Ose ju keni humbur rrugën, ose dikush ju ka dhënë udhëzime të gabuara. Në çdo rast, këtu s'ka asgjë për ju për momentin. Kthehuni nga erdhët, ose këputjani direkt tek faqja e parë. 

Në terma teknike, ky është një gabim 404. 

10 Komente

Shënediella m'duket i ka dhene dhe shpijat atyre tek Laguna Bllu si Fevzos, Bashes, Pollos, Frangajt, Lesit!!.............. dhe UET i Henry Chilit qenka opozite??!?!

Revista Mapo s'eshte prodhim i UET-se, UET-ja e ka blere ca kohe me pare dhe e mbajti paralelisht me Gazeten Mapo te cilen e pati prodhim te drejtperdrejte te vetin. Eshte cudi ne fakt qe gazetari/ja ja ka futur kaq kot ne lidhje me krijimin e Revistes Mapo.

Sa per mbylljen, s'eshte cudi qe persa kohe qe ekzistonte paralelisht me Gazeten Mapo, s'kishte fitime materiale, dhe s'kishte fitime politike, te mbyllej se Henri Cili s'eshte ne treg per bamiresi.

"opozitare" o jes o jes !!

tashti me falni pak: eshte mbyllur vetem revista apo dhe gazeta??? apo e njejta gje jane keto te dyja?

Gazeta Mapo ka qene ne bashkepronesi te UET. 

Revista ka nisur si projekt i MJAFT/G99. Ne fakt me vjen per mbylljen, ka qene shume e lezetshme ne fillimet e saja. Po kohet e fundit shkrimet e Vangjelit, po mbi te gjitha te Sokol Balles kane qene nje turp i vertete dhe konkuronin vetem Mero Bazen e Moza Dervishin per militantizmin e tyre. Nuk eshte cudi qe pak njerez duan te blejne nje reviste te tille. 

Mapo ishte e bukur. Te pakten perpiqej.

Gjithsesi kur vjen fjala tek lajmet mbi revistat ne Shqiperi, nuk mund te mungoje nje "shume zhurme per ASGJE!"

 sa keq. po me respublica cfare u be ? u mbylle edhe ajo?

a ha, tani jam i qarte pse gazeta "Mapo" ishte (dhe eshte) pro qeveritare, ndersa revista 'Mapo' ishte ndofta i vetmi medium investigativ ne Shqiperi (dhe u mbyll) :

 

Grabit gjithçka, që pastaj të humbësh gjithçka

 

Nga Kristi Pinderi

Duhet të bëjmë një marrëveshje të sinqertë që në fillim: në Shqipërinë e 20 viteve të fundit nuk rezulton që ndonjë media e shtypit të shkruar të ketë qenë fitimprurëse në terma financiarë. Nuk ka as edhe një njeri që të fantazojë se sot një gazetë, apo një revistë të mund të fitojë si një biznes.  Të vetmet gazeta që realisht mund të fitojnë diçka, bazuar në rregullat e tregut e të biznesit, ndoshta janë ato gazeta që faqosin faqe të tëra me njoftime për takime seksuale, apo ato që merren me thashetheme gjasme duke pretenduar se mbulojnë botën show-biz, “botë” që në fakt nuk ekziston realisht në Shqipëri.

Kështuqë, kushdo që mendon se revista MAPO, një revistë e cila që nga numri i saj i parë 5 vjet më parë u duk qartë se do të ishte lider në aspektin politik dhe të opinionbërjes në Shqipëri, u mbyll ngaqë dështoi në “tregun”  e medias, një treg që realisht nuk ekziston, mendon gabim !

Kam qenë një prej gazetarëve që shkroi që në numrin e parë të revistës MAPO dhe ndonëse merrja një honorar prej 30 mijë lekësh të vjetra në muaj, më duhet të dëshmoj se përvoja në atë revistë ka qenë një shkollë e vërtetë për të kuptuar se në rast se gazetarinë e konsideron si mision, atëherë ekzistojnë gjithmonë rrugët për ta bërë siç duhet atë mision, pavarësisht orientimeve politike personale dhe interesave të pronarëve të një mediumi! E dinë të gjithë që nuk ka patur asnjëherë ndonjë preferencë brenda MAPOs për Sali Berishën, ama kjo nuk i pengoi gazetarët e saj të hapnin dhjetëra e qindra herë revistën me intervista, shkrime, apo opinione të shumë demokratëve, ndonjëherë edhe zyrtarëve të përgjegjshëm që vinin nga brenda PD-së.

Një stres i vërtetë do të ketë qenë për kryeredaktorin Skënder Minxhozi që të ruante për veten, për gazetarët dhe për vetë revistën imazhin e një të përjavshmeje profesionale, që orientimi dukshëm majtas i saj të kuptohej që nuk ishte militantizëm, por opozitarizëm dhe mision për të qenë qoftë dhe modestisht njëherë në javë, një dritare vërtetësie.

Ishte kjo arsyeja pse në atë redaksi vlerësohej guximi për të bërë opozitarin. Herë pas here, mund të dukeshe qesharak nëse në vend që të bëje opozitarin, bëje militantin pro PS.

Kur Ben Andoni zbuloi krejt papritur skandalin e kontrabandës së naftës që Berisha stimulonte duke thyer embargon ndaj Ish Jugosllavisë (zbulim që erdhi krejt rastësisht, falë pasionit të tij për të ndjekur në mënyrë kritike çdo botim të ri e për të qenë prezent në çdo panair libri), çështja në fjalë u pushtua nga çdo media tjetër, opozitare apo pro qeveritare dhe u shndërrua edhe në një lajm ndërkombëtar. Ajo nuk ishte shërbim militantesk i një mediaje të financuar nga opozita e majtë, siç mund të mendojë dikush. Ishte thjesht një punë plot pasion dhe profesionalizëm e një gazetari që edhe sot nuk le vend të Shqipërisë pa shkelur, në mënyrë që të njohë jetë njerëzish të zakonshëm e t’i tregojë ato për të gjithë. Njerëz të zakonshëm, që në fakt, janë heronjtë e vërtetë të këtij vendi…

Lorenc Vangjeli, Erl Murati dhe emra të tjerë të nderuar të gazetarisë (asaj gazetarie që mbulon politikën) kanë bërë për vite me rradhë në atë revistë një punë titanike për të siguruar prova, dokumenta dhe fakte të pakundërshtueshme para se të denonconin një mori skandalesh të politikanëve. Mund të vepronin edhe ndryshe: të pranonin si të vërteta thashethemet apo indikacionet nëpër kafe, apo takime të ndryshme e mbi to, të qëndisnin shkrime të rënda kundër qeverisë! Jo! Nuk ka as edhe një shkrim në arkivën e MAPOs që demaskon një skandal qeveritar, pa u shoqëruar me dokumenta konkretë. Aq sa për muaj e vite me rradhë, MAPO dukej si një revistë që në vend të fotove ilustruese, skanonte faksimile me shumicë ! Që të gjitha origjinale! Ishte ky super angazhim i këtyre profesionistëve në lidhje me Gërdecin, reformat në ushtri, skandalet në diplomaci, apo “transkriptimi” i mesazheve diplomatike dhe politike që e shndërruan revistën MAPO në një prej burimeve dhe qendrave gravitacionale më të rëndësishme të shtypit shqiptar për vite me rradhë. Aq sa revista nuk mund të dilte në treg çdo të dielë, nëse në kopertinën e saj nuk kishte ndonjë histori të fortë ekskluzive!

Aspekti social dhe kulturor në faqet e saj, hoqi qafe raportimet banale të institucioneve si Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Kulturës, etj. Faqet sociale apo kulturë, ndoshta për herë të parë në median e shkruar futën në traditë raportimin e problemit, jo “zëdhënien” e institucioneve përkatëse.

Historitë financiare dhe ekonomike më skandaloze në këtë vend, të paktën pjesa më e madhe e tyre, janë denoncuar me një profesionalizëm që zor se e gjen më sot, nga Ervin Qafmolla. Ishin faqet më të rëndësishme ato, aq sa MAPO javë pas jave zëvendësonte vakumin informativ për ekonominë që ekzistonte ato vite në Shqipëri. Të pafund ishin të huajt që e blinin, apo abonoheshin në atë revistë pikërisht për informacionin ekonomik e financiar që botohej në të. Po sigurisht, ata nuk ishin të mjaftueshëm për ta shpëtuar revistën nga problemet financiare.

Më duket sikur ndonjëherë edhe krejt rastësisht, por fatlumturisht, jam ndodhur në vendin e në kohën e duhur, por pa u mburrur e pa qenë modest, më vjen nga zemra të kujtoj se ndonëse paguhesha modestisht në atë revistë, ishte pasioni për të vërtetën, jo mania për të sharrë Berishën e njerëzit e tij që më bëri të merrja një furgon nga Tirana (sepse Mapo nuk ka patur një makin&eumlsmiley e të shkoja në Fier për të zbuluar “fabrikën” e gomave të përdorura të Xhuvelit, ish ministri famëkeq i mjedisit. Ajo histori që shpjegoi sesi një ministër mjedisi dhe një deputet që nga koha e komunizmit kishte punuar që të bëheshin ligje që të favorizonin një biznes të vetin: të mund të importonte në Shqipëri goma të skarcuara (kanceroze për shëndetin e njeriut) e me to të siguronte shuma marramendëse. Ajo ishte pasion për të vërtetën, jo detyrë e rëndomtë që i ngarkohet një militanti për të demaskuar kundërshtarin politik!

Kur Henri Cili negocioi për blerjen e revistës e të brand-it, një siguri dhe shpresë e dyshimtë u duk në horizont (me mua personalisht refuzoi kategorikisht që të bashkëpunonte, si “pronar” i ri, vetëm ngaqë njëherë i kisha bërë një shkrim kundër mënyrës sesi e trajtuan në UET shkrimtarin Ismail Kadare, si një “rock-star” që duhet të pozonte në mënyrë që televizionet të nxirrnin në lajme UET përmes Kadaresë, jo mendimet e Kadaresë për vendin!). Unë nuk i njoh detajet e negociatave me Agim Shëndëllinë, një financues kryesor i asaj reviste, por u duk se ranë dakort që revista jo vetëm të vazhdonte, por edhe të fuqizohej. Dhe bëri që në fillim diçka shumë skuthërore: i mori emrin, lavdinë e bashkë me to edhe djersën e kontributit në atë revistë të atyre dhjetëra njerëzve që e duan deri në vdekje gazetarinë dhe me to ndërtoi “kapitalin” fillestar për të botuar një të përditshme! Një të përditshme me të njëjtin emër, sdo mend ta kuptosh se bëhet jo për të fuqizuar “markën” ekzistuese, por për ta mbytur atë! Ashtu, sic, për fat të keq ndodhi… “Vetëm kur të kenë arritur të grabisin gjithçka, do të humbasin gjithçka”! Në fakt, duket si një proverb që unë nuk di, nuk dua dhe nuk mund ta kundërshtoj…

 e tha mirë njëri këtu kur u bë ndërrimi i pronarit të news24 dhe GSH: nuk u fitua një biznes, tregu humbi një medie. 

 

 Pse ma keni hequr komentin more edepsezer, apo se hodha nje ide per shpetimin nga ana financiare te asaj reviste. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).