E përditshmja britanike “The Sun” publikoi një speciale në lidhje me nivelin e shkollave në Britaninë e Madhe. Mes deklaratës së Kryeministrit britanik Deivid Kamerun për ndërhyrje urgjente në sistemin arsimor është trajtuar historia e një çifti që kanë vendosur që edukimin arsimor të djalit të tyre t`ia besojnë Shqipërisë.

Britanikja Xhuliet dhe bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare Petrit Muça, pasi kanë parë që djali i tyre Aleksi 6 vjeç nuk mësoi dot të lexonte për një vit rresht në shkollën e Londrës, vendosën ta regjistrojnë atë në një shkollë në Shqipëri.

Ata treguan historinë e tyre për “The Sun” pas klasifikimit që ju bë sistemit arsimor nga Forumi Ekonomik Botëror, ku Britania ishte në vendin e 43 dhe ishte renditur pas Shqipërisë.

“Nuk u çudita nga raporti. Laburistët krijuan një sistem të tillë që të gjithë nxënësit të marrin nota të mira. Kjo u heq atyre çdo dëshirë konkurence apo dhe përmirësimi”, thotë Xhulieta.

Në fakt ashtu si Xhulieta një pjesë e madhe e britanikëve janë të shqetësuar nga sistemi arsimor i cili fokusohet më shumë në kreativitetin e fëmijëve duke ju hequr kështu përparësinë shkencave, matematikës dhe leximit.

Çifti pavarësisht se jeton në Britani vendosi që të sjellë djalin e tyre të studioj në Shqipëri dhe të jetojë me prindërit e Petritit. “Kjo është një sakrificë shumë e madhe, por gjithçka po e bëjmë për të mirën e tij”, thote Xhulieta.

61 Komente

jalla, e paskan zgjidhur keta...

Aleksi 6 vjeç nuk mësoi dot të lexonte për një vit rresht në shkollën e Londrës, vendosën ta regjistrojnë atë në një shkollë në Shqipëri.

mesiguri i ati e testonte te birin me ndonje site ne gjuhen shqipe dhe sigurish qe i biri nuk mund te lexonte shqip se atje ne angli mesohet anglishtja.  Lol

Sheme, ky cifti ka ndyqan ne Sunderland dhe femijen e dergojne ne shkolle ne Londer...

Sunderland-Londer = 300milje / 480km

p.s shkolla eshte ne sunderland, por kta te shekullit i kane rene shkurt, ose marrin shembullin e The Sun, edhe na genjejne edhe do i genjejme.. smiley

Kshu si kallep nuk je keq ti Xhulieta por nga truri qenke keqe. I shkreti burre...  smiley

P.s. The Sun kishte shtuar qe keta do paguajne 1.500 paund per shkollen ne Shqiperi....   smiley   smiley  

Sma ha mendja se kjo do jete arsyeja qe e kane derguar djalin e tyre ne Shqiperi.. kushedi ka ne mend cifti te punoje nga 12 ore dhe skane kohe per djalin e tyre, prandaj e kane nisur ne shqiperi.. smiley

e mo shume mire ka bere se djali meson shqipen.sa per anglishten do ta beje sala gjuhe te 2-te zyrtare.BECAUSE,,,,

Në fakt ashtu si Xhulieta një pjesë e madhe e britanikëve janë të shqetësuar nga sistemi arsimor i cili fokusohet më shumë në kreativitetin e fëmijëve duke ju hequr kështu përparësinë shkencave, matematikës dhe leximit

 

Nuk e di ne Angli,por femijet shqiptare kur ikin ne Greqi ,jane me te mire se shoket e tyre greke..pastaj jane arsye te tjera ato,qe ndikojne ne renien e tyre.

 

 

 Po grekët janë budallenj s'din mir as greqisht .Po mund të jetë një në 10000 nxënës dhe hop bëhet rregull i përgjithshëm.A ke ndonjë shifër sa shqiptarë kanë mbaruar unif dhe në % me greqërit del muhabeti .Vetmburrje boshe. Kush mëson del mirë me mësime  ne nuk shquhemi për shoqëri me vullnet të madh. Ne s'kemi shkolla e ambjente për mësim lene ma spër çer  sistemi arsimor programe apo nivele përgatitje .Apo vetëm 4-5 shkolla për rreth dhe ky është arsimi . 

prizren,nuk kam shifra ,por kjo ceshtje eshte debatuar gjate ne shume emisione greke,qe pse nxenesit shqiptar ishin shume te mire krahasuar me greket kur vinin ne shkollat greke...dhe perfundimi dilte te programi i avancuar dhe i veshtire ,qe behet ketej ,ne krahasim me programin grek.

Venus,  nuk di për televizione mund të jen dhe politika shtetrore për intergrimin e mirparaqitjen e shqiptarve atje .Në kto fusha flitet me statistika as un s'kam shifra por jam i bindur se në % shqiptar me shkoll(rezultate të mira po quaj mbarimin e unif )/nr pergjithsh i nxësve shqiptar, është shumë më i vogël se, greg me shkoll(apo rezultate të mira )/ mbi numrin e përgj nxënsve  grekë 

 tani, qe te mbarosh shkollen apo universitetin pervecse trurit te duhen edhe parate? 

apo nuk eshte keshtu? tani ca te bejne te shkretet femije, edhe pse te zgjuar, qe familja e tyre nuk u paguan dot shkollimin e larte? pervecse nuk ua paguan, familja u kerkon edhe te punojne per te futur ndonje lek ne shtepi, apo i di emigrantet e greqise si ata te amerikes apo anglise... pune kraku bejne, (te pakten shumica)  smiley

ndaj mos fol per statistika se nuk mund ti perdoresh si argument per te treguar se sa femije shqiptar mbarojne arsimin e larte ne universitetet greke.

per ilustrim: ne itali, ku jam une, ne 190 studente te fakultetin tim 10 jane te huaje pra jo italine, 8 jane izraeliane dhe nje kongolez... nga keta 180 italianet 50 nuk e kane kaluar ende provimin e kimise(provim i nje viti me pare) ndersa nga te huajte e kane kaluar pothuajse te gjithe(s'kam kohe te bej llogaritje perqindjesh)...

tani dua te them, dhe mbeshtes isene se shkolla e mesme ne shqiperi eshte shume me e mire(e forte, sic thone ca) se ajo e italise apo greqise... 

nje gje tjeter, ne itali, provimet e pranimit(s'e jane me numer te mbyllur) per ne mjeksi odontoiatri dhe fakultete te ngjashme nga 80 pyetje 40 i kane nga kultura e pergjithshme, qe do te thote letersi dhe kulture italiane nje 10 nga matematika nje 10 biologji 10 fizike dhe 10 kimi... ka llogjike ketu qe per fakultete te tilla ti ti pyesesh nxenesit, studentet e ardhshem, nga letersia?

 Une kam vite qe them qe sistemi arsimor ne Shqiperi (per nga programi) eshte shum me perpara se sistemi i vendeve europiane dhe amerikane, mirpo kush me besoi, asnje. Disa me quanin, fanatik nacionalist, disa te çmendur, dhe si perfundim, doli se kisha te drejte. Une ju kam dhene mesuesve ketu te shkolles fillore, libra te shkolles fillore (8-vjeçare) shqiptare, dhe ata jane habitur me shpjegimin e ekuacioneve, thjeshtesine dhe bukurine e shpjegimit, menyren e shpjegimit, te atij lloji qe i ben nxenesit te gjejne kreativitetin dhe lidhjen ndermjet mesimeve. 

Besoj se librat atje ,jane vetem me figura pergjithesisht .smiley

Librat ketej jane te mire jo vetem per nxenesit ,por dhe per mesuesit.Te tjera gjera e demtojne sistemin arsimor ketej.

venusi, ne Shqiperi sistemi arsimor vuan nga disiplina, gje qe ne perendim e kane ne rregull, ndersa nga programi mesimor, perendimi fatkeqesisht, qendron pak me poshte se Shqiperia.  

 Nuk ësht e vërtet që programi mësimor në Shqipëri ndryshon apo është më i përparuar as para dhe as pas 90 .Para 90 kishim sistemin rus pas kemi sistemin perëndimor .Dhe pedagogjin e kemi marrë nga kta ne s'kemi asnjë shkenctar(apo shkoll)  në fushën e pedagogjisë apo mësimdhënies lene ma për programet mësimore që janë kopje e përkthyer e këtejshme (flas për shkencat ).Tek ne ndryshon kërkesa e llogarisë ndaj fëmijve në shtëpi dhe shkoll  për shtresa të caktuara .Shkollën e shohim hala si të vetmen dalje të sigurt për të pasur një jet të arrirë . 

 .

Venus këta këtu s'kanë libra fare , vetëm fotokopje me thelbin e asaj që ka spjeguar msuesi Librat kanë kohë që i kan heq nga qarkullimi.Besoj që nga koha e  "liberalizimit e demokratizimit "(apo revolucionarizimit tek ne ) Kam pa libra të vjetër dhe janë të një cilsie shumë të mirë flas për shkencat .Por mqns shkolla është falas besoj se librat kan qenë shpenzim i madh për shtetin dhe familjen . Problemi më i madh për mua këtu është koha e madhe që fëmijët (2,5-18vje&ccedilsmiley kalojnë në shkollë deri ora 4 mbasditde shto rrugtimin për shpi s'gel gja për detyra shtëpie , bile bile tani deri në të tretën fillore janë hequr detyrat e shpis.Pika më e dobët është  mungesa absolute e kërkesës llogaris në shkollë po dhe në familje deri diku ; pse nuk ke mësuar ,etj etj as që bëhet fjalë por, veç duhet të bësh më shumë përpjekje ,ti i ke mundësitë .Shkollat janë të lira për cilindo por ka shkolla që janë me emër të mir e shumë të mirë dhe shkolla më pak cilësore .(ska shumë rëndësi vendbanimi sidomos për të mesmen).Tekniket e profesionalet (këto të fundit shumë të mira për zanat) janë me emër jo të mirë e shkojnë ata që kanë vështërsi në lëndët bazë shkenca  ose gjuh-letërsi. sa për të shuajtur pak kërshërinë .Univ kanë kërkesa të larta dhe psh nga 600 veta në provimin e pranimit për inxhinjeri vetëm 100 pranohen .në mjeksi diferenca ka qenë më e madhe nga 1000- 2000 student deri 2008  vnë vit të parë kalonin në vit të dytë vetë 90-120 studentë me më shumë pik sipas (numur i përcaktuar nga shteti)

 

Ketu arsimi nis mire ne fillore .Me pas ne nivele te tjera ,fillon e degradon per shume arsye.Shkaku kryesor mbetet mungesa e investimeve per infrastrukturen , si brenda dhe jashte shkolles, investimet ne mjete dhe materiale mesimore ,sidomos ato bashkekohoret ,qe jashte s'jane problem per t'i patur,gjendja e veshtire ekonomike e familjeve ,e cila ndikon dpd ne moszhvllimin e shume projekteve mesimore qe kerkojne bashkepunimin e komunitetit.,metodika  e mesimedhenies ..etj

Programi i shkencave eshte me perpara por nga shkencat sociale shqiperia ka qene (nuk e di si eshte tani ) shume me prapa.Sistemi shkollor i atehereshem nuk pregatiste nxenesit nga ana emocionale, te folurit ne publik , aftesite debatuese, kerkuese,vetebesimin, te menduarit kritik etj.inteligjencen akademike (IQ) shqipot e kishin te larte  inteligjencen emocionale (EQ) e kishin te dobet.

eee, edhe une keshtu mendoj: Shqiperia ka sistem mire shkollor... sidomos ne teori jemi te papare..  ja,  shiko ketu te peshku... te gjitha i dime. politiken lokale dhe globale, diplomacine, makroekonomine,filozofine, artin, shkencat e natyres, kibernetiken etj, etj ..uje ne bisht te luges te japim.  vetem se ne praktike e 10sim pak muhabetin, kam pershtypjen.smiley

 :smiley

Belul ,kjo qendron.Andej arsimi eshte mjaft praktik.Te afteson per jeten.Ketej te meson dhe te le ne udhekryq .Dmth e thene me nje shembull banal :te tregon cfare vlerash ka nje vend dhe nuk te orienton apo te ndihmon ,si te vesh aty.smiley

po pra.   mbaj mend ne gjimnaz, pershembull, kemi bere kapituj te tere, te lodhshem ne matematike,  per numrat reale dhe ireale.... tani: kujt i kane hyre ne pune, ndonjehere ne jete, numrat real dhe ireal??smiley, pervec profesionisteve qe merren me matematike apo shkenca ekzakte natyrisht.

ndersa abetaren e kemi (pasur)   te papare... i mesoje germat kollaj fare. me  kujtohet germa 'sh' ne abetare:   Shabani sharron me sharre...smiley.  nuk mu shqit me germa sh nga mendja.smiley

ti do thuash ,qe zbori dhe puna prodhuese qene  me te  dobishme?smiley

Puna prodhuese nuk ka qene edhe aq kot pavaresisht se nuk e vleresonim.Ne amerike kam pare shkolla te mesme me torno e freza njesoj si bazat prodhuese qe kishim atehere ne shqiperi.Shume emigrante jane ndjere se sikur te kishin nje zanat si psh mekanik apo hidraulik do tu kishte hyre me shume ne pune se integralet qe mesonin ne shkolle te mesme.

Alba .ketu ka  shkolla profesionale ,por fatkeqesisht nxenesit qe jane dobet ne shkenca ,por dhe ne shoqeroret e marrin me inferioritet te ndjekurit e nje shkolle te tille dhe  mbarojne te mesmen e pergjithshme me shqelma ,e vene studiojne ne keto universitetet private ,qe jo vetem i presin me krahe hapur ,por mbarojne me nota te larta.

 

 Sharra bën shshsh .

3 gozhde!!smiley

Po kete ?

Tomor ,a ka bore ne oborr?

Po,Mimoza ,ka.smiley

 X x Xixëllonja bën xixa .

mir mir ... tani me te vertete na u mbush mendja qe shkollat inglize jane me te keqija se ne Shqiperi .. meqe kete e paska thene edhe Petritorja! smiley

me tej ... Sun eshte nje gazete pacavure (kushton 20 pence) qe lexohet me shumice ne building sites per arsye te Page 3 girls (cdo numer ka ne faqen e trete nje foto modeleje me big boobs te zbuluara (topless) dhe vetem me french knickers!!) e ka deklaruar me kohe qe eshte pro-konservativeve dhe paska gjetur nje "fakt" dmth kete ciftin shqiptaro-britanik te vertetoje ose mbeshtese aludimet e veta kunder Labours-ve!!

me tej ... ky cifti vertet mund ta kete derguar femijen ne shkolle ne shqiperi per arsye private ose arsye shkollimi te dobet!! Duhet pasur parasysh se shkollat e sytemit britanik klasifikohen ne 4 grupe sipas nivelit Grade 4, 3, 2, dhe 1! Nje pjese e mire e Londres eshte e mbuluar me shkolla te grades 4 ose 3 (me te dobetat) dhe keto jane zonat e mbizoteruara nga residente emigrante (shumica me origjine afrikane). Jo rastesisht keto zona jane pikerisht edhe zonat ku u grabiten dhe u vu zjarri supermarketeve. Ne keto zona jo vetem qe shkollimi eshte me nivel me te ulet por edhe cmimet e shtepive kane filluar te shkojne poshte! Askush nuk do te bleje shtepi dhe te rrite femijet ne keto zona ... por vetem ata qe u ka zene rrota bishtin dhe nuk kane fuqi ekonomike te zgjedhin vendin ku te jetojne!!

me tej ... eshte fatekeqesi qe nje pjese e mire e shqiptareve qe e kane lene veten ne dore te ndihmave sociale nga shteti kane perfunduar me familje ne keto zona (psh. Brixton, Peckham, New Cross, Deptford, Lewisham, Hackney, Haringay, etj!! Nuk po them qe ky cifti eshte ne kete grup (sepse nuk i njoh)!

me tej ... nqse se do qe femija te rritet per se mbari me shkollim/edukim dhe nje jete sociale te lakmueshme shko jeto ne zonat e mbizoteruara nga popullsi native (angleze) ku shkollat jane te Grades 1 apo 2!

Tung!

sa shume energji qe shpenzon duke shpjeguar mer burre...po leji kto se e kane mendjen top qe shqipria ka sistem arsimor te mire.

Mua me duket se ky qifti jane djegur per ndonje gje dhe i fryjne dhe kosit dhe i genjen mendja se po e bejne dicka te mencur...

sa shume energji qe shpenzon duke shpjeguar mer burre..

E kam zemren e mire --- dua knowledge sharing! smiley

Nqs femijet jane te painteresuar te studjojne dhe mesojne, ko nuk e ben cilesine e edukimit te dobet...Ajo eshte ceshtje tjeter. Une per vete kam kryer studimet e larta ne Britani andej nga 2002 dhe te them te drejten kane nje nga sistemet me te mira ne bote. Te mos kujtoj kampuset ultramoderne dhe ambientet te nje niveli qe ne Shqiperi as qe mund te mendohen fare.

Ky eshte kampusi  Keele University...Nje Universitet i rangut te mesem ne Britani.

ca thu mer, ku krahasohet ky me universitetin ballkoni, me fal, vitrina..

Salla e studimit....Per te cilen studentet ankoheshin se donte rinovim smiley

Salle studimi?!  Kjo duket si kinema.

aspak e rehatshme.

Me fal..gabimi im, kateder studimi(si i thone nga anet tona)....

Duhet ta kene rinovuar tani besoj smiley

po ty s'ta merr mendja qe kjo eshte nje salle leksioni? apo s'ke pa naiher salle leksioni!!!! smiley

Une e di andej i thone katedra....Megjithese shume pak njohuri kam rreth universiteteve tona  smiley

e kisha pytjen per venusin...i cik me te futme, po pa te keq. po ajo ja ben mu qe eshte salle leksioni apo kateder, quje ca te dush. 

drejt me thene ,noshKaido,me te rehatshme kane qene ato sallat e leksionit ketu .smiley

Jo mor te keqen ,ku shkruaj dot une te keto sallat tuaja moderne ,po si  mbeshteta mire berrylat dhe po s'peshova mire mbi tavoline.smiley

Sinqerisht ,pervec si dekor i bukur ,nuk me duken te rehatshme.smiley

 

korano, po crendesi ka nese jane te ndara ne nivele dhe niveli 3 eshte me i dobeti?! prap, problemi i (nje pjese te) sistemit te tyre arsimor qendron.  dhe ata duhet patjeter  te investojne , ta reformojne etj..   ndryshe keq e kane...  ti vet jep  nje shembull teper domethenes kur thua: ''jo rastesisht keto zona, jane pikerisht zona  ku u grabiten dhe u iu vu zjarri supermarketeve...''  anarki e plote atje ,me pak fjale.

p.s;  ça kishe me  ''big boob-set'' ne gazeta ti o vlla? çeshtje estetike, apo principale?smiley

Kush i dergon keto statistikat tona per arsimin?...INSTATi?...Se per investime na dolen miljarda dollare investim ne nje kohe kur nuk eshte hapur asnje vend pune...Po na dalin shkollat me te mira ne bote ne nje kohe kur arsimi eshte per faqe te zeze....Si tha ai nxenesi mesuses :" Mesuese ku eshte kjo Shqiperia se dua te jetoj atje," smiley

Belo - sec kisha nje paramendim qe nuik do te ta kapte syri ate pjesen me "big boobs" por ... por paskam qene gabim! smiley

Natyrisht qe kane problem me kete segment te arsimit ne keto zona -- por ketu or ti mik "political correctness" ka arritur ne cmenduri dhe nuk thuhet "qe ne x apo y zone qe popullohet mga shumica me origjine te tille niveli i arsimit eshte bloze" ... por ja fut ne pergjithesi ... niveli i arsimit britanik ... poshte Shqiperise!! smiley

Ky artikulli i Sun-it e kishte fjalen per Primary School per femijet 5-11 vjet! Psh. mund te thuhetqe shkolla fillore e Peckham-it mund te jete me e keqe se nje shkolle private ne Shqiperi!

Natyrisht qe sistemi  shkollimit shqiptar eshte me i avansuar se ai anglez.Po i jape anglezit nje  kilogram baker,ai  prodhon qindra procesore te kopjuterit.Po i jape shqiptarit te njejten sasi te bakrit,ai e prodhon kusine per me zi geshtenja.

Per sqarim 1) Shkolla eshte ne Sunderland per te cilen behet fjale, jo ne Londer 2) Nuk ka grada/nivele te 1,2,3, te shkollat ne Angli 3) po flitet per shkollat fillore jo gjimnazet/kolegjet/uni...

2) Nuk ka grada/nivele te 1,2,3, te shkollat ne Angli

O Lake - a ke lexuar ndonjehere ndonje OFSTED report ti o vella?

Hapni syte ore se i moret femijet me qafe duke i derguar neper shkolla qe nuk kini idene se cfare niveli ka mesimdhenia. Inspektimet e OFSTED-it i klasifikojne shkollat ne Grade 1, 2, 3, 4. (Grade 1 me cilesi me te larte!).

Njerezit bejne namin te blejne nje shtepi ne nje zone qe mbulohet (catchment area) nga nje shkolle me Grade 1 - ku shtepite jane mjaft me te shtrenjta se zonat me shkolla Grade 4, 3, apo 2.

Liqen vertet po me cudit qe nuk e ditke qe shkollat klasifikohen sipas cilesise ne Grade 1, 2, 3, 4 ne Angli!

Nejse ... te mira!

Po kam degjuar, por meqe shkruajte ka grade shkolla 1,2,3, nuk te kuptova.. Sigurisht qe Ofsted kane gradat e tyre te inspektimit dhe eshte e sakte ajo qe shkruan per Ofsted.

 

Nje shkolle fillore ne Berat(nje nga qytetet me te medhenj te vendit) ne vitin 2011

 

Kjo eshte Bibloteka e Durresit (Rrezik shembje per shkak te amortizimit)..Asnje investim nuk eshte kryer per rreth 20vjet

 

Ambientet e nje shkolle ne qytetin e Pukes

 

ukati Web" src="http://dukati.altervista.org/blog/wp-con..." title="Shkolla e kuqe" style="vertical-align: middle;" class="size-medium wp-image-13 aligncenter" />

Shkolla e Kuqe(ne Dukat), nje nga shkollat me te vjetra ne vend

Nje shkolle fillore ne Bulqize

 

image

Nje shkolle ne Fier

 

Ne nje shqiperi qe eshte nje vend 300 km i gjate dhe 150 i gjere dhe ku fshatrat jane prane e prane qeveria mundohet te mbaje shkolle ne cdo fshat me 20-30 femije ne vend qe ti beje ne cdo qender komune ku 7-8 fshatra te kene nje shkolle.ne kete menyre psh  rrethi i pukes ne vend qe te kete 70 shkolla do te kete 7-8 shkolla me 200-300 femije ku eshte me kollaj te besh investime dhe mund te kontrollohet me mire mesime dhenia dhe femijet mund te zhvillojne talentet e tyre.

Pastaj cili idiot do te shpenzoje 110 milione euro ne nej parlament te ri kur ka shkolla ne gjendje te tille?

 The Sun??? Ah pike e zeze, po eshte gjynah te humbesh kohe me kete gazete.

Gjithesesi, per nivelin e mesimdhenies ne shkollat Angleze nuk kane perse te ankohen, o ke mundesi ketu te kuptosh nivelin e shkolles/mesimdhenies o s'ke kund tjeter por ti thuaj kur jane prinderit tutkune, te shkretet femije do e vuajne. 

 

Hemo, Sala e bleu "The Sun" tani? Brenda gjashte viteve shqiperia e la mbrapa Angline. C'fare doni me shume nga Sala ju tani. Te paquaj qeveria angleze bursat e ne i pranojme ne shqiperi.

 

Nuk e di se si jane shkollat ne Britanine e Madhe, por nuk e di se cfare mund te jete me keq per femijet se shkollat ne Shqiperi. Njoh shume mire shkollen "E Kuqe" ne qender te Tiranes, te cilet shume prinder e preferojne ndaj te tjerave e megjithate, shumica e klasave kane mbi 35 nxenes.  Drejtoret/eshat, nendrejtoret/eshat e deri mesuesit i perzgjedh nena parti ose ndoshta paraja. Mesuesit e mire nuk vleresohen e rrjedhimisht nuk ka as deshire nga ana e mesuesve te permiresojne mesimdhenien apo te studiojne me teper. Eshte nje shkolle e rindertuar para 10 vjetesh nga themelet e megjithate, nuk ka shume ndryshim nese je brenda apo jashte. Ne vere eshte vape dhe ne dimer eshte ftohte. Nuk e di se cfare mund te jete me keq se kaq. Ndoshta ndonej shkolle pa cati apo pa mure si ato fotot me siper. E sa per nivelin e librave ate e demonstroi ai artikulli qe doli ketu para nje viti me tregimet skandaloze per femije.
Nqs do krahasohemi me shtetet e tjera, atehere duhet treguar sa shqiptare kane fituar medalje ari neper Olimpiada te ndryshme, e nese kane fituar sa jane ndihmuar nga shteti apo shoqeria jone.

 Britanikja Xhuliet dhe bashkëshorti i saj me origjinë shqiptare Petrit Muça...

 

Si me origjine? 

Ky vllai rrefugjat, ka cu kalamonin ke moma e ke baba e vet se po i hikte per lesh aty n'Angli, cakaktupertuhabit? 

 

ca ben ti si s'i kemi! prit kur te kapin ndonje segment rruge te prishur andej nga getot e londres dhe ta krahasojne me rrugen e kombit. Our roadways worse than Albania's!! BAM! there u have it. hajde mbushi mendjen anglezit te thjeshte qe lexon gazeten dhe pi birra nga mengjesi ne mengjes qe s'eshte ashtu. e do te paken nja dy dite me kundra artikuj smiley ose:

1. ky bobja ka dashur tja rritin femijen prinderit, i kane thene vete ata ta mbajne te cmallen me te. dhe shume mire kane bere se nje jete kane. rrezik mos e kane dhe djale te vetem, e pastaj sic jane te lidhur gjysherit me niperit e mbesat e donin aty. dhe djali s'donte tja prishte, edhe ne fakt s'ka asgje te keqe po hajd ta kuptoj nusja angleze muhabetin. e si tja mbushte mendjen gruas? ce more, shkolla me e mire smileyfjala mori dhene doli ne gazete. bote e vogel.

2. sensacion gazete, dhe mire bejne. ngacmimi i opinionit per nje ceshtje te tille si sistemi shkollor ne shoqerite perendimore eshte nje ceshte delikate dhe nuk kalohet lehte. pothuaj te tera kane mangesite e tyre kundrejt pritshmerise se individit per nivelin optimal te rezultateve nga sistemi edukativ ne nje shoqeri te zhvilluar qe i ka te tera resorcet e nevojshme.

3. merita e Sali Berishes. te thuash te drejten ka bere ndryshime radikale si ne legjislacionin per arsimin po dhe ne edukimin masiv. fakt: vajta te haja nje pace dhe u futa pa dashje ne nje klase universiteti. qe nje me koken e Meduzes, mos e kish Versace University fare?! mbase. po di qe kati pare qe univesitet kurse i dyti restorant.

meqe i permblodha ne vetem tre opcione kam nje sugjerim per adm ti postoje si tip sondazhi te PPU psh. A, B, C ne menyre te shohim dhe mendimet e peshqve. si thoni?

vajta te haja nje pace dhe u futa pa dashje ne nje klase universiteti. qe nje me koken e Meduzes ...

smiley

Une jam me piken 3 .. ndryshime masive! smiley

smiley

5*

 smiley

 

p.s. ja te filloj une i pari. une jam per nr. 2. mund te vazhdoni me zgjedhjen tuaj. kurse ju te 3-it qe na nderoni ne gjirin tone mos nguroni! burri qe esthe burre e kap 3-in e gozhdon ne mur.

Ja nje lexues tipik i The Sun:.... ...Desha te thoja nje vezhgues fotografish, se kulmi i inteligjences se tyre eshte tek numerimi i golave te Millwall ne faqet e fundit

The Sun newspaper ran a "proud to be chav" campaign

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).