Të gjitha linjat e internetit që lidhin Shqipërinë me vendet e tjera do të zotërohen nga një firmë e vetme për 40 vjet.Gazeta zbulon urdhrin e firmosur nga ministri i Punëve Publike dhe Transportit, që i jep të drejtën monopol një firme të caktuar të kryejë lidhjet kufitare me fibra optike. Afera që monopolizon për katër dekada të gjithë tregun e internetit në vend, është urdhëruar dhe firmosur nga ministri Sokol Olldashi, me shkresën nr. 120, të datës 23.08.2010. Pa asnjë njoftim publik, pa asnjë konkurrencë (qoftë edhe fiktive), Olldashi i ka dhënë të drejtën shoqërisë “Albanian Telecommunications Union” për ndërtimin e rrjetit të fibrave optike me përdorim ekskluziv. E thënë me pak fjalë, të gjitha linjat e interkonjeksionit me fibra optike, në të katër pikat kufitare të vendit do të jenë monopol. Pas urdhrit të Olldashit, firma “ATU” do të zotërojë të gjitha lidhjet e internetit të vend dhe do të jetë ajo që do të shesë me çmimin të cilin do ta përcaktojë ajo e vetme në treg, të gjithë shërbimin në vend. Pas këtij urdhri, situata në treg bëhet monopol dhe kuptohet që edhe çmimi i internetit bëhet monopol. E thënë më thjeshtë, shërbimi që marrin të gjitha bizneset, kompanitë, deri tek ai që lidh kompjuterët e familjeve shqiptare me internet, do të varet nga një kompani e vetme. Skandali bëhet më i madh po të kihet parasysh se Olldashi, për të vendosur këtë monopol, ka shkatërruar aktivitetin e katër kompanive që vepronin në këtë fushë. Të katra kompanitë, me urdhrin e Olldashit, kanë ndërprerë punën duke ia lënë të gjithë tregun kompanisë tjetër, që ministri e ka zgjedhur po me firmën e vet.
Historia
Një ndër mënyrat më të shpejta dhe të sigurta të lidhjes me internet është ajo me fibra optike. Katër kompani, në vitin 2009, kishin lidhur kontrata me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për përdorimin e rrugëve kombëtare, hapjen anësore të tyre dhe shtrimin e fibrave optike drejt pikave kufitare të vendit. Kjo për të pasur lidhje interkonjeksioni me shtetet fqinje për lidhjen me internet me fibra optike. Në këtë mënyrë, Shqipëria do të kishte katër ofrues të mëdhenj të internetit. Por, më 9 dhjetor të vitit 2009, katër urdhra të ministrit Olldashi (nr. 150, 151, 152, 153) i fshijnë të katra kontratat respektivisht me firmat “Albanian Satelite Communication”, “Fiber Network Albania”, “Gener 2” dhe “Vëllezërit CINA”. Ministri, në shkresat e tij, i thotë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve që nuk është kompetencë e saj lidhja e këtyre kontratave. Në argumentet shtesë për anulimin e katër kontratave është edhe mungesa e konkurrencës në lidhjen e tyre. “Subjekti rezulton se është lejuar të ushtrojë veprimtari tregtare në fushën e komunikimeve në një fushë ku ligjvënësi ka garantuar, përmes ligjit, konkurrim mes subjekteve në treg të hapur”. Pra, sipas Olldashit, nuk duhet që Drejtoria e Rrugëve të jepte pa konkurrim këto katër të drejta për katër kompani që duan të shtrojnë fibra optike anës rrugëve kombëtare. Me këto argumente, katër urdhrat e Olldashit më 9 dhjetor të vitit 2009, i bëjnë nul katër kontratat e Drejtorisë së Rrugëve.
Superkontrata
Por, vetëm tetë muaj më vonë, një urdhër i po të njëjtit ministër, pa asnjë konkurrim, i jep të drejtën një firme tjetër të kryejë të njëjtat punime që po bënin katër firmat e anuluara. E drejta i jepet në mënyrë të habitshme për një periudhë 40-vjeçare dhe duke i garantuar monopol të plotë në treg. Urdhri i datës 23 gusht 2010 i jep të drejtën shoqërisë “Albanian Telecommunications Union” të përdorë të gjitha rrugët kombëtare për ndërtimin e rrjeteve me fibra optike për lidhjen e internetit. Urdhri i garanton firmës përdorimin e rrjetit për 20 vite me të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera, në mënyrë ekskluzive. Në nenin 16 të shtojcës së kontratës thuhet: “Kjo leje ka afat vlefshmërie prej 20 vitesh, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj, por për shkak të vlerës së lartë të investimit dhe kostos së vetëshlyerjes së tij, ripërtërihet automatikisht për të një periudhë tjetër 20-vjeçare”. Pra, për 40 vite, firma, me urdhrin e Olldashit, nuk duhet të ketë konkurrentë të tjerë. Por nuk është ky i vetmi monopol dhe skandal në urdhrin e ministrit. Në kontratë specifikohen edhe kushte të tjera të frikshme për konkurrencën. Kështu, firma do të ndërtojë anës të gjitha rrugëve kombëtare 6 fibra optike. Nga këto, 2 janë të sajat dhe do të përdoren ekskluzivisht prej saj. Katër linjat e tjera do të tregtohen, por me kushte të vendosura nga ajo. Kështu, nëse një kompani tjetër do të dojë të përdorë fibrat optike, do të duhet të negociojë me firmën që i ka dhënë të drejtën Olldashi. Në kontratë ministri ka konfirmuar se “kur subjekti ‘ATU’ dhe subjekti tjetër, për një periudhë tremujore negocimi mes tyre, nuk bihen dakord për kushtet mes tyre, në çdo rast, negocimi është vetëm për çmimin, organi kompetent për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve do të jetë gjykata”. Pra, i lejohet de facto e drejta e çmimit firmës edhe për katër linjat e tjera. Ose prano çmimin tim, ose shko në gjykatë. Në këtë mënyrë, më datë 23 gusht 2010, ministri i Transporteve ka vendosur monopolin për një afat minimalisht 40-vjeçar në përdorimin e fibrave optike dhe, rrjedhimisht, internetit në të gjithë vendin. Kompania në kontratë zotohet që do të kryejë një investim prej 40 milionë eurosh.
Çfarë fiton shteti
Nga e gjitha kjo superkontratë që do të çajë rrugët nga veriu në jug për gërmimin dhe vendosjen e fibrave optike, buxheti i shtetit fiton 4 për qind të xhiros së kompanisë. Edhe shifrën e pagesës vjetore e ka vendosur vetë ministri i Transporteve, pa asnjë dijeni të ministrit të Financave. Kaq ka menduar Ministria që nuk ka asnjë lidhje me Telekomunikacionin dhe Financat dhe kaq është vendosur për 40 vite me radhë pagesa për këtë shërbim monopol. Ministri, në dokumentin e lidhjes së kontratës, nuk ka asnjë mendim të AKEP-it, institucioni i miratuar nga Kuvendi për komunikimet. Më keq akoma, ndryshe nga Ministria e krijuar rishtazi pas vitit 2009, për Telekomunikacionet, kontrata, me urdhër të Olldashit, nuk merr parasysh asnjë mendim apo strategji që po kryhet nga kjo ministri. Paradoksale bëhet kontrata në pikën e fundit, ku thuhet se Ministria njofton Degën e Thesarit për lidhjen e kontratës. Kjo në mënyrë që kur buxhetit të shtetit t’i bëhet hyrje pagesa prej 4 përqindësh e xhiros, Ministria e Financave të mos habitet, por të jetë njoftuar më parë për këtë pagesë.

Pikat absurde të kontratës

1. Heqja e së drejtës që kishin katër kompani, konkurrente mes njëra tjetrës, dhe dhënia e së drejtës një kompanie të vetme dhe ekskluzive.

2. Lidhja e kontratës nga Ministria e Punëve Publike dhe Transportit pa pasur asnjë pikë ku të merret mendimi i AKEP, apo Ministrisë së Telekomunikacioneve.

3. Dhënia e së drejtës monopol prej 40 vitesh.

4. Ndarja e kapacitetit 2 linja për vete dhe katër për të tjerët.

5. Vendosja e çmimit të qirasë për katër linjat nga vetë kompania, ose në të kundërtën, gjyq në gjykatë. Në fushën e telekomunikacioneve, është AKEP që zgjidh mosmarrëveshjet, jo gjykata.

6. Vendosja e një tarife pagese vjetore pa dijeninë e Ministrisë së Financave, AKEP-it apo Ministrisë së Telekomunikacioneve.

Rruget qe do hapen

Tiranë-Vorë-Milot-Shkodër-Han i Hotit
Shkodër-Muriqan

Milot-Kukës-Morinë

Vorë-Durës-Rrogozhinë-Elbasan-Librazhd-Pogradec-Tushemisht-Përrenjas-Qaf-Thanë

Pogradec-Kapshticë

Rrogozhinë-Lushnjë-Fier-Vlorë

Fier-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë

29 Komente

Po prishet koalicioni apo si eshte ky muhabet?

 E vura re dhe te ai WikiLeaksi me 7 emra. Olldashit ia ngulte me forte Panorama.

Filma aman, harruat si tha Sala ne parlament ? "Pozita per te bere korrupsion eshte ! Opozita, qe ti bjeri !"
Kjo pra eshte rruga e mbarë : une qeveris (vjedh), ti më shan ! Por ne parlament po pati mundesi, ok ?
Sa ka fillu po hë !  smiley

 

mire qe ky kodoshi e ka bere ne sekret dhe jashte kopetencave, por minimalisht te kater firmat qe e kishin si biznes te tyre pse nuk reaguan publikisht? Ma do mendja se ose kjo qe thuhet me larte nuk ka ndonje vlere te majme financiare (nuk jam ne gjendje komentoj per kete lloj biznesi pasi nuk e njoh), ose keto firma jane te krimbura ne korupsion dhe kane frike te dalin hapur e te perballen me shtetin. Ka me shume mundesi kjo e dyta. 

bwah, i perzim me pamjen prej thithlope te oldashit, ky lajm krijon probleme urthi! pepto bismol...

Robi qe ka marre punen eshte nje mik i sales, nje bashkim ulaj, ne mos gabohem. Olldashi ka bere ate qe i kane thene.

Sa i perket atyre qe thote withers ne kabllogram. nuk thote per narkotrafikant, por qe ka mbeshtetur halabak per te marre vota.  pra favore per kriminel .  personalisht jam kunder, por ata lloj njerezish atje perfundojne prape. nuk osht noi koke olldashi per me te bo nomin. ene rama sia tha kot odelja epitetin

Rruga e Arbrit, fituesi i paracaktuar
salih Berisha roja
Bashkim Ulaj (rechts)

(Dërguar më: 11/04/11) Tedi Blushi

Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve ka zhvilluar në datën 8 prill dy tendera. I pari ka qenë ai për ndërtimin e ‘Rrugës së Arbrit’ (segmenti Ura e Brarit – Hyrje tuneli Qafë Murriz&eumlsmiley, me fond limit të përcaktuar, vlerën prej 1.945.051.750 lekësh. Ndërsa tenderi i dytë ka pasur për objekt prokurimi sistemim-asfaltimin e rrugës Librazhd-Qafë Stude (loti 3). Fondi limit i përcaktuar ka qenë 1.894.399.110 lekë. Për të mundësuar që të dy këto tendera të fitohen me vlerën e tyre të plotë, nga ana e DPRR-së është vendosur një kriter diskriminues, që aktualisht e plotësojnë vetëm dy firma. Bëhet fjalë për kompanitë “Gener 2” dhe “Victoria Invest”, të cilat dyshohet se janë paracaktuar si fituese.
Kriteri diskriminues
Tek kërkesat e kualifikimit të të dyja prokurimeve, kriteri diskriminues i vendosur nga ana e DPRR-së është se “kandidati/ofertuesi duhet të dorëzojë licencën profesionale për ekzekutimin e punëve me kategorinë NS-10 G (shtresa dhe mbistruktura speciale) me vlerë të punimeve të kryera mbi 800 milionë lekë”. Pikën e licencimit NS-10 G, deri para dy muajsh, nuk e ka disponuar as edhe një shoqëri e licencuar në Shqipëri në fushën e ndërtimeve. Kjo pikë licence iu jepet firmave për punime speciale siç janë pistat aeroportuale dhe nuk ka të bëjë fare me ndërtimin e rrugëve. Për të shmangur konkurrencën, “Gener 2” dhe “Victoria Invest” iu është dhënë kjo pikë licence vetëm para dy muajsh. Duke qenë të sigurt se nuk ka asnjë firmë tjetër që e plotëson kushtin NS-10 G, atëherë nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve është përdorur ky kriter tek të dy tenderat. Dyshohet se “Gener 2” dhe “Victoria Invest” janë futur në tender, tek njëra në vend të parë dhe tjetra plotësuese dhe tek tenderi tjetër anasjelltas. Të bindura se në të dy prokurimet nuk mund të marrë pjesë asnjë firmë tjetër vlera do të jetë e plotë pa ulje. Tendera të tillë të zhvilluar vetëm pak kohë më parë janë ulur me mbi 30 për qind. E kontaktuar dje nga “Gazeta Shqiptare”, zëdhënësja e Ministrisë së Transporteve, Arminda Qylafku nuk ka preferuar të bëjë as edhe një koment lidhur me fatin e tenderit për ndërtimin e rrugës së Arbrit apo asfaltimit të rrugës Librazhd-Qafë Stude. Në rast se në datën 8 prill, fitues të të dy tenderave janë shpallur “Gener 2” dhe “Victoria Invest”, atëherë prapa skandalit dyshohet se fshihet edhe një aferë e madhe korruptive, pasi në vlerë totale të dy prokurimet kapin shifrën rreth 4 miliardë lekë. Pronari i shoqërisë “Gener 2” është Bashkim Ulaj, në pallatin e ndërtuar prej të cilit, banon aktualisht kryeministri, Sali Berisha. Ulaj njihet gjithashtu dhe si një prej biznesmenëve më të afërt pranë shefit të qeverisë.
Favorizimi
Avokati i Prokurimeve në raportet e tij vjetore të dy viteve të fundit (2009 dhe 2010) në mënyrë të përsëritur ka ngritur si shqetësim kryesor vendosjen nga autoritetet shtetërore kontraktore të kritereve diskriminuese në hartimin e dokumentit të tenderit. Sipas Avokatit të Prokurimeve, kriter diskriminuese kanë si synim favorizimin e subjekteve të caktuara, firmave tenderuese, duke krijuar premisa për shmangien e konkurrencës së ndershme.

 ...ore shikoni se mos eshte aksionere Argita ne kete mesele, se ndryshe nuk behet kjo pune............. me siguri eshte Argita ne mes.......

Artikull kot, pa asnje informacion. Nuk thote asgje per kater kompanite qe shfrytezonin perpara linjat e internetit. Pastaj ketu me sa po marr vesh behet fjale per linja te REJA interneti me fibra optike. Pra nje kompanie i eshte dhene e drejta eksluzive e shfrytezimit per 40 vjet ne kembim e ndertimit te tyre. Kompania nderton linjat dhe shteti i jep te drejten e shfrytezimit. Tjeter gje. Interneti publikut sot nuk besoj se cenohet nga kjo gje. Thjesht do te kete mundesi per te pasur internet me te shpejte. Tjeter me sa marr vesh, kompania dy linja do ti ruaje per vete, 4 per t'ja dhene me qera te tjereve. Si perfundim eshte konsumatori final qe do te percaktoje cmimin e kesaj qeraje. Nese do te jete teper i larte, do te vazhdoje me linjat aktuale, pra kompania e pare do te jete e detyruar te jape me qera linjat e disponueshme me cmim te arsyeshem. Tjeter gje akoma, 40 vjet e drejte ekskluzive ne kete fushe jane te paperfillshem, nuk vlejne asgje. Zhvillimi teknologjik i nxjerr jashte loje monopolistet. Armiku me i forte ndaj monopolit, nuk eshte shteti, por tregu dhe ndermarrja e lire.

Artikulli nuk eshte fare kot (per ata qe duan te lexojne sigurisht):

...të gjitha linjat e interkonjeksionit me fibra optike, në të katër pikat kufitare të vendit do të jenë monopol. ....Olldashi, për të vendosur këtë monopol, ka shkatërruar aktivitetin e katër kompanive që vepronin në këtë fushë. Të katra kompanitë, me urdhrin e Olldashit, kanë ndërprerë punën duke ia lënë të gjithë tregun kompanisë tjetër, që ministri e ka zgjedhur po me firmën e vet. 

Pra konsumatorit i hiqet e drejta per te pasur kete lloj sherbimi nga ofrues te ndryshem dhe per me keq akoma, firmave te interesuara i futen brylat ne favor te nje kompanie te caktuar. P aiu fut ne detaje termave te tjera te kontrates......  Fitues ne kete mes del vetem bashkimi dhe ndoshta ajo tjetra me hunden si grep hajdutash.

Pra konsumatorit i hiqet e drejta per te pasur kete lloj sherbimi nga ofrues te ndryshem

Jo, behet fjale, me aq sa kuptohet, per nje strukture qe do te jepet me qera, jo ofrues interneti

Ndoshta je me i zgjuar se une. Ose me i ditur. Une lexoj qe nje kompanie i eshte dhene e drejta ekskluzive per shtrimin me fondet e saj te nje rrjeti. Pse i eshte hequr kjo e drejte te tjereve, nuk e di? Sic nuk e di sa e leverdishme do te ishte per konsumatorin final 4 operator te ndryshem, sepse mos kujto qe secili do te shtronte rrjetin e tij, por do te perdornin rrjetin e njeri tjetrit sipas nevojave. Sidoqofte, me aq sa thote lart, nuk tregon asgje. Suksesin apo jo te kesaj kompanie e tregon tregu. Nese si monopolist (monopolist e pasakte ne fakt, se internet e ofrojne me platforma e menyra te ndryshme shume te tjere) do te aplikoje qera te larte, qeramarresi-shperndares do te aplikoje tarifa te larta klientit final. Nese keto do te jene te larta, nuk do te kene sukses dhe askush nuk do te marre me qera rrjetin.

pa i hyre argumenteve teknike se nuk jam kopetent, ajo qe me habit eshte sesi ka mundesi qe kjo e drejte (koncesioni) nuk eshte tenderuar? Diku thuhet se firma eshte e detyruar qe ti jape shtetit 5% te xhiros ne formen e taksimit. Po pse nuk u be nje tender ku te fitonte ajo firme qe do ti jepte me shume shtetit psh? Ndoshta mund te kete hapesire ligjore per tia dhone eskluzivitetin e koncesionit nje firme te caktuar, por nese mendon per te ardhurat e shtetit (dhe jo ato vetjake dhe te paligjeshme) konkurimi eshte gjetja e sakte. 

e ku di gje une? ku merret vesh? nga artikulli?

Nqs eshte shkelur ligji i tenderimeve, atehere eshte i anullueshem ne gjykate. Me sa kuptoj, nje kompanie i eshte dhene e drejta te shtroje pergjate rruges linjat e fibrave optike. Ne kembim shteti merr 4% dhe pas perfundimit te kontrates shteti besoj (interpretim imi) behet pronar i linjave. 4 kompanite e tjera cfare ofronin? Nuk thote cfare ofronin. Njesoj si ato qe hapin pika karburanti buze rrugeve nacionale. Cfare paguajne? Asgje, mgjs shfrytezojne falas nje akses, nje eksternalitet pozitiv, qe shteti i ka krijuar.

 

 Qeveria vertet e ka tagrin per ti dhene te drejten nje firme, por jo per me shume nga sa e ka mandatin, se neserdej, vjen nje qeveri tjeter psh e opozites, dhe sigurisht qe dhe ajo ka tagrin per ti dhene te drejte nje firme tjeter, keshtu qe nuk pi uje ajo 20+20 vjet kontrate. Te pakten per kontrata me firmat shqiptare, se per kontrata te rendesishme ku futen ne loje kompani te fuqishme te huaja apo dhe shtete te huaja, kontrata te tilla normalisht duhet te aprovohen edhe nga opozita ne parlament, ose nga numrat e kartonit. 

nuk jane linja interneti eshte rrjet. pra kapaciteti qe mund te jepet me qera . dhe fibra ka kapacitet te larte.

problemi qendron qe shteti nuk le njeri tjeter te shtoje fiber . pra detyron tregun ta bleje tek ATU. dhe nuk behet fjale per shpenzime kolosale per shtrimin e fibres. fiber kane shtruar ne tirane te gjithe ISP-te ndersa ne segmente te caktuar te vendit edhe albtelecom, amc, vfal, em etj.

ky ka krijuar rrjetin per transmetim te te dhenave.  dhe te gjithe ata qe do duan ta perdorin do te paguajne cmimin arbitrar.

rrjet transmetimi kane edhe operatoret celular dhe albtelecom por qe nuk ka kapacitetin dhe lehtesite qe te ofron ky rrjet i ri i ndertuar tashme.  dhe qe ka nje kosto me te larte.

ASC ( dulak)  AFB( kokedhima)  kane qene lojtar ne kete treg. tani shteti favorizon dhe monopolizon tregun .

ky vjen merr monopolin dhe pret ti vijne parate. menyre te pasuruari shume efikase.

qe ti biem shkurt eshte monopol. dhe fitimprures

 

`ATU` te jete ndonje kompani serioze, e fuqishme, e njohur, edhe mund te pranoheshe nje koncesion i tille,  cdo kush mund te jete skeptik, dyshues, per keto lloje kompanish te panjohura,  duke patur parasysh dhe `ndershmerine ` e pushtetareve tane, te cilet jane shume te perfolur per afera dhe korrupsion ne ushtrimin e detyrave te tyre, dyshimi behet me i madh se BRENDA KETYRE KONTRATAVE vertet ka afera midis pushtetareve dhe kompanive te panjohura, te cilat mund te rezultojne ne te ardhmen Piramid!

Se sa serioze eshte kjo ATU-ja mund ta shikoni website-in e saj:

http://www.albtu.com/al/harta.html

Aty do te shikoni nje harte te vjeter ku kjo kompani do te shtrije aktivitetin e vet, harte e Shqiperise me kufijte e ishJugoslavise, se sa bashkekohohore eshte kjo ATU, askush nuk e di! Nga website ATU duket i dobet!

e lexova artikullin dhe me te vertete shkelja e ministrit eshte flagrante dhe teresisht abuzive. Por ajo qe me habit eshte se pse keto te kater firmat e "persekutuara" nga ministri nuk kane bere zhurme fare?

sheme, kjo histori ka nja 6 muaj (te pakten). ajo qe me habit mua (ose qe mezi po pres ta mesoj ne ditet ne vazhdim) eshte pse lsi-ja i eshte turr olldashit dhe a e ka me olldashin apo e ka me pd-ne? firmave s'ja mban tajarja te bejne zhurme, se i shkojne per kontroll maskat, sorry tatimet smiley

E gjeteeeen vangjeeeeeel smiley

Pollo, pas sulmeve të Panoramës ndaj Olldashit

Qartësohet prapaskena  e sulmeve të gazetës Panorama ndaj Ministrit Olldashi, lidhur me kontratën antiligjore të tij me një nga kompanitë në pronësi të Bashkim Ulaj për shtrimin e kabllit optik në gjithë Shqipërinë. Bëhet fjalë për një kontratë monopol të lidhur mes Ministrisë së Transportit dhe kompanisë ATU, e cila është pjesë e bizneseve të familjes Ulaj, njerëzit më të afërt të Berishës në biznes. Kontrata i ka dhënë fuqi Ulajt të shkatërrojë akset kryesore rrugore të Shqipërisë dhe të çajë mespërmes dhe autostradën e quajtur “Rruga e Kombit”, e cila është masakruar ende pa filluar punë. Kjo kompani po çan gjithë rrugët kryesore të vendit duke shkelur ligjet aktuale në fuqi. Sipas një rregulloreje të Drejtorisë së Rrugëve, kjo kompani duhet të depozitojë një masë sigurei prej dhjetë për qind të vlerës së rrugëve para se të shkatërrojë ato. Përfytyroni që kjo vlerë për Rrugën e Kombit shkon 100 milionë euro.

Kontrata është vërtet skandaloze dhe antiligjore, por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte botimi i saj nga gazeta “Panorama”, një e përditshme proqeveritare e lidhur ngushtë me Bashën, Metën dhe pjestarë të tjerë të qeverisë. Burime nga gazeta Panorama saktësojnë se pas sulmeve nuk qëndron Lulëzim Basha siç mendohej, por Genc Pollo, Ministër i Teknologjisë. Pollo është në konflikt me projektin Ulaj- Olldashi, pasi ai është duke prokuruar të njëjtin projekt për llogari të qeverisë shqiptare. Duke qenë se pas zhvillimeve të fundit në PD, ai ndjehet i mënjanuar, ai nuk ka ngurruar të sulmojë në fakt një nga njerëzit më të afërt të Familjes Berisha në biznes, Bashkim Ulaj.

Pollo dhe Ulaj kanë një armiqësi të vjetër. Në vitin 1999 kur Pollo ishte kundër Berishës e akuzoi atë se ka përfituar miliona dollarë nga skemat piramidale dhe i ka investuar ato në New Jersey të SHBA tek disa biznesmenë të afërt me gruan e tij. Familja Ulaj është e vendosur në New Jersey dhe kanë aty disa investime, të cilat tashmë në raport me investimet në Shqipëri janë minore.

Familja Ulaj është shumë e lidhur me Familjen Berisha. Ata vijnë nga i njëjti fshat në origjinë me Liri Berishën dhe kanë një lidhje të fortë dhe të konsoliduar familjare. E gjithë familja Berisha dhe fëmijët e tyre jetojnë në pallatin e Bashkim Ulaj. Brenda  katër vjetësh nën pushtetin e Berishës Ulaj ka përfituar shumë biznese me ndihmën e shtetit, sic janë dy licenca për fabrika çimentoje, koncesione në minera, tendera për furnizimin e ndërmarjeve publike dhe janë bërë papritur kompani lider në ndërtimin e rrugëve përmes privilegjeve të siguruara nga Olldashi. Avokat i Ulaj është Argita Malltezi Berisha.  Kjo ka nxitur shumë zili brenda qeverisë, por dhe në bizneset e tjera që po shaktërrohen nga konkurenca  e pandershme e tyre.

Pollo është i pari zyrtar i qeverisë që guxon të ngrihet kundër tyre dhe kjo vlen për tu përshëndetur. Ngelet të shikojmë si do reagojë Berisha, por shanset më të mëdha janë që ai të distancohet më shumë nga gazeta Panorama se sa nga Pollo.

http://www.gazetatema.net/web/?p=39628

"Gener 2" dhe ATU kane te njejtin pronar. Pak googlim dhe rezultati del i qarte.

 Ky o osht o bo vete......

Po se ç'pune ka ky me linjat e internetit, kur kjo eshte detyre e dikasterit te  Pollos, hajde e merre vesh kete pune, po keta te dy sa nuk jane rraf me grushta per kete pune....tani ja ve fajin Irfanit ky, po Fanja osht çun persmari...........

Olldashi: Më sulmojnë për shkak të prishjes së një ndërtimi të parregullt

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, ka dalë në një konferencë për shtyp sot në lidhje me akuzat që po i bëhen prej dy ditësh nga e përditshmja Panorama për një aferë me një tender monopol për linjat e internetit. Olldashi paraqiti në konferencë dy foto të një godine disakatëshe, e cila sipas tij është ndërtuar në shkelje të ligjit në tokë bujqësore. Ai tha se objekti ndodhet në zonën e Dajtit, por nuk i përket as komunës e as Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, ndaj objektit ka nisur masa e prishjes nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit. Ai deklaroi se pas objektit është pronari i gazetës Panorama, që ka nisur sulmet ndaj tij. Olldashi tha se kërkon nga prokuroria që të nisë hetimet, nga ai vetë i pari për këto dy çështje.

alidemso, mos prit me e lexu gjith ket... si esht puna me dy llafe. une e kuptova si vramje te konkurrences ket, qe eshte thelbi i kapitalizmit. pa dit hollsina.

 Jaaa dhe e vertetaaaa......

Beteja kundër Olldashit për internetin: Pse Pollo ka të drejtë?

Ka një konflikt real mes projektit Pollo për infrastrukturën e internetit dhe projektit Ulaj- Berisha, firmosur nga Olldashi. Berisha po bën asnjanësin, ndërsa Olldashi duket se është vënë në shënjestër për tu bërë kokë turku

Pas disa ditësh Ministria e Informacionit dhe Teknologjisë do të shpallë një tender publik për dhënien me koncension të një kompanie, të një projekti që parasheh ndërtimin e një rrjeti kombëtar për shpërndarjen e internetit dhe lidhjen e tij me pikat dalëse kufitare të Shqipërisë. Tenderi që do të shpallet nga Genc Pollo bie ndesh me një projekt privat të kompanisë “Albanian Telecommunications Union”, i cili është duke e bërë fakt të kryer ndërtimin e këtij rrjeti falë një kontrate që kjo kompani ka nënshkruar me Ministrin e Transportit, Sokol Olldashi një vit më parë.

Gazeta Panorama ka nisur prej dy ditësh një sulm ndaj Ministrit të Punëve Publike dhe Transportit, Sokol Olldashi për këtë shkak duke u nisur nga shkresa nr. 120, e datës 23.08.2010, e cila i jep të drejtën shoqërisë “Albanian Telecommunications Union” për ndërtimin e rrjetit të fibrave optike me përdorim ekskluziv.

Urdhri i Ministrit Olldashi krijon një situatë monopol në infrastrukturën e shpërndarjes së internetit në vend si dhe në bankën e ruajtjes të së dhënave në Shqipëri. Vendimi i Olldashit është antiligjor dhe cenon realisht konkurrencën në vend, pasi është ndërmarrë duke anuluar projekte të ngjashme të nisura më parë nga katër kompani shqiptare dhe është sanksionuar ndalimi i veprimtarive të ngjashme për 40 vite më pas, afërsisht sa të jenë gjallë dy nënshkruesit.

Tenderi i shpallur nga Ministri Pollo ka vënë në pozitë të vështirë kryeministrin Berisha, i cili praktikisht konsiderohet pronari de facto i kompanisë “Albanian Telecommunications Union”, e cila është në pronësi reale të Bashkim Ulaj, biznesmenit të familjes së tij. Kjo ka rritur ndjeshëm tensionin në qeveri, dhe ka acaruar raportet mes Sali Berishës, Sokol Olldashit dhe Genc Pollos. Berisha po përpiqet ta mbajë nën kontroll skandalin, duke lejuar një gazetë afër tij të sulmojë Olldashin deri tek prika që nuk preket Ulaj dhe po ashtu t’i hapë rrugë Pollos të bëjë tenderin, por pa prekur investimin e deritanishëm të Ulaj. Burime të gazetës TemA mësuan se Ulaj i është drejtuar gjykatës së Tiranës kundër qeverisë shqiptare për këtë tender që po hap, i cili sipas tij bie ndesh me kontratën që ai ka nënshkruar me Ministrin Olldashi.

 

Historia e pistë e shmangies së konkurrencës

Kontrata mes “Albanian Telecommunications Union” dhe Ministrit Olldashi erdhi pasi pronari real i kësaj kompanie, Bashkim Ulaj, kishte marrë më parë bashkë me tri kompani të tjera një licencë për këtë infrastrukturë. Duke parë leverdinë e saj, ai përdori pushtetin për t’i nxjerr ato nga gara dhe për të qenë i vetëm në këtë biznes.

Katër kompani në vitin 2009 kishin lidhur kontrata me Drejtorinë e Përgjithshme të Rrugëve për përdorimin e rrugëve kombëtare, hapjen anësore të tyre dhe shtrimin e fibrave optike drejt pikave kufitare të vendit. Më 9 dhjetor të vitit 2009, katër urdhra të ministrit Olldashi (nr. 150, 151, 152, 153) i fshijnë të katra kontratat respektivisht me firmat “Albanian Satelite Communication”, “Fiber Network Albania”, “Gener 2” dhe “Vëllezërit CINA”. Këtu qëndron dhe korrupsioni real. Një nga këto katër kompani, ajo e quajtur Gener 2 është kompani e Bashkim Ulaj, biznesmen i familjes Berisha, i cili po fiton monopole gjithandej në tregun shqiptarë të ndërtimit të rrugëve, koncesioneve minarere, fabrikave të çimentos, koncesioneve në porte etj. Duke parë leverdinë e kësaj pune, presidenti i kësaj kompanie duket se i ka sugjeruar Olldashit anulimin e katër kontratave dhe lidhjen e një kontrate të re që Ulaj e ka riformuar më pas me një ortak grek, të cilin së fundi e ka nxjerrë nga loja.

Kompania  “Albanian Telecommunications Union” figuron e krijuar në 24/02/2010, pra disa muaj pasi Olldashi ka anuluar katër kontratat e mëparshme. Isuf Ahmetaj është nip i Bashkim Ulaj me banim në SHBA, dhe është pronar formal i kompanisë me 80 përqind, ndërsa grekët që morën përsipër ndërtimin e serverit të kësaj kompanie në autostradë kanë 20 për qind, të cilët së fundmi i kanë rikthyer tek pronari real. Zyrat e kompanisë janë te kulla e Bashkim Ulaj pranë RTVSH, ABA Business Center.

 

Kontrata i jep monopol Familjes Berisha- Ulaj për gjysëm shekulli

Kontrata e firmosur nga Sokol Olldashi me kompaninë e re të krijuar nga Bashkim Ulaj i jep të drejtën në mënyrë të paprecedent për një periudhë 40-vjeçare kompanisë Ulaj- Berisha me qendër në New Jersey. Urdhri i datës 23 gusht 2010 i jep të drejtën shoqërisë “Albanian Telecommunications Union” të përdorë të gjitha rrugët kombëtare për ndërtimin e rrjeteve me fibra optike për lidhjen e internetit. Urdhri i garanton firmës përdorimin e rrjetit për 20 vite me të drejtë rinovimi edhe për 20 vite të tjera, në mënyrë ekskluzive. Në nenin 16 të shtojcës së kontratës thuhet: “Kjo leje ka afat vlefshmërie prej 20 vitesh, duke filluar nga data e nënshkrimit të saj, por për shkak të vlerës së lartë të investimit dhe kostos së vetëshlyerjes së tij, ripërtërihet automatikisht për të një periudhë tjetër 20-vjeçare”.

Skandali është se kjo kompani ka çarë rrugët kryesore të vendit pa depozituar asnjë lek për dëmet që ka sjellë. Rruga e Kombit, që ka kushtuar 1 milionë euro, tashmë është e masakruar prej kësaj kompanie edhe pse shqiptarët kanë paguar që bashkë me rrugën të bëhet dhe një aneks në anë të saj ku kalojnë poshtë tuba ku mund të shtrohen kabëll interneti. Pra, Ulaj nuk ka pranuar të përdorë tubat që ndërtuesi i rrugës ka lënë në dispozicion të këtyre projekteve respektive, por ka ndërtuar tubin e vet për t’i shitur qeverisë një shërbim për të cilin qeveria ka paguar një herë me paret e taksapaguesve shqiptarë.

Në këtë pikë Ministri Genc Pollo ka të drejtë pasi qyshkurse ai është bërë Ministër i Teknologjisë është vendosur rregull që çdo rrugë e re që ndërtohet të ketë tubin ku kalojnë kabllot e internetit apo telekomit. Fakti që Olldashi ndërton rrugë me tubo të gatshme për kablle, dhe jep edhe licencë për të rihapur rrugët dhe për të shtruar kabllo private është tërësisht e jashtëligjshëm dhe i dënueshëm.

Në kontratë specifikohet se firma do të ndërtojë anës të gjitha rrugëve kombëtare 6 fibra optike. Nga këto, 2 janë të sajat dhe do të përdoren ekskluzivisht prej saj, kurse katër linjat e tjera do të tregtohen, por me kushte të vendosura nga ajo. Po ashtu Ministri ka caktuar në mënyrë antiligjore vlerën që duhet t’i paguajë kjo kompani shtetit në masën 4 për qind të xhiros së saj dhe nuk jep asnjë garanci për dëmet që u janë shkaktuar rrugëve apo pasojat e mëvonshme.

 

Rrugët që ka hapur kompania “Albanian Telecommunications Union”

Tiranë-Vorë-Milot-Shkodër-Han i Hotit

Shkodër-Murriqan

Milot-Kukës-Morinë

Vorë-Durës-Rrogozhinë-Elbasan-Librazhd-Pogradec-Tushemisht-Përrenjas-Qaf-Thanë

Pogradec-Kapshticë

Rrogozhinë-Lushnjë-Fier-Vlorë

Fier-Tepelenë-Gjirokastër-Kakavijë

 

 

Gjithë favoret e Berishës për kompaninë e Bashkim Ulajt

-Është favorizuar në çarjen e rrugëve për shtrirjeve e tubove për fibrat optikë. Përveç favorizimit për të kthyer në monopol linjat e internet, çarja e rrugës çon në prishjen e shpejtë të saj. Ndërkohë, në të gjitha anët e rrugëve të ndërtuara me fondet publike, janë vendosur tubot.

-Është favorizuar në marrjen e tenderave për ndërtimin e rrugëve gjatë periudhës së Olldashir, pa eksperiencë punë e pa mjete në pronësi. Kjo kompani ka marrë tendera me një vlerë mbi 80 milion euro për ndërtimin e rrugëve si: një pjesë të Rrugës së Arbrit, rrugën në Porto Romano, rruga në Milot, rruga e Gosës (Vila Boshtova), rruga në Qeparo të Sarandës, rruga në Tropojë dhe së fundmi një pjesë e rrugës Durrës- Rrogozhinë. Gjithashtu, firma është nën akuzë sepse rrugët i janë dëmtuar pak pasi janë ndërtuar.

-Është favorizuar në marrjen e tenderave me blerë prej 10 milion euro për ndërtimin e ujësjellësave në Kukës, Shkodër, etj. Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës- Kanalizimeve është në varësi të ministrit Olldashi.

-Është favorizuar në marrjen e tenderit për ndërtimin e kullës së re të Qendrës së Kontrollit të Trafikut Ajror me një vlerë prej 10 milion euro. Nga tenderi u skualifikuan ofertat ndjeshëm më të ulëta se ajo e kompanisë së Ulajt. Për më tepër, kontrata u shtua me një vlerë prej 2 milion euro. Duhet theksuar se të gjitha kontratat për tenderat i ka lidhur me vlerën e plotë të planifikuar.

-Është favorizuar në marrjen e disa koncesioneve me vlerë prej disa miliona eurosh, ndër të cilat përmenden: ndërtimi me koncesion i katër hidrocentraleve, për të cilat nuk janë zbatuar kushtet e kontratës e nuk ka nisur puna; marrja me koncesion e dy fabrikave të çimentos; marrja me koncesion e ndërtimit të parkingjeve nëntokësore në Tiranë dhe pritet të marrë me koncesion sillosat e çimentos në Portin e Durrësit.

per ata/ato qe kane qejf te lexojne gjera te bukura:

Berisha përballë vetvetes gjatë një dite pune

 

Nga Mero Baze

Pashë dje ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, duke folur në krah të kryeministrit të Shqipërisë. Sali Berisha u duk sikur u zgjua papritur, sikur e pickoi diçka kur ambasadori tha se në vendin e tij, në SHBA, para ligjit janë të gjithë njësoj. Të thuash këtë fjali në prani të kryeministrit të Shqipërisë është sikur të përmendësh litarin në shtëpinë e të varurit. Në të vërtetë nuk ishte vetëm fjalia e keqe, por dhe vendi i keq dhe tema e debatit e keqe. Ambasadori kishte zgjedhur një mjedis ushtarak për të folur, një mjedis i cili tre vjet më parë ka prodhuar një histori të përgjakshme korrupsioni, e cila kishte në qendër të saj të birin e kryeministrit dhe që përfundoi me 26 të vdekur. Tre vjet më pas, siç e parandjeu ambasadori i atëhershëm i SHBA, me këtë tragjedi u luajt një teatër. I biri i kryeministrit është i lirë dhe i paprekur, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë i papunë dhe i frikësuar, ish- Ministri i Mbrojtjes i kapur peng nga makthet e sekretit që mban, dhe kryeministri i sfilitur nga lufta e tij personale kundër të gjithëve, vetëm që i biri i tij të mos ndëshkohej nga drejtësia.

Nuk jam i sigurt se çfarë ka menduar Berisha në atë moment, por me siguri që ka mallkuar veten që zgjodhi atë vend me aq shumë kujtime të këqija për korrupsionin dhe shtetin ligjor. Sikur të mos mjaftojë kjo, në ato zyra endet një Shef i ri Shtabi, i cili figuron se merr nga 7 mijë dollarë për një ushtar që dërgohet në forcat paqeruajtëse në Afganistan apo Irak. Edhe atë ja kujtoi ambasadori Arvizu.

Berisha çohet me gjak të prishur dhe fytyrë të vrerosur në zyrën e tij. Sapo ulet u hedh një sy gazetave. Një ministër i tij, Sokol Olldashi, akuzohet se ka favorizuar një kompani për monopol interneti. Në një kohë tjetër Sokol Olldashi do shkonte në burg. Por kompania është pronë e Bashkim Ulajt, njeriut të cilit Berisha i ka besuar gjithë bizneset e Familjes së tij. Ky telash i ri e zemëron, por nuk ka fuqi t’i ulërasë askujt. Genc Pollo pret një telefon që Berisha t’i thotë ‘lëre këtë luftë’, por Berisha nuk ka fuqi ta bëjë. Olldashi pret një telefon që Berisha t’i thotë ‘mos çaj kokë se më ke mua’, por Berisha nuk ka fuqi ta bëjë. Irfan Hysenbelliu pret një telefon nga Berisha t’i thotë ‘boll tani, më thuaj çfarë do’, por Berisha nuk ka fuqi ta bëjë. Është i lodhur dhe i mundur nga historitë e pista që ka prodhuar vetë. Pastaj hap televizorin dhe dëgjon Sokol Olldashin që hedh poshtë akuzat pasi ka zbuluar se akuzuesi ka një pallat pa leje në Dajt. Në një kohë tjetër Berisha do të ngrinte telefonin dhe do t’i ulëriste Sokol Olldashit, ‘bëja rrafsh atë shtëpi atij banditi që shan qeverinë’. Ia ka pasë bërë dy vjet më parë për time motër dhe ja rrafshuan shtëpinë që më 5 të mëngjesit. Dje nuk kish fuqi ta bënte. Nuk e bënte dot se Olldashit mund t’i hapej oreksi dhe t’i thoshte duhet të prishim dhe pallatin e Lulëzim Bashës në Vlorë, ndërtuar mbi det, jashtë gjithë kritereve duke mbushur dhe detin me baltë. Fik prapë i dëshpëruar televizorin dhe s’di ç’të bëjë. Sekretarja e kërkon të flasë në telefon me Lulëzim Bashën, i cili e njofton se ka gjetur një djalë të mirë për drejtor të lejeve të ndërtimit në Tiranë që të marrë fund korrupsioni i Edi Ramës. Ky i duket pak si lajm i mirë. Pastaj mëson emrin, pastaj shfaqet onlinë lajmi se ky është arkitekti i pallatit të Lulëzim Bashës në Vlorë. Bie sërish në dëshpërim. Në një rast tjetër do t’i ulëriste Lulëzim Bashës ta hiqte atë plehrë dhe të gjente një tjetër, por kujtohet se lajmi mund të shkojë tek Topalli dhe të tjerë në parti dhe do ta shqyenin Lulëzimin pse nuk merr arkitekt të partisë, por arkitekt të familjes së gruas. E lë i dëshpëruar dhe këtë betejë dhe hap lajmet e Klanit. Edhe aty e sulmojnë Bashkim Ulajn, dhe ndryshe nga Irfani i përmendin dhe emrat. E duan një ulërimë dhe ata, por Doktori nuk ka fuqi, pasi disa muaj më parë u ka dhënë dhe atyre një leje të shtrijnë kabllo në gjithë Shqipërinë duke ndjekur linjat hekurudhore. Pastaj hap një gazetë tjetër. Akuza ndaj UET se ka marrë program doktoraturash. Bëhet gati t’i ulërasë atyre që kanë hedhur akuza, por kujtohet se i ka miq dhe ata. Duan dhe ata ndonjë copë. Hesht dhe ndaj tyre. Është i pafuqishëm të ngrejë zërin, të urdhërojë, të ndalë këtë tatëpjetë. Ngado që rrotullohet gjithë ditën i dalin historitë që ka prodhuar këto gjashtë vite në pushtet. I shfaqet shteti që ka ndërtuar, një shtet i frikësuar i tëri prej tij, një shtet ku Presidenti, kryeprokurorja, Shefi i Shtabit, Ministri i Mbrojtjes etj, shkojnë të rrëfejnë në “kishën e Withersit” frikën që kanë nga regjimi i tij. Ata të vegjlit, të parëndësishmit, lakenjtë, injorantët që mori për t’i shërbyer, tashëm janë turrur dhe vjedhin dhe ai s’ka më fuqi t’i ndalë. I përmendin djalin, vajzën, Bashkimin, Zamirin, Sandrin, Sokolin… Është një spirale e pashpresë e torturës së njeriut që duhet të përballet me problemet që ka prodhuar vetë. Dhe ai është duke u kalbur brenda tyre, pa pasur fuqi të kërkojë as ndihmë.

 

as e rru fare sala per asnje nga keto qe ka shkrujt mero.

per te vetmin qe e rru eshte mediu. se i ka djalin ne dore. te tjeret i hedh ne kosh te plehrave kur ti doje qejfi.

Sulmi ndaj ministrit te Transportit, Sokol Olldashi, eshte inspiruar nga ministri tjeter ne kabinetin qeveritar "Berisha", Genc Pollo. Burime konfidenciale te gazetes "Panorama" bejne te ditur se sulmi ndaj ministrit Olldashi eshte i inspiruar dhe frymezuar nga ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit, Genc Pollo. 
 Behet e ditur se Pollo ia ka premtuar licencen e fibres optike nje kompanie greke me te cilet Pollo ka miqesi te vjeter. Kjo shpjegon edhe sulmet ndaj Olldashit se ky i fundit i ka dhene leje nje kompanie shqiptare per te shtruar fibrat optike anash rrugeve nacionale, rruge qe administrohen nga ministria e Transportit.

Xhelozi apo pakenaqesi e tij per fibrat e kompanise shqiptare, kjo mbetet per t'u pare. Por ajo qe eshte mese e qarte, eshte se pas Dritan Priftit, kjo eshte hera e pare qe nje minister behet inspirues, frymezues, dhe furnizues i shtypit me kontrata apo dokumentacione te tjera, kunder nje ministri ne te njejten qeveri.
 

Kaposh, o kasetofon i prishur. Veri burimin materialeve qe sjell se kuptohen nga larg qe s'jane prodhim i mendjes tende:

Genc Pollo, inspirues i sulmit ndaj Sokol Olldashit
Koha Jone

http://www.kohajone.com/zarticle.php?id=...

Sulmi ndaj ministrit te Transportit, Sokol Olldashi, eshte inspiruar nga ministri tjeter ne kabinetin qeveritar "Berisha", Genc Pollo. Burime konfidenciale te gazetes "Panorama" bejne te ditur se sulmi ndaj ministrit Olldashi eshte i inspiruar dhe frymezuar nga ministri per Inovacionin dhe Teknologjine e Informacionit e te Komunikimit, Genc Pollo.

Kjo lufte e Pollos ndaj Olldashit vjen si rezultat i interesit te Genc Pollos per te qene ai tenderuesi i fibres optike per Shqiperine. Kjo gje u provua edhe dje ku ministri Pollo pas gjithe zhurmes qe u be kunder Olldashit, sajoi nje takim me nje kompani qe eshte e interesuar sipas tij, per te investuar ne fibren optike kombetare. Njoftimi zyrtar, i shkruar me nxitim dhe per me teper, pa elementet me elementare te nje njoftimi, (edhe emri i personit qe aludohej se ishte takuar Pollo nuk shkruhej), thoshte se "Kompania globale Cisco Systems eshte e interesuar per garen e Rrjetit Kombetar Brezgjere". Me tej njoftimi thur elozhe per kompanine qe do te marre pjese ne tenderin e qeverise shqiptare: "Ministri Pollo pati nje takim me nje delegacion nga kompania e mirenjohur Cisco Systems, te kryesuar nga shefi i divizionit per sektorin publik per Evropen dhe Azine, Z. Pluto. Ky i fundit shprehu interesin e kompanise Cisco Systems per garen koncesionare te hapur nga Qeveria per te ndertuar nje Rrjet Kombetar Brezgjere (National Broadband Network)". Me tej Pollo ne njoftimin qe shperndau, thekson se hyrja ne gare e Cisco Sistems, eshte nje zhvillim i rendesishem, i domosdoshem per zhvillimin ekonomik e shoqeror te Shqiperise dhe se ishte i kenaqur qe Cisco Systems, ka shprehur interes per kete gare.

Ne njoftimin e Pollos nuk thuhet perse perfaqesuesi i kesaj kompanie u takuan me Pollon, ne momentin qe gara per tenderin eshte shpallur zyrtarisht. Me te drejte shtrohet pyetja: Perse duhet te takohej Genc Pollo me nje prej kompanive qe marrin pjese ne gare.

Nderkohe nga informacionet e tjera, te perftuara prej disa muajsh, behet e ditur se Pollo ia ka premtuar licencen e fibres optike nje kompanie greke me te cilet Pollo ka miqesi te vjeter. Kjo shpjegon edhe sulmet ndaj Olldashit se ky i fundit i ka dhene leje nje kompanie shqiptare per te shtruar fibrat optike anash rrugeve nacionale, rruge qe administrohen nga ministria e Transportit. Njoftimi i se premtes i Pollos bie ere te keqe jo vetem pse Pollo takoi nje prej kompanive qe do te marre pjese ne tender por edhe per faktin qe ministri Pollo shperndan njoftim zyrtar per shtypin, per asgje me shume, por per faktin sipas tij, se ka takuar nje kompani te zakonshme ne zyre.

Ministri Pollo, ka hyre ne vitin e shtate ne postin e ministrit dhe eshte hera e pare qe ben njoftim te tille per shtyp. Nga 2-3 njoftime per shtyp qe ben mesatarisht ne vit, kete radhe, Pollo nxitoi te sjelle njoftimin per kompanine tenderuese te internetit. Nxitimi i Pollos per te shpallur takim me nje firme fibrash optike dhe per te bere njoftim zyrtar ne media, tregon me se miri se Pollo eshte organizator i sulmit ndaj Sokol Olldashit.

Xhelozi apo pakenaqesi e tij per fibrat e kompanise shqiptare, kjo mbetet per t'u pare. Por ajo qe eshte mese e qarte, eshte se pas Dritan Priftit, kjo eshte hera e pare qe nje minister behet inspirues, frymezues, dhe furnizues i shtypit me kontrata apo dokumentacione te tjera, kunder nje ministri ne te njejten qeveri.

Ore ku ta gjejme ta fitoje Cisco qe eshte lider boteror dhe jo nje vari lesht qe edhe faqen e internetit e ka cope cope

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).