Kisha kohë që nuk e dëgjoja Berishën. Jo se nuk më duhet të dëgjoj Kryeministrin e vendit tim, përkundrazi, jam shumë e interesuar të dëgjoj perspektivat, linjat politike dhe shpresën, që ai duhet të ngjallë te dëgjuesit, qytetarë të vendit që drejton. Por në të vërtetë, nuk e kam ndjekur, pasi u bë kohë që ndjehem e fyer intelektualisht të dëgjoj fjalime të mbushura me demagogji primitive e foshnjarake (që më tej përcillet nga disa komentatorë si “politikë brilante”). Kureshtja për të ndjekur qëndrimin e Kryeministrit ndaj publikimeve të “Wikileaks”-it, më shtyu të dëgjoj arsyetimin e z. Berisha, impresionet e tij e mbi të gjitha, qëndrimin e tij diplomatik ndaj këtij fenomeni. Por mbeta me gojë hapur. Nuk mund të besoja që një Kryeministër, një “burrë shteti”, një politikan, që ka 20 vjet që nuk del nga politika, të artikulonte kaq pa takt, kaq primitivisht dhe po kaq i pasigurt, vlerësimin e tij ndaj situatës! Tregu plaçkave të vjedhura!! Sinqerisht nuk më shkonte ndërmend ky përcaktim, madje mendova se, edhe ai që ia ka këshilluar, me siguri do ketë bërë shaka dhe z. Berisha e ka marrë seriozisht.

Por le të ndalemi pak në çka na tregoi Kryeministri, për gjithçka është publikuar nga kabllogramet.

- Së pari, tregoi frikë nga realiteti që po përjeton prej disa javësh. Shprehja e tij, fjalitë që përsëriteshin pa asnjë lidhje, justifikimi se “unë e dija këtë që para 4 muajve, por nuk desha t’i lexoja”, na shtyjnë të mendojmë se sa kohë ka pasur në dispozicion z. Berisha për të ndryshuar diçka në politikën e tij. Duket se për herë të parë, Kryeministrit i është prishur busulla politike. Në pothuaj të gjithë fjalitë që artikuloi mbi të vërtetat e kabllogrameve, z. Berisha na tregoi se këto kabllograme dhe janë dhe nuk janë të vërteta. Janë të vërteta, kur i intereson atij dhe bëjnë fjalë për opozitën dhe sigurisht Edi Ramën, dhe nuk janë të vërteta kur bëjnë fjalë për të dhe familjen e tij. Madje u detyrua të pohojë se ai nuk e përgënjeshtron dot çka thuhet për djalin e tij, por ama nuk e lejoi të birin të shkojë në dyert e gjykatës!!!!

Kundër kujt do ngrinte padi i biri? Sa mirë do ishte, se do t’i tregonte dhe të tjerëve rrugën për në gjykatë!!! Sa keq u ngatërrua Kryeministri në këtë dalje të sforcuar publike!

- Së dyti: Kryeministri dëshmoi shkarje të thella në diplomacinë e tij. Nuk më kishin zënë kurrë veshët një deklaratë si ajo e z. Berisha: “Unë ia kam bërë të qartë rolin e tij (ambasadorit) eprorëve të tij!”. Sinqerisht që po të ma thoshte njeri tjetër, nuk do ta besoja që Kryeministri ka artikuluar një shprehje të tillë alla fëminore! Në historinë e diplomacisë, ky rast do të hyjë me siguri në pjesën e anekdotave diplomatike. Sepse, besoj të gjithë e dinë, se SHBA, është vendi që bën një diplomaci publike, të hapur, serioze dhe mjaft vlerësuese për punonjësit e vet! Z. Berisha me siguri ka menduar se ia ka ndrequr “qejfin” një diplomati prej të cilit ka marrë vlerësime negative! Tepër qesharake për ta besuar edhe një njeri që nuk ka haber nga diplomacia.

- Së treti: z. Berisha na tregoi se punët me ish-ambasadorin nuk i paskësh pasur aspak mirë. Sigurisht ai do të kishte dashur shumë të kundërtën, por ja që nuk kishte ndodhur kështu. Madje na tregoi me disa “fakte”, që bien erë kulisash ballkanike dhe primitive politike, se ai nuk e kishte kallëzuar ish-ambasadorin, por ishte ky që kishte fobinë e të kallëzuarit nga Berisha!!!! Përse do ta kallëzonte? Berisha bëri sikur nuk e mbante mend arsyen, megjithëse lidhej me ca emra që na sjellin ndërmend ish-kunatin e tij, të cilin z. Berisha nuk e “njihte mirë dhe nuk e dinte se ku punonte” ministrin e tij dhe të birin… Tashmë opinioni publik e di mirë se si ka shkuar ai problem!!! Një trajtim i tillë na detyron të mendojmë se z. Berisha detyrohet të përdorë këtë kartë, si kartën e fundit, për t’u dukur i besuar te militantët e tij, sepse në qarqet diplomatike me këtë dalje i ka vënë përfundimisht vizë, së ardhmes së tij.

- Së katërti: z. Berisha na tregoi se nuk ka ndërmend të ndryshojë kurs, se do të vazhdojë me të gjitha mundësitë të gllabërojë të gjitha pushtetet. (Megjithëse ai e kishte humbur besimin që e karakterizon kur flet për të ardhmen). I sforcuar, foli për Presidentin, si të kishte përpara armikun e tij, madje e këshilloi të ishte nënkryetar të PS. Thua se z. Berisha nuk e di se Presidenti nuk është më partiak, dhe nuk mund të ndjekë linjën allaberisha, vetëm sepse ky i fundit e propozoi si President? Me këtë tregoi haptazi, se i intereson posti i presidentit dhe se do ta marrë këtë me 71 vota!

- Së fundmi: z. Berisha ishte për të qarë hallin. Ai vërtet nuk po di më çfarë kursi të ndjekë. Aleanca me LSI-në i doli më keq se ç’e kishte parashikuar dhe e ka vënë përballë alternativave të vështira. Ai nuk gjen dot paqen me ndërkombëtarët, me partinë e tij, me opozitën dhe mbi të gjitha, me “korrupsionin” galopant e të hapur, tashmë. Ai na tregoi se situatën nuk e ka më nën kontroll.

Por gjithsesi, me atë çka na tregoi në “Opinion”, më bën të besoj se gabimet që do të bëjë në kursin politik, do të jenë të mëdha e të dhimbshme për shqiptarët. Mjerë ne që nuk kemi OPOZITË!

42 Komente

Madje u detyrua të pohojë se ai nuk e përgënjeshtron dot çka thuhet për djalin e tij, por ama nuk e lejoi të birin të shkojë në dyert e gjykatës!!!!

 

Jo mo ,po ketij si ka ngele gjak veriori fare,eshte bere dele e perendise.smiley

Populli duhet ta marre vete ne dore fatin e tij. Duhet filluar nga protestat dhe/ose mosbindjet masive per te treguar se populli nuk e njeh me kete qeveri te felliqur dhe vrastare. Keshtu psh mund te fillohet kjo proteste fare mire me mos plotesimin e formularit per regjistrimin e popullsise. Dhe kjo jo per faktin se aty kerkohet kombesia, feja apo ku di une se cfare, por thjesht vetem se kerkohet nga qeveria. Nuk mund te pritet me qe keto organizime ti beje opozita. Inisiativat/protestat qytetare te nxitura nga personalitete te pavarura dhe jashte spektrit te felliqur politik (dhe te tille ka sa te duash)duhet te behen mode neper bulevade apo sheshe ne tirane e ne qytete te tjera. Kush ka sado pak gjak njerezor neper damare duhet te ngrihet dhe te protestoje. Kur keto gjera i beri Egjypti, Tunizia dhe se fundmi Maroku, do te thote se mund ta bejme edhe ne. Nese per Ameriken Berisha eshte nje diktator qe duhet mbajtur akoma, ne (populli dhe jo opozita) duhet tia beje te qarte me vepra se duhet rezuar; qofte edhe me dhimbje njerezore!

Fevzoberishen nuk e shof qe kur m'jane prish fshirset e televizorit..smiley

Do te ishte mire qe para shkrimeve infantile qe merren me intervisten e Berishes, te sillej vete intervista e Berishes, e cila ju dha pergjigje ne menyre koncize dhe mjaft te mire gjithe asaj qe thuhen ne kabllogramet e dala qe permblidhen keshtu: 1) qendrimi amerikan eshte publik dhe shprehet nepermjet menyrave te tjera te cilat politikani me pervoje Berisha i shpjegoi dhe kabllogramet nuk jane qendrimi amerikan, ndryshe si shpjegohet qe qendrimi amerikan, publik dhe zyrtar per ceshtjet qe fliten ne kabllograme ka qene tjeter. 2) kabllogramet jane marre ne menyre te paligjshme dhe kane gjithe pasojat qe rrjedhin prej kesaj. 3) Withersi definitivisht ka bere politike personale pas shperthimit te Gerdecit ku u denoncua ne Washington nga nje vartes i tij per municionin kinez qe ishte ne kundershtim me ligjin amerikan per tu blere. Berisha, i cili duhet te jete ne dijeni, permendi qe para se te denoncohej Withersi, kabllogramet kane qene te tjera, nese do te publikoheshin. 4) Kabllogramet jane pasqyre shtypi me opinione personale qe kane te verteta por edhe te paverteta dhe Withersi edhe ne kete pasqyre shtypi ka qene i njeanashem. 5) Gjenerali Hoxha e mohoi kategorikisht qe ti kete thene dicka per djalin e KM Withersit, tani se kush genjen mund te shkoni dhe ta pyesni Withersin. Te gjitha ato qe thuhen per djalin e KM jane shpifje dhe te paverteta qe Berisha i shpjegoi dhe u perforcuan edhe me mohimin e Gjeneral Hoxhes. 6) Ishte nje interviiste e Berishes shume e drejtperdrejte, e mire dhe qe vuri pikat mbi i mbi shume ceshtje te aktualitetit dhe mendoj qe ne funksion te PR e arriti qellimin.

wow

po koqet, i jane fishkur na i cik naltmadhnise?

harrove te thuash qe berisha eshte me ne fund i shqetesuar dhe menyra sesi do te sillet vashingtoni me vidhersin pas kàbllove lakuriçe do te na parathote shume gjera lidhur me t'ardhmen e marredhenieve politike tirane-vashington. kshu qe te presim.

per te tjerat, berisha eshte i padurueshem. ndjekja e nje interviste me te, apo edhe e nje debati, duhet te futet tek sprovat superiore te durimit te individit.

Ladies and Gentelman

Lefty is back! smiley

ky eshte back....., po ai ''pedro'' nga humbi??smiley

Ku e di un i shkreti! Ka rrezik ene ai verdalle osht, dro vjen dro s´vjen, njisoj si treni per Kavoj. smiley

 Përshëndetje Lefteria ! Më bëhet qejfi që je mes peshqve !

Une ndoqa vetem 5 minuta sepse e kam Opinionin si laxativ. Gjate atyre 5 minutave Berisha po fliste per moshen e pensionit. Ai  tha qe nese "antioksidantet do jene aq efektive sa c'mendohet, atehere njerezit me siguri do jetojne mbi 100 vjet". Prandaj ai po i del perpara kesaj mrekullie duke ngritur moshen e pensionit per shqiptaret. 2 shkarkime WC-je later, rashe ne gjume si qingj.

smiley  Me verte e tha ate per antioksidantet?

gjemb, e tha dhe fytyra i rrezellinte nga kenaqesia. Dhe kur Fevzoja buzeqeshi me gjys ironie, Berisha e siguroi qe ai e dinte mire kete fakt gje sepse ishte mjek.

Mos ka ngaterruar viagren per antioksidant.

Qeka merzit znj Cavo? ! Per ke ...ndoshta si pa dashje lexojme se i ka shkare nje cilesim ...per k/ministrin e vendit tim ???? Nuk e paska kenaqur babasqapi ???

Moj zonja Zamira , po ai flet per trimat Bathoriste dhe ne teresi per nahijen Meziu ..se si e "ka raportue tek eproret ambsadorin"  se si "ne Kullen e tij nuk lejohet njeri te pipetije , (dashka me denoncue xeni , cfare jane keto gjyqe para familjes se bajraktarit )" ai e thote troc dhe hapur " e c'asht ky shtet me President e me Prokurorie qe dun me kuvendue jashte bajrakut tem " dhe meqe sipas fevziut "Ne na duhet te kemi nje Ushtri te Forte" ...njaj burr e ka thane trimerisht faqe hallkut " e cfare je tuj na kallzue ti per kapidanae gjenerala  ne Bajrak qe dun me fole per kolt e mi me shka i ushqej  "... dhe aq shume ka hingellitur Berisha per mezat qe e kane si idhull e kane vane kujen sa qe dhe vet Jozeficka ka pyte " kuku moj nane , kane ardhe ca bajloze e thone jena kablla e dum me mujte Birishen , e shka jane keta kablla " 

dhe keshtu e ca nga ca e nderuara Zamira  .... po ti ishe pak e lire ne mejtime  e te ruaje Linjen Berishiane te Intervistes e organizatorit paleshor tek Opinion, nuk do ta kishe mbyllur me ate rreshtin Mjerë ne që nuk kemi OPOZITË! ?????? Por do ta vazhdoje normalisht e logjikisht me

E c 'asht kjo Opozita ?? Do rob ja kam vrae , do rob i kam burgue . E ne bjrak tim kam kercenue se do shkul dhame e dhemall kush ngre krye . Kam dhe do rob ne shtyp qe i lejoj me leh se e menojn  Opoziten tuj bae llogje me parlament e tuj kerkue Shtet Ligjor me ndeshkue Gerdec e me më bllokue garde e automatike "

Si nuk hoqet dore nga dyzimi edhe kur Idioti ua ben MUUUUUUUUUUU para syve !? Si puna a e Lopes e mbush vedren me qumesht dhe ne fund i jep nje shqelm !

kjo me kenaq mua:

Fevziu: Por te ardhurat nga tatimet jane shume problematike kete vit, zoti Berisha!

Berisha: Jo shume problematike!

Fevziu: Po problematike atehere!

Berisha: Jo problematike!

smiley

 

  Mjerë ne që nuk kemi OPOZITË!

Pse moj zonjë kush të pengon të bësh opozitë ? Dmth  e ka fajin opozita që Berisha është për "ti qarë hallin "( :smiley &nbspsmiley e të Bën të thuash si më poshtë .

, më bën të besoj se gabimet që do të bëjë në kursin politik, do të jenë të mëdha e të dhimbshme për shqiptarët. 

Sipas  teje po të kishim opozitë ; ndoshta ti mendon ndonjë opozitë me tanke e mitraloza e me vullnetarë internacionalistë që luftojnë për demokracinë e shtetin e së drejtës ;Berisha do ishte një politikan e kryeministër i përgjegjshëm dhe kështu s'do bëhej për " ti qarë hallin"

Ke marrë pjesë ndonjëherë në demonstratate opozitës vullnetarisht ?

"Mjere ne qe nuk kemi popull ne ate vend por bageti" duhet te shtonte zonja....

 Bageti me fytyr njeriu?

Bariu eshte Berisha ,qe e con "kopene "te kullose , ku i do .......

Filloi telenovela?....  smiley

 

kjo do jete dele "blloku".smiley

rolling on the floor

Dele "trendi" ne kerkim te "fashion revolution"..... smiley

Së fundmi: z. Berisha ishte për të qarë hallin. Ai vërtet nuk po di më çfarë kursi të ndjekë...

 ...sa te jete Rama ne krye te PS-se ,Berisha nuk do kete nevoje te ndryshoje  kursin e deri tanishem sepse nuk i ka dale keq deri tash.Edhe sikur PS-ja aksidentalisht ta ndryshoje liderin e saj ne kongresin e ardhshem,perseri Berisha duke qene  gjithmone nje hap para kundershtareve e ka gati per veprim planin perkates.

prandaj, "those who know how to think need no teachers".

Problemi juaj kryesor eshte qe besoni qe berisha eshte gjeni, njesoj si koqet qe njehere e njekohe ngeleshin gojehapur nga fjalite e gjata idiote te nanos. Ngaqe nuk I kuptonin ju dukeshin si te zgjuara.

Djalosh, ska rendesi ca besojne njerezit. Faktet flasin qe Vici i dolit i ka rrotullu dhe i ka fut nen sqetull gjithe ujqerit socialiste. Delen Rama e hodhi me nje shkelm te lehte, njesoj si nje kone te vogel. Pra ky ujk ballkanas nuk eshte aq naiv dhe budalla sac kujtoni ju. Ka 20 vjet ne politike ai robi. Ti u rrite u poqe, hyre te peshku dhe Sala ketu ka qene e ketu do jete sa te kete budallenj qe e nenvleresojne ose bejne sikur.

Te marresh nga ana jote legene qe vijne per te ndare placken e vjedhshme sepse jane te sigurte qe do I lene te vjedhin sepse perndryshe nuk do vjedhesh dot as vete ... mua me duket goxha larg perkufizimit te inteligjences. Gjithsesi ju mund te keni standartet tuaja per inteligjencen dhe vjedhjen, une nuk jam Baba Carlo

Sipas logjikes tende, ai tjetri qe u shqy tu vjedh 11 vjet ne bashki, e prape serdhi dot ne pushtet duhet me i thene fjalen e urte: Eshte me fat, seshte me inat.

nuk ka ujqer budallenj. Por ka vetem ujqer grabitqare. Nese bariu eshte i bute, ujku do tia haje gjithmone delet. Por nga eksperienca e njerezimit deri me sot, asnje qenje njerezore e ndergjegjeshme nuk eshte bere me ujkun. Me ujkun bashkohen vetem ujqer te tjere si dhe ulkonjat.

kam koh qe nuk e ndjek opidiotin  lavazh truri i gjalle, bej noj perjashtim kur jane fushatat elektorale me shpresen se shoh alternativa qe shfaqen nga te dy palet po dhe kjo shprese eshte diku mes 0% up to 1%

Literally, si thote ajo shpreja : Merrni malet!     smiley   smiley


Berisha:Miresevin ne vendin me te larte ne Evrope

Sot në Tiranë ka nisur Kampionati Botëror i Vrapimit në Mal, një aktivitet që prej ditësh po lancohet në media si një iniciativë nën kujdesin e kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit ka hapur aktivitetin, duke e cilësuar atë një ngjarje të madhe për turizmin e sportin. Berisha tha se Shqipëria është një vend me dyfishin e lartësisë mesatare të Europës. “Kjo është një ngjarje e madhe për sportin shqiptar, është një ngjarje e madhe për turizmin malor shqiptar. Është një ngjarje e madhe për vendin e kombin, ndaj ju uroj dhe njëherë mirëseardhjen tonë më të përzemërt. Ju zhvilloni kampionatin në një vend i cili qëndron në krye të Evropës për lartësinë e tij mesatare. Shqipëria ka lartësinë mesatare më të madhe në këtë kontinent, ajo ka dyfishin e lartësisë mesatare të Evropës, është vendi më malor i saj”, tha Berisha. Kryeministri deklaroi se një kampionat i tillë do nxisë të huajt, por edhe shqiptarët, për të njohur vendin e tyre.

LINK

nuk e di i vure re pjesemarresit me "freskuse" letre ne dore .. taman ceremoni dinjitoze , plus perkthysi qe nuk arrinte te perkthente frazat idiote , plus kryministri qe harroi se ne irane zyrtari duhet te flase Shqip e  ne nje moment te dyte filloi anglisht .. ca me than  whatever  

Une nuk mund te gjej nje vije llogjike ne deklaratat e kesaj krijese te cekulibruar...Ketij ka kohe qe kosherja i ka ngelur se bletet kane fluturuar por me duket se dhe ato 3milione koshere te tjera kane kohe qe jane zbrazur...

Ata te tjeret le te bejne fresk po te mos harrojne se thjesht po i fryjne flakeve ne te cilet jane perfshire koke e kembe...

Jo mer jo, e ka thon me vertet ket gjo apo osht nonji rreng i Bazes ky, per ta diskreditu mo teper Berishen? smiley

Ka me per te diskredituara ajo krijese?..I eshte bere lekura sholle derri nga skandalet smiley

Miresevin ne vendin me te larte ne Evrope

 

 te thuash vendin me te larte, ndryshon nga vendin me malor ......

Shqipëria ka lartësinë mesatare më të madhe në këtë kontinent,

 

Po lartesine minimale me te vogel ne Evrope kush e ka ?

Po lartesine maximale  kush e ka ?smiley

Berishe ,mos u hallakat shume me punet e te tjereve ,se po harron te tuat.smiley

 

Shkrim goxha i mire.  Duhet marre si shembull se si behet kritika ndaj Berishes.

 Pese kabllograme te felliqura edhe filloi kompleksi PC i inferioritetit me "kulisa ballkanike primitive politike" dhe "diplomaci publike, të hapur, serioze dhe mjaft vlerësuese për punonjësit e vet!"

Shkoni re pirdhuni se s'keni pse i sillni gjithe plerat mediatike te ekzaltuara nga vemendja ne vemendje.

Zamire...!Ke thene shume pake dhe me te parendesishmet..

  Ky qeverises po e mbyll karieren e vet,  ne menyren me te shemtuar.Batakçi ne cilendofjale qe  leshon, sepse nuk e ka per hiçgje  ta mohoje, pa u skurqur, gje qe nje politikan e varros para tere opinionit.Ja ka arritur.

  Megalloman, sepse i duket  vehtja  kopetent ne ciendo fushe duke  e katandisur vehten ne paraqitje publike, me gafa qe do te  mbahet  mend  gati me Haxhi  Plasen.

  Demagog, ku ne çdo  mbledhje qeverrie  servir llafe"Bomba", per  zhvillime madhjeshtore, superfuqi, sipas tij, vedi  me i mjere i   evropes(edhe pse eshte  ai qe e shqeverrisi) ne  energji  atomike, ne.. ne bume energjie prej kacunareve e  perrenjve... qe rrjedhin si kane pikuar e  rrjedhur qe kur ka lindur ky e gjer sa e degjojne valet e ujevarave mermerimen bubullimave te tij, me...  rritjet ekonomike  dy  shifrore te  ritmeve te ekonomise qe nuk prodhon as gozhden  per patkonj e as  kposen me bri kau... per te lejtur kalamanet,  dhe  si t`i kene qene te gjitha keto por... te  ketij,   programe madheshtor, per jeten e ardhme te gjithe shqiptareve, ngopkedo me lugen e drunjte  krejt bosh.Edhe pse  ne shume raste eshte  vendosur, per probleme rutine te  shtetit.

 Bombastik i neveritshem.Perdor fjale "ngjarje e madhe" dhe "lartesia e madhe", "dyfish e madhe", "madheshti", "te paret  ne kontinent", "ne galaktike",ne... kur nuk ka as formimin  intelektual, per sa flet dhe per  me teper as  konceptin e lartesise si dinjitet dhe  personalitet, nga ku  intelektuali  inspiron duke mesuar.Nuk eshte faji i tij.Problematika e rritjes si  femije, pa femijeri dhe  geni shpellar  i mentalitetit te marre, aty  i shpie te tillet kur  marrin pozite te larte.Te tillet, ne fund te jetes se tyre, perfundojne ne genjeshtare te  jashtzakonshem, kur nuk kane arritur te marrosen fare.Ne kete faze e kemi efendine..

I kriminalizuar  ne gjuhe  dhe  gjithe artikulimet eme ze dhe te  dukshme.Mbizoterojne ne fjalorin e perdorshme prej  tij  fjalet:krim, kriminel, badite, fytyre kepuce,..I mungojne thuajse krejt fjalet miresi, femije, meme, moter, vella, njerezi, dashuri, prind..

Urren ne pakufi gjitheçka dhe mu  per kete  dyshon ne gjitheçka, gje qe e ka bere te jete hileqar i rralle dhe tek jo veti miklohet,  duke ndjere kenaqesine  kur varros me kombinacione,  kundershtaret dhe ish koleget  qe i ve nden dyshim.

   Mirpo  keto jane shume pake, ndersa ai urren ne pakufi "konceptin e Lirise ".Liria e garantuar me ligj  ne menyre te  barabarte per  te gjithe, gje e cila ika rrenjet  tek koncepti i lashte i  (isonomia), qe  synon te perjashtoje mundesine e tiranise personit, liderit, prijesit, eshte nje  armik i tij ne  fakt dhe nuk perben per te asnje hipoteze te vleresushme, se paku per  aparencen e drejtimit, duke  ekonceptuar rendin e gjerave jashte çdo parimi moral.

Teorizimet e rendomta politike,  por dhene ashtu  nje shfaqje  te demokratizimit totalitar, si optike e vet,  e shef shtetin qe ai qeverris,vetem nga pikpamja e legjitimitetit, duke  na dhene nje  numur pafund pikash te  perbashketa me regjimin e permbysur.

I  vemburrur ne gjitheçka  e ben keq dhe  ne te gjitha sa nuk u qaset fare, e mendon "shumicen ", jo  thjesht  si  shumice e atyre  qe kane shprehur vullnetin ne zgjedhje, por lodhet ti  japi asaj  "shumice" rolin e vet  Kombit,me te cilin shteti  lidhet jo thjesht ne  saje te  mandatit te zgjedhjeve,por, gje qe e menoj si  shume me te rendesishme, krejt ndryshe nga mendimi i tij, pasi AI i jepet   asaj veriges mistike,  qe e kraheson me thelbin  kolektiv te Kombit,me gjenine Kombetare, me  ...rrenjosur qe   dikur, ideja e "proletariatit mistik".Ajo ..pars pro toto-ja e shoqerise socialiste.Kur si e konceptoj une, dhe besoj tere intelektualet normale, Shteti kerkon legjitimitetin, qe buron nga shprehja e vullnetit te popullit..

Dhe me tej, gjithkush qe i dhimset stuata  te cilen perjeton ky vend, prej bemave te ketij  njeriu,  mund te  vazhdoje me plot referime krejt negative te  kesaj  figure, pa qene hiç "i frikesuar  " se mundet te gaboje.Ndaj sa ka thene kjo Zamira jane ku e ku me sa na  dhembin neve, te  gjitha bemat e tij

  Dikur, jam munduar  te kontriboja, qe ky njeri, te  cilit rasti  i ofroi shansin e rralle,  te behej njeriu  i mire i ketij vendi, per faje te tij dhe domozdo te  formimit te tij, eshte kthyer  tanime ne i  pandreqshem por kjo  do te  ishte shume pake  per  ne te  gjithe, sikur te mos  ishte kthyer ne gjememadhi, si askush,  ne tere historine e i ketij vendi.  

 

 

Artikulli me pelqeu, kish ngritur pyetje dhe argumente te drejta.  

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).