Si ju kujtohet 11 Shatori 2001?

Ku ishit?

Cfare po benit kur mesuat lajmin e sulmit terrorist ndaj kullave binjake ne NY, Pentagonit ne Washington dhe aeroplanit te rezuarne Pensilvani? 

Cfare u ndjete?

18 Komente

Me 11 Shator 2001 une isha ne pune. Tek po punoja dikush tha se nje aeroplan i vogel aksidentalisht kishte goditur nje prej kullave binjake, dhe lajmi po jepej ne televizor . Dola nga zyra dhe shkova tek palestra e punes ku ishte nje televizor ne koridorin e palestres. Ishim nja 10 vete dhe duke pare vrimen e madhe te hapur ne kulle nga goditja e aeroplanit po diskutonim sa i madh ishte avjoni kur..... ne ekran shfaqet nje avion tjeter dhe godet kullen tjeter. Ne fillim thashe se ishte riperseritje e skenes se avjonit te pare por tek po perqendrohesha te shikoja sa i madh ishte avjoni shikoj se kulla e pare akoma nxirte tym ndersa avjoni qe po shikoja kishte goditur kullen e dyte. Diskutuam per nja 5 minuta nese ky eshte nje akt terrorist apo aksident dhe mendja me vajti tek disa te njohur qe kisha ne kullen e dyte. Natyra e punes me lidhte me shume firma "broker" dy prej tyre ishin ne kullen e dyte . Vrapova ne tavolinen time dhe duke kerkuar numrat e telefonit per Fitzgeral formova numurin e pare te kontaktit qe kisha me kete firme.... vetem sinjal i zene ....bip bip bip .... si tanime kujtohet fillova te pyes se ne cilin kat ishin zyrat e kotnaktit tim ne ate firme..... Me pas mesova se si ai dhe dy te tjere qe i kisha njohur gjate punes....... kishin vdekur gjate goditjes direkte te avjonit bashke me shume te tjere qe nuk i njihja apo vetem kisha folur telefon per ceshtje pune......

Mora ne telefon zyren tone ne New Jersey, dritaret e tyre shikonin direkt ne Hudson River, Asnje pergjigje, ... ata i kishin evakuar menjehere....

Na derguan ne shtepi , rruges ne makine NPR po jepte lajme kontradiktore per nje avion qe goditi edhe Pentagonin.... Ne shtepi u ngula ne televizor dhe syte me kapen njerez qe hidheshin nga kullat.......

Nga tere te vraret ... keta me kane mbetur ne mendje..... Ata ishin une... ate menges ata ashtu si une kishin shkuar ne pune... me qef apo pa qef te gjithe me nje qellim te mernin rrogen per vete dhe familjet e tyre, kishin lene prapa femije, grua, prinder , motra e vellezer..... dhe tani fati i tyre ishte te hidheshin nga kati i 80 apo me lart per ti shpetuar flakeve kercenuese....Nuk e di cfare ndjeva ne ato momente por me kujtohet disa jave me vone pashe nje "bumper stiker" tek nje makine qe shkruante

"Stay strog and tall

Nuke them all"

Se di por kjo me percaktoj tamam ate qe ndjeva ne ato momente kur shikoja ata fatkeqe qe hidheshin nga dirtaret drejt vdekjes se sigurt.

Sot nderohen te gjethe edhe zjarfikesit edhe policet edhe punojsit e urgjences qe u ngjiten atyre kullave kur te tjeret i zbrisnin. Por zjarfikesit, policet punojsit e emergjences e dinin rrezikun qe ju kanosej , ata per kete paguheshin ndersa..... ata te mjere qe hidheshin nga kullat kishin shkuar ne pune jo per te vdedkur ne ate forme.... ata ishin si une ... disa i kisha te njohur dhe kolege ....

"Nuke them all" kjo qe tamam deshira ime ne ato momente per ata qe kryen kete akt kriminal ......

Ne shtepi ,  pashe pamjet live nga televizori.Fillimisht kuptohet ,s'po kuptonim gje,vetem zjarr,tym..njerez qe ulerinin.

Cfare ndjem?

Tmerr,frike,keqardhje.smiley

une kom qene tu pi me nje lokal dhe nuk e perjetova shume keq ngjarjen qe e shikonim live ne tv. Por me vone kur u kthjellova kuptova qe isha shume tape!

Kisha klase statistike ne 8:15 am. Shkolla ish 3 blloqe larg nga WTC. Nji nate perpara dola dhe e teprova pak me pijen. (ka disa qe thone se pija ben veten dem) Gjumi me doli me vonese dhe mberriva ne Lower Manhattan disa minuta pasi kish goditur avioni i pare. Te them te drejten ne filim situata mu duk komike (mbase mund te ket qene dhe pasoje e shokimit).

 une isha ne shtepi, kalama aso kohe! po shikoja nje emision shkencor nga nje kanal italian, qe s'me kujtohet me saktesi... po nejse e nderpresin emisonin per te dhene lajmin... shikoj njerin nga qiellgervishtesit qe po nxirrte tym... pastaj pune sekondash dodet i dyti...  u dritherova!

me kujtohet se ate dite bente vap, mbase edhe ngaqe ne dhomen ku qendroja une bie dielli ne pasdite, po vap dhe po djersia sado qe ishte shtator... 

natyrisht mendja me shkoi edhe tek te afermit!

sot ne fejsbuk pash kete lidhjen... s'e kam pare akoma.

E du sh,

E pashe lidhjen . Shume interesante nga pikpamja se deri ku mund te arije fantazia njerezore.

Kam vetem nje pyetje ( jo per ty por per ata qe kane bere kete filmimin dhe per ata qe e besojne)

Nga tere ata njerez qe jane perfshire ne kete konspiracion ( saldatore, minavenes, drejtues, perfitues etj) si nuk ka hapur njeri gojen deri me sot? Ti jeton ne amerike dhe e di mire se nje sencacion i tille paguhet miljona $. Apo jane amerikanet nga ata qe e mbajne gojen mbyllur? Ketu nje pordhe te behet dhe te nesrmen e ke ne gazete nga diksh qe do te perfitoj materjalisht nga ky lajm apo dikush qe kerkon te behet i famshem  jo me pastaj .....

Nejse mendimi tim eshte ishte film interesant per te pare deri ku arin fantazia njerezore

 

 une e respektoj menyren tende te te llogjikuarit ne kete rast, por por me thuaj te pakta jane rastet kur qeverite mbajne sekrete ndaj popullsise?

me aq sa di une(se jam i vogel ne moshe smiley ), nga lexime, dokumentare, lajme etj mjafton nje skuader speciale, qe zyrtarisht nuk egziston per ta vendosur ate dinamitin, jo ne nje muaj por ne nje jave(sepse ne nje nate nuk e them dot se mase ka pas qene ndonjeri qe punonte atje smiley )... kaq mund te perfytyroje imagjinata ime!

sa per mua, une marr informacione, jap imformacione dhe ralle e mund edhe te them ndonje mendim... dhe ne kete rast anoj per komplotin, qe nuk do te thote se e ka sajuar me patjeter qeveria, apo ndonje nga ato grupet/lobet ushtarake amerikane(qe s'e cajne fare se kush e ka presidencen); mund edhe ta kete bere ndonje armik i shbase dhe i islamit ... si psh rusia smiley D

me fal, nese nuk kam qene mjaftueshem serioz ne pergjigje!

*nuk jam ne shba, por ne itali, nuk e di nese eshte faji i faqes apo i lidhjes sime(sinjalit), qe del flamuri i shba-se!

 Per flamurin e kam ne kete rast. Une jetoj ne amerike dhe gjithmon del amerikansi, kam pare qe u nderrohen flamujt robve ketu .psh kam qejf ta ve nje flamur te jamaicas si mund ta bej?pyetje per peshqit e tjere kjo.

e thjeshte, mud te behet duke gjetur nje server ndermjetes, ne kete rast "proxy server"... qe "maskon", ose me sakt nuk ia tregon faqes ip tende origjinale.

http://www.publicproxyservers.com/proxy/list_country1.html 

kaq di une! por me duket se ka edhe softuer me te cilet mund ta ndryson ip e kompjuterit, por keta ngadalesojne pak procesimin e informacioni!

Ne shtepi kemi nje divan qe ka pamje te mire nga TV.Dhe perhere genjeja vllain te kerkojne qe ti zija divanin.Ishte dreke dhe bente vape me sa mbaj mend, me kish zene gjumi dhe me zgjon vllai :

- Cohu se po sulmojne Ameriken .

- Jo po Kinen i them un, ik ere se nuke ha njeri ate muhabet po me ler te flej.

- ore Cohu shi si vje avioni smiley

 

ATy me doli gjumi dhe pash ca ndodhi live.

Me kujtohet qe kam qene ne nje zyre dhe isha shume e re ne ate kohe.. smiley frika me pushtoi gjithe qenien time ne ato caste.. jam kthyer me nje fryme ne shtepi dhe kisha frike qe te rrija vetem, kam shkuar tek nje komshia ime.

 

Ne zyre ne afersi te Frankfurtit dhe nje koleg hyri ne zyre dhe na dha lajmin. Duke patur te aferm ne nju jork u perpoqa te flas ne telefon por nuk u lidha deri te nesermen. Linjat ishin te zena.

isha ne pune, dhe me thote nje kolege tej mase si e tronditur,  qe kane goditur me aeroplan ne nju jork. fillova tu qesh, i thash tu qesh shyqyr qe jemi shnosh vete.... mu duk si prrall, s'e besova fare.  kur pashe ne tv ne pune qe ishte e vertet, u befasova, sme dukej si e vertet. me pas e ndoqa ne shtepi pjesen kur bien kullat.  ngjarje e rende, m'erdhi gjynof edhe tgjitha bisedat me robt jo si, jo qysh jo kush etj. teme e dites. per ca dite.

me nji llaf nuk kam qare... e as jam tronditur tej mase.  mund te kete qene tragjike per ata qe e kane perjetuar nga afer, po ketu me shume ishte teme muahbeti sesa tronditje e mirefillte. lene pastaj teorite e konspiracionit, jo e  ka bo cia jo bin ladeni eshte shok me bushin etj.... u bo muahbet kafe tamom deri sa i iku koha , dhe u kthym te futbolli, tenisi, F1 dhe sporti i preferuar politika lol

se mu kujtu nji zyshe ne shkolle kur morri vesh qe kish vdek enver hoxha i ra tfiket mes tklases. cave i vinte per te qesh me zyshen ca te tjere ishin duke perjetuar dhimbjen e madhe kombetare......sa kom qesh!

Te henen perpara, duke pire nje kafe me nje mikun tim te sheshi posht kullave..

Ate dite, te dentisti, ul ne karrige me goje hap, duke pa TV prapa shpatllave te dentistit pash pamjen filmike te avionit te pare..

 Ate dite e mbaj mend shume mire,po mua me kete muaj me lidh nje gje pakasa ndryshe.Kame lidhur nje dashuri me nje amerikone qe mu desh me bo letrat dhe mu deshen deri tre vjet me mor greenin.Tani nuk e kam idene ku bohet ajo se i kom shkeput lidhjet.Po me ane te pass americone me eshte dhon mundesia me me morr nuse ne shqiperi me te cilen kam edhe nje vajze e ja cojm mire.

 Ate dite kam ken ne nje qender te mbyllur per deportim ne ZAVENTEM, bruksel.NA DHANEN NEGATIVA GATI TAN SHQIPTARVE .Di me than se shum loje e piste luhet me ket ngjarje te skenarume prej dores BUSH.Esht kohe e re  dhe kolonializimi sot nuk mundet ta bajn si dikur para 100vjetve ne afrike.Se sot ka dal menyra demek paqesore nderrime regjimesh ne afriken veriore.Po ku munden te ndertojn demokraci kultura e vende te ndryshme ne bote ashtu sic kerkojn evropa dhe USA,nje libian nuk mundet kurr te jetoj sic jeton nje hollandez.....po ashtu nje shqiptar kurr nuk mundet te bindet prej dres se brukselit sic po ben sali berisha sot.POR AI PO LODHET KOT .mos me dal prej teme 11SHTATORI po kujtohet me keto 3000persona tuj ju lexu emrat nje nga nje ,po gjith ato emra irakienesh, kurd,e mbar boten arabe pse nuk ju lexohen s eedhe ato civile ishin?vetem nje grup muhaxheidinesh te alkaides ishin me 100ndra ejo me mijra.NUK MUNDEMI KURR TE AKUZOJM MBAR BOTEN ISLAME sic flasin ketu ne belgjik.ATENTATI I KETYRE DY KULLAVE ISHTE MBARIMI I EMPIRIT TE VETEM DOMINUES NE BOTE.US ARMY FORCE.ku dihet direkt ato demostruan me dhune e lufte ne irak.

Naten e 9 shtatorit /mengjesin e 10 shtatorit , me kane vjedhe veturen.

9600 marka minus.

mengjesin e 10 shtatorit kam ardhe ne tirane, dhe po kerkoja se ku mund te ishte makina neper tirane.

Finalja: policet e komisariatit 1 e kishin lejuar njerin prej  hajdutve te largohej me makine.

ne fund i deziluzionuar mora rrugen per kthim. mbasdite ,

mora vesh se 2 kullat ishin rrezuar.

u ktheva duke menduar se kur ia bene amerikes ........... po mu...

ishte hera e dyte qe me ndodhte. (e para ishte ne 93 kur shkova te kallezoj vjedhjen e xhamit te makines .. personi qe kisha para tek "dega" kishte shpetu, per se dyti,  sepse hajdutit nuk i kishte shkrepur pistoleta... kur e mora vesh i thashe vedit per here te pare .. ik more dreq se nuk behet keshtu per nje xham makine.,, shiko te tjeret qe sua ve veshin njeri)

sot ne fejsbuk pash kete lidhjen... s'e kam pare akoma.

Me pelqeu shume cilesimi si "rinovim urban". Mjaft i sakte.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).