtarëve të ICITAP-it që asiston policinë shqiptare se edhe ai vetë kishte probleme me Kuliçajn dhe se zyrtarë të tjerë të policisë ishin të shqetësuar për lidhjet dhe përfshirjen e tij në krimin e organizuar, por vetëm kryeministri ishte zyrtari që mund të vendoste për fatin e ish-truprojes së vet. Gjergj Bojaxhiu, njëri prej dhjetra emrave që u pompuan fuqishëm si imazhi soft i PD-së në 2005, kishte frikë të thoshte se si PD-ja u rikthye në po atë batak jodemokratik ku kish qenë më parë.

Dëshpërimisht, duke mos patur kurajo për të shprehur idenë për ndryshim, Bojaxhi, siç edhe e tregon kabllogrami i 20 nëntorit 2008, uronte që partia e drejtuar nga Berisha me grusht të fortë të humbte zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit 2009, që lidershipi demokrat të vinte mend. Bojaxhiu mbante postin e rëndësishëm të kreut të KESH-it kur shprehej se fitorja e PD-së në zgjedhje do të ishte një sinjal i keq për të ardhmen e partisë, pasi do të zgjaste qëndrimin e Berishës në krye të partisë dhe do të shtynte reformat që i nevojiten aq shumë kësaj partie, ashtu siç edhe ndodhi.

A mjaftojnë këto për të ilustruar përmasat reale të institucionit të frikës të institucionalizuar në vend? Fakti se ka shumë pak reagim dhe ata që reagojnë i komentojnë si thashetheme ballkanike, është ilustrimi më i mirë i peshës shtypëse të këtij institucioni të lejuar të ngrihet këto vite.

 

Stalker, ne Tirane frykacakve u thone DHICA. Dhe duke pare se ç'behet ne Bashkine e Tiranes, qe dhunojne grate ne mes te dites... me duhet te pranoj qe jemi içik DHICA te gjithe ne.

Frika ekziston vetem kur humbasin karrigen apo kolltuket, ata qe hiqen zvarre nga mengjezi ne darke nuk kane frike se nuk kane cfare humbasin, vetem vuajtjen...

s'kemi kuraje civile, trimni shoqerore. Jemi cuba kafeneshe. kolektivisht burracake! Burra te shemtut, me i llaf!

Pthu!

emo duhet te kujtojme pak se si eshte paguar trimeria ne shqiperi. se nese ti meqe di ta besh ben nje ekuacion me trimeri e ndeshkim, del se trimeria per te ndeshkuar i ka kaluar caqet e mizorise me afrikane. ketu nuk ka perballje qytetare, duke e nisur nga shume qe shkruajne ketu me nicke... se goja llap e shpina dap mbetet perfundimi i ekuacionit, pastaj i fusim nje gote vere te papjekur lundre e behemi lunder - dhoge ne kafene ku me ligj kemi vetem 20 vjet ku nuk pushkatohemi me.

durim dhe shprese.

well, kena zgjedh me vdek shume here nga i cike, se sa me e mor ne lule te ballit i her e me nder qe thone, o petlle. Nuk di kush eshte me i fitum. Po ne s'jemi i her smiley

ne na rref dhe lihtenshtajni, qe ka me pak banor se nji skuader futbolli.

te kujtohet shprehja se : shkon per dhjame qeni! smiley eshte i mencur populli emo, si ne lufte, trimat u bene politikane, te mencurit na i mori emigrimi smiley kush ngeli ta gjeje vete smiley

halli eshte se nuk me kuptove si duhet. ketu ate ne lule te ballit e kane marre si te mencurit si budallenjete, si trimat si frikacaket per shume dekada kot fare. ne lule te ballit e ne lug te gjoksit. tani spo ngulim dot lopaten thelle neper male se po na dalin ushtri me kocka guximtaresh.

si njeriun si qenin, po e rrafe qe kur lind, nuk pret te te kafshoje, bile ben cudi si ka mundesi qe ka dhembe e te kafshon, kur ia ke thyer te gjitha e ushqehet vetem me trycat e mishrave...

si qeni ne vreshte.

thoshte xhevair spahiu: iku truri/ mbeti kafka dhe druri.

ps. po osht ciklike kjo, petlle, ka i dicka prej femre hemorragjia e Shqiperise. Dmth nuk e kemi per here te pare.

E imagjnon koncentrimin e katunarllikut ne Shqiperi mbas renies se rezistences me turqit, ato ikjet masive drejt italise (mes shek XV)? Une psh nuk do doja me jetu ne ate shqipni. Jo vetem prej turqenise qe erdh, por ene prej pjeses qe mbeti... ashtu si nuk do doja me jetu ne ket shqipnin e tanishme. pa naj mllef kjo.

po duhet t'i ngresh nje cope tempull fatit, oseee, te pranosh tempujt ku fati ushtrohet si profesion. smiley

ps. duhet me bo turqenisht shyqyr emo, per mundesine qe t'u dha me rregullin e gotes se trete ne cdo bar te NY. smiley

 E imagjnon koncentrimin e katunarllikut ne Shqiperi mbas renies se rezistences me turqit, ato ikjet masive drejt italise (mes shek XV)? 

Akoma Berishën kanë këta? - tha një prezantues emisioni këtej Emo. po vetëm mbështetësit e tij kanë ngel, ia kthen kolegu i vet. 1 milionë shqiptarë i kemi këtej, ca miliona të tjerë kanë shkuar në të tjera vende, vetëm ata që e mbështesin kanë ngel. 

qesha hidhur kur e pashë në tv.

 

ja kam ngele dhe une ketu ,qe s'jam me Berishen.smiley

 ishalla të rrëmben ndonjëri, të shpëtosh. smiley

 

Kush do me shpetoj mua ,une jam e fundosur.smiley

rolling on the floor     Me shume shanse ka ,te vije Australia tek une .smiley

Sa kisha pa e degjuar kete kenge!smiley

 

 

 po kjo dalja në mezat me komentin, ishte e lezetshme ama. Si punë e Gishtos që ishte në vesh të kaut. smiley

 

Ora1 ,kete se kuptova.smiley

 Gishtoja kishte shkuar në arë, të lëronte me qetë. Edhe ishte fut në vesh të kaut. që aty i komandonte. hyyy u thoshte, edhe qetë lëronin. Babai i vet po e kërkonte e spo e gjente dot. O Gishto o Gishto ku je? - jam këtu, jam këtu flet gishtoja, nga veshi i kaut brenda. Kjo mu kujtua kur the: kam ngel dhe unë. se demek, nuk prisja të kishte ngel njeri.

 

 Jam ketu wave Po tani me pe?

Ka mo ,ka  dhe te tjere ,por jane futur neper veshe te qeve.smiley

 Dhjaksa me nje fjale.Sekreti i politikes Shqipatere qeka,kush i hipen popullit ne zverk nuk zebret me!!!!!Po mos vinin Italia Fashiste, Zogu nuk zebriste nga kali. Enveri vdiq ne pushtet.Ramizi po te kishte me shume qumesht ne dyqan do te ishte dhe sot ne pushtet,Sala i I ra nga fiku se i vodhi paret gjith popullit.Tos Nano u tregu xheneroz.Ai e ndau PS ne dysh vet, per qef te vet,qe fitoi Sala.Cfar te thuash me,Sala do te rrisi daljen e moshes ne pension,dhe tall menderen"eshte rritur mosha mesatare e popullsis"thote duke u zgerdhire,dhe populli une puntor dhe liridashes e voton perseri!!!!

te gjithe jane pervec atyre qe komentojn tek PPU-ja.. smiley

Trimave shqiptaro-amerikan po u jepet mundesia ta tregojne veten!

Me date 19 Shator, Sali Berisha vjen ne NYC per nje konference qe organizon konsullata shqiptare ne NY per terheqjen e investitoreve te huaj ne Shqiperi.

Do vi njeri tja cjerri masken Saliut???

 

 

 Ka 20 vjet qe e ben kete pune, ngeli dyerve te botes ky mjeran, duke kerkuar `investitor`! Ngelen investitoret ti lajmeroj ky a thua investioret jetojne ne Hene ose ne ndonje Planet te panjohur!

Siikur te kishte kursyer udhetimet e tija neper bote, rruga Durres -Kukes do te kishte dal pa lek, falas fare! 

Ja si pershkruhet ai sot.......tamam mjeran.... 

Berisha përballë vetvetes gjatë një dite pune

Nga Mero Baze

Pashë dje ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, duke folur në krah të kryeministrit të Shqipërisë. Sali Berisha u duk sikur u zgjua papritur, sikur e pickoi diçka kur ambasadori tha se në vendin e tij, në SHBA, para ligjit janë të gjithë njësoj. Të thuash këtë fjali në prani të kryeministrit të Shqipërisë është sikur të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit. Në të vërtetë nuk ishte vetëm fjalia e keqe, por dhe vendi i keq dhe tema e debatit e keqe. Ambasadori kishte zgjedhur një mjedis ushtarak për të folur, një mjedis i cili tre vjet më parë ka prodhuar një histori të përgjakshme korrupsioni, e cila kishte në qendër të saj të birin e kryeministrit dhe që përfundoi me 26 të vdekur. Tre vjet më pas, siç e parandjeu ambasadori i atëhershëm i SHBA, me këtë tragjedi u luajt një teatër. I biri i kryeministrit është i lirë dhe i paprekur, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë i papunë dhe i frikësuar, ish- Ministri i Mbrojtjes i kapur peng nga makthet e sekretit që mban, dhe kryeministri i sfilitur nga lufta e tij personale kundër të gjithëve, vetëm që i biri i tij të mos ndëshkohej nga drejtësia.

Nuk jam i sigurt se çfarë ka menduar Berisha në atë moment, por me siguri që ka mallkuar veten që zgjodhi atë vend me aq shumë kujtime të këqija për korrupsionin dhe shtetin ligjor. Sikur të mos mjaftojë kjo, në ato zyra endet një Shef i ri Shtabi, i cili figuron se merr nga 7 mijë dollarë për një ushtar që dërgohet në forcat paqeruajtëse në Afganistan apo Irak. Edhe atë ja kujtoi ambasadori Arvizu.

Berisha çohet me gjak të prishur dhe fytyrë të vrerosur në zyrën e tij. Sapo ulet u hedh një sy gazetave. Një ministër i tij, Sokol Olldashi, akuzohet se ka favorizuar një kompani për monopol interneti. Në një kohë tjetër Sokol Olldashi do shkonte në burg. Por kompania është pronë e Bashkim Ulajt, njeriut të cilit Berisha i ka besuar gjithë bizneset e Familjes së tij. Ky telash i ri e zemëron, por nuk ka fuqi t’i ulërasë askujt. Genc Pollo pret një telefon që Berisha t’i thotë ‘lëre këtë luftë’, por Berisha nuk ka fuqi ta bëjë. Olldashi pret një telefon që Berisha t’i thotë ‘mos çaj kokë se më ke mua’, por Berisha nuk ka fuqi ta bëjë. Irfan Hysenbelliu pret një telefon nga Berisha t’i thotë ‘boll tani, më thuaj çfarë do’, por Berisha nuk ka fuqi ta bëjë. Është i lodhur dhe i mundur nga historitë e pista që ka prodhuar vetë. Pastaj hap televizorin dhe dëgjon Sokol Olldashin që hedh poshtë akuzat pasi ka zbuluar se akuzuesi ka një pallat pa leje në Dajt. Në një kohë tjetër Berisha do të ngrinte telefonin dhe do t’i ulëriste Sokol Olldashit, ‘bëja rrafsh atë shtëpi atij banditi që shan qeverinë’. Ia ka pasë bërë dy vjet më parë për time motër dhe ja rrafshuan shtëpinë që më 5 të mëngjesit. Dje nuk kish fuqi ta bënte. Nuk e bënte dot se Olldashit mund t’i hapej oreksi dhe t’i thoshte duhet të prishim dhe pallatin e Lulëzim Bashës në Vlorë, ndërtuar mbi det, jashtë gjithë kritereve duke mbushur dhe detin me baltë. Fik prapë i dëshpëruar televizorin dhe s’di ç’të bëjë. Sekretarja e kërkon të flasë në telefon me Lulëzim Bashën, i cili e njofton se ka gjetur një djalë të mirë për drejtor të lejeve të ndërtimit në Tiranë që të marrë fund korrupsioni i Edi Ramës. Ky i duket pak si lajm i mirë. Pastaj mëson emrin, pastaj shfaqet onlinë lajmi se ky është arkitekti i pallatit të Lulëzim Bashës në Vlorë. Bie sërish në dëshpërim. Në një rast tjetër do t’i ulëriste Lulëzim Bashës ta hiqte atë plehrë dhe të gjente një tjetër, por kujtohet se lajmi mund të shkojë tek Topalli dhe të tjerë në parti dhe do ta shqyenin Lulëzimin pse nuk merr arkitekt të partisë, por arkitekt të familjes së gruas. E lë i dëshpëruar dhe këtë betejë dhe hap lajmet e Klanit. Edhe aty e sulmojnë Bashkim Ulajn, dhe ndryshe nga Irfani i përmendin dhe emrat. E duan një ulërimë dhe ata, por Doktori nuk ka fuqi, pasi disa muaj më parë u ka dhënë dhe atyre një leje të shtrijnë kabllo në gjithë Shqipërinë duke ndjekur linjat hekurudhore. Pastaj hap një  gazetë tjetër. Akuza ndaj UET se ka marrë program doktoraturash. Bëhet gati t’i ulërasë atyre që kanë hedhur akuza, por kujtohet se i ka miq dhe ata. Duan dhe ata ndonjë copë. Hesht dhe ndaj tyre. Është i pafuqishëm të ngrejë zërin, të urdhërojë, të ndalë këtë tatëpjetë. Ngado që rrotullohet gjithë ditën i dalin historitë që ka prodhuar këto gjashtë vite në pushtet. I shfaqet shteti që ka ndërtuar, një shtet i frikësuar i tëri prej tij, një shtet ku Presidenti, kryeprokurorja, Shefi i Shtabit, Ministri i Mbrojtjes etj, shkojnë të rrëfejnë në “kishën e Withersit” frikën që kanë nga regjimi i tij. Ata të vegjlit, të parëndësishmit, lakenjtë, injorantët që mori për t’i shërbyer, tashëm janë turrur dhe vjedhin dhe ai s’ka më fuqi t’i ndalë. I përmendin djalin, vajzën, Bashkimin, Zamirin, Sandrin, Sokolin… Është një spirale e pashpresë e torturës së njeriut që duhet të përballet me problemet që ka prodhuar vetë. Dhe ai është duke u kalbur brenda tyre, pa pasur fuqi të kërkojë as ndihmë.

 

Ne Shqiperi, ne mes te shqiptareve, ne jemi frikacake, hajdute, servile, te pabese  dhe dembele. Dhe nuk kemi faj, dhe nuk na e ka fajin sistemi i meparshem komunist. Fajin e ka mentaliteti yne anadollak i otomanit ziliqar e inacor. Nga zilia e inati ne e shtypim njeri- tjeterin, e perdhunojme ne seder, e c'nderojme.

Ne bote, larg shqiptareve te tjere, ne behemi trima dhe punetore.

 

Ne bote, larg shqiptareve te tjere, ne behemi trima dhe punetore.

 

Dmth, nuk eshte pune "rrace", eshte pune... POLITIKE !  smiley

E ka thene shume bukur emigranti.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).