Jo çdokush mundet të dëshmojë. Fuqia e dëshmisë, qoftë në nivelin personal, qoftë në atë shoqëror, është e lidhur ngushtë me shkallën e vetëdijes mbi fatin kolektiv që e pret popullin të cilit i përket dëshmuesi. Në rastin e librit memuaristik “Jetë e humbun”, të Ejëll Çobës, ne na rikthehet një bujtës i ferrit komunist për të na dëshmue përvojën e vet, të miqve dhe të intelektualëve shqiptarë, pikërisht aty, në zanafillën e ngjizjes së territ komunist, të këtij fataliteti kombëtar, që do të zgjaste gjysmë shekulli. Dëshmia e Ejëll Çobës është dëshmia e një intelektuali kreativ, i cili, përveç formimit shkencor e kulturor në shkollat dhe universitetet më të mira të Europës, ka harmonizue në vetvete jo vetëm edukimin kombëtar e patriotik, por edhe një përvojë të vyer pragmatike në drejtimin e institucioneve më të larta të shtetit. Prandaj dëshmia e përjetueme prej tij kalon përmes filtrit të një vetëdijeje të esëllt njerëzore, intelektuale e qytetare e shi për këtë shkak, ne kemi mundësinë me përftue një “sferë të vëzhgimit shtesë” mbi plojën dhe kasaphanën komuniste, mbi praktikat terroriste të ushtrueme prej pjellave të Stalinit e nacionalkomunizmit serb mbi intelektualët shqiptarë, e më posaçëm, mbi aristokracinë shkodrane. Përqendrimi i terrorit komunist mbi intelektualët, dijetarët e me theks të veçantë mbi personalitetet kulturore të Kishës Katolike, këta mësues të atdhedashurisë, ndeshet edhe në faqet tronditëse të këtij libri memuaristik. Me likuidimin e intelektualëve dhe personaliteteve kulturore të Kishës Katolike, komunistët shqiptarë përmbushën dy objektiva të rëndësishëm: kauzën e njohur të tyre “për atme e fe” dhe veçimin e polemit prej udhëheqësve të tij humanë e shpirtërorë, për t’i hapur udhë mandej shtypjes, shfytyrimit dhe tjetërsimit të plotë etnopsikik. Në fakt, gjithë praktika e ushtruar nga makina masovike e dhunës me gjyqet publike është e gjitha e huazuar, e importuar dhe e zbatuar sipas modeleve më të egra sovjete të “kohës së terrorit të madh” stalinist.
Ka një moment reflektues në prozën memuaristike të Ejëll Çobës, ku shpalohet dhimbshëm reaksioni i vetëdijes intelektuale, të fitueme me sakrifica. Dhe ky moment zbulese vjen nga zgavra më poshtëruese e hadit komunist – në itinerarin ndërmjet torturave në hetuesi, më konkretisht, në një nga nevojtoret ku i përplasnin të burgosurit:
“Ai që ma shpesh më nderonte me shqelmat e tij, ishte një farë kapiten Muço prej Përmeti. Në shpirtin tim ndiejsha atë që duhet të kenë ndie skllavët e kohëve të vjetra ose rajatë e kohës së Turqisë. Kush e di sa herë do të jenë përbuzë stërgjyshët e mi raja, e ndoshta edhe ma keq, por unë, nipi i tyre, isha çmësue me të tilla trajtime, prandej e ndiejsha tepër thellë!”.
Kjo ndjesi e përcjellë nga Ejëll Çoba dallon prej dëshmive të shumta e të burgjeve komuniste ku i përplasi fati shpesh edhe emra të tjerë të dëgjuar intelektualësh e familjesh të mëdha. Por, vetëdija e përkatësisë, vetëdija e lirisë së fituar me sakrifica, vetëdija e statusit të fituar me studime, punë e përkushtim, me ëndrra për të krijuar një shtet e shoqëri moderne shqiptare, krahas ndjeshmërisë së thellë për fatet e familjes, është njëkohësisht dhe sekreti i fuqive të pamposhtura, i rezistencës dhe i krenarisë për ta përballur pa u ligështuar të keqen e barbarisë komuniste. Në një episod tjetër të librit, autori na përshkruan garat e hetuesve me të pandehurit e tyre, të cilët, pas seancave të torturave i përdorin në vend të kuajve të vrapimit. Paradoksi mizor shpreh makthin më të tmerrshëm antiutopik të asaj metafore se çfarë ndodh e çfarë do të vijojë të ndodhë në krejt Shqipninë: një turmë barbare idiotësh shpirtligj, samarxhinj, teneqepunues, çirakë, barinj e aventurierë që kanë zbritur nga malet dhe kanë nxënë shkrim e këndim në kurset kundër analfabetizmit, përdorin për “gara kuajsh” njerëzit më të shkolluar të vendit, bijtë e aristokracisë shqiptare, të vetmit që kanë trashëgue kulturën, arsimin, humanizmin, kujtesën, vlerat e virtytet e grumbulluara të kombit. Këtë paradoks e vë në dukje në “gjyqet speciale” edhe avokati mbrojtës i fretënve, Muzafer Pipa, i cili në prag të çeljes së këtyre gjyqeve, deklaron: “Si asht e mundune zotnij, që nji trup gjykues, i cili për kryetar ka një ish-teneqexhi (Koçi Xoxe) e për prokuror një ish-kafexhi (Bedri Spahiun) – të gjykojë elitën e kulturës shqiptare?!”.
Rrëfimi autobiografik i Ejëll Çobës zbulon jo vetëm afreskën e perzishme me bëmat e këtyre teneqexhinjve, por nëpërmjet dëshmisë së tij ai na zbardh parimin komunist, sipas të cilit – sytë që kanë pa duhen verbue; veshët që kan degjue duhen shurdhue; gjuhët që kanë folë duhen shkurtue, e krenjat që mendojnë duhen pre!
Ejëll Çoba, dëshmues i kësaj guide nëpër ferrin e burgjeve komuniste, të cilën e shoqëron me vargjet e Dantes në origjinal, u përfshi, bashkë me vëllezërit e tij, në hekatobën e përgjakshme të Kryengritjes antikomuniste të Postribës. Ai ishte nga familja Çoba, ndër më të vjetrat e aristokracisë shkodrane, e cila kohë mbas kohe kishte nxjerrë personalitete të shqueme politike e shoqnore për kombin. Të shumta qenë vuajtjet e sakrificat që do t’i paguante kjo familje komunizmit, sidomos me disa prej bijve të saj të fundit. Ati i tyne, Gjon Çoba, ish-deputet, si prind me vizion që kishte qenë e për ekzigjencat që kishte pasë, të tre bijtë e tij, qysh të vegjël, i kishte dergue në Itali për t’u arsimue, ku ata kishin ndjekë të gjitha ciklet shkollore, që nga fillorja deri në universitet. Edhe Ejlli, pas shkollës fillore në vendlindje, do ta ndiqte këtë zinxhir arsimimi në Itali, derisa do t’u lauronte për jurisprudencë në universitetin e famshëm “La sapienza” të Romës më 1932-shin. Pas kthimit në Tiranë, Ejlli ndjek karrierën profesionale e politike, duke demonstrue një karakter të fortë prej njeriu ithtar të ligjit dhe të së drejtës, ta pakompromentueshëm e të pakorruptueshëm, çka motivoi besimin e aktorëve më të rëndësishëm të politikës, duke i ofrue poste mjaft të rëndësishme, deri në postin e nënministrit të brendshëm. Vëllau tjetër, Keli, që e ndeshim në faqet e memuareve, ka mbarue për jurisprudencë dhe diplomaci dhe vazhdoi karrierën diplomatike nga Beogradi në Paris. Më i vogli i vëllezërve, Filipi, i diplomuem për ekonomi, do të ishte një prej themeluesve të Bankës së Shqipnisë.
Në faqet e prozës memuaristike të librit “Një jetë e humbun”, ne e përftojmë pak nga pak portretin e autorit, nëpërmjet detajeve të përditshmërisë së qelive dhe hetuesisë. Autori shpeshherë bën digresione të rëndësishme, duke na skicue portrete të paharrueshme, duke hedhë dritë mbi episode të historisë sonë e duke meditue filozofikisht mbi fatin e natyrën e njeriut. Refleksioni intelektual përballë situatave të rënda, si në paragrafin e mëposhtëm kur autori përshkruan rrugëtimin e transferimit në burgun e Tiranës:
“…Ma vonë, në burg, kur po bisedojshim me Hafizin dhe Hamdiun, ky i fundit na tha: – sa herë ndalej kamioni, hidhsha nji sy anëve të rrugës, e kur shihsha ndonji pyll të vogël në afërsi, mendojsha se aty do të na pushkatojnë. Hafizi dhe unë u çuditëm për çka kishte mendue Hamdiu e i thamë se nji gja e tillë ne s’na kishte shkue ndërmend. Por na ishim njerëz të shkollës e të ligjit, kurse Hamdiu ndoshta e njihte ma mirë Shqipninë!”.
Njeri me një ndjenjë të jashtëzakonshme mase, Ejëll Çoba e tregon këtë virtyt edhe në tonin, stilin dhe përshkrimin skrupuloz të ngjarjeve. Frazat e thukëta, parimi përzgjedhës pa shumë fjalë, dromcimi i vazhdueshëm i rrëfimit pa patetikë e pa lajle, të krijon një komoditet leximi jashtë sentimentalizmave. Proza autobiografike e librit kursen linearitete të panevojshme duke të lënë shijen tragjike të fragmentit. Situata zbulohet dhe fiksohet nëpërmjet detajeve; atmosfera me pak viza e penelata “ngjyroset”. Fizarmonika që mbulon klithmat e të torturuarve në korridoret e qelive të kujton poemën “Fuga e vdekjes” të Paul Celanit, një realitet të kampeve naziste të përqendrimit. Këtë detaj e përforcon edhe një dëshmitar tjetër i qelive me Ejëll Çobën, Ramadan Sokoli, i cili e zgjeron përshkrimin kështu: “…Të ndrymë, të prangosun n’për birucat të errëta, i kërcënojshin, i mundojshin, ashtu të lidhun, i rrahshin e i torturojshin pa mëshirë. Ndihmësit e xhelatëve, për të mbulue britmat, këndojshin e vallzojshin greqisht: ‘piosi more piosi, i dhe to Jorgo, to Jorgaqo’. Ky ishte kulmi i cinizmit. Përveç zgërdhimjeve sadiste, kundrejt britmave dhe rënkimeve të rrezikzezëve, ç’ka mund t’u priste tjetër nga asi frymorësh të brumosun me urrejtje?”.
Shpesh, episode nga libri i Ejëll Çobës, ndonëse të kursyeme, përbëjnë thelbin tragjik për meditime e ndoshta për vepra monumentale artistike të letërsisë a kinematografisë. Një episod i tillë është dhe akti shpërfillës i të riut Virtyt Gjylbegu nga kampi i Vloçishtit, që shkoi vetëdijshëm drejt vdekjes. Ja si e përshkruan autori skenën:
“U mundojsha me i dhanë kurajë, pse e shihsha shumë të dëshpëruem, megjithëse fliste pak dhe e mbyllte bisedën me: – Ah, mor zotni Çoba, nuk mundem… – Unë që jam 40 vjeç, – i thojsha, po mundem me i ba ballë, jo ti që je 28, – por e shihsha se fjalët e mija nuk mjaftojshin, se përsëriste: – nuk durohen, nuk durohen!
S’shkoi shumë e nji natë në gjumë, ndigjuem të shtime pushkësh. Të nesërmen mora vesh se Virtyti, mbasi ishte kthye prej pune, ishte la, pastrue e kishte veshë rrobat ma të mira që kishte. Nji roje, që e kishte pa ashtu të veshun mirë, me ton talljeje, i kishte thanë: – Virtyt, mos do të lirohesh që qenke veshur si dhëndër? – Po do të lirohem, i ishte përgjegjë me plot gojë. Posa kampi kishte ra në gjumë, Virtyti, ashtu i veshun, kishte dalë prej kapanonit e u ishte afrue telave të kampit të ndriçuem prej lampadinave të shumta. Roja i kishte thirrë dy-tri herë: ‘Ndal, ndal!’. Por Virtyti nuk ishte ndalë dhe kishte vazhdue me iu afrue telave tue i thanë rojes: ‘Shtin!’. Roja kishte zbatue urdhnin e marrun e Virtyti kishte ra i vdekun në çast”.


*   *   *
Gjatë leximit të librit memuaristik “Jetë e humbun” të Ejëll Çobës, duke pasë parasysh edhe kohën e shkrimit të tij, që përkon me pikun e diktaturës, më ka lënë përshtypje ndarja e qartë gjuhësore që bën Çoba në autorrëfimin e tij: gjuha e autorit, rrëfimi e përshkrimi janë në gegnishte letrare, ndërsa dialogjet, më saktë frazat e hetuesve, janë lënë në toskërisht, çka më bën të mendoj se edhe gjuha është konceptue prej tij si mjet rezistence e kundërvënieje simbolike me pushtetin e hetuesve, si botë të papajtueshme.
Dhe së mbrami, ndonëse libri nuk arriti t’i përmblidhte gjithë vuajtjet e kalvarit të burgjeve komuniste, prapë ai është një dëshmi e jashtëzakonshme për të kuptuar fytyrën e vërtet katile të regjimit gjakatar që po instalohej në Shqipëri.
Është fat i madh që kjo dëshmi ka mbijetue, jo vetëm për vlerat e saj edukuese, njohëse dhe artistike, por në radhë të parë, çka e bën edhe më unikal, ky është ndër të paktët libra të shkruajtun në “kohën e artë” të komunizmit. Ne kemi një ndër letërsitë me tronditëse të zhanrit të memuaristikës. Libra që njëmend ia vlen të bëhen pjesë e edukimit moral e atdhetar të brezave, për të mos i lanë ato në mëshirën e shkollës manipuluese të Paskal Milos me shokë, ku kanë zanë vend mitet e komunizmit. Në kemi librat më rrëqethës që janë shkruar nga intelektualët që vuajtën në burgjet e kampit komunist, ndonëse pak ose aspak të njohun, të shpërfillun e të zhdukun nga tregu. Por libri memuaristik “Jetë e humbun” i Ejëll Çobës bën një përjashtim të veçantë e fatlumë: ai u shkrua atëherë kur dorëshkrimet paguheshin me kokë. U shkrua si dëshmi, si testament, pa e pasë të sigurt dritën e botimit, apo më saktë, pa e shpresuar atë. Autori nuk kishte aspak lakminë se si do të bëhej i lavdishëm, tërheqës apo interesant në sytë aksh shtrese apo të aksh politikani. Si i tilli, libri është pastrue nga “mëkatet e të gjallëve”, fantazitë apo ekzagjerimet. Prandaj mbetet një ndër librat e rrallë që vjen nga zemra e ferrit komunist, i drejtë, i saktë, i padeformuem, i shkruen atëherë kur libra të tillë të merrnin jetën.
Dhe para se të jetë dëshmi, faqet e këtij libri ngrenë lart ndjenjën e krenarisë sonë historike, dinjitetin tonë njerëzor, origjinën tonë, e cila, sipas këtyre dëshmive, na tregon se nuk kemi qenë një popull që thjesht shtriu kokën për t’u flijuar si berrat në tehun e kamës komuniste.

55 Komente

 "Jo çdokush mundet të dëshmojë."

Hik ere bucishtre! kjo eshte e drejte personale universale.

tufe, kam plot me te thone, po pse me e  lodh tastjeren kur ti nuk je perballe virtualisht? vetem ashtu do te shkruaja. Ama, ilaqim, per ate muhabetin me Jorgo, qe eshte i njejte me ate poshtersine tjeter tende me "Dibres ia qime temen", jazek te qofte dhe turpi te ndjekte per 700 vjet!

 

Amon mer Cimo sa me pelqen kjo fjala Ilaqim.

Paradoksi mizor shpreh makthin më të tmerrshëm antiutopik të asaj metafore se çfarë ndodh e çfarë do të vijojë të ndodhë në krejt Shqipninë: një turmë barbare idiotësh shpirtligj, samarxhinj, teneqepunues, çirakë, barinj e aventurierë që kanë zbritur nga malet dhe kanë nxënë shkrim e këndim në kurset kundër analfabetizmit, përdorin për “gara kuajsh” njerëzit më të shkolluar të vendit, bijtë e aristokracisë shqiptare, të vetmit që kanë trashëgue kulturën, arsimin, humanizmin, kujtesën, vlerat e virtytet e grumbulluara të kombit.

Këtë paradoks e vë në dukje në “gjyqet speciale” edhe avokati mbrojtës i fretënve, Muzafer Pipa, i cili në prag të çeljes së këtyre gjyqeve, deklaron: “Si asht e mundune zotnij, që nji trup gjykues, i cili për kryetar ka një ish-teneqexhi (Koçi Xoxe) e për prokuror një ish-kafexhi (Bedri Spahiun) – të gjykojë elitën e kulturës shqiptare?!”.

*****

Jemi ku jemi, se komunizmi jo vetem shkaterroi aktualen, por dogji edhe te ardhmen.

Roma kur mposhti Kartagjenen jo vetem shkaterroi ushtrine, por per te mos lejuar rimekembjen dogji qytetin, ndaloi rikthimin, hodhi kripe ne toke, qe asgje te mos rritej me. 

Jemi ku jemi, se komunizmi jo vetem shkaterroi aktualen, por dogji edhe te ardhmen.

shiko se mas 20 vjetesh qe komunizma pordhi, edhe ti ke fillu mos me e besu 100% ket. apo e beso me ter men?

Pjeserisht ne fakt, se une jam i prirur te besoj ne individin. Per te evituar keqkuptimet, jam optimist, gjerat tentojne te ekuilibrohen dhe njeriu vetvetiu tenton te permiresohet. Sot te shash, te ankohesh, qe nuk ke mundesi edukimi, zhvillimi sepse kemi patur komunizem, t'ja faturosh deshtimin komunizmit eshte nje justifikim i kote

Ja merre ne kete drejtimin tjeter. Pas '90, kush do te kishte aftesite, kush do te ishte ne gjendje te merrte drejtimin?

pranej e vlen me repliku me ty!

respekte.

ps. komunizi eshte nje nga faktoret e derexhese, per mu as i vetmi dhe sidomos, as kryesori. sepse komunizmi stalinist u instalu dhe hodhi rrenje tek ne jo pa arsy, ishim ne - stadi yne kulturor - pa ishte/u be komunizmi; procesi me pas qe simultan dhe endogjen, pocaqia jone dhe komunizma ushqenin njere tjetren per bukuri, kembenin rolet shkak pasoje gjithe diten. jo pa arsye komunizma staliniste fitoi ne pjesen me te pocaqisur te globit - kte harrojne ta thone si shtojce shume te rendesishme te asaj qe "triumfoi ne gjysmen e botes", o llah.

edhe i her, flm!

Jemi ku jemi, se komunizmi jo vetem shkaterroi aktualen, por dogji edhe te ardhmen.

Eh jo.  Kane 50 e kusur vjet qe kane ndodhur keto krimet e komunizmit, nuk kane ndonje efekt ne gjendjen aktuale...

Kane, se ne Poloni, Hungari, Ceki, ka patur gjithmone njefare disidence. Jo te gjithe u shfarosen me rrenje si tek ne. Disidentet kishin njefare lirie, tek ne te pushkatonin per nje poezi. Shikoje ne aspektin afatgjate. Nga do te dilnin klasat e reja drejtuese? Apo te perndjekurit? pfff Te perndjekurit si Pjeter Arbnori pas 40 vjet burg, nuk kishin takat as per te lidhur kepucet, jo me te drejtonin shtetin.

 Nga do te dilnin klasat e reja drejtuese?

Nga rradhet e atyre qe partia konsideronte me perberje moralo-politike te mire, qe na dhuruan njerez si Saliu.

Njerez qe u rriten ne karriere fale meritave teknike (dhe ambicies personale kuptohet) si Sali Berisha, per mua meritojne respekt. Tani ai shef katedre kardiologjie nuk u be, sepse ishte i zoti ne demaskimin e armiqve apo jo? Ashtu edhe si shume te tjere, qe ishin te afte ne zanat, por posti ja kerkonte teseren. Edhe ato meritojne respekt.  Sidoqofte mbetet fakti, qe me ate strukture shkollimi, edukimi, qe nuk meson humanizmin, iluminizmin, kritiken, por thjesht i uniformohet linjes te Partise NUK eshte ne gjendje te nxjerre njerez te afte per te drejtuar shtetin. Kush do ti mesonte? Kush do ti pergatiste materialet? Mediokret, akademiket, qe fshine emrat ne Deklaraten e Paveresise. Te njejten gje po themi te dy.

Mbase Berisha u rrit ne karriere fale meritave te tij teknike dhe aftesive te tij, por mbase dhe "demaskimi i armiqve" e ndihmoi per kete gje.  Nje gje eshte e sigurte ama, qe Berisha nuk e fitoi te drejten per shkollim te larte e per specializim jasht shtetit vetem fale meritave te tij teknike e arritjeve akademike.  Perberja klasore dhe perberja moralo-politike (mos pasja e ndonje nje "njolle" ne biografi) i lejuan Berishes si kusht kryesor te drejten e arsimit te larte.  Fakti qe ishte antar me teser, sekretar, mjek byroje, e mik familjar i Hoxhes i lejuan atij te drejten e specializimit ne France.  Prinderit e mi ka qene te dy te shkelqyer ne shkolle, por dhe shkollen e mesme u detyruan ta kryenin naten prej veshtiresive qe u krijoi regjimi.  Shkolles se larte as patin shancin ti marrin ere, e jo me te merrnin te drejten e studimit.  Kjo i la ata pa profesion e pa shkollim te larte, e sigurisht bashke me internimin e familjes i detyroi te punon pune krahu te rende pa perspektive (i.e. ferme, koperative).  Kjo gje na nxjerr edhe te kjo qe thua ti ketu me siper:

Sot te shash, te ankohesh, qe nuk ke mundesi edukimi, zhvillimi sepse kemi patur komunizem, t'ja faturosh deshtimin komunizmit eshte nje justifikim i kote

E thene keshtu kaq thjesht sic e thua ti, ky eshte pohim i sakte por ja qe nuk eshte aq e thjeshte.  Si shembull po te jap familjen time prap.  Pra gjyshrit e mi u burgosen (qe te dy), familjet u internuan (njera me shume se nje here), pasuria ju konfiskua e gjitha (perfshi dhe rrobat qe kishin ne trup), e u persekutuan e etiketuan si mos me keq si ata e si femijet e tyre (kete e shpjegova me siper) duke u shkaterruar ekonomikisht (por jo vetem) deri perfshire dhe brezin tim.  Rezimi i regjimit i gjeti pa prone (sot e kesaj asgje nuk i'u eshte kthyer), pa profesion, pa shkollim e pa perpektive ne jete qe i la ne disavantazh kundrejt atyre qe nuk u persekutuan.  Kjo i detyroi te emigronin qe te kishin nje shanc per nje jete me te mire si ata e si femijte e tyre.  Ti do thuash, per te emigruar emigruan plot te tjere me shkollim e profesion.  Shume dakort, por edhe ne emigrim prinderit e mi (dhe plote te tjere si ata) ishin ne disavantazh nga mos pasja e nje profesioni dhe nje shkollimi te larte, duke i detyruar prap ti futeshin punes se rende te krahut.  Pra po, komunizmit mund ti faturosh goxha faj ne kete shkaterrim.

Tani ai shef katedre kardiologjie nuk u be, sepse ishte i zoti ne demaskimin e armiqve apo jo?

Je i sigurte per kete?

Paradoksi mizor shpreh makthin më të tmerrshëm antiutopik të asaj metafore se çfarë ndodh e çfarë do të vijojë të ndodhë në krejt Shqipninë: një turmë barbare idiotësh shpirtligj, samarxhinj, teneqepunues, çirakë, barinj e aventurierë që kanë zbritur nga malet dhe kanë nxënë shkrim e këndim në kurset kundër analfabetizmit,

 

1966: Niveli arsimor i disa prej drejtuesve të shtetit shqiptar
Informacionet janë mbledhur nga materialet e Kongresit të V të PPSh, i cili u zhvillua më 1966. Arsimi është shkruar ashtu siç e ka deklaruar çdo delegat në fletë-anketat me të dhënat personale. P.sh. arsimi i Koço Theodhosit është shkruar ashtu siç e ka deklaruar ai, Një universitet jashtë shtetit

Emri
1. Abdyl Këllezi

Pozicioni
-Kryetar i Komitetit Ekzekutiv
qytetit Tiranë, Anëtar i Byrosë
Politike të K.Q. PPSh"

Arsimi
-Instituti Lartë Ekonomik

-specialiteti
-

2. Adil Çarçani
-Zv. Kryeministër, Anëtar i BP
-Mesme, 2 vjet Fakultet Ekonomik,
1 kurs teorik në Panarit, 1944"

3. Beqir Balluku
-Zv. Kryeministër, Anëtar i Byrosë Politike të K.Q
-2 klasë të Mesme, 1 vit akademinë ushtarake Voroshillov në Moskë
-kovaç

4. Enver Hoxha
-Sekretar i I-rë i K.Q. të PPSh, Anëtar i Byrosë Politike
-I Larti i pambaruar

5. Gogo Nushi
-Sekretar i I-rë i Komitetit Partisë Berat, Anëtar i BP
-7 vjeçare

6.Haki Toska
-Zv. Kryeministër, Anëtar i BP
-4 vjet gjimnaz, kurs partie në Panarit 1944

7. Hysni Kapo
-Sekretar i K.Q. të PPSh, Anëtar i BP
-Shkollën Tregtare në Vlorë
-kontabilist-llogaritar

8. Kadri Hazbiu
-Ministër i P. Brendshme, Anëtar i BP
-6 klasë të Mesme, Shkollë e sigurimit në Bashkimin Sovjetik

9. Koço Theodhosi
-Ministër i Industri Minierave, Anëtar i BP
-Universitet jashtë shtetit
-inxhinier - kimist

10.Manush Myftiu
-Sekretar i I-rë i Komitetit PartisëTiranë, Anëtar i BP
-3 vjet Fakultet Mjeksie

11.Mehmet Shehu
-Kryeministër, Anëtar i BP
-Mesme Teknike Tiranë, 1 vit Akademi ushtarake në Bashkimin Sovjetik" -traktorist

12.Petrit Dume
-Shef i Shtatmadhorisë, Anëtar i BP
-10 vjet të Përgjithshme, 2 Akademi Ushtarake

13.Pilo Peristeri
-Drejtor i Uzinës Traktorëve
-fillore

14.Ramiz Alia
-Sekretar i K.Q. të PPSh, Anëtar i BP
-Mesme, Shkolla e Lartë e Partisë në BS

15.Rita Marko
-Sekretar i I-rë i Komitetit Partisë Durrës, Anëtar i BP"
-7 vjeçare, Shkolla e Lartë e Partisë në BS

16.Spiro Koleka
-Kryetar i Komisionit Planit të Shtetit, Anëtar i BP
-Lice Klasik, Shkollë Inxhinjerie
-inxhinier civil

17.Aleks Verli
-Ministër i Financave
-Liceu i Korçës, Akademi Ushtarake në BS

18.Abdi Mati
-Komandanti i Flotës Detare
-Mesme, Akademi Ushtarake Detare

19.Çiril Pistoli
-Ministër i Shëndetësisë
-I Lartë në mjeksi
-mjek

20.Fadil Paçrami
-Sekretar i I-rë Komitetit Partisë qyteti Tiranë
-2 vjet universitet mjeksie

21.Haxhi Lleshi
Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor
-7 klasë

22.Myslym Peza
-zv. Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor
-me praktikë (pa shkoll&eumlsmiley

23.Myqerem Fuga
-zv. Ministër i Tregtisë
-Mesme, Normale Elbasanit

24.Mane Hoxha
-Kryetar i Kryqit të Kuq
-7 vjeçare

25.Nesti Nase
-Ministër i Jashtëm
-Liceu i Korçës, 1 vit shkollë Partie në BS

26.Rexhep Kolli
-zv. Ministër i Brendshëm
-7 vjeçare, 1 vit kurs në BS, shkollë 2 vjeçare partie me korespondencë

27.Raqi Ifica
-Sekretar i Komiteti Partisë qytetit Tiranë
-1 klasë të mesme, shkollë 2 vjeçare të Partisë

28.Reiz Malile
-zv. Ministër i Jashtëm
-Fakluteti i Historisë

29.Dashnor Mamaqi
-Sekretar i Komiteti Partisë qytetit Durrës
-Normale Elbasanit, Shkolla Lartë e Partisë në BS

30.Kiço Ngjela
-Ministër i Tregtisë
-Instituti Lartë Ekonomik

31.Tonin Jakova
-Sekretar i Përgjithshëm i K.Q. të Bashkimeve Profesionale të Shqipërisë -Gjimnaz, kurs 3 mujor

32.Milo Qirko
-Ministër i Komunikacionit
-Instituti Lartë Ekonomik

33.Nexhmie Hoxha
-Drejtoreshë e Institutit Studimeve Marksiste-Leliniste
-Instituti femëror pedagogjik

34.Sadi Stafa
-Sekretar i Komitetit Partisë Dibër
-7 vjeçare, Shkolla e Lartë e Partisë në BS

35.Kahreman Ylli
-Rektor i Universitetit Shtetëror Tiranë
-Instituti Pedagogjik

36.Pirro Dodbiba
-Ministër i Bujqësisë
-Akademi Bujqësore

37.Aranit Çela
-Kryetar i Gjykatës së Lartë
-7 klasë të Institutit Tregtar Vlorë, Akademi e Drejtësisë Ushtarake në BS"

38.Behar Shtylla
-Aparati i K.Q. PPSh
-I Larti i pambaruar

39.Mihallaq Ziçishti
-Sekretar I-rë i Komitetit Partisë rrethit Korçë
-Liceu Korçës, kurs sigurimi në BS

40.Tahir Minxhozi
-Sekretar I-rë i Komitetit Partisë Kukës
-7 vjeçare, Shkolla e Lartë e Partisë në BS

41.Mehmet Dollapaj
-Kryetar i Komitetit Ekzekutiv rrethit Tropojë
-Medrese

http://vargmal.org/dan6563#post25191

 

lol fantastike. Ku i kane gjatur, hahaha flasin vete.

Ve bast qe po te behej nje studim te lidhjes arsim-mizori, ato te klases fillore do te rezultonin me gjakataret. Edhe lidhja origjine (fshat/qytet) - mizori do te ishte interesante.

 

E bukur kjo. Por nuk ka filluar injoranca tek komunizmi. Perkundrazi. Mua me duket se aty filloi te zbutet. Te pakten njerezit mesuan te lexojne packa se i mesuan per te ia shpelare trute me vone. Jam shume dakort me emigrantin me siper. E keqja eshte tek shoqeria jone, tek menyra se si ne e kuptonim dhe vazhdojme ta kuptojme jeten (tonen dhe ate te te tjereve). Nuk e ka fajin komunizmi se shumica sot do te kete diplome te shkolles se larte, por nuk do te mesoje. Apo se hajdutet (50% e te pasurve te sotem besoj) kane status te larte e nderohen. Po te lexoje dikush Marksin nuk gjen diku te shkruar fjalen internim. Se shqiptareve u pelqeu versioni stalinist ketu faji i bie shqiptareve ashtu sic gjermaneve u pelqenin fjalet e Hitlerit. Injoranca, inati, pamundesia per te llogjikuar, ne shoqerine tone ka rrenje te thella. E gjen kudo. Eshte me te vertete per te ardhur keq qe nuk behet nje studim per te. Nuk do lodheshim me se shkruari smiley.

Mua me duket se aty filloi te zbutet.

Po filloi te zbutet duke zevendesuar eliten intelektuale te shkolluar gjithe mund ne periudhen midis luftrave ne universitetet me te mira perendimore, me lloj gerxhosh injorante, hundleshe, halabake e aventuriere te cilet ata te paret me vone i vrane, burgosen, internuan e shkaterruan me pune te rende.

 

Se shqiptareve u pelqeu versioni stalinist ketu faji i bie shqiptareve

Teresisht e pavertete kjo.  Komunizmi si sistem u vendos me dhune, me lufte civile e ndejti ne pushtet me dhune.  E ca dhune se, dhune e papare ne asnje nga vendet e tjera komuniste ne Europen lindore.  Shqiptaret s'vendosen gje ne kete rast.

Elite mund edhe te kishim, por mos harro qe dhe ata i perkasnin asaj kulture qe nxori Ahmet Zogun, Enver Hoxhen, Esat Toptanin, etj (jo per ti futur te gjithe ne nje thes, po kjo ishte elita jone edhe atehere). Per te mos thene qe 90% + e popullsise ishte analfabete. Sa per dhunen ajo ka qene dhune e shqiptareve, ndaj shqiptareve. Nuk na pushtuan, as jugosllavet, as ruset si ne rastin e Hungarise apo Cekise.

Jo jo aspak nuk i perkisnin asaj kulture.  Ishte elite e shkolluar ne perendim gjate viteve midis luftrave.

Dhunen e shqiptareve ndaj shqiptareve, e keta te paret te zgjedhur, organizuar, indoktrinuar e yshtur nga armiqte tane shekullore serbet e nga babazia e tyre per pushtet.

I pakapshem, lidhur me ate listen arsimore me lart: po te kishe jetu ca me perpara, do e kuptoje sa per hatulla je me gjithe ate ndermarrje aty.

Gjerat jane keshtu: komunistet kur erdhen ne pushtet kishin perpara tyre nje injorance te pashembullt. Shqiperia e kohes se Zogut, pavaresisht ishujve te mrekullueshem intelektuale (kam thene qe po ta kisha ne dore kur te jetoja aktivisht ne shek 20 ne Shqiperi, kjo do ishte dekada '30, bash kohe e Zogut me ata Migjener, Koliqer, varza te edukume te Dakua ose nana mbretnesh, studente austrie a italie qe vnin tere frustrime te bukura ne Zuzuland, me ata nonda bulker e branko merxhaner etj etj etj), pra pavaresisht ketyre, Shqiperia e Zogut ishte ulerimshem injorante. INJORANTE!

Te mos u njohesh komunisteve meriten e cuarjes se shkolles dhe drites atje ku hante pula gure sepse i urren komunistet me rropulli, kjo do me thene me qen harramsez. Por nejse, ti nuk ndreqesh dot me ne kuptimin e botes, per ty e kam bindjen qe ajo pjese eshte ngurtesuar tashme, dhe nuk eshte korrektimi i bindjes tende qellimi im ketu; qellimi im eshte te te them qe komunistet e kishin per mburrje venien e gjithfare karrocieresh e tornitoreve ne krye te puneve, edhe pse poshte ata kishin ngritur nje sistem arsimor dhe universitar qe nuk ishte ne asnje menyre per te nxjerre gjuhen! Edhe pse kishte rob te zotet sa te dush. Duhej Lenka Cuko dhe Pali Miska atje siper... kupton? Ishte ideologji mer cun, e pranume haptaz, jo se nuk kishte rob te shkollum - shpesh sekretare te ketyre alif matrakerve ne pushtet. (Enveri: po pse nuk e dinim ne kush ishte Beqir Balluku? etj etj... po ke do vinim, Vehbi Hoxhen? Fraksionistin?... etj etj)

Ama kjo keshtu ka qene edhe ne kohen e Zogut, se mos ke ndonje ide te cmendur qe Zogu nuk vinte tyca besnike dhe injorante ne krye te puneve... se Allahu na rujt, pale cer menon.

Pasi na iluminuan me arsimimin e Byrose Politike (gjona qe duhet me ua dit per falemnderit ketyne 25 vjecare, se ne nuk i dinim keto gjona) do ishte me vlere me hulumtu ene cfar formimi arsimor kishte Lale Krosi dhe Osmon Gazepi. smiley

 

 

C'lidhje ka niveli i arsimit te Birose udheheqese me "cuarjen se shkolles dhe drites atje ku hante pula gure" (qe s'eshte dhe aq e vertete po nejse, teme tjeter). i pakapshem nuk po thote qe nuk u edukuan njerezit ne Shqiperi nga 1945-1990.

Per te tjeret qe permendin Lal Krosin e ku di une qe s'kane patur ndonje post te larte qeveritar: eshte e kollajte te kapesh nje ne 100 e te tallesh - me ose pa te drejte - sic kane te drejte te tjere te tallen me Lenka Cukon qe luante penis (e kishte fjalen per tenis po e ngaterroi). Por Lal Krosi nuk ishte aspak ne nje nivel administrate me Lenken. E kuptoj qe ngaqe jeni te rinj ne moshe (po, edhe 40+ vjec prape quhet i ri) dhe administratoret e larte te qeverise se Zogut i njehsoni me c'keni pare ne filmat/komedite tip "Prefekti" apo "Epopeja e Ballit Kombetar". Germoni pak se do ju dalin emra si vellezerit Ivanaj, Safet e Qemal Butka, Mustafa Merlika-Kruja, Hasan Dosti, Jup Kazazi, etj. etj. etj.

Gjemb une s'jam as 30 dhe i di te gjithe keta emrat qe permende ti me siper e me shume.  Te gjithe pak a shume o hengren plumbin, o burgun, o punen e rende te detyruar, o u detyruan te marrin arratine.  Me siguri dhe emgiranti i di keto, por s'eshte e pershtatshme per te ti permendi se pastaj bie ai argumenti i tij qe Zogu dhe Hoxha kishin te njejten politike kuadrosh te administrates te larte politike.

sa per hatulla je me gjithe ate ndermarrje aty.

Sa per cfare jam?

Te mos u njohesh komunisteve meriten e cuarjes se shkolles dhe drites atje ku hante pula gure sepse i urren komunistet me rropulli, kjo do me thene me qen harramsez.

Mos valle po te kishin ardhur nacionalistet ne pushtet, apo socialdemokratet, apo komunistet humaniste, apo te ishte rikthyer Zogu ne pushtet nuk do ishte cuar shkolla e drita atje ku hante pula gur?

Ishte ideologji mer cun

Po e kuptoj o burr.  Ideologji e 10er me m*t qe na la ne krye Salen dhe falangen e katuanereve te tij. smiley

Ama kjo keshtu ka qene edhe ne kohen e Zogut, se mos ke ndonje ide te cmendur qe Zogu nuk vinte tyca besnike dhe injorante ne krye te puneve... se Allahu na rujt, pale cer menon

Varet per ca punesh flet zotrote.  Mbase jo ne postet me te larta por te gjithe te arsimuarit me kaq mund dhe shkelqyeshem ne perendim Zogu nuk i conte ne  Saver apo Cerme, por i punesonte ne administraten shtetrore perfshi ketu kundershtare te eger te tij qe me vone do beheshin pjese e Ballit dhe PKSH.

 

nuk kam kohe, mbas nja 30 min do te them, me gjase. paragrafin e fundit e ke te sakte, ky eshte nje dallim i zogut me enverin.

soon.

Je komplet per hatulla. Sepse denoncohet tjetri per dicka qe jo vetem e pranonte vete, hapur, por e kish edhe politike, bente kujdes se mos i shkelej, dhe bente namin kur shkelej raporti i udheheqjes "me dhe pa shkolle".

sa per cuarjen e arsimit/dritave ku hante pula gur, nese ne pushtet do ishin ata qe do ti dhe jo komunistet, kete une nuk e di. ama as ti nuk e di. nuk e besoj kurre, se do e benin, ama per ta dit nuk kam se si. s'kemi pse luajme me kundefakte, me i llaf. Besimi im eshte qe s'do benin asgje te asaj natyre, por besimi nuk eshte dije.

e dhjere a e padhjere ideologjia, po te thoja qe ne ndjekje te saj realizohej ajo perberje e udheheqjes. Te bej me dije qe klasa punetore quhej ne teori si klasa sunduese. kerkonte perfaqesim numerik - per keto gjera enveri ishte jashte mase i kujdesshem. sa per falangat katunare, e kam thene, ne katunarizmi na e ka honger gurgullin gjithmone, kot e ngaterron komunizmin, ne kemi pat feudo-borgjezi katunare, komunizme te aplikuar katunarisht dhe kaptializmen foshnjore aktuale ster-katunare.

Nderkaq, edhe pse paragrafin e fundit per krahasimin zog-enver e ke te sakte, mos e var askund hic, se une gjerat t'i them drejt dhe sakte: po flisnim per alif matraket ne punera kyce dhe te thashe qe si enveri edhe zogu i vinte besniket e tij ne ato poste, edhe kur s'kishin haber nga asgje. sepse i perdredh pergjigjet kesisoji, vallaj nuk e di. qe e rendon komunikimin, e rendon ama.

Denoncohet per ata qe s'i dine keto gjera (jo per ty), qe te merret vesh nga cfare gerxhosh qeveriseshim dhe te nxirret konkluzioni se pse perfunduam ketu ku perfunduam.

S'ka asnje dyshim qe kushdo pale te vinte ne pushtet elektrifikimi dhe arisimi masiv do ishte implementuar gjithesesi.  Keto gjera ndodhen ne gerxhet e Nepalit e jo me ne Shqiperi.  Nuk eshte per t'iu dhene merita komunisteve aty.

Katunarizmi na ka honger gurgullin neve gjithmone, por pikerisht ne vitet 30-40 po krijonim bindshem nje klase intelektuale e borgjeze qe do i vinte ne vije katunarizmi, por ja qe gerxhot zbuluan komunizmin e te organizuar nga serbet e ben klasen katundare sunduese sic thua ti. 

Emigrant beji nje krahasim Mehdi Frasherit me Adil Carcanin...

 

une do e krahasoja me mehmet shehun.

shiko edhe nje gje: te jesh udheheqes i mire nuk ka aq shume te beje me shkollen. pushteti nuk eshte akademi shkencash.

Emo kjo ishte me thagma smiley

 

22.Myslym Peza
-zv. Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor
-me praktikë (pa shkoll&eumlsmiley

 

 Myslim Peza ishte nej figure patriotike me influence te madhe, dhe po te kemi parasysh rolin e tij nuk kishte ndonje rendesi te madhe se punet me letra aty i benin te tjetert sekretaret, nuk do te thote gje kjo! Vendin e udhehiqte Partia Shtet, kryetarlliku ishte thjesht figure Myslim Peza hidhte vetem fime!

Per pune shkolle baba ka qene si krypa a sheqeri neper recetat e Enit smiley

"me sy" smiley

 

ej, vetem baba mori dy gra n'kohe t'enverit, si myslimon i nershem. e ke parasysh, gjith tjeret, laj thaj, ka i gru, se ta priste fronti e partia sikur te boje naj kercim onash... mirpo baba i dha drejtim ene e mur .. ene thuhet qe shkoi te enveri, i thot ka bo baba i gabim, ka bo ... tani enverit ia conte sigurimi te ngrofta per dite, ket punen e babes e dinte ai qe para se babes vet t'i shkonte ne men per pak voj ullini... i thot e dime bab, e dime, kemi vendos te ta falim, me shnet grun e re me i llaf... pooooor, duhet theksu i detaj i vogel, qe baba nuk ishte antar partie, medemek ca mund te presesh nga nji jo komunist... se pernryshe gati plenumi ner, per shkarjen e mikut...

Me fal, po a ke ndonje dokument apo ndonje video te pakten, per tere keto gjera qe paske kunder babes? smiley

ne i besojm gojdhenes... smiley

 

smiley)

Ahahhahaa i madh je!

Na mbyten me pune ato pllakat se kjo ka vend per diskutim. smiley

 

P.S. Baba u tregu i zgjut. Shkrujti (dmth une dhe gjermani tha ai rrobi smiley) nje liber ene se prekte me njeri baben. Po ka qene nje proze e lezetcme, dhe baba kishte shume histori te tijat gjate luftes. Se hudhte dot njeri poshte baben se kishte pase ne çete ate ezhderhaun nga Poradeci, Kajo Karafilin, qe si thone s'te bente per burre tjetri (u bene edhe filma per Kajo, me Shaben, qe i permend shpesh Beluli smiley )

mire o miiire, po a te mbeson fshati, a te mbeson bota smiley

Qyqjaaaa dashke video te babes duke bere dashuricka me gruan e dyte?

jo, gjembke smiley, just for filing purpose...se na denon historia pastaj smiley

  Epo thashe...

a do mesonim te reja nga Baba thua? smiley

Magari me te. Kemi nje traktorist (sic eshte vetedeklaruar) dhe dike qe eshte diplomuar ne Viene.  Tani jo se traktorist eshte ndonje ofendim, por zakonisht traktoristet nuk kane kellqe per kryeminsterllek.

Jo jo, nuk e di mire per mehmetin ti si ka qene.

Di qe kishte tendencen te pushkatonte te dorezuarit dhe civilet.

Mehmeti ka qene i arsimuar sepse ka bere shkollen e Fultz ne Tirane. Vec se... pas shkolles shkoi dhe ja futi te gjithe shokeve te shkolles qe e kishin tallur.

 Deshmia eshte renqethse kur mendon se cfare analfabetizimi ekzistonte  ne 1947!

Ne shkalle Republike  90%  e popullit shqiptar ishte analfabet, nje popull druvar cop cop i shkatruar prej veriut dhe deri ne jug!

Menyra e jeteses se ketij populli mbas clirimit ishte plotsisht si ne mesjete, i gjithe populli tejet i varfer,  ishte i rrezikuar te vdiste nga uria, pa shkolle pa rruge, pa drita, pa buk! Flasim ne vitin 1947! Kjo eshte deshmia me rrenqethse! Ne kohen e komunizmit u ben reforma te pa para ne lufte kunder injorances! E dini cdo te thote 90% e popullit injorant, pa dit shkrim dhe lexim ?

Eshte bere nje investim i madh per arsimimin e nje  populli! Kjo eshte deshmia me e madhe! 

Nje cop deshmie, therrime deshmie per luften kunder analfabetizmit ne fshat, atje ku jetonte pjesa me e madhe e popullit shqiptar mund ta shikoni ketu;

http://www.youtube.com/watch?v=eCeOUSw9eD8&feature=related

 

 

Per mua deshmia me e madhe eshte ajo e emancipimit te shoqerise larg dogmave fetare. Pa diskutim qe kjo ish ne sherbim te dogmes komuniste. Por le te jemi pak pragmatist, nje dogem qe shkaterron nje tjeter, pastaj ajo vete shkaterrohet nga koha. Kjo mund te lexohet dhe si progres social kur shoqeria minimizon dogmat.

Shikoni se cpo behet me fene ne Kosove. Dhe me keq do te behet atje.

Kete ide kam edhe une,  progresi social ne shqiperi ishte evident, dhe u be ne nje kohe shume te shkurter!

Sot dogmat fetare jane pershkallzuar edhe me shume sec ka qene dikur, madje do te thosha i kane humbur shume dhe ate aspektin shqiptar,identitetin, Xhamite, njerzit me shume duken si iranian, turq, pakistanez, se sa  shqiptar! ...edhe Kishat, me shume njerzit atje ndihen grek se shqiptar, katoliket me shume italian se shqiptar!

 Kjo eshte nje percarje e madhe nje kalim mbrapa ne origjine! Kjo eshte deshmi e madhe!

ku e gjeni gjith kohe me bo muhabete luftash....

Paska ardhe prape ky tundesi dybekut . Po , dhe pastaj ? Kush tha te mos vinte smiley ..Se diktatura zotrie ..dhe aty si midis rreshtave te pafajshem mesokemi se ky or tie paska

 Ejëll Çoba.....  u përfshi, bashkë me vëllezërit e tij, në hekatobën e përgjakshme të Kryengritjes antikomuniste të Postribës..... Hic po habili ! smiley ...dhe duke spekulluar si cdo tundes dybeku me kohen e Cesarit si Themelus i Internccionales Komunisrte dhe me Miladininin si Themelues i Bizantit bejme romane politike me vuajtjet e Burgut te atij qe mbase qe si qe , qe kush qe ,u denua pse u denua ,   po ne se ka dekur le te prehet ne qetesi . Jeta ka marre shume burra para tij ! Po Cicikovi ku te le ?

Dhe digjo ti emigrant po te postoj poshte disa emra qe te kuptosh se shkolla e larte po te ngaterron aq keq sa edhe komunikimkin me alienet  kur erdhen ne toke e fillove tek trau i doganes me pyetjen Famoze duke pyet ate qe japte deren  ..Cfare Diplome ke ? 

ja nje post postum liste nga hakatoba e intelektualeve me Dipkoma ARI nga Universitetet perkatese vdekur ne burgjet ish komuniste :

Cesari ....Universitetin e Monpeljese shok klase me Berishen

Tit Lukreci ...Akademine e Arteve te bukura ne Haoward ne nje kohe Berns e Khajamin dhe Tufen ( ky i fundit lindi me vone )

Papa Baltazar Kosa...Universitetin e jezuiteve ne Shkoder . Sjok klase me Pater lari nga Spathari

Koci teta Ollges...... Fakultetin e te marreve ne shkollen e sikareve me sikur me anetaresi e solidar tek PPW

Skenderbeu ...Ne nje klase me Piron e Epirit ne Universitetin e Burrelit , maje baba Tomorrit ne nje klase me Ahmet Zogun !

Akoma seriozisht me kalamaj te fantashkences or burre ? Mendime e te shkruara qe nuk te japin mend as per te mbush uje, po po te merresh me to vdes si Jeronim de Rada me cironke te thate ne xhep smiley

Kam dhe nje per qejf tat . Megjithse me duket ta kam treguar dikur , po mora shkas edhe nga Bossi qe i " meshut i cike gojes " duke hyre pa dashje ne rradhet e atyre qe megjithse i dine gjerat TAMAM .... shiko edhe nje gje: te jesh udheheqes i mire nuk ka aq shume te beje me shkollen. pushteti nuk eshte akademi shkencash ... dhe pak dhe hyre ne pragun   e fantashkences  , e me  gjas e harrut Nolin me sh Pjetrin mbi mangall

Po kur dimer del behari

s'ka si zjarri  smileyqe i paharruari Musaraj e Vulosi ne jete te jeteve

Na ngordhi kali / ci rane thonjt / Po vrapon balli /ti heqe patkonjt.

Nejse diskur te mbare ,  po une per te mos marre kohe po ha nis Bossit me privat or tie smiley .... se mu duk i cik gazmor sot .

Po shtoj se ky sahanlepiresi TUFA ,  do kete qene ne takim me babasqapin qe olelelelelelel kush e shifte kur fliste para sqeperve te k/ministrise se diktatura zotrie ( do shkoje ne USA ......) eshte perle per ate prurjen me psikologji !!!!!!!!! GJESTIKULACIONET dhe MIMIKA e nje te semuri PSIKIK !!! Perle po cfare Perle !!!

RePsekte!

 

 

Emo ky eshte provokim. Edhe i hapur bile. Ziko ka kaluar hapur me grupin "Xhepi"!

Ziko,

Mire i ke thene te gjitha, po vetem ne nje gje ke gabu!

Shoku Agron, shoku Robert dhe shoku Omer, nuk rine dot bashke ne nje fjali. Aq me teper qe i ke shtu dhe Hoawardin!

A te lutem shume! smiley

 

 

me ka kritiku ashper edhe mu nis nga pozita sektare.

"Po e beri dhe njehere do te laj me koke."

smiley

Boss ...vetem mos fshij ! Apo se ka marre turnin Xhija  smiley  Qeke keq sot me duket ...ose e ke qe je inatosur me mesazhin qe te cova smiley

Po lexoje ore mire se une Tufen e kam lindur me vone...Jo ne te njejten kohe me ata qe permend tie. Do thush ti pse ke shkrujte qe ka qene shoke klase ??? po mire xhanem , pse s ' na lini te gabojme ne rHetorike  ? Rrofsh o Em ..sa jete  kam me ate ..s'n late te gabojme njehere ne jete tone s'na late ...smiley Ku eshte ai pf ...Mos ka marre lejen ???

Gaboj edhe kesaj rradhe Zikua, po ne nuk do ta a hedhim poshte. Se e kemi shoke te mire, besnik i ..... Do t'ja japim doren edhe njehere, po duhet te thellohet sot naten edhe neser do vij, edhe te bej nje autokritike te thelle, revolucionare, te paster, me ndergjegje........

smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).