Fundi i rritjes ekonomike Kriza ekonomike që filloi në vitin 2007-2008 ka qenë sa e parashikueshme aq dhe e pashmangshme. Kjo krizë shënon një kthesë të thellë, të përhershme pas disa dekadash zhvillim- pas një periudhe kur ekonomistët përhapën mendësinë e gabuar se rritja ekonomike e vazhdueshme është e nevojshme dhe e mundur për tu arritur. Tashmë janë krijuar pengesa të pakapërcyeshme ndaj rritjes së mëtejshme ekonomike dhe bota po përplaset me këto pengesa. Kjo nuk do të thotë se SHBA-ja ose bota nuk do të kenë më një tremujor apo vit tjetër me rritje ndaj periudhës së mëparshme. Por nëse shikojmë trendin e përgjithshëm të ekonomisë  (të matur në prodhim dhe konsum të mirash materiale) ky trend do të jetë i sheshuar ose në rënie, jo në rritje, që këtej e tutje. Nuk do të jetë e pamundur për një rajon, shtet, ose biznes që të vazhdojnë të rriten dhe për ca kohë. Disa do të vazhdojnë dhe për një farë kohe. Por nëse shikojmë më thellë kjo rritje do të arrihet në kurriz të rajoneve, shteteve dhe bizneseve të tjera. Që këtej e tutje do të ketë vetëm zhvillim relativ: ekonomia botërore është në një lojë me shumatore [...]

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).