Nga Arbër Zaimi

 

Dje në emailet e stafit redaksional të shtypit shqiptar qarkulloi një deklaratë e shkurtër e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm, gjeneral Luan Hoxhës, që mësojmë se aktualisht është pedagog pranë një universiteti privat me tendenca të dukshme eurocentriste. Në deklaratë, zoti gjeneral bën me dije se në një bisedë që ka patur me ish-ambasadorin Uidhers, në një takim konfidencial “kortezie”, ai kurrë nuk e ka përmendur emrin e zotërisë Shkëlzen Berisha, “as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune” që pedagogu gjeneral trajtoi aso kohe miqësisht e konfidencialisht me ish-ambasadorin amerikan. Nuk e dimë se kush ia shtroi pyetjen gjeneralit, që na kthen një përgjigje të tillë, mirëpo në përgjithësi përgjigje të tilla njerëzit ia kthejnë pyetjeve që shtrojnë vetë, kur nuk i zë gjumi në darkë. Gjeneral Hoxha konfirmon se e vetmja dëshmi që mund t’i quhet e vlefshme, është ajo që ka dhënë para Prokurorisë, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare e në Ministrinë e Mbrojtjes, në të cilat vetëkuptohet, ai nuk e ka përmendur zotërinë Shkëlzen B. Mundësitë janë dy, ose ish-ambasadori amerikan ka mashtruar vendin e vet, e në këtë rast gjenerali që siç thotë në [...]

18 Komente

5*

kjo ishte e fortë: 

WikiLeaks 2021: Luan Hoxha është kërcënuar përsëri  ARTICLE | ateTime" datetime="2011-09-08" content="2011-09-08T19:10:19+02:00">8 SHTATOR, 2011 - 19:10 escription">

Nga WikiLeaks-i tjetër që do të plasë pas nja dhjetë vjetësh, do të dalë një kabllogram me dt. 8 shtator 2011, i nënshkruar nga ambasadori amerikan Alexander Arvizu. Në të do thuhet, se “pasi dolën në dritë dokumenta të ambasadës sonë, me të cilëve provokoi bujë një që kish të bënte me gjeneral Luan Hoxhën, ky i fundit, shtatë ditë pas bujës së madhe, kërkoi t’më takonte. E prita në Ambasadë, ashtu siç kish bërë paraadhësi im me të. Ishte shumë i shqetësuar. Më tha se e kish telefonuar djali i Sali Berishës, Shkëlzeni, dhe e kish fyer e kërcënuar prej dëshmisë që kish dhënë përpara Withers-it. Ish i terrorizuar. Më tha që ish i detyruar të bënte një përgënjeshtrim publik të bisedës që kish patur këtu në vitin 2008. Ndryshe, nuk e dinte se ç’mund ta priste. Unë nuk i sugjerova asgjë. Madje, nuk mbaj mend të kem folur qoftë dhje një fjalë të vetme me të. Ah po, i kam thënë ‘hi’ në fillim e ‘bye’ në fund të bisedës. Iku për të shkruar përgënjeshtrimin, të cilin e publikoi sot, më dt. 8 shtator. Në të thuhej se ‘duke konfirmuar atë takim [me Withers-in] si konfidencial e kortezie që unë në cilësinë e ish Shefit të Shtabit kam pasur me ish ambasadorin John Uidhers, dëshiroj të sqaroj se, gjatë këtij takimi, nga ana ime nuk është përmendur emri i z. Shkëlzen Berisha, as në lidhje me ngjarjen e Gërdecit dhe as për çështje të tjera pune që u trajtuan miqësisht e konfidencialisht… Shpjegimiet e mija mbi përgjegjësitë, procedurat, dhe rrethanat e fatkeqësisë teknologjike të Gërdecit, unë i kam dhënë me vullnetin tim të lirë në Ministrinë e Mbrojtjes, në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, në Prokurori, dhe në Gjykatë, duke u bazuar në të vërtetën dhe ligjin. Përtej çdo spekullimi, kjo ngelet dëshmia ime e plotë dhe e vetme mbi këtë ngjarje’.

Nënshkruar nga Alexander Arvizu, Tiranë, 8 shtator 2011.

Me lind pyetja, ca deklarte do boje gjenerali ne 15 shtator 2021?

 Hehehehehe!! smiley

Tashi, mos t'i vehemi tani edhe Gjeneralit sic ju vume atij tjetrit!
 

Ky, Luani, nuk thote ne asnje vend qe "ai cuni" nuk e ka marre ne telefon! 

Ai thote vetem (a) qe ai nuk ja ka thene kurre kete Withersit, dhe (b) se kjo eshte deklarata e tij e plote! 

 

p.s.

qysh msoi k'shu b-ja ime mer jahu?  U bo b gangsterre me syzedilli

b)

 

Mire Zaimo, shume mire.

 

S'e marr vesh pse e kane kap te gjithe me kete gjeneralin ne fakt. Nejse.

 

Nje pyetje kisha une : ju qe, besoj, i keni pa Wiki me kujdes, po ndonje lajm qe nuk e dinim a kishte?

P.S

Meqe ra fjala, me kete rast merr kuptim edhe shprehja e bukur shqiptare " T'a shtrij kabllin..." Natyrisht i referohej Wikileaks!

Ngelet akoma e mistershme ajo tjeter " Ta thyej pemen!" , ose, ne variantin tjeter " Pemthym!"

Kam pershtypjen se eshte me shume ceshtje lekesh sesa frike.

Eh, jane punet e Allahut keto...

 Ish gjenerali tani mesimdhenes ne UET...cfare morali do ti mesoje gjenerates se re, gjenerali ?....mu kujtua  koloneli (Al Paciono) ne filmin Scent of a Woman me fjalimin e tij para studenteve.

Heshtja eshte flori. Jete te gjate gjeneral!

Kur shefit te shtabit i shpeton shurra ne breke nga nje spurdhjak, mendo si mund te therrmohet ushtria ne rast lufte.

cila ushtri mo ??   smiley)

 

Mbroni ish- Gjeneralin!

 

Nga Mero Baze

 

Ish Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare, Luan Hoxha, po hyn në një spirale të rrezikshme, pasi është ripërulur para një grupimi mafioz, të cilin e ka denoncuar vetë në ambasadën amerikane në Tiranë. Deklarata e tij e djeshme, përveçse poshtëron atë si qytetar, ngre pikëpyetje për raportet e tij të ardhshme me njerëzit që e mbajnë nën terror.

Të gjithë pa përjashtim sapo lexuam rrëfimin e tij tek ambasadori amerikan, u ndjemë keq që e kemi pasur Shef të Shtabit të Përgjithshëm një njeri kaq pa dinjitet, i cili përveçse fsheh një krim shtetëror, shpreh dhe një mungesë integriteti si personalitet kur ndjehet i trembur nga djali batakçi i kryeministrit. Pra, nuk është se deklarata e Luan Hoxhës u prit me mirënjohje nga shqiptarët, kur ai në të vërtetë konfirmoi si dëshmitar një fakt që të gjithë shqiptarët e kanë pranuar, faktin që i biri i kryeministrit ishte pronari real i Fabrikës së Gërdecit, ku vdiqën 26 vetë.

Deklarata e djeshme e Luan Hoxhës, që pranon takimin konfidencial, por nuk pranon të ketë thënë pjesën për Shkëlzen Berishën, nuk ngjall më neveri. Kjo kategori estetike u konsumua për ish- gjeneralin qysh kur u botua kabllogrami. Deklarata e djeshme duhet marrë seriozisht si rrezik real për jetën e Luan Hoxhës. Ai po hyn pak a shumë në spiralen që hyri Kosta Trebicka. Në fillim ishte denoncues dhe vuri në lëvizje dhe Neë York Times, shpjegoi qartë se një djalë i ri ishte në praninë e Diverolit dhe dy të tjerëve në një shtëpi diku afër rrugës Fortuzi, ku është apartamenti i vjetër i Sali Berishës, e thoshte dhe nëpër tavolina dhe biseda formale me diplomatë se bëhej fjalë për Shkëlzen Berishën, e citonte të regjistruar dhe Diverolin që thoshte bëhet fjalë për djalin e Sali Berishës, dhe kur gjithë bota e mori vesh pasi u bë publike audioja e regjistruar e tij dhe artikulli i Neë York Times, ai filloi të zbusë tonet për Shkëlzenin. Filloi të thotë diçka më të distancuar, më të mjegullt dhe ndihej më komod si njeri që e kishte trembur Familjen. Hyjnë në këtë mes histori të reja biznesi, Familja i ofroi një universitet ortak me gruan e Ministrit të Brendshëm dhe një deputet socialist, dhe Trebicka po e përmendte gjithnjë e më pak atë histori. Berisha kish dalë publikisht dhe e kishte cilësuar horr prostitutash dhe sharlatan, ndërkohë që ai dukej se po i vinte në terezi punët me pushtetin. Dhe, fare papritur, në një nga javët e para të vjeshtës, dikush e çoi vetëm për gjah dhe u gjet i vetëvrarë në një skenë ekselente krimi, këqyrur nga tre njerëzit më të afërt të Sali Berishës në polici kriminale, mjekësi ligjore dhe prokurori. Sapo vdiq, Berisha doli publikisht dhe e lavdëroi. Tha se ishte njeri serioz dhe se para vdekjes e mohoi përfshirjen e djalit të tij në trafikun e armëve. Është zakon i përjetshëm i Sali Berishës për të fyer të gjallët e vet dhe për të mbrojtur të vrarët e vet.

Luan Hoxha është tashmë në këtë situatë. Nuk di çfarë i ka ofruar Familja, por dyshimi im është se thjeshtë ka vazhduar ta trembë për t’i marrë një deklaratë, të cilën nuk e di pse e duan. Asnjë shqiptar, asnjë amerikan, asnjë agjenci zbulimi, asnjë gazetë e madhe apo e vogël në botë, nuk ka vënë në dyshim përmbajtjen e kabllogrameve, por kanë debatuar rreth pasojave të tyre. Deri më sot dy vetë i kanë vënë në dyshim ato, Sokol Olldashi dhe Luan Hoxha, i pari nga paranojat se ja kanë bërë dosjen shokët, i dyti nga frika e hakmarrjes së Familjes. Kjo e dyta në të vërtetë fillon tani. Tani Gjenerali është një fshehës zyrtar i krimit nën diktatin e frikës dhe një njeri që nuk i beson më askush. Familja nuk i beson se e ka shitur tek ambasada amerikane, ne nuk i besojmë se kemi parë një Luan me zemër lepuri, që nuk guxon të kundërshtojë as djalin e kryeministrit dhe nuk guxon as ta denoncojë atë, shoqëria nuk i beson se sheh çdo ditë degradimin e një njeriu nën pushtetin e frikës së Familjes. Duke qenë një njeri që nuk i beson askush, dhe një dëshmitar i rrezikshëm për Familjen nesër, kur njerëzit të jenë të lirë dhe frika të ketë ikur, ai është potencialisht një njeri i rrezikuar seriozisht. Nëse ka një mënyrë që njeriu të vërë jetën në rrezik në një regjim mafioz është të thuash gjysmë të vërteta që rrëfejnë zyrtarët tanë. Luan Hoxha nuk po sillet as si Fatmir Mediu që mbyll gojën dhe nuk thotë asgjë për Shkëlzenin, as si ne gazetarët që e kemi thënë që ditën e parë që Shkëlzeni ishte pronar real i fabrikës. Ai po përpiqet herë ta thotë, herë të mos ta thotë sipas rrethanave, dhe si i tillë është krejt i pambrojtur. Nëse nesër i ndodh ndonjë aksident, apo ndonjë skenë e përkryer krimi, kryeministri do të dalë ta përshëndesë si njeri me integritet që edhe para vdekjes ja shfajësoi djalin, ndërsa ne të tjerët do përsërisim mungesën e karakterit të tij. Ai nuk e ka më luksin të marr statusin e “dëshmitarit të besuar të Djallit” që ka Fatmir Mediu, dhe kishte vetëm një shans të ishte më i sigurt, të sillej si ne të tjerët që e themi me emër dhe mbiemër atë që dinë gjithë shqiptarët. Tashmë është vonë për të, të jetë edhe si Fatmir Mediu, edhe si ne. Ka ngelur në mes, në ato ujëra të rrezikshme ku mbeten dëshmitarët që duan të bëjnë pazar me sekretin e krimit dhe larg qoftë, shpesh ai sekret i vret.

Tashmë je në luftë Gjeneral. Jo me shoqërinë shqiptare se për të ke vdekur! Jo me ndonjë armik të huaj, pasi fati e ka sjellë të na mbrojë NATO prej tyre. Je në luftë me armikun që i ke prodhuar vetes me mungesën e karakterit, dinjitetit dhe profesionalizmit tënd. Je përballë provës për tu ndeshur me gjithë të zezat që ka prodhuar në këtë vend mungesa reale e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë. Je në luftë me ata që nuk i ke dashur dhe nuk të kanë dashur, por të kanë poshtëruar në mënyrë të turpshme. Fare papritur ata kuptuan se ke tentuar t’i vrasësh pas shpine, dhe të riposhtëruan sërish për tu kërkuar ndjesë. U bëre dhe këtë nder, por mos i beso. Zoti të ruajt!

 

 Ej, mbas ketyne kabllove, une jam shume kurioz te di per cfare kabllin flasin keta zorraxhinjte tane (po po,  edhe juve te SHIU-t qe monitoroni Peshkun  smiley &nbspsmiley kur shkojne ne ambasade amerikane!! smiley

Do jete e forte me i pa e? smiley

Tu fol llafe t'pergjithshme, kur i pyt ai kinezi per gjona t'sikletchme! smiley 

 Nje fjale e urte thote "Nuk behet stan me Lepuj" me qoftese shqiptaret historikisht nuk qene ne gjendje te krijonin shtetin e tyre dinjitoz, eshte pikerisht kjo, ata jane te dobet, te thyeshem perpara pushtetit te ofruar dhe parase nga te huaj!

Me mire i sherbejne te huajve se vetes se tyre!

Ka 1milion shqiptare ne emigracion gati 1/3 e popullsise, qe nuk shohin ndonje prespektiv per tu kthyer ne vendi e tyre (tani per tani), e gjene veten me mire jashte shtetit te tyre, fatkeqsisht, dhe mjerisht, sepse shteti i tyre nuk ofron gjene me te thjesht sigurine, zbatimin e ligjit njesoj e per te gjithe!

Shqiptaret nuk kane besim tek ligji tek sitemi i drejtesise qe vete  kane ndertuar.

Ne se do te kishim shtet te vertete ligjor, drejtesi te barabarte perpara ligjit,  Gjenerali do te ishte trim dhe nuk do te tregohej i perkulur, 1 milion emigrante, (sa shume per nje vend kaq te vogel !) do te ktheheshin ne vendin e tyre dhe ndryshimi do te ishte shume i madh.

 

Nuk me duket e rastesishme qe ky lepri e hedh ne treg kete leter pikerisht diten qe big Berisha shfajesohet ne opinion te Fevzos. Koordinim perfekt..Ps. Save private Hoxha.

.... i dyti nga frika e hakmarrjes së Familjes.... Merua percakton me kete Thelbin e ceshtjes e Luanit .

Jo te madhe ... Meros dhe te tjereve qe nuk e njohin .  Ka nje histori ne gjeneze . Familja e tij humbi nje bir dhe ai vete nje vella Pilot ne kohen qe qeveriste Berisha rishtas. Ata jetonin ne Shkoder dhe Berisha donte te bente Patriotin e MODH qe shqetesohej per jeten e Ushtarakeve dhe te shihnin edhe Kosovaret se kishte perkarje prej tyre ( ushtarakeve ) qe propoganda e tij e Ndyre dhe Driteshkurter se bashku me muallitesin Rajerson deklaronin se jane antikombetare !! Liriku dhe shahisti diabetik  Zhulal (RP ) delkaronte se jane si  "shalqiu " nga brenda smiley

Familja ( i jati ) nuk e pranoi per ngushellim qofte edhe per perbuzjen e fyrjen qe kishte filluar te cfaqte ndaj brezit te tij, duke i quajrut "trushpelare ".

Me nderhyrje ( propozime e joshje te Luanit ) Berisha u pranua , u be kronike dhe u Propogandua nga Media te shkruara e vizive.

Me pas ngjit shkallet e karieres ne menyre te shpejte .!!!! Por mbeti njeri me vlera per shoket dh punen.. Patriot dhe ne kete mes nuk hyn familja e kercenimi saj . Nuk ja njoh familjen per te cilen mendoj se duhet respektuar , por ai vete duhet te jete nen presionin e DOSJEVE !

Askush nga strategjia e Rrulit , Pashkos dhe Nanos nuk shpetoi nga KORRUPSIONI .

Eshte e vetmja menyre DREJTIMI ( se pari me te trasheguarit e vene ne dispozicion nga  dosjet e G . R te te gjithe Solidareve ne kete lloj zanati &nbspsmiley  te Korruptuarit me Shkelje  te Renda ate LIGJIT si Vjedhjet e Grabitjet ne drejtim te pasurise . Ofertat ne Kariere dhe ryshfetet e "pakontrolluara "??? qe merr Titullari . Krimet me porosi etj te kesaj natyre qe jane menyra e vetme e mbajtjes nen Presion dhe venies ne sherbim te Regjimit te Berishes!

 Dhe kjo eshte arma qe bisha Berisha perdor  dhe ve ne levizje kur sheh  situate Reale KERCENUESE . Patjeter dhe adoleshentet e teorive "edhe Rama " si e keqe  Nuk arrin te afishohet e qartesohet  sqarohet nje PIKE Kyce e cfaredo  problemit dhe i ke prezent kudo bubuzhinat  qe buisin : " se diktatura zotrie ... se pritshmeria nuk me rezulton keshtue " e lloj lloj citatesh nga  Idhujt e ameshuar e kerkesa Henore per Levizje te pavarurish per te mos thene  Lunatike ! Lexo vetem tjerrjet alogjike tek ndodhia ne Bashki kto dite  per ti kuptua rketa blegerites henore qe i bejne nje sherbim te pacmuar KRIMIT ne te gjithe shkallet e tij!

Kur ndodhi situata dhe u "ndeshkua "  e ftova te ishte Kurajoz dhe te mos cante BYTHEN nga nje kriminel Malok qe eshte i zoti te perdore pushtetin jo per mirqenie e vllazeri por per intrige e  Vrasje prapa Kraheve. E ftova te denonconte dhe te mos mbaje shprese tek nje njeri i semure psikik pas Karrikes e Pushtetit. Atij  nuk ju dhimbs Kunati i tij pas Gerdecor i ftuar nga i nipi per te "mbushur xhepat " , nje njeri qe e kishte ne GJAK dhe e shiti si lecke pas ndodhise ,  , e jo me ti dhimbset Luani nje cope oficer qe (pavaresisht cilesive qe ne gjendje normale mund ta conin ne detyra te Larta dhe e them me BINDJE te PLOTE ), rastesia dhe interesat e babasqapit e kurorezuan Pa Merite Sh Shtabi ! 

Kuarajo dhe zgjuarsi Luan . Nuk te mungojne !

U futa me me shum per Mrokllen , Bossin dhe kuptohet pr Emin per te ditur pa thashetheme e pritshmeri smiley  sepse eshte deshmitari KYC . Te tjeret jane frikacake e servile te Lindur ! Shesin kedo per te ruajtur sumen !

 Ziko me duket se e keqkuptuar Meron, kur ai thote per hakmarrjen nga Familja, nuk e ka fjalen per familjen e Luanit, po per Familjen e babasqapit.......nese nuk te kam kuptuar une gabim.....

Ky Zaimi po merr gjithnje e me shume hijen e Muc Nanos

I nerum alidems ...

Ne ligjerate te drejte eshte sic thoni Ju . Krimi e hakmarrje primitive berishiane eshte FAMILJE dhe nuk perfaqesohet vetem me emrat e gjendjes civile. Eshte nje mori e tere Lidhjesh qe mesazhin e japin nga Familja ! Mjafton vetem shembelli Haklaj !  Por ne rastin Konkret qofsh ti apo une apo kushdo , trajtimi i fenomenit per tu perballuar fillon nga sakrifica FAMILJARE . Edhe Luanit edhe kujtedo presioni i fillon andej ..... tek eleminimi i familjes , tek hedhja ne kosh e jetes njerezore si koke shalqiu i kalbur nga Krimi familjar kunder familhes .

Ne kete pike Luani me sa e njoh e perballon sakrificen !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).