Një shtrat
Një shtrat ku të lëshohem, një palë krahë që t’mbështjellin gjoksin, një frymë për të ndierqë dhe dikush gjallon sikurse unë, që më dokështu siç jam, i lodhur, i ligësht dhe i vogël,duar që m’lëmojnë kokën, me gishta të butë,që m’përgjumin, që më mbysin përgjithmonë nëpër to, më shterin, më sosin, q’u marr erë,që më këpusin brishtë si lulen kur dhurohet,dy krahë të zakonshëm me duar, një shtratvarr e dikush tjetër, nënë a motër më duhet.E fat për të shkuar sa më parë, sa më herët,sa pa bërë mëkate vdekatare, sa pa u shuarnga mosha e sëmundja, pa e humbur veten. “Çdo gjë ndodh vetiu” – pëshpërijnë si pulsgishtat e tu qafës çaste  – “Gjithçfarë ështënuk mundet të mos jetë, dekë s’ka, askushs’lindet për së pari, as humbet përjetë. Kubanojnë të vdekurit, në mos atje ku lindet?”  Nën këtë lëkurë mishi i robit thahet, rrudhet dhe tretet nëpër kohë si embrioni në alkool,si akulli në zheg. Mos më fol, vetëm prekmë, mbyllmë sytë me puthje butë si vdekje, lotëaq të mëdhenj, sa nuk bien dot, por ngjisin qerpikëve e mbeten atje kacavjerrë, mjaltë nëpër hoje, si gjuha kur nuk flitet, në gojë...E njelmët si valë po na et fjala, po na mbyt, na shkret e na vret... Shi heshtja përmbi ne, dertur, me terr na i mbush zgavrat, dy varre kemi, prej dheu poshtë, tjetrin lart, prej ajri... 




5 Komente

“Çdo gjë ndodh vetiu” – pëshpërijnë si pulsgishtat e tu qafës çaste  – “Gjithçfarë ështënuk mundet të mos jetë, dekë s’ka, askushs’lindet për së pari, as humbet përjetë. Ku

banojnë të vdekurit, në mos atje ku lindet?” 

Nderrojme jete, sic nderrojne stinet, kalojme nga njera tek tjetra dhe dikush na fshin nga kujtesa e prekshme c'kemi bere nje jete me pare, ndoshta bejme serish te njejtat gabime, te njejtat zgjedhje, themi qe jeta eshte e trishte, por sado e trishte qofte, prape s'jemi te gatshem te nderrojme jete, edhe sikur te na premtojne e te na sigurojne qe pertej na pret parajsa. Tek e fundit, askush s'eshte kthyer prej andej e te na rrefeje c'behet matane, apo jo? Na merr malli per trishtimin e jetes tokesore. 

 ... prape s'jemi te gatshem te nderrojme jete...

Jemi apo s'jemi gati nuk e ndërrojmë dot, të paktën pa vetëvrasje jo. Kjo është vërtet e trishtë. smiley

Po ne prape, i veme nje buzeqeshje ne fund, ndoshta, buzeqeshje nenshtrimi e dorezimi ndaj fatit te pashmangshem... te pakten, ajo eshte e vetmja siguri qe kemi ne kete jete. smiley

mbyllmë sytë me puthje butë si vdekje, lotë/ aq të mëdhenj, sa nuk bien dot, por ngjisin/ qerpikëve e mbeten atje kacavjerrë, mjalt/ nëpër hoje, si gjuha kur nuk flitet, në gojë..

 

ku eshte ai zotrulesi se sot qenka dite didaktike.

 dy varre kemi, prej dheu poshtë, tjetrin lart, prej ajri... 

po, besa! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).