Gjate forumit vjetor per ekonomine ne Selanik, Papandreu shpalosi pikat e programit te tij per shpetimin e Greqise. jashte godines mijera qytetare greke protestonin kunder masave shternguese, nen rete e gazit lotesjelles dhe forcave te shumta policore

Por kush ishin pikat e planit Papandreu?

  • Ai deklaroi se do te vinte ne zbatim ligjin shterngues, qe vendosi me kabinetin: Per uljet e rrogave per buxhetoret dhe shkurtimin e 20.000 punonjesve te sektorit publik.(Nje kusht per marrjen e paketes ndihme 8miljarde dollareshe)
  • Pika e dyte ishte plani per privatizimin e bankave greke, te cilat ishin ne prag te falimentimit;Duke ju dhene fund spekulimeve se aksjoneret do te mund te rifitonin kontroll mbi keto banka. Keto Banka ishin duke pritur nje pakete 10miljade dollareshe si pjese e Fondit te Stabilitetit Bankar.
  • Pika e trete i kushtohej sektorit energjitik : Ne te cilen Papandreu u ndal me gjate, duke paraqitur projekte per parqe eolike ne Mesdheun lindor. Me pas ai shpalosi planin per kerkime per gaz natyror dhe nafte ne zonen pernedimore te Detit Jon(pikerisht duke  e detajuar, ne zonen e  shume debatuar me Shqiperine per vijen detare)

Greqia eshte pergatitur te licensoje menjehere kompani per kerkimin e naftes dhe gazit nenujor, ne Detin Jon, ne perendim te brigjeve te saj:  U shpreh Papandreu

 

Une personalisht fillova te beja nje kerkim mbi kompanite e interesuara per projektet e gazit natyror dhe naftes ne Jon.

  • Kompania e pare eshte kompania Amerikano-Izraelite : Noble Energy(Delek Group): E cila po pergatitet te kryeje c'pime nafte ne zonen e Egjeut(duke futur ne nje konflikt, Turqine,Qipron dhe Izraelin).
  • Kompania e dyte ishte STATOIL, nje nga aksioneret me te medhenj te projektit Trans Adriatic .Me duket paksa e cuditeshme shmangja ose injorimi total i Shqiperise nga ky projekt ,
  • Kompania e trete jane kooperim i dy kompanive kineze CNPC dhe CNOOC.
  • Kompania e katert eshte ajo Norvegjeze: PGS (Petroleum Geo Services)

Te gjitha keto levizje te grekeve shfaqin nje rrezik "alarmant"  ne radhe te pare per vijen detare te Jonit duke shkaterruar edhe ato pak shpresa qe mund te kete Shqiperia per shfrytezimin e turizmit ne jug.Ne radhe te dyte sipas studimeve te meparshme(studimeve elektromagnetike) dolen ne konkluzjon se kedo depozita ndodheshin ne brendesi te vijes ujore te Shqiperise. Shpresojme te kemi nje reagim nga pala jone(gje qe nuk mendoj se do ta bejne)...Ketu kemi te shpalosur planin per katastofe ne brigjet dona detare dhe shpresojme te kete nje reagim dhe nga "so called "shoqeria jone civile

Ketu kam hartat e plota ku do te perqendrohen c'pimet per nafte dhe gaz natyror(Publikuar ne www.defencegreece.com )Faqja e per studimet gjeopolitike dhe militare te Greqise dhe Qipros

 

Keto jane zonat ne detin Jon, ne te cilat Papandreu deklaroi se do te fillojne punimet

 


Zonat me rreth te kuq jane me te detajuara . Mund te vihet re fare qarte zona nr 1 prane Korfuzit(ne te cilen mendohet se ka nje sasi te madhe gazi natyror)
 

 

20 Komente

 Nese ajo ndarja e detit eshte bere per shkak te gazit qe shpresohet te dali nga ujrat tona (shqiptare), athere i bie qe Shqiperia, deri diku po e shpeton nga katastrofa ekonomike Greqine, keshtu qe Buall Mavria, s'ka me pse te kete frike nga Greqia, dhe s'ka pse ti uli breket gjithmon, siç i ka ulur, por ta mbaje pakez (te pakten) koken lart, dhe te kete guximin te kundershtoje gjerat e tjera qe jane kundra interesave te Shqiperise, siç jane regjistrimi qe do behet tani, dhe gjera te tjera. 

1-shi ne harte eshte shume larg shqiperise. Nuk kuptoj se si do demtoj turizmin dhe as se si shqiperia mund te kete dore tek nafta. Mbase kjo harte eshte e gabuar, por ne rast se eshte ashtu sic tregohet kote qahemi.

ky plan dihet me kohe dhe nuk eshte sekret..midis korfuzit dhe shqiperise nuk mund te behen cpime..se zona eshte shume afer plazheve turistike dhe zonave te banuara, eshte rruge tragetesh, dhe ujra peshkimi..

1 Ne harte eshte ne zonen e ujerave te diskutueshme(rrathet e kuq thjesht jane piketimet e peraferta ku do kryen cpimet)....Shiko pak me kujdes harten e pare: Zona blu eshte zona e plote e kerkimeve...

ke ndonje link serioz qe verteton se ne ate zone do behet cpime????

Ketu kam analizen e plote te fjalimit te papandreut ne Financial Times. Ku deklaron qarte per projektet ne detin Jon

 

Greece plans to offer licences “immediately” for undersea oil and gas exploration in the Ionian Sea off its western coast and also to the south of Crete in a drive to develop domestic energy resources.

 

Ndersa ketu kam nje artikull nga agjencia prestigjoze per ceshtjet e energjise(energyorbserver)i cili flet pikerisht per ceshtjen tone, i titulluar

"DID ALBANIA GIVE AN OIL SEGMENT OF THE IONIAN SEA TO GREECE?"

 Kjo tregon, se, Grava nuk paska gabuar ku foli para 1 muaji per kete problem, por shume nuk e besuan, biles edhe une isha pakez skeptik, por u rezervova te shprehem. 

kerkimet ne jon jan bere dhe do behen, keto nuk jane lajme te reja..

por asnjeri nuk e di nese do cpohet ne zonen midis korfuzit dhe shqiperise..une besoj se nuk do behen kurre cpime aty, edhe sikur te kete nafte..

Eri, ne rast se mendon se arsyeja pse nuk do shpohet atje eshte turizmi e ke gabim. Bregdeti i detit Jon poshte korfuzit eshte po aq i zhvilluar nga ana e turizmit sa korfuzi ne rast se jo me shume (dhe vetekutpohet qe eshte me i zhvilluar nga zonat shqiptare), dhe perseri, sipas "planeve," duket sikur atje do kete shpime.

tani nese ajo zone na paska kaq nafte sa te mbaje me buke gjithe njerezine sigurisht qe do cpohet...

 punë të mbarë e me krahë të lehta.

 

Kjo tregon, se, Grava nuk paska gabuar ku foli para 1 muaji per kete problem

..i nderuar Thomas ju diku me larte kerkoni argumenta per nje problem dhe jo bindje  dhe emocione.Nje mesues gjuhe nuk mund te japi mendime per prespektiven dhe  kerkimet e naftes e gazit  o burre duke perkthyer nje artikull gazete.Te gjitha keto per "oil and gas exploration in the Ionian Sea" jane thjesht spekullime  per arsye qe vetem ata e dine pse-ne.Une mund te bindem  nqs ndonje specialist apo inxhiner nafte ketu do te paraqiste  argumenta dhe prova per kete pronblem.

kaposh, edhe une kerkoj nje specialist nafte te flasi ketu, por persa kohe nuk del ndonje, athere pse te mos besojme nje gazete, ndoshta gazeta ka fakte me teper se nje specialist.  

Une po te jap link te Financial Times me fjalimin e plote te Papandreut ku shprehet qarte si kristali.... "Do te fillojme cpime ne Jon se shpejti".Ti flet lakra ne kopesht per inxhinjere nafte apo iluzjone

Ketu e ke serisht lajmin nga media kineze xinhua(nqs FT te duket ca revizjoniste si media) smiley

 

, Papandreou said that Greece will soon start research for oil and natural gas south of the island of Crete and at the Ionion Sea on the western part of the country

..prandaj thashe qe duhen prova per nje argument se  kjo "start research for oli"

qe ka thene Papandreou dhe qe  ju paraqesni si prova e vetme e "rendesishme" eshte si nata me diten me faktin qe  u gjend nafte dhe tani do shpohet per tu shfrytezuar...u be pazar fare kjo histori...

Papandreu eshte kryeministri i vendit fqinj keshtu qe duhet marre si argument....Provat ti shpalosa: Firmat e interesuara kane dale publike..C'pret zotrote, kur te vijne sondat dhe te plasi nafta ne Jon?..Sa per Studime..Ketu e ke studimin e zones(kryer  nga Universiteti i Kretes ne vitin 2004). Studim i cili flet qarte per potencjalin e gazit natyror dhe naftes  ne rajon(te specifikuar). 

Shih se cpo ben Turku me Qipron kaposh.....Nuk rri e pret si tuafet qe ti sjellin sondat e cpimit tek dera e shtepise...."Flota eshte gati u pergjigj!"

 

 Art Changed the..., medet ç`na bere more djale!Pse more e dhe kete haber?Po do  na dogndisesh shume rende ata  "amerikanet e vendit", qe kercyen perpjete, kur une thashe  se..greket  kane filluar  pune per kerkimin e naftes ne ujrat tona.Une e di shume me mire se ata, qe punet  e grekut kunder nesh, kane qene qe tejt`hu e gjer  tani, "ogurmbara", ... si te Hamurikut.E di kush eshte Hamriku ?Pata rastin te mesoja dhe gjera qe ata nuk i marrin as me mendje.Por per  Hamurikun...

    Eshte nje gerryeres katerkembesh, me thonj  si teh  shpate, qe i  ben galerite nden dhe`, gjer ku eshte mbi toke apo nden toke ai ushqim, qe don ta rrembeje.Miserin e ka shume xhan!

  Bujku i varfer e shikon diten, kur ka arritur dy  hostene dielli ne qiell, bimen e miserit dymetrosh, me dy  kallinj xhorreker dhe i behet zemra behar nga qe ruan me stoicizem te  admirushem, prodhimin e tokes se vet.Ne te kaptuar te diellit, bimen krenare te miserit, bujkziu, e gjen me kembe perpjete... dhe te dy kallinjte  zhdukur ne galerite e Hamurikut....

 Ja u bej kabull, qe me quajten... si ua deshi adeti i tyre.Vetem aman, ju bej  rixha,  te fjalosin me kete,  garuesin e madh  te lartesive, qe mbase gjen kohe e uxhut, te na sigurojne se...." Hamuriku", Papandreu nuk  do te na beje  galeri....  per nden uje !

grava mua me cudit fakti per disa ketu...Njeri e shikon normale cpimin tek dera e shtepise...po harron ca tragjedi krejt te fresketa.....Tjetri thote dua inxhinjer te me mbushe mendjen...Si mjafton Papandreu qe ka nen yqem 1milione inxhiniere smiley

"Ai qe ka mizen nen kesule, fillon dhe krruhet" thote populli

Une u shpreha ca dite me perpara per ate ujkun qe na u fut ne vathe, dhe keta tanet e mohonin "ardhjen e ti"(I cili u publikua dhe ne MPJ Greke)..Se c'u tha apo firmos nuk u morr vesh?..."Autopsia do ta tregoje"

 Nuk ka  asnje habi.E bejne po per hir te  antaresise, ne ushtrine e azatasqereve.Per mua, ajo pjese toke me uje, nja 353 qillometra...  ESHTE  SHITUR... nga "qeverrisesi ", dora vete.

   Por dhe nje llaf te  fundit.Keta shqiptare me te  cilet, ky  bakalaro tallet, por edhe ata me te  cilet hasharitet, duke  u  marre tere  kohen vetem me opoziten, nuk do t`ja lene grekut ate siperfaqe te ruajtur me gjak, ne  nje jete histori.Edhe barinjte  e bekçinjte, do te ngrihen, pa pritur te mbushen mendjet e kokosheve.Ketu  do jemi...

E cuditshme eshte vizita e dy ministrave(Fratini&Lambridhis) ne nje kohe kur Papandreu deklaronper kerkime nafte ne Jon...Koecidence?..Perfaqesuesit e dy vendeve te implikuara drejteperdrete ne ceshtjen e vijes detare te Jonit vizitojne vendin....

Mos kene bere ndonje llogari se bashku Greket dhe Italianet per te nxjere Shqiperine jashte loje?...

 

PS : kam hequr nje paragraf nga nje artikull ne gazeten SHQIP(te botuar sot) per kete ceshtje.

Mbi ekzistencën e rezervave naftëmbajtëse atje, qeveria shqiptare ka qenë e informuar prej sovjetikëve që në vitet ‘60, por nxjerrja e këtyre rezervave konsiderohej si tepër e vështirë për shkak të mungesës së teknologjisë së përshtatshme në thellësi mbi 1000 metra që ato ndodhen. Në zonën e Jonit, rezerva e naftës llogaritet në 4 miliardë fuçi, por pak më pak se gjysma e saj mund të nxirret. Por edhe kjo sasi, nëse shfrytëzohet do të zgjidhë për shumë vite problemet ekonomike të vendeve si Shqipëria dhe Greqia. Burime të mirinformuara nga Ministria e Jashtme greke i thanë “Top Channel” se pala greke ka përgatitur kuadratet e zonave të kërkimit dhe i ka vënë ato në dispozicion të kompanive të interesuara. Më favorite është një kompani amerikane, e cila ka shfaqur interesin prej kohësh edhe pranë qeverisë shqiptare.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).