Në Shtetet e Bashkuara, kanë nisur ceremonitë përkujtimore në 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001, në New York, Washington dhe Pensilvani.

Pas paralajmërimeve për një sulm të mundshëm të Al Kaedës, masat e sigurisë janë shtuar në maksimum. Tre persona janë shpallur në kërkim në Washington dhe në pjesën tjetër të vendit, të dyshuar si pjesëtarë të një celule të rrjetit terrorist, e gatshme të realizojë një tjetër atentat të bujshëm. 

Në fjalimin e tij radiofonik të së shtunës, presidenti Obama kërkoi të theksonte se 10 vjet pas tragjedisë, Amerika është më e fortë dhe populli më i prirur të ecë përpara pavarësisht rreziqeve. Megjithate, shefi i Shtëpisë së Bardhë vuri edhe një herë në dukje se në predispozitën e tij anti-terrorit, vendi nuk duhet të ulë vigjilencën, as javët në vazhdim. 

Numri dy i administratës, Joe Biden, ishte bashkë me ish-presidentët Xhorxh Bush dhe Bill Klinton në Shanksvill të Pensilvanisë për ceremoninë e dedikimit të një memoriali viktimave te Fluturimit 93 të linjës ajrore United, i cili u përplas në një fushë gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2011. 

Memoriali është prej guri të bardhë dhe kujton përpjekjet e udhëtarëve dhe ekuipazhit për të mposhtur rrëmbyesit dhe për të penguar realizimin e objektivit të tyre. 

“Kjo përmendore është një garanci se kombi ynë do t’i kujtojë gjithmonë ata që humbën jetën në 11 shtator. Por, ne kemi një detyrim përtej kujtimit. Kemi një detyrim përtej nderimit. Kemi detyrimin t’i jetojmë jetët tona në mënyrë të tillë që të lartësojnë idealet e këtyre burrave dhe grave. Kemi detyrën të gjejmë si komb një pikësynim të përbashkët”, u shpreh George W. Bush. 

“Teksa kujtjomë çfarë ndodhi në New York, Pentagon dhe këtu, ne duhet të nderojmë ata që vdiqën, të falenderojmë të afërmit që mbajnë gjallë kujtimin, të rrisim fëmijët e tyre e të gjejmë forcën për të vazhduar jetën. Mendoj se duhet të falenderojmë presidentin Bush, zëvendëspresidentin Biden dhe presidentin Obama e të gjithë ata që shërbyen përkrah tyre, të cilët nuk lejuan që Amerika të sulmohej sërish”, tha në fjalën e tij Bill Clinton. 


“Nuk ka momente të vështira që nuk mund të transformohen në forcë kombëtare. Farat e dyshimet të mbjella nga ata që na duan të keqen do të rriten për tu kthyer në kullota të gjelbra si kjo ku po qëndrojmë sot. Sepse ata nuk munden, ata nuk do të arrijnë të mposhtin shpirtin amerikan”, theksoi Joe Biden. 

Në Washington, presidenti Barak Obama shënoi 10 vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 duke nderuar kujtimin e atyre që humbën jetën dhe shprehur respektin e tij për forcat e armatosura amerikane. 

Ndërkaq, ish-kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani, tha se Amerika është më sigurtë sot se sa më 11 shtator 2001, por jo aq e sigurt sa duhet të ishte. Presidenti Obama dhe e shoqja, Mishelë, që dje ishin në  Varrezat Kombëtare të Arlingtonit për të shprehur respektin ndaj personelit ushtarak të vrarë në Irak dhe Afganistan, do të marrin pjesë sot gjatë gjithë ditës në ceremonitë përkujtimore të 11 shtatorit. 

Ata do të shkojnë fillimisht në Nju Jork, ku do të jenë të pranishëm edhe Xhorxh Bush dhe personalitete të tjera. Çifti presidencial do të kthehet pastaj në Uashington për të vendosur një kurorë në Pentagon. 

Dita e tyre do të mbyllet me një fjalim të presidentit në një koncert përkujtimor në qendrën Xhon F. Kenedi të Arteve Skenike në Uashington.  

 

 SHBA, kujtohet 11 Shtatori ( Kronika-Video)  


78 Komente

11 shtator te 2001 ora 16:00. sapo mbarova punen dhe po kthehesha ne shtepi..  po  kerkoja ne radion e makiens ndonje stacion me muzik, po gjithandej po flitej per ''nje'' aeroplan qe ishte ''rrezuar''  diku ne New York...  e percptova kete lajm si nje aksident ajror  nga ato qe ndodhin dhe vazhdova te kerkoja muzik ne radio....  meqenese duhej te bleja dicka, u ktheva qendra tregetare e qytetit  sa hyra atje, pashe nje grumbull njerezish qe po shikonin te perqendruar ekranin e nje TV-je te stermadhe.  vetiu u bera kurioz dhe u afrofa te TV-ja.... pamjet ishin ''spektakolare'', por tronditese. nje aeroplan qe  perplasej mbi nje godine te madhe, flake , tym , pluhur i zi njerez qe vraponin te lebetitur, zjarrfikes etj...  une, vazhdoja ta kuptoja kete lajm si nje aksident te tmerrshem.  pra nje aeroplan kishte rene mbi nje qender te banuar....  disa ore me vone, e kuptova me ne fund se ckishte ndodhur ne te vertete....

 

fuck them.... ka gjithato prova qe zbulojne te verteten mbi auto-atentatin qe u kushtoi jeten 3000 amerikaneve, per keta po me vjen keq se shkuan per dhjame qeni.

 

 

Epo mire, si te thuash ti (dhe Ravi).

Nderkoh qe aktoret klloune te politikes amerikane vazhdojne te "perloten", nga krahu tjeter kane dale fakte gjithnje e me te forta, se; 11 Shtatori i 2001, ishte skenuar nga nje grup i vogel i shtabit drejtues te USA.  

Nuk di kush eshte me qesharak...

Kjo thenie e jotja. Apo ajo thenia tjetra po e jotja qe perzien verera te viteve e prodhimeve te ndryshme per te krijuar hibride alla Frankenstein...

I nderuar, te keshilloj ta nderrosh veren me cool-aid, dhe shtrengo fort kapelen e llamarines...

Apparently he already drinks the cool-aid.

C'te thuash me shume per disa komente me lart vec:

I D I O T E 

 toko, me ke e ke te lutem, nese e ke me mua thuaje, nuk ka problem, une nuk merrem me sharje por me argumentat. 

Me 11 Shator 2001 une isha ne pune. Tek po punoja dikush tha se nje aeroplan i vogel aksidentalisht kishte goditur nje prej kullave binjake, dhe lajmi po jepej ne televizor . Dola nga zyra dhe shkova tek palestra e punes ku ishte nje televizor ne koridorin e palestres. Ishim nja 10 vete dhe duke pare vrimen e madhe te hapur ne kulle nga goditja e aeroplanit po diskutonim sa i madh ishte avjoni kur..... ne ekran shfaqet nje avion tjeter dhe godet kullen tjeter. Ne fillim thashe se ishte riperseritje e skenes se avjonit te pare por tek po perqendrohesha te shikoja sa i madh ishte avjoni shikoj se kulla e pare akoma nxirte tym ndersa avjoni qe po shikoja kishte goditur kullen e dyte. Diskutuam per nja 5 minuta nese ky eshte nje akt terrorist apo aksident dhe mendja me vajti tek disa te njohur qe kisha ne kullen e dyte. Natyra e punes me lidhte me shume firma "broker"  dy prej tyre ishin ne kullen e dyte . Vrapova ne tavolinen time dhe duke kerkuar numrat e telefonit per Fitzgeral formova numurin e pare te kontaktit qe kisha me kete firme.... vetem sinjal i zene ....bip bip bip .... si tanime kujtohet fillova te pyes se ne cilin kat ishin zyrat e kotnaktit tim ne ate firme..... Me pas mesova se si ai dhe dy te tjere qe i kisha njohur gjate punes....... kishin vdekur gjate goditjes direkte te avjonit bashke me shume te tjere qe nuk i njihja apo vetem kisha folur  telefon per ceshtje pune......

Mora ne telefon zyren tone ne New Jersey, dritaret e tyre shikonin direkt ne Hudson River, Asnje pergjigje, ... ata i  kishin evakuar menjehere....

Na derguan ne shtepi   , rruges ne makine NPR po jepte lajme kontradiktore per nje avion qe goditi edhe Pentagonin.... Ne shtepi u ngula ne televizor dhe syte me kapen njerez qe hidheshin nga kullat.......

Nga tere te vraret ... keta me kane mbetur ne mendje..... Ata ishin une... ate menges ata ashtu si une kishin shkuar ne pune... me qef apo pa qef te gjithe me nje qellim te mernin rrogen per vete dhe familjet e tyre, kishin lene prapa femije, grua, prinder , motra e vellezer..... dhe tani fati i tyre ishte te hidheshin nga kati i 80 apo me lart per ti shpetuar flakeve kercenuese....Nuk e di cfare ndjeva ne ato momente por me kujtohet disa jave me vone pashe nje "bumper stiker" tek nje makine qe shkruante 

"Stay strog and tall

Nuke them all"

Se di por kjo me percaktoj tamam ate qe ndjeva ne ato momente kur shikoja ata fatkeqe qe hidheshin nga dirtaret drejt vdekjes se sigurt.

Sot nderohen te gjethe edhe zjarfikesit edhe policet edhe punojsit e urgjences qe u ngjiten atyre kullave kur te tjeret i zbrisnin. Por zjarfikesit, policet punojsit e emergjences e dinin rrezikun qe ju kanosej , ata per kete paguheshin ndersa..... ata te mjere qe hidheshin nga kullat kishin shkuar ne pune jo per te vdedkur ne ate forme.... ata ishin si une ... disa i kisha te njohur dhe kolege ....

 "Nuke them all" kjo qe tamam deshira ime  ne ato momente per ata qe kryen kete akt kriminal ......

 

Sikur e diskutuam nje here kete pune.

Ah po, ishte vitin qe shkoi.

 

Fotoja nuk eshte e trukuar. Autori i saj shpjegohet ketu

Cili eshte intepretimi jot i kesaj fotoje Stalker? Arsyeja, pse te terhoqi kaq shume vemendjen?

Efekti me i keq i 9/11 ishte se i dha karta bianken industrise ushtarake amerikane te mjele taksapaguesit per  triliona dollare duke i frikesuar me gogolin e terrorizmit.Sado i dhimbeshem qe ishte ai atentat ishte thjesht nje sulm terrorist i ngjashem me ato qe izraeli nje vend me 3 milione banore ka 6o vjet qe perballet.Ata nuk panikohen thjesht identifikojne autoret dhe dergojne agjentet e mosadit ti eleminojne kudo qe ata fshihen ne cdo cep te botes.

5 me *

Ky ishte gabimi imadh qe politka amerikane beri dhe pasojat jane akoma edhe sot. E trajtoj kete sulm jo si nje veper kriminale por si nje akt lufte. Perdori ushtrine dhe jo policine sherbimet sekrete dhe forcat speciale.

Une personalisht i justifkoj politikanet amerikane Une nje qytetar i thjeshte ndjeva deshiren ti nukja te gjithe edhe politkanet njerez jane si une Ne moment te gjithe ndjeme dicka ...... mirpo me pas ......

Toko, te bera nje pyetje me lart, pse nuk pergjigjesh.  

Pjer po me harxhon nje koment qe nuk ja vlen  ( Kam vetem 10 si abuzues. Tani me mbeten vetem 3)

Une e thashe mendimin tim dhe eshte nje ceshtje qe nuk ja vlen argumenti se me duket idiotsi. Kujt ti djege le ta mbaje smiley

 Po komenti yt i dashur ishte komplet emocional, shif a derzi faktet, (biles tani po shoh Panoramen per kete teme), kam pare me dhjetra emisione per kete ngjarje, pro dhe kondra, dhe mbi te gjitha, vetem politikanet e mbrojne versionin e Bushit, CIA-s etj, nderkoh qe shum analiste, arkitekte e mohojne qe kullat rane nga goditja e avionit. Shife dhe nje here se si rane dy godinat. Arkitektet me ne ze te botes e mohojne nje gje te tille, mirpo mendja jote e prekur emocionalisht, se tu vrane nja 3-4 shoke, eshte mbushur me urrejtje, ndaj kujt, ndaj atyre qe media e drejtoi. 

Gjithmone te kam mbeshtetur ne shum komente por ketu je komplet naiv (ne fakt ne te gjith shqiptaret, vuajme nga ky sindrom). Se pse u organizua kjo, shpjegimet i kam dhene tek "Vizione te qarta", liber qe shpjegon thuajse ter fenomenet e botes, dhe se si do shkoje kjo bote. 

Ka njerez qe mohojne se astronautet kane shkuar ne hene.Keshtu qe edhe per 9/11 do te kete teori te tilla.

Ka edhe njerez qe thone se fluturon gomari.........

por e keqja me sa duket qenkemi ne, qe nuk besojme.

 More, melun...! Leri ato  te kehes ketej....

 Kjo eshte e keqja Alba, se kete gje e klasifikuar si teori, konspiracion etj. 

O Pjer, per ta thene shkoqur e jo per ti rene nga Kina :

Mos e permend më 'vizione te qarta"; kjo eshte arsyeja pse adminet i fshijne mesazhet ku ti permend kete liber. E kishe bere kete pyetje edhe ne nje vend tjeter (pse ta kishin fshire mesazhin). 
Kaq besoj e kupton, se u be legjende kjo pune... 

 Po ç'a faji kam une o vlla, qe kam shpjeguar aty me shume se 1 mij fenomene e teorina dhe te tjeret, ne vend qe ti marrin te gatshme aty tek libri, grijne kot, jo po keshtu e jo po ashtu smiley 

Leri c'thone keta o Pjer. Keshtu i kane sulmuar gjithmone profetet. Ja me se fundi edhe Ravin e ty po te sulmojne, saqe Ravi nuk duroi dot e u zhduk ne bordin e nje anijeje kozmike. Te lumte ty qe qendron stoik.

interesant

Cna e shpifen me kete 11 shtatorin. Jo vdiqen bij nenash jo vdiqen shoket jo po punonin per buken e gojes jo rane nga kati 80. Po mor po te mjeret ata dhe njekohesisht lum ata qe perkujtohen pa fund. Andej nga lindja mesme jane vrare nja 300 mije njerez, femije copa copa e spo e rruan njeri ti perkujtoje.

po pra ke te drejte. te shohim a do ti perkujtoje qeverija jone 4 te vraret e bulevardit? Ja dhe per 4 muaj vjen 21 Janari.

Ato i harroi Rama qe diten qe u vrane, e jo me ti kujtojne ata qe i vrane.

ou? po pse nuk i vrane njerzit e Rames ata me cadra - pistolete? keshtu tha frymori ne ate kohe.

Gje e drejte ajo qe thua. Kjo ngjarje vetekutpohet qe eshte e pajustifikueshme, por dhe lufta qe ndodhi me vone ne Iraq perseri nje katastrof qe. Ironia e fatit eshte qe ne rast se Amerika nuk luftonte Sadamin ne 2004, sonte Sadami mund te binte sic ra Mubarak me shoke.

Ca Iraku thua mor vlla. Nuk e lexon kete poshte ti? Mire bejne qe vdesin ata te lindjes se mesme thote, se ne "amerikant" jemi rraca superiore dhjamore.

Sejcili e ndjen vdekjen e te tjereve ashtu sic e shikon veten tek i vdekuri. Vdekja e dikujt qe jeta dhe mentaliteti i te vdekurit eshte shume afer te  tij ndjehet me shume se vdekja e dikujt qe eshte shume larg mentalitet dhe jetes se tij

Nese e shikon veten si ata 300 mije njerez, femije copa copa, dembele qe rine e nuk punojne por enderojne si do te jete jeta e pasvdekjes, dhe shikojne kete jete si mjet per te vrare te tjeret dhe poshteruar grupin kundershtar fetar, seksual apo klasor  dhe uren njerezit qe bejne nje jete normale , qe punojne per vete dhe per nje jete me mire ne kete bote dhe aspak me deshiren per te vrare apo poshteruar dike tjeter,  atehere patjter qe vdekja atyre 300 mijeve do te duket me e rende se jeta e atyre 3 mije punetoreve e paqesorve  

Ca thua mor burr. Femije dembele qe spunojne ata te lindjes se mesme? Prandaj e meritokan te vdiskan? Je ne terezi ti more? Dmth ne amerike jetoka ajka njerezimit kurse ne lindjen e mesme llumi? Epo qofsh ti mor cun qe e paske kaq te ngushte djapazonin. Ruhu nga dhjami i mc donaldit se pervec se jeni bo si rrace fokash ju kane zene dhe trrute dhjame.

Dy gjera se po me vjen fundi i nr te komenteve si abuzues

1. Nuk flas per race por mentalitet. Jane dy gjera te ndrysheme. Nje nga faktoret qe percakton zhvillimin e nje vendi eshte edhe mentaliteti i populilt qe perben ate komb.

2. Nuk them se vdekja e nje grupi eshte me me vlere se vdekja e nje grupi tjeter. Flas si e ndjen njeriu kete vdekje. Njeriut i duket ashtu sepse lidh jeten e tij me ate te te vdekurit. Vdekja e nje shqiptari psh, te duket me e rende se vdekja e nje kombasi tjeter. Po keshtu vdekja e dikujt qe te lidh me shume me mentalitetin dhe jeten tende  te duket me e rende se vdekja e nje tjeteri qe per ty eshte komplet i huaj... Per mua vdekja e atyre nenpuneseve qe si une ishin ne pune ate dite me duket me e rende se vdekja e nje leckamani ne Lindjen e mesme. Per ty mbase eshte e kunderta , megjithese te dyja vdekjet jane te dhimbeshme

 

 

Toko. Nuk po flas per ke te vdekur ndjej me shume afrimitet. Normalisht per shqiptaret do ndjeja me shume. Po flas per drejtesine. Per ata qindra mijra qe vriten per hir te atyre 2 ose 3 mijeve. Po ta them pak bastardshe "per nje plesht dogjen gjithe magazinen e jorganeve"

 Ndersa sjell ne kujtese 11 SHTATORIN

  Kam besuar  se 11 shtatori, si dridherime mbi   shpritrat  e njerezimit, prej politikeberjes amerikane, do te ishet pare krejt ndryshe, ne tere keto  vite pas ngjarjes gjer dje  e sot.Kam shpresuar  se do te ishin  nxjrre mesime te medha.Mirepo sa shof ka vetem ceremonira  te medha, ku Amerika  perkujton, duke derdhur lot, per viktima vertete  te  pafajshme, te cilet jan te pamjaftushme, per shresen e munguar te popujve.Bash edhe kur Bin Laden nuk eshte me.Ama kaqe sikur  nuk na jep besim e  shprese, pasi  qe  nuk po shofim programe, bazuar ne mesimin mbi ate  tragjedi, se si  bota do te  qeverriset  krejt ndryshe qe terrorizmi si  fenomen dridherues te ndalet njehere e pergjithmone.Te binden popujt, qe vuajne kudo, nden pasoja  qe nuk vine nga niveli i zhvillimit te tyre.Ne menyre qe terrorizmi  i shfrenuar  te mos synohet  te  perballohet me terrorizem te organizuar,  prej  politikeberjes.Kjo ka ndodhur gjer tash. E ky nuk eshte rast, per  tu perkujtuar e  pare me sy  njerezor, zhvillimi pas ngjarjes se rende.Dhimbjet jane shtuar  e jo pakesuar,  per te kaluar ne ceremonira perkujtimore ne se ato nuk shifen  pewr  tu perkujtuar ...si marrje haku.

   Numuri i viktimave absolutisht  te pafajshme,  ne Irak, Afganistan, dhe gjithe vendet  arabe, po  shkon ne gati 1 milione. Nuk  po thuhet  se gjer kur akademite ushtarake nuk do te planifikojne me  shi  bombash mbi  popuj, por qeverrite do te  hartojne programe zhvillimi.Ky them se do te ishte perkujtimi me i mire, me  shpresdhenes  per 11Shatorin.Fatkeqesisht shofim vetem propagande, qe fsheh luftrat ne zhvillim dhe programe armetimesh PA FUND..Dhe nje krize qe nuk erdhi nga 11 shatori, fundi i te ciles nuk po duket gjekundi. Asgje tjeter nuk u ofrohet popujve, prej  nikoqirit te botes . Kjo  eshte brengosese, ndersa jemi te  detyruar  te  nxjerrim prej memories  11 shtatorin.

Grava, Po ta dedikoj komentin e fundit per sot (si abuzues ky eshte i 10ti)

Shume idealsite, mu duk sikur lexova Biblen apo Marksin.

Ja qe politika eshte me pak se idealizmi i bibles apo marksit. Jeta dhe qenia njerezore eshte ndryshe nga sa enderonte Krishit apo Marksi. Interesi personal i nje individi apo nje shteti eshte me shume se interesi i nje pergjishem i kombeve.

Nderimi per ata 1 milion ju takon shteteve te tyre ti bejne dhe jo Amerikes. Dhe nese ato kombe nuk kane shtet kjo jo per faj te amerikes qe natyrisht ashtu sic do te vepronin edhe ato shtete po te ishin te fuqishem nuk ka perse te qaj per dike qe nuk i intereson. Jeta eshte me e thejshte se sae  komplikon idealizmi tuaj. Sejcili per vete. Dhe nese nuk je i afte per vete nuk do te thote se fajin ta ka ai qe eshte i zoti. Fajin e ka i dobti. Te tjerat jane idealizma.

Naten per sot

 

 Nje mendim e kisha dhe nuk pretendoj te kem te drejten me vehte.Por Amerika e ka merre tashme rolin e nikoqirit te botes.Po e nikoqiris mire apo keq,kjo eshte pytja dhe jo  organizimi i ceremonive.Nuk kam, ne sa shkruaj  asnje fije idealizmi.Perkundrazi, realizem kam besuar se them..

Mbremje te mire, gjithashtu !

Ne fakt amerikes I ngeci bota ne dere.historikisht ajo qene izolacioniste.pas luftes se dyte boterore u detyrua te dilte pertej qe te sigurohej se europianet nuk do ti vinin perseri flaken botes. 

Se pse duhet te na plase ne shqiptareve per pervjetorin e 11 shtatorit, keta gazetaret e dine.

Sepse ne rradhe te pare 3 nga viktimat ishin shqiptare apo ska problem o zdap.

Nuk e di por ne shqiptaret qenkemi populli me mosmirenjohes ne bote,prandaj sic duket edhe ata aleate qe kemi na bejne naften me te pare.

Inat i kam serbet, por lexoj median e tyre dhe e di cfare shoh?

Asnje fjale kunde apo as koment armoqesor kunder Putinit dhe Rusise,Kines, Brazilit,Greqise,Rumanise,Kubes, Korese se Veriut apo dhe kunder Kadafit asnje thirrje apo tallje.Perkundrazi ka vetem lavderime ndaj vendeve dhe personave te mesiperm.Komentet ne internet duam apo nuk duam ne tregojne mentalitetin e popullit dhe kur shikoj qe serben nuk shajne aleatet e tyre them se ata i mbajne dhe vleresojne ata.

Por cfare ndodh ne Shqiperi dhe Kosove?

Pa u mbyllur akoma lufta,kosovaret perpiqen te kryejne akte terroriste ndaj Amerikes bile dhe te vrasin ushtare amerikane.Forumet shqiptare dhe kosovare jane te mbushura me sharje kunder amerikes dhe Xhorxh Bushit apo Obames.I pari u be cope dhe futi Shqiperine ne NATO dhe njohu pavaresine e Kosoves bile dhe e vizitoi Shqiperine dhe si ka bare ndonje te keqe shqiptareve mesa mbaj mend,dhe i dyti po ben ceshte e mundur te fute Kosoven ne OKB dhe Shqiperine ta beje faktor ne rajon.Nuk e di se cfare mund tju besh shqip[etareve qe te te lavderojne.Ndoshta duhet tju besh ate qe ju beri Enveri...

Nje fare Mentari na tregon se qenkan vrare ca funderrna ne Lindjen e Mesme dhe hedh lot korokodili vetem qe te ule Ameriken.Te tjere qe toko me te drejte i quajti IDIOTE hedhin teorite e Ahmedinajadit ,grava po na qan hallin e arabeve etj.

Ore shqiptare jeni ju apo ferra ruso serbo arabe?Cme duhet mua se sa vret Amerika dhe po ja u them po eshte e vertete se ato 3mije jete amerikane jane me te vlefshme se 300 mije arabe.Ato 3 mije jete amerikane do te ishin me te vlefshme per Shqiperine dhe Kosoven, se nga to 3 mije 3 ishin shqiptare dhe kishte te tjere qe ishin te perfshire ne Shqiperi dhe Kosove, ndersa ato 300 mije arabe qe mund te perfundonin kamikaze kunder SHBA.

E tha dikush ate qe nuk na i beri serbi,greku po na i ben arabi me rusofilet e Shqiperise.TURP QE SHANI ATA QE JU NDIHMOJNE.Serbet jane kush jane por kete gje nuk e kane.JUVE QENKENI ME TERE MEND FUNDERRINA MOSMIRENJOHESE.

 Cme duhet mua se sa vret Amerika dhe po ja u them po eshte e vertete se ato 3mije jete amerikane jane me te vlefshme se 300 mije arabe.

 

Ik shko te nje psikolog.

Nuk e di se si ne mesin e pasardheve te arbenoreve te kete akoma funderrina turkoshake,filoarabe dhe filo ruse.

Te thashe ne ato 3 mije viktima ishin 3 shqiptare dhe kjo mjafton qe te jene me te vlefshme se edhe 3 milion arabe.

Shko ne Kube,Iran,Venezuele apo Rusi se atje ka akoma vend per juve funderrinat antishqiptare.

 qenke rende, po keq fare. Tamam si ne komunizem po flet. Amerika nuk eshte kaq ekstremist sa ti. Kaq ekstremiste kane vetem ata, populli i te cileve ti thua se meritojne te vdesin. Nje race jeni. Dhe mos fol ne emer te Amerikes me sjellje prej xhihadisti qe vete amerikanet s'i kane.

Hiyaaaa....  smiley

You may be a redneck if . . . you have spent more on your pickup truck than on your education.

Sa shkolle kam bere une ti nuk me vite jete mor djalosh.

Ndoshta te duket vetja cool te perseritesh teorite konspirative te 911 dhe tu thuash redneck atyre qe mendojne qe 11 shtetorin e beri Alqaeda me Bin ladenin ne krye.

Ndoshta eshte mire qe ,ne EU dhe Kanada qe te pranohesh si normal, te perseritesh cdo dite tezat e Michael Moore.Ndoshta 11 Shtetori beri dhe ndarjen perfundimtare midis europianeve dhe kanadezeve qe sulmet e permasave te 11 shtetorit i kane pare vetem nga tv dhe amerikaneve dhe miqve te tyre qe i pane dhe i jetuan vete ne kurriz.

Shko thuaju atyre keto teorite tende familjeve te 3 shqiptareve te vrare ne 11 shtator .Thuaju qe jeni redneck qe besoni se ate ja u ka bere Osama dhe arabet,pavaresisht se ne kutite e zeza qe keni pare dhe degjuar zerat e njerezve qe kishin marre drejtimin e avioneve flisnin arabisht.Shko thuaju dhe hiqu cool dhe ta shohesh qe do te ta bejne kurrizin me te bute se barku.

E ve teper ne dyshim shkollen tende nga vete fakti qe mbeshtet e nje figure si Berisha: Automatikisht te perjashton nga ai kriter(i arsimimit te larte)...Mos e merr personale...

Perse te me duket vetja cool?..C'ka per cool ketu kur dhe vete amerikanet kane dyshime mbi gjithe kete mesele.....Nuk ka rendesi se kush e Beri Ladeni apo Bideni..Une NJE pyetje bera...Me kthen dot pergjigje ti? smiley.Rendesi ka qe prej akti terrorist bota ndryshoi rrenjesisht...

  • I dha te drejte SHBAse te justifikoje cdo sulm mbi planet
  • I ushqeu amerikanet me friken apo gogolin e terrorizmit.Deri dje i frikesonin me Ruset, ndersa tani vendin e tyre e zune arabet
  • Po gjithashtu i dha te drejte te shpenzoje shuma kolosale per armatime(duke ja justifikuar keto popullit amerikan ne emer te kunderterrorizmit)
  • I dha te drejte te shkele te drejtat individuale

Te gjitha keto po e japin efektin sot ne ekonomine amerikane....

Ashtu eshte.

Nuk e dija qe gjysma e popullsise ne Jug dhe Veri qe mbeshtet Berishen qenka pa shkolle te larte.E di dhe Lul Basha e ka fallsifikuar diplomen po ashtu dhe gjithe ministrat dhe anetaret e KK te PD jane pa diplome.Te gjithe qe perkrahin PDne jane pa shkolle.

Nuk  e di por Berisha ka titullin Prof.Dr ndersa ai i juaji edhe nje shkolle pikture me shqelma e ka mbaruar.

...Te gjitha keto po e japin efektin sot ne ekonomine amerikane....

Kur artistet bejne si ekonomista lere mos e pyet,vertet pakemi marre fund.

Shko bej ndonje shkrim me konspiracion se per ato jeni te vetmet.

 

E mbeshtesin sklleverit(rrogetaret)...Prandaj ai vend eshte kthyer ne nevojtoren e Evropes, se sklleverit nuk kane aspirata. Dhe megjithate edhe sklleverit i dhane shuplaken zgjedhjet e fundit...Tani me thuaj ca zonat qe fitoi Berisha?....(apo te hidherohet goja?)  smiley Ne pothuajse te gjitha qytetet kryesore te vendit humbi thelle. Ai fitoi ne fshatra dhe komuna (edhe atje me thase me miell). ..Sa per titujt qe me permend...Me thuaj ca :Kush e zbriti nga malet e Vucidolit dhe i dha te drejte te shkallohej dhe te bridhte boten..ne nje kohe kur Shqiptaret mezi vizitonin Tiranen...Ai thjesht ishte langua i peshtire i sistemit..

Megjithate ato doktoraturat "qe i dha Enveri" humbin vleren nga momenti qe ai njeri i cekulibruar hap gojen...Kulmi i marrezise dhe cmendurise ka marre forme humanoide smiley

Sa per ate puften tjeter qe beri nje cope shkolle mediokre ne Hollande (me injeksonet e sistemit blu serish) eshte nen hijen e mbretit Gafurr, dhe nuk ma ha mendja se do te kete mundesi ta shpalose ate "inteligjencen e tij" ndonjehere..

Une personalisht nje diplome Britanike(per artet e bukura) dhe nje Suedeze(per shkencat socjale) kam per momentin...Te gjitha me forcat e mija, pa i bere fresk askuj dhe pa i zgjatur doren askujt pa asnje grand apo ndihme....

Ti vazhdo punen e llustraxhiut se ate e ben mire..."Nuk ka kritere inteligjence apo cilesie, mbreti i vucidolasve"

 Ghynof mor djale se jeton dhe ne perendim dhe madje ne usa. nganjehere pyes veten: shkollen e partise ke mbaruar? se te perfytyroj me nje bunker ne vend te kokes. ke pare kuaj karroce ti ndonjehere? Kqyri, kqyri me kujdes.

Kur kthehen dhe "Bathoristet e Shqiperise", me konservatore se vete redneck-et e Aryan Nation...Kjo eshte ironikja.

 rrezik flet dhe me theks teksasi, hahaha

Me te degjuara e kam. Dhe  aspirinat çoku bejne efekt tek  keta lloj te semuresh me çekuiliber te theksuar.Dallohen lehte  gjat diagnostikimit me sy dhe veshe, se  fjalosin, por e tregojne nga mendimet  se  u mungon arsimi perkates ne elife. I  kthejne mahlulet  në elifmatarke. Te  tillet nuk e kane vendndenjen ne trapeze burrash, por atje... dhe  ku zgjidhen dhe lidhen shollet.

tani ti ke te drejten dhe mendimin tend per interpretimin e ngjarjeve. por mos haro se Bin Laden asnjehere nuk e pranoi qe ka gisht ne katrauren e 11 shtatorit, nderkohe qe mjaft amerikane (njerez me emerne zanatet e tyre) kane hedhur versionin se 11 Shtatorin e organizuan struktura te ereta te qeverise se asaj kohe. Sikur te jete keshtu, i bie qe ata 3000 njerez e kusur ti kete vrare vete qeveria e tyre, ndersa keta 300,000 po ashtu i ka vrare amerika sepse i destabilizoje dhe i fundosi si shtete. Pra, nese kjo qendron, pra qe eshte amerika ajo qe i ka bere te gjitha krimet qofte brenda e qofte jashte vendit, ti prape kete qendrim do te mbash? 

Ashtu eshte ke te drejte gomari fluturon.

po te hipi ne aeroplan sigurisht qe gomari fluturon. edhe ti fluturon, biles qofte edhe me nje pras ne ..........

 ore po bin ladeni prej verteti ishte se ca nuk sajojn kta amerikanet?

Si qelloi dhe e eliminuan...Ekzakt per 10vjetorin...Thua koecidence? smiley

Pikerisht, por s'ka lindur ende ai bir nene t'u hedhi hi sy Shqiptareve.

 tufa lulesh dhe mirenjohje per aleatin e madh por gjembi dyshimit nuk duhet eleminuar.Jallane kjo bote smiley

Shqiperise duhet t'ja nderrojme emrin ne Dyshimistan. smiley

 gjembo (apo gjembace smiley ) ra komunizma dhe na duhet nje armik global he te keqe. 

 Mentor, me qete me te vegjelit.Aqe dine dhe aqe thone. Kur te rriten, do mesojne  se ta duash mikun lipset  ta  duash me te  gjitha te metat qe ka, pa reshtur se theni  e veni  ne  dukje...qe ti rregulloje.Se vjen nje  dite qe ingranzhet  e mikut dhe vete miqësisë,  dalin nga siraja, duke u shpërndare ne copra... neper dynja. E ajo "miqesia e dëndur".... kthehet në e pjerdhur dhe e  fëndur.

 Vetem keshtu duhet prej verteti Amerika.Qe popujt ta shikojne me syrin e shpreses e te shpetimit dhe jo nepermjet aeroplaneve te shumet  qe hedhin bomba.Dashuria ushqehet nga miresia.... 

Larg duart nga Solidarnosc . Per nje .....ka nevoje cdo katun ! smiley

Sol ai Fratini e kishte 10 ere fare me duket .Se nga kishte gjete nje "gjylpone " dhe po cponte tollombacet e babasqapit per .. "Ne ( Pd dmth me Solidaret e vete ) e futem Shkypnien ne NAT-je "

Kishte bere deklarate zyrtare qe "duhet unitet e mirkuptim nga forcat Politike si per rastin e Pranimit ne NAT- je "

C 'behet mer keshtu ? Godo thote se nuk jeni Parti qe mbroni interesa Kombetare , ky tjetri thote se jeni Rrenca !!!!! Dhe ti merresh me ceshtje te MbeDhaJa mer Jahu. Me Aleanca te fuqishme te Arben Imamamit ??? Jak ore ne vehte! Merr penen dhe mos rri po duku . Per probleme Nderkombetare merret Bulo Bulevardaj dhe jo hani ne rradhe .Me duket se po degjeneron edhe ti si Lefkofeja qe fuste hundet ne Pulitike !

Merru more me Kombin se te shkau fare nga Ceshtja Kombetare ! T'ju rroje babasqapi e ta lini prapa!

komuniste dhe islamistet jane kunder 11 shtatorit per arsyet e veta. anti amerikane, anti -izraelitet e etj  po ashtu . ne mes tyre ka edhe konspiracioniste etj.  sikurse edhe viktima qe u duken interesante gjera te tilla, psh qe kane pare sh filmin prison break etj lol.

me vjen keq qe ka edhe shqiptare ne kete mes. te pakten USA kane qene me pozitiv historikisht me popullin shqiptar.   une e vleresoj kete gje.

 

Salem bin Laden, nje nga vellezerit e Osame's , ishte nje investor kryesor ne Arbusto Energy. Kompani e themeluar nga George W. Bush...

Nuk po kaloj ketu me spekulime po si ka mundesi vete vellai i terroristit me te kerkuar ne bote te kete bshkepunime biznesi me vete presidentin e SHBAse?...

Mos spekulo qe ka qene nje nga 54+ femijet qe kishin te njejtin baba por nena te ndryshme.

Por ke te drejte, perpiqen te na e hedhin sepse ne fakt ka patur me shume lidhje se vec biznesi i njerit prej djemve. Mos te harrojme qe Bush Jr. ka qene antare i shoqerise shume sekrete "Skulls and Bones". Madje thuhet qe ne nje ceremoni sekrete te kesaj shoqerie ka marre pjese edhe Bin Ladin. Por shkrimtari qe e pati zbuluar kete fakt me vone u zhduk ne menyre misterioze.

 Sot te gjitha gazetat kishin lajmin e Al Kaides, ku kreret e saj deklaronin se ne ngjarjen e 11 shatorit 2001, nuk kishin gisht fare.  

çfar mund te thone Solidarnosci dhe Toko, ne kete rast. Apo ata genjejne. Po pse. 

Shume e sakte Pier....Ne fjalimin e tij Obama nuk e perdori asnjehere termin "Al Kaida"

I quajti thjesht "Vrases te mbushur me urrejtje".....

Jane raste shume te rralla kur kriminelet te deklarohen se kane bere faj.

Mund te shohesh dokumentarin "Inside 911" dhe atje te shpegohet me perpikmeri dhe ME FAKTE cdo veprim i njerezve te Al Qaedes qe u perfshine ketu.Natyrisht qe dhe sikur kreret e AlQaedes te deklaronin te kunderten perseri Pjer Thomas do te thoshte qe ata jane agjentet e CIA prandaj deklarojne krimin.Pra gjithmone do te gjesh njerez si puna e Pjerit qe nuk i bind dot keshtu qe me mire injoroji se harxhon komentet kot.Une i harxhova te 10 ta me kete teme.

Nejse ne Europe vazhdon cdo dite te behet lavazh truri per antiamerikanizmin.

Prandaj une nuk cuditem  psh kur lexoj statistika psh qe ne 12 shtator 2001 vetem 19% e grekeve ndjenin keqardhje per viktimat amerikane.Nuk i di statistikat e shteteve te tjera te BE por nuk besoj se numurat jane mbi 50%.

Dhe kjo po jep rezultatet e veta.Nuk eshte cudi kur ne Europe antiamerikanet priten si heronj pavaresisht se vendet e tyre jane ca diktatore te mirefillte.

Solidarnosti- mos u rrembe  te etiketoshe  shqiptaret  si antiamerikane! Jemi por dhe jane  mbi 90 % proamerikane. Bilez,qe ta dishe mire fort jemi   me amerikane.. se vete amerikanet. Kurse ketu me poshte, e pereifrazuara, ke dashur te thuash te kunderten.Pa shife!

 "... Nejse ne Europe vazhdon cdo dite te behet lavazh truri per antiamerikanizmin."

 Nese edhe pas dhjete vjet ngjarjesh e pasojash disa njerez akoma nuk e dallojne shapin nga sheqeri per ngjarjet e 9/11, them se eshte kohe e humbur te merresh me to.

Berisha ngaterron 11 Shtatorin me 11 janarin gjate inagurimit te ekspozites "Ja Nju Jorku".....(21 Janari dhe kompleksi i "terroristit shteteror" duket se eshte kthyer ne nje damke per Berishen)

“Duke përfunduar, edhe unë së bashku me familjet e viktimave, me qytetarët e lirë të vendit tuaj, me shqiptarët i lutem Zotit që shpirtrat e viktimave të 11 janarit (11 shtatorit) të gjejnë paqen e merituar dhe ju garantoj se Shqipëria e shqiptarët do të qëndrojnë të palëkundur në përpjekjen tuaj të madhe, për paqen dhe stabilitetin në botë”, tha Berisha

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).