Në karrigen e fortë s’ndihem rehat,

Ndihem i lodhur, i pagjumë, i fishkur

Ndihem fajtor,

pse s’të mbajta dot në jetë;

Fajtor pse nuk ndejta me ty ma shumë

Me ditë pengjet e tua e me u mundu me i realizu;

Të paktën kur s’mundem me realizu pengjet e mia;

Fajtor pse nuk dita me të ndihmu

Me e ba jetën ma të bukur,

Pse nuk diskutuam bashkë për dimnat e lulet e vjeshtat;

Fajtor;

 

Nuk di kush është më e parehatshme,

Karrig’ja prej druri të fortë

A loti që më përvidhet teposhtë faqeve...

 

E prapë ndihem fajtor pse

I kam faqet e mbushura e ti të thara

Si fëmijët jetime të afrikës,

Të harruem prej botës, prej nanës e babës

Prej shiut e prej jeshilllëkut.

 

Ndihem fajtor pse nuk ha syfyr me të tjerët,

Pse nuk më pëlqen të bëj muhabete morti,

Pse qesh,

Rri këtu me ty,

Pyes veten a ke mundur ndonjëherë të dashurosh,

Të lush me ndjenjat, me ëndrrat, të vallëzosh,

Të paktën një tango, a vals.

Ti, rri i heshtur, s’përgjigjesh,

Ndihem fajtor pse më shkon mendja për një tango,

Dhe ndihem fajtor pse nuk di ta kërcej,

It takes tëo to tango,

Po ne vetëm valle në varg kërcejmë.

 

Ti je n’kët anë deri nesër në dhjetë.

Në dhjetë e dhjetë ne do të të mbulojmë e

Të urojmë rrugëtim të mbarë...

E do ikim secili në punë të vet.

E masandej do ta presim shpirtin tand

të mëshiruem në një flutur krahëzezë

që vjen e na bën muhabet,

e do ti mësojmë fëmijët që ti duan fluturat,

do të përpiqemi të mësojmë tangon,

 

pastaj vijnë të tjerët,

plot pengje,

Të ngopur me gjumë, me bukë e lotë,

Të etur për dashuri

Ngrihem nga karrig’ja,

Ndërsa jashtë feks agimi...

 

4 Komente

bukur, pavaresisht subjektit te veshtire, e afermendsh te dhimbsur. me pelqen dhe rrehatia me te cilen nderthur zakonet lokale/shqiptare, qofte dhe bestytnirat. dmth me pelqen se poezia pershkruan, nuk moralizon.

e do ti mësojmë fëmijët që ti duan fluturat,

do të përpiqemi të mësojmë tangon, 

shume e ndjere!

Love it. hope u feel better.

 Nuk po te komentoj me gjate, e ndjere dhe njekohesisht e dhimbshme......???????

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).