Kryeministri Berisha ka bërë të ditur se duke filluar nga 1 Janari përvec festës së vitit të ri, shqipëtarët do të përjetojnë rritje rroge, rritje shpërblimi madje edhe rritje të moshës së daljes në pension.

Kjo e fundit është kundërshtuar nga disa specialistë por kryeministri ka shpjeguar se kjo nuk është trill i momentit por konstatimi një rezultati të një studimi.

Sipas një studimi të dr.Berishës shqiptarët kur dalin në pension mërziten nga vetmia dhe për të shtyrë kohën nisin të prishin kot me kot paratë e pensionit.

Që nga koha kur nisi periudha e bollëkut, pensionistët po shihen të kalojnë vitet e fundit të jetës nëpër klube nate dhe striptize, duke konsumuar pije alkoolike madje ne disa raste edhe lëndë narkotike.

“Shumë plaka pensioniste komentojnë në Facebook se pleqtë e tyre po i kalojnë pushimet nëpër plazhe ekzotike mes femrash nudo, seks, drogë dhe rock’n’roll “ thotë dr.Berisha në studimin e tij.

Policia rrugore raporton se vihet re një sasi jo e vogël e gjobave që u janë vënë shoferëve pensionistë për shkak të thyerjes së rregullave të qarkullimit nga shpejtësitë marramendëse me makina sportive me llaska.

Kryeministri Berisha deklaroi me krenari se duke rritur moshën e daljes në pension, shqipëtarëve u jepet mundësia të punojnë edhe në moshën 70 vjecare.

“Unë vetë ndihem si 25 vjec dhe mund të dal në pension edhe 125 vjec” u shpreh Berisha duke renditur rekordet e tij historike-siameze.

“Puna e bëri majmunin njeri ndërsa pensioni e kthen njeriun ne majmun” mbylli mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org kryeministri Berisha.

2 Komente

tamam ashtu i bie. sala s'ka ndermend me dale ne pension derisa te ktheje komet nga dielli, keshtu qe pse te gezojne pension te tjeret xhanem? sa te rrine tu harxhu kohen kot me kalamajte e kalamajve. me mire te rrine ne pune o vlla (dhe mundesisht te kryeministri)

po pra le te jemi shteti i pare ne bote pa shtresen e pensionisteve. Dhe kur te pyesin 70 apo 75 vjecarin se cfare statusi ke ai/ajo do ti pergjigjet: "i/e papune" . Prit tani kur te nderprese edhe asistencen e papunesise kafsha!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).