Shqipëria këtë vit është mikpritëse e një evenimenti me përmasa galaktike-siameze : Zhvillohet Kampionati Botëror i Vrapimit në Mal nën kujdesin e vecantë dhe personal të vetë kryevrapuesit Sali Berisha.

Shqiptarët, të cilët jeta e mrekullueshme i ka bërë tja fusin vrapit nga vendi i tyre, tashme që qeveria dhe miqtë e tyre zaptuan qytetet, fshatrat, fushat dhe kodrat, u kane mbetur vetem të marrin malet. Madje edhe me vrap.

Kjo ka qenë shkëndija që nxiti kryerekordmenin siamez vetë Sal Berishën të jetë kumbari i këtij sporti të vecantë, kaq të shumëpritur nga shqiptarët, vrapi nëpër male.

Nga viti i madhërishëm 2005 e këtej, sportin e vrapit nëpër male e kanë praktikuar vetëm mafiozët, kusarët dhe zemunarët të cilët përpiqeshin ti iknin dorës së hekurt të kryeanti-korruptuesit Berisha.

Ky kampionat i ka akorduar kryeministrit Sali Berisha një medalje ari mbi 90 karatsh për supostin dmth suportin që i jep qeveria sportit shqiptar.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast kryeministri Sal tha kjo medalje ishte prova që njeriu nuk plaket kurrë por mund të vrapojë edhe maleve.

“I bëj thirrje pensionistëve që nga Viena e deri në Shqipëri, të vrapojnë maleve dhe ti bëjnë ato pjellore si fushat” tha kryeministri Sal duke shtuar se ai kishte hyrë në historinë e Shqipërisë si Bip Bip i parë shqiptar.

6 Komente

hahahahahahahahahahahhahhahah smiley      smiley        smiley

Shqiptarët, të cilët jeta e mrekullueshme i ka bërë tja fusin vrapit nga vendi i tyre, tashme që qeveria dhe miqtë e tyre zaptuan qytetet, fshatrat, fushat dhe kodrat, u kane mbetur vetem të marrin malet. Madje edhe me vrap.

shume mire qe do merrni malet, ide e shkelqyer!   keni nevoje per pak ajer te paster  atje...,   se jeni bere byth me byth, sidomos ne Tirane, i keni zene frymen njeri-tjetrit.smiley

Filozofia e re? : Te pakten ky i c'ekulibruar ju tha nje te vertete te hidhur shqiptareve

"Sju ka ngelur gje tjeter vecse te merrni malet"..

5* per Berishen kesaj radhe nga ana ime... (PS: Hera e pare qe i jap 5* te c'ekulibruarit smiley)

 Thoni cfare te doni ju per Berishen, atij nuk i ndjen fare!  Keni ndonje variant tjeter "sulmi" ju ?!

Sulmi qe mund ti benin andej, mund te ishte vetem ndonje proteste ne natyre e "mushkonjave dhe mizave te malit"...Delet ne anen tjeter kullosin ndonje tufe bar dhe blegerijne ne kor. Cilesia e barit eshte teper e larte(nga me i miri ne bote), Eshte me eliksir dhe antioksidant jetegjatesie "thuhet". smiley ....Tjeter?...Hmmm....Te shohim keta vellezerit e Amerikes, se c'mund te bejne me daten 19

Ky eshte i pari ne ngjitje apo ne zbritje(rrokullisje)?smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).