Politikani i vjetër Sabri Godo mbetet aktiv në ndjekjen e lajmeve ditore të politikës. Për asnjë çast nuk shkëputet nga ditët politike intensive të aktualitetit të sotëm, ndërkohë që në intervistën e sotme për “Shqip” shprehet i shqetësuar për interesimin imponues të diplomacisë greke për procese të brendshme shqiptare, si dhe për procesin e afërt zgjedhor të Presidentit të ri të Shqipërisë

Zoti Godo, ministri i Jashtëm grek deklaroi nga Prishtina, tri ditë para vizitës në Tiranë, se Shqipëria duhet të njohë aktmarrëveshjen për vijën detare, duke injoruar në këtë mënyrë vendimin e Gjykatës sonë Kushtetuese. Si e vlerësoni ju këtë deklaratë?

Kjo është një ndërhyrje krejt e pazakontë. Asnjë institucion në Shqipëri s´mund të anulojë një vendim të Gjykatës Kushtetuese, aq më pak mund ta bëjë këtë ministri i një vendi të huaj, sado i vrerët dhe me pamje të rreptë të jetë.

Po nëse ndodh që kërkesa e ripërsëritur e palës greke të plotësohet, çfarë mund të ndodhë sipas jush? 

Atëherë duhet supozuar më e keqja, destabilizimi i vendit dhe reagimi i menjëhershëm i të gjithë shqiptarëve. Por s‘kemi pse humbasim kohë me fantazi të tilla. Unë kam bindjen se ky konflikt që ka tendencë të acarohet, do të zgjidhet paqësisht e me mirëkuptim, siç ndodh ndërmjet fqinjëve të destinuar të jetojnë përjetë së bashku. Zgjidhja më optimale për mua do të ishte rinegocimi dhe përcaktimi i vijës detare nga një grup ekspertësh amerikanë të NATO-s.

Ditët e fundit në media është folur edhe për një mundësi ndërhyrjeje nga pala greke për procesin e regjistrimit të popullsisë, madje ka pasur takim zyrtar në Ministrinë tonë të Jashtme. Si e shihni ju këtë interesim të posaçëm të Greqisë për këtë çështje?

E thashë njëherë se, mesa duket, kjo do të jetë një vjeshtë disi e nxehtë në marrëdhëniet me Greqinë. Nuk e di ku e gjen kohën Ministria e Jashtme greke të merret me gjëra të tilla, kur vendi ndodhet nën darën e një krize të rëndë. Për sa na takon neve, do të çuditesha nëse nuk hiqet dorë nga pyetja mbi përkatësinë fetare, që është një dhunim i të drejtave të njeriut, ndërsa nuk kuptohet ç’objektiva duan të arrijnë ata që ngulin këmbë për të shtuar artificialisht numrin e qytetarëve shqiptarë të kombësisë greke. Mbase ka nga ata që ëndërrojnë të kalojnë nën administrime të huaja territore të pastra shqiptare. Këta nuk duhen marrë seriozisht, por ja që ekzistojnë.

Sapo është hapur sezoni i diskutimeve për presidentin e ri të vendit. Si e mendoni ju procedimin për këtë zgjedhje dhe sipas jush, si duhet të jetë kreu i ri i shtetit?

Kjo është punë ekskluzive e partive, të cilat në 5 milionë shqiptarë duhet të nxjerrin së paku dhjetë kandidatura ndërmjet burrave dhe grave më të mira. Këta s’ka nevojë të shpalosin platforma në popull, sikundër propozon dikush, sepse nuk do t‘i mbushin mendjen popullit, por duhet të bindin të 140 deputetët. Kandidati për president duhet të ketë disa veçori: të ketë dhënë kontribut të shquar në fushat e shkencës, kulturës, arteve; duhet të ketë integritet të plotë moral, mundësisht të ketë mbushur 65 vjeç dhe do të ishte fat i mirë sikur një burrë i tillë të kishte dhe njohuri të thella juridike. Por të gjitha të mirat është e vështirë të mblidhen në një pikë të vetme. Vite më parë unë do të kisha propozuar Kristo Frashërin ose edhe Dritëro Agollin. Por tani moshat tona mund vetëm të dalin nga presidenca dhe jo të hynë. Na duhet doemos një president asnjanës. Le t‘i bëhet një ofertë Ismail Kadaresë.

Qeveria Berisha kaloi pothuajse gjysmën e mandatit të dytë. Kritikat dhe akuzat ndaj saj shtohen. Cilat do të veçonit ju si suksese të padiskutueshme dhe cilat si dështime?

Qeveria ia doli më së miri të mbronte ekonominë tonë nga rreziqet e jashtme dhe borxhet e brendshme. Qeveria ka punuar për rrugët dhe infrastrukturën në tërësi. Ka punuar intensivisht për të bërë ligjet që na vënë neve në standardet dhe nivelet europiane. Është përmirësuar rendi. Rreth 90 për qind e produkteve bujqësore dhe blegtorale plotësojnë nevojat e tregut të brendshëm. Këto dhe një sërë suksesesh të tjera i vë vetë në dukje qeveria, por duke kthyer faqen tjetër, na rezulton se korrupsioni mbetet i njëjti me të gjitha lëmimet që i bëhen aty-këtu. Korrupsioni shkatërron tregun e lirë dhe pengon zhvillimin ekonomik. Sa kohë t‘i kemi të zëna duart me korrupsionin, vështirë se do të bëjmë hapa të tjerë drejt Europës. Fenomeni i dytë negativ është fakti që ligjet e shkruara mbeten në letër. Ka njëzet vjet që gërryen lumenjtë me humbjen e mijëra hektarëve tokë. Ka njëzet vjet që vetëm priten e digjen pyje, ka njëzet vjet që bëhen ndërtime pa leje, vend e pavend. Ka njëzet vjet që nuk zgjidhet problemi i pronës private ligjore dhe as që ka perspektivë të zgjidhet, megjithëse ky është një nga kushtet më me rëndësi për integrimin në Europë. Pra, një nga gjërat më të rënda që vuan ky vend, është marrja e ligjit nëpër këmbë nga qytetarët dhe vetë zyrtarët.

Po rendisni kaq e kaq probleme administrative, mendoni se për këto arsye dhe shumë motive të tjera Kryeministri Berisha duhet të bëjë ndryshime në kabinetin aktual?

Berisha tha se nuk e ndien një nevojë të tillë, dhe kjo mua më la disi të habitur.

Pak ditë më parë ju hodhët propozimin që Berisha të bëhej president, ç’ka pasoi me refuzime dhe komente. Si ndiheni tani që kjo ide nuk funksionoi, ndërkohë që sot po hidhni një ide tjetër, duke përmendur zotin Kadare?

Idetë janë për t’u diskutuar dhe në asnjë rast nuk duhen marrë në planin personal. Unë besoj se ajo do të ishte një zgjidhje e mirë. Ndërsa Berisha mendon se duhet të jetë në krye të punëve edhe përtej vitit 2013. Unë i përkas asaj filozofie që thotë: jeto për vete i lirë dhe lëri të tjerët të jetojnë të lirë. Ka të tjerë që mendojnë se e mira e përgjithshme është kur ata arrijnë t’u imponojnë vullnetin e vet të tjerëve. Të gjitha janë të diskutueshme.

Në një shqetësim të përbashkët me tuajin për lëvizjet dhe pohimet e diplomacisë greke për disa çështje shqiptare, duket se shfaqet edhe lëvizja e re Aleanca Kuq e Zi. Mendoni se një lëvizje e tillë mund të plotësojë diçka në spektrin politik të vendit në të ardhmen?

Pothuajse në çdo vend ka parti me ngjyrime kombëtare. Nganjëherë kalojnë në ekstremitete. Në Shqipëri kemi parti që kanë në programin e vet bashkimin e kombit në kufijtë e tij etnikë, dhe kjo është Lëvizja e Legalitetit, e njëjta gjë mund të thuhet për Ballin Kombëtar. E njëjta gjë mund të thuhet për partinë e quajtur Çame. E njëjta gjë mund të thuhej sidomos në fillim për Partinë Republikane. Pra, nuk mungojnë forcat që deklarohen në shërbim të kombit. Për hir të së vërtetës duhet thënë se këto parti që shkojnë djathtas, ndihen të penguara të ngrenë zërin në çdo çast, duke qenë pjesëtare të koalicionit qeverisës. Pra nuk na mungojnë partitë e quajtura “nacionaliste” dhe nuk di se çdo të shtonte në këtë grupim kjo parti e pritshme kuq e zi, që deri tani duket krejt e paorientuar.

Veç nëse kjo do të destinohej për t’i shërbyer ndonjë individi ose grup individësh. 

39 Komente

A eshte i njejti sabri qe thoshte para nja dhjete ditesh berisha for president apo eshte sabri fejzullahu dhe i keni ngatrru mbiemrin?

Pse, nuk te pelqeu ty si iu pergjigj pyetjes per idene e para disa diteve?

Idetë janë për t’u diskutuar dhe në asnjë rast nuk duhen marrë në planin personal. Unë besoj se ajo do të ishte një zgjidhje e mirë. Ndërsa Berisha mendon se duhet të jetë në krye të punëve edhe përtej vitit 2013. Unë i përkas asaj filozofie që thotë: jeto për vete i lirë dhe lëri të tjerët të jetojnë të lirë. Ka të tjerë që mendojnë se e mira e përgjithshme është kur ata arrijnë t’u imponojnë vullnetin e vet të tjerëve. Të gjitha janë të diskutueshme. 

Mua me pelqeu qe eshte shume i diskutueshem smiley.

Nuk e kam lexu intervisten, vetem titullin pashe qe me shtyu te pyesja. Nje interviste ne 6 vjet nga sabri godo eshte mjaftueshem per shijet e mia smiley

Mos te kishte hedhur kete thagmen e Kadares pas asaj thagmes te para ca diteve une do i beja me shume vjet se ti smiley.  

Kadareja president? pf, as e imagjinoj dot.

 as sabrine, as kaderene.

njeri me m se tjetri jane.

Kane vlerat e tyre si shkrimtare e historiane, por s'jane per presidente.

Te rrije atje ne kafenene e parisit e te shkruaje.

Veç nëse kjo do të destinohej për t’i shërbyer ndonjë individi ose grup individësh.

Me beri pershtypje kjo fjali disa rreshta pasi eshte permendur PR-ja dhe desha te di opinionin tuaj. PR i sherben vetem nje individi, Mehdiut, apo nje grupi individesh, Mehdiu, Zeni, Delijorgji, Rrahmani, etj.

Mos u lodhni me u pergjigj!

 Po pati lujt mendsh Ismaili le ta pranoje, po te mos boje sikur nuk dinte gjo kur ta bojne rezil.

Po pse mer burre? Me thuj nje rast ti kur Sala propozoi nje kandidat per President dhe e sulmoi me vone! KURRE nuk ka bo vaki. Ore po nuk ben nga ato ai.

Vote for Pedro!...Pedro for President!! smiley

 

 

 

Kadare e ka ba te qarte ma se i here, se nuk asht i interesum per at post. Pse duhet me menu se ka nrru menje?

Ne kushtet kur duhet me ba arbitrin mes Berishes dhe dikuj tjetri,vtem nese merr vendime n'favor te tij,mund ta hedhish lumin,ne mos si president ,te pakten i pa baltos si person.

me sezonalitetin (ciklin) e traplliqeve qe pertypen ne shqiperi, kjo duhej te kishte dale para nja nje muji. nuk di cer e vonoi. tani ne fakt ishte radha e naj debati me qosje, ku do u versulshin te gjithe masanej, me honger naj cop lavdie dhe vemendje. e keni parasysh, naj gjo me identitet evrope, ose me letersi librazhdi... ka ra fantazia... dobet dobet...

per emon kjo:   ''une propozoj Muratin, ai ka dhe nje djale partizan...''.smiley

 

ndersa une, (ashtu sic eshte katandisur ai vend), propozoj Lek Plepin per president.  po a do pranoj z.Plepi valle??smiley

 Politikani i vjetër Sabri Godo mbetet aktiv...

 

Si?

Jo me "plaku i urte" ? 

Tcq, tcq, tcq!!

 

p.s.

Ej per cdo k@rllik qe lexoj neper gazeta shqiptare, e ngushlloj vehten me faktin qe plaku jem nuk lexon gazeta fare! 

M'duket, per here t'fundit ka lexu pese numrat e pare te RD-se! smiley

 

 Ja dy pergjigje nga shkrimtari Godo :

Pra, nuk mungojnë forcat që deklarohen në shërbim të kombit....

Ku perfshin edhe ish partine e tij - Partine Gerdeci  , Ballin - olelele , dhe legalitetin smiley dhe pak o sa pak Partine Kombetare - qe " i thone came"   Dmth Partia Demokratike nuk e ka ne program .....sherbimin ndaj Kombit smiley .... vetem se jane ne aleance si te Djathit dhe u jane lidhe duart pa mjer armiqt cdo hiqnin nga keto Parti .... Po ku jane Solidaret ketu me dhite e kopese se Cyckollareve ? Godo u ka " ofenuar babasqapin a i q...udhet " smiley

Njishtas ........ tregues qe shpjegon domethenien nga duhet te dale Presidenti smiley

Dhe ....... por duke kthyer faqen tjetër, na rezulton se korrupsioni mbetet i njëjti ... Korrupsioni shkatërron tregun e lirë dhe pengon zhvillimin ekonomik. Fenomeni i dytë negativ është fakti që ligjet e shkruara mbeten në letër. Ka njëzet vjet që gërryen lumenjtë me humbjen e mijëra hektarëve tokë. Ka njëzet vjet që vetëm priten e digjen pyje, ka njëzet vjet që bëhen ndërtime pa leje, vend e pavend. Ka njëzet vjet që nuk zgjidhet problemi i pronës private ligjore dhe as që ka perspektivë të zgjidhet....

pak e gjate por esenca e Intervistes .  Po cfare suksesesh ka kjo lloj qverisjeje ? Kur s'ke treg te Lire , kur s' ke zhvillim ekonomik , cfare ke tjeter . Gjuha vete tek dhemb dhembi . Po cfare ka ky vend qe sot nga Shqiperi quhet lefqeni ?

Ke nje stana me babasqeper ku Stanari ( ne kete rast Godo ) kerkon nje sqap percore ne krye te kopese se dhive . Nje gje ama e ka thene me TAMAM!

Por tani moshat tona mund vetëm të dalin ........dhe jo të hynë.

Dhe duke hequr fjalen presidenca do te ishte e Arsyeshme  te DILNI me vullnet te LIRE sebashku me babasqapin ne krye te Qeverise , dhe te gezoni ato dite pleqerie me niper e mbesa pa Ju ngatruar me ketij Populli neper kembe !

Patriarkal te Pandreqshem .

 

 

Qellimi i intervistes eshte te pohoje qe mazhoranca nuk do pranoje Topin, kete version te bufonit president. Dhe e ka mire. Edhe opozita besoj se nuk do e pranoje faraxhiun per nje mandat te dyte. Godo do propozoje president ?
FATMIR Mediun bile te bejne dhe zv.president Delijorgjin.
Medet !!!

Kakzozat ishin ca qenie te lira, qe nuk i jepnin hesap kujt, se si pranonin as tek kafshet, as te peshqit, edhe pse e kalonin ca kohe ne uje.

Nje dite prej ditesh, kakzozave iu mbush mendja qe te kishin nje mbret mbi krye. Keshtuqe mblodhen nje perfaqesi dhe e derguan tek Zoti, qe tu zgjidhte nje mbret.

"Cfare?!"- shqeu syte Zoti. "Nje mbret? Ikni o kakzoza e me leni rehat me gjithe mbret, sepse nuk e keni idene, sa rehat qe jeni!"

"Jo, jo dhe jo", thirren kakzozat. "Duam mbret, ti jeZoti, ky eshte vullneti yne dhe ti do na e plotesosh"

"Po mire", tha Zoti, "qofte e bere! Ikni tani, sepse ua zgjedh une mbretin tuaj"

Dhe Zoti si i mencur qe ishte, duke e ditur qe ishte nje lajthitje e kakzozave, qe nuk do te zgjaste shume, zgjodhi bretkosen si mbret te kakzozave, meqe edhe bretkosa rrinte here ne breg e here ne uje.

Pas ca kohe na u revoltuan kakzozat. "O Zot, c´eshte ky mbret qe na ke zgjedhur keshtu?! Ky nuk ben fare. Ky eshte me i dobet e me qyrrash se ne. Nuk e shef qe nuk i ndihet zeri fare? Ne duam nje mbret te forte dhe dinjitoz, sic kane kafshet e tjera luanin, ashtu e duam edhe ne mbretin."

"Po mire", tha Zoti. "Qofte e bere!" Dhe e hoqi bretkosen dhe vuri skifterin si mbret te kakzozave. Mirepo skifteri filloi ti hante kakzozat dhe u futi lemerine. Keshtuqe keto vrapuan tek Zoti e i thane: "O Zot! Cfare eshte ky mbret qe na ke dhene? Mbret qe han shtetasit e tij?"

Dhe Zoti rregulloi pak mjekrren e bardhe dhe me ze te bute u tha:

"O kakzoza, ju ishit mire e bukur pa mbret e pa njeri mbi krye, po nuk ju rri bytha rehat! Per t´ju bere nder, ju dhashe si mbret nje bretkose, qe nuk i ben hije as vetes se vet, kurse juve prape nuk ju ra bytha rehat e donit mbret te forte. Tashti mbajeni fort skifterin si mbret e t´ju haje koken e mos me cani bythen me! E morret vesh?!"

 :smiley

Me fal, por sikur para ca ditesh propozoi Salen. :O

Ku eshte cudia ketu? Heren qe vjen do te punesojme 2 presidente sepse ka shume pune vetem per nje president!! smiley

skleroza ka bere punen e saj smiley

A i kujton gjo njeriu fjala "Bretk"? Mu kshu m'duket ky Sabriu.

 hahahahahaha, sa kom qesh.....po ku e gjete mer daj, edhe une, po menojsha se ku e kom pa ket fytyre...????

 

 Jam kurioze te di cfare ideje e ketij njeriu ka pasur ndonje vlere? Cili eshte kontributi konkret i tij ne jeten e vendit? Dhe se fundi pse e quajne plaku i urte... ngaqe flet shtruar e me ze te ulet sa mezi degjohet? 

 ket pata parasysh edhe une ne komentin tim, po ma fshine ata te "poshtrit" adminet, vetem se kisha shtu, qe ta leje politiken e te shkoje e te boj na i dore tavell tashti......

Jam shume kurioz te di se cili eshte profili social i votuesve te Partise Republikane. Me duket se ne zgjedhjet e fundit moren 70,000 vota. Ose thene ndryshe 70,000 zemra rrahen per Partine Republikane.

 Moren nje lesht! ki parasysh fjalet bordero, diplome, vjedhje etj...

 plaku i urte...i thone dhe skile ketij (si per kedo qe kemi dy standarte ).E perfytyroj keshtu Godon: gjithmone bashkohet me kolonen e fitimtareve dhe sapo shikon qe turma nga duartrokitese u kthehet me gure fitmtareve te radhes, ky fesht...bashkohet me turmen dhe hedh nga nje gur .

Pershtatja me e mire do te ish fjala "Skuth"

 Me eshte dukur gjithnje qe Godon e krijuan keta ta PD-se, si nje figure medemek neutrale, te cilin e hidhnin ne valle sa here u interesonte. Dhe ne fakt ka kercyer mire smiley

Edhe ky vete duhet te habitet me famen qe ka marre, rrezik lutet ne heshjte, me lini te qete, aman, se skam fuqi per vete smiley

Ja tek e keni Plaku e Urte... smiley

 

 Plaku Godo, harron (ndoshta skleroza ben punen e vet) se Presidenti zgjidhet (per nga mosha ) nga 40 vjeç e siper, ligji keshtu e percakton, nderkoh qe thote se duhet te zgjidhet nje person me moshe 65 vjeç e siper. Tani duhet te ndryshoje ligji, sipas radakes se Godos, te behet 65 vjeç, nderkoh qe ligji e ka percaktuar 40 vjeç e siper. Ndoshta do te ishte mire qe te vihej edhe nje limit maksimumi, 72 vjeç, ku pas kesaj moshe te mos lejohej politikan ne Parlament, Kryeministri, ministri e Presidenc. 

Kadareja, nuk eshte keq si figure, por mendoj se prish pakez pune emri. Une kisha menduar nje njeri, disident, emer dhe mbiemer tingellues ne boten perendimore, por ç'e do, njeri qe kapet pas gjerave te vogla, sheh te shkuaren dhe jo te ardhmen, grices si ata komunistet fanatike te kohes se E.H., njeri i mire por qe stononte gjthnje e me shume keto kohet e fundit. 

Tani une mendoj se Presidenti mund te zgjidhet edhe nga populli. Te jete grua, nuk eshte gje e keqe. 

Pjero, po sikur...., ti.... me ndrojtje, por po e them ... me dukesh kanditura  me e pershtatshme per president! 

i ploteson te gjitha kushtet.  ish-disident. emer i njohur ne perendim, jeton bash ne vendin e vendimarrjeve.  njohes i mire i politikes, konjokturave, kryesisht te BE-se.  e kot te flas per makroekonomine pastaj.. njihet boterisht kontributi jot ne kete lemi... vizionar.. libri.smiley

si thua?smiley

+1

+1

Me pelqen ideja.

 s'me pelqen ideja fare, fare. sikur kadare ka shkopin magjik dhe hop do na vi dhe do na rregulloje kokat tona me cepa.  me shqeteson ky sharlatanllek i godos qe c'flet para 2 javesh e c'ben sot dhe fillon me pas me dicka tjeter. lereni kadarene, se ai s'ka dhene prova qe mund te behet pishtar i se drejtes. e kujt t'ja vesh gishtin? posti eshte i hapur per te tere....

Aman,jo Kadaren!

Nakishin care b... ku t'i kerkoje rrenjet e tua Parti!

Lere qe ai nuk ka qejf futbollin.

 Si gjithmone "intelektualet" e peshkut meren me shume me personin sesa me argumentat dhe idete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).