Zhan-Zhak Rusoi, ky filozof mendjendritur i shekullit XVIII në Francë, shkruan diku, në veprën e tij “Përsiatje mbi prejardhjen e pabarazisë”: “I pari që, pasi rrethoi me gardh e me hendek një copë tokë, tha: Kjo është e imja dhe gjeti përreth disa njerëz aq të leshtë sa për ta besuar, ky njeri, pra, qe themeluesi i vërtetë i shoqërisë së organizuar. Sa krime, luftëra, vrasje, sa vuajtje dhe tmerre do t’i kishte kursyer racës njerëzore ai që, duke i shkulur hunjtë e gardhit dhe duke e mbushur me dhé hendekun në fjalë, do t’u kishte thënë me zë të lartë sivëllezërve të tij: Mos ia vini veshin këtij mashtruesi: do të merrni fund po të harroni se frutat u përkasin të gjithëve dhe se toka nuk i përket askujt!”. Sigurisht që pa lindjen dhe lulëzimin e pronës private e të marrëdhënieve në prodhim që u zhvilluan si pasojë, shoqëria njerëzore nuk do të kishte bërë përpara dhe nuk do të kishte arritur stadin që njeh sot, por nga citati i Rusoit më është ngulitur mirë në kujtesë ideja se “…frutat u përkasin të gjithëve dhe se toka nuk i përket askujt!”, ide që ma kujtoi, para disa kohësh, një bisedë që pata rastin të ndiqja në radio, gjatë së cilës, një mendimtar, filozof apo sociolog francez pohoi se “ne, njerëzit e sotëm, kujtojmë se planeti Tokë na përket vetëm neve, por harrojmë që, në të vërtetë, ne ua kemi marrë atë hua brezave të ardhshëm”.

Te këta njerëz të sotëm bëjmë pjesë edhe ne, shqiptarët; si ata, edhe ne, shqiptarët, pandehim se Shqipëria me pasuritë e saj na përket vetëm neve, brezit të sotëm; harrojmë ne, shqiptarët, se Shqipërinë ua kemi marrë hua brezave të ardhshëm, shqiptarë edhe ata, dhe se duhet t’i mendojmë thellë, gjerë e gjatë veprimet tona në mënyrë që vendin tonë t’ua lëmë atyre në gjendje të mirë, madje shumë të mirë. Sigurisht që nuk e kam fjalën thjesht për të mos e ndotur mjedisin – ajër, ujë, tokë –, për të mos i masakruar pyjet, faunën dhe florën e tyre, për të mos i shpërfytyruar qytetet e fshatrat tona, bregdetin, liqenet dhe lumenjtë tanë. E kam fjalën, gjithashtu, sidomos, kryesisht dhe veçanërisht, për “privatizimin” e “nëndheshëm”, pra, të paligjshëm, të shumë sektorëve të ekonomisë, kulturës, shkencës dhe arsimit publik nga ana e atyre që na qeverisën dje, na qeverisin sot e do të na qeverisin nesër. E thënë më troç, e kam fjalën për përdorimin e pronës publike, e të mirave materiale e shpirtërore të krijuar nga populli, si të ishin prona të disa të mëdhenjve, pavarësisht se cilit krah të spektrit të politikës shqiptare i kanë përkitur, i përkasin dhe do t’i përkasin ata. Një përdorim i tillë i paligjshëm i pronës publike të shpie, dashur pa dashur, te slogani “Në emër të popullit, kundër popullit”. Ky përdorim bëhet fatkeqësisht i mundur vetëm në sajë të korrupsionit, i cili tashmë është shndërruar në një realitet i pamohueshëm në Shqipëri.

Lidhur me korrupsionin në fjalë, i cili e bën të mundur tjetërsimin e pronës publike tek ne, frika është se, po të mos merren de jure e të zbatohen de facto dhe në sinergji masa të rrepta kundër tij dhe (pro)motorëve të tij, shumë shpejt në Shqipëri mund të ndodhë ajo çka shpjegonte para disa muajsh një autor algjerian, i cili sapo kishte botuar në Francë një libër me titull “Korrupsioni dhe algjerianët”; sipas tij, klasa politike algjeriane synon që çdo banor i vendit, sidomos ata që punojnë në sektorin publik, të kthehet në një të korruptuar, kështu që, kur të ketë marrë fund ky proces, korrupsioni nuk do të jetë më një vlerë negative, por do të kthehet, në rastin më të keq, në një vlerë asnjanëse, pra, të pranueshme, duke u bërë zyrtarisht normë, standard, institucion.

Këtë druaj unë se mos ndodhë, në një të ardhme jo fort të largët, edhe në Shqipërinë time, tënde, tonë, i dashur lexues i vëmendshëm e i paanshëm i kësaj rubrike. Qofsha i gabuar!

20 Komente

Ou Tupe? C'jane keto tone negative per zhvillimin e fuqishem te Shqiperise socialiste, hm, demokratike? Paska dhene sinjal per ndryshim drejtimi shefi?

tupe ke te fala nga Tukja.

Menyra me e mire per luftimin e korrupsionit eshte ti heqesh sa me shume kompetenca shtetit. Sa me pak pushtet ne duar publike, aq me pak mundesi abuzimi. Reduktim kompetencash, procedura te sakta dhe trasparente, vendimarrje publike e bazuar jo ne duart e nepunesit publik, por e bazuar ne rregullat e lojes, privatizim cdo aktiviteti qe mund te kryhet nga privati.

Zoti "Friedman meets the Tea Party", jemi ne vitin 2011. Nje vend nuk zhvillohet dot pa doren e shtetit smiley

sakte, por ai me siper (hunter) e kishte llafin kur nuk ka shtet! Se po te kishte do te zbatoheshin edhe regullat edhe ligjt. Por kemi vetem pushtet, ose vetem mbret, ose vetem sali. Prandaj, me te drejte hunter zbrazi baterite.

berber, s'e ke idene fare ne kete muhabet, sorry. smiley

Une e shoh shtetin si funksion rregullues. Ti i jep rol orientues. Ketu me duket dallojme smiley

Qarte fare ne kete drejtim smiley Vetem ki parasysh qe ekonomia shqiptare eshte e detyruar te konkurroje me ekonomi qe pranojne nje rol te gjere te shtetit ne jeten ekonomike dhe mos-ndihma shteterore do te jete negative per zhvillimin afatgjate.

Nese ke fjalen per subvencionet ne fushen e bujqesise qe marrin shtetet rrethuese, ke te drejte.

Ndoshta ju duhet te shikoni pamjet e vitit 1997  dhe do te shikoni sa e mrekullueshme eshte jeta pa shtet.Ndoshta duhet te dilni e te shikoni germadhen e betonit te quajtur shqiperi dhe te kuptoni se si privati nuk ka ne mendje interesin e popullit por ate xhepit te tij.

Liria nenkupton pergjegjesi. Kush ve bast ne skedina, luan kumar. Fakti qe humbet nuk do thote qe eshte faji kujt tjeter. Kush futi parate ne firma me mendimin se do marrin dyfishin pas tre muajsh, po ashtu luan kumar. Kjo nuk anullon pergjegjesite e shtetit, qe duhet te caktonte rregulla kush lejohet te marre para me fajde. Idem per betonizmin. Perse u betonizu Tirana? U betonizua, sepse Edi Rama nuk aprovoi plan urbanistik. Po te kishte patur plan urbanistik nuk do te ndertohej sipas qejfit. Vendimi per leje ndertimi do te percaktohej nga perputhja me planin, pra nuk do te varej nga Pushteti i perqendruar ne doren e njeriut. Por kjo nuk i interesonte bashkise, sepse donte te kontrollonte vete kush do te lejohej te ndertonte e kush jo. Nga kjo lind korrupsioni. Perseri dalim te fakti qe vendimarrja duhet larguar sa me shume nga politikanet dhe duhet mbeshtetur ne istitucione dhe pak procedura te thjeshta e trasparente.
Sa per ate qe privati ka ne mendje interesin e vet, kjo eshte normale. Ju kur dilni cdo dite ne pune e beni per bamiresi apo per rrogen (interesin)?

parole, parole, parole, ......ka pas qene konge e bukur! Mina me duket se e kendonte.

Tupe ke perdorur ate qe ne english e quajn " non processed information"..kshu kuptoji njehere ti ato terma qe perdor pastaj shkruaj

 Tupe, turp te vije qe del kunder vijes se komandantit.Shiko Tupe se  tope tope o papagalos:Me procesin e privatizimit i jepet goditje fatale korrupsionit, por nga ana tjetër, në këtë proces, duke ndryshuar pronësi dhe menaxhim krijohen vlera shumë më të mëdha sesa këto prona të mbeteshin në duart e shtetit”

topja i frymezuar nga Ruso...ku edhe vete europjanet nuk u frymezuan nga ai...

Por nga oponenti i tij filozofik Volteri.

Tupe,s'qenke i angazhuar me ndonje ribotim te "Fjalorit Erotik",te gjuhes shqipe?smiley

 

 

Heemmm, ato fjalet e fundit, eee, pikerisht ate nuk do ta deshironte asnjeri.  

Diversion super cheap ! Si u tha Sala ketyre ? "Qeveria ben korrupsion, opozita kritikon".
Edhe Tupja ju fut kritikes !

smiley)

Shkrim çatra-patra, nga hyri e nga doli... Tope, me mire merru me zgjedhimin e emrit Ram, se ajo eshte shume me shqetesusese se korrupsioni dhe trashegimia qe do u lejme femijeve tane, pika Topes thuaj...

Do ket dasht dhe ky me ndermejtsu per noi licence..

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).