Gjysmë me të qeshur dhe gjysmë me djallëzi, kryeministri Berisha u mundua t’i shmangej, pak ditë më parë, furtunës që po shkakton në mjedisin shqiptar zbardhja e kabllogrameve të Wikileaks-it. Ai i nënvleftësoi ato si fakte të marra nga gazetat, duke i injoruar si thashetheme. Por, në fakt, e vërteta nuk është kështu. Përpos denoncimeve të shtypit, në korrespondencën e Departamentit të Shtetit për Shqipërinë gjendet shumë më tepër sesa kaq. Aty gjenden “spiunimet” pranë ambasadës amerikane, të atyre zyrtarëve shqiptarë shumica e të cilëve kanë qenë ose janë pjesë e pushtetit të Berishës.

Nuk është një thashethem mediatik, nëse ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm pohon se i biri i Kryeministrit është i implikuar në masakrën e Gërdecit, porse ai ka frikë të deponojë për këtë. Nuk është një spekulim mediatik, nëse drejtori i përgjithshëm i policisë, i pyetur nga ambasada për lidhjet e vartësve të tij me krimin, thotë se ata mbrohen drejtpërdrejt nga Berisha. Nuk është një spekulim mediatik, nëse kryenegociatorja e paktit detar me Greqinë, pohon se nën presionin e hapur të shtetit helen dhe për interesa politike të çastit, Shqipëria po fal territore të sajat. Nuk është një spekulim mediatik, nëse përfaqësuesit e kompanisë ‘Bechtel’ pohojnë se hapja e tunelit të Kalimashit është bërë si trofe elektorale dhe, megjithëse një gjë e tillë rrezikonte sigurinë e njerëzve dhe i harxhonte buxhetit 30 milionë euro më shumë, askush nuk guxonte t`i fliste Berishës për këto. Nuk është një spekulim mediatik, nëse Presidenti i Republikës qahet te diplomatët se i merr vendimet nën presion, pasi, përndryshe, militantët e PD-së i qëllojnë me gurë selinë. Nuk është një spekulim mediatik, nëse zyrtarë të shtetit dhe të zgjedhur në PD thonë se presin humbjen e Berishës, për të shpëtuar partinë përmes largimit të tij.

Të gjitha këto fakte, që shtypi i kohëve më parë mund t’i rendiste nën okelion: “flasin me gojën e tyre”, nga kundërshtarët e majtë të Kryeministrit, janë komentuar si prova më e qartë se Berisha ka instaluar një regjim frike, ku zyrtarët e shtetit sillen ndryshe nga ç’mendojnë; veprojnë ndryshe nga ç’besojnë; firmosin ndryshe nga ç`u thotë ligji; dhe s’u mbetet rrugë tjetër veçse të kenë një dëshmitar për ditë të keqe, ndaj dhe shkojnë e rrëfehen në selinë e Rrugës së Elbasanit.

Por, ndonëse kjo pandehmë, ajo e një shteti që drejtohet përmes frikës, është e para që të shkon nëpër mend, ajo nuk është arsyeja e vetme që Berisha mundohet t’i relativizojë e t’i përqeshë të vërtetat e frikshme të Wikileaksit. Ndaj pyetja që shtrohet është: përse ky Kryeministër që e filloi mandatin e tij të parë qeverisës duke nxitur denoncimet, duke i inkurajuar vetë njerëzit përpara kamerave dhe me telefon në dorë, të raportojnë, që afishoi dhe numrin e tij personal për të marrë sms nga qytetarët, tani u fshihet “thashethemeve” të Wikileaksit, tani mundohet t`i shpërfillë dhe devalorizojë ato?

Natyrisht që për këtë ka disa arsye. E para është se këto “thashetheme” vërtetojnë përmes pohimeve të dëshmitarëve të dorës së parë, shumica njerëz të Berishës, që deri më tani nuk kishin pasur guximin të shpreheshin publikisht, pjesën më të madhe të akuzave që i janë bërë në këto vite Kryeministrit.

E dyta është se ato dëshmojnë për atë që Berishës i dhemb më shumë, për shthurjen e radhëve. Për një sistem që i shtrëngon njerëzit të marrin vendime nën trysni, e pastaj nxitojnë të tradhtojnë urdhëruesit e tyre, duke shkuar e duke u qarë, në prehrin e diplomatëve amerikanë. Por ka dhe një arsye tjetër, ndoshta më kryesorja, se përse Berisha bën sikur nuk i vlerëson të vërtetat rrëqethëse të Wikileaks-it. Dhe kjo ka të bëjë me vetë Kryeministrin. I cili nuk është më kalorësi antikorrupsion i mesviteve 2000. Ai që shfaqej në tv me telefon në dorë dhe i ftonte njerëzit të denonconin. Që atëherë ka rrjedhur shumë kohë. Është mandati i dytë i pushtetit dhe djajtë kanë dalë nga shishja. Vetë Berisha ka kontribuar për t’i nxjerrë ata. Ndaj as i lufton, as i dëmton dot më. Ai është me ta, në mos është i pari i tyre. Ndaj ai nuk ka me forcë të thërrasë: denonconi. Ai tani është në pozicionin e mjerë të atij njeriut të mposhtur nga e keqja, e vetmja shpresë e të cilit është të bëjë sikur nuk e sheh atë. Këtë po bën edhe Berisha, duke u munduar të thotë se të vërtetat tronditëse të kabllogrameve janë thjesht thashetheme dhe nuk përbëjnë ndonjë gjë të re.

14 Komente

Mire more Andi , po kte "devalorizoje" ku e gjete? "Svalorizzare" deshe te thuash?

Apo si "demontim" ne vend te "cmontimit", edhe kjo ne vend te "Cvleresimit" he? 

Edhe mbeshtjellja Andi ka rendesi, sidomos kur behet fjale per perbersin kryesor, ne mos te vetmin, qe bashkon Shqiptaret.

Gjuha Andi, gjuha jone!

Fajin e ka Rama.

(dixit Lubonja)

 O Andi, o qun blloku!! 

Po ti er burre, e di qe Sala e di, qe ata qe i shkojne Sales mrapa, e dine qe cuni i vet ishte deri n'gryke ke krateri i Gerdecit!! 

Cdo demokrat paqsor qe pyt, t'a thote kete pune!! 

Kshu, qe thu ti And, Sales nuk i rruhet fort se tani e dika edhe Muchi kete pune! 

Hasell hasell, une n'fund t'artikullit tat (qe m'duket e ke shkrujt per vllaznit, jo per na t'knehit) nuk e mora vesh per ca egzakt duhet me ju rrujte Sales?

 

Perkundrazi, une po t'isha Sala, sot do isha me i knaq se kurre! 

Pse? 

Sepse, edhe popllit ju konfirmu nga kablli, qe Amerika e ka mbeshtet Salen edhe duke i dit' keto tmerre!!

T'vetet e kane dite, dhe e mbeshtesin.

Amerika e ka dit' dhe e ka mbeshtet!

Per c'a t'a rruje Sala? 

Ah t'a lumsha, tha harumsha, kur nuk i doli rima! 

Ja ta marrim njehere sikur Berisha qenka i keqi dhe cdo gje eshte e vertete ashtu sic supozohet nga leximi (per nje menje te thjeshte qe numeron veten deri ne 2+2=4) apo me urretje ndaj Berishes dhe pa pasur parasysh kontekstet e llogjiken e rrjedhave...:

Kur te flasim per kabllogramet le te flasim ne pergjithesi, pra edhe per deputetet e opozites apo vete Edi Ramen, ndryshe nuk ka sens te godasesh njerin per te mbrojtur tjetrin sepse keshtu do te bente edhe pala e sulmuar. Fakti qe USA e ka mbeshtetur dhe e mbeshtet Berishen lidhet edhe me faktin se nga kampi tjeter jane po aq te perfolur sa edhe Kampi i Berishes. Lerini njerezit te bejne matematiken vete per keto Kabllograme sepse te heqesh Berishen dhe te vendosesh Rucin e Ramen nuk i bejme nder as Shqiperise dhe as drejtesise. Sh.urra sulmon M.utin eshte kjo Mediatizmi politik qe i bejne te interesuarit.... Per Gerdecin, e Kufirin detar eshte i implikuar si Berisha, si Rama ashtu edhe Presidenti vete. Nuk mund ti ndash dot nga njeri-tjetri. Por nje gje eshte e sigurte se "falja" e kufirit eshte bere nen presionin Grek dhe fakti qe nuk u zbatua eshte merite e po Berishes qe dha urdhrin pas kalimit te lumit per ne Nato e aprovimin nga pala greke te marveshjes asociim-stabilizim (etape kusht drejt rruges se BE-se!)

Sec ka disa filiza qe vete-quhen analiste e qe po perpiqen te perfitojne reputacion politik me keto kabllogramet por vete fakti se gjithe keto gjera diheshin dhe thuheshin hapur perse nuk i paska mjaftuar ketyre qe te rrezonin Berishen nga pushteti? pse duhet te presesh kabllogramin kur nuk je ne gjendje te shpjegosh e te arrish rezultate ne rrezimin e Berishes me ato qe diheshin e perfliteshin me kohe? Apo hajde te hudhim edhe njehere popullin ne sulm ndaj kryeministrise per te sjelle nje palo bandite te tjere?

Pa alternative tjeter me te besueshme dhe me te pranueshme eshte e kote te heqesh e sulmosh Berishen!!!

Kevinjon,

1. asnje kabllo nuk e ka perfol Ramen ashtu si Berishen. Aty je gabim. 

2. Pse ceshtja e kufirit detar, varrezat dhe censusi implikojne Ramen ne te njejten sasi me Berishen? Kjo ska kuptim. Shpjegohu te lutem. 

3. Nese Berisha i pranoi kushtet greke perkohesisht per qellime te tjera, perse vazhdon akoma debati mbi kufirin detar? C'fare ndikimi kishte Berisha ne rrezimin e atij vendimi? 

baker,

nje sqarim: Ambasadat e te gjitha shteteve fokusohen ne aktoret me pozicione shteterore dhe institucionale dhe per aspirantet (opozitaret) "hetohen" perciptas e politikisht. Po te ishte Rama ne vend te Berishes do te kishim me teper analiza per te sepse do te futeshe edhe qasja e tije dhe veprimet e njerezve te tije ne konjukturat e vendim-marrjes. Ambasada eshte zyre qe perfaqeson shtetin X per shtetin mikprites dhe nuk ka ambasade per Opoziten! (ndryshe do te kishim efektin Libian te njohjes se kryengritesve si perfaqesues legjitim te vetem libian) Opozita nuk eshte shtet dhe as institucion shteteror por vetem perberje politike brenda kuadrit te pluralizmit e demokracise. Interesi per Opoziten eshte i natyres politike dhe vetem politike. Ndryshe nga ai per Berishen qe eshte njekohesisht edhe ne punen e tije apo te vendimarrjes e administratirt te Shtetit. Per Ramen e shoket e tije flitet vetem nga kendveshtrimi politik por jo institucional apo pergjegjes qeverises! Ndahen gjerat prandaj kam folur persiper edhe per racionalizimin ne lexim te kabllogrameve.

Per rolin e Rames si politikan eshte folur hapur dhe qarte sepse atij mund ti behet vetem nje vleresim si opozitar dhe nuk mund te jete teme Korrupsioni apo menaxhimi institucional. Fakti qe per kohen qe flasin kabllogramet ai ka qene vetem kryetar bashkie dhe ne funksion "vetem" politik te perfaqesimit te PS-se si lider e "shpeton ate nga skanimi i plote si nje figure shteterore. Bashkia dhe lideri i Opozites nuk perfaqeson shtetin sepse shteti perfaqesohet nga institucionet shteterore dhe qeveria qendrore. Ky eshte edhe kufiri i punes dhe mardhenies se ambasades me nje shtet sepse ndryshe, po te analizonte cdo ambasade edhe punen e bashkise apo opozites (qe nuk ka akses udheheqje pervec kontrollit, kontributi te kufizuar brenda jetes parlamentare apo te obligimit te kufizuar ligjor kundrejte peshes se votave te maxhorances ne hartim te ligjeve e balancimin e institucioneve) si njesi e vecante shteterore do te kishim nje nderhyrje ne punet e brendeshme te exzagjeruar! Kuptoi me delikatese keto qe thashe sepse ne dukje duket si koklavitje e holle por ne fakt eshte shume percaktuese! Ambasadat mund te inkurajojne, ndihmojne dhe lidhen me cdo grupim a perfaqesi qe jane pjese e jetes shoqerore ne nje demokraci (sic jane OFGJ psh.) por nuk mund te kontrollojne dhe diktojne partite politike. Kjo eshte pavarsia e partive dhe partia eshte nje njesi e pavarur qe i perket vetem atyre qe jane antare te saje.

Me tutje dua te theksoj se roli me percaktues i Rames eshte pikerisht ne keto 2 vjetet e fundit dhe aq vone nuk shkon infomacioni i Kabllogrameve. Kjo eshte ana tjeter qe e ben ramen me pak te ekspozuar kundrejt Berishes!

kev

 

Kevinjon, nuk ka arsyetim qe justifikon krimet ne Shqiperi. Dhe per keto krime pergjegjesine e mbajne ata qe jane ne detyre. E para Prokuroria, i dyti Gjyqesori, i treti Presidenti. Kur keto institucione nuk funksionojne (ne rastin tone nuk funksionojne fare) pergjegjesia i bie Parlamentit dhe Ekzekutivit. Ne fund i bie vete shoqerise shqiptare e cila nuk eshte e afte te krijoje nje shtet per te gjithe (e rrjedhimisht shumica duan te emigrojne). Kjo eshte demokracia. Nuk behet fjale me per korrupsion, nese ka me teper hajdute nga pozita apo nga opozita. Behet fjale per jete a vdekje.

eko,

nuk justifikohet krimi ne asnje menyre! Krimi eshte krim dhe si i tille e ka vendin ne gjykate -kushdo qofte krimineli! ketu nuk ka medyshje dhe nuk po mbron njeri krimin.

Nga ana tjeter kemi te bejme edhe me kriminalizim te qeverise ne zhargonin e opozites. Kriminalizimi qe propagandon opozita eshte nje pasion i te berit politik dhe ka pak ngjashmeri me krimin e vertete ne kendveshtrimin juridik apo ajo qe supozohet si krim origjinal. Nuk eshte krim psh.

Ne rradhitjen tende te pergjegjesve ke nje gabim teknik. Presidenti, gjykata dhe parlamenti nuk jane organe te qeverise por jane organe te pavarura ose te varura dhe pjelle nga Presidenti e parlamenti ku ne kete te fundit bene pjese edhe opozita si faktor ballancues, kontribues a percaktues ne varesi te numerikut te votave.

Pra kur ka kriminele ne gjykata e parlament pergjegjes eshte Presidenti dhe te gjithe partite parlamentare. Jo qeveria! edhe sikur qeveria te kete vullnetin 100% kjo varet gjithsesi edhe nga vullneti i Opozites per tu perjetesuar ne veprime konkrete. Gjer me sot Opozita ka mbajtur peng parlamentin, gjykatat, ligjet dhe luften anti-korropsio e anti-kriminal!

Per ate qe thua se nuk funsionon asgje, eshte gjysem e vertete sepse nga ana e pergjegjesive per funksionim te plote te sistemit pluralist e demokratik jane gjithnje te gjithe palet pergjegjese e te detyruara. Pergjegjesia e opozites ka munguar plotesisht ne keto dy vite. Kjo, per faj te Edi Rames qe nuk sillet i pergjegjshem me interesat e vendin, per natyren e tije prej diktatori dhe interesat personale -ashtu sic jane lexuar qarte si drita e diellit nga kabllogramet e publikuara. Berisha eshte ne pozicionin me te dobet sepse eshte ne qeveri por ti djegesh rrotat makinerise shteterore duke shperdoruar tolerancen demokratike sic ben opozita kjo nuk eshte e drejte dhe nuk ka shembull ne boten e lire demokratike!

kev

Kevinjon, ju lutem kursejini fjalet e mos mu drejtoni sikur te isha fare naiv. Nuk e di se cfare interesash ju lidhin me qeverine apo me vete z. Berisha, por ato qe shkruani ketu me siper nuk mendoj se i beson njeri qe ka llogjike te shendoshe. Askush nuk e beson (flasim gjithmone per rrethin tim shoqeror ne Shqiperi) se Prokuroria eshte e pavarur. Askush nuk e beson se Gjykata apo Presidenti jane te pavarur. Keshtu qe ju lutem mjaft me propagande dhe mundohuni te shkruani dicka qe ka kuptim. E thashe dhe me siper. Nuk behet me fjale per pozite apo opozite. Behet fjale per kriminele te cilet nuk kane asnje interes tjeter pervec perfitimit ne cdo lloj menyre. Njerez jo vetem qe nuk bejne dallim nga e djathta apo e majta, por njerez qe nuk bejne dot as dallimin midis te mires dhe se keqes. Dhe keta njerez mbrohen nga ai shtet te cilin e kryesojne ata njerez te cilet ne i njohim shume mire. Nqs ju vazhdoni duke i mbrojtur terthorazi keta njerez nuk ka me nevoje per dialog.
Gjithe te mirat.

eko,

nuk eshte pune naiviteti por pune e te kuptuari drejte se cfare shkruaj une. Thashe se prokuroria, gjykata dhe presidenti jane te pavarur si institucion, pra ne punen e tyre! Postet dhe personeli jane te varura nga ligji e sistemi qe krijon politika ne kuader te ndarjes e te kontrollit ne shtyllat e shtetit. Ajo qe thua ti eshte paragjykimi dhe ke edhe te drejte por edhe jo. Nuk thote njeri qe politika nuk nderhyn por kjo nuk eshte subjektive dhe jo objektive! Gjithsesi nuk eshte as mbeshtetje ndaj Berishes dhe as ceshtje partiake sqarimi i drejte i funsionit shteteror.

Kev, nuk me sqaroni ju mua. Une po pershkruaj realitetin, ju po pershkruani si duhet te jete. Nqs realiteti do perputhej me idealen atehere ne nuk do i shihnim njeri-tjetrit flamura me ngjyra te tjera dhe as do diskutonim. Une po them qe kriminelet perkrahen nga politika, nga ata njerez qe ju i keni mbrojtur dhe vazhdoni ti mbroni, ju thoni kaq % te fajit ka dhe Rama. Sikur kjo e ben me pak fajtor S.B&Co.
Llogjika eshte shume e thjeshte. Nqs une, ju apo dikush tjeter i punesuar ne nje firme, ben nje gabim, (psh. flet me ate gjuhe qe S.B apo Jozefina Topalli flet para kamerave, psh kur shahet Prokuroria jone e pavarur) pushohet nga puna. Tek ne jo vetem qe nuk pushohet, pro brohoritet nga njerez si ju.

E paska godit rende stabilititetin politik Bushati,Pfffffffffffffffffffffffff.

Ej po nuk e di Andi qe Salushi eshte me i rrezikshem se femrat: I fut te gjithe djajte ne nje shishe peniciline!! smiley

E çuditeshme me nje pjese te administrates, nenpunesve, etj, si puna e atij shefit te shtabit, qe shkoi tek ambasada e USA,  kane kaq frike per vendin e punes dhe per jeten, sa nuk guxojne te shkojne ne shtyp. Para 10-20 vjeteve, njerzit kishin me shume guxim, ç'ne kjo tulatje. Ndoshta ka ndikuar, rritja e rroges smiley , athere nuk i merrnin kaq leke, dhe po ti hiqnin athere, nuk humbisnin shume, 100 euro, ndersa tani humbasin 300-400-500 euro, dhe ndoshta edhe jeten. Ehh, ç'kohe qe ka ardhur.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).