Nga ResPublica:

http://www.respublica.al/opinion/2011/9/7/tirana-eshte-e-qytetareve-jo-e-makinave

Ndërsa kryeqyteti shqiptar zgjeron rrugët për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve dhe policia jonë rrugore mbyll sytë para makinave të parkuara falas mbi trotuaret publike, shumë qytete evropiane janë duke bërë të kundërtën: po krijojnë mjedise haptazi armiqësore për makinat. Metodat e përdorura ndryshojnë nga qyteti në qytet, por misioni i përbashkët është i qartë – përdoruesit e automjeteve duhet të paguajnë shtrenjtë (në kuptim të drejtpërdrejtë dhe figurativ) që të binden për të përdorur forma transporti më miqësore ndaj mjedisit. Motoja evropiane sot është: “T’i bëjmë qytetet më të jetueshme për njerëzit, t’i çlirojmë qytetet nga makinat!” Këmbësori ka më shumë vlerë se makina në Evropë.

Qytete si Vjena dhe Kopenhageni i kanë kthyer qendrat në zona të gjera këmbësore. Barcelona dhe Parisi kanë reduktuar korsitë e automjeteve në favor të korsive të suksesshme për biçikleta. Shoferët në Londër dhe Stokholm paguajnë tarifa të kripura për të patur akses në zemër të qytetit. Gjatë dy viteve të fundit, dhjetra qytete gjermane janë bashkuar në një rrjet kombëtar "zonash mjedisore", ku mund të hyjnë vetëm automjetet jo-ndotëse (p.sh. ato elektrike ose hibride).

Zyrihu ka shtuar semaforë të shumtë në rrugët interurbane qëllimisht për të shkaktuar vonesa për punonjësit pendolarë nga qytete të tjera. Operatorët e transportit publik, nga ana tjetër, janë të pajisur me telekomanda që kthejnë dritat e semaforit në të gjelbër kur afrohet autobuzi ose tramvaji. Nënkalimet e dikurshme për këmbësorë, të cilat lejonin trafikun e automjeteve të rridhte lirisht në udhëkryqe, tashmë janë hequr. Shpejtësia e lejuar e automjeteve në sheshet kryesore është pothuaj e barabartë me shpejtësinë e biçikletës dhe këmbësorët në qendër nuk kanë nevojë të presin më shumë se 20 sekonda për njeriun e gjelbër të semaforit.

Në Amsterdam, pothuaj të gjithë ngasin biçikletën. Të marrësh një patentë në Hollandë kushton gati 1000 Euro. Në autoshkolla, shoferët e rinj hollandezë mësohen që, kur të jenë gati për të dalë nga makina, ta hapin derën me dorën e djathtë - kjo e detyron shoferin të rrotullojë majtas shpatullat dhe kokën dhe të shohë nëse po avitet ndonjë biçikletë. Gjithashtu, çdo fëmijë hollandez duhet të kalojë një provim të sigurisë rrugore të biçikletave në shkollë. Bashkëjetesa e formave të ndryshme të transportit është e ndërthurur me kulturën hollandeze. Çiklizmi nuk shihet thjesht si mënyrë për stërvitje apo argëtim, por si formë e mirëfilltë transporti. Drejtorët shkojnë në punë me biçikletë, fëmijët shkojnë në shkollë me biçikletë, amvisat bëjnë pazar me biçikletë. Çiklistët në Amsterdam i sheh të veshur me tesha të ndryshme, që nga xhinset deri tek fustanet e mbrëmjes.

Qytete të tjera me mentalitet të ngjashëm mirëpresin qendrat e reja tregtare dhe godinat e banimit, por kufizojnë rreptësisht numrin maksimal të vendeve të parkimit, të cilat janë të kushtueshme dhe shpesh të lejuara vetëm për personat me aftësi të kufizuara. Parkimi buzë rruge po zhduket kudo. Vitet e fundit, edhe ish “kryeqytetet e makinave” si Mynihu janë shndërruar në “parajsa këmbësorësh”.

Ndërkohë që një banor i Tiranës ëndërron ose kursen për të blerë makinë, shumë anëtarë të klasës së mesme evropiane po shesin automjetet duke i zëvendësuar me autobuz, tramvaj, ose biçikletë për në punë dhe me makina me qera për udhëtime jashtë qytetit në fundjavë. Ndërkohë që politikanët shqiptarë pretendojnë për makina shërbimi me shofer në dispozicion, 91% e parlamentarëve zviceranë marrin mjete të transportit publik për në punë. Ndërsa shumë shqiptarë i shohin makinat e tyre si shprehje të lirisë individuale të fituar me mundim pas diktaturës, për vëllezërit tanë evropianë të paturit e një makine është një barrë, dhe në zona urbane një barrë e dyfishtë.

Këto ndërhyrje përparimtare janë një risi për kontinentin. Dikur, e varfëruar dhe e lodhur nga lufta, edhe Evropa Perëndimore ndiqte një trajektore të njëjtë me Shqipërinë e sotme, me shumë njerëz të etur për makina private. Por dekada e fundit ka shënuar një ndryshim të ndërgjegjshëm në mendësinë e popullsisë dhe në politikat urbane të Evropës. Në shumë raste janë nevojitur masa ekstreme për të shkëputur njerëzit nga makinat e tyre - dhe përmirësimi i transportit publik ka qenë një hap i parë vendimtar. Efekti është i dukshëm tashmë.

Në përgjithësi, qytetet e Evropës kanë patur arsye të forta për të ndryshuar qëndrim. Shumica të ndërtuara para mbërritjes së makinave, rrugët e tyra janë të ngushta dhe të paafta për të përballuar trafik të rëndë. Transporti publik është përgjithësisht cilësor dhe karburanti shpesh kushton mbi €1.5/l duke shtuar së tepërmi shpenzimet e makinës. Për më tepër, pa pakësuar përdorimin e automjeteve, vendet e Bashkimit Evropian nuk mund të plotësojnë angazhimet e marra në Protokollin e Kiotos për uljen e ndotjes së ajrit (dioksidit të karbonit). Edhe Shqipëria e ka ratifikuar këtë pakt, por mjedisi është ende larg axhendës politike dhe shqetësimeve të përditshme të banorëve. Qytetet evropiane gjithashtu kanë kuptuar se, n.q.s. lejojnë makinat të mbretërojnë, nuk do të mund të plotësojnë normat gjithnjë e më të rrepta të Organizatës Botërore të Shëndetit për ndotjen e ajrit. Tirana ka nivele grimcash të ngurta në ajër, shumë të dëmshme për mushkëritë, disa herë mbi normën e rekomanduar nga OBSH-ja dhe mesataren e qyteteve evropiano-perëndimore. Ky fakt këtu anashkalohet si diçka pa rëndësi përballë problemeve të tjera të vendit.

Urbanistët evropianë në përgjithësi janë në një mendje se një rritje e përdorimit të makinave në zona urbane nuk është e dëshirueshme askund – aq më pak në qytete si Tirana ku familjet me automjete nuk përbëjnë shumicën. Ekspertët përllogarisin se në total një person me makinë zë 115 metra kub të hapësirës urbane ndërsa një këmbësor zë vetëm 3. Pra, është e padrejtë që një pakicë me automjete të “gllabërojë” një sasi kaq të disproporcionuar të qytetit.

Mirëplanifikimi urban mund të sjellë ndryshime të vlefshme kulturore. Nga ana tjetër, zbatimi i politikave urbane përparimtare kërkon vullnet politik, frymë komunitare, dhe besim tek qeverisja vendore, karakteristika këto që i mungojnë – dhe jo pa arsye - popullsisë individualiste të Tiranës së sotme. Por, duhet të kuptojmë se rikompozimi i qytetit në bazë të parimeve “anti-makinë” dhe “pro-njeriut” është jo vetëm i pranueshëm sot, por do të përbëjë një çlirim të vërtetë fizik dhe mendor nga pushtimi i automjeteve.

 

*Ky artikull është përshtatur nga një reportazh mbi temën e transportit të qëndrueshëm, botuar në gazetën New York Times:

http://www.nytimes.com/2011/06/27/science/earth/27traffic.html?_r=1&pagewanted=all

36 Komente

..dmth do behet Tirana sic ka qene..

pse keq ka qene?

e mire, parimisht ok, por tirana nuk e ka problemin tek makinat. numri i makinave per banore eshte padiskutim shume me i vogel sesa ne kryeqytetet qe permenden ne artikull. rruget ne tirane kane kapacitet per te absorbuar edhe 30% me shume automjete sesa ka ne qarkullim. problemi eshte qe katunari shqiptar here me shume e here me pak eshte si ai burri me tojota i kolos. persa kohe kafshet nuk mesohen te respektojne rregullat e qarkullimit, te respektojne kembesoret, dhe pike se pari te respektojne veten, gjithmone dy gjera jane te sigurta;

1. ne tirane trafiku do jete katastrofe

2. ne zgjedhje gjithmone basha do marri 50% +-10 vota

 rruget ne tirane kane kapacitet per te absorbuar edhe 30% me shume automjete sesa ka ne qarkullim.

Po swed po, nga e gjete kete shifer? Rruget ne Tirane sa nuk po plasin nga trafiku, me shpejt shkon ne kembe aty ky je nis.

Vallaj swedo ma shuj edhe mu kuriozitetin po deshe qe te mos vdes injorant. Ku e gjete kete perqindje?

Une per kete pune jam ketu, qe te shuaj kuriozitetin tuaj smiley
Vjet bashkia mori nje kompani te huaj konsulence per te hartuar nje plan a master-plan transporti a lesh (dicka te tille). Me ngjan se ishte kompani italiane. Ata thane qe me infrastrukturen egzistuese mund te perballohen edhe 30% mjete me shume, po fajin e keni vete thane, se jeni terrone smiley

Po pra ajo kompania. Edhe pastaj Rama tha: fajin e kane qytetaret. Carlliku me i madh qe mund te thote nje k. bashkie ne prag te zgjedhjeve lokale dhe qe kerkon te rizgjidhet!

Swedo e di kur do t'i lihet topi qytetareve?

1) Kur bashkia te kete nje plan trafiku

2) Kur bashkia te kete realizuar te gjithe sinjalistiken horizontale

3) ... edhe ate vertikale

4) ... semaforet funksionale vecanerisht

5) ... edhe ca parkingje tek e tuk s'bejne dem...

6) Kur policia te gjobise te gjithe shkelsit e kodit rrugor

7) Last but not least... kur te fillojme edhe ne ne Shqiperi te zbulojme "efektet magjepese" te Planifikimit Urban...

8) Etj, etj...

 

 

Eeeee, sa pune duhet smiley

ne kohen e enverit nuk u deshte pune hic. thjesht ishin ndalu makinat private, dhe mbaroi puna. autobuzet ishin shume me keq se sot mos harroni dhe prape njerzit benin si benin, ca ne kembe, ca me bicikleta.

Po ku ka gje qe realizohet pa pune e pa mundim o swed?! Eshte shenuar fati jone qe diten kur Adami pranoi mollen qe Eves ja kishte dhene gjarpri... *kerllata!

Ajo qe eshte e rendesishme eshte qe gjerat realizohen po t'i duash, po te kesh vullnetin per t'i realizuar.

Per mendimin tim mungon pikerisht vullneti. Paret dhe puna jane gjeja e fundit.

Po pse, nuk e pe ti se si u vijezu Tirana per nje jave, nje muaj para zgjedhjeve?!

Po a e ke vone re qe shqiptaret kane shume qejf te ecin tamam siper vizave? Ktu duhet me lone njerez me kutine bojes e me furce n'dore ne cdo rruge se sic I japin makines ky milet s'ka rruge tjeter

Po prit o burr se shqipot deri dje leviznin me karroce (as karroca nuk kishim, leviznim me gomere)! Ca pretendon ti? Qe te behen milanez per 20 vjet?! Ne po ndertojme mbi rruge, ti thua, "po pse shkelim mbi viza?!"

Ajo qe mund te them une eshte qe per ate muaj sa zgjaten vizat e lyera me boje muresh (te holle, te holle) trafiku ishte shume me ok. Makinat (pergjithesisht) ndalonin perpara vizave te kembesoreve (sepse viza iu tregonte se KU duhet te ndalonin), korsite respektoheshin me shume, etj, etj...

Po ce do... qe s'kaloi muaji dhe vizat u shuajten... smiley

problemi eshte qe katunari shqiptar here me shume e here me pak eshte si ai burri me tojota i kolos. persa kohe kafshet nuk mesohen te respektojne rregullat e qarkullimit, te respektojne kembesoret, dhe pike se pari te respektojne veten

Heren e fundit qe isha ne shqiperi, po ecnim me makine kur nje polici ju tek kot te na ndalonte se i duhej nje 5 mije leksh. Djali qe po i jepte makines kishte vene rripin se ishte mesuar ktej ne Amerike. Polici e talli "a lidhet burri per nje 5 mije leksh?"

rolling on the floor Kurnac burre.

Po he pra. Tani c'mund te presesh nga "katundaret" qe permendi swed kur vete policet sillen keshtu.

E di kur i kam qejf policet une ? Kur dalin papritur e pakujtuar nga ndonje shkurre dhe i fryjne bilbilit.smiley

Uroj ,qe te jene te gjithe shoferet mire me zemren, ne ato momente.smiley

 

Policet jane sample shume perfaqesues per shoqerine shqiptare, e kam seriozisht.

eshte barcalete e vjeter kjo

Me pelqejne keto artikujt qe krahasojne Tiranen me Amsterdamin, Kopenhagenin apo qytetet gjermane. Sidomos kur jane te gjate si carcafe. Ndoshta i mbushin mendjen vetes se ne Tirane mund te behet me mire. Shpresa vdes e fundit.

Po mire, jane thene disa gjera pozitive qe mund edhe te merren per shembull. Se c'i do ata artikuj qe rrine vec duke sha e duke nxi situaten aktuale te vendit po nuk propozojne asnje zgjidhje?

eshte nje fatkeqesi qe linda ne tirane/shqiperi, por eshte me shume se nje mallkim qe vazhdoje te jetoje ne kete qytet.

pse o sheme, do te doje te kishe lindur ne zimbabwe ?

rri a i zi se ka edhe me keq.

edhe keshtu si eshte bereqavers.

Sipas eksperiences time bicikleta eshte me e rrezikshme se makina, te pakten ne NYC. Mund ta shohesh veten ne ajer papritmas kur kamikazet me skafandra fluturojne midis makinave te ndalura ne trafik. Vecanerisht tani qe po krijohen edhe korsi vetem per bicikletat hyxhymi i tyre nuk mbahet, jane zoter te rruges. Te frikshem.

Po kjo eshte e keqja me bisedat midis shqiptareve. Arsyeja e shendoshe mbaron aty kur dikush thote "Edhe ne amerike keshtu eshte. Pse mos jemi me te mire ne?". Ose merret per shembull Italia sikur Tirana te ishte themeluar ne 100 p.e.s. Mire qe nuk merret si shembull India apo Zimbabve, megjithese kam pershtypjen qe ne Harare nuk eshte aq keq sa ne Tirane smiley.

M'vje keq, por m'ke kuptu gabim. Nuk po beja krahasim koke per koke dhe as po thoja qe te mos promovohen bicikletat ne TR, thjesht komentova nje eksperience personale.

Tjeta.

E di, me falni nqs u keqkuptuam. E kuptova qe nuk ishte fjala per krahasim. Thjesht doja te theksoja se argumenti "po aq keq eshte dhe ne vendin X" nuk eshte fare i arsyeshem.

Gjithe te mirat.

Shume e drejte.

nga ana tjeter jam me OK me theniet: "mund te behet po aq mire sa ne vendin X" - nuk e kuptoj ca te mire mund te kete shqiperia nga negativizmi dhe self-deprecation.

Tirana nuk eshte as e kembesoreve dhe as e makinave.

Kush leviz ne kembe apo me makine keto dite te para shtatorit, mund te verifikoje vete sa me siper.

e helikoptereve?

Tirana është e qytetarëve, jo e makinave

 

keto tituj s'i marr vesh. tirana duhet te jete e qytetareve, me makina dhe pa makina qofshin. duhet te krijohen kushte per ecje me kembe, makina ( te zbatohen rregullat e qarkullimit) dhe bicikleta ( une per vete s'e kam zene bicikleten me dore ketej se kam frike, eshte e rrezikshme. duhet te funksionoje ligji dhe kaq, jo te perjashtohen makinat.

ti mire e ke lira, po tani per tani me duket se eshte vetem e makinave. Pse? se ato e kane fuqine me te madhe, pale qe jane dhe prej hekuri kurse kembesori i shkrete eshte prej mishi dhe kocke.

Tirana eshte e pallateve vetem.. smiley

tip filmi horror, makinat qe ndizen vet, e vine verdalle neper rruget e qytetit..

 

 Qe njerzit te perdorin mjetet publike si autobuzat, duhet ne radhe te pare te rregullosh dhe disiplinosh urbanet, qe jane mizerje, te ngadalte, plot me njerez, pa ajrosje, shoferi niset kur i teket, autobuzi hecen aq ngadale sa dhe nje kembesor,  etj,  nderkoh qe autobuzat duhet te mos rrine neper stacione sa te presin autobuzin tjeter.  Bashkia, po e rregulloi/disiplinoi kete mizerje, e ka te fituar davane. 

dihet ajo. po ishalla shkojne keto fjale ne veshin e duhur.

As e kembesorve as e makinave, tirana dhe gjithe Vendi eshte i Lul Bashave me shoke..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).