Shqiptarët myslimanë e të krishterë, por edhe shqiptarët ateistë, duhet ta kuptojnë që u ka ardhur radha edhe atyre. Hashim Thaçi e ka ndërmend t’i përçajë. Në masën në të cilin atij i dobësohet pushteti e i përçahet partia, ai synon ta dobësojë e ta përçajë edhe popullin, në mënyrë që të vazhdojë të sundojë mbi të.

Thaçi është i gatshëm dhe i aftë që të krijojë edhe incidente fetare ndërmjet shqiptarëve, vetëm e vetëm që të mbetet në pushtet. E vetmja mënyrë se si kjo qeveri e tij mund t’ua zgjidhë problemet e shumta qytetarëve të Kosovës, është duke iu krijuar atyre probleme edhe më të mëdha. Njëri problem mbulon tjetrin; cilido problem madhor mund të harrohet kur pasohet prej një problemi edhe më të madh.

Në ditët e javët në vijim televizionet dhe gazetat që kundërmojnë meqë Thaçi i mban nën sqetull gjithnjë e më shumë do t’iu fryjnë temave fetare. Klerikë, politikanë e analistë të ndryshëm do të inkurajohen që ta shfryjnë publikisht dufin dhe frustrimin e tyre për çështjet e religjionit. Sa më të papërmbajtur që të jenë, aq më shumë do t’i ftojnë e do t’na i shfaqin në publik.

Dogmatikët do të përballen me kritikues që do t’u kundërvihen atyre në mënyrë dogmatike; fetarët do të sulmohen prej jofetarëve në mënyrë fetare.

Përderisa merret vesh me Serbinë për veriun e Kosovës, përderisa i shet PTK-në, KEK-un e Trepçën, përderisa kontraktohet autostrada tjetër qindramilionëshe, përderisa lulëzon vjedhja e buxhetit të Kosovës, kryeministri Thaçi do që vëmendja e qytetarëve të mbetet e ngujuar te diferencat e polarizimet fetare. Me diskutimet shteruese për mbulesat fetare Thaçi mëton t’i mbulojë të këqijat qeveritare.

Islami e krishterimi nuk janë rrezik për kombin shqiptar. Territori kombëtar dhe pasuritë kombëtare janë në rrezik dhe jo identiteti kombëtar. Pra, trupi i kombit, më parë se shpirti i kombit, po rrëmohet. Aq i fuqishëm e i qëndrueshëm është identiteti ynë kombëtar shqiptar saqë islami e krishterimi përfundojnë të integruara në kulturën dhe traditën tonë ashtu siç ka ndodhur tashmë përgjatë shekujve.

Reagimet histerike se mos po hyjmë në krizë të identitetit kombëtar janë transferim. Psikanaliza na mëson që histeria lind aty ku dështon identifikimi. Në këtë rast, krizë identiteti mund të ketë vetëm tek ata që e shohin atë gjetiu.

Islamin e krishterimin i bën të rrezikshëm, si asgjë tjetër pikërisht paniku për rrezikun e tyre. Pushteti i Hashim Thaçit është në rrezik, jo kombi shqiptar a identiteti i tij. Sa herë që Thaçit i rrezikohet pushteti, ai përmes medieve të tij sajon rrëfime për rreziqet që i kanosen kombit (sic.). Ai i ngjet dhelprës që teksa i digjej bishti thoshte se po kallet dynjaja.

Në po të njëjtën anë, kemi SHIK-un me po të njëjtin interes. Meqë agjentët e tij po dekonspirohen masivisht dhe kanë nisur t’iu dalin të palarat në shesh, SHIK-u është kredhur në panik.

Në dëshminë e tij para prokurorit të EULEX-it, "ish"-kreu i SHIK-ut, Kadri Veseli, sipas gazetës Koha Ditore, të datës 1 shtator 2011, ka deklaruar se ka pasur kontakte dhe bashkëpunim me bashkëpunëtorë të Serbisë.

Njeriu i ngarkuar për këtë bashkëpunim kishte qenë hiç më pak se drejtori i përgjithshëm i SHIK-ut, Ferat Shala, i cili, aktualisht, rastis të jetë drejtor i përgjithshëm i Trepçës! Duke ngjallur debate për religjionin dhe ekstremizmin fetar përmes agjentëve të vet që i ka rekrutuar edhe në mesin e gazetarëve dhe moderatorëve të emisioneve televizive, SHIK-u dëshiron të paraqitet i rëndësishëm para amerikanëve në luftën kundër fondamentalizmit islamik. SHIK-u beson që vetëm nëse i bind amerikanët që në Kosovë ka (potencialisht) çerdhe të terroristëve islamikë do të mund të fitonte amnisti të re, buxhet shtesë dhe leje për funksionim të mëtutjeshëm.

Shqetësimi për islamin e krishterimin ndër shqiptarë është kryesisht artificial. Ka vend për shqetësim, mirëpo më shumë për shqetësim lidhur me këtë shqetësim. Pra, vetë shqetësimi është shqetësues. Tamam si te psikologjia metakognitive që na këshillon të brengosemi më parë për brengën tonë sesa për atë që po brengosemi.

Zemërimin shqiptarët duhet t’ia kushtojnë Serbisë e Greqisë, privatizimit neoliberal, varfërisë e papunësisë, korrupsionit qeveritar, e kurrsesi shqiptarit të religjionit a sektit fetar tjetër. 

 

56 Komente

Jam i prirur ta besoj. Mu me pelqejne njerezit qe shkruajne/flasin si Albin Kurti.

Albin Kurti eshte politikani i vetem nga kosova qe ke qef ta lexosh dhe biles te ben te presesh me zor kur do te hape goje heren tjeter. Kombi shqiptar ka ne mesin e tije nje gjeni politikan qe ka po te njejten intergritet e seriozitet sic kishin ri-lindasit e para 100 vjeteve! Kurti eshte sinonim i politikanit qe te ben per vete dhe eshte ndoshta i vetmi politikan kombetar qe ndez tek secili interesin per politike me nje tabllo pozitive! Ai mund te kete aty ketu gabime te vogla por kush nga ne apo kush politikan tjeter ne bote ka qene 100% i pranuar per cdo gje?! Ketu lind edhe roli yne si popull dhe mbeshteses ndaj filizave te spikatur e shendoshe te politikanit kombetar per te ndihmuar apo korrigjuar me mundimin e impenjimin tone ta rrumbullakosim kete gjeni ne 100% hyjnor!

kev

cuditerisht kesaj radhe bashkohem me mendimin tend! Ndoshta ndryshimi i jot per mire ka filluar nga Kosova. Me behet qejfi.

prap si prap Ramen tate nuk e du smiley

avash avash bohen gjonat e mira, kev, as roma s'u bo me i dit, ti hapin e pare, ate me te rendesishmin, qe eshte kercim per humanitetin, e hudhe... smiley

 

 

e pranoj se jam larguar 1 meter nga Berisha po se besoj se 1 meter mjafton per tju afruar Rames qe eshte i vit drite largesi me prapsirat e tije... -)

smiley

me knoqe... loool... smiley

 

 

Sikur Berisha, Thachi&Co te ishin pak me njerezore dhe shqipetare sic eshte Albin Kurti shqiperia dhe kombi do te mund te merrnin oksigjen te ri qe mund te sherbente per te ecur perpara. 

"Zemërimin shqiptarët duhet t’ia kushtojnë Serbisë e Greqisë, privatizimit neoliberal, varfërisë e papunësisë, korrupsionit qeveritar, e kurrsesi shqiptarit të religjionit a sektit fetar tjetër." - kjo i hote te gjitha.

 Nuk e mora vesh cfare po thote. Tamam tamam e kam llafin. Gjysma e pare e shkrimit foljet i ka ne kohen e ardhme, si horoskopi i dites. Te pjesa tjeter kappet me fene, me shikun, me amerikanet. Po, edhe qe eshte kunder Hashim Thacit e kuptova. Ka pas qene me i kthjellet Albini.

Gjysma e pare e shkrimit foljet i ka ne kohen e ardhme, si horoskopi i dites.

:smiley

Persa kohe shqiptaret do te vazhdojne te besojne ne fete e importuara nga Lindja e Mesme do te mbeten katundaret e botes.

Kur iliret besonin ne vetvete dhe zotat e tyre ishin zoterit e rajonit,kur u asimiluan e sllave e turq dhe besuan e zotat e tyre u kthyen ne fshatare te botes.

Kur helenet besonin ne vetvete dhe zotat e tyre ,shkruanin filozofine dhe studionin atomin.Sa filluan te besojne ne zotat e Lindjes se Mesme,u thyen ne fshatare te pagdhensur.

Kjo vlen dhe per romaket e me rradhe.

Ti duhesh lidh!

Mi hidh poshte ato qe kam shkruar me fakte.

Grekerit e lashte studiuan filozofine dhe atomin 2 mije vjet para.

Sa erdhi krishterimi cfare ndodhi?I prishen tempujt e tyre dhe i bene kisha te fese qe erdhi nga cifutet.Vrane kushdo qe studionte jashte librit te shenjte,dogjen biblioteken e Aleksandrise dhe mbeten me gisht ne goje.

Iliret para se te ktheheshin ne te krishtere ishin zoter te Adreatikut me mbreter dhe mbreteresha te respektuar nga kushdo.Edhe kur u pushtuan nga romaket nxorren disa perandore dhe kishin garden e perandorit nen zoterim.Sa perqafuan fene qe edhi nga cifutet ata njesoj si greket shemben tempujt e tyre dhe ndertuan kisha per fene e importuar dhe u katandisen ne ca principata pa rendesi.

Po keshtu dhe romaket italiane.

Ndodhi dhe inkuizicioni qe te hidhte ne turra drush ata mundoheshin te shpiknin dicka.Nuk i ke pare se si jetonin njerezit ne mesjete?

Shkenca dhe shoqeria filloi te zhvillohej pasi feja u shkeput nga shteti ne France dhe kudo.

Grekerit sot e kane fene ne shtet dhe nuk i le te bejne as nevojen,pa marre lejen e priftit.

Te mos flasim pastaj per Islamin ku akoma jetohet si ne vitet 600.

Anjorant! smiley 

Solidarnosti ti duhesh zgidh, jane te tjere qe duhen lidhe ketu te peshku! Edhe disa te tjere i lidhen, po u zgidhen e shkun lart ne qiell. 

Po me gjithate duke qene se te gjitha fete vijne nga lindja e mesme edhe mua nuk me duket qe Italianet, Gjermanet, Anglezet apo Amerikanet jane katundaret e botes. Por gjithesesi mendoj se besimi i tepert te lene pak mbarapa.

 @Solidarnosti

 

Liss nuk thashe qe Amerika apo Italia eshte prapa se jane te krishtere.Por thashe qe keto bene para kur hoqen fene nga shteti.Kur e limituan ne maksimum rolin e fese ne shoqeri.

Sa ishte feja ne qeveri dhe kudo ne Itali kishe inkuizicion dhe varferi.

200 vjet ka qe shkenca po ecen dhe kjo fale shkeputjes se fese nga shteti.

---

Dakortd jam por ne Shqiperi nuk eshte se shteti ka lidhje me fene. Nuk me duket se shteti jon e pyet shume per fene. Ne Itali nuk mund te behet asgje nese Vatikani eshte kundra!

 

Me nje fjale: Ne shqipot (qe nuk e ka vertetuar akoma njeri se rrjedhim me te vertete 1 me 1 nga iliret) jemi ne fakt shume te mencur dhe shume me teper te civilizuar e fajin qe jemi per cdo gje te fundit na e paska lindja e mesme?

Shyqyr qe na paske vajtur ne amerike te na mesosh se kush jemi ne....

Nuk thashe e ka Lindja e Mesme por fete e importuara nga Lindja e Mesme qe zevendesuan fete e tyre vendase.si greke ashtu dhe ilire.

Persa kohe shqiptaret do te vazhdojne te besojne ne fete e importuara nga Lindja e Mesme do te mbeten katundaret e botes.

Mese dakort.

 Shkrim shume i mire. ide te qarte te nje koke te kthjellet.

Shikoni ato dy vajzat njera me Biblen dhe tjetra me kuranin ne dore.As njera as tjetra nuk jane tonat por jane te cifuteve dhe te arabeve qe jane shume larg nga ne si ne mentalitet ashtu dhe ne zakone.

Edhe greket e lashte sa ishin pa Bibel ne dore benin shkence,sa u bene me bibel ne dore i vune flaken bibliotekes se Aleksandrise dhe mbeten si fshatare.

 solidarnosto, c'i ke keto thagma?  ti do i imponosh njerezve cfare te pelqejne dhe cfare mos te pelqejne. po rri o burre i dheut se nuk gjykohen njerezit per besimin. 

Une nuk po u imponoj njerezve asgje Lira thjesht dhashe ca fakte per Greqine e Ilirine para dhe pas ardhjes se krishterimit.Njerezit jane te lire te besojne cfare te duan dhe ne Bude dhe Indu po te duan.

Por faktet jane fakte.

Shiko greket e lashte me Zeus me demokraci me filozofe dhe shkencetare dhe shpikes.

Shiko keta te sotmit me Bibel ne dore,me tempuj te shkaterruar me biblioteka te djagura dhe me ne fund me njerez te kthuer ne fshatare qe nuk dine sa bejne 1+1.

Shiko Europen Perendimore kur Kisha ishte shtet=Mesjete,djegje ne turra drush dhe varferi.

Shiko Europen Perendimore kur Kisha nuk eshte ne shtet=Prosperitet,shpikje dhe begati.

Feja=Injorance.....

Ketu Albin i ke humbur piket fare....

Shih se cbehet andej nga ju ..me sa shoh sume shpejt do ta shendroni ne nje Kosovistan


Sindikalistet e Bashkesise Islame : Duam Islamin tradicjonal ne Kosove

Vetëm një ditë ekzistencë si organizim i është dashur Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës për të sqaruar një pozicionim që Bashkësia Islame e Kosovës s’po e bën as pas shumë vjetësh ekzistence.

“Islami tradicional duhet të zbatohet në Kosovë”, ka thënë Idriz Bilalli (në foto).

I zgjedhur kryetar i një shoqate, themelimi i së cilës është prezantuar të martën, imami i Xhamisë në Podujevë ka thënë se mosdistancimi i BIK-ut asnjëherë ndaj elementëve të rinj të besimit islam jep të kuptohet që në këtë organizëm nuk mendohet njëjtë.

“Ne jemi thellësisht të interesuar që të ruhen ato vlerat të cilat i kemi trashëguar nga të parët tanë, gjyshërit tanë, hoxhallarët e tanë, pra praktikimi i islamit tradicional”, ka thënë Bilalli. “Deri tash kreu i BIK-ut asnjëherë nuk është distancuar nga veprimet radikale të kohëve të fundit”, është shprehur Bilalli. “Kjo gjë (mosdistancimi ndaj elementëve të rinj të besimit islam) jep të kuptohet që aty është një koalicion në heshtje me këto shoqata e individë që nuk kanë të bëjnë fare me praktikën tradicionale të aplikimit të islamit në Kosovë”.

Bilalli ka thënë se shoqata që ai drejton i mbështet kërkesat e besimtarëve islamë për ndërtimin e xhamisë në qendër të Prishtinës, lejimin e shamisë në shkolla dhe institucione dhe futjen e mësim-besimit në arsimin parauniversitar. Por ai ka hedhur kritika në drejtim të BIK-ut për mospërgatitje paraprake për një gjë të tillë.

“Kërkesat për ndërtimin e xhamisë, shamisë dhe mësim-besimit janë parimore, por qasja e BIK-ut për realizimin e këtyre të drejtave është e gabueshme dhe ka rezultuar me mohimin e këtyre të drejtave nga ana e institucioneve tona”, ka thënë ai. “Është futur në rend dite në Parlament çështja e shamisë dhe e mësim-besimit pa përgatitje paraprake nga BIK-u, çka për një gjë të tillë kërkohen një mori përgatitjesh paraprake: nuk është bërë kuadri, as komisioni për hartimin e plan-programit, miratimi i buxhetit, konsensusi me të gjitha bashkësitë fetare në Kosovë”.

I pari i BIK-ut në Podujevë ka treguar arsyet që e kanë çuar atë dhe disa klerikë të tjerë të besimit islamë që të themelojnë Shoqatën Sindikale të Punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës.

“Arsye për themelimin e Shoqatës Sindikale të Punëtorëve të Bashkësisë Islame të Kosovës është barrikada apo mbyllja e brendshme e një klani në Bashkësinë Islame në krye me kryetarin e Bashkësisë Islame, Naim Tërnava, që nuk ka lënë të depërtojnë njerëz përveç të klanit të tij, të cilët janë servilë të tij”, ka thënë Bilalli. “Pra, janë shkelur të drejtat e të tjerëve ku janë larguar njerëz nga puna siç është rasti i Xhabir Hamitit vetëm pse nuk janë pajtuar me mendimet e këtij klani”.

Gazeta e ka provuar që të marrë një qëndrim nga BIK-u, por në këtë organizëm nuk kanë pranuar të mërkurën që të deklarohen.

“Të enjten kemi takim dhe do të dalim me një qëndrim për këto”, ka thënë sekretari i Kryesisë së BIK-ut, Resul Rexhepi.

Ndërkohë një qëndrim kundër zbatimit radikal të islamit në Kosovë e ka dhënë edhe profesori i Studimeve Islame, Xhabir Hamiti. (koha ditore)

 

 artikulli qe solle nuk ka pike lidhje me c'fare po flet Albini dhe aq me pak me kthimin e Kosoves ne -stan. 

 

Artikulli qe solla eshte nje fare paralajmerimi per Albinin, se i eshte futur nje kauze donkishoteske....Kjo perzjerja me fene thjesht po i ul piket se kur flasim per fene ne kosove automatikisht kalojme ne ligjet e sherihatit dhe neovahabistet qe po shtohen si kerpudha...

Sherihati (me h)... Neovahabistet! Booo, sa fjale te frikshme! Audienca ekziston, ku eshte Glenn Beck-u shqiptar?!

Glen Beckun shqiptar e arrestuan dje....(Dhe saktesish ishte shqiptar nga Kosova)

 kundershtim per hir te kundershtimit ben ky xhaxhai. te kapesh pas fjaleve pa kontestin e duhur eshte bere mode, jo vetem ne kete blog po kudo ne shqiperi. hajt se mos preken serbia dhe greqia. nuk e thote, Kurti  ne ate kuptim sic do ta shtremroje xhaxhai & co. nuk e thote aspak, po te kesh syte e duhur per ta lexuar. 

''Zemërimin shqiptarët duhet t’ia kushtojnë Serbisë e Greqisë, privatizimit neoliberal, varfërisë e papunësisë, korrupsionit qeveritar, e kurrsesi shqiptarit të religjionit a sektit fetar tjetër. ''

 jo zemerim ne kuptimin e zemerimit idjot, dhe hajt veshja tjetrit. zemerim ne kuptimin e kanalizimit te  energjive ne problemet e duhura dhe jo ato minore. kush ngre doren i pari dhe te thote qe s'kemi probleme madhore me greqine dhe serbine? e pate te derguarin grek dje se si drejton gishtin tek shqiperia dhe i jep urdhera qe nga larg per kufirin detar?

c'eshte kjo neperhumbje neper fjale dhe larguar thelbit, nga xhaxhai? apo hajt te behemi interesante.

Xhaxhain e kemi kozmopolit shembullor qe na thote qe marrdheniet tona me armiqte tone egzistenciale jane te shkelqyeshme.  Xhaxhai spikat ne goditjet nen rrip ndaj cdo rryme kombetariste shqiptare dhe eshte shprehur shpesh kunder bashkimit te shteteve te veriut dhe atij perendimor.  Per me teper qe ne kete qe ka shkruar e ka nxjerre ate qe ka thene Kurti komplet jasht kontekstit per t'a sperdredhur si nje spin artist i tipit Glen Beck.

Xhaxhain e kemi kozmopolit shembullor qe na thote qe marrdheniet tona me armiqte tone egzistenciale jane te shkelqyeshme.

- Ku e ka thene kete? Kujt ja ka thene kete? Ne c'kontekst? Cilet armiq? Cilat marredhenie? Armiqte e kuj?  

 

 

Meqe po i 'bindemi' Albinit dhe po e kanalizojme diskutimin larg fese, eshte plotesisht legjitime te therrasesh se nderkohe qe korrupsioni dhe shitja e vendit eshte nje e keqe e madhe, kush korrupton dhe kujt i shitet vendi eshte problem kardinal, sepse ne varesi te interesave ne fjale - ekonomike por edhe politike, varet cmimi me te cilin na shiten qeveritaret dhe demi qe i vjen kombit. A eshte e arsyeshme te mendohet se nje firme serbe do te ofronte cmim me te madh per blerjen e Thacit se fjala vjen nje firme austriake, sepse perfitimi ne kete rast ka edhe premium politik? Duke qene 'investimi' i kesaj natyre, demi qe pesojme ka arsye te jete me i madh edhe ne terma ekonomike, edhe ne terma politike.

Prandaj s'mund te kuptoj se si xhaxhai shqetesohet per degjenerimin e shteteve shqiptare pavaresisht rrethanave gjeopolitike. Jam e sigurte se xhaxhai ka lexuar mjaftueshem nga Albini apo per Albinin per te kuptuar se per te Serbia (por edhe Greqia) nuk jane fantazma, as metafora, por armiq te mirefillte, armiqesine e te cileve e ka provuar ne kurriz.

Kurti vetë ka kohë që shpjegon, dhe mirë, se klasa politike sot në Kosovë është e korruptuar; prandaj unë besoj pikërisht me këtë klasë duhet të zemërohen “shqiptarët”, jo me armikun përjashta; dhe jo sepse ky armik përjashta nuk ekziston, por sepse ai sot mund t’i dëmtojë interesat kombëtare kryesisht dhe para së gjithash me bashkëfajësinë dhe bashkëpunimin e asaj klase politike që shqiptarët kanë zgjedhur të kenë në krye.

- Xha Xhai, si dhe Albini, e di fare mire se dhe politikanet e korruptuar nuk jane fantazma por armiq te mirefillte. Le te fillojme aty... Albini e ka patur zemerimin ne vendin e duhur deri tani le te mos i behemi pengese duke i terhequr vemendjen me shume sec duhet tek serbi/greku sa kohe kemi kurvat qe krihen ne avlli. 

"Zemerimi i 'shqiptareve'" nuk ka pse te jete aq i vockel sa te mos pranoje me teper se nje kategori, madje them se nga depresioni i madh ku kane rene vetem nje zemerim i madh mund t'i nxjerre. Ajo qe une po them dhe po e them pa ekuivok eshte qe zemerimi ndaj klases sone drejtuese duhet t'i kete te gjitha ngjyrimet e duhura: edhe ate etiko-politik, edhe ate ekonomik, edhe ate gjeopolitik. Nuk ka kuptim te mos bejme dallime. Perndryshe te shkrihen Ministrite e Jashtme dhe te Mbrojtjes dhe te thuajse shkrihet sherbimi informativ.

Albini e ka patur zemerimin ne vendin e duhur deri tani...

Sa per fjaline me siper, jam kurioze se cili eshte ky zemerim i duhur, si ke arritur ne percaktimin e tij, dhe si e identifikon kete ndryshim 'tani'.

Jam ne pajtim qe zemerimin ta kemi gjitheperfshires por s'kam pare (tek populli) qe ky zemerim te kapercej asnje prej kategorive dhe per kete bej me faj obsesionin me serbin/grekun per lehtesine qe na fal per tu mos u angazhuar me thelle me zemerimet e tjera. Pastaj me duket se shume lehte behet nje barazim mes vetedijes te Albnit si nje vetedije kohorente ne vete popullin... ka nje gremine shume te thelle ne mes. Mos qofte thene te marr te pakapshmin si shembull por duket qarte qe fokusi eshte tek armiku serb dhe vetem e vetem aty. Albinin e gjen ne nje nivel tjeter. 

Perfshirja e VV, Albinit, ne politike me duket nje hap ne drejtimin e duhur per ta kanalizuar zemerimin ne disa drejtime, sidomos frustracionin me klasen politike. Aksioni i para disa diteve me domate i drejtohej Edites. Mos thua qe me mire te kishin vajtur ne Beograd e te qellonin atje me domate?

 

Ne fakt nuk duhet hic qarte qe fokusi eshte tek armiku serb, ky eshte nje spin qe i ben Xhaxhai asaj qe thote Kurti.

Me siper te pyesja per kursin e Albinit dhe ndryshimin e presupozuar te ketij jo me kot. Albini s'di ta kete ndare ndonjehere kritiken ekonomike nga ajo politike, dashurine per shqiptaret nga konfrontimi me politikat anti-shqiptare. Pavaresisht se disa te djathte kerkojne nje Albin krejtesisht nacionalist, e disa te majte nje Albin krejtesisht anti-imperialist, Albini s'eshte as vetem keshtu e as vetem ashtu e as ka qene ndonjehere, publikisht. Domatet ndaj Edites jane ilustrim i mire i gjithe kesaj nderthurjeje, e ketu s'ka te beje sheshi ku zhvillohet ngjarja por thelbi gjeopolitik i saj, e as po thote me siper Albini mshojini mushkave drejt Beogradit.

 Ore ti biem shkurt; patjeter duhet te kete zemerim me dobesite tona te brendshme (korrupsion, tradheti kombtare, etj etj) po edhe marredheniet me fqinjet duhet te jene nje sy per nje sy. Le te flasim sa te duam ne per fqinjesi te mire, historikisht nuk ka patur kurre politike agresore prej shqiptareve ndaj gabeleve rreth e perqark. Pik! 

Sa per prioritet patjeter qe fillimisht si komb duhet te rreshtojme mire ushtaret tane njehere para se ti hyjme "luftes" me serb e grek. 

Serbet i ngrejne monument Miloshevicit afer Kosoves e xhaxhai shqetesohet nga retorika kombetariste e Kurtit.  Serbet ende nuk kthejne kufomat e 1900 shqiptareve qe vrane e zhduken gjate luftes, xhaxhai na thot qe marredheniet e fqinjesise nuk mund te ngrihen mbi zemerimin.  Serbet ndertojne nje superbaze ushtarake ne Presheve krah Kosoves, xhaxhai na thot se cilesimi i tyre si armiq eshte delir kombetarist.

Ca njerez harrojne, ose zgjedhin te harrojne qe Shqiperia gjendet ne Ballkan, jo ne Bretanje.

 Mirë e ka Albini në fakt. Një çikë zemërim për Serbinë dhe Greqinë, sidomos në mëngjes (pa 10rë qent&eumlsmiley, shpëton jetë!

 

lexo ene i cik poezi tani per dreke ktu te ppu-ja, se s'ke me u pendu.

Shkrimin e Albinit e lexova deri ne fund ,me shprese se do te gjeja arsyen e dezertimit te "Vetevendosje! " nga Parlamenti i Kosoves gjate votimit te nenit mbi mesim-besimin ,ne kuader te Ligjit mbi shkollimin parauniversitar.

Me vjen keq per "Vetevendosje!" e cila nga nje levizje progresive qytetare  ,eshte bere si Tijuana e Meksikes-shtepi e sigurte per te gjithe renegatet.

 

Gabohesh, Vetevendosja nuk dezertoi, ky eshte nje spin i felliqur i propagandes pro-qeveritare.

Ja arsyeja e vertete e largimit nga salla e Kuvendit ate dite (theksimi me bold nga une):

Deputetët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e lëshuan sot sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës pas përfundimit të pikës së dytë të rendit të ditës, pra pas pyetjeve parlamentare. Arsyeja e daljes sonë nga salla është mënyra sesi u procedua me një rend dite për t’i shqyrtuar 14 ligje në lexim të dytë, ligje këto që prekin fusha të rëndësishme të jetës shoqërore e ekonomike të vendit tonë, e për amandamentet në të cilat deputetët nuk ishin njoftuar fare më herët. Në kohën derisa po vazhdonte seanca e Kuvendit, ne si deputetë na vinin rekomandimet e komisioneve për ligjet për të cilat pritej të votohej, ndërkohë që një pjesë e këtyre ligjeve as që i kishin kaluar fare disa prej komisioneve të domosdoshme.

Ndërkohë që në të njëjtën kohë nëpër zyrat e Grupeve Parlamentare në ndërtesën e Kuvendit shpërndaheshin tekstet e ligjeve në fjalë dhe tekstet e amandamenteve në këto ligje. Në këtë mënyrë deputetët vendoseshin para një akti të gjysëmpërfunduar, ku nga ne kërkohej që të votohej për ose kundër një amandamenti, tekstin e të cilit ende nuk e kishim para vetes, ose do të duhej ta merrnim aty për aty.

Kjo praktikë e të funksionuarit të Kuvendit vetëm në bazë të agjendës së qeverisë dhe vullnetit të qeveritarëve, është dëshmuar edhe në të kaluarën si praktikë jo e drejtë, jodemokratike dhe jashtëzakonisht e dëmshme dhe jopraktike.

 JAkova flm per komentin, po po pate mundesi, pak me shume per idete reale, impaktin e VV ne popull, dhe a ka baze pritmeria e nje pjese ketu, pasi une per vete e pelqej, por nuk kam besim se do ta shpjere deri ne fund.....

ps

Vetem te lutem nese ben ndonje koment me te gjate, dhe duhet ta besh, mundohu ne maximum te jesh, maximalisht i paanshem.....besoj ne mirkuptimin tend.....

Shkrim me koti se ky nuk kisha lexuar prej kohesh.

Keta Vetvendosjes, keta kane nja tre vjete qe kane harruar te kurdisin sahatin. 

 

"oh sa i mire albini"
"gjenial albini"
"i vetmi patriot albini"
...

Pike se pari, albini shane nate e dite pakon e Ahtisaarit dhe Kushtetuten e Kosoves (derivat i kesaj pakoje), derisa nate e dite merr rroge si deputet i betuar nen te njejten pako dhe Kushtetute.

Paturpesisht u vardiset grupeve me prejardhje te dyshimta arabo-islamiste qe po shfytyrojne identitetin kombetar te shqiptareve. (lexo ate "dezertimin" qe permendi me te drejte Jakova pak me larte).

Pak muaj me pare jane nxjerre fakte (megjithese te pakonfirmuara) ne medie, se ne vitin 2004, Albini ka patur takim koke me koke me nje zyrtara te sherbimit sekret te serbise (me emer dhe mbiemer) ne qytetin e Klines, dhe kjo asnjehere nuk u demantua as nga VV, as nga albini.

Megjithate, edhe albini edhe VV le te mbajne kursin e tyre varesisht nga perkrahja ose jo nga populli, jemi ne demokraci, por s'mund te qendrosh indiferent kur disa intelektuhale te vetequajtur te ppu-se eksitohen si femra te llastuara pas cdo shkrimi te albinit si "e vetmja shprese e shqiptareve". Thjeshte e tregojne se sa te shkeputur jane nga realiteti shqiptar dhe nga e verteta faktike, duke u ndezur pas cdo shkrimi te krimbur me patriotizem folklorik te shkruar enkas per kete lloj te lexuesit debilo-patriotik. 

ne vitin 2004, Albini ka patur takim koke me koke me nje zyrtara te sherbimit sekret te serbise (me emer dhe mbiemer) ne qytetin e Klines, dhe kjo asnjehere nuk u demantua as nga VV, as nga albini.

Do behesh Glenn Beck-u shqiptar ti? Shume media ne Kosove do te kishin luftuar per te te sjellur ne radhet e tyre! Syzet i ke nga une! smiley

Po!
Faleminderit. 

Gjithska eshte shkrojtur ne "kohen e ardheshme" "Do ti" "do te"

Nese jane te verteta ( Albini nuk jem ndonje argument se ku e mbeshtet kete aludim) mendoj se eshte vertet nje rrezik i madh, dhe ( perseri nese jane te verteta) e mbeshtes Albinin 100%

Alidems,para  se te bej ndonje (per)shkrim per Albinin,po te jap nje pasqyre  te shkurter mbi veten time :

Jakova eshte qytetar i lire, inxhinier me profesion,i cili  cdohere perpiqet te jete i  paanshmem.Sa i takon bindjeve politike,gjithmone kam votuar per Rugoven ,dhe do te votoja prap sikur te ishte gjalle.Doren ne zemer,ne zgjedhjet e fundit kam perkrahur FER-in,nje pjese e se ciles  tashme eshte shkrire ne Vetevendosje!.

Peshkun e lexoj rregullisht,gjersa (ne mungese te kohes) shume pak shkruaj.Per fund,ndodhem ketu te peshku sepse eshte njeri nga portalet e rralle te hapsires pan-shqiptare ku njeriu mund te kembej ndonje fjale me vlere,mund te lexoj ndonje poezi te mire,te konzumoj nje gjuhe te paster shqipe ...(paçka qe mbizoteron nje fryme e majte, e qe ne rastin tim,si kosovar,nuk ka asnje peshe)

-----------------------------------------------

Eshte shume e veshtire te pergjigjem ne te gjitha pyetjet,megjithate po perpiqem te te bej disa sqarime,fillimisht me pritmerine e disa peshkatareve smiley

Eshte shume normale pritmeria ,pasi qe nje pjese  e tyre ka luajtur rol aktiv ne fushaten zgjedhore te VV!Ekipe te tera nga Tirana(besa edhe disa peshkatare) ndodheshin ne Prishtine,dhe si rezultat ,ne sot kemi deputet "emigrant" ne Parlament.

Albinin e njoh shkarazi,qe nga koha kur ishte brucosh ne fakultetin elektroteknik.

Ata qe e njohin me mire, thone se eshte shembullor,shume i zgjuar,kokeforte,ambicioz dhe nje njeri qe mund te bisedohet per tema te lloj-llojshme.Kryesore ,eshte i lindur dhe i rritur ne asfalt ,e qe eshte nje sihariq , nese shikohet perberja e Parlamentit ne teresi.

Ka kohe qe (ketu ,te peshku) Albinin e kam cilesuar si e keqja me e vogel e Kosoves:idete e tij nuk pershkojne me realitetin,gjersa karakteri i tij te çon mallin e piktorit naiv.Sa per ilustrim,me abstenimin e VV!,vetem 4 vota mungonin qe feja te futej ne shkolla.Kaq!

Eshte koha e fundit qe shqiptaret te kuptojne se udheheqja me nje shtet eshte pune serioze,e lere më  udheheqja me dy shtete!

P.S.

Per Thaçin,Kadri Veselin dhe traktoristet tjere,besoj se nuk ia vlene te harxhohet asnje fjale  .Nuk kane deficit te nacionalizmit,megjithate, te gjitha meritat e luftes i humben ne paqe.

 

 

 

 

 

Adresa e gabuar! Dergoja Obames! smiley

Obama e beri punen e vet...Shpresoj qe mos ta lere te shohe driten e djellit

Albini duhet te kuptoje se po i bie daulles se arabeve ..

Sharlatane te tille ka pasur gjithmone shqiptaria. Ky eshte futur keq ne politike, ka marre persiper te perfaqesoje gjera te kunderta dhe si perfundim del qe nuk perfaqeson asgje. Kerkon te terheqe myslimanet dhe i zhgenjen, kerkon te perfaqesoje komunistet, enversitet e anti-globalistet dhe keta eshte ne rruge e siper ti zhgenjeje, kerkon te perfaqesoje rryma nacionaliste dhe perdite behet i pabesueshem per ta se kombi ne mendjen e nacionalisteve eshte tjeter nga mendjet e proletareve. Ky soj njerezish jane edhe te rrezikshem, pasi nuk e kane per gje qe te instrumentalizojne fene e te tjera sensitivitete per politike. Shfaqet kontestues i sistemit duke qene pjese e sistemit. Orientohet drejt veprimeve ekstralegale kur ky eshte deputet i Kuvendit ne perputhje me Kushtetuten. Kritikon privatizmin por nuk jep alternative sesi shtetezimi do te zhvilloje ekonomine, etj. Me nje fjale, Hashim Thaci eshte nje hajdut e politikan i keq, por me pare zgjedh kete, se te pakten ka njefare pergjegjesie se Albin Kurtin qe s'ka kurrfare pergjegjesie.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).