Teksa ecën teposhtë rrugëve të ”Bllokut”, zona më moderne  e Tiranës, të lind dyshimi nëse je vërtet në një vend në zhvillim. Makinat e shtrenjta dhe veshjet e modës janë të rrejshme për syrin në fillim – por po ti shohësh nga afër kupton që nuk jnaë aq të shtrenjta, më shumë sesa farfuritëse e pompoze. Ndërsa moda ndjek trendet dhe stilet perëndimore, përshtatja e tyre në vend është interesante. Gratë menaxhere apo profesionale në Perëndim zakonisht priren drejt elegancës “casual” dhe praktike, por femrat shqiptare duket se e kanë humbur nga sytë veshjen praktike, aq sa shpesh i sheh duke ecur me taka stiletto në kalldrëmin e thyer të Sheshit Skënderbej apo përgjatë trotuareve me gropa të qytetit të tyre. Për gruan e re mesatare moda e përgjithshme konsiderohet ajo e kategorisë së klubeve të natës së e Hollivudit, ndërkohë që të rinjtë zgjedhin xhinse (mesatarisht i veshin  një numër më të vogël se i tyri) dhe t-shirt të ngjitur pas trupit.

Megjithatë, në qytetet e vogla të periferisë ka një përzierje interesante të veshjeve të vjetra tradicionale me stilet e modës së fundit. Kjo ndodh zakonisht për shkak të boshllëqeve që ekzistojnë mes brezave, ku të vjetrit e një brezi janë mbërthyer pas traditës, ndërsa të rinjtë përpiqen të ndjekin modën “perëndimore” sa më shumë që të jetë e mundur (brenda kufijve zakonisht striktë të buxhetit të tyre). E veshura mirë perceptohet si një shenjë e pasurisë, e kundërta me periudhën komuniste, kur shumica e njerëzve kishin vetëm pak veshje të cilat i mbanin për vite me rradhë. Tani shumë njerëz harxhojnë një sasi të mirë të parave për rroba në përpjekjet e tyre për të ndjekur një mënyrë jetese perëndimore.

 

Nëse je shofere, të trajtojnë si “down” në timon… sepse je femër!

Në lokale, femrat veç, meshkujt veç. Femrat bëjnë thashetheme e flasin për flokët, meshkujt për gjëra “të rëndësishme” si politika!

“…Në një shoqëri patriarkale si Shqipëria, gratë janë të drejtuara në jetën shtëpiake ose në sferën private, ku ka shumë pak hapësirë për veten e tyre, ndërsa meshkujt janë të drejtuar në jetën publike. Si rezultat, marrëdhëniet ndërmjet femrave dhe meshkujve, dhe më vonë edhe në mes të njerëzve të të njëjtit seks, janë të ndërtuara në parimin e fitim-humbje ose të pushtuesit dhe të pushtuarit.

Pjesëmarrja e grave në sferën publike është disi e limituar për shkak të seksualitetit të tyre. Shembuj të tillë mund të gjenden kudo. Nëse je shofere femër të kujtojnë të paktën një herë në ditë për aftësitë e tua të kufizuara si shofere. Në tavolinat e bareve brenda vendeve të punës “ndahen” në bazë të seksit pasi meshkujt ulen dhe flasin për çështje të “rëndësishme” politike dhe ekonomike ndërsa femrat flasin për veshjet, flokët dhe tualetin, dhe bëjnë thashetheme për të tjerët.

Për më tepër të jetuarit vetëm nëse prindërit e tu jetojnë në të njëjtin qytet mund të konsiderohet si e çuditshme dhe si e papërshtatshme. Shumë qiradhënës shpesh pyesin nëse keni marrëdhënie të mira me familjen, pasi ata nuk e kuptojnë pse do të donte një vajzë e re të jetonte vetëm. Gjinia bëhet ngjitësi që mban bashkë shumicën ndërveprimeve njerëzore në jetët tona të përditshme.

Një aspekt që në përgjithësi neglizhohet në Kodin e ri Elektoral është një sistem kuote për kandidatet femra, i cili synon të përmirësojë pjesëmarrjen e grave në politikë dhe përfaqësimin e tyre në parlament. Fatkeqësisht, ky sistem kuote për kandidatet femra është më shumë një ngjitës mbi plagë sesa një kurë.

Megjithëse mund të gjejmë shumë “zgjidhje-leukoplastë” për problemet e shkaktuara nga sistemi i fortë patriarkal i Shqipërisë, ato nuk do të japin një zgjidhje afatgjatë dhe të qëndrueshme për shumë femra shqiptare në jetën e tyre të përditshme. Si pasojë, ato do të dështojnë…”

 

LAJME këqija në TVSH

Në të njëjtin kabllogram javor të 24-30 majit, 2008 mbi mediat, ambasada i kushton një kutiçkë të vogël TVSh-së, që në fakt ha më shumë sesa një “kutiçkë” të buxhetit.
 

TVSH, televizioni publik i Shqipërisë ka kaluar nën administrim të ri pas shkarkimit të ish-Drejtorit të vet, Lutfi Dervishi
Drejtori në fillim të këtij muaji. Stacioni mbahet për mungesë të teknologjisë moderne apo personelit të strukturuar, dhe është parë si një zëdhënës gazetaresk i Qeverisë. (Shënim: Ky nuk është i vetmi “lojtar” në qytet - Shqipëria ka dhjetra stacione televizive që paraqesin pikëpamje të ndryshme.) Nën Dervishin, programimi u bë disi më i balancuar nga plotësisht i fokusuar krah qeverisë që ishte, një ndryshim i mirëpritur nga shikuesit, duke u përqendruar më pak në pasqyrimin e aktiviteteve të qeverisë dhe më shumë në çështje të tilla si pasojat sociale dhe politike të shpërthimit të fabrikës së municioneve në Gërdec më 15 mars. Ndërsa audienca është rritur gjatë mandatit të Dervishit, ai filloi të marrë telefonata nga ministrat e qeverisë shqiptare që ankoheshin për mbulim të pafavorshëm. Përgjigja e Dervishit: ”Lajmet janë realiste.”

 

 

Kabllogrami me pullë të kuqe

Në kabllogramin me titullin “Ngritja dhe rënia e një grabitqari seksual” Ambasada i kushtoi vëmendje çështjes Pango.

Pasi bën një hyrje të “predatorit”, ajo bën dhe një prognozë se çfarë do të ndodhë, duke qenë mjaft e saktë….

Ai ka qenë Dekani i Fakultetit të Shkencave Sociale në të kaluarën dhe  profesor për shumë vjet, ku ai detyroi anëtarë të Fakultetit dhe studentë të tij për të punuar për fushatën e tij politike në vitin 2005, vit në të cilin ai
botoi librin e tij të trashë mbi psikologjinë, duke  e kopjuar atë nga një libër tjetër (plagjiaturë) e ku ai përdori nxënësit për të bërë përkthimin nga gjuha angleze (…)  dhe kishte një reputacion për agresione seksuale të paftuara ndaj studenteve femra (…)

… Pas gjithë sa është thënë dhe bërë, Pango vazhdon të jetë deputet i Parlamenti dhe  është duke kërkuar për një punë tjetër.  Kur çudia e ngjarjes së tij të zbehet, ai ndoshta do të përfundojë duke punuar përsëri në një universitet, dhe do të qëndrojë i përfshirë në politikë, si shumë figura të ngjashme politike të “turpëruara” si ai e kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në Shqipëri …

 

 

16 Komente

per kete Pangon kane te drejte... ky maskara nuk duhet te figuroj me kurre ne administraten shqiptare.....  as si mesues fshati e lere me pastaj pedagog aq me teper pedagog apo politikan....  mirepo konstatimi i kabllogram(i)asit eshte me se i vertete:

 

… Pas gjithë sa është thënë dhe bërë, Pango vazhdon të jetë deputet i Parlamenti dhe  është duke kërkuar për një punë tjetër.  Kur çudia e ngjarjes së tij të zbehet, ai ndoshta do të përfundojë duke punuar përsëri në një universitet, dhe do të qëndrojë i përfshirë në politikë, si shumë figura të ngjashme politike të “turpëruara” si ai e kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë në Shqipëri …

 

 

p.s  sa ''voyeur'' paskan qene keta amerikanet mer, gati gati pervers..  i paskan qemtuar nga afer femrat e bllokut. taka, minifunde, etj.smiley.

imagjinoj ate burokratin e ''State Department'' ne Washington duke lexuar kabllogramin dhe ne te njejten kohe duke i rene ''mandolines'' me dore:.smiley.    ....-keto lajme te parendesishme me jep mua ti,  o MYRTO.smiley

Belul ,Pango nuk eshte i vetem ne llojin e tij ,mbase eshte me i keqi ,nuk e di .Ne cdo universitet  , ekziston nje a me shume pedagoge te  tille. Kam pas nje shoqe ,qe pati nje rast "presioni" nga nje pedagog i tille ,qe ne rast se nuk shkonte me te ,nuk do e kalonte ne lenden e tij. Qe ta mendosh ,qe ajo jo vetem qe ishte studente qe studionte,por ai jepte nje lende te dores se dyte. Me ka lene shume shije te hidhur ai rast. Shoqja ime ngaqe e ndiente veten te pambrojtur a si ,nuk e morrem vesh ,se qe tip i mbyllur dhe e ka vuajtur shume ate periudhe ...pavaresisht se ne te tjerat ngaqe ishim ne vitin e fundit dhe vetem diploma na kish ngele ,morrem guximin ta denonconim te rektori ,por ajo nuk na la .

Kushedi sa studente ka marre ne "qafe"ai ndyrresire ,qe ishte aq njeri i felliqur sa arrinte te shante gruan dhe femijet para studenteve......Nuk kam pyetur me per te,se jam larg  ,por uroj qe te jete shkarkuar dhe t'i jet heq e drejta e mesimedhenies.

squarepusher... e mbaj mend kete lajm. bile kam komentuar te ky postim dhe sic e shikon mbetem konsekuent ne mendimin tim  per cka kam thene per kete Pango ndyresiren... mirepo per fat te keq, ky eshte realiteti i hidhur ne ate vend... nese i kish mbetur nje fije cipe, vet Pango nuk duhet te pranonte me post publik.   mirepo cte thuash, (sic jep edhe Venusi nje shembull ketu me siper) keta jane bere te eger fare... nuk njohin me asnje lloj vlere ,moral....  u duket cdo gje normale.

Pjesëmarrja e grave në sferën publike është disi e limituar për shkak të seksualitetit të tyre. 

rolling on the floor

etj, etj

big grin

s'kane faj e pe c'ndodhi me "shamikuqen" ?call me vu sms-et  dhe telefonataton the phone.

 

 

 

haha, po pra seksualiteti e mori ne qafe shamikuqen, po t'kishte thene qe eshte lesbishe e kishte mbyll muhabetin menjehere edhe Mzatit big grin do ia kish blloku aspiratat erotike 

 

Withersi i gjore paska pare kushedi sa enderra duke bere seks kafsheror me ndonje femer blloku me stileto, poshte koqeve te kalit te Skenderbeut smiley

femrat shqiptare duket se e kanë humbur nga sytë veshjen praktike, aq sa shpesh i sheh duke ecur me taka stiletto në kalldrëmin e thyer të Sheshit Skënderbej apo përgjatë trotuareve me gropa të qytetit të tyre.

Po qe eshte e vertete se shume femra ne Tirane shkojne te blene buken ne dyqan te veshura si per ne club eshte, per kete s'kane faj fantazite e ambasadorit smiley

Gratë menaxhere apo profesionale në Perëndim zakonisht priren drejt elegancës “casual” dhe praktike, por femrat shqiptare duket se e kanë humbur nga sytë veshjen praktike, aq sa shpesh i sheh duke ecur me taka stiletto në kalldrëmin e thyer të Sheshit Skënderbej apo përgjatë trotuareve me gropa të qytetit të tyre. 

 Na cane derrasat keta me kete punen e veshjes. Se vishen ca perendimore si dordolece, duhet te vishen dhe gocat e jona. Vazhdoni goca me stilin mesdhetar, mos na u beni si ato lopat e shemtuara te vendeve veriore. 

"Vazhdoni goca me stilin mesdhetar,"

stili me taka qenka edhe mesdhetar dmth!!!!???!!!!!!!!!??!!!!!

 taka e larte i jep trupit te femres formen me te bukur se cdo lloj rrobeje tjeter. 

po, mesdhetare jane. Stilettot i kane shpikur italianet dhe francezet, si dhe cdo lloj rrobeje tjeter qe ia vlen.

Ne fillim kishte qypa qe thoshin "iiii, taka te larta", pastaj i veshi gjithe bota dhe s'u ndien me. 

“Ngritja dhe rënia e një grabitqari seksual”

Po shkëlqimi? smiley

 

Për inat të kabllorëve, ambasadorëve dhe perëndimorëve:

me thene te drejten .. eshte e vertete ajo qe pershkruan kabllogrami megjithese me duket pak si teper absolutist.. tani mu kujtua nje takim pune qe kisha me "koken e sektorit te komunikimeve" te nje prej bankave me te forta ktej .. pertej lukut aspak serioz apo business like .. makijazhi ishte teper i theksuar per oren 9 am lere pastaj ajo sjellja " Un jam princess " me la taman gojehapur..  kur intervistova CEO-n thjeshtesia ishte kryefjale  ..por patjeter ai ishte i huaj

 ca thon kto, po ne biznes duhet ti tregosh gjithmone allatet asetet 

qe veshja ne memdhe te ben pershtypje e paska vertetuar dhe vidhsi qe nuk eshte lodhur e ka derguar kabllogram `posaqrisht` per ate pune.

po ky duhet te kete qene nga fillimi i mandatit te vidhsit,se pastaj do i jene mesuar syte te vafrit 

smiley

Kjo tregon se dipllomatet amerikane, paskan qene te detyruar te raportonin per gjithshka. Si duket, departamenti i ministrise se Jashteme, u varka (jep llogari) tek CIA smiley 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).