A perdorni biciklete per te vajtur ne pune, pazar, shetitje?

51 Komente

Jo, kryesisht perdor kembet dhe me raste mjetet automobilistike smiley

 Une jam qefli bicikletash. Kam nje Norco race bike por them ta shes dhe te blej nje kruizer. jane ca bicikleta shume trendi qe prodhohen ne Quebec dhe jo madeinchina. OPUS.  Kam qef ta blej nje veren qe vjen.

 edhe une tek nje cruiser/klasike e kam syrin, biciklete per rehat/perdita, por s'jam gati te hedh £1000 per nje biciklete smiley po shikoj per ndonje gje te arsyeshme, po dhe cilesore. kto opus qenkan te lezetshme

 Une gjuj ne ebay dhe nja dy site te tjera lokale. Nuk e ke idene se sa njerez me pare blejne bicikleta 2000 dollareshe me idene e gjimnastikes dhe pastaj i shesin per nje fragment te cmimit fillestar pasi e vene re se ne tre vjetet e fundit kane dale me biciklete vetem dy here.

po , kryesisht  ne fundjave. çmpin disi muskujt. ideale!

turp me thene,me gjithe perpjekjet dashamire te gjithe pallatit tim,une nuk e mesova dot bicikletensmiley

mesohet dot tani?

 Po të kesh dëshirë dhe vullnet .Për gratë  duhet dhe kohë dhe burr i durueshëm po të jesh e kabashme (lol)

prizo,me ke shkrire me kete e `e kabashme` smiley

ne i themi musa avdall smiley

Dhe une nuk dija te ngisja bicikleten deri ne moshen 20 vjece. Mesohet dhe tani.

Une ne vere e perdor shpesh se e kam dhe punen afer(rreth 3-4km nga shtepia).. smiley

Ma hodhen qe mos bofshin piken e hajrit jarebi, i hyfte tubi shalet ne sume kur te bi me naj grope do zoti .

Shko ne ndonje dyqan andej afer dhe pyet per ndonje shale biciklete...se e shoh qe vuajtke ca smiley

ëhë.

jo, e kom lene me kohe, qekur makinat private pushtuan rruget pa sistem te tiranes. kam frike ti jap, por edhe sikur te mos kish frike, vetem pluhuri dhe gazi i makinave qe te perplaset ne fytyre ta largon kenaqesine e pedalimit. kur te bohem kryetar bashkije vetem bicikleta, patina apo trerotake do te qarkullojne ne tirone.

I am Traffic! T-Shirt by birthdaywarrior

Sheme per Kryetar Bashkie

Une thashe se nuk e perdorje nga 21 Janari ti...

Eshte nje enderr e paralizueshme, me shume kam patur friken bicikleten per ta mesuar se sa makinen, ndoshta nuk u besoj shume dy rrotave, sesa kater rrotave.. smiley

 Po e perdor ,kur ma premton koha esht shum praktike shum here me shum se makina . 

vetem ato me rrota te vogla, sidomos mbi rruge leqe-leqe

Bicikleta eshte fantastike, qofte vete per stervitje, qofte me tjetren per romance, in which case i duhet blere (tjetres) biciklete me timon sa me te ulur.

Vone shume kam filluar te perdor biçikleten dhe si fillestare qe jam mora nje sirrus sports bike aty tek reth £300. Nuk mar vesh shume nga bicikletat por eshte e lehte per ta ngare e peshon pak - do e rekomandoja per fillestaret. U bene disa muaj qe vazhdoj me te ndonese nuk e perdor cdo dite per arsye te motit. 

E perdorja, tani jo dhe aq shume. Kam levizur ne Amerike, dhe atje ku jam nuk perdoret gjate dimrit. Fatmiresishte ja vetem 1 ore me kemb larg shkolles, dhe keshtu qe eci deri sa te behet ftohte.

Neper Tirane eshte e pamundur ...je i rrezikuar cdo minute nga shoferet e xhindosur...vendi i vetem per biciklete ngelet diga! smiley Kurse ata qe duan ta mesojne mund te marrin mesime falas nga Ecovolis - grupi qe ofron xhiro me bicikleta me nje cmim fare simbolik. Stacionet Ecovolis ndodhen tek parku rinia dhe tek hyrja e diges. Bicikleta rocks!

Patjeter mer daje! Ku konceptohet ketu pa biciklete, une kam nje Gazelle (marka me e mire Hollandeze) dhe e kam si shpirt. Jane ca te shtrenjta por ja vlejne se jane ta pavdekshme. E kam perdorur edhe ne Tirane gjithmone, por ka vite qe nuk e bej me ate pune per shkak se respekti per bicikletat sa vjen e ulet dhe rreziku sa vjen e shtohet...

Kryetari i ri eshte edukuar ne hollande, keshtuqe shume shpejt do ta beje tiranen si utrecht-i, me rruge bicikletash gjithandej. Mos e humb bicikleten, kurajo dhe pak smiley

Po klube hashashi dhe "lagje te kuqe" do beje kryetari i ri smiley

Fjala jote ne vesh te kryetarit ishalla smiley

Swedo, lene mer kryetarin se ate e keni "nAllbanizu" ju andej keto vite ne pushtet, por te pakten te permirsohet pak trasporti publik e qarkullimi se eshte bo Tirona si Kabuli...

eci ne kembe kryesisht. kur me duhet marr makinen . kur ka shi dua sdua do marr makinen. nuk eshte keq me biciklete, por ka rrezik te madh. jam tu vra mendjen si me lon makinen fare, se eshte bo stress. po ca ti boj qe m'duhet. edhe nuk eshte se ka ndonje transport publik per te qene .

Tiranen mund ta shpetoje vecse nje metro apo nje ligj ndalim per qarkullimin e makinave ne qender...Dendesia e banoreve pre km2 eshte e larte dhe infrastruktura eshte skandaloze.....Me åpelqeu nje ligj qe kishin ne Britani (punetoret shteterore,keshillave,bashkive,mesuesit,etj).Kush nga at shkonte me biciklete ne pune(vetekuptohet ata ne distance te vogel) merrnin nje fare pagese nga bashkite..

Art, ketu ku jam une merr subvencionim per bicikleten (nese nuk do vend parkimi - qe eshte e drejte vetem e atyre qe jetojne ne nje rreze me larg se 12 km nga qendra e punes), plus qe mund te perdoresh edhe paret e lejes se pashfrytezuar (te perjashtuara dhe nga taksat) per te blere biciklete. Pra faktikisht nuk paguan asgje nga xhepio per bicikleta qe kushtojne deri ne rreth 750 Euro (pa siguracion e aksesore).

 Arto, po ai e anulloi planin e RAmes, per ta bere qendren vetem pedonale, do ta boje te kalushem per makinat.....vate dhe kjo shprese........ketu ne Tirane, me biçiklete mbaron pune, po eshte e rrezikshme, jo vetem nga makinat, por edhe nga shoferet, se kur parkojne buze rruges, e hapin deren pa pa se kush vje mbrapa, dhe papritur e shef veten nen rrotat e makkines qe vje pas. Keshtu e pesoi ime shoqe, shpetoi per mrekulli, dhe ka kater vjet qe ecen ne kembe, e ka lone fare biçikleten......çar ti bosh....??????????

C'thua?....E paska problem lulushka te ike ne pune me biciklete?..Eshte skandal te them te drejten...Ajo qendra e Tiranes eshte e vogel dhe behen makinat mullar kot se njerezit i ngasin per tangerllik.Pastaj shoferet: Kamikaze te gjithe... smiley ...Dhe te thuash qe ne kemi nje klime te favorshme per bicikletat...Po me projektin e qendres,unazes cfare u be?

Blej mer makin grus dhe vet ec m'kam , kurnac ! 

Jo, nuk e perdor, por bej mjaft agjit-prop per te bindur te tjeret qe ta perdorin ate. smiley

 me vjen per te qeshur kur mendoj bicikleten. kur e mesova nuk ja fusja trotuarit po njerezve. nuk e di po timoni shkonte pas njerezve ( si magnet).

ketu eshte shume e frikeshme bicikleta prandaj s'e perdor me.

une edhe endrat i shof me bicikleta! Po ku eshte vendi me i bukur qe keni bere xhiro me biciklete?  

duhet blere biciklete per te vajtur ne pune se ka vajt cmimi naftes ketej ne stratosfere, mezi blen 14-15 liter benzine me 20 pound. Skandal. Kam qejf te blej edhe motor ne fakt, po aha s'me lene...

jo jo me per fat te keq

 unë kam një tëpkë si kjo: 

Dite per dite. eshte e mire per shendetin, per shpejtesine e udhetimit per udhetimet jo shume te gjata, edhe kur nuk perdor makine, se autobuzet ketej jane nje bllok, nje stacion. Eshte e mire edhe me u fut ne muhabet me seksin tjeter neper Critical Mass e movements ekologjike te tjera. Dmth te jep 5-10 pike. Kur kap 100 pike, kalon nivelin smiley.

ncuq ne Tirane me duket se nuk ia vlen gjithsesi .. shyqyr qe kam kembet smiley 

Dite per dite. eshte e mire per shendetin.....

po ore, bile e thote edhe shprehja e lashte popullore:  ''nje xhiro me biciklete ne dite, te mban larg nga farmacite..smiley

sinqerisht mua me pelqen te ec , ec shume  dhe marr taksi apo autobus vetem nese  rrezikoj te vonohem (busin vetem po me qelloi q e shoh aty se per te prit e bahh, nuk pres nojher)  , do ti qe kam filluar te marr kepucet apo sandalet ne cante dhe te bej ecjen me atlete qe me kontrastojn si nare me lukun business po hajt nuk merzitem una smiley

Jo,se punen e kam aq afer sa te shkoj ne kembe dhe arrij per 5min maksimumi.Kurse kur dal ,jam aq e ngarkuar sa nuk me ben pune bicikleta.Makina ,po.smiley

Te pakten di ta ngase,pavaresisht se s'me ben pune .smiley

un e kam te pakten 30 min larg ne kembe apo 15 min ne taksi duke marr parasysh trafikun smiley

Ku ka ne Shqiperi pune larg ,aman.smiley

 

smiley

Kur te vine te keqijat ,s'eshte nevoja te hapesh as deren ,se hapet vete.smiley

 Jo.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).