Krahas shumë funksioneve antinjerëzore dhe antikombëtare qeveria shqiptare e vitit 2009 ka marrë edhe funksionin e agjensisë imobiliare në aktivitetin e të cilës përfshihet shitja e 28 mijë km² të Republikës së Shqipërisë dhe zonave të saj detare. Kur flasim për shitje të Shqipërisë nuk është fjala për shitje interesash kombëtare në politika ekonomike apo favore ndaj të huajve për të qëndruar në pushtet, sepse këto afera kanë dominuar historinë e Shqipërisë që nga koha kur ajo filloi të dokumentohej. Jo, flitet në kuptimin e drejtpërdrejtë për shitje reale të trojeve e parcelave tokësore dhe detare të vendit të të parëve dhe pasardhësve tanë. Dhe kjo nuk do të ishte hera e parë në historinë e Shqipërisë që pjesë të saj shiten nga qeveri të pavotuara, anadollake dhe tradhtare deri në palcë. Mund të përmendim rastin e shitjes së Manastirit dhe Shën Naumit jugosllavëve nga qeveria e Zogut, vetëm për të mbajtur atë në pushtet, me një marrëveshje poshtëruese dhe kriminale për një njeri të zakonshëm, jo më për një kryeministër të vetshpallur mbret. Sigurisht edhe në historinë e botës perëndimore shitje territoresh nuk janë të panjohura. Më të famshmet janë blerja e Alaskës prej Shteteve të Bashkuara Rusisë në 1867 dhe blerja e Luizianës Francës së Napoleonit në 1803, territori i së cilës,duhet ta pranojmë që nuk kishte përmasat e shtetit të sotëm të Luizianës, por përfshinte gati ¼ e territorit aktual të SHBA. Por, ka një ndryshim thelbësor: ato ishin koloni të cilat Franca dhe Rusia e atëhershme ndoshta nuk mundeshin t’i kontrollonin dot më. Të shesësh troje nga trungu mëmë është krimi më i madh që mund të bëhet sepse, ashtu si vdekja, ajo ndodh vetëm një herë dhe zgjat përjetësisht. E këtë Shqipërisë nuk do t’ia bënte kurrë një shqiptar i vërtetë.

Kabllogramet e WikiLeaks-it zbuluan shumë anë të errëta të këtij procesi shitjesh që filloi me territoret ujore në atë që u quajt “marrëveshja e famshme e ujrave”, për të cilën shumica e shqiptarëve të thjeshtë treguan një indiferentizëm të turpshëm. U desh vetëm një zotëri i nderuar, patriot i vërtetë, ta ngrinte këtë çështje kombëtare në media e komunikim publik, një opozitë e ndershme për ta çuar në gjykatë Kushtetuese dhe një gjykatë e pavaruar nga tradhëtarët historikë që ta shvlerësonte atë. Por mënyra si i bëri negociatat qeveria shqiptare dhe si arriti në këtë marrëveshje, me kërkesën e Greqisë, që të tjerët të mos e merrnin vesh, është një prostitucion ndërshtetëror.

Kjo që ndodhi ngre hije dyshimi për atë që mund të pasojë në të ardhmen. A mos vallë kriza greke ishte e provokuar, ngaqë grekët fshehën paratë për t’i përdorur më vonë për blerje të territoreve jugore të Shqipërisë, qeveria e sotme e së cilës është e gatshme t’ia ofrojë pa asnjë mëdyshje? Duket si një konspiracion i pamundur, por ngjarjet e fundit të bëjnë të mendosh se gjithçka mund të ndodhë.  Kur Greqia bëri presion për aprovimin e MSA-së, atëherë rruga më e ndershme do të ishte që qeveria shqiptare ta ngrinte këtë çështje në instancat më të larta të Bashkimit Evropian, duke denoncuar ambicjet e shtetit grek dhe duke ua thënë troç e prerë atyre se Greqia po përdor pozitën e saj në Bashkim Evropian për të realizuar qëllimet e saj shoviniste dhe po përdor superfuqitë e Evropës për përfitime të paligjshme. Dhe sigurisht vendet anëtare të BE-së nuk do të rrinin duarkryq. Por qeveria shqiptare e nënshtruar deri në përulësi nuk e bëri këtë për arsye që dihen tashmë.

Shembulli më i qartë i rezistencës ndaj synimeve greke është Maqedonia, e cila po lufton për një emër dhe simbol kombëtar, që në fund të fundit nuk i përkasin asaj, sepse sllavët erdhën në Ballkan shumë shekuj më vonë se sa shkëlqimi dhe rënia e perandorisë së Filipit dhe Aleksandrit të Madh. Në këtë rast grekët nuk po marrin dot një simbol dhe emër që historia, duam apo s’duam ne, e drejtë apo e padrejtë, ia njeh asaj si pjesë e historisë së lashtësisë të qytetërimit helen.

Por kur vjen puna me Shqipërinë, Greqia merr gjithçka që do, kur dhe si e do. Madje kur qeveria jonë e nënshtruar nuk e ka në dorë t’ia japë asaj atë që ajo kërkon, një Ministër i Jashtëm grek kërcënon nga Prishtina popullin shqiptar se do të mbetet jashtë Evropës dhe një gjysh shfaqet pa pritur në Tiranë dhe me mishin e flashkur prej viteve mbi supe, kërcënon Ministrin tonë të Jashtëm njëqind e ca kilësh dhe me fizikun e një lojtari Wrestling-u, për të bërë sa më shpejt regjistrimin e popullsisë ashtu si do Greqia.

T’i falësh Greqisë fshehurazi, sikur të ishe një organizatë ilegale, pjesë të territorit dhe ndoshta t’i premtosh të tjera më vonë, kjo është tradhëtia më e madhe kombëtare dhe ata që e bëjnë këtë nuk janë shqiptarë. Edhe këtë e them në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës. Historianët, nëse ka gjallë ndonjë shqiptar të vërtetë, duhet të nisin studimin e origjinës së njerëzve që ideuan dhe po realizojnë këtë copëtim të ri të Shqipërisë.

Shqiptarët e pastër ndihen sikur dikush i ka shtrirë përtokë dhe u ka vënë shkelmin në grykë dhe po i mbyt ngadalë me dhembje të tmerrshme. Dhe në këtë agoni të pashpresë në veshët e tyre vjen zëri i ndërkombëtarëve që thotë të durojnë deri sa dhimbja të marrë fund dhe vdekja t’i përpijë. Nëse shqiptarët do të pranojnë të pushojnë së ekzistuari apo do ta flakin tej këtë thundër që po i mbyt, do të jetë një zgjedhje që ata duhen ta bëjnë vetë sa më shpejt të jetë e mundur.

Marrë nga ResPublica

88 Komente

 U qane kot nga Nano kauri kombetaristet tane antikomuniste.

fiks plako, tamon u qam kot nga tos qorri. paska qen cun zotni.  ram ndur ktij plehres qe na qeveris.  sales e kam fjales dhe pasardhesit te tij, rames.

dhe te pershendes :

http://www.youtube.com/watch?v=WP8KI9MpmGY

 Vazhdojne qahen akoma, e prape e mbrojne kete.
Dmth, s'jane kombetariste apo antikomuniste, thjesht saliste.

A thua te jene te verteta tere keto pandehma.....se po te ishte e vertete valllahi, kot qe jetojme ketu, me vrap neper bote si muhaxhire....se ndryshe do na vije radha dhe neve....

Fiqiri Kupe ish Sekretar i përgjithshëm dhe këshilltar i Ministrit të Mbrojtës Gazmend Oketa, ka humbur jetën dje në një aksident automobilistik në fshatin Paulesh –Peqin . Sipas Policisë së Elbasanit, “ne fshatin Paulesh-Peqin, ka dale nga rruga makina me targa italiane AC 254 TC, ku udhëtonin shtetasit Gezim Sejko, i datëlindjes 1954 si dhe shtetasi Fiqiri Kupe, i datëlindjes 1965, qe te dy banues ne Durrës.
Sipas tyre, shoferi ka humbur drejtimin e mjetit ku si pasoje ka sjelle daljen nga rruga te mjetit, duke rene ne Lumin Shkumbin.”

 Por ka dyshime se makina është goditur nga pas një mjet ende i paidentifikuar dhe e ka hedhur atë në lumë.

Fiqiri Kupe ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i  Ministrisë së Mbrojtjes menjëherë pas ngjarjes së Gërdecit dhe njeriu që i ka dorëzuar prokurorisë gjithë dokumentacionin për këtë ngjarje, mes të tjerash dhe faksin që Aldo Bumci i drejtonte Shkëlzen Berishës. Po ashtu ai ka pas nën kontroll gjithë gjurmët që ka lënë paligjshmëria në ndërtimin e fabrikës vdekjeprurëse. Shpresojmë që aksidenti të mos jetë një përsëritje e skenës së aksidentit automobilistik të Kosta Trebickës.

I aksidentuari nuk është vetëm dëshmitar për skandalin e Gërdecit. Fiqiri Kupe është njeriu që ka dijeni për të gjitha procedurat e shitjes së detit tek pala greke. Madje deri pak kohë më parë ai ka qenë drejtori i Qendrës Ndërinstitucionale Operacionale Detare (QNOD). Disa takime janë zhvilluar me këtë qëllim të posaçëm për të menaxhuar ujërat detare dhe hapësirën kufitare, ku ka marrë pjesë edhe Kupe. Bashkë me të kanë qenë edhe ministri Imami dhe koloneli i famshëm që ndërmjetësoi shitjen e detit duke mbuluar skandalin, Kristaq Gerveni. 

 kanatjere-mbathje-bluza. Hajde kanatjere-mbathje-bluza (pa harruar librin e gatimit).

 

Të shesësh troje nga trungu mëmë është krimi më i madh që mund të bëhet

!

ps. indiferentizmi i shume prej klases se mesme te tiranes, qe merziten nga protestat gjithfaresh ngase s'e pijne dot kafen e masdites rahat, behet alarmant kur lexo ksi gjonash. shurra ne detin e shit ne pjaten tate do vije i here, no matter what.

t'na falin shum robt qe dun me gjet me se s'bo naj variant boshnjak te eposit ku e rrembymja eshte goc shqipnie dhe rrembyesi nji kreshnik trasvestit sllav ene rrembyesi kno ne sllavisht ene s'kuptohet prej gjindjes shqiptare dhe krajlit shqiptar.

Mund të përmendim rastin e shitjes së Manastirit dhe Shën Naumit jugosllavëve nga qeveria e Zogut

Çështja e Vermoshit dhe e Shën Naumit
Mehdi Frashëri

Valët e liqenit me fërshëllimat e tyre formonin një simfoni të natyrës muzike. Nga Pogradeci u nisëm me një automobil për në Korçë dhe kuajt i lamë pas, për të arritur të nesërmen. Anëtarët e huaj të Komisionit nuk kishin arritur ende në Korçë, por automobilat dhe kamionët i kishim çuar në Sarandë për t'i marrë e për t'i sjellë në Korçë.

Mbas pak ditësh, arriti Komisioni dhe unë dola i prita në Ersekë. Për secilin delegacion kishim zënë nga një shtëpi me qira në Korçë dhe unë me personelin shqiptar kisha zënë me qira gjysmën e shtëpisë të Lutfi bej Zavalanit. Pranë meje ndodhej major Voti, francez në shërbim të Shqipërisë; togeri Dhimitër Kosturi; Selim Zyma, gjeodet dhe dy topografë italianë në shërbimin tonë: Kontarini e Skalera, përveç shërbëtorëve dhe gjellëbërësve.

Këtë rend, caktimin e kufijve e filluam nga Liqeni i Prespës. Simbas vendimit të Konferencës së Paqes të Parisit, kazaja e Korçës, siç ndodhej në kohën e Turqisë, i kishte mbetur Shqipërisë. Veçse në marrëveshjen e Kapshticës më 15 maj 1920, nënshkruar prej delegatëve shqiptarë të Korçës dhe komandantit ushtarak të Greqisë, pjesa më e madhe e kazasë së Korçës ishte liruar prej ushtrisë greke, por 16 katunde që ndodheshin përtej Bilishtit dhe përtej qafës së Zvezdës, i kishte Greqia nën okupacion.

Në caktimin e kufijve të kësaj zone, na dilnin dy çështje me gjemba dhe me rëndësi politike. Njëra nga këto dy çështje ishte caktimi i 16 katundeve dhe zbrasja e tyre prej ushtrive greke; e dyta ishte çështja e Shën Naumit.

Qeveria konstitucionale e Turqisë, pas vitit 1908, për qëllime zgjedhjesh, kishte ngatërruar juridiksionin e qarkut të Korçës, duke i aneksuar katundet shqiptare të qarkut të Bilishtit, Bozhigrad dhe Vidahof në kazanë e Kosturit, duke qenë se këto katunde ndodhen fare afër Bilishtit dhe larg Kosturit. Po të merrej lehtësisht fjala "Kaza e Korçës", që përfshinte vendimi i Konferencës së Londrës, këto dy katunde lypsej që t'i mbeteshin Greqisë, kurse ato ndodheshin në luginën e epërme të Devollit, që ndodhej brenda kufirit natyral të Shqiperisë.

Arsyeja e lypte që këto dy katunde shqiptare dhe muhamedane t'i mbeteshin Shqipërisë dhe si kompensim nga të 16 katundet që ndodheshin nën okupacionin grek dhe të banuara prej elementesh jetërgjinës, të ndaheshin disa katunde e t'i liheshin Greqisë. Kjo çështje ishte rrahur edhe vitin e kaluar, kur Komisari i Qeverise shqiptare ndodhej Nënkolonel Bajram Fevziu, por nuk kishte marrë fund. Meqenëse, katundi Bozhigrad që do t'i mbetej Shqipërisë, kishte një popullsi relativisht të madhe, kompensimi i këtij katundi përfshinte disa katunde prej të 16-ve, që kishim për të marrë nga Greqia.

Shteti shqiptar ndiente nevojën politike që çështja e kufijve ndërkombëtarisht të merrte fund një orë e më parë e të mos mbetej e koklavitur dhe e pacaktuar, sepse, në rast turbullirash, serbët dhe grekët do të gjenin preteks për të ndërhyrë me armë në Shqipëri. Me këto prapamendime, delegatët grekë dhe serbë - donin si e si që çështja e kufirit të vononte sa të ishte e mundur, sepse parashihnin turbullira politike në Shqipëri.

Duke marrë parasysh këto pika, kur bisedohej vija e kufirit, unë shihja që në pikat kryesore të insistonim, por për sende, që nuk kishin ndonjë rëndësi, sa të ishte e mundur, të mos jepja shkak për konflikt, se ndryshe komisioni detyrohej të pyeste Konferencën e Paqes në Paris, për të dhënë vendimin definitiv, por kjo përgjigje vononte tepër. Shënimin e kufirit e filluam nga bregu perëndimor i liqenit të Prespës në katundin Bezmisht tej Goricës, dy çifligje të Frashërit.

Këtu kufiri u caktua midis Bezmishtit dhe çifligut Stenje nga ana e Jugosllavisë, por edhe ky çiflig i Frashërit. Së andejmi u hodhën në bregun lindor të liqenit, duke prerë sirrethujzën që gjen fund me urën e Achillit duke përshkruar nga kodra Urido e duke vazhduar majën e malit që ndan katundin Rakickë, katund shqiptar muhamedan, nga katundet sllave që i mbetën Greqisë ose Jugosllavisë. Me këtë mënyre, shënimi i kufijve vazhdoi deri në vargun e Gramozit. Andej e tutje kufiri ishte caktuar vitin e kaluar...

...Me këtë mënyrë filloi lëvizja e kryengritjes së Fan Nolit në muajin qershor. Komisarët e shteteve të mëdha shfaqën mendimin që të largoheshin nga Shqipëria nga shkaku i kryengritjes. Një gjë e këtille do të ishte tepër e dëmshme për Shqipërinë, sepse Greqia kishte përgatitur komitët e saj afër kufirit dhe largimin e komisarëve të huaj do ta kishte si një provë për okupimin e Korçës dhe Gjirokastrës nën etiketën e epirotëve. Unë bëra ç'ishte e mundur për t'i bindur komisarët, se nuk kishte vend për t'u frikësuar, sepse shqiptarët të huajt, sidomos të dërguarit e shteteve të mëdha, i konsiderojnë si persona të shenjtë e të paprekshëm, simbas mendësisë dhe zakonit të tyre. Më në fund u thashë se lypsej të vritesha une më parë me gjithë ushtarët e personelin tim, mbasandej t'u vinte rradha atyre. Fjalët që fliten me bindje e me sinqeritet, kurdoherë bëjnë efektin e tyre. Meqënëse komisarët kishin besim të plotë tek unë, e ndërruan mendimin dhe nuk u larguan, megjithë që Konferenca e Parisit u kishte dhënë leje të largoheshin...

Pasi mbaroi kryengritja me pushtimin e Tiranës dhe me formimin e kabinetit të Fan Nolit, Komisioni i Kufijve u qetësua dhe vazhduam punimin. Është për t'u shënuar se në këtë ndërmjet kohe kishte filluar përshkulja e popullsisë myslimane të Maqedonisë për të shkuar në Turqi. Afër kufirit, që kishim caktuar nga ana e Kosturit, që i ka mbetur Greqisë, ndodheshin tre katunde thjesht shqiptare: 1. Kavelisht 2. Revan. 3. Shark.

I pari është krejt i krishterë, por thjesht shqiptar nga gjaku dhe gjuha. I dyti dhe i treti thjesht shqiptarë dhe nga besimi muhamedanë, por Greqia me propogandë i kishte bindur që të deklaroheshin si turq dhe kështu ato ditë pregatiteshin që të shkonin në Turqi. Gratë po lanin teshat në lumë duke vajtuar që do të linin atdheun e tyre, eshtrat e të dashurve dhe kujtimet e tyre familjare e shoqërore.

Gjë për t'u habitur ishte vendimi i gjysmës së popullsisë të katundit Rakickë, që, duke i mbetur Shqipërisë, duke parë piramidat që kishim ngritur gjatë majës së malit të tyre, që formonin provën e prerë se katundi i tyre i mbetej Shqipërisë, dhe për pak ditë do të liroheshin, duke u bindur nga propoganda se në Turqi do të gjenin pasuri dhe fenë e vërtetë muhamedane, ishin bërë gati të iknin në Turqi, sepse ishin deklaruar si turq pranë Komisionit të shkëmbimit të popullsisë muhamedane. Bëmë ç'ishte e mundur për t'i larguar nga ky mendim i keq, por ata nuk dëgjuan, u ngritën e ikën në Turqi.

Kjo ngjarje rrëfen sa fatkeq është një komb pa kulturë, pa histori të shkruar dhe pa ndjenja kombëtare. Popullsia e Rakickës janë të shëndoshë nga trupi, të gjatë e të hollë si lastar, burra e gra të bukur nga fytyra. Ishte një mëkat i madh, që këta njerëz të bukur dhe inteligjentë do të shkonin në Turqi për të vdekur gjysma.

Pasi mbaruam zonën e Liqenit të Prespës dhe Qarkun e Bilishtit, shkuam në Pogradec për të caktuar zonën e Shën-Naumit e të Malit të Thatë. Vitin e kaluar, kur ishte caktuar kufiri shqiptaro-jugosllav, zona e Shën-Naumit në jug dhe zona e Vermoshit në veri kishin mbetur të pacaktuara, sepse qeveria e Beligradit i ishte drejtuar Konferencës së Parisit, duke i thënë se Shën-Naumi në jug dhe Vermoshi në veri i takonin Jugosllavisë. Për këtë arsye, caktimi i kufijve në këto dy zona ishte shtyrë për në vitin 1924.

Konferenca e Londonit më 1913, ashtu edhe Konferenca e Parisit më 1921, në vendimin e tyre kishin thënë se kufiri shqiptar në breg të Liqenit të Ohrit vete deri në Shën-Naum, por nuk thuhej nëse inkluziv apo ekskluziv: d.m.th. nëse Shën-Naumi është i përfshirë apo i përjashtuar. Komisioni i Kufijve vendosi se i mbetet Shqipërisë, por, meqenëse Jugosllavia insistonte se i takonte asaj, Konferenca e Parisit, çështjen ia referoi Lidhjes së Kombeve. Lidhja e Kombeve konsultoi Gjykatoren e Hagës. Derisa të dilte vendimi i Hagës, ne pezulluam caktimin e kufijve vetëm në pjesen që ndodhej afër Shën-Naumit, dhe pjesët e tjera i mbaruam me gjithë piramidat e tyre. Së andejmi shkuam në Shkodër, mbasandej në Vermosh. Qeveria jugosllave kishte pretenduar pranë Konferencës se mali që quhej Vermosh, ka hyrë brenda në Jugosllavi tepër thellë dhe prandaj krijon një pengesë për rrugët e komunikimit midis Ipekut, Gusinjës, Plavës e Podgoricës. Prandaj Konferenca e Paqes i dha urdhër Komisionit të Kufijve që çështjen e Vermoshit ta hetonte në vend, kështu që u ngritëm e vajtëm në Podgoricë dhe së andejmi në Andiraviç, Plavë, Gusinjë e Vermosh. Në vitin 1921, nga shkaku i luftrave midis shqiptarëve e jugosllavëve, ishte caktuar një zonë neutre dhe kështu Vermoshi ndodhej brenda kësaj zone e pa ndonjë autoritet.

Në Vermosh kurdisëm çadrat dhe filluam hetimet. Meqenëse padre Cirili, kishte marrë pjesë në Luftën e Koplikut, ishte ngarkuar si oficer rezervë dhe, duke qenë një patriot i besueshëm, e porositëm që të vishte rroba oficeri dhe e morrëm me vete si një oficer në shërbim të kufijve. Gjithashtu na erdhi edhe Prenk Cala nga Klementi, që kishte goditur shtëpinë në Vermosh. Vermosh quhet një lumë i vogël, që del nga mali Montevilla, përçan një luginë me një fushë të vogël dhe shkon përfund Gusinjës e Plavës, merr emrin Lim dhe shkon e derdhet në Danub. Në fushën që formon luginën e Vermoshit, nja 50 familje nga të Klementit kanë goditur kasolle, bëjnë bujqësi dhe verës kullotin bagëti; dimrit pjesa më e madhe vjen në bregun e Matit në çifligun e shtetit që quhet Gurëz, dhe disa zbresin në katundin Kakariq të Shkodrës.

Bajraku i Klementit formohet prej katër katundesh, në luginën e lumit Cem, që derdhet në liqenin e Shkodrës, pasi kalon nga toka jugosllave dhe afër Tuzit.

Zona e Vermoshit ka qenë dhe është kullota verore e Bajrakut të Klementit, por mjaft larg prej bregut të Cemit, dhe hyn si një triangël i madh brenda në tokat jugosllave. Po të hidhet një sy mbi hartën e Shqipërisë së Veriut, që kufizohet me Jugosllavinë, ky triangel menjëherë duket. Konferenca Londonit më 1913 kishte vendosur që tokat e Klementit i takojnë Shqipërisë, por e vërteta është se, përveç Austrisë, asnjë nga delegatët e shteteve të medha nuk kujtonte se kullotat e Klementit hynin kaq thellë në tokën e Malit të Zi, prandaj vendimi ishte marrë kësisoj mbi propozimin e ambasadorit të Austrisë. Kur kishte shkuar Komisioni i parë i kufijve më 1913 dhe e kishte parë me sy vendin, në mes të tyre ishin ngrënë mjaft: delegati rus me francezin, me një anë dhe delegatët austro-italianë në anën tjetër, të parët në favor të Malit të Zi dhe të dytët në favor të Shqipërisë. Megjithëkëtë, ky komision kishte marrë disa shënime, por puna nuk kishte mbaruar definitivisht.

Konferenca e Parisit më 1921, për sa i përkiste kësaj zone, kishte pranuar tekstin e Londonit. Komisioni këtë rend filloi nga hetimet në vend dhe kësisoj vendosi që të pyeste tre shqiptarë e tre jugosllavë për këtë çështje. Vendimin ma komunikuan mua dhe delegatit jugosllav, gjeneral Jovanoviçit.

Unë në mbrëmje mora një shishe raki, pregatita meze dhe thirra... Uç Turkun, at Ciricin dhe Prenk Calin. U dhashë nga një raki, u shtrova dhe unë këmbëkryq në mes tyre dhe fillova t'u shpjegoja çështjen e hetimit nga ana e Komisionit, duke shtuar se: "Ç'shenja e ç'dokumenta keni për të treguar e për të provuar para komisionit se kullotat i takojne bajrakeve të Klementit: Selc, Vukël e Niksh? Pikë së pari do të m'i kallëzoni mua një nga një, t'i bisedojmë së bashku, që kur t'ju thërresë komisioni, të dini se çfarë të thoni", u thashë. Së pari filloi Uç Turku, vojvoda i Klementit, një plak me kuptim të kthjellët dhe patriot, i cili kishte marrë dy-tri plagë (dhe për këtë shkak ishte bërë çalaman) duke luftuar me sllavët ose, simbas fjalës së tyre, me shqehët që guxonin të kalonin tokat shqiptare. Së dyti filloi Prenk Cali, që kishte prirë Komisionin Ndërkombëtar të vitit 1913 në zonën e Vermoshit. Prenk Cali, njeri i zgjuar, inteligjent dhe patriot për të shpëtuar Vermoshin, gjithmone ka ndihmuar sa ka qenë e mundur.

Pas tij, i treti filloi at Cirili, duke treguar se ku ndodhen altarët dhe varrezat katolike në këtë zonë, të cilat qartazi provojnë tokën shqiptare, sepse shqehët janë ortodoksë dhe kështu varrezat dhe altarët e tyre ndryshojnë nga ato të katolikëve.

Secili prej tyre dëftente argumente të posaçme e të vlefshme me një të folur të thjeshtë.

Nga ana e jugosllavëve ishin thirrur e përgatitur një avokat, një gazetar dhe një oficer që pretendonin se e kishin origjinën e tyre prej vendeve sllave kufitare, por që në realitet banonin dhe ushtronin detyrën në Beligrad.

Të nesërmen Komisioni i thirri të dy palët dhe i pyeti, në mungesë të delegatit shqiptar dhe jugosllav, si dy persona këta të interesuar për çështjen. Pasi mbaroi hetimi, seicili prej komisarëve të shteteve të mëdha, duke qeshur, më thanë se kuptimi i kthjellët, sinqeriteti dhe inteligjenca e malësorve shqiptarë paravlejti më tepër se thëniet pa llogjikë e pa vend të personave jugosllavë, të pyetur rreth çështjes. Gazetari shqah kishte filluar të bënte fjalë për një gjeneral turk të quajtur Sulejman Pasha dhe që shqiptarët e kishin ndihmuar kundër shqehëve; avokati kishte bërë fjalë për procedurën dhe oficeri i rezervës kishte filluar fjalën duke i thënë kryetarit të komisionit, gjeneral Gazerës se ishte i dekoruar prej qeverisë italiane...

Të nesërmen, Komisioni bashkë me ne do të vente në Gusinjë (Guci) për të bërë hetime.

Unë u hoqa vërejtjen që më parë, duke u thënë se terrorizmi i shqehëve dhe persekutimet e tyre mbi shqiptarët jane aq të rrepta, saqë personat që do të pyeten në Gusinjë, po të jetë që të kërkohen prej gjeneral Jovanoviçit, ky do t'i frikësojë, kështu që nuk do të thonë të drejtën, prandaj është e arsyeshme, si të vemi në Gusinjë, të dalim kinse për të shëtitur dhe tre persona që do të hasim nëpër rrugë, të merren e të pyeten.

Komisioni më dëgjoi fjalën dhe vendosi ashtu. Shkuam në Gusinjë, dolëm të shëtitim dhe hasëm tre persona, që të tre muhamedanë, sepse Gusinja pothuaj se është një qytet thjesht muhamedan me një pakicë të parëndësishme shqehësh ortodoksë. Duhet të shënojmë se midis popullsisë së Gusinjës muhamedane ka edhe njerëz që flasin shqahisht, por që nga ndjenjat, nga zakonet e veshja janë shqiptarë. Gjithashtu është për t'u vënë re se nga tre personat e thirrur dy flisnin shqahisht, kurse i treti fliste thjesht shqip e nuk dinte asnjë gjuhë tjetër.

Kur komisioni pyeti dy të paret që nuk dinin shqip, thanë se janë shqiptarë dhe që Vermoshi i përkiste Klementit, kurse i treti, që ishte thjesht shqiptar, tha se ishte turk, por, sa për Vermoshin, tha se i përkiste Klementit... Pasi u kthyem nga Gusinja, Komisioni kërkoi mendimin tonë dhe të delegatit jugosllav, për sa i përkiste Vermoshit... Unë bëra një raport frëngjisht, duke treguar argumentat kryesore dhe duke refuzuar pretendimet jugosllave. Raporti i Komisionit iu çua Konferencës së Parisit dhe, derisa të merrte një vendim e t'ia komunikonte Komisionit të Kufijve, Komisioni vendosi që të shkonim në Raguzë, për të pritur vendimin e Konferencës, prandaj u nisëm nga Gusinja e Plava...

Mbas 15 ditësh Komisioni mori përgjigjen e Konferencës, e cila konfirmonte vendimin e Komisionit të Kufijve, duke ia lënë Vermoshin Shqipërisë. Nga Raguza erdhëm përsëri në Vermosh, por këtë rend filluam të caktojmë kufirin e të vëmë piramidat. Përsëri kurdisëm çadrat në Vermosh dhe filluam të shënojmë mbi tokë vijën e kufirit duke gjurmuar vendimin e Konferencës së Londonit dhe atë të Parisit.

Zona e Vermoshit përbëhet prej tre sektorësh: 1.Lugina e Vermoshit, 2.Lugina e Vocipotokut, 3.Gropa e një përroi që ndodhet afër Andrievicës.

Vendimi i Konferencës së Londonit thoshte se nga Montevilla e mbasandej kufiri i Shqipërisë do të jetë kufiri i vjeter, që ka qenë midis Turqisë dhe Malit të Zi. Nga rrëza e Montevillës dilte një përrua që quhet Skrobotin. Ky përrua ka dy rrjedhina (versant). Rrjedhina e Veriut ka një kurriz të gjatë, që ndan luginën e Vocipotokut nga ajo e Skrobotinës. Ky kurriz quhet Velipojë, mbi të ushtria turke që ruante kufirin e atëhershëm, kishte goditur një karakoll, i cili ishte djegur e shembur prej malazezëve, por rrënimet dukeshin. Meqenëse këto rrënime provonin kufirin e vjetër turko-malazes, për të cilin bënte fjalë vendimi i Konferences, Velipoja na mbeti neve.

Mirëpo faqja tjetër e Velipojës ishte kullotë e malazezëve dhe për këtë shkak në kohën e Turqisë midis malazezëve më një anë dhe turko-shqiptarëve, më anën tjetër, ngjanin luftra. Delegati jugosllav dëshironte që kjo copë kullote t'i mbetej Jugosllavisë dhe ballë kësaj ne të merrnim liqenet e Rakavecit, që shërbenin për të pirë ujë bagëtia e Klementit, sepse mali tjetër ishte i thatë. Dhe, veç kësaj, të na jepnin edhe një rrip tjetër nga ana e Grencarit, për të pasur rrugë e për të zbritur në përruan që ishte afër Andrievicës. Kjo mënyrë zgjidhjeje ishte e dobishme për të dy anët, sepse shuhej grindja e armatosur dhe ne kishim lehtësirat e liqeneve dhe të rrugës afër karakollit të Grencarit. Une, para se të jepja pëlqimin, u këshillova me malësorët, të cilët me gëzim dhanë pëlqimin e tyre, sepse sigurohej Vermoshi. Unë, veç pikave që u thanë më sipër, kërkova që nga pjesa e kullotës që shkëmbenim me shqehët , një qark me një shtizë prej 100 metra përqark karakollit të Velipojës, që do të shërbente për mbrojtjen e vendit, t'i mbetej Shqipërisë, sepse përndryshe ndërtesa e karakollit nuk mund të ngrihej atje ku ka qenë, se vija e kufirit shkonte gjatë kurrizit. Ngritja e karakollit të Velipojës do të shërbente për qetësinë dhe për sigurinë e Vermoshit. Refugjatët politikë që ndodheshin jashtë, më vonë, kur u firmos protokolli më 1925, me qëllim përhapen lajmin se Vermoshi i mbeti plotësisht Shqipërisë, duke i siguruar edhe qetësinë me shkëmbimin e një kullote të vogël pa rëndësi...

***

Gjatë verës 1924, pasi mbaruam zonën e Shkodrës e të Vermoshit, Komisioni zbriti në jug për të kontrolluar piramidat e kufirit greko-shqiptar. Në fillim të tetorit, Komisioni, para se të shpërndahej, caktoi dy lloj kufijsh rreth Shën Naumit. Një kufi që përfshinte Shën-Naumin në Shqipëri dhe tjetri duke e lënë Shën Naumin jashtë Shqipërisë, por ndryshimi ishte gjysmë kilometri tej Shën Naumit për rastin e parë dhe gjysmë kilometri përkëndej Shën Naumit për rastin e dytë. Ky lloj veprimi u bë për shkak se Jugosllavia pretendonte që Shën Naumi, simbas Konferencës së Londonit 1913, i takonte Jugosllavisë. Fraza që i takonte Shën Naumit, ishte kjo: "që nga katundi Lin, vija shtrihet deri në Shën-Naum". Fjalët "deri në Shën-Naum" mund të interpretoheshin në kuptimin që Shën-Naumi t'i mbetej Shqipërisë. Jugosllavia këtë interpretim nuk e pranonte dhe vendimin e Komisionit e kishte apeluar në Konferencën e Paqes të Parisit.

Konferenca meqenëse u nda më dysh për këtë pikë, çështjen ia përcolli Lidhjes së Kombeve. Këshilli i këtij Instituti kërkoi mendimin juridik të Gjykatores Ndërkombëtare të Hagës, e cila i dha të drejtë Shqipërisë për arsye se për të shënuar kufijtë e Shqipërisë me kufitarët e tjerë: grekë e jugosllavë, Konferenca e Paqes kishte ngarkuar Komisionin e Kufijve dhe, meqenëse Komisioni vendosi në favor të Shqipërisë, vendimi i tij duhet të konsiderohej i vlefshëm.

***

Pasi u ktheva nga Roma në Florencë, mora një telegram nga Ahmet Zogu, që kishte ardhur në Tiranë më 24 dhjetor 1924 dhe që më 6 janar të vitit 1925 kishte marrë në dorë qeverinë, ku më thoshte se duhej të vazhdoja detyrën...

Dimrin e vitit 1924-1925 pjesërisht e shkuam në Florencë dhe pjesërisht në Paris, sepse Jugosllavia me gjithë vendimin e Gjykatores së Hagës, Shën Naumin nuk donte t'ia dorëzonte Shqipërisë dhe Komisioni i Kufijve këshillonte që të bëhej një marrëveshje me Jugosllavinë për të shkëmbyer Manastirin e Shën Naumit me një vend tjetër, sepse Shën Naumi është një shenjt sllav dhe popullsia sllave i jepte një rëndësi morale këtij manastiri. Rreth kësaj çështjeje, midis meje dhe qeverisë zogiste në Tiranë rrodhi një korrespondencë rreth vendeve, që do të shkëmbeheshin si kompensim i manastirit të Shën Naumit. Qeveria e Tiranës, si kompensim kishte kërkuar disa katunde, që ndodhen në fushën e Dibrës afër qytetit që mban këtë emër. Ndërmjetësi i marrëveshjes ishte komisioni i kufijve. Jugosllavia këtë propozim nuk e pranoi, sepse qyteti i Dibrës, që i mbetej Jugosllavisë, do të vetmohej krejt prej katundeve më të afërta të tij. Mbas shumë bisedave midis Komisionit dhe dy delegatëve të interesuar, qeveria jugosllave më në fund si kompensim shkëmbimi pranonte që t'i cedonte Shqipërisë katundin Peshkopi nga ana e Pogradecit në rrëzën e Malit të Thatë dhe tokat e tri katundeve që si të tilla i mbeteshin Shqipërisë, por që tokat e tyre mbeteshin në Jugosllavi.

Me cedimin e këtyre tokave Shqipërisë, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Me një fjalë, Shqipëria cedonte një kishë dhe ballë saj merrte një katund dhe tokat e katundeve: Tushemisht, Podgorican dhe Halamja; përveç këtyre, kufiri jugosllav largohej nga rruga Korçë-Pogradec 13 kilometra. Se, po të mos ishte bërë kjo marrëveshje, rruga Korçë-Pogradec ndodhej një nishan pushke me kufirin jugosllav.

Pasi mora propozimet e fundit të delegacisë jugosllave dhe mendimin e Komisionit të Kufijve për pjesët e shkëmbimit, në muajin maj 1925 u ktheva në Tiranë për t'ia paraqitur çështjen qeverisë. Aso kohe Ministër i Jashtëm ishte Myfit Libohova. Ai, meqenëse, nuk i njihte as vendet, as çështjen e dinte, m'u lut që të veja bashkë me të në parlament për të dhënë shpjegimet e duhura. Bashkë me Çështjen e Shën Naumit ishte edhe pranimi i kufijve të Vermoshit.

Refugjatët kundërshtarë këto dy çështje donin t'i shfrytëzonin për qëllimet e tyre kundërshtare dhe këtë gjë e tregonin si tradhëti, por në realitet tundej mali për një mi. Rrethi i Shën-Naumit që cedonte Shqipëria, ishte një copë tokë me diametër 1/2 kilometër. Pozitën e Shën Naumit donin ta tregonin si pikë strategjike, kurse në realitet kjo pikë, me shkëmbimet e përmendura, përmirësohej në favor të Shqipërisë. Gjithë zhurma bëhej prej disa ortodoksëve të Korçës, që i jepnin Shën-Naumit rëndësi fetare...

Pasi parlamenti pranoi projektin e marrëveshjes, çështja nga ana e Ministrisë së Jashtme iu përcoll Legatës shqiptare në Paris për t'u rreshtuar në protokollin definitiv të kufijve shqiptaro-jugosllave, që do të redaktohej në Paris në seksionin e shtatmadhorisë të Konferencës së Paqes..

22.4.2005 / Korrieri

 

një opozitë e ndershme

E kulluar fare!

Historianët, nëse ka gjallë ndonjë shqiptar të vërtetë, duhet të nisin studimin e origjinës së njerëzve që ideuan dhe po realizojnë këtë copëtim të ri të Shqipërisë.

C'lidhje ka origjina e njerezve tradhetare me tradhetine e tyre?

 

 "C'lidhje ka origjina e njerezve tradhetare me tradhetine e tyre?"

Me pelqeve plako!

 Rrofsh qe e solle kete Busho. Ndihmon per te kuptuar me mire c'ndodhi 84 vjet me pas.

Duke lexuar kesisoj gjeja e pare qe te vjen ne mend eshte lehtesia me te cilat sundimtaret gege bejne pazare me hapesira toske. Por pasaj kur e thellon mendimin, thua jooo, s'ka mundesi qe pasardhesit e kenobeut ti leshojne territoret si vehbialimuca vertetimet e milionave te dorezuara me qese plasmasi. Faji duhet te jete i teri i armikut te jashtem.

 

Saliu kur të shkruaj kujtimet e tij do të frymzohet nga kujtimet e Mehdi Frashërit dhe do i tregojë stërnipave se detin Jon  ashtu si shën Naumin  e Vermoshin e falëm se mbrojtëm interesat e Shqiprisë dhe e shtyem kufirin Grek 13 Km larg sarandës etj etj .Kush ësht ai që si justifikon veprimet e veta  politike të korruptuara .A bërtiste si bilbil LuLi e Iliri ecni lexoni dokumentat s'ka asnjë shkelje me caktimin e Kufijve Detarë me greqinë apo Sala që e quante sharlatan Prof Pashon. Kështu bërtet dhe Mehdiu që nga viti 1924 , ne i morëm tokë Jugosllavit e grekut dhe pse Konferenca na kishte dhënë më shumë po Ato(ambasadorët përveç austriakut që donte tja bënte me hile Jugosllavisë ) se dinin se ne hynim thellë në tokë jugosllave (kullotat e Kelmendit).Dhe ashtu si sharlatani Pasho dhe ortodokët e Korçës bënin zhurmë për çështje fetare . Si mer përsëriten gjanat dhe pas 80-100 vjetësh , po tepkë ama tepkë sikur të ishte ringjallur shpirti i Mehdiut në trupin e Saliut. 

Or ti djal qe flet capraz a e di kush ishte Mehdi Frasheri apo jo? Si more trim shkon dhe e krahason Mehdi Frasherin me Sali Berishen, Ilir Meten e Lulzim Bashen?  Mire keta ketej anes se kufirit qe jane idoktrinuar e vazhdojne te indoktrinohen rendshem nga propaganda e petritave qe per pushtet shiten ate krahinen (bashke me popullin e saj) nga e cila ti vjen, por dhe ju andej matane kufirit qekeni infektuar nga kjo propagande, qe per te nxjerre si te kulluar petritet i ben lemsh gjerat e akuzon vend e pa vend?

Mehdi Frasheri nuk eshte aq i paster sa mendon ti or taj, perkundrazi, ishte pervec te tjerash nenshkruesi i Protokollit te Korfuzit, bashkepunetor i  A. Zogu, dhe shef i qeverise  nen pushtimin gjerman etj etj

Mbase jo, por me i besueshem se propaganda komuniste eshte.

Nuk di ndonjë akt ndërkombëtar që e fuste Kosovën në Kufijt zyrtarë të Shqipërisë dhe politikanëte athershëm nuk e pranuan kte dhe ja shitën (gjysma e të keqes ) apo ja falën serbisë. KOsova ësht shtet më vehte dhe asnji qeveri nuk ngul asnji gozhdë për bashkim e,hajde të gjykojmë ata të djeshmit kur sdimë tê gjykojmë të sotshmit .E djeshma shërben për të përmisuar të sotmen jo për propagandë boshe që si shërben askujt. Nuk po flas fare as për propagandë as për histori .Krahaso shkrimin e Mehdiut me thëniet e Salës ,Ilirit a Lulit për detin .apo për rregjistrimin e popullsisë sot .Ky mehdiu dhe të tjerë duhet të këmbngulnin që mos të njihej fjala turk , grek në rregjistrim por pyetje të bëhej çfarë gjuhe flisni në shtëpi lagje , fshat etj dhe ashtu si politikanët e sodit ai,shan popullin injorant që gjoja  se dinte ç'ishte dhe s'ndjen asnjë lloj përgjegjsie si ajka e ktij kombi .

(Mehdiu sa për dijeni ishte një kuinsling  i pastër por kjo s'ka lidhje me vitet e kujtimeve që po flasim )

Po sigurisht per ty nuk ka rendesi vullneti kombetar por aktet nderkombetare.  Po ti as historine e krahines tende nuk di.  Nuk di qe pa u paqesuar Kosova nga "vllaznit" pertej kufirit, sllavet do kishin lene kockat po te kishin tentuar ta merrnin me lufte.  Nuk di sec thoshte ciraku i sllave per Kosoven, Kosova duhet t'i mbetet Jugosllavisë. Kush është kundër kësaj politike, duhet luftuar!" (Enver Hoxha, Plenumi i PKSH dhjetor 1946).  Po s'dite te gjykosh te djeshmit s'ke se si te dish te gjykosh te sotcmit.  Shkrimin e Mehdiut as qe e ve ne mendje ta krahasoj me thenit e Saliut, e Ilirit, pinjolle te atyre gerxhove qe realisht shiten krahina te tera Shqiptare.
 

Normal qe per dike qe eshte i infektuar me propagande sllavokomuniste, kryeministri i shtetit te bashkuar shqiptar quhet kuisling.

Kto jan andrra fëmijësh  e mos dish se ç'ësht  gjeopolitika  e ata që e përcaktojnë atë .Prralla për në  dimër . Unë flas për sot ti për andrra të djeguna. Shteti i bashkuar shqiptar ishte armik i fuqive demokratike dhe prandaj nuk mund të qëndronte .Sot që jemi miq me kto fuqi dhe s'po mundim bashkim as "de fakto " dogana , arsim , sport etj etj.Me ideollogji dhe frustrime historike nuk bëhet bashkim komtar.

 

I cili fuqive demokratike ishte armik shteti i bashkuar shqiptar? Mos valle te njejtat fuqi qe ben armik shtetitin e cunguar te qeverisur nga ciraket e sllaveve?

Andrra femijsh ose me sakte dokrra femijsh jane keto termat qe perdor ti te tipit "kuisling".  Shteti i bashkuar shqiptar ishte realitet, por ja qe sllavokomunistet kombin s'e kane te shenjte dhe jo vetem qe u mjaftuan me ate shtetin e cunguar qe na e lane peshqesh "fuqite demokratike", por per pak desh dhe na ben dhe republike te shtate jugosllave.

 Kot , se e di se je i palëkunshëm. Kuinsling se kam shpikur unë dhe të gjithë politikanët bashkpuntorë u quajtën tê tillë ..Shteti i bashkuar shqiptar ishte shtet në shërbim të pushtuesve nazistë dhe Fuqitë e mëdha ,(amerika , rusia , anglia e Franca ) nuk do lejonin asnjë minut egsistencën etij . 

I ke bere lemsh gjerat me siper.  Nazistet na paskan qene dhe pushtues por ne te njejten kohe bashkuan shqiperine etnike ne nje shtet? Cili qeka ky pushtues qe te bashkoka gjithe trojet e tua etnike ne nje shtet, e per me teper te njeh dhe pavaresine e asnjeanesi, te le te qeverisesh vete, te paguan per mallrat qe i nevojiten etj? Une e dija qe pushtuesit punojne me moton perca e sundo apo jo?

Sakte, politikan bashkepuntor si komunistet shqiptare qe bashkepunuan me armiqte tane egzistenciale, sllavet. Kuislinget e Titos dhe viceve te tij.

Pyetjet e tua "retorike" te lene te kuptosh se nazistet nuk paskan qen pushtues...e? 

Cili pushtues te bashkon trojet e tua etnike ne nje shtet?

gjermani. edhe boll mo...

Boll mo cfare? Po me jep urdher qe mos te postoj me?

po, si xha sulua, shkula musteqen e djathte...

thjesht doja me thon qe jane muhabete te bera kaq shume sa nuk di ca do mund te shtohej me. ja qe nuk fitoi hitleri, ca te bojm tani, te kthehemi mbrapc edhe ti themi te rishikoje planin barbarosa?

 

 

Po mire, muhabete te bera shume jane, por ja qe ky prizereni me siper e hapi kete muhabet me "kuislinget" dhe une me ate e kisha.  Tani c'faj kam une se ky muhabet te terheq ty e Bushin?  Fitoi s'fitoi Hitleri, realiteti eshte qe gjermanet per ate kohe 1 vjecare mundesuan bashkimin e trojeve shqiptare ne nje shtet etnik, te cilen "aleatet" e medhenj e ndane si byrek me molle 30 vjet me para.

Po pushtuesi pra mo, jo vetem qe te bashkon ne nje shtet po te fut ne nje thes bashke me cdo cope toke qe pushton, duke perfshire edhe afriken e jugut. Njesoj kane bere Otomanet me pare e ca me heret Romaket..

A je m'terezi ti?

 lol.

 

 po, po sofizma. ashtu te ben pushtuesi, te bashkon me kosoven dhe camerine. pale qe hap dhe shkolla shqipe kudo ne kosove.

 pa na i trego si e ka emrin ky pushtuesi qe njeh ti, busho, pervec atij nje njoh une.

 pse lodhesh ti xhan?

Pushtuesi qe njoh une.. lexo me poshte..

Romaket dhe Otomanet na lejuan te kishim shtetin tone etnik te veteqeverisur nga Shqiptare?

Shume ne terezi jam une, nga ana tjeter ju mbeshtesit e tezave komuniste po hallakateni nga te gjitha anet me lloj lloj termash qe i keni mesuar permendsh por ne te njejten kohe nuk i'u dini kuptimin.

smiley

ky eshte momenti kur debati i lodhur keputet.. edhe kalohet ne buzeqeshje...

sosht as darke te thonim natnemir, si mbas emisionit te prrallave!

te vetqeverisur thote... o boy... o brother, where art thou!

E kundershton dot ate qe thash me siper?  Debati lodhet e keputet nga komente si keto me siper!

po. e kundershtoj. vetem nje naiv, nje rob i paformuar ose nje qellimisht i mbrapshte mund te pohoje qe nje vend nen okupimin nazist mund te vetqeverisej.

gjeji venin vetes te te tre kategorite.

polemika vjen me nje cmim.

E kundershton me ad hominem...Sa vjen edhe bie niveli jot ne debat...

te thashe nje te vertete absolute. kto nivelet nuk ka ngel ti percaktosh ti.

out! and of course, peace!

  te vetqeverisur? Seriozisht qe nuk ja vlen te diskutosh me me ty. shnet.

Nuk ja vlen, por gjithesesi edhe pse po diskutoja me dike tjeter ty arrita te bej qe te futesh ne diskutim.

po, gjer ne ate pike sa u sqarova qe ose je ose ben, ne lidhje me kete teme gjithsesi.. Nese jo, mbaj mend ne fakt qe ta kam thene edhe here tjeter, nese mund te lidhet me ty, nuk ke pse mbart fajet e gjysherve!

Po pra po, jam ose bej.  Po s'eshte hera e pare qe kam folur per kete gje, dhe nuk eshte hera e pare qe ti vjen e sqarohesh, e as nuk eshte hera e pare qe thua qe s'ja vlen te diskutohet me mua.

E di e di, i'u mundon fakti qe s'ma dilni dot mban me argumenta, dhe fillojne keto sperdridhjet pastaj "je naiv, je i mbrapshte, je i paformuar, me ty s'diskutohet, je ose ben, mos mbart fajet e gjysherve" etj etj.

Hajd se ketu do jemi, do flas prap per kete gje, e te njejten gje keni per te thene prap. 

E terheq.. 

Sigurisht qe e fute dike tjeter ne diskutim, or troll.

107 burra, gra, dhe femije te masakruar vetem ne Borove nuk kane internet access nga pertej botes te futen ne diskutim me injorancen tende, persa i perket veteqeverisjen e ndritur qe zotrote i referohesh...

Si funksionte sistemi gjyqesor i asaj veteqeverisje mer hale-njeri?

Po ke diarre, shko ne banjo e mos qelb vendin se nuk ta ka njeri ngene.

Pergjigju apologjist i nazit!

Si ka funksionuar sistemi gjyqesor gjate vete-qeverisjes shqiptare nga viti 1942-1944? Cilat ishin krimet qe 107 burra, gra, dhe femije u denuan me vdekje ne 9 gusht 1943?

Hehe te duket vetja hetues komunizmi he? "Pergjigju armik i popullit!"

 

 po ca te pergjigjet o burr i dheut.

ky edhe sikur per Skenderbeun te flitet shkon nga shkon do e nxjerri muhabetin te fajet e komunizmit. 

Artikulli ben fjale per shitjet e sotme ky beri si beri e nxorri te fjalen te E.H.

 Trojet i bashkoi Italiani me mbretrinë e Savojës sigurisht për qëllimet e tij politike dhe për  marrjen e një mbështetje më të gjër për pushtimin .Në shumicën e vendeve perëndimore është i ndaluar me ligj  përpjekjet e bashkpuntorve të pushtuesit për ndryshimin e termave historik për ta .Fashizmi luftonte për një rend të ri botror dhe ndarjen e kolonive ; ja arriti qëllimit por jo në favor të vet .Historin e bëjnë fitimtarët por dhe e drejta .Dhe thuaj shyqyr që kta fuqi me të drejtë na njohën si aleatë se po të ngjonin Grekët do na kishin marrë ndonjë copë tjetër për haraç mqns nuk kishim pare për dëmshpërblime lufte.

Ps : Quising është gjykuar e dënuar me pushkatim. U pushkatua për tradhti të lartë  më 24 tetor 1945.

Italiani i bashkangjiti Shqiperise vetem Kosoven dhe disa territore ne Malesi.  Ne Letoni sot e kesaj dite SS-et Letoneze perkutohen si heronj se luftuan ndaj pushtimit Sovietik.

P.S.  Mesoje historine tamam.  Mehdi Frasheri u largua mbas ardhjes ne pushtet te komunisteve, e u vendos fillimisht ne Austri e me vone ne Rome ku edhe vdiq.

 Ne Letoni sot e kesaj dite SS-et Letoneze perkutohen si heronj se luftuan ndaj pushtimit Sovietik

:O

Aspak mos u cudit.  Biles ftesen per 60 vjetorin e kremtimit te fitores mbi nazizmin ne Moske, e refuzuan te tre presidentet e vendeve balltike duke argumentuar se per ne ai nuk  ishte clirim, por pushtim nga komunizmi sovjetik stalinist.

? ç'lidhje ka dënimi i Quising -ut me historinë e M.Frashërit ata i lidh vetëm akti politik  jo fati. As nuk e di e s'më intereson i ësht bër gjygj apo jo M .F. 

A po flisnim per Mehdiun?

Vidkun Quisling  - sa për korigjim (kam bë gabim shtypi tek Quising)

Mos kane dal gje ne treg dhe kujtimet e patriotit admiral kristaq gerveni?

 vlerat e memomumarve rriten pas vdekjes.. he per he askush sdashka ta ngas ate m*...

Te pershendes me kete foto te titulluar "stan me lepuj":

Kur flasin per patriotizem e nacionalizem, komunistat qe shiten Kosoven Titos ne kembim te drejtimit te Partise. pfff Ato te internacionales...

Bukur e ke thene. Per te ri-kapituluar.

Zogu shiti/dhuroi Shen Naumin.

Enveri shiti/dhuroi Kosoven.

Sala shiti/dhuroi Detin Jon.

Jemi qeverisur gjithmone nga te shitur... Nuk ka asgje per tu shqetesuar.

Biznis az juzhuall.

Artikulli me pelqeu, dhe duke lexuar dhe prurjet/dokumentet qe solli i I pakapshem dhe Bush, arrita ne konkluzion, se tjeter situate ishte athere kur po piketoheshin kufinjte edhe nen mbikqyrjen e komisioneve dhe nen traktatet e nenshkruara nga fuqite e medha europiane, dhe tjeter situate ishte kur Buall Mavria nenshkroi marrveshjen e ujrave me Greqine. Athere Zogu, ndodhej nen formimin e trojeve shqiptare, nga te tjeret, dhe nuk mund ti vesh shum faj, ndersa sot Shqiperia e percaktuar qarte nga kufinjte, i fal ca km det Greqise nga/nen presionin e saj. Mua me duket se Zogu, Noli, Enveri, ishin me te zote per çeshtjen shqiptare se brekperveshuri Berisha.  

nqs me lejohet ta permbledh, i pakapshmi po argumenton qe e ka bishtin mbrapa kjo dardhe. Sala se ca ka per ti mor Grekerve per ket cope deti me ca alga e peshq qe ju dha, ka per ti mor nai gjo t'modhe mer jahu!!! 

 E degjuat Drejtorin e Kerkimit per Hidrokarburet? ..Greket po kerkojne  per  nafte ne Jon por  akoma nuk  jane qasur ne vendin ku  ben fjale marreveshja.Po kerkojme dhe na...kemi te dhena te  sigurta se eshte  nje zone me interesa shume te medha-tha ai drejtori qe ka qene  vite te tera ne Institutin e Naftes e te Gazit.... dhe Drejtor i  ARMOS, gjer ne vittin 2005.

Njeheresh dhe njeriu im, mu brena radheve te LSI.

Ai Bradi more, ai  melun ku me vajti? Se Toko  u be me dije tashme.Venit me shume nafte..i eshte bere nafta   

 Del ore del e verteta e shkrete.Sa  do qe te zhytet, ...nuk mbytet

 Lum e det  e perrua!Disa flasin per detin qe vate,  disa per dashnoret....  qe vene e vine! As dy vete, te njejtin hall, se kane.

smiley
Dashnoret jane si tiroidja grave, duke ndikuar te hormonet ndikojne dhe te menyra si reagon ndaj ngjarjeve, qofshin dhe historike smiley

Ore mire kshu ne rafshin mediatik e politik, qe i kudogjinduri (mrena gjys ore me del live ne tv nga 3 vene te ndryshme) i shpeton gjykimit te opinionit duke e corodit me shashka. Po ketu mer jahu qe ai vete nuk shkru si ja bo qe nis gjykimi e prape perfundojme tu u zi per Skenderbeun, apo edhe per dashnoret e mbretereshes Teute.

Me thone te drejten ksaj rradhe e pate pak fajin ti i Pakapshem, duke u mundu me bo paralelizma. Ne ta harrojme aftesine per te shkrujt histori te paster per shekullin e 20, pa u shpela nga lavazhi i trunit komunist. Dhe nuk eshte puna se e kane fajin vetem komunistet se te ishte ashtu i futnim nje shumezim me -1 dhe e nxirrnim te verteten. Halli jone kryesor eshte se ne nuk patem nje figure te vetme plotesisht te bardhe gjate gjithe periudhes te pas Pavaresise, ndaj debati per grine e celet apo te erret nuk mund te mbaroje kurre.

Prandaj po me nigjute mu mos i merrni me aq pasion shkrimet e te interesuarve direkt te ceshtjes. Mehdi Frasheri, per te cilin une kam shume respekt, nuk mund te shkruaje qe e ka negocju gabim 'Shen Naumin'. Biles ai me te veten mund te kete edhe bindjen qe e ka negocju mire. Edhe ate qe thote se e ka shkemby me 3 fshatra une kam tendence ta besoj. Puna eshte e gjitha te ajo fjalia

Gjithë zhurma bëhej prej disa ortodoksëve të Korçës, që i jepnin Shën-Naumit rëndësi fetare...

Keta ortodokset e Korces nuk ishin ndonje mish i huaj ne shoqerine shqiptare, por nder mbeshtetesit kryesore te ceshtjes kombetare ne ate kohe. Dhe ata donin ta ruanin Shen Naumin per te njejtat arsye fetare si serbet. Sinqerisht kush nga ne sot, mund t'i japi vetes te drejten qe t'i veje vulen e 'te drejtes' kesaj ceshtje. Sidomos kur behet fjale per nje ndjenje fetare te cilen ne ketu, ne pergjithesi, nuk e kemi.

Liz, a din gjo kush e pati firmos Paktin e Korfuzit,( i teri ne favorr te grekut) si shqiptar i nershem fort?Pyt dhe nonji prej ketyne, "te njohurve mire", me historine e.... Baballareve te Kombit

Nqs ti do me e lexu historine me tituj librash ene pa i vendos fare gjonat ne kontekst, kjo eshte zgjedhja jote. Une nuk jam i zoti te flas me kopetenca per ate periudhe sepse me mjafton qendrimi i Frasherit gjate L2B per te qene i sigurte qe ai ka qene figure e trajtuar me kujdes nga lavazhi i trurit komunist. Ajo qe me rezulton eshte se ne ate kohe ate protokoll (dhe jo pakt sic e quan ti) e kane kritikuar kryesisht greket qe e quanin tradhti se ata gjithe Shqiperine e quanin mall pa zot. Kshu qe fakti qe ushtrite e tyre e kishin pushtuar tere ate zone ata e quanin Greqi.

Megjithate a ka te verteta ne ato qe thone komunistet, apo qofte edhe vendime e qendrime te gabuara te Frasherit, kete nuk e gjykoj dot une se nuk i jap vetes keshtu atributesh (historia eshte shkence dhe une nuk jam historian). Sidoqofte deri tani me rezulton se raporti i historise sipas komunizmit dhe realitetit eshte 7 uje e nje kos, kshu qe nuk kam kohe te merrem me gjetjen e te vertetes duke u nis prej aty. Kush te doje le t'i shterngoje fort si pacavuret e asaj kohe si veprat e Dulles, eshte e drejta e tij. Po te drejte t'i serviri si historia e ketij Kombi nuk ka askush.

Nje gje eshte e pakontestueshme, askush nuk u mundua ne 45-n te nenshkruaje nje protokoll ku Kosova t'i bashkohej Shqiperise dhe serbet atje te gezonin te drejta te zgjeruara. Kshu qe lodhuni sa te doni prape me i keqi dihet se kush eshte dhe kete s'e kontestoni dot. Dhe qe cuna me men si Cimi mos vijne te diskutojne per kete paragraf po e mbyll me nje tralalala tralalala. Se i adresohet atyre qe kujtjne se historia eshte loje e-ka-kush-e-ka apo topa-djegsi.

Liz, a din gjo kush e pati firmos Paktin e Korfuzit,( i teri ne favorr te grekut) si shqiptar i nershem fort?Pyt dhe nonji prej ketyne, "te njohurve mire", me historine e.... "Baballareve te Kombit"

Sipas te dhenave qe disponoj une u firmos nga :International Commission of Control (Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit). Qe u vendos pas traktatit te Londres nga 6 fuqite(Austria,Franca,Gjermania,Britania,Italia,Rusia)

 

rotocol of Corfu 1914.JPG" />

 

Pjesetaret e ketj komisjoni (qe firmosen dhe protokollin) ishin

  • Léon-Alphonse-Thadée Krajewski (France)
  • Harry Harling Lamb (Britani e Madhe)
  • Alessandro Leoni (Itali)
  • Aleksandr Mihajlovič Petrjaev ( Александр Михайлович Петряев) (Rusi)
  • Aristoteles Petrović (Austro-Hungaria)
  • Julius Winckel (Gjermani)
  • Myfit Libohova (Shqiperi)

Shenim: Myfit Libohova u zevendesua nga Mehdi Frasheri ne 17 mars te 1914. Keshtu qe ishte Mehdi Frasheri ai qe firmosi traktatin(I vetmi anetar shqiptar ne komisjon) : Traktati u firmos ne 17 Maj te 1914

  Art Changed the... e ke shume te sakte.Por, zamet,  sikur te citoje ato dreq pika te "Portokollit", qe greket i ngrene e i ulin sa here qe u don ..."ajo", nuk do beje keq them.Se dhe shtepia e vet  kalontene "Vorio Epir"...

Sipas kushteve të protokollit, të dy krahinat e Korca dhe Gjirkostra (Epiri i Veriut) do të fitonin autonomi nën kornizen e territorit shqiptar (i cili ishte nën patronazhin e princit William te Vid - të cilit, megjithatë, nuk iu dha pushtet efektiv .

  • Qeveria shqiptare kishte të drejtë të emëronte dhe të shkarkonte zyrtarë të lartë qeveritarë e zones.
  • Kushte të tjera ishin: Përfshirja dhe rekrutimin ne menyre  proporcionale i vendasve në xhandarmërinë lokale
  • Ndalimin e tarifave ushtarake per zonen nga jo-vendasit .
  • Në shkollat ​​ortodokse, gjuha greke do të ishte gjuhe zyrtare per mësim, me përjashtim të tri klasat e para.
  • Gjuha Greke ishte e barabartë në shqipen në të gjitha çështjet publike.
  • Himares i rinovoheshin privilegjet qe kishte perjudhes otomane
  • Qyteti i Korçës i cili ishte nën kontrollin e xhandarmërisë shqiptare kishte për të kaluar nën administrim automonist.
  • Fuqitë e Mëdha do të garantonin për zbatimin e kushteve të protokollit.

 Eeeeeeeeeeeeeeeeeeeee!Pikes i ke ra...Arto.Qi keto i hudhi Berishes president,[perciper tavolin Geixhi..."Kaqi gje dum i pat thon jeziti.Asigje mre!Bzoni, bzoni atij  te nacionalistes 

Ai xha Hitloja edhe austrine e bashkoi me trungun ame, po ata derr austriakesh prape pushtues e quajne, milet i pagdhendur

C'na hyne ne pune ne si e quajne Austriaket?  Ne duhet te shikojme interesat tona, dhe me ardhjen e gjermaneve keto interesa u permbushen.  Ne s'kemi pasur ndonje armiqesi historike me gjermanet (perkundrazi kane qene me pro shqiptare se te gjithe kombet e tjera europiane, vecanerisht austriaket), ne ndryshim nga sllavet qe qe ka qene, jane e do jene armiqte tone egzistenciale qe si qellim kane shfarosjen e kombit shqiptar.  Pushtues per ne jane sllavet, te cilet komunistet shqiptare i kishin si filial te tyre ne shtetin perendimor te cilet e lane gjysmen e kombit nen pushtim sllav e biles i ndimuan "vllezerit" e tyre per te paqesuar Kosoven.

 lol, nazist? ncncnc, me trutharet vijne ketu

 

Jo me kot, meqe po pyesje "kush ka pa pushtues qe te bashkon", dhe une u pergjigja meqe kisha pa

Shiko rastin e letonezeve por dhe te lituaneze e estonezve.  S'iu rruhet shume per narrativen bardh e zi te perendimit apo te lindjes.  I rrespektojne ss-te letoneze qe mbrojten vendin nga pushtuesit e vertete sovjetike deri ne pike te fundit.

Je qenie qe nuk arrin te llogjikoje.

Mos shiko austriaket.

Shiko Letonezet.

Te kapin perdite mat dhe prape vazhdon te peserisesh te njejtat te paverteta si papagall...

Nqs ti gjen nje, po vetem nje, komunikate a rezolute a lesh, te qeverise a parlamentit letonez qe vlereson SS-te letoneze ose nje dite zyrtare kur ata perkujtohen, une jo vetem qe nuk shkruaj me te peshku po do bej c'eshte e mundur duke perdor gjithe njohjet e miqte qe ta hack peshkun qe dhe ti te shpetosh nga komunistet.

 ja si i trajton Greqia kolaboracionistët: http://en.wikipedia.org/wiki/Meligalas

asnjë përkujtimore në atë vend, asnjë ceremoni nga shteti, ASGJË! vetëm skuadra neo-nazifashistësh shkojnë e bëjnë homazhe. 

smiley

Nqs nuk shpetohet me Rumbula-k, as hack-ce s'behet gje. 

Ku ishte shteti ktu? Ej, po m'erdhi shume fatura e celularit ket muj, do ti kerkoj leket ty qe m'bo me kliku traplliqe dhe harxhoj kB kot me kot

E pe postimin timin origjinal? E permenda gje shtetin une?

 Ndërkohë që bytha e kombit po përpiqet të na mbushë mendjen se "nuk ishte pushtim ai i gjermanit mër jahu", banorë të Greqisë hedhin në gjyq shtetin gjerman për shkak të masakrës që këta kanë kryer në një krahinë gjatë L2B. 

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=218630&ref=ml

 Pushtim  tek neve? Bah! Si te nje rrace na trajtoi  si jo me mire.Shtrenuar ca.. po vllaznisht qeme.Tani   a boni zarare gjermani?- do thush tina.Boni lufta ore qysh jo!Majaft boni vallahi!Sidomos ke urat.Njato po!Po ke pa tina qe urat  e ilireve deshi t` na i "meremetonte"..... qe nga themelet bini dreqit. Nje Mejtep qe patem aqe, ke Vorrit Bomit, ate po.m..na e boni! Ene qera  vallahi goxha  boni naaaa, lufta.Gjermoni jo,  i shkreti! 313 mullinjte me uje, kater punishte voji, dy tyrbet  e Çala Berzhezhit, ngritur xhedide nga noltmadhnia, Zogu, padashje na i  bumbardoi.Nuk pati as  kohe zavalli, se nuk e lon komunistat, me na i bo krejt te reja.... Gjermoni, jo gjermoni.Eshte gjynof, mi ra nqafe....!   

 hahahaha, po pse mundohesh me ca te tredhur xha Grava, keta nuk mushin mer daj......keta per inat te vjehrres shkojne e flene me mullixhiun......hahaha, me shkrive me ate tironçen tate........jallah....

Mire "kolaboracionistet" e "kuislinget" por dhe komandanti partizan i qarkut te Beratit s'i paska cilesuar pushtues gjermanet?  


Urdhër dërguar komandës së grupit të Beratit dhe Komandës së Batalionit të Lushnjes mbi qëndrimin e prerë luftarak kundër pushtuesve gjermanë
5 tetor 19431

Komandës së Grupit

 

Berat

 

Komandës së Batalionit

 

Lushnje

Informohemi nga fjalë populli se në Berat dhe në Lushnjë hyjnë lirishtë gjermanë2, gjoja me lejë. Nëse kjo gjë është e vërtetë, menjëherë duhet të ndalohet dhe kudo që të shihen forca gjermane të qëllohen.

Njëkohësisht të na njofohen emrat e atyre që kanë dhënë një urdhër të tillë, nëse është e vërtetë sa u tha më sipër.

_________________
1. Instituti i Studimeve Marksiste Leliniste pranë KQ të PPSH, Dokumente të Shtabit të Përgjithshëm e të Komandës së Përgjithshme të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, vëllimi I, Tiranë 1976, dok. 60, fq. 133
2. Në shtator e në tetor 1943 Komanda partizane e qarkut të Beratit, që drejtohej nga Gjin Marku, pa dijeninë e Shtabit të Përgjithshëm dhe në kundërshtim me vijën e Partisë lejoi hyrjen e lirë të forcave gjermane në Beratin e çliruar nga forcat e Ushtrisë Nacionalçlirimtare, me preteks që të fitohej kohë për tërheqjen e materialit luftarak nga depot e ushtrisë italiane pas kapitullimit të saj. Ky akt përbënte faj shumë të rëndë dhe si të tillë u dënua ashpër nga Shtabi i Përgjitshëm dhe nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste. Për shkak të këtij faji Pleniumi i KQ të PKSH i Majit 1944 e përjashtoi Gjin Markun nga përbërja e Komitetit Qendror.

 

 

 

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).