Raportet dhe komentet e ambasadorit amerikan. Gjërat që i dinim dhe ato që mësuam. Berisha, tuneli i Kalimashit, Ina Rama, komandot shqiptare. Dhe një keqkuptim për fuqinë e madhe.

Alqi Koçiko

Fundi i nëntorit 2010, pikërisht në ditën e festës sonë të Flamurit, shënoi goditjen më të madhe për diplomacinë amerikane: Organizata Wikileaks nisi përmes pesë gazetave nga më të mëdhatë e globit, botimin e kabllogrameve që diplomatët amerikanë nëpër botë i dërgonin qendrës, të cilat organizata e Xhulian Asanzhit i kishte shtënë në dorë kohë më parë. Goditja ishte e rëndë: Thënë shkurt, bota po mësonte për herë të parë (dhe në kohë reale) se çfarë mendonte në të vërtetë Amerika për miqtë dhe armiqtë e saj, çfarë komentesh e këndvështrimesh kishte diplomacia amerikane për ngjarjet dhe personazhet e mëdhenj e të vegjël të globit. Pritëm atëherë nga dita në ditë, që të lexonim edhe raportet konfidenciale që “ky i yni”, pra ambasadori amerikan në Tiranë, asokohe Xhon Uidhërs, i dërgonte Departamentit të Shtetit për punët shqiptare. Por sigurisht që kishte preçedencë dhe sira. Gjërat do të bëheshin me rradhë dhe Wikileaks apo gazetat si The Guardian, New York Times, El Pais etj, kishin momente shumë më interesante për të zbardhur sesa historitë e vockla të Tiranës.

Më në fund rradha jonë erdhi. Dikush thotë se përzgjedhja e kohës për botimin e këtyre materialeve për vende të ndryshme, bëhet e qëllimshme në mënyrë që të ndikojë në zhvillimet e brendshme. Nëse kjo do të ishte e vërtetë, seria e rrjedhjeve shqiptare të Wikileaks-it do të kishte bërë vaki para zgjedhjeve të fundit lokale, kështu që kjo teori nuk është dhe aq bindëse. Nga ana tjetër, nga sa tregojnë kabllogramet amerikane, ambasada e rrugës së Elbasanit nuk ka pasur asnjë iluzion as për qeverinë, as për opozitën dhe as për realitetin e këtij vendi. E për më tepër, me zbulimet e reja, duket as ne nuk duhet të ushqejmë më mite e iluzione për këtë ambasadë mike dhe të tjerat që veprojnë në kryeqytetin shqiptar: Puna e tyre, në shumicën dërrmuese të kohës qenka dërgimi i raporteve përmbledhëse të ushqyera nga mediat, nga lajmet, analizat e opinionet gazetareske me ndonjë koment në fund. Me fjalë të tjera, ajo kuti e Pandorës që besuam se më në fund ishte hapur, qenkësh një kuti e zakonshme sendesh të vjetra që shumëkush e mban në raftin e fundit të sirtarit: Copëza gazetash, kujtime nga shkolla e mesme, librezë notash…

Por këto kabllograme nuk janë notë që i vihet ambasadës, por një notë që shumica e shqiptarëve i kanë vënë vetes. Dhe del se kemi qenë objektivë në vlerësim: Ne mendokemi njësoj për rolin e qeverisë në tragjedinë e Gërdecit, për arsyen e vërtetë të bojkotit opozitar pas zgjedhjeve parlamentare të qershorit 2009, për mungesën e substancës së luftës opozitare, për shtrëngimin që Berisha u bën vazhdimisht institucioneve të pavarura, për korrupsionin shtetëror me pronat, për inaugurimin e sforcuar të tunelit të Kalimashit nga kryeministri dhe shpenzimet ekstra që rrodhën nga kjo, për lojën qeveritare me dosjet e Sigurimit, për grupimet në PD, për arsyet e prishjes së Bazes me Berishën, për zgripin ekonomik ku ndodhemi prej vitesh dhe arsyen e vërtetë pse qeveria nuk e deshi më tutelën e FMN-së… Ç’është më kryesorja, dalim në të njëjtin konkluzion me ambasadorin Uidhërs se sado që e urrejmë korrupsionin, jemi të gjithë nga pak të korruptuar e të korruptueshëm, duke e pranuar në subkoshiencë këtë gjendje ku ndodhemi.

Në një këndvështrim, mund të thuhet se ambasada u merrka me llogje, me thashetheme. Kështu komentonin në internet shumë blogerë dhe jo pa të drejtë. Por harrojnë se në këtë qytet, të vërtetat më të mëdha thuhen në trajtë thashethemesh, ndërkohë që faktet e dokumentet me firmë e vulë nuk kanë dënuar ndonjëherë ndonjërin, për sa kohë kemi gjetur magjinë e procedurës. Megjithatë, në këto kabllograme nuk mungojnë edhe zbulimet, që padyshim nuk janë nga ato që na mbushin me krenari.

Në ballë të luftës

Megjithë seriozitetin e çështjes, nuk merr dot përmasat e një skandali, pavarësisht nga titujt e gazetave. Më shumë se skandal, është e trishtueshme që komandot shqiptarë që kanë shërbyer në Irak, të shfrytëzojnë lidhjet dhe njohjet e krijuara në detyrë me kolegë amerikanë, për të kërkuar pastaj viza amerikane. Supozohet që komandot të jenë ndër formacionet më të paguara të ushtrisë sonë, megjithë një protestë masive të një viti më parë të një grupi komandosh në Afganistan, kundër ministrisë së Mbrojtjes për shpërblimet. Disa nga këto trupa elitare që i kemi përdorur si vitrinë e angazhimit shqiptar kundër terrorizmit, pasi kanë marrë vizën, kanë qëndruar në SHBA duke aplikuar për ndryshim statusi dhe mbledhja e mbi njëzetë rasteve bashkë, ka përbërë shqetësim për ambasadën, e cila ka kërkuar t’i tërhiqet vërejtje ushtrisë shqiptare. Mbase zoti Uidhërs nuk e ka kuptuar se kështu e koncepton shqiptari i zakonshëm përfitimin që do të ketë vendi pas anëtarësimit në NATO.

Kryeministri projektues

Anekdota e carit rus që u ftua në heqë një vijë ceremoniale me vizore në projektin e një hekurudhe, por atij lapsi i zuri gishtin dhe hekurudha doli e harkuar në mes të fushës, këtë herë përmbyset. Sipas kabllogramit të 17 prillit 2009, kryeministri i kishte kërkuar ngulm firmës Bechtel inaugurimin e tunelit të Kalimashit para zgjedhjeve, megjithëse vetë drejtuesi i kompanisë kishte deklaruar se kjo ishte e rrezikshme dhe do sillte kosto shtesë. Edhe ministri Olldashi ishte i bindur se inaugurimi duhej kryer në tetor dhe jo në fund të qershorit, por në fund u bë siç tha kryeministri. Shembjet e mëpasme në tunel sollën një kosto shtesë jo prej 15, por prej 30 milionë eurosh. Megjithëse opinioni publik e nuhati menjëherë sforcimin elektoral të qeverisë, ajo që nuk dihej ishte një detaj interesant: Vetë Berisha kishte kërkuar që tuneli të ishte i drejtë dhe jo me hark, pavarësisht projektit. A ishte kjo kërkesë e motivuar nga kursimi, meqë rruga e drejtë i bie të jetë më e shkurtër? Sipas kabllogramit jo, sepse ndryshimi i projektit solli shpenzime shtesë.

Zëra nga opozita i bënë thirrje prokurorisë të nisë hetimet bazuar në të dhënat e kabllogramit, meqë kryeministri ka dëmtuar me dashje buxhetin e shtetit, në funksion të fushatës elektorale. Gjasat për këtë, kuptohet, janë minimale.

Uidhërs në detaje

Sa për prokurorinë, më saktë prokuroren e përgjithshme, ambasadori Uidhërs ka surprizuar shqiptarët. Jo me mbështetjen e tij për Ina Ramën në krye të një institucioni të pavarur por të shumësulmuar, sepse kjo mbështetje ishte publike. As me dështimin e saj në hetimin e dy kryeçështjeve të viteve të fundit, Gërdeci dhe abuzimet e rrugës Durrës-Kukës, por me kopertinën “light” të kryeprokurores në faqet e revistës femërore “Jeta”: Zoti Uidhërs bën një koment të lirë në raportin dërguar qendrës, duke përshkruar në detaje veshjet e modës dhe pozat e kryeprokurores, pa harruar të përcjellë “mendimin e shumë shqiptarëve” se ky lloj ekspozimi e përul rolin serioz e përgjegjësitë institucionale të kreut të prokurorisë. Në thelb, ngjan me shqetësimet e një babai të merakosur për teprimet mondane të së bijës.

Profilet psikologjike

Interesante, edhe pse jo e re, është analiza që ambasada amerikane i bën sjelljes së shoqërisë shqiptare pas vitit 1990. E mësuar në regjimin e kaluar me çinteresimin ndaj punës, kjo shoqëri rendi pas fitimit të lehtë dhe kënaqësive të munguara në komunizëm. Pasja e një makine u bë çështje statusi, ndërkohë që kafenetë gjithnjë të mbushura sot e kësaj dite, nuk tregojnë dhe aq një popull që nuk kryen asnjë kokërr pune, sesa njerëz që të gjitha punët i kryen në kafene: Aty takohen “individët e duhur”, aty diskutohet rryshfeti e bëhen thashethemet, aty zgjidhen hallet. Nga ana tjetër, ambasada nuk ngurron në raste të tjera të japë diagnoza për persona të përveçëm, ku spikat ajo për kryeministrin Berisha. “Duket sikur ka humbur lidhjet me realitetin”, “nuk di të mendojë për gjërat konkrete” etj, thotë ambasadori për kryeministrin që shpall Shqipërinë fuqi energjetike, apo që e deklaron ekonominë shqiptare si më të suksesshmen në planet. Po ashtu, ai e përshkruan ish ministrin e Kulturës Ylli Pango si predator seksual dhe plagjiator librash, që tekstet e përkthyera me detyrim nga studentët, i boton si libra të vetat.

Keqkuptimi me Amerikën

Ja pra, amerikanët e ditkan krejt historinë e Gërdecit, përfshirjen e familjes së kryeministrit, abuzimin me rrugët, tentativat e marrëveshjeve me Iranin… si ka mundësi që vazhdojnë të bashkëpunojnë me këtë qeveri? Ky është një keqkuptim dhe një iluzion i vjetër shqiptar. Sado që ambasadori i rradhës në Tiranë të duartrokasë për kombin më proamerikan në botë dhe të na tërheqë vëmendjen herë me dashamirësinë e njeriut që dëshiron të na shohë sa më mirë, herë me prepotencën e fuqisë globale, Shtetet e Bashkuara do vazhdojnë të bisedojnë me Berishën, Meksin, Nanon, Majkon, Metën, Ramën, me këdo që gara (apo lufta) e brendshme e pushtetit ka nxjerrë në sipërfaqen e Tiranës. Një raport i Uidhërsit fliste për trukimet zgjedhore të 2009-ës nga ana e qeverisë, dhe për interesin e “perëndimorëve” për të mbyllur njërin sy sepse u interesonte stabiliteti i vendit. Por këtu hyn dhe SHBA, në malin e prioriteteve ndërkombëtare të së cilës, Tirana është një pikë uji në oqean. Dhe mbajtësit e pushtetit në Shqipëri e kanë kuptuar se mjafton proamerikanizmi i tyre i thekur, për të qeverisur të qetë mbi një popull që shqetësohet, por edhe kënaqet me korrupsionin; që i vjen keq, por edhe aq i bën për ndotjen e mjedisit; që kërkon punë, por rri në kafene. Më në fund, edhe ambasadori Uidhërs e kuptoi këtë. Dhe u kthye andej nga erdhi.

http://www.revistaklan.com/material.php?id=1913

80 Komente

 Paragrafi i fundit, i permbledh te gjitha. Ne mendojme se jemi kerthiza e botes, ne mendojme se amerikanet na kane ne qender te vemendjes, pasi jemi populli dhe qeverria me servile ne bote ndaj tyre, por ama harrojme se ata as nuk e rrujne fare per ne. Nga keto kabllo, po shohim se amerika ka info per te gjitha pislleqet qe behen ketu, po as nuk e leviz as gishtin e vogel, per te terhequr vemendjen tone......kesaj une i them me plot gojen   ...........fuck off america.....

Kur nuk te kemi per ne dite te keqia, perse na duhesh tjeter....??????

Amerika dhe Europa ta terheqin perdite vemendjen, po varet se c'duam ne te degjojme dhe c'duam te pertypim. Ata thone ka korrupsion, muxhahidinet thone e ka fjalen per bashkine e tiranes. Ata thone krimi i organizuar i lidhur me nivele te larta, muxhahidinet thone e ka llafin per lidhjet e arta dades me aldo baren. Ata thone ndaloni retoriken ndaj institucioneve kushtetuese, muxhahidinet thone e kane me ramen qe permend sashenken dhe tomen. E keshtu me rradhe, me ndihmen e kanoceve mediatike e bejne te bardhen te zeze. E degjove ti kryemnistrin pas daljes se raportit te odihr/it per zgjedhjet? I lexon dhe karakatinat qe kemi ne mesin tone te peshku? Zgjedhjet te mira thone. Me te keqija zbeheshin dot, te pakten sipas raportit, keta vazhdojne i bien llamarinave. C'te terheqin me shume vemendjen ata? Ka ngel vetem nje rruge, te sjellin nje Princ Vid dhe te thone votoni kete dhe jo plehrat qe ju moren frymen. Por kjo nuk ndodh, fatkeqsisht

Leji c'thone muxhahedinet, se dhe ti me keto qe thua behesh si muxhahedin i pales tjeter.  Ata i thone te gjitha per te dyja palet.  Aty jane kabllot ne anglisht te gjitha per kedo qe ka deshire ti lexoje.

Une e kuptoj qe ti dhe Lubonja jeni realiste dhe ja vini fajin te dyja paleve. fatkeqsia ime eshte qe ndryshe nga ty dhe nga Lubonja une qeverisem vetem nga njera pale.

!

!!

+1

C'hyn Lubonja ketu? Kabllot djalo kabllot.  Thone qarte jo vetem amerikanet vete por dhe vete socialiste si Majko, qe Rama nuk ka ndonje ndryshim ne te drejtuar nga Berisha.  Ti si swed, tani per tani eshte e vertete qe qeverisesh nga njera pale si ne nivel qendror edhe ne ate vendor, po ka plot qe qeverisen nga te dyja palet.

replikat me ty shkojne gjithmone deri ne rreshtimin e shkronjave model spaghetti, por nuk po rri dot pa te sqaruar qe ndoshta ndryshe nga shume shqiptare te tjere, fakti nese rrugica e pallatit tim eshte e asfaltuar apo jo nuk me shqeteson aq shume sa fakti qe psh kryeministri ka humbur kontaktet me realitetin.

Hehe si e shtremberon argumentin tim e pastaj ankohesh qe replikat me mua shkojne ne rreshtim model spaghetti (pavaresisht faktit qe une ti shume rralle replikojme). Te shqetesohesh ore te shqetesohesh qe kryeministri ka humbur kontaktet me realitetin, por duhet edhe te shohesh qe shpetimin s'ke per ta gjetur tek ana tjeter kur ke nje tjeter qe ka humbur kontaktin me realitetin.

po c'argument, o i pakapshem. ciraklleku qe ti permen aq shpesh (per enverin ndaj jugosllaveve - sic) nuk ka brire. ja menoje si per veten tate me salen psh; tipik veprim ciraku ky i yti, qe thot sa te gjejme zevendesues per se mbari (mas nja 300 vjetesh e mundur kjo) sala te rrije ku osht, me gjith falangat e veta katunare, ene te mos i hyj gjem ne kom, e te mos mahet si pergjegjse per asgjo... se s'ka pra, kush e zevendeso...amon mer, ku e msut ket shkolle dreqi me te fry bulcit kesisoji!

Emigrant, edhe ti shtremberon si ky me siper po s'ka gje se pikerisht ky shtremberim vjen nga ajo permendja e falangave katunare te sales.  Eshte ajo deshira per t'u identifikuar me nje pale e per te qene pjese e saj, e ne anen tjeter per te share palen tjeter.    "Une jam me Edin, tironcin, qytetarin, ate qe flet shqipen letrare etj etj kunder Sales katundarit, malokut, cecenit, autoritarit, diktatorit fashist qe flet shqipen me theks geg verilindor".  Argumenti im s'eshte aspak ai qe thua ti, qe te rrije Sala ku eshte deri sa te gjejme zevendesues persembari, por argumenti im eshte te gjehet zevendesuesi persembari urgjentisht (shif Kurtin ne Kosove) por jo tek pala qe ka nje Sali te dyte.  Gjithesesi militantizmi i tipit qe permenda me siper s'te le ta shohesh kete gje, ose e sheh por nuk e pranon dot dhe merr rrugen e lehte dhe te pandershme te etiketuarit mua si cirak te Berishes.  Fjaline habitore, se ku e mesove kete menyre te debatuari gjysmake, i bie ta them une...

Eshte pergjigje per ate me siper.  Opozita eshte e pandreqshme.  Njerzia duhet te ndertoje nje opozite te re kunder gjithe sistemit, perndryshe nuk kane shpetim.

Cimo nuk jom dakort me ty ksaj rradhe. Une e kuptoj se i pakapshmi po thote qe duhet ndertu nje opozite ndaj te dy palve, dhe me kete une jom plotesisht dakort.

ndoshta ne vend qe te thote "opozia eshte e pandreqshme" duhet te thote "keta te gjithe jane te pandreqshem". Se si thu ti, keta nuk e dinin qe kishin kriminele midis tyre, apo nuk e dinin qe s'eshte mire me fut kriminele ne Parlament.

Amon o Cim se ne jena bo si 1/X+c e rrime e diskutojme se me njonin do e kishim c=hiç e me tjetrin c=-hiç

shif pak kte. ky xhaxhi esht ai qe zbuloi i pari azotin, se mos e marresh per reqende. edhe ai, me ate ligjin qe zbuloi, thot qe nqse do me te majt fucia uje me shum, duhet me e fillu nga ai rripi i drunit qe eshte me i shkurter. nuk thot qe boi gati te gjitha rripat e drunit ene masanej mballose fucin. gatit ate te ulten i her, thot...masanej do dali nji tjeter me e uleta ene dora dores qe i thone gradualishtes me drjetshkrim.

http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/thumb/1/1c/Minimum-Tonne.svg/220px-Minimum-Tonne.svg.png

shife shife, po nuk e pate pa... per te mos kalu te ekuacioni i Mitscherlich-ut qe pason kte, se s'do e bojm mullar...

Pra nje koncept i shkences agrikulturore vleka dhe per politiken shqiptare?

po lexo i cik me shum se rreshti pare se s'bohet qameti. i rresht me shum, i koment me pak.

E lexova te gjithe dhe nuk e shoh te perdorueshem ne rastin qe po flasim.

well, tjeter muhabet ai se si e shef ti. por ligji eshte universal. nuk eshte per kastravece e domate. ktu ta kisha.

Po universal mbi rritjen dhe disponueshmerine e burimeve.  Ne rastin tone nuk kemi te bejme me nje drrase me te vogel qe zevendesohet nga nje me madhe per te mbajtur pak me shume uje.

lum ti per vetbesimin dhe respektin e madh qe ke per vete!

Emigrant ne do te dalesh ne krah te teorise te se keqe me te vogel, dili por do te ishte me e ndershme nga ana jote ta mbroje kete teori me argumentin "sala dhe falangat e tij katunare" vs. "edi dhe bashkesia e tij qytetare", se sa me kete me siper.

nqse e kupton tamam ligjin e libihut, llafi eshte per te keqen me te madhe. dhe kjo e le ne kembe salen me falangat, ndersa edin me qytetaret nuk e sjell fare ne pytje.

emo me car kuptova une injoranti smiley ti e ke fjalen per berthomat? apo s'te kuptova?

smiley

smiley

 

Osht me te futme kjo fotografia Cimo. Jo per gjo po ketu duket sikur ene rrypi mo i shkurter ene ai mas atij (qe ne fakt o i ngjashem) jone siper gjysmes se fucise ene bajne uje sa te dush prape se prape. Me demek me kte fucine i bi me cu uje bollshem n'destinacion, po nuk co aq sa do cojshe po te ishte me rregull fucia.

Po sikur, ene mu me kete me gja me shume situata jone, keto dy rrypat e prish te ishin poshte atij rrypit te hekrit qe ma fucine te lidhme si i bohej hallit? A do kishte vlere me nejte me nderru njonin e masnej tjetrin? Apo i bi mo mire me i nderru te dy?

Mo nolt paskom harru me thone qe X ka more rruget per ne infinit.

ja kshu nxitohesh per gjonat ti smiley

 Emo, ti kujton se këta realisht nuk e dinë që po mendojnë dhe po veprojnë gabim? Nuk i kanë keq neurone këta sa ta kuptojnë këtë gjë? Unë s'kam dyshime që e dinë si dreqi. 

Ajo çka nuk po marrin vesh këta, është që po krijojnë një precedent të ndyrë në tolerimin e krimeve ndaj palës "tjetër". Kjo kadeja sipër rrumbullake është, do vijë një kohë që edhe do mballoset, edhe do rrotullohet. Ca do i vërë poshtë, e ca do i vërë lart. Këta po krijojnë precedentin e "natyralizimit" të kësaj gjendjeje rrotullimi. 

Do vijë një ditë që do kenë hundëleshë mbi kokë këta. Do qajnë e do ulërrijnë, do ankohen e do bërtasin e mu do më vijë shumë keq që nuk do më vijë fare keq për ta. 

Nyjen e Gordonit Leka i madh, nuk e preu më kot me një të rënë të shpatës.

 

guce opozita e pavarur ka kosto nga me te ndryshmet smiley nuk fitohet as i neshje futbolli me fara luledilli te pjekme jo qeverisja smiley

Ok, po vazhdoj meqe te duket se e kam shtremberuar argumentin. Rama mund te kete difektet e veta, as qe e ve ne dyshim. Mund dhe te jete 100% kopje e berishes e ngjyrosur me roze, dhe as qe kam nder mend ta zgjas diskutimin ne kete pjese sepse realisht mund te thoni c'te doni per ramen si person dhe si politikan, mua as me kellcet fare ta mbroj. Ama, nuk mendoj kurre qe rama dhe berisha jane te keqija te barazvlefshme kryesisht per nje arsye, sepse mesa e njohim ramen keto vitet e fundit ai nuk ka lidhje te forta KLANORE DHE FISNORE. Rama mund te kete te dhena per diktator, mund gjithashtu te kete lidhje te dyshimta korruptive, por kurrsesi nje njeri i palidhur me lidhje klanore dhe fisnore nuk eshte gati te vere ne loje cdo gje, qofte dhe jeten e qytetareve ose te veten, per mbrojtjen e interesave thjesht ekonomike. Ne rastin me te keq, po supozoj si ju qe rama i ka gjithe te zezat (pervec atyre te dyjave qe permenda une), rama do marri valixhet dhe do iki te harxhoje leket e vjedhura ne bahamas, sepse nje njeri qe shtyhet vetem nga paraja dhe jo nga klani apo nga fisi nuk eshte i gatshem te derdhi gjak. kaq kisha per argumentin tend te pashtremberuar.

E lexove kabllin me perberjen e deputeteve te dyja partive dhe nga vine ata? Nqftse jo, te sugjeroj ta lexosh...

Po po Amerika do pastroje pislleqet tuaja!  U cane te gjithe duke thene qe ne keto qe thone kabllot i dime, e prap Amerika e ka fajin qe s'na terheq vemendjen! Amerika e ka fajin qe shefi i shtabit te ushtrise, presidenti, kryeprokuroja, kryeopozitari etj etj. shkojne e falen, qahen, ankohen, raportojne cdo gje, e marin aprovimin per cdo gje tek ambasada Amerikane!

Eshte thene shpesh here, por po e perseris dhe njehere qe Amerika nqftse arrin qellimet e veta, ka per borxh te punoje me ke t'i dali perpara.

I pakapshem po mjaft a derzi mjaft, bej dy kohe pushim pas cdo rreshti se nuk te gjen gje. Amerika keshtu e Amerika ashtu, lere or babam Hameriken rehat e shiko opoziten qe e kemi cope cope thuaj. Hajt ta ndreqim ate njehere dhe pastaj i futemi rregullimit te demokracise ne vend...

Eshte pergjigje per ate me siper.  Opozita eshte e pandreqshme.  Njerzia duhet te ndertoje nje opozite te re kunder gjithe sistemit, perndryshe nuk kane shpetim.

Ty te ngrentë munë Lefty !

Dicka e tille e thene nga sozia e Leftyt ne anen tjeter me nderon.

Kur lexova titullin mendova se behej fjale per keto kabllo:

smiley

Anonimo njesoj eshte. Si per keto si per ato te wikit, te gjithe i dime e i shofim sa te demshme jane po asnjoni s'e rru.

+1

E bukur kjo. smiley

po nji shpike ti briskun qe rru kabllo pra smiley po nuk te nxorren ne faqe te pare si alet me nanjonin

 Ej, a nuk ka qene nje shprehje n'Tirone shume vite perpara: "A ja shtrove kabllin asaj" ? smiley

 

ktu vetem PF-ja dhe un t'kuptojm ty m'duket smiley

... loool

Edhe une e mbaj mend kete shprehje.

 Ej, nga resmja siper, shume kabllo po shof, po asnji t'shtrime! 

T'gjithe nolt!! 

Popull frykacak!! smiley

Une maj men vetem kercenimin "Ta shtri kabllin!" qe ne thelb eshte i njejte.

 

E bukur kjo. Emigrant, si ishte ai krahasimi qe hemoragjia e Shqiperise ka dicka prej femre. Kjo me duket se eshte e dyta. smiley
Qe mos te merremi vetem me llafe. A do bejme ndonje gje per keto kabllot apo vetem do flasim? Une jam dakort te hapet nje teme (mundesisht ne anglisht se nuk kam besim tek shqipja e tipit 'What to do now?' e te mos levizi nga rreshti i pare i faqes deri sa te bjere ndonje termet ose derisa te vije dimri e te permbyset Shkodra prape.

Bote e vogel kjo ne te cilen jetojme!

Kendej nga ne thuhet "ia kane instaluar kabllovikun" smiley

Rrnofsh mer Mrrokell per shprehjen urbane smiley

mos ia shtrini kabllin te gjithe njeheresh smiley

 Te ka faj lulka.........

Luan Hoxha sërish në rolin e frikacakut: Nuk e kam përmendur Shkëlzen Berishën

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Luan Hoxha, ka reaguar me anë të një deklarate për media në lidhje me kabllogramin e ambasadës amerikane të publikuar nga Wikileaks.

Në të, ish-ambasadori amerikan, Xhon Uithers, thotë se Luan Hoxha i kishte pohuar se është kërcënuar nga ana e djalit të kryeministrit, Shkëlzen Berisha.

Por, Hoxha e mohon këtë fakt në reagimin e tij.

“Duke konfirmuar këtë takim si konfidencial e kortezie që unë në cilësinë e ish Shefit të Shtabit kam pasur me ish ambasadorin John Uithers, dëshiroj të sqaroj se: Gjatë këtij takmi, nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht”, thotë Hoxha në reagimin e tij.

Ai sqaron më tej se ka dëshmuar në lidhje me shpërthimin e Gërdecit me vullnetin e tij të lirë para institucioneve përkatëse dhe kjo sipas tij është dëshmia e tij e vetme për këtë ngjarje.

“Shpjegimin tim mbi përgjegjësitë, procedurat, dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Prokurori, dhe në Gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekullimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje”, tha Hoxha më tej.

Tashmë lind pyetja, kush gënjen, Luan Hoxha apo Xhon Uidhers? Vështirë se ka njeri në fakt, që do të besonte se Uidhers do të gënjente vendin e tij, kur nuk kishte asnjë arsye për ta bërë këtë gjë, pasi ai thjesht raportonte zhvillimet në Shqipëri.

Arsyet e përgënjeshtrimit të Luan Hoxhës për kërcënimet e Shkëlzen Hoxhës nuk është e vështirë të kuptohen.

ky vidhersi here me ngjan si rama kur flet per berishen e here si ky i fundit kur flet per ate te parin, me duket pak si thatheshemexhi smiley

nqse e kupton tamam ligjin e libihut, llafi eshte per te keqen me te madhe. dhe kjo e le ne kembe salen me falangat, ndersa edin me qytetaret nuk e sjell fare ne pytje.

Po pra po e keqja me e madhe, i.e. sala dhe falangat e tij katunare.  Fatmiresisht duket ashiqare qe ketu s'kemi te keqija te medha e te vogla, por vec te keqija.

ej qekur kohortat e qytetareve i takokan me tapi rames se u habita fare smiley pd vetem vitet e fundit ka marre me shume vota ne fshat se ne qytet. qytetet zakonisht e kryesisht kane votuar Pd. kjo nuk do te thote se une e votoj qe te heq nga loja cdo zar te mbush

Po kshu ju rre menia ketyre PS-isteve, kriptoPS-isteve e e-keqja-me-e-madhe/e-vogel-isteve petlle.  Une kam nje dyshim ama petlle qe kjo ndarja qe bejne keta (PD katundarllek vs. PS qytetarllek) eshte me shume ndarje Toskeri qytetarllek vs. Gegeri katundarllek.

shume gabim perfudimi. smiley ta vertetoj? shiko sa mori PD ne vlore me 1997!

ky eshte synimi, po synimi. perca e sundo. pd e malokeve dhe ps e qytetareve krijon parti qe kontrollehen lehte ne baza fisnore dhe me pas mafioze.

durim dhe shprese.

Thashe dyshim petlle, dhe dyshim per keta qe komentojne ne keto ane. 

PD mori ne Vlore ne 1997? Me sa di une PD-ja as qe tentonte te kalonte Shkumbinin gjate zgjedhjeve ne 1997-ten...

bbbbbbbbzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzzZZZZZZZZ gabim shikoji more djale shifrat e zgjdhjeve pastaj flasim. kam degjuar vlonjate qe me jane betuar se ka fituar PD-ja ne 97, po kete sigurisht nuk e kam besuar. ka marre me teper se 43%. edhe leber qyteti ata derman, me vlorajt ja keshtu, keta fshataret e molit,po na prishne mendsh ore smiley

E mire de mos me bjer ne vesh dhe ti tani smiley

une te thashe 97 kur menduan se e hoqen saliun. smiley edhe smiley tifoz i tirones una, me vlonjaket e kishim kunj, po me i sha qe jan me PS-ne nuk e lej dot smiley me te mira

Mos harro se qytetaria nuk eshte domosdosmerisht PS apo PD. Qytetaria e vertete eshte ne gjendje te ndryshoje suportin politik ne baze te opinionit qe ajo vete si shoqeri ka per nje force politike te caktuar. 

Besnikeria per nje force politike eshte ose budallek/katunarllek ose ka si motiv nje interes te forte personal qe e shtyn dike ti qendroje besnik edhe kur llogjika se pranon. Fatkeqesisht ne kete aspekt per nje motiv apo tjetrin Gegeria (qe ke qef ta permendesh) shquhet pak me teper, gje qe duket tek votimet.

Shkodra si kryeqender e gegerise nuk ka patur ndonje perkrahje te balancuar ne zgjedhjet e viteve te fundit, pa permendur ketu zonat e tjera rurale ne veri. Tani ti interpretoje si te duash. Tosket nuk jane me te qyteteruar se Geget, por inferioriteti i Gegeve ne kete drejtim shpeshhere del ne shesh, megjithese per mendimin eshte thjesht stereotip. 

megjithese per mendimin eshte thjesht stereotip. 

Thua c'thua, pastaj thua eshte thjeshte stereotip. hehe

 o lali s'eshte faji im nese ata ndihen "katunar" 

Hej... po kjo batuta me "shtrirjen e kabllit" s'qeka fare origjinale mo lla!

Po shof tani "Fiks Fare" dhe iu mbeti "shtrirja e kabllit" ne goje!

Kush ka kopju ke?

kur doktori ishte ne gjimnaz smiley degjonte histori tensionaresh - ata qe merren me tensionin e larte 120 kw - gjeje!

o Anonimo smileymec puno ore ti haha ej ata kane kopju ne dmth kta smiley

sela, kryinxhinjeri i shtrimit kishte dhe konge per kete pune, po mbaronte me sumepishe qe ishte term me hile se i takonte atyne te misto mames, dhe sidomos sidomos marangozeve te shenjte te parketit smiley

po rini rini, me laptop, ne akoma i themi labtop smiley ke stilografi me boje e kemi akoma rimen qe (emo patjeter e kujton) mbante aspak ere te kendeshme megjithe historine e lavdishme te partizanit te panjohur, mbante era poezi popullore smiley

Petlla, te betohem qe s'kuptova gje hic nga ai muhabeti me tensionin e larte. Ca doje me thon? Doktori eshte burr i keq?! smiley

Alid, le te na kopjojne neve sa te dun, por te mos harrojne te hudhin leket! S'ka gjona gratis ne ket bote. Ca u bom ne?! Mami?!

pjetrin e kemi shpirt dhe sa te jete fiksi i ka me protokoll te perdore car ti kete folklori. po c'e do, ka lone rakine u tregu burre per familjen smiley na preu krahet smiley

doktori eshte sheruesi me i modh pa diplome ne shqiperi. e degjon te dhemb barku, ai ta pushonsmiley

me moshe, kalojne te gjitha, edhe une nuk i kuptoj dot shakate e te rinjve sot, sidomos atyre qe nuk kane marre pak dore nga humori grek, qe ne fakt pas atij bullgar eshte me nam

 

Kabllot e tiranes

ka pas kopertine rudina xhunga ne librin e saj te pare ne proze: preja e nje martese te lodhur nje foto yll. edhe gjithe libri ishte wireless smiley

Deda modern.smiley.  mbeti ne maj te shtylles i varfri.smiley

autori: edi rama. ehehehe.

Shhhht....Eshte instalacjon artistik....Lexo poshte reklamen Matrapix .... smiley

super artististike do ishte sikur nje avokat te merrej me te drejten e pronesise si shtylles. ate here ta shikoje matrix fare ti. lol

Art, lexo mire..., nuk eshte Matrapix, por Matrapik.smiley

Keshtu nga larg si detaj i vogel qe eshte si X duket smiley

Tingellon me evropjance Matrapix

ej, ky duket si ndonje polic hero te ata filmat  qe diku , ne nje ndertese te madhe ku punojne qindra njerez,  kane vene nje bomb me sahat (nga ata elektroniket.smiley) dhe polici ka rredh 30 sekonda kohe te gjeje dhe te prese kabllin blu per te çaktivizuar bomben... po hajde ta gjesh kabllin blu aty.smiley

Art e shkuar artit. Pikerisht sepse eshte art spontan. Eshte art naif. Ne pamje te pare duket si art infantil, por mqs. ata qe e kane realizuar nuk jane aspak femije, por goxha gomere, i bie qe ai aty te jete art te vonuarish mendor. Art i njerezve qe nuk kane koke e rrjedhimisht duhet te perdorin kembet.

Me larte, Orange flet per precedentet e krijuara nga kjo sjellje e komunitetit nderkombetar.

Besoj, se Amerika nuk ka interesa te medheja ne Shqiperi, si dhe Evropa. Ose e thene ndryshe, interesi i tyre eshte qe shqiperia te mos i sjelli dhembje koke: ose te mos krijoj kriza, ose krizat qe krijon ti mbaje brenda kufinjeve te saj. Ne nje kohe te shkurter, pra interesi i tyre eshte qe te kete stabilititet ne shqiperi, dhe ne nje kohe te gjate interesi i tyre eshte te kete demokraci. Demokraci per shkakun se besojne se demokracia eshte sistem me i zote per te permbajtur kriza; diktatura pas ca kohesh shperthen, kurse bota perendimore ka treguar qe demokracia zgjate me shume dhe shperthen me me pak demtime kur ka kriza.

Pra interesi afat-shkurter eshte stabiliteti, afatgjate eshte demokracia. Ne lidhje me periudhen 2009-2011, ata morren "implicitly" anen e PD-se.

Gjate tere kohes se saj, shqiperia ka patur kriza sa here qe ka patur zgjedhje. Krizat kishin dy ane; nje ane qe manipulimi i zgjedhjeve dhe ana tjeter qe mos pranimi i humbjes.

Me kalimin e kohes, manipulimi i zgjedhjeve ulej; pra 1996 kishte zgjedhje shume te keqija, 2001 gjithashtu por me te mira nga 96, 2003 kishte zgjedhje akoma me te mira, 2005 dhe me Dushkun e Madhe po ashtu; 2007 dhe 2009, sipas te huajve (ODHIR etc, jo ambasadat detyrimishte), dhe meqenese kishin probleme ishin permiresim nga e kaluara.

Ne lidhje me mos-pranimin e humbjes, Shqiperia beri hapa te medhaja ne 2005 dhe 2007. Pushteti u nderrua pa lufte ne 2005, dhe ne 2007 PS fitojte komunat kryesore dhe meqenese PD-ja qe ne qeveri. Per nje kohe te gjate, gjera te tilla nuk kishin ndodhur tek vendi jone.

Gabimi i PS-se dhe humbja e Rames ne syte e botes, eshte qe ne 2009 nuk pranojti zgjedhjet. Per te huajte, dhe po te kishte manipulim, manipulimi qe ulur. Por tani PS-ja sillte ne loje nje precedent qe bota kerkonte na shqiperia ta harronte: mos-pranimin e zgjedhjeve.

Ne rast se PS-ja sillte evidenca, prova te forta manipulimi do qe dicka tjeter; por 20,000 komisionere te mos kapin dote manipulimet? (Manipulimi te cilat duhet te ishin shume shume te larta, pasi sistemi i ri kerkon shume vota qe te manipulohet, ne Gjirokaster duhen mbi 20% e votave te manipulohen te te beshe ndryshime ne numrin e deputeteve). Atehere si Rama priste qe partite e vogla pa komisionere ti kapnin manipulimet kur ai me zorre i kape kur ka 20,000...? Long story short, ky vendim i PS i dha mbeshtetje Berishes qe nuk ka patur ndonjehere se donin te tregonin qe ne shqiperi precedenti i mosnjohjes duhet te mbaroj, sidomos kur, dhe pse jo perfekte, zgjedhjet jane ne permiresim.

 

Pse bota i dha Berishes mbeshtetje ne 21 Janar dhe ne zgjedhjet lokale. Mendimi im eshte qe bota nuk duhet te jipte Berishes mbeshtetje tek keto dy ceshtje. Por Rama e kishte zhytur veten ne kaq m*t ne syte e botes me bojktin e pa-arsyeshem (flasim per syte e botes, jo te Shemes) sa qe Bota nuk morri nje kthese kunder Sales. Nuk ma merre mendje se ne nje PS brenda parlamentit, me nje PS qe sillej si opozite e forte institucionale, bota do kishte marre te njejtin pozicion ne lidhje me bashkine e Tiranes per shembull (se mbase 21 Janari nuk do kishte ndodhur ne nje rast te tille) ose me korrupsionin e Metes.

Ketu eshte dhe misterja e kabllove. Bota thjeshte ja ka hequr vizen Rames kur ka bere ato qe beri ne 2009. Qe te futet (dhe mbeshtetet nga jashte) Rama perseri ne politik, duhet te beje ate qe beri Berisha beri ne 04-2005, se tani shikohet nga jashte sic shihej Berisha ne 2001. Mbase dalja nga Tirana do ta lejoj dicka te tille. Ky eshte mendimi im ne lidhje me misterin e kabllove, qe po shokon dhe po kthene ne anti-amerikane te betuar peshqet tane roze.

 

Tani pse une personalishte se kam qejf Ramen... lideret shqiptare mua me kane genjyer shume here. Nano-ja me tha qe do ktheheshin parate e piramidave por nuk u kthyen, Berisha me tha qe do kemi demokraci dhe begati, por shpesh eshte dukur si katrahure, perbuzje dhe varferi. Po dhe Berisha dhe Nano, kur ne opozite me premtonin gjera te mira.

Rama beri nje te papare ne politiken shqiptare; pa fituar zgjedhje, me tha qe sa caj b*then per ti, por e caje b*then per vetem time. Sala mi thote keto pasi fiton pushtetin, jo perpara. Si ma tha mua kete gje Rama?

70+1= E caj b*then vetem per pushtet, dhe nuk dua ta ndaje pushtetin me asnje.

Mungesa e nje programi me tha qe as nuk kame menduar per ndonje plan per ti, thjeshte per karrigen time. Po meso nga Sala o Rama nje gje; kur je ne opozite premtom ulje korrupsioni, demokraci dhe begati!

PS: jepi ate qe i takon Rames, ne Tirane kishte bere shume pune te mire deri nga 2007 kur konsideron urbanizimin e shpejte te atij vendi, dhe kur konsideron varferine, mungesen e institucioneve/eksperiences, si dhe korrupsionin.

Ndonje peshk simpatizant i Rames, e imagjinoni dote nje pozicione te botes pro Rames, kur evidenca e tije qe kaq e dobet pas 2009, dhe kur nje pozicione i tille do krijonte pikepyetje per hapet qe shqiperia bente qe nga 1997 ne lidhje me zgjedhjet (keto hapa i dhane dhe mundesine e vizave). Pra ne 2009, bota te thoshte qe keto zgjedhje jane me keq se te 2005 ose 2001...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).