Bashkia e Tiranës nis nga e para konsultat për hartimin e planit urbanistik të Tiranës, ndonëse një i tillë ishte tashmë i përgatitur dhe kishte ngjallur debate forta ndërmjet Bashkise dhe Ministrise Puneve Publike, cka bëri që mos të kalonte provën në Këshillin Rregullues të Territorit të Republikës.

Ndonese edhe per hartimin e planit te pare ishin bere konsulta me shoqerine civile, akademike dhe arkitekte, tashme ndryshojne thjesht emrat e konsulenteve.
 
"Eshtë e domosdoshme që të zgjidhim njëherë e mirë luftën e përditshme midis qytetit të vjetër dhe grackave, që ai ngre për qytetarët në cdo cep të tij që nga sheshi "Skëndërbej" i bllokuar tek trafiku i asfiksuar në orët e mëngjesit dhe të pasdites, tek qyteti pa sy, pa semaforë, tek trotuaret e pushtuara", tha kreu i Bashkisë, Lulzim Basha.

Ish-keshilltari i kryeministrit ne fushen e urbanistikes Besnik Aliaj i kerkoi zotit Basha qe te vleresoje ne nje mase konsultat, por rolin kryesor sipas tij duhet ta luajne teknicienet. Aliaj kerkoi qe te vleresohet dhe ajo qe eshte bere me pare.

"Bashkia duhet të jetë në gjendje ta orientojë për t'i thënë se ku mund të ndërtohet një shtëpi në një truall të caktuar, ku mund të shkojë dhe të bashkëpunojë me sektorin privat, ku duhet orientuar sektori privat që të përgatisë banesa", tha Aliaj. Basha nga ana e tij theksoi se puna e bërë deri tani nuk zerohet, por një analizë e mirë e dokumentave të politikave apo të planeve të hartuara në këto 20 vite, do të përbëjë fazën e parë të domosdoshme nga e cila do të kalojë puna e bashkisë, duke nisur nga dokumenti i fundit i hartuar, që njihet nga publiku si 'Plani zviceran'.

I pyetur nga të pranishmit ne lidhje me sheshin "Skenderbej", Basha konfirmoi qe do te nderhyhet dhe nuk do te respektohet projekti i mëparshëm.

"Padyshim që procesi i planit urban jo vetëm nuk paragjykon por as nuk mundet në asnjë moment të lidhë duart e bashkisë për veprime të menjëhershme. Sigurisht këto janë veprime të cilat synojnë stabilizimin e situatës aty ku ajo është afër kolapsit për shkak të planifikimit të varfër apo mungesës së planifikimit nga ana jonë para tre, gjashtë apo 12 muajve kur nisi projekti aktual. Do t'ju informojmë edhe për ndërhyrjet të cilat bashkia po planifikon dhe së shpejti do të nisë të ekzekutojë për të normalizuar situatën e komplikuar apo afër kolapsit në akse të ndryshme të qytetit në vecanti në qendër të tij", tha Basha.

Sipas kryetarit te bashkise, plani urbanistik i Tiranes, tashme sipas varianti te ri do te perfundoje brenda 10 muajve.

 

17 Komente

Per plane jemi te paret.

 

  (megjithese duhet te qaj)

Lame nam lame. Shifni ca thote Wikipedia, qe kemi pas gati 10 plane ne dy dekada http://en.wikipedia.org/wiki/Tirana#cite_note-20   (na falni per anglishten, po skam nge me perkthy):

Half a dozen urban plans for Tirana, prepared by various (foreign and local) consultants over the last 20 years, have included proposals on how to guide development. In 1995, Regional Consulting, a Vienna-based urban planning firm, funded by the Austrian government, prepared a master plan for Tirana. Also in 1995, a Land Management Task Force, composed of Albanian urban planners, PADCO (a US-based consulting firm), GHK (a UK-based consulting firm), and the Graduate School of Design of Harvard University, prepared a preliminary structure plan for the Tirana metropolitan area. This structure plan was updated by PADCO in 2002 into a Strategic Plan for Greater Tirana, which covered the metropolitan area. In 2002, two German consultants, GTZ GmbH (the German Technical Cooperation) and IOER (the Institute of Ecological and Regional Development) compiled a development study for the Tirana-Durrës region. In 2007, a larger strategic plan for this region followed up, prepared by two UK-based firms, Landell Mills Development Consultants and Buro Happold. Most of these proposals did not go through the established approval procedures and have unclear legal status. The preparation of a new master plan for Tirana was under way for almost a decade (2002-2011). Two interim reports (prepared by Urbaplan, a Swiss consultant, and CoPlan, an Albanian urban planning institute) were released in 2007 and 2008 respectively. However, the plan was turned down by the National Planning Council (KRRTRSH) and the City announced in 2011 that a new regulatory plan would be prepared within 2012. In addition, two detailed site plans for the city center were prepared in 2003 and 2010 by French Architecture Studio and Belgian architectural firm 51N4E respectively.

Nuk ka ngel kome amerikani, kinezi, belgu, talioni, pa bo nai plan per Tiranen.

Ish-keshilltari i kryeministrit ne fushen e urbanistikes Besnik Aliaj i kerkoi zotit Basha qe te vleresoje ne nje mase konsultat, por rolin kryesor sipas tij duhet ta luajne teknicienet. Aliaj kerkoi qe te vleresohet dhe ajo qe eshte bere me pare.

hurry up!

Sa shpejt harroni mer burra...  peshq.

Po ke tema qe kemi thithur Meleona e Melearda  euro e dollare si vendi i Pare ne BOTE me ne krye Boden pe Devolli smiley

Po ku jane ....tha

I kemi ne projekte .... smileysmiley

Keta jane hajdute Ordinere dhe te Pangopur o Njerez. Te BABEZITUR dhe nuk ka rreth te Dantja ti vendosesh ! Do vjedhin or do vjedhin se nuk i rruhet njeriu per Plane ....per ke e per cfare ????  Do vjedhin se kot nuk u quajt "buurrrrre Kulle njaj  "

 Me gjithe respektin e analizave te TheLlTa te muahametaliut se perse 'komuniteti nderkombetar e perkar Saliun perkunder Ranes qe u "bojkotoi pallavramentin " smiley

  E verteta eshte aq e thjeshte sa musteqet  e atij Austriakut qe ka fitu tenderin per Pallavramentin e ri dhe nuk dalloi asnje shkelje ne votimet per K/tar Bashkie per Lulashin or tie  

Tjetri kush e ka rradhen !

 Rama si kakaper qe eshte nuk e degjovi  mikun tim B.Aliaj.Se i foli  dhe i dha shume mend per Planin  Rregullues te Tiranes. E ne se dhe Basha nuk do ta  degjoje, po keto avaze do degjojme edhe  pas kater vitesh te tjera.Mirepo  shof se Bashkia.... po mbushet  me Florence dhe brengosem...Se ka thene nje plak tiranas."Po vume  prapanicen  guzhiniere ....dihet tanimo, ç`a ka tu bo"

grave po te degjoheshin teknicient do te ishte bere ai vend. Por ke ne fjalen e kane politikanet dhe ata i kane veshet e prere prandaj jemi e do te mbetemi prape si ne vitet 20 (me ndryshimin qe gabimet e tanishme nuk kena me i ndreq dot mo).

Grave,
Besnikut i thuaj qe para se te jape mend duhet ta rregulloje ate pamjen e universitetit ku ne cdo dritare ka nje burgji kondicionimi. Nese nuk di kemi nje peshk ketu qe ja u thote ketyre puneve. E meqe ra llafja plani i ri duhet miratoje me patjeter ate koliben qe quan akademi Kujtim Cashku, disidenti qe u be edhe antikomunisti sepse i plotfuqishmi i lagjes I vrau qenin. smiley

He me leje Kujtimin e shkrete edhe ti, e ca pastaj se e nderro muhabetin kur e marrin njecike ne komisariat smiley

Normal qe duhet ndryshuar ,qe kur te mbaroje ,mos t'i njihet asnje lloj merite Rames.smiley

Ndoshta po hidhen bazat per nje plan ne interes te femijve e grupeve te tjera shoqerore, ku percaktohen qarte; lulishtet, parqet e lojrave, fushat e futbollit, e sporteve te tjera, e me radhe. 

 eh si u bo kjo puna e ketyre pllaneve...... Me siguri, ata qe ja kane kap koken Lulit, apo Berishes, i kane akaparu tokat ku do te bojne ndertime, dhe ja kane çu Lules, me pallate shumekateshe.....ta shikoni pllanin e ri, me ndertesa shumekateshe ne qender te Tirones......dhe me vone, do ta shifni se kush do ti ndertoje......atehere rrnofte pllani i ri......

 Koth ke deshire te vemi  bashke ke Besniku, ose ta  therrasim te pime nje kafe?Ke per ta  pare,  qe do te na degjoje... Po  ja percjell qe tani  idene tende.

 Ai  qe ja u thote atyre puneve, kam deshiren te  jete petllanuje.Dije qe per Licensen e atij  Universiteti,... kam kontribut goxha... 

Resp.

 keta le ta bejne si neroni,t'i vene flaken tiranes dhe ta ndertojne nga e para edhe me te bukur!si shtet i pasur qe jemi i kemi mundesite ta bejme tiranen me 20 plane  rregulluese.nje nder arsyet qe shqiperia nuk ecen para se shqipatret nuk e kane idene ca do te thote "team work"

hartimi i pllanit do te kerkoje disa vjet te tjere .iken basha  socialistet do ta fillojne nga e para avash do te behen edhe 20 vjet te tjera gjate te cilave nuk do te mbetet me asnje pellembe toke e lire.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).