Çka s'di se ç'është
Të shihesh e të mos prekesh dot,Një ekran i trashë nga atje këtu,Një bllok gri akulli me ne në mes,Dy miza të zëna paq në rrëshirë,të ngrira brenda, me at’ pak ajër,me atë pak jetë, me po ato fjalë,me njëri-tjetrin afër, po aq ndarë,të shihesh e të mos prekesh dot...E të lakmosh çka s’di se ç’është:çaste kur kujtesa ngec në cipën e trashë të kohës që na thellohetpërpara këmbëve, përnjëherëshhon e varr , shtëpi a kafaz qoftë,mirë është të kesh pasqyra mishipërqark, të tjerë si ti, të kesh dikë e të lakmosh çka s’di se ç’është
E ja, ne qenkëshim por s’mundeshim, s’kemi si,Shihemi, por s’kihemi dot, nuk mundemi të jemiçka vërtet jemi në këtë botë të shkretë. S’kemisi të mos jemi... pikëllimë na ngrin rrëshira herëpas here përmbi. Pikëllimë e ngricë na kullojnëlëkurët, zona të zeza nën sy e në kokë, kënetaku ne, ja, qenkëshim kur s’duhet e s’mundemi,s’kemi se si dalim nga bregu i rrumbullt i pikës,s’mundemi por aty brenda qenkëshim, si dritë e ngrirë nën cipë, dy miza dëbore të vitit të ri.Ne ngriheshim në ag e kishim rënë natën mbitokë, mbi dheun e tjetrit fshihnim atë si kufomënga sytë e botës pa iris sot, fshehur nën borë,e s’dinim ku ta varrosnim: gremisëm në gjoksnjë brengë të re, një plagë që na dhemb ende.
Të mos prekesh, por të shiheshnë një ekran të gjerë sa atje këtu,dy blloqe akulli gri me ne në mes,Dy robër, të zënë paq me pabesi,të mbyllur brenda, me at’ pak ajër,me atë pak jetëz, me po ata, ato,me njëri-tjetrin afër, po aq ndarë,të shihesh e të mos vdesësh dot......Të lakmosh çka s’di se ç’është:çaste kur mendja ngec në cipën e trashë të kokës që na thellohetpërmbi trung, njëherësh humnerëe varr, strehë, fole a pemë qoftë,Mirë është të të kesh ty përqarktë shikohesh në pasqyrën tënde,  e të lakmosh çka s’di se ç’është...



Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).