Mund të duket shumë e çuditshme që  ende të kemi nevojën e një ligji për Lustracionin. Nevoja për të ka qenë e përhershme në Shqipëri gjatë tranzicionit, përderisa politikëhartuesit e zbatuesit e saj, si dhe veglat e përdorura, bashkëpunëtorët sekretë, mbetën në politikë, ndikojnë në të duke penguar kapërcimin e së kaluarës. Madje, sa më shumë kohë kalon, po krijohet bindja e gabuar se jemi në vazhdim të natyrshëm të shoqërisë komuniste dhe për këtë mundohen të na bindin se njerëzit e saj, njerëzit e dhunës dhe terrorit të kuq, të cilët kanë qenë zbatues të rregullt të ligjeve komuniste edhe pse kriminale, të një sistemi të ligjshëm dhe jo arbitrar, siç ishte në të vërtetë.

Kjo është dhe arsyeja që Lustracioni duhet bërë, dhe se mbetet një kërkesë e kohës, ndonëse mbas kaq vitesh nga rrëzimi i komunizmit.

Sigurisht që Lustracioni buron nga nevoja për dënimin që i duhet bërë regjimit komunist, nga njohja e metodave dhe rregullave të tij, nga përmasat e dhunës në të gjitha aspektet e saj. Duhet thënë se nostalgjia për komunizmin, bartës të së cilës janë njerëzit e saj, që nuk u përgjigjën asnjë herë për mëkatet e tyre, mbijeton sepse ata nuk e dëshmojnë këtë. Janë përherë e më të shumta botimet mbi bëmat e heronjve të heshtur, madje dhe proceset e tyre kur ata janë në bangën e të akuzuarve. Të gjitha këto kanë krijuar atë frymë mosbesimi se vallë do të këtë Lustracion, njohje të krimeve, përmasat e tyre dhe, për pasojë, mospërsëritje të tyre.

Projektligji për “Kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik” u hartua nga qeveria demokratike në vjeshtën e vitit 1992, sipas modeleve që deri në atë kohë patëm në dorë (Ligji gjerman, ai Çek dhe Hungarezi). Ligji kishte dy drejtime. Së pari, përcaktonte personat subjekt i tij, sipas posteve dhe detyrave që kishin ushtruar gjatë regjimit komunist. Këto ishin poste politike si hartues dhe zbatues të terrorit komunist nga niveli më i lartë, duke filluar nga Byroja Politike e Komitetit Qendror të Partisë së Punës e deri tek punonjësit legalë e ilegalë të Sigurimit të Shtetit e të Hetuesisë politike, për të përfunduar në fund me bashkëpunëtorët sekretë që quhen zakonisht – spiunët. Së dyti, ligji përcaktonte poste të caktuara të administratës shtetërore dhe të mediave, në të cilat, këtyre kategorive punonjësish nuk u lejohej të punësoheshin në demokraci për një kohë 8-vjeçare, si për shkak të së kaluarës së tyre në shërbim të krimit komunist, si për përvojën e tyre aspak demokratike por totalitariste, ashtu dhe për të mos u shantazhuar me të kaluarën e tyre nga ana e drejtuesve të ligj për t’u përdorur në punë të këqija, siç realisht po ndodh. Dhe të ligjtë nuk janë as të majtë e as të djathtë, por thjesht bartës e vegla të ligësisë.

Këto norma u zbatuan qysh në fillim nga ana e qeverisë dhe strukturave të saj gjatë përzgjedhjes së kuadrit, në nivelet që parashihte projektligji, si dhe në çdo rast që na rezultonte më vonë i tillë, d.m.th. kur strukturat përkatëse, pas kërkesës sonë, na informonin se kishim shkelje të këtyre rregullave. Ligji me përmirësime të vogla u miratua në vitin 1995 (Ligji nr. 8043, datë 30.11.1995). Kundër tij pati kundërshtime të mëdha nga e majta, ende komuniste dhe e përlyer me të kaluarën, që nuk kishte treguar as pendesë e as kishte kërkuar falje. Ajo pati mbështetje nga e majta në strukturat europiane ku ata ishin në pushtet.

Pas ngjarjeve të vitit 1997, me ardhjen në pushtet të ish-komunistëve me disa amendamente të njëpasnjëshme Ligji u reduktua në ndalimin nga postet vetëm të atyre që kishin qenë bashkëpunëtorë të Sigurimit, d.m.th. në ata që në pjesën më të madhe i shërbyen regjimit komunist të rekrutuar me forcë “me rrethana shtrënguese”. Edhe kjo normë u zbatua në mënyrë selektive. Kështu u rikthye në punë shumica e sigurimsave, madje dhe në poste të larta, në “profesionin” që ata e kishin “zanat” në polici dhe në Shërbimin Informativ, kur përvoja e tyre ishte lufta kundër “krimit politik”.
Madje, sikur kjo të mos mjaftonte, ata, nën pretekstin e të drejtave që lindin nga statusi i ushtarakut, marrin dhe pensione suplementare të larta si shpërblim për dhunën ndaj shqiptarëve, në një kohë kur Ligji për Statusin e Ushtarakut daton në vitin 1991 dhe nuk ka asnjë mbështetje ligjore për t’u zbatuar, pra efekt prapaveprues. Unë e kuptoj që qeveria e ish-komunistëve do t’i shpërblente, sepse për të ata e meritonin, dhe i duheshin për të mbajtur pushtetin (kjo ka qenë gjithnjë detyra e tyre), por nuk e kuptoj që kjo të vijojë dhe, me një qeveri që pretendon se është antikomuniste, kjo është fyerje dhe dhuna e dytë që u bëhet viktimave të terrorit komunist. Tërthorazi, ky është një veprim mosdënimi dhe izolimi i së kaluarës, qoftë dhe me një proces formal pajtimi, duke u munduar të krijojë idenë se të tilla ishin rregullat e kohës dhe se kemi një vazhdimësi ideologjie, veprimesh dhe individësh. Kjo ka krijuar një hendek ndërmjet dy palëve, dy kultura politike e ide. Kjo nuk është e dobishme për vendin dhe kësaj gjendjeje duhet t’i jepet fund sa më parë.

Siç kemi theksuar gjetkë, Ligji u zbatua në të gjitha emërimet në postet që ai parashihte, ashtu dhe për punonjësit ndërkohë të punësuar në to. Qeveria dhe titullarët e dikastereve këtë e bënin mbi bazën e të dhënave, që merreshin drejtpërdrejt nga Shërbimi Informativ Kombëtar, kur ato jepeshin. Shënojmë se ka pasur dhe dezinformim.

Pyetjes “A kishte të meta Ligji i viti 1995”, unë do t’i përgjigjesha “Po, edhe kishte”. Kështu mungonin ndalimet për kandidatët e KQ dhe për zëvendësministrat që ishin hartues dhe zbatues të politikave të dhunës. Nuk përmendej qartë se quhej bashkëpunim me Sigurimin puna me ta dhe për ta, edhe pa qenë të regjistruar si bashkëpunëtor sekretë. Të tillë qenë dhe ata që lidheshin direkt me krerët dhe quheshin “nën dorë” si dhe raste të tjera. Nuk u miratua kufizimi për gjyqtarët dhe prokurorët që kishin dënuar më shumë sesa parashihte ligji i kohës. Mundet gjithashtu që do të kishte qenë më e rregullt, siç thonë të huajt dhe e majta ish-komuniste, që të mos kishte dhe shkelje të të drejtave të njeriut kur ata kërkonin për t’u zgjedhur deputet, në rastin që vota e popullit do të ishte e cilësuar për ta. Kjo ndodh në rastin e mazhoritarit ose kur ka vota preferenciale.

Një e metë tjetër, që detyrimisht duhet shmangur,  ishte dhe përbërja e Komisionit të Verifikimit që shqyrtonte dokumentacionin. Ai kishte si anëtarë vetëm zyrtarë që i zgjidhte partia në pushtet. Do të ishte mirë që të propozoheshin nga të dy krahët e politikës (sigurisht të paimplikuar me regjimin komunist), si dhe kryetarin ta emëronte President të Republikës.

Në rrethanat e sotme, një ligj i ri për Lustracionin është më se i nevojshëm dhe buron nga kushtet politike të vendit, ku ndarja nga e kaluara, nga doktrina, mjetet e metodat, dhe jo vetëm në planin formal, ende nuk është kryer tërësisht. Po kështu, njerëzit e së kaluarës duhet të shmangen nga hartimi dhe zbatimi i politikave, e jo vetëm nga to, por dhe nga mediat. Kush e njeh nga afër e në detaje problemin, e vëren këtë. Ata janë më të shantazhueshëm, më servilë e më pa skrupuj kur kryejnë punë të liga.

Ligji i ri pra, që duhet të hartohet patjetër, nëse  duam të ndahemi nga e kaluara, duhet të mbështetet mbi përvojën shqiptare, mbi ligjet e hartuara dhe vënë në jetë nga të tjerët e, duke pasur parasysh kërkesën e opinionit publik, të trajtojë “hapjen e dosjeve”.

Për shumë shqiptarë “hapja e dosjeve”, që në aspektin formal shpesh i referohet përvojës gjermane, kuptohet si publikim i listës të të gjithë “spiunëve” të Sigurimit dhe njohje të veprimtarisë së tyre, me sa duket si” besëprerë” , ndërkohë që  ata janë hallka e fundit e keqbërësve. Por, përpara sesa ligjvënësi apo dhe kushdo që trajton këto probleme, të shprehet për hapje të dosjeve, duhet të thotë së pari se çfarë kupton ai me këtë, dhe  së dyti, do të duhej që të gjitha ligjet me temë Lustracionin në vendet ish-komuniste t’i bëhen të njohura sa më parë opinionit publik. Kështu do të shmangen edhe teprimet, por dhe ankimet e ish-komunistëve dhe pseudo së majtës europiane në KiE, për shkelje të të drejtave të njeriut, ajo çka ata e injoronin për 50 vite diktaturë të tejskajshme.

Mendoj se është shumë e rëndësishme që, përpara se të vendosim sërish për këtë ligj të Lustracionit, duhet të njohim gjendjen e sotme të Arkivit të dikurshëm të ish-Ministrisë së Punëve të Brendshme komuniste, çfarë ruhet, ku ruhet dhe si është dëmtuar. Për këtë flasin shumë ata që nuk dinë asgjë, duke krijuar një pështjellim dhe përfundime jo të drejta.

Gjatë marrjes në dorëzim të këtij Arkivi nga SHIK-u në vitin 1993, rezultoi se në regjistrin e bashkëpunëtorëve sekretë (rezidentë, strehues, agjentë, informatorë) u gjetën të fshirë 542 emra, ndërsa gjatë viteve janë asgjësuar 39518 dosje (nga të cilat 29453 në tri vitet e fundit). Nga studimi i ligjeve dhe rregulloreve të kohës në fuqi në ato vite, rezulton se këto veprime janë bërë në kundërshtim të plotë me to. Për këto veprime ruhet dokumentacioni i plotë i kohës me urdhërdhënësit, procedurat dhe procesverbalet zyrtare përkatëse. Përgjithësisht janë “asgjësuar”, jo pa qëllim,  dosjet 2A dhe 2B të personave që ishin gjallë. Unë mendoj se është e domosdoshme kryerja e një hetimi publik dhe të plotë të gjendjes së të gjithë materialeve që ruhen në arkivat e mësipërme, nga njëra anë për të pasur një njohje të plotë të problemit që na intereson, në aspektin e ruajtjes dhe përmbajtjes, dhe nga ana tjetër, për të mënjanuar çdo hipotezë e çdo legjendë urbane.

Unë mendoj se është koha që ligji për Lustracionin të shoqërohet dhe me mundësinë për njohjen, nga ata që përndiqeshin (që ishin në përpunim aktiv), të dosjeve që ruhen për ta, përfshirë këtu edhe dosjet hetimore e gjyqësore, qoftë dhe pa u njohur me emrat e spiunëve të vet. Mendoj gjithashtu se duhet të publikohen emrat e personave që përndiqeshin operativisht në kategoritë 2A dhe 2B, ashtu si të dënuarit, të pushkatuarit (me e pa gjyq), të vdekurit në burgje, të internuarit dhe të vdekurit në internime apo nga veprime të tjera të ish-Sigurimit. Do të ishte mirë gjithashtu, të publikoheshin dhe emrat e personave për të cilët ka pasur denoncime. Kështu, do të njihen më mirë përmasat e dhunës komuniste dhe të terrorit që sundoi për 46 vite vendin, viktimat e tij dhe do të shmangej çdo abuzim.

Por kjo do të ishte e mangët nëse nuk do të publikoheshin emrat e punonjësve të Sigurimit të Shtetit, të hetuesve, të atyre që kanë ndjekur shkollat e kurset për këtë qëllim dhe të strukturave të tjera të dhunës. Po kështu, duhet të njihet nga publiku, organizimi dhe hierarkia në vite e Sigurimit të Shtetit dhe e organeve të tjera të diktaturës.

Që ajo periudhë e turpshme të dënohet, duhet të njihet nga të gjithë e sidomos nga brezat e rinj. Për këtë mendoj se duhet të bashkohen si dikur pjesët e Arkivit të ish-MPB, si një arkiv i veçantë historik. Veç kësaj, është e nevojshme që dhe arkivi i ish-PPSH të jetë i hapur për këdo, jo vetëm për studiues të ngarkuar nga qeveria. Sigurisht që çka lidhet me sigurinë kombëtare, marrëdhëniet me shtete të huaja dhe me “privacy”-në, do të këtë nevojë për autorizime të posaçme, ose duhet t’i pamundësohet botimi.

Për të realizuar atë për të cilin nuk pati çdo herë dhe nga të gjithë vullnet politik, këto 20 vite të tranzicionit, pajtimin kombëtar, qoftë dhe në aspektin formal, është e domosdoshme nga njëra anë njohja dhe  studimi i regjimit komunist, si dhe propagandimi për brezat e rinj, që të mos përsëritet, i metodave të tij të dhunës dhe terrorit, i luftës së klasave, pra i një politike veçimi e keqtrajtimi i atyre që ti i quan armiq, pse nuk mendojnë si ti. Kjo nuk po duket të bëhet, përkundrazi ka sheshit një nostalgji për atë kohë nga ata që përfituan apo ushtruan dhunë e nuk duan të pranojnë as gabimet e as dështimin, që siç i thonë shqip “e çuan dëm jetën e tyre” e për keq. Mbulimi me heshtje i krimit është gjithashtu krim. Mjafton të shohësh mediat me trajtimin e protagonistëve të dhunës jo si përbindësha, emrat e rrugëve dhe historinë e shkruar e atë që propagandohet, që të bindeesh për këtë.

Ky qëndrim tendencioz dhe i njëanshëm vërehet sa herë që akuzohet dikush apo bëhen kritika e autokritika, për problemin që po trajtojmë. Shohim të shtrohet vetëm problemi i vlerësimit të fajit të “spiunit” dhe i pendesës eventuale të tij, i vendit të spiunëve, por lihen me qëllim jashtë debatit gjithë të tjerët. Debati për spiunët nuk duhet ndarë nga debatet për përgjegjësinë e të shërbyerit me zell apo “nga e keqja” diktaturës.  Po kështu, të jesh antikomunist, nuk do të thotë të shash komunizmin e as të bësh sikur e lufton atë, por të mos përdorësh metodat dhe praktikat e tij, politikat e tij social-ekonomike, bashkësinë e doktrinës dhe realizimin praktik të saj, dhe mbi të gjitha të jesh për shtet të së drejtës, ekonomi të tregut të lirë, dhe të respektosh të drejtat e njeriut.

Tek ne pak veta u dënuan nga radhët e hierarkëve të regjimit dhe veglat e tyre, por jo për kafe, siç mundohen ta kthejnë në legjendë urbane. U dënuan pak njerëz në vitin 1994 me akuzën për shpërdorim detyre me pasojë shkeljen e të drejtave të njeriut, ndërsa pas miratimit të ligjit për Gjenocidin, për krime kundër njerëzimit (viti 1996), u dënua disa të tjerë. Për turpin e shtetit shqiptar ata, me ardhjen në pushtet të ish-komunistëve, u shpallën të pafajshëm dhe u dëmshpërblyen, në një kohë që viktimat e tyre vdesin duke pritur dëmshpërblimin për vitet e burgut. Pikërisht ky fakt tregon se duhet botimi i fakteve, informimi real i opinionit publik dhe jo shumëfishimi qëllimkeq i legjendave urbane, nëse duam që ai të luajë një rol në problemet madhore të shoqërisë shqiptare.

Një përvojë interesante, që lidhet me nevojën e kapërcimit të së kaluarës dhe për të arritur pajtimin kombëtar, është ajo e Afrikës së Jugut, ku u ngrit një Komision i posaçëm, tek i cili bëheshin ankimet për dhunën dhe, pas hetimeve, caktonte përgjegjësitë dhe ia kalonte çështjen gjykatës.

22 Komente

 Eh mor zoti Meksi. Duket ashiqare qe te ka dale me ne fund ajo frika kryeministrore e "cimkave" poshte tavolines. Vertet t'u deshen 15 vjet, po gjene mire.

Meksi, ka shkuar gje Tufa me pushime qe t'i paskan lene ty keto pufkat e pritshme ne dite te ngarkuara?   

mos u merzit.... se per 2-3 muaj do shkoje edhe projekt ligji i ri per lustracionin ne parlament....

po kesaj radhe do ti perfshije te gjithe fshesa....qe nga kryetaret e partive, deputete, gjykates e funksionare te larte...

jam kurioz te shohe si do reagojne parlamentaret mes dilemes dhe frikes se vetes se tyre ose shokeve te partise me dosje,  dhe presionit te BE-se nga ana tjeter...

Pa merak se s'merzitem fare une.  Do bejne namin kesaj radhe?  Ehe, mire.  

Po keto dosjet e te pakten ketyre 2 viteve te fundit kur do t'i hapin?  Sa per kuriozitet se nuk ka ndonje urgjence.  Mund te presin edhe nja 20 e kusur vite te tjere, sic.    

me sa degjohet neper korridore, behet fjale qe projektligji qe do perplaset ne tavolinen e kryeministrit, te perfshije edhe periudhen 20 vjecare te tranzicionit..

nuk e di se cdo te ndodhi ne fund...do kete shume reagime dhe pengesa per kete gje...

Gjatë marrjes në dorëzim të këtij Arkivi nga SHIK-u në vitin 1993, rezultoi se në regjistrin e bashkëpunëtorëve sekretë (rezidentë, strehues, agjentë, informator&eumlsmiley u gjetën të fshirë 542 emra, ndërsa gjatë viteve janë asgjësuar 39518 dosje (nga të cilat 29453 në tri vitet e fundit).

Une jam per hapjen e dosjeve po mundesisht me ndonje komision nga planeti Mars si dhe me nje hetim te hollesishem nga te njejtet marsiane per dosjet e zhdukura.

Hapja e dosjeve, nje ligj lustracioni dhe dekomunistizimi i shtetit qekan pufka...Hmmm paskan qene pufkaxhinj te gjitha vendet e Europes lindore ish komuniste qe e kane bere kete gje me kohe e vaft...

 

Së dyti, ligji përcaktonte poste të caktuara të administratës shtetërore dhe të mediave, në të cilat, këtyre kategorive punonjësish nuk u lejohej të punësoheshin në demokraci për një kohë 8-vjeçare, si për shkak të së kaluarës së tyre në shërbim të krimit komunist, si për përvojën e tyre aspak demokratike por totalitariste, ashtu dhe për të mos u shantazhuar me të kaluarën e tyre nga ana e drejtuesve të ligj për t’u përdorur në punë të këqija, siç realisht po ndodh.

Per ata qe jane realisht te interesuar per zbardhjen dhe vendosjen e drejtesise ne vend te Gerdecit, korrupsionit me Durres-Kukes, ceshtjes Meta-Prifti, 21 janarit etj etj.  hapja e dosjeve duhet te jete urgjente, qe ne sistemin e drejtesise (tashme sistemi me i korruptuar, shantazhuar, i paafte dhe nen presion politik ne Shqiperi) mos te kete me prokurore, hetues e gjykates qe te shantazhohen ose te negociojne me Berishen duke shitur interesat publike dhe duke mos vene drejtesine ne vend, ne menyre qe te shpetojne koken, postin, karrieren, mireqenien dhe reputacionin e tyre.

Rasti i Zamir Shtylles, qe permendet dhe ne kabllot e ambasades, eshte shembulli tipik i ketij fenomeni.

 Meksi, nuk e ka keq ketu, por ajo qe une nuk kuptova ishte 2A dhe 2B .  Une di qe ish te perndjekurit jane ndare ne kategori, A1 (qe jane pak), A (ku futen te gjithe thuajse) dhe B (qe ne mos gaboj jane te internuarit, apo denime te lehta). Kjo 2A dhe 2B mos ndoshta ka te beje me ndarjen e sigurimsave dhe ishnomeklaturisteve. Di gje njeri per çfar ndarje behet fjale dhe si i kane ndare. 

Kur hyri Keko be parlament  ( rahmet pate sa mir e paska njohur Meksin ) pervec vargjeve....ciu ciu tralala  /mbeten mbreter po ata....i tha dhe nje gje tjeter persobale , jo per mustetqet .

Si gjithnje fletushka Panorama si streha e vetme e llumit te kalemxhijve  dhe te trekomanduar  nga llumiste!

I ha m....Sales ti o gjytyrym . Ke qene kandidat partie tie ...ai ka qene Anetar dhe sekretar smiley . Per te mos me mbajtur si Nostradamus po Ju them se jo me vone se 10 apo 15 , vjet e gjithe kjo kategori Lehesish me "dosje " e "lustracione " do jete ne ca ndertesa  ku rastesisht do kalojne qener per te pshurrur . Ne ball te kesaj ndertese do jete shkruar me te MADHE  Vend riciklimi . Hidhni mbeturinat dhe mos peshtyni per toke ! ... mbi basso reliefin ku do te paraqitet si kompozim 

 Saliut te hipur mbi Gomar mbrapsht , e te kapur pas bishtit te gjithe me rradhe dore me dore nga Jozeficka , Meksi e ne TUFE te gjithe surrogatot e ngatrestaret e ketij Kombi pas 90.....

 Njerzit duan pune e jete keta po me kufoma !!!!!!!!!!!!!!

Mjere ky popull me cfare e ushqejne .Te pakten e te paktave te kishte nje qartesi per kohen e niveleve te viteve 20 a 30 , sidomos tani qe Greku eshte ne KRIZE smiley  kur kendohej 

Lumja ti moj Korce o lule 

Qe le prapa shoqet e tua 

E thuaj , e gjithe bota me bote ne po prape duam te merremi e rikthejme Kufoma !

Ti Idriz ke ndonje dosje qe bezdisesh kaq shume?

Nga e di ti njehere se ca duan njerzit? Njerzit duan drejtesi dhe pastrim te atij llumit qe thua ti, qe e kemi trasheguar nga sistemi qe ti dashuron me verberi.

Per kuriozitet, a futen te te moralshmit ata qe kane perfituar 10^x nga tregtia e droges?

E thua o z. Meksi po kujt ja thua? Ja edhe ketu te ppu 1-sha te kane dhene.

Gjatë marrjes në dorëzim të këtij Arkivi nga SHIK-u në vitin 1993, rezultoi se në regjistrin e bashkëpunëtorëve sekretë (rezidentë, strehues, agjentë, informator&eumlsmiley u gjetën të fshirë 542 emra, ndërsa gjatë viteve janë asgjësuar 39518 dosje (nga të cilat 29453 në tri vitet e fundit).

smiley

gjembi, mos ma merr bamje-ce qe nje nga njeshat eshte i imi smiley.   

Aspak

Sandro mjaft me goglolin e komunizmit se na u bete bajate, por fillo dhe rrefe ca ato mekatet e tua..Te kujton gje Firma PYNEDA dhe kondrabanda e naftes ne Serbi ne 1992-96?

Nese i takon njeriu te flase per lustracjone dhe pasterti politike : ti duhet te jesh i fundit, ndaj ben mire te mos flasesh

Eshte paradoksale qe te presesh nga ciraket dhe sahanelepiresit e sistemit "te cilet u shendruan ne demokrate brenda 24 oreve" te luftojne ate, te cilen kushtuan jeten.

Eshte paradoksale qe te presesh nga jashteqitjet nje sistemi te semure ,i cili po jepte shpirt,qe sot ta luftojne ate...

Sistemi vdiq, te gjithe e dine kete, por kane ngelur ingranzhet e ndryshkura te tij. Keto ingranazhe per fat te keq u ricikluan dhe  instaluar ne cdo pjese te mekanizmave shteterore nga 1991 dhe deri me ditet e sotme. 

Te gjithe ata qe paten marksizem leninizmin si pjese e kurrikulumit nuk duhen lejuar te marrin pjese ne jeten politike!

Meqe Meksi duhet te jete njeriu i fundit qe duhet te flasi per lustracionin, kush i bie athere te flasi per te?

Ata qe e hoqen ne kurriz dhunen e diktatures.... Nderkohe qe Meksi,Berisha,Nano,Imami e co gezonin privilegjet e pushtetit

Po, po kush i'u jep mundesine atyre te publikojne te Panorama e Ilirit, apo te KJ e Sandrit se tek Shekulli apo Shqip as qe qasen se. 

Kjo eshte ironia se cohen "duart" qe luanin levat e sistemit dje dhe kerkojne lustracjon sot.....Llustra muhabeti

E thashe dhe me lart: Te vihet kusht per largimin nga politika te gjithe ata qe kane pasur Marksizem-Leninizmin ne Kuriculumet e tyre....

Nuk e di c'ka qene Meksi gjate asaj, mbase ka qene dhe ai leve. 

Nuk eshte e nevojshme ajo qe thua ti, per largim te gjithe atyre qe kane pasur marksizem-leninizem si lende.  Le te fillojme nga gaulajterit e PPSH-se dhe funksionaret e larte te qeverise si Berisha, Ruci, Gjinushi, Dokle etj.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).