Qytetareve izraelite nuk ju kishte ndodhur kurre qe te zhvisheshin ne te mbathura sic u ndodhi nje nga aeroportet kryesore turke . "Keto masa ekstreme te sigurise" jane nje kunderpergjigje ndaj ajo qe autoritetet turke e quajne : Poshterimi i perditshem qe hasin qyetaret turq ne aeroportet izraelite. "Ata ndahen ne grup te vecante nga pasagjeret e tjere dhe ndaj tyre perdoret presjon psikologjik" deklaroi nje zyrtar i ministrise se jashtme turke

 

Aleanaces historike midis Turqise dhe Izraelit  i erdhi fundit dhe kjo kishte kohe me perpare se  te ndodhte incidenti i flotiles turke. Turqia mbyll perfaqesite diplomatike te Izraelit dhe shfuqizoi kontratat ushtarake mes dy vendeve, ne shenje pakenaqesie ndaj refuzimit te zyrtareve izraelite per ndjese publike(ndaj ngjarjeve te flotiles turke). Kishte kohe qe Izraeli ndihesh i kercenuar nga ekspansjoni dhe politika neootomaniste. Influenca e Turqise eshte rritur ndjeshem dhe ketu vlen te theksojme faktin e zhvendosjes se poleve gjeostrategjike dhe krijimit te nje bote shumepolare. Kriza ekonomike nderkombetare, zbehja e influences Amerikane paten efektet e tyre ne politiken globale. Ne anen tjeter indiferenca e BEse ndaj Turqise automatikisht fuqizoi ndjenjat nacjonaliste turke duke i bere te ndryshojne taktike dhe drejtim. Evropa ushtroi nje fare influence tek Turqia dikur kur kishte se cfare ti ofronte : Nje prespektive te vaket , te larget, e cila me pas u kthye ne skepticizem dhe u shendrua ne nje jo te fuqishme nga dy shtyllat e BEse: Franca dhe Gjermania. Nga prespektive antaresimi u kthye ne nje pakt partneriteti, te cilin Turqia natyrish e refuzoi. Nuk ju a kemi nevojen! deklaronin politikane te larte turq. Gjithashtu nga presjonet e BEse, Turqia kishte luajtur rolin e spektatorit ne rajon, por loja ka kohe qe ka ndryshuar. Kriza e BEse, problemet e thella brenda saj kane fuqizuar ne anen tjeter influencen turke, e cila po perpiqet te plotesoje boshlleqet diplomatike. Zbehja e influences Greke ne Egje si pasoje e krizes ekonomike(Greqia posedon nje flote detare te konsiderueshme) i dha shtyse rritjes se influences turke ne rajon. Rritja e kesaj influence nuk eshte pare me sy te mire nga Izraeli. Politika e jashtme Turke ka rritur gjithashtu influencen ne vende si Egjipti,Irani,Siria,Somalia(ku Erdogan kreu nje vizite misterjoze).

Nenshkimi i koheve te fundit i nje pakti ushtarak me Egjiptin ndodh jo pa shkak, ne nje kohe kur Turqia ndodhet ne nje konflikt te hapur me Qipron(Greke), per shkak te planeve te kesaj te fundit per cpime per nafte ne zonen e Egjeut(ne ujerate e kontestuara). Pas ketyre planeve te naftes ne Qipro jane dy kompanite Izraelite : Noble Energy dhe Delek Group. Turqia perdori gjuhe te ashper dhe kercenoi  me nderyrje ushtarake dhe perdorimin e flotes nese fillojne punimet e cpimit per nafte ne zonen e percaktuar. "Mos na testoni dhe mos kerkoni te riktheni ngjarjet e te kaluares" ... U shpreh qarte Ministri turk i energjise, Taner Yildiz(duke permendur vitin 1974). Nuk mund te behen cpime ne ujerate e kontestuara...

Izraeli nderkohe nenshkroi i nje Pakt Bashkepunimi per Sigurine me Greqine, ku pershihet dhe zona Greke e Qipros.

Te gjitha keto levizje te Turqise ne rajonin e lindjes se mesme jane te orentuara drejt nje masterplani dominance per ujerave te Egjeut: Plani Barbaros, i cili do ti jape mundesine Turqise te kete prezenece te flotes ushtarake ne ujerat e Egjeut,Adriatikut,Detit te kuq dhe Oqeanit Indian.

  • Prezenca ne Egje: Marreveshja qe permenda pak me lart me Egjiptin e lejon Turqine te kete prezence ushtarake ne vijen detare Egjiptiane(me te gjaten ne rajon). Po gjithasht jane bere perqasje per nenshkrime te tilla me Sirine dhe Libanin.
  • Prezenca e Turqise ne Adriatik e ka zanafillen shume vite perpara anetaresimit ne NATO,rreth vitit 1999. Ne nje kohe kur qeveria Shqiptare nenshkroi nje protokoll bashkepunimi me Turqine per trajnimin e forcave detare dhe ndihme logjistike . Turqise ju dha baza e Pashalimanit dhe drite jeshile per perdorimin e flotes se saj ushtarake ne ujerat e Adriatikut. Ky protokoll rinovua ne vitin 2010 per nje kohe te pakufizuar duke e mbajtur aktive prezencen turke ne Adriatik
  • Perzenca ne Detin e Kuq dhe gjirin e Edenit: Vizita misteroze qe permenda pak me lart ne Somali ku Erdogan vjen me nje pakete financjare ndihmash per ndertime shkollash,rrugesh dhe hapjen e nje perfaqesie diplomatike. Erdogan po pergatit terrenin per prezencen e flotes Turke ne piken kyce te tregetise detare: Detin e Kuq dhe gjirin e Edenit(ujerat territoriale Somaleze)
  • Prezenca ne Oqeanin Indian: Bashkepunimi ushtarak i Turqise me Sri Lanken dhe Indine. Stervitjen e perbashket detare midis Turqise dhe Indise  ne korrik te ketij viti ne Oqeanin Indian dhe viziten e anijeve Turke ne Porto Kolombo, ne 5 shator te cilat po i japin liri dhe hapesire flotes turke te perdorin ujerat e Oqeanit Indian ne menyre te pakufizuar.

Situata diplomatike eshte e nxehte dhe e tensjonuar. Muajt qe vijne do te nxjerrin ne pah mosperputhjet te dy fuqive rajonale. Revolucjonet arabe ne anen tjeter e kane ndryshuar strukturen e Lindjes se mesme duke e kthyer ne nje zone me te paqendrueshme se kurre dhe lufta per influence eshte ne kulmin e saj. Nderkohe qe SHBA eshte e mpire dhe paralizuar nga e kriza ekonomike dhe Evropa ne anen tjeter eshte ne lufte per mbijetese. Ketu do dalin fuqi te tjera rajonale te cilat do ta mbushin kete boshllek

 

 

Ketu eshte e plote axhenda e ngjeshur e flotes turke nen Planin Barbados per vitin 2011

 

70 Komente

 Ncuq nuk ja tregon dot te gjitha dhembet Izraelit, Se ky Izraeli i ka ca arme berthamore qe Turqia nuk i ka,nese vjen puna deri te ato, por mos u merakosni se Tuqia eshte ne Nato e nuk del dot me koke te vet deri sa te jete ne kete aleance.

Turqia ka arme berthamore te cilat i mori nga SHBA gjate luftes se ftohte per kunderpergjigje ndaj Ruseve. Jane 5 shtete te padeklaruara ne Evrope qe posedojne armet nukleare te SHBAse si Turqia,Italia,Belgjika,Gjermania dhe Hollanda. Armet nukleare kane me teper efekt psikologjik se askush nuk do ti perdore...

 Arme berthamore ka turqia po komandohen nga amerikanet qe jane ne ndonje pergjigje te mundshme ndaj Iranit. Me aq sa kam lexuar nuk pretendoj te jem i sakte.

izraeli armet berthamore te fuse ne b...erthame se e mbajne fresk. smiley

Ne kohen e krizes se Kubes(dhe me pas) SHBA shperndau arme berthamore ne disa shtete te NATOs. Shumica e tyre ia kthyen SHBAse keto arme pas viteve 90, pervec Turqise. Eshte si puna e nendetseve tona dhe Ruset paksa(keto ju ngelen turqve).Edhe Izraeli ne fund te fundit nga SHBA i mori keto arme. Ketu kemi "beteje diplomatike" per dominance ne rajon midis dy superfuqive rajonale..

Nqs ke informacione skrete, MBASE, perndryshe je gabim. Turqia si ka pasur kurre ne dorezim armet berthamore, ska pas si te mos ja dorezojeamerikes, pasi amerika i ka pas ne dorezim gjithmone. Plus pastaj ne baze te marrveshjes te krizes te kubes, BRSS-ja pranoi te terheq armet nga Kuba vetem me kusht qe Amerika te terheq armet nga Turqia. Kusht qe u pranua nga amerikanet dhe qe athere une nuk di te kene derguar amerikanet perseri arme berthamore ne Turqi. Turqia nuk eshte fuqi berthamore, kurse Izraeli PO.

Izraelit nuk ja ka dhene amerika armet berthamore por i ka bere vete, mbasi ka vjedh teknologjine nga shkencetaret amerikane dhe nga pentagoni. Ushtria izraelite eshte ku e ku me moderne dhe me e afte se ajo turke, de pa frike me e modernizuara ne bote.

konflikti i fundit me hezbollah nuk e vertetoi plotesisht kete. ( ushtine me te mire e moderne)

neottomanism eshte i vertete.  puna eshte qe ne shqiptaret jemi shume legen ne kete drejtim, dmth rreziku eshte aty, po ne  jemi me te rrezikshem per vete.

kemi himarjot rrace e paster shqiptare qe thote jam greke , kemi shqiptare ne prizren e shkup qe thone jemi turq.kemi ca te tjere qe thone jemi serbe muslimane, ne fier ???? pastaj bullgare, maqedon, etj .kemi edhe vllehet qe here behen rumune e here greke, po qe mbesin nje pakice kulturore sesa kombetare

prit kur te na dalin italiane ne shkoder  e noi kinez ne elbasan.

 

sa per turqit, i thone nje fjale mos e fshij bythen me gjeteh fiku. nje gje ka vertetuar historia. qe fuqite mbajne shenime. dhe turqia nuk hyn te fuqite.

Po pse cpret ti te vertetoj lufta kunder nje armiku te tille? nuk ka shtet ne bote qe mund te neutralizje komplet ushtarakisht nje levizje te armatosur politike dhe ideologjike dhe fetare sic eshte rasti ne fjale. Ti shiko psh se cfar i ben turqise pkk-ja. Shiko cfar i ka bere ira britanise etj. Keto nuk jan konflikte thjesht ushtarake, ka me teper se aq, nuk mjafton te kesh ushtri moderne dhe te mire. Ushtria izraelite eshte me modernja dhe koke per koke ushtria me e fuqishme ne bote. Shiko qe nga armet e lehta dhe deri tek teknologjia ajrore apo e raketave, eshte shume perpara edhe vet amerikes dhe nato-s.

 Nqs flasim per lufte konvencionale, Turqia ia shkrin breket cdo shteti ne Europe, edhe Izraelit. Ka kembesorine me te madhe ne Nato (pas SHBA), ka Floten me te fuqishme ne Europe (nendeteset me moderne, jane turke, 15000 km autonomi), ka numrin me te madh te F16 ne bote dhe persa i perket repartit te motorizuar eshte e dendur me Leopard2 (tanksi me i fuqishem,  edhe me i fuqishem se M1 Abrams ose Merkava IV) dhe me M60T (prodhim izraelit ky, i 2007-es, pra ultra modern). Pa llogaritur ketu karakterin e ushtrise turke, qe me gjithe respektin per ushtrine çifute, ka 1000 vjet histori. Pra ne nje kontekst "Forcat e Armatosura te Turqise" vs "Forcat e Armatosura te Izraelit", me 99% fitojne turqit. 

 

PKK, IRA, Hezbollah, ETA etj, jane organizata te tipit "guerrilaso-terroriste", pra nuk mund te merren parasysh si ushtri. Te gjitha keto godasin kryesisht civilet.

 ia shkrin breket

smiley

 E sigurt. Nga disa kabllograme te Wikileaks, datuar 2009, u mor vesh qe Turqia disponon plot 90 raketa berthamore te tipit B-16, ne bazen e quajtur Incirilik.

90 raketa berthamore??????????????????????? ik ore mos ja fut kot. dhe nqs ka dal dicka e tille ne wikileaks ja kan futur kot perseri. Te ishte ashtu Turqia behej direk fuqia e trete ne bote mbas amerikes dhe rusise. Ne fakt turqia eshte shume mbrapa, nuk hyn as tek 15-20 fuqite e para ushtarake ne bote.

Me izraelin as qe ka shanc te matet pasiqe izraeli ka jo vetem nje ushtri shume te fuqishme por edhe te provuar ne luftra te shumta keto 60 vitet e fundit.

Ata qe kan thene me siper se izraeli i paska fituar keto luftra kunder fisesh arabsh te paarmatosur ja fusin kot dhe duket qe sja kan haberin historise te luftrave midis cifuteve dhe arabeve.  Arabet ishin te armatosur me teknologjine e fundit ruse... etj etj

Ja ketu e ke numrin e skate te armeve nukleare(B61) te Turqise. Sipas Keshillit te Mbrojtjes se Departamentit Amerikan jane 90 te tilla te vendosura ne bazen Incirilik..Keto jane raketa te mesme thermo nukleare qe montohen kryesisht ne avjone luftarake por mund te leshohen dhe nga platforma te levizeshme raketash si keto.

 

 

Sa per luftene Izraelito arabe, serisht te sugjeroj te lexosh ca histori...Arabet kishin armatimin qe Ruset perdoren kunder Hitlerit(te viteve 40) ndersa Izraelitet kishin armatime moderne si tanke Britanike Super Sherman.

Egjipti kishte rreth 90 tanke primitive(te viteve 40) T-34

Izraeli kishte 150 tanke moderne (AMX-13 , Centurions , M50 Super Sherman) .Tani beji cik llogari ti..Egjipti ishte forca kryesore e aleances se arabeve dhe natyrisht pati nje efekt psikologjik...PS:Gjate bombardimeve Izraelite kunder Irakut dhe Jordanise moren pjese Aeroplane Amerikane dhe Britanike(gje qe llogjikisht e kane mohuar)

 

Tani te kalojme ca tek ceshtja Izraelito-Arabe...Une nuk jam as pro arab dhe as pro izraelit..Thjesht nuk i shikoj gjerat bardhe e zi. Gjithe ceshtja kryesore eshte vete krijimi apo kolonizimi i Izraelit nga cifutet evropjane si dhurate per vuajtjet qe pesuan nga Hitleri..Tani ne ate kohe te pas luftes kishte shume plane per te krijuar nje shtet cifut: Disa sugjeronin ne Afrike,Australi apo Kanada...Nje nga sugjerimet ishte Shqiperia. Zionisti Britanik me influence ne qarqet politike, Leo Elton e hodhi kete ide gjate nje vizite qe beri ne Shqiperi..U mahnit nga bukurite e Shqiperise dhe mikpritja jone.

Tani imagjino sikur ky skenar te behej realitet...Ne fillim te vinin grupe Cifutesh ne Shqiperi dhe ti hynimn me buldozer shtepive vendasve per te krijuar vilat e tyre... me pas te vinin me mijera nga Rusia,Franca,Italia,Britania,etj se do tju premtohej shtepi dhe ndihma. Shqiptaret do te kundershtonin por ardhesit kishin gjithcka ne dore....Me pas ti grumbullonin shqiptaret ne nje geto

Imagjino psh sikur te jetoje ne nje geto andej nga fshatrat e Librazhdit te rrethuar me mur gjithandej. Do te kaloje postoblloqe te veje te mbushje uje apo te beje pazar Ushtaret "jashte getos" qe argetohen duke marre nishan femijet qe luajne brenda ...Gjithe kjo kthehet ne nje vrer te akumular dhe i kthen njerezit ne perbindesha...Keshtu krijohen terroristet....

Edhe sikur te doje nuk mund te kishe folur me dobet...... shume shume dobet

Une po ti argumentoj mendimet e mija...Ti thjesht po perdor nje propagande dhe demagogji  qe edhe vete Amerikanet nuk i besojne me tashme

 

Mos ma merr per keq te lutem por 'INJORANCA NUK ESHTE ARGUMENT'

Ciftutet ne Izrael kan te pakten 4 mij vjet histori te dokumentuar. Me shume histori te lidhur me nje cop toke te dokumentuar se  c'do race tjeter mbi dhe. E kan vendin e tyre te origjines. Palestionezet kan vetem disa shekuj qe banojne ne ate toke. Cifutet qe u kthyen nga europa nuk shkuan kot ne izrael sepse u vendos te ishte izraeli dhe jo shqiperia fjala vjen ( tamam liza ne boten e cudirave), por shkuan ne token e te pareve te tyre, toke e cila u takon me te drejte historike, kulturore dhe me te drejten e zotit. Edhe vete bibla dhe kurani ja njohin ate pronesi cifuteve.

Meso me shume per krijimin e  izraelit, se si u krijua, dhe meso me shume per luftrat e izraelit me arabet, ku shume me i pakte ne numer dhe ne armatime fitoi. Dhe nuk eshte e vertete qe i dha armet e fundit amerika kurse arabet ishin me arme primitive ruse. Je gabim, meso me tper nga historia. Shiko lidhjet e rusise me egjiptin ne ate kohe dhe cfar armatimesh bleu egjipti nga rusia, nderkohe qe izraelit nuk i shiteshin arme akoma nga amerika. Mos fol me siguri te lutem per gjera qe nuk i di mire.

Me fal Ora por injorance eshte te perdoresh ideologjine Hitleriane te "master race" apo "race te zgjedhur"si argument... Ti thua na e paske te dokumentuar faktin qe Cifutet kane jetuar ne ate cope toke.Historia na tregon qe nuk kane jetuar vetem por perkrah Kaaniteve dhe Filistineve(paraardhesit e palestinezeve te sotem)...

Qe ne fillimet Biblike filistinet  dhe Caanitet kane jetuar perkrah me judejte..Historia na tregon se persekutimin me te madh e pesuan nen sundimin e Romes..

Persekutimin tjeter e pesuan nga nje fuqi evropjane serisht.:Gjermania naziste...Ironikja eshte se Evropa per te pastruar ndergjegjen e vet filloi nje persekutim thjeter te popujve arabe ne  programin e Instalimit te shtetit Izraelit: Duke u premtuar  "races se zgjedhur"  nga cdo skaj i botes nje shtet te ri.....Njekohesisht familje te tera palestinezesh u zhvendosen me force nga shtepite e tyre per te krijuar "token e premtuar"...Toka e premtuar u krijua mbi vuajtjet,gjakun dhe mjerimin e popujve te pambrojtur....Eshte arrogance te justifikosh dhunen, racizmin dhe persekutimin ne emer te miteve te injorances! Duhet vene te theksojme se sic kane Izraelitet te drejten te jetojne po ashtu dhe palestinezet nuk duhen privuar nga kjo e drejte...Bota po mbyll syte perballe nje politike neonaziste ne lindjen e mesme e cila vecse pasiguri dhe terrorizem ka prodhuar...Ai rrip toke kthyer ne nje plage te pasherueshme dhe nje rreth vicjoz qe prodhon vec urrejtje

Art

Je gabim perseri, te lutem mos u zgjat kot ne gjera qe ske kompetence.

Filistinet dhe palestinezet nuk kane asnje lloj lidhje racore apo historike. Palestinezet jan arab, i perkasin etnise arabe dhe kombit arab, dhe u dihet mire historia, nuk eshte ndonje pune e komplikuar. Me kte nuk dua te them qe mir ja ben izraeli atyre... por qe izraeli eshte ne krahun e te drejtes. Shiko ngjarjet si u krijua Izraeli, pse u krijua, cilat ishin konsekuecat etje tj..

Ora serisht po perdor teologjine naziste per argument...Ky argumenti yt i Palestiniansit jane  Arabe eshte si te veme argumentin smileyhqiptaret nuk kane lidhje me iliret se jane ballkanike. Apo me keq po te fusim elemintin fetar te themi "Shqiptaret nuk kane lidhje me iliret se jane muslimane turq" smiley Arabet nuk jane nje "komb" por nje grup i madh kombesh, keshtu qe ti njesosh keshtu eshte injorance. Megjithate une po ta argumentoj gjenetikisht qe palestinezet nuk jane arabe po jane pasardhesit e Kaaniteve dhe Filistineve

Studimet gjenetike flasin se Palestinezet kane me teper lidhje gjenetike me  cifutet se sa me popujt e tjere arabe perreth. Po ashtu studimet gjetetike theksojne se palestinezet jane nje nga popujt me te vjeter ne bote.

Keta kolonet qe vijne nga Rusia dhe hedhin familje te tera ne rruge qenkan ne krahun e te drejtes?..Me fal Ora por tekt ty e shoh paska vdekur humanizmi(RIP) Nuk mund te krijohet nje shtet duke shkateruar dhe persekutuar nje komb tjeter...Nuk ka te ardhme!

"Live and let live !"

 

 

O mik/esh e/i dashur. Palestinezet jan arab. Arabet nuk jane popullate me kombe te ndryshme por i njejti komb me shtete te ndryshme. Palestinezet ndoshta sipas studimeve gjenetike mund te kene lidhje edhe me cifutet edhe me filistinet por filistinet si popull si kulture jan zhdukur nga historia. Palestinezet jan fis arab i ardhur aty. Nuk ka palestinez te thote qe eshte filistin, e kupton cfar po flet apo jo?Teori naziste???????????? Nuk po te marr vesh fare, e leme me mire, se e keqja eshte se as ti nuk po me merr vesh fare. Kembengul tek dicka e kote, do shpikesh teorira tani. Nuk e kuptoj perse terheq paralele me shqiperine dhe shqiptaret aty ku nuk egzistojne. Jo cdo konflikt ne bote eshte i te njejti karakter me ceshtjen shqiptare. Sa per prejardhjen etj po ta them qe cifutet ne izrael jan si shqiptaret ne shqiperi, vetem se ne kemi me shume kontinuitet ne shekujt e fundit ne lidhje me faktorin popullate-toke.

Serisht po bie me kembet e tua ne ato qe deklarove me perpara..Arabet ne radhe te pare nuk jane nje komb. Te thuash qe arabet jane nje komb eshte njelloj sikur te thuash ballkanasit ja nje komb(te sugjeroj shfleto ndonje liber perpara se te debatosh) smiley . Qysh qenkan zhdukur nga historia palestinezet, kur gjenetikish dhe historikisht i perkasin atij vendi?...Ah harrova ketu ti e ke fjalen per fene e tyre...Ky eshte problemi yt fondamental, i perkasin asaj fese(qe per ironi i perkasin dhe 80%e shqiptareve). Mendjengushtesi?..Hmm...Domethene Shqiptaret muslimane jane te ardhur nga turqia sipas llogjike tende...Shqiptaret kane pasur nje fare lidhje me iliret por iliret jane zhdukur nga historia..keshtu sipas llogjikes tende termi i autoktonise sone ne rajon nuk eshte i sakte sepse kultura ilire u zhduk dhe zevendesua me ate otomane. smiley  (serisht bie me kembet e tua)..sa per gjuhen po te bej nje pyetje: A jane pakistanezet dhe afganet arabe?.Mendohu dhe me kthe pergjigje

Une ta shpalosa me fakte qe ata nuk jane arabe, ne radhe te páre dhe ketu duhet hequr feja nga ekuacjoni qe ta kuptosh kete ceshtje.Feja nuk ka lidhje me perberjen e kombesise..Kulturalisht gjerat ne ate vend kane ndryshuar se vendi ka pasur nje influence arabe per shekuj me radhe..Sic mund te themi 500vjetet e otomaneve bene punen e tyre ne Ballkan dhe Shqiperi PS te gjitha konfliktet ne bote jane te perngjashme : Lufte ekzistence mes kombeve(shtetve) agresore dhe atyre te me te pafuqishem.

 ja te futem edhe une. nuk i lexova te gjitha komentet po tek-tuk. nuk shtrohet me ceshtja, kush jane te paret dhe te dytet, pasi te dy popujt kane jetuar me shekuj ne ate truall. edhe analiza e ADN-se i ka nxjerre aq te aferm si kushurinj te pare ( pra jane te ngaterruar me njeri-tjeterin). problemi eshte qe te dy popujt duhet t'i japin zgjidhje njeri-tjetrit duke krijuar dy shtete (pasi palestinezet nuk duan te jetojne me cifutet). edhe dicka; nuk ka palestineze ne kuptimin e mirfillte te fjales. jordanezet thone qe ata ( palestinezet) jane jordaneze. kaq. 

p.s. art, me habit ajo qe thua; '' une ta provoje me fakte qe ata s'jane arabe.'' palestinezet jane arabe, art, se nuk kane c'te jene tjeter. pastaj, nuk ka rraca te pastra ashtu sic i do ti. ata mund, dhe jane te shkartisur por pjesa me e madhe e thelbit te tyre eshte ''arabe''. 

C'eshte termi arab?..Kush na qenkan Arabet?...jan nje grup popujsh dhe kombesh te cilet i lidh vecse feja...Eshte teper komplekse ta shtrosh kete..Eshte paksa mendjengushtesi ta perdoresh si term per te gjithe. se ashtu dhe Somalezet dhe Pakistanezet mund i quashe arabe...

tani ti je ballkanase..Por je shqiptare ne radhe te pare apo jo?...Apo ta heqim konteksin "shqipetares" per te pergjithesuar dhe te quajme thjesht ballkanase... 

Palestinezet jane po aq arabe sa dhe ne jemi turq..

Arabet?...jan nje grup popujsh dhe kombesh te cilet i lidh vecse feja...

po me habit ti mua, shume po me habit. arabet ishin arabe edhe kur feja myslymane nuk ekzistonte. ata u turren fushave dhe maleve dhe zaptuan territoret ku ndodhen edhe sot.  pastaj cna con ne somali dhe pakistan. ata jane te tjere dhe s'kane lidhje fare ketu. arabet flasin arabisht i dashur, dhe palestinezet flasin arabisht. do me per belulin?

E ke gabim serisht...Ne meqe jemi muslimane kemi zaptuar territoret?..Ja pra je gabim ne konteks...Arabet si terminologji u perdor nga Evropjanet....Qysh zaptuan territoret?...Zaptuan territoret ne Cilat jetonin?...Nga na erdhen keta nga Evropa dhe zaptuan Lindjen e mesme? apo zbriten nga ndonje planet?...Ata kane qene ne ato toka dhe Historia flet per kete. Nejse eshte e kote te zgjatemi per kete ceshtje se u be terkuze smiley

holloje edhe pak! lol

 Turqia po i tregon me ne fund dhembet, dhe kjo fale politikes se mefshet evropiane, dhe politikes nacionaliste te Erdoganit, i cili po e shfuqizon ushtrine e vet nga detyrat qe kishte me kushtetute per ruajtjen e sistemit demokratik sekular te atij shteti. Megjithate Turqia eshte nje fuqi e madhe ushtarake, dhe hapat e medhenj qe po ben kohet e fundit, po e shpalosin edhe si nje fuqi te rendesishme ekonomike ne rajin, prandaj nuk mund te mos merret ne konnsiderate. Dhe sa per perplasjen Izrael Turqi, sado te sofistikuar qe ta kete ushtrine Israeli, raporti i forcave eshte 1 me 30 ne favor te turqve, prandaj, edhe Israeli, e donte mik Tirqine, per te mos e patur armik, kjo nen ndikimin e amerikaneve. Megjithate raportet gjeopolitike ne bote kane filluar te tronditen.

Te shohim se si do ti vije fundi kesaj pune.

ps

Art, te lumte per prurjen.....

fundi eshte i qarte. turqit do te terhiqen nga qendrimet antiizraelite.

interesat e amerikes jane shume me te medha se ato te turqise. interesat e izrealit po ashtu. dhe ato shkojne bashke.

Izraeli ka nje ushtri te sprovuar ne lufte vazhdimisht ndaj fqinjeve, ndersa hera e fundit qe beri lufte turqia ka qene ne 1922. me pas vetem stervitje nen kuadrine enatos.

Levizjet e erdoganit vetem se po i ulin  autoritetin e ushtrise ne turqi, rrjedhimisht duke e dobesuar doreheqja e komplet ushtarakave te larte turq ka krijuar nej boshllek te madh. 

lufta behet me njerez te zote, me pergatitje dhe armatim, ndersa erdoan ka vetem retorike bajate islamiko-otomaniste. nuk vjen pranvera me nje lule.

prandaj e thashe nuk duhet me qene turkofil ne kete ceshtje.  ceshtja e kerkimit te ndjese nga ana e turqise eshte retorike bajate islamike e me pak turke nacionaliste.

dhe ajo kauze nuk ka per te fituar ndonjehere!

T'i leme anash profecite dhe kritiken prej pseudo-eksperti qe i paske bere Erdogan-it (nje nder dy lideret me te suksesshem te zgjedhur ne menyre demokratike ne keto 10 vitet e fundit, sipas revistes amerikane Nation) por ti seriozisht beson se interesat e Amerikes dhe interesat e Izraelit jane nje?

Izraeli po sillet si nje femije i lazdruar (vraj civil te pafajshem ne ujerat nderkombetare, refuzo cfaredo lloj pergjegjesie per veprimet e tua shkaterrimtare) dhe nje pjese te mire te ketyre aventurave i paguan taksapaguesi amerikan. Rrjedhimisht, imazhi tashme tejet i dobet i SHBA-ve ne bote demtohet edhe me shume. (Izraeli dhe SHBA-te kane nje nga imazhet me negative nga shtetet e medha - burimi.) Ne qarqet diplomatike amerikane ka filluar te konsiderohet seriozisht nje rivleresim dhe ridefinim i marredhenieve amerikano-izraelite.

Interesat e senatoreve te korruptuar amerikane dhe interesat e lobit izraelit lufte-nxites ne SHBA jane nje, po ajo eshte ceshtje krejtesisht tjeter.

erdogani e ka goditur ushtrine turke qe eshte themeli i turqise. sic po perpiqet te godase edhe shtypin qe i del kunder. sot ne turqi shef i ushtrise eshte shefi i xhandarmerise. si ne 97 qe shef u be gazidede.

izraeli nuk eshte femije i lazdruar . perkundrazi eshte ne te drejten e tij qe te shkaterroje deri ne detaj ata qe i kercenojne sigurine. ashtu sikurse turqia i bie kurdeve.  kiji inat po jipi hakun - thoshin komunistet

me  mire te mos perzihemi ne nje konflikt qe vazhdon perjetesisht. nuk mund ti jap te drejte izraelit apo palestinezeve.

 

Ne nje shtet demokratik populli zgjedh perfaqesuesit e tij, perfaqesuesit e popullit bejne ligjet; ushtria e ka vendin ne kazerma, e jo ne politike. Ushtria turke po de-ideologjizohet, duke pervetesuar gjithnje e me shume praktikat demokratike te ushtrive te shteteve me te zhvilluara te botes.

Si kercenokan civilet e pafajshem e te paarmatosur nga mbare bota, ne ujerat nderkombetare, sigurine e Izraelit? Ketu nuk ka kurrefare ekuivalence me luften e Turqise kunder terroristeve te PKK-se. Pa dyshim se shteti turk (i udhehequr nga ideologjia kemaliste) qe nga shpallja e republikes e ketej ka shkelur shume rende te drejtat njerezore e kombetare te kurdeve, ekzistencen kombetare te te cileve e ka mohuar. Mirepo, qeveria e Erdogan-it ka nje qasje krejt tjeter ndaj civileve kurde, te cileve u ka dhene te drejta me shume se te gjitha qeverite e meparshme turke, duke perfshire ketu edhe nje kanal televiziv publik ne gjuhen kurde. Kurdet nuk jane te izoluar ne nje burg te madh sic jane te ngujuar palestinezet ne Gaza, por luajne nje rol aktiv e pozitiv ne jeten e perditshme e publike ne Turqi.

Izraeli duhet te kerkoj falje per masakren e flotiles detare dhe te paguaj reparacionet. Asnje shtet nuk eshte mbi ligjin nderkombetar.

As mua nuk me intereson se per ke ben "tifozllek" ti se kjo nuk eshte bisede futbolli, por kjo ka te beje me jetera njerezish qe shkaterrohen nga shteti i Izraelit, pa i dhene llogari askujt.

Jo po planin Republika Dominikane.

@ecpxz Te jesh i sigurte qe erdoan nuk ka vetem ``retorike bajate....``

kerkimi i ndjeses eshte pretekst dhe politik,po fuqia ushtarake e turqve nuk eshte shaka.

erdogani eshte politikan populist. me ngjan si sala. skam asnje vleresim per te si burre shteti. Rritja ekonomike turke nuk ka lidhje me ardhjen e tij ne pushtet ses me ndryshimet ne rajon dhe pozites turke.

erdoani ska lidhje me ushtrine. te ishte per  ushtrine turke e kishin varur per gjuhe brenda 24 oresh.

 

ti mund te mos e kesh qejf gjithe diten erdoanin,por meriten ne rritjen ekonomike te turqise duhet t`ia njohesh.mund te jete edhe populist,por nuk krahasohet me salen gjekundi.e ka bere nga fillimi shendetesine,transportin,energjitiken(per arsimin nuk po flas shume se akoma nuk eshte ne nivelin e duhur).

nuk ka te krahasuar.

ushtria per puce eshte vetem ne vendet komuniste.

Alidems thanx..

Do te doja te theksoja se une personalisht besoj se nuk behet fjale per konflikt luftarak te mirefillte(sic e permenda me lart). Ketu kemi te bejme me demostrime muskujsh. Megjithese mundesia e luftes nuk mund te perjashtohet. Por une mendoj se Izraeli eshte ca i izoluar dhe po nuk ndryshoi kursin politik "te arrogances" do te izolohet me teper. Izraeli nuk duhet te harroje se eshte perballe realiteteve te reja ne rajon dhe me vende si Irani dhe Siria afer , Turqia eshte thjesht kokecarja me e vogel. SHBA ne anen tjeter eshte me e interesuar te shohe influencen turke ne rajon sesa ate Iraniane...(nese do te zgjidhnin mes dy mundesive). Turqia po luan me sukses karten islamike duke fituar influence ne lindjen e mesme...Ne mes te arabeve tani shihet si superfuqi rajonale(muslimane)..Por ne te vertet eshte laike dhe luan karten fetare per influence. Erdogan kohet e fundit po pergatit nje vizite ne Rripin e Gazes dhe do te takohet me qeveritaret e Hamasit(gje qe i ka terbuar se tepermi Izraelitet)

Turqia ka fituar status te padiskutueshem te nje superfuqie enregjitike duke kthyer territorin e saj ne artejen kryesore te tranzitit e tubacjoneve te gazit dhe naftes ne Evrope.Kjo i ka rritur se tepermi influencen dhe peshen ne arenen boterore

ecpxz.. Duhet te kuptosh se interesat Amerikane kane ndryshuar...Dhe kur vjen fjala per Izraelin; SHBA eshte e tejlodhur duke u paraqitur si demon ne boten arabe per shkak te Izraelit...Administrata e Obames i lau duart si Ponti Pilat me Izraelin kur i deklaroi hapur se duhet te rikthehet tek kufijte e 1967.. Mardheniet mes dy vendeve aktualisht jane ne piken me te ftohte ne historine e dy vendeve.

Sa per lufte Izraeli beri lufte ne vitet 67 me ushtri primitive dhe beduine shkretetirash.Ne ato vite dhe Vietnamezet i bene Amerikanet per uje te zi..Sot gjerat jane krejt ndryshe......Sa per dhembet , Turqia i tregoi me Qipron dhe nuk pyeti per askend kur ju preken interesat e saj...

 

aleati strategjik nuk eshte ceshtje qe ndryshohet me nje administrate. Ne ate ambient fondamentalist islamik. israeli eshte aleati natyral. dhe stabiliteti dhe fuqia ushtarake e israelit as qe behet fjale te dobesohet .

kursi i politikes turke eshte islamist. jo vahabist-arab, por ne thelb eshte fetar islamist.  politika nuk duhet te perziehet me fene. islami politik eshte i denuar ne te gjithe europen dhe ameriken dhe i destinuar te deshtoje.  zona elektorale e tij eshte anadolli dhe lindja kurde , zonat me pak te varfera, me pak te arsimuara, me ngjajne si ato komunat qe e bene shqiperine BLU! lol

obama eshte nje mrrokell qe duhet pas dominimit te bushit.

 

Izraeli eshte overrated....

E ke kabim...Turqia sic e thashe po perdor karten islamike te fitoj popullaritet ne Lindjen e Mesme. Turqia si shtet eshte teper laik dhe nuk ka asnje lidhje me fene...Erdogan eshte "dogmatik" por nuk mund ta krahasojme me Berishen(i cili eshte nje lapanjoz ordiner(HaxhiQamilas) dhe e ka kthyer dinjitetin e shqiptareve ne rrogoz te Evropes)...Une mund ta krahasoj Erdogan me Putinin e Rusise. Sic e permenda te gjitha projektet energjike kryesore te gazit kalojne neper Turqi, gje qe i ka dhene nje status superjor ne rajon..Plus kesaj flirtimet me Iranin dhe paraqitja si nje ndermjetes apao balancues i ka ngritur ne peshe. Keto levizje nuk i kane pelqyer Izraelit te cilet po perpiqen me doemos te mbajne statusin e superfuqise rajonale(te fituar nga SHBA dhe Britania)

erdogan ka qene trafikant droge me sa kam degjuar, bile bile edhe eshte denuar per kete ne rini te vet. erdhi ne fuqi me islamiket, por erdhi ne nje kohe kur islami nuk ishte aq "popullor". nejse muhabet i gjate. sic duket amerika po ben "lojen" he nje here zihuni se nuk ju rraf smiley

duke pare armatimet e te dy shteteve turqia duket shume me inferiore se israeli.sado qe ushtria turke ne numer ushtaresh eshte shume here me e madhe.

p.s. turqia ka 3500 tanke (turqia nuk prodhon tanke)                                                      israeli ka 3200 tanke (israeli prodhen disa modele)

turqia ka rreth 700 avione (turqia prodhon vetem disa pjese kembimi per disa modele)

israeli ka rreth 600 avion (israeli prodhon 5 tipe avionesh, fighter, cargo dhe vezhgues)

turqia ka raketa balistike me rreze te shkurter deri ne 150km.

israeli ka raketa balistike: Surface-to-surface cruise,  jericho l 500km, jericho ll 2800km si dhe intercontinental 5000-11000 km.

raketa surface-air Patriot , anti cruise, anti rocket, man-portable etj...

israeli ka edhe army space system te sofistikuar.

israeli mund te godasi edhe kinen pa ju bere syri ter,.. nuk eshte aspak mit urban armatimi i israelit, me te njejtat arme si te superfuqise.

 

ne nje konflikt te mundshem me turqine, israeli ka edhe favorin amerikan, por edhe europian te cilet nuk do ta furnizojne turqine me arme..dhe turqia do ngeli si peshku pa uje..

 

qe nga lufta e dyte boterore israelitet dhe amerikanet kane menduar shume gjate per te armatosur turqine aq sa duhet per te mos bere hegjemoni.

 

 

   

Turqia ka flote detare superjore e cila e bllokon Izraelin...Flota ajrore e Izraelit perbehet nga avjone amerikane F-15(Te njejte ka dhe Turqia, dhe ne numer me te madh). Izraeli prodhon avjone mesimore, jo luftarake..Nuk eshte puna te prodhosh por posedosh...Nqs e e debojne nga NATO Turqine(gje qe zor se mund te ndodhe)..ti kujton se nuk treg tjeter per armatime?..Ka Rusi dhe Kinezi armatime sa te duash, pare te kesh...Gje qe Turqve nuk ju mungojne(Sic e permenda jane kthyer ne superfuqi energjitike duke furnizuar gjithe Evropen me gaz dhe nafte)

israeli i ka te gjitha llojet e avioneve,, turqika ka vetem disa tipe qe i lejojne amerikanet..

madje israeli ka edhe 20 stelth, plus 55 te tjere jane bere porosi..

 

rusia i refuzoi ti shiste sistemin e raketave s-300 km turqise se nuk do konkurent ne rajon. edhe kina deri ne njefare mase mund ti shesi, por kina nuk ka as raketa interkontinentale.

 Eri, mos harro se ne turqi prodhohen edhe F-16, edhe tanke, sigurisht qe jane prodhim amerikan dhe gjerman, po mos harro se ne nje konflikt te mundshem, turqia nuk e ka per gje qe ti nacionalizoje, dhe kuadrin teknik e ka te plote.....

ps

shtetet e planifikojne nje konflikt qysh para 10-20 vjetesh, kete mos e harro, dhe Turqia, po ashtu dhe Israeli, e kane parashikuar kete dite, po ashtu dhe te tjeret...varet se nga do te anojne balancat ne nje konflikt te mundeshem.....

e ke gabim...fabrika e f-16 eshte montimi...dhe jo te gjitha pjeset dhe sistemet mund te prodhohen aty,. ato vijne te gatshme nga usa..po keshtu edhe me tanket...

i kane menduar me perpara se ne amerikanet keto pune..

turqia e di mire kete, dhe vjet ne dhjetor ngriten ekipin e pare te punes per te prodhuar nje avion 100% me forcat e tyre, "Stealth Multirole fighter" tani eshte ne fazen konceptuale..gjithashtu edhe marveshja me kinen per te prodhuar raketa toke-toke 300km.

po prape israeli eshte 50 vjet perpara ne teknologji.

 

Turqia disponon plot 90 raketa berthamore te tipit B-16, ne bazen e quajtur Incirilik.

 

Hence, titulli "Turqia tregon dhembet"

...m'i ke dhambet si inxhi,

buzet si sheboje... smiley

 

Paskan filluar diskutimet per luften ne PPU. Te filloj te brengosem une? smiley

Turqi, Turqi!

Izrael, Izrael!

Pse nuk e beni nje sondazh me mire. Te votojne ata qe jane per otomanin, dhe ata qe jane per qifutin se me keto argumenta tifozi nuk e zgjidhim dot kete ceshtje...

Artikulli djema, ishte interesant, sikunder dhe prurja e statistikave te armatimit nga komentatoret, veç per armet berthamore a nukleare eshte e kote te flasesh, sidomos tani pas nenshkrimit perfundimtar te dy fuqive te medha per eliminimin e tyre, pakte qe kane vite qe kane nisur. Edhe sikur te filloje ndonje lufte (gje qe pak e besueshme te ndodhi ndermjet ketyre dy vendeve qe po flet artikulli), kjo lufte s'ka per ti perdorur kurre armet nukleare, sepse ai qe do te shkeli kete rregull moral dhe politik, pikerisht ai do te denohet me mbrapa. Dhe keto shtete e dine kete gje. 

Vendimi i Turqise, apo kthimi i monedhes me te njejten fytyre, per rastin e aeroporteve, mua me duket e drejte e ligjeshme e saj, sepse Izraeli (siç po e thone te gjithe, biles edhe çifutet kendej ne perendim), e ka dhjere me veprimet e fundit kundrejt qytetarve turq. Nje fjale e urte popullore thote, se; Kur pordhet te rendojne me teper se pesha e trupit, ky trup mund te fluturoje kuturu, pa kontrroll, e te perfundoje ne humnere. 

Nese ekstremistet izraelite, vazhdojne me kete ritem, une kam pershtypjen, se ata do ti shkaktojne Izraelit nje dem te pallogaritshem. 

Israelit nuk i interesojne mosmarrveshjet me Turqine. sic duket sado i mencur te jesh perseri ben ca budallalleqe, dhe israeli e ka shkelur duke e injoruar turqine, me marrveshjet greko-qipriote. nuk besoj se konflikti do shkoje deri ne perplasje, te dyja paleve nuk i intereson kjo. turqia tregon dhembet, sepse i ka vertet dhe israeli... ah kete nuk e di tani, por di qe situata eshte shume me e papelqyer dhe e padeshirueshme per israelin sesa per turqine. turqia me nje gur vret dy zogj: nje, i tregon israelit se nuk mund te sillet me te si te doje dhe e dyta, kerkon te ngreje reputacionin si nje fuqi e madhe dhe arrogante. 

 

p.s. te vije Zotrules si specialist dhe te na spjegoje zhvillimet e ardheshme.

p.s.1 dhe ndoshta, ndoshta dhe perseri ndoshta, edhe amerikes tani per tani i interseson kjo, pasi arroganca e netanjahut karshi obames disa muaj me pare ishte skandaloze. ndoshta kjo duhet per t'i treguar israelit qe sado i fuqishem te jete do mbetet si peshku pa uje ne ate rajon te trazuar, po nuk hoqi dore nga brutaliteti.

Gabimi eshte se disa e perceptojne me tifo nga njera apo tjetra pale kete ceshtje. Une personalisht nuk e shikoj me optimizem rritjen e neootomanizmit por ne anen tjeter e kuptoj dhe gjendjen qe ndodhet Turqia. Turqise, ne fillim "ju percaktua" nje prespektive e cila ne fare mase i dha nje fare "dinjiteti "dhe prespektive Evropjane..Me pas iu tha te prese ne paradhome per dekada te tera ne nje menyre pothuajse diskriminuese(kjo ju atribua fese ne nje kohe kur Evropa i binte daulleve te barazise fetare ,etj)...Kjo i beri qe ti largohen paradhomes Evropjane dhe Evropes ne pergjithesi....Prej andej Turqia filloi nje politike te zgjuar duke terhequr investime te rendesishme ne rang global..

Duke u perqendruar ne politikat e brendeshme arriti qe te krijoje nje nga ekonomite me te fuqishme ne Evrope. Turqia u kthye  ne nje qender gjigande investimesh dhe nje nga destinacjonet nr1 turistike ne bote. Sic e permenda me lart projektet kryesore te gazit per Evropen kalojne nga Turqia duke e kthyer ne nje partner strategjik.

Une personalisht besoj se do kete zhvillime interesante ne rajonin e mesdheut dhe influenca Izraelite do zbehet pak dhe nga pak.Heqja e Greqise nga loja dhe perfshirja e Qipros ne kete histori do te testoje diplomacine e dy vendeve(Turqi&Izrael)..Izraeli do te detyrohet te frenoje politiken e arrogances dhe te perballet me realitetet e reja gjeostrategjike te rajonit.

 

Pershkallezohet situata.....

 

Erdogan, Izraelit, pergjigjen e merituar

 

Kryeministri i Turqisë ka deklaruar se vendi i tij do të shoqërojë anijet me ndihma të cilat do të dërgohen në Rripin e Gazës me anije luftarake. Recep Tayip Erdogan i ka thënë Al-Jaziras se “anijet ushtarake do të jenë përgjegjëse për mbrojtjen e këtyre anijeve.”

“Nuk do të lejojmë që këto anije të jenë subjekte të sulmeve nga Izraeli siç ndodhi me Freedom Flotilla… Izraelit do ti jepet përgjigjja e përshtatshme”. Ka shtuar kryeministri turk.

Deklarata e ashpër e Erdoganit vjen pas përshkallëzimit të tensionit mes dy vendeve. Të mërkurën Izraeli bërë të ditur se Turqia ka dëbuar tre diplomatë nga ambasada e saj në Ankara.

Erdogan e ka krahasuar Izraelin me “djalin grindavec” duke paralajmëruar se sanksione të tjera do të ndërmerren ndaj këtij vendi. Ndërkohë Izraeli ende nuk ka reaguar për deklaratën e Erdoganit.

Shekuli Online

 

Ndersa ne Egjipt protestuesit shpartallojne murin e ambasades izraelite...Kerkojne mbylljen e ambasades dhe prishjen e mardhenieve...

 

Bisedimet Turqi-Izrael, shtojne friken e Izraelit per nje izolim politik

Spekulimet shtohen në Jeruzalem mbi udhëtimin e kryeministrit të Turqisë në Kajro për shkak të shqetësimeve se kjo vizite mund të thellojë tensionet rajonale

 

Harrien Sherwood- Jeruzalem

The Guardian

Kryeministri turk do të vizitojë të hënën Kajron duke perforcuar shqetësimet në Izrael që ai mund të kërkojë një aleancë ndërmjet dy vendeve me qëllim rritjen e izolimit të shtetit hebre në rajon.

Vizita e Rexhep Tajip Erdogan - e para e një kreu turk në Egjipt për rreth 15 vjet - vjen kuader të një ofensive diplomatike kundër Izraelit  nga Ankaraja, te cilen SHBA eshte duke kërkuar  ta përmbajë.

Një krizë e veçantë mes Izraelit dhe Egjiptit, pas vrasjes së pesë oficerëve të sigurisë egjiptiane muajin e kaluar duket se ka qenë  e paralajmëruar. Por marrëdhëniet mes dy fqinjëve të mbetet teper delikate. Erdogan mbase po perpiqet te shfrytezoje situatën.

Turqia dhe Egjipti pritet të shqyrtojne fushat e bashkëpunimit, dhe Erdogan mund të ofrojë qeverise post-Mubarak  ndihmë financiare shumë të nevojshme ,e cila do ti siguroje nje statusi te favorshem.

"Turqia mund të jetë gati të investojë kapitale te konsiderueshme per ndërtimin e Egjipt si një aleat rajonal," tha Alon Liel, një ish-i dërguari i Izraelit në Ankara. "Ai mund të përpiqet të bindë ate që të degradoje marrëdhëniet me Izraelin."

Sipas Yossi Alpher, një analist izraelit dhe bashkë-redaktor i internetit BitterLemons, Erdogan "është duke treguar muskujt e Turqisë. Ai është tani duke u përpjekur për një projekti per influencen turke në Egjipt.Ekzistojne shqetësimet se ai do të ofrojnë ndihmë financiare në Egjipt, i cila ka nevojë të madhe, dhe se do t'i japë nje shkalle ndikimi.Shqetesimi tjeter eshte se Erdogan mund të lidhet me islamistët egjiptiane, të cilët po fuqizohen se tepermi. Ai mund të bindë Egjiptjanet për të lejuar atë  të vizitoje Gazan, ku ai mund të shpallë veten si nje lloj shpëtimtari.  Asnjë nga këto nuk është e mirë nga perspektiva e Izraelit. "

Në Gaza, kryeministri turk do të jetë e sigurtë se të kete një pritje prej heroi, dhe do te shkaktoje të reagimin e indinjuar të Izraelit. Izraeli deri tani, nuk ka te dhena  se egjiptianët kanë rënë dakord për Erdogan kalimin e kufirit të tyre në Gaza, në bazë të një burimi te qeverise izraelite.

Vizita në Kajro pason një seri masavsh ndëshkuese të marra nga qeveria turke - duke përfshirë dëbimin e ambasadorit izraelit, pezullimin marrëveshjet e tregëtisë së mbrojtjes dhe të kërcënuar për të vendosur floten luftarake turke për të patrulluar Mesdheun lindor - si pasojë e refuzimit të Izraelit për të kërkuar falje për sulmin e saj vdekjeprurëse në një flotilje ne Gaza-lidhur majin e kaluar.

Një raport i OKB-së ka publikuar një javë më parë arriti në përfundimin se Izraeli kishte përdorur force "të tepruar dhe të paarsyeshme" për ndalimin e Marmara Mavi, edhe pse bllokada detare e Gazës ishte e ligjshme. Nëntë aktivistë turq u vranë në bordin e anijes, për të cilën Turqia kërkonte një falje dhe të kompensim për familjet e viktimave.

SHBA, eshtë teper e shqetësuar për acarim mes dy aleatëve, dhe ka rritur përpjekjet per zbutjen e krizës. Dan Shapiro, Ambasadori i SHBA në Izrael, tha: "Ne kemi të inkurajuar të dy vendet të gjejnë një mënyrë për të punuar së bashku për të kapërcyer dallimet e tyre dhe për të rivendosur të paktën ato mardhenie qe ekzistonin me perpara

Refuzimin e Izraelit për të kërkuar falje për vdekjet ishte në kontrast me deklaratën e tij të shpejtë të keqardhje tre javë më parë pas të shtënave fatale e personelit të sigurimit egjiptian si pasojë e një sulmi militant në afërsi të kufirit Egjipt-Izrael, në të cilën u vranë tetë izraelitët.

"Gabimet qe po ben Izraeli jane duke vene ne pah  ceshtjen( e Turqisë sesa atë te Izraelit," tha Alpher. "Kontrolli i Dëmit ishte relativisht i parashikueshem me kerkese per falje në Egjipt kurse në rastin e Turqisë, e lejuan veten qe te bien kurthet(e njepasnjeshme) qe kishte pergatitur Erdogan ."

Shprehja e keqardhje në Egjipt nuk ishte e mjaftueshme për të parandaluar stuhite anti-Izraelite protestat në Kajro. Duke alarmuar Izraelin, qeveria post-Mubarak  bëri të qartë se po merr parasysh opinionet e protestuesve.

Izraeli nuk i intereson të humbe aleatët e rajonale, sidomos tani, kete muaj pritet votimi në OKB ne favor të njohjes një shteti palestinez . Turqia dhe Egjipti janë duke mbështetur projektin palestinez.

 Efekti i situates ,pas nje prishje  me Turqinë mund të ketë pasoja të rënda ekonomike; paralajmëroi këtë javë Stanley Fischer, guvernator i Bankës së Izraelit, . Tregtia midis dy vendeve ka nje  vlerë rreth $ 3.5miliarde-$ 4miliarde në vit. Kjo "do të ndikojë ne fushen e turizmit, tregtisë, kulturës dhe sportit", si dhe marrëdhëniet diplomatike, shtoi Liel.

Ministrat dhe zyrtarët e qeverisë izraelite kanë jane  udhezuar e menyre të qarte që të përmbahet nga komentet emocjonlae te cilat mund ta acarojne me teper situaten. Megjithatë gazeta izraelite Yedioth Ahronoth raportoi të premten se Avigdor Lieberman, ministri i jashtem i cili i perket ekstremit te djathte, ishte duke marrë parasysh një sërë masash kundër Turqisë si hakmarrje për lëvizjet e Ankarasë.

Sipas Alpher, hapat e hakmarrëse vecse do të përkeqësonin krizën. "Ne mund te humbim jo vetëm ekonomikisht, por edhe rang rajonal, deri në atë masë duke u tërhequr më thellë në një përplasje me Turqinë," tha ai. "Ne beme nje budallallëk duke mos kërkuar falje [për vdekjet ne Marmara Mavi]. Ne duhet te mbajme profil te ulet tani dhe shpresojme se aleatet si SHBA do te mund te riparojne demet perpara se gjerat te perkeqesohen

Pika qe s'ju bie me gjith Turqi.

Po satelitet ushtarake?

I zgjidhet ceshtjet e tjera te gjitha dhe tani po kaloni nga gjeopolitika?

Teme e lezetshme, thjesht per te pare se ku rrahin mendjet e disa peshkisteve dhe cfare i preukopon ata. smiley

Po duhet diskutuar dhe perreth se u beme bajate me keto ceshtjet tona....

Ndonje te re nga fronti yne ka ?...Jo, nuk ka!..   Ah harrova...Thuhet se kane ardhur ca vullnetare greke smiley

A thua ato kane "vullnet" te mire? smiley

marrveshja e qipros me israelin per shfrytezimin e mesdheut, ka perfshire edhe brukselin ne konflikt me ankarane, Stefan Fule ne takimin me Davoutoglu para 4 ditesh ne Ankara, i ka kerkuar turqise te terhiqet se po cenon interesat europiane ne rajon..

Europa spo di ku ka koken...Eshte kthyer ne nje klub handikapatesh..

  • Gjermania po pergatiten per Falimentimin Grek.(Pasojat per BE do jene katastrofike)
  • Drejtori i Bankes Qendrore Europjane jep doreheqjen, duke deklaruar se Euro ka falimentuar dhe nuk ka perendi ta shpetoje
  • Te tjeret ne radhe per falimentim?...Italia,Spanja.....Eshte ky fundi i monedhes?...Te shohim c'thone profetet e Brukselit, por shenjat nuk jane te mira

edhe sikur te marri fund euro, kjo gje nuk do te thote falimentimin e komunitetit europian, dhe heqjen dore nga interesa te perbashketa midis shteteve europiane per burime energjie....

 perkundrazi, kriza do ti beje edhe me agresiv, ne kerkim te burimeve te reja.

Thjesht BE ka humbur kredibilitetin...keshtu qe nuk kane efekte kercenimet boshe te BEse te them te drejten. BE nuk ka cti ofroje me Turqise, ndersa Turqia ne anen tjeter kuptoi fuqine e potencjalit te saj...Thjesht Turqia po tregon muskujt(qe ne anen tjeter nuk i mungojne)...BE eshte kthyer si puna e ati plakut te pafuqishem me paterica i cili jepte keshilla dhe karramele por tani ka filluar nga qortimet.... smiley

nuk do dilja ne kete konkluzion..

sepse biseda e Fules me Davoutoglun ishte shume e gjate, per kushtetuten e re turke, per qipron, per negociatat etj...nga biseda dilte qarte qe turqia do shume te futet ne BE..

 

lexoi analizat e shtypit turk.

Turqia i ka lare duart me BEne dhe ka kohe qe i ka ndaur reformat, etj. Thjesht kane nje partneritet sic mund te kete Rusia...Keshtu me  klishe do flasin zyrtaret..ndersa realiteti eshte krejt ndryshe

  • Kriza Evropjane e ka kthyer BEne ne nje anije karakatine qe eshte gati ne mbytje.Kush do te doje ti hipe nje anije qe po mbytet? smiley ..Turqia nuk eshte e verber dhe e shikon kete. Sikunder ekonomia turke po ecen mjaft mire ne anen tjeter
  • E dyta : Dy shtyllat e BEse Gjermania dhe Franca e kane refuzuar kategorikisht hyrjen e Turqise ne BE. keshtu qe kemi te bejme me nje ceshtje krenarie tashme nga ana e turqve....

hahaahah

e bukur kjo.

vari me trapin turqise . e ke degju shprehjen turqi hesapi? kjo i mbeshtjell te gjitha vleresimet per turqine.

Une thjesht po pikturoj situaten me ngjyrat reale, nuk jam as pro turk as anti turk. Evropa eshte kthyer ne nje tiger prej letre qe po e merr era..Keshtu qe do kete fuqi rajonale qe do perfitojne nga situata...Une neootomanizmin e shoh negativisht..Por me negativisht shoh lidhjet e Izraelit me boshtin ortodoks-Greqi,Qipro,Serbi,Rusi

 

clidhje kane keto me temen qe po flasim?????

Dil ca nga kutia dhe shife pak rrjedhjet e ngjarjeve....Erdogan viziton Egjiptin sot(ne kuader te nje turi Egjipt-Libi-Tunizi) dhe pritet te vizitoje Rripin e Gazes(nese e lejon Egjipti). Ne OKB keto dite te hidhet ne vote pavaresia e Palestines(brenda kufijeve te vjeter), gje qe kundershtohet hapur nga Izraeli..Sherbimet e inteligjences flasin se shume arme nga Libia dhe Siria kane pasur destinacjon Palestinen...Duket lufte ne horizont ne Lindjen e Mesme

ndoshta edhe vizita  rrufe "Fratini-Lambrinidis" eshte pjese e ketyre shqetesimeve????? per ti dhene mesazh shqiperise qe ta kete koken ketej dhe jo andej..!!!!  si thua???

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).