TIRANË - Taci Oil sponsorizon klubin italian të futbollit Milan për këtë sezon. 

Marrëveshja është firmosur për sezonin 2011-2012, ndërsa për këtë marrëveshje është nevojitur ndërhyrja e kompanisë këshilluese të klubit të mirenjohur, Infront.

Marrëveshja është zyrtarizuar në zyrat e klubit italian në praninë e Adriano Gallianit, zëvëndës president i klubit, Rezart Taçit, president i Taçi Oil dhe Marko Bogarelli, presidenti i kompanisë këshilluese Infront. 

President i Taci Oil, Rezart Taci është shprehur i nderuar për këtë sfidë.

“Ekipi i Milanit përfaqëson edhe familjen e tij, një simbol të forcës, vendosmërisë dhe suksesit . E dua futbollin Italian që për mua është më i miri në botë”,- është shprehur presidenti i Taci Oil, Rezart Taci.


(e.m/NEWs24/BalkanWeb)  

 

Una firma con il cuore 

MILAN-TACI OIL IN VIA TURATI: FIRMA DEL CONTRATTO, CONFERENZA SULL ` ACCORDO (PHOTO ALBUM)

 

5 Komente

 Do ishte me mire sikur t ekishte dhe vazhdimesi me ekipet shqiptare si sponsorizues

sa ''melona'' do ti kushtoi Taçit ky sezon, di gje?

mire, e kuptoj qe ky po kerkon te promovohet Itali... po a ka biznes(e) ne Itali Taçi?

 ..po jo more, tani i erdhi radha per te paguar haraçin e tij, padronit......pse me te vertete kkujtoni ju, se e vetja eshte tere ajo kompani....????? Ku u bo ky nje cope kamarier, te kete aq njohje, aftesi e aq me teper aq kapital, sa te zoteroje 40-50% te tregut te karburanteve, per 3, 4 vjet?

S'e ke keq.

 thashethemet thone qe eshte ortak me berlusken ne ca gjera, pastron para te berluskes

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).