Une e kuptoj qe ti dhe Lubonja jeni realiste dhe ja vini fajin te dyja paleve. fatkeqsia ime eshte qe ndryshe nga ty dhe nga Lubonja une qeverisem vetem nga njera pale.

swed

28 Komente

 5*!

Cilido që e ka nis, dhe gjithë të tjerët që i kanë mbajt iso equidistancës, ka bërë një nga gjërat më të ndyra politike në Shqipëri. 

E vetmja zgjidhje e situatës është mbështetja hapur (me rezerva) e opozitës. Çdo zgjidhje tjetër është e kotë. Është kriminale të mbështetësh regjimin e tanishëm, siç është po kaq kriminale bërja sehir kur ky rregjim vret njerëz. 

Çdo njeri me ndërgjegjie qytetare dhe ndjenjë përgjegjësie minimale, duhet të bëjë bash këtë: të mbështesë opozitën. Përndryshe është në rrezik integriteti kombëtar dhe social i vetë shtetit shqiptar. Dy forca që përplasen me njëra tjetrën, nëse janë të mëdha, nuk sjellin anullimin e njëra tjetrës (siç thotë po Lubonja), por sjellin ndarjen. 

Ata që mendojnë se mund të përfitojnë për të ndërtuar "të renë", apo "polin e tretë" në këtë situatë, janë budallenjtë fatkeqë dhe naivë të situatës. Përderisa në gjendjen e sotme, ku zgjedhjet vidhen, nuk hyjnë dot në treg alternativa idesh, por alternativa force. 

 

 Kjo perkrahja e opozites, sado e keqe eshte, do te thote qe te krijohet nje kulture e re demokratike ne kete vend, se opozita ashtu siç vjen ne pushtet po ashtu mund te largohet, prandaj duhet me te madhe te perkrahet opozita, kushdo qofte ajo, se vetem keshtu do te regullohet qeverrisja e ketij vendi, vetem keshtu pushtetaret nuk do te ndihen te perjetshem ......

 Jo vetëm kaq, por mbështetja e opozitës, do të ishte shprehja e vetme e një vullneti të përbashkët. Kush mbështet rregjimin, nuk shpreh vullnet të përbashkët, as racional. Kush qëndron "asnjëanës", nuk është shprehës i vullnetit të përbashkët, por është definicioni i idiotit. 

Në rast se qëndrimi i idiotit shumëzohet me njerëz, atëherë nuk kemi një strukturë, apo sistem, por qeliza të shkëputura nga njëra tjetra, të cilat nuk funksionojnë bashkë. Nuk ndërtojnë bashkësi me identitet. 

Me fjalë të tjera, nëse nuk shprehet vullneti i përbashkët, atëherë pushon së ekzistuari entiteti i quajtur "shtet shqiptar". 

prandaj duhet me te madhe te perkrahet opozita, kushdo qofte ajo

Dmth nese pas 2 vjetesh fiton PS-ja qeverisjen dhe PD kthehet ne opozite, ti do perkrahesh PD-ne?

 Padiskutim, populli, dmth une, eshte opozitar i perhershem i qeverise, ndryshe, .......rrofte Hitleri, Stalini, apo Enveri, qe i fitonin zgjedhjet 99.99%

Mos i detyro njerzit te genjejne dhe ti. smiley

PD do kete gjithe shancet me u simpatizu po qe ne opozite. une i her qe kom votu pluralistce ne shqiperi, per pd-ne natyrisht e kom hudh voten. tos nanon ne pushtet e kom pas po aq alergji sa kte sot. per cudi, ilir meten e kom simpatizu. edi ramen ne dy heret e para si krybashkiak, po ashtu. polarizime ka vetem ne trut e huan maria kramseve.

Te perkrahet opozita me te madhe qe neser narkotrafikantet, kotrabandistet, kriminelet, hajdutet e "te fortit" e opozites te zevendesojne narkotrafikantet, kontrabandistet, kriminelet, hajdutet e "te fortet" e qeverise se sotcme.

ti po thua lere ujin e qelbur ,mos e nderro ,se njesoj do qelbet ?

Pse mos ta nderrojme me shpesh ,atehere ?

Uji i qelbur nuk mund te nderrohet me uj te felliqur.

me i i qelbur se eshte uji i Sales ,nuk ka me . E kemi provuar me cdo lloj dizinfektuesi,s'kemi c'ti hedhim me .(kryeminister,president,kryetar partie  dhe njesoj i qelbet ngeli........vetem mbret se kemi provuar.

Dhe as qe po e kundershtoj qe eshte uj i qelbur, por sic thashe nuk e shoh zgjidhjen me nderrimin me ujin e felliqur te pales tjeter.  Ujkun mund ta perdoresh per te kapur ujkun tjeter, por s'ka gjasa qe ky te behet qen stani i besueshem me pas.

Po pse nuk e shikon zgjidhjen brenda per brenda ti ,te pakten ?

Ne rast se PD,nuk ka njeri me te sakte ,se nje palo njeri si Berisha ......le te shkrihet fare si parti ,se imagjinoje si jane te tjeret ,pastaj.

PD-ja duhet te shkrihet si parti pavaresisht Berishes.  Eshte pjelle e PPSH-se famekeqe, historia e saj eshte e mbushur me gjema te tmerrshme, me krim, me korrupsion, me vjedhje e tradheti. 

tani te tere kush me heret ,kush me vone ,"pjelle" e asaj kohe jemi ,por ata jane trashegimtare te denje ,te PPSH.

Po nuk i ndeshkuam dhe rrime me mendimin,se dhe ai tjetri s'eshte i pakte,asnjeri s'ka per te nxjerre mesim ........po i ndeshkuam me vote, sa here qe e bejne veten per t'i ndeshkuar....mbase ,mbase  ata behen me ne fund te pergjegjshem dhe e gjejme zgjidhjen. Nuk duhet te presim njeriun e duhur ,ne jemi te duhurit ,qe do e bejme "te duhurin" mehir a pahir.

 

 

Jo jo mos i fut te gjithe me nje thes.  Une mund te kem lindur gjate asaj kohe, po pjelle e asaj kohe nuk jam.

Ti ndeshkosh e ca te ndeshkuari por te gjithe ama.  Problemi eshte se kur sistemi zgjedhor eshte prone e tyre, dhe votohet per ata qe zgjedh kryetari e jo per perfaqesues te popullit, si mund te ndeshkohen?

duhen bere ndryshime normalish,se ai sistem doli i deshtuar per Shqiperine .

Mgjthte me Berishen, nuk eshte vetem difekti te sistemi,por te fakti se Berisha nuk di te humbe (sezben do fusi duart o ne kuti gjate votimeve ,o pas votimeve ) .

Me thuaj nje rast ,kur Berisha te kete humb zgjedhjet ,gjate kohes qe ka qene ne pushtet ?smiley

 

 Ti vazhdo be keto krahasime se kush vjedh me shume gjate zgjedhjeve, dhe dil ne konkluzioni qe Berisha vjedh me shume e si pasoje duhet votuar ata te tjeret.  Nuk shoh ndonje gje te dobishme nga kesi lloj diskutimesh shterpe. 

"Kush ha me shume dele ujku apo cakalli? Ujku ujku sigurisht se me i madh e fuqishem!"

mire ,vazhdo mbaj Berishen......gjithe te mirat.

Berishen e mban ti e jo une.  Une s'qeverisem nga Berisha per fat te mire.

me sa kuptoj ti po thua te hane koken me njeri tjetrin pastaj ne te luftojme me ate qe do dale fitimtar? keshtu ne mos gaboj ?

Koken me njeri tjetrin ta bejne cop, por ne nuk duhet te zgjedhim midis tyre por te jemi pala qe do i vej perpara te gjithe pa perjashtim.

po do vota or mik kjo pune, edhe me beso e kam provuar jo vetem nje here. ne nje vend ku vidhen votat haptas nuk ka pale qe t'i mbijetoje e te dale pa u felliqur nga uji i qelbur. te zbritur gna qielli thua ti? idealizem, po, ke te drejte duhet por nuk e shoh dot se si e ku, sidomos sidomos kur.

ketu nuk ka dy pale. nje pale jane qe duan te duken dy pale. gjeldeti radioaktiv jo shqiponje dykrenare. edhe ne fjalen e swed... ai ka te drejte nese e mendon vertet se po qeverisemi ma ppsh e reformuar e cila po me dy ekipe stervitore. nga komunistet e merzitur dhe nga komunistet e gezuar ne vares te rradhes qe u bie ne qeverisje, a keshtu po. jam shume dakort, qeverisemi tamam ashtu.

Shembullin e ke ne Veri tek Vetevendosja.

komunizmi i tipit shqiptar shqiperie ne kosove eshte pothuaj i paperfilshem ne %. po keshtu indoktrinimi, inkriminimi, fajesia, viktimat, etj etc, dhe kryesorja eshte faktori nacionalizem i cili besohet dhe ushtrohet ne kosove gati gati ne nivel institucional.  vetvendosja nuk mund te ndodhe ne shqiperi pasi shqiptari qe te behet bashke ka nevoje jetike per nje armik te rrezikshem perballe. aq te rrezikshem sa megjithe budallikun ti ike trimeria per shalesh dhe te shperndahet neper gjindje me synimin te behen shume ti bien njerit. smiley

po procesin e katarsisit dekomunistizim-dmth hapje dosjes, e denime te krimineleve, etj etj, nuk ka pale te dale ne siperfaqe se uji i qelbur i politikes se sotme shqiptare eshte tretesire e ngopur me mut ku nuk mund te pluskoje asnje trup solid.

Une shpetimin e kombit nga Kosova e shoh petlle.  Se kur do ndodhi nuk e di, por syte andej i mbaj e do i mbaj...

Une e kuptoj qe ti dhe Lubonja jeni realiste dhe ja vini fajin te dyja paleve. fatkeqsia ime eshte qe ndryshe nga ty dhe nga Lubonja une qeverisem vetem nga njera pale.

 

keto jane lojra fjalesh, asgje me shume. te gjithe: lubonja, ti, dhe perseri te gjithe udhehiqen vetem nga nje pale. keto jane rregullat e lojes. por kur pales kundershtare (opozites) i jepet mundesia per te bere dicka ( ndryshimi i ligjit zgjedhor, p.sh.) dhe e katranos me paramendim vetem per t'i zene vendin ''pales se pare'' dhe per asgje me shume, atehere ku shkojme? pse te behemi partizane te te dyteve ? per cfare? me jep nje arsye, nje motiv, nje shprese?

Qeveria eshte problemi dhe qeverise i duhet rene fort, sa me shume opozite - jo vetem politike - aq me mire. Sa me kerkues si qytetare, aq me mire. Hallet e shqiptareve duhet te ja kerkojme qeverise ti zgjidhe jo opozites. Por gjerat shihen ndryshe kur vihet ne peshore alternativa perballe qeverise se ketu ne po bejme politike dhe s'po flasim per NGO. Pse duhet te votoj opoziten? Cfare shprese jep kjo? Cfare alternative dhe njerezish ofron? Mos po ikim nga shiu ne bresher? Tek e fundit si eshte bilanci i qeverise? Si ne cdo vend demokratik, te dy palet thone qe e bejme me mire se tjera, hajde ti vleresojme. Edi Rama qendroi 11 vite kryetar bashkie dhe keta dashnoret e opozites nuk e perkrahen asnjehere opoziten ndaj Rames, bile vajtuan kur Rama humbi ne garen per here te katert dhe thane qe ja vodhen. Zbatoj standardet e Muc Nanos ketu, qe ne 2005 nuk e perkrahu opoziten e asaj kohe se keshtu mendonte Muci. Jemi ne sistem pluralist dhe zgjedhjesh demokratike dhe jo ne ndonje panair per kampionin e bujarise dhe dhembshurise. Opozita nuk eshte nje lypes ne rruge qe pa u marre shume me te, i hedh nje 200 leksh.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).