- Privatizimi

Ministria e Ekonomisë, ankand për 16% të aksioneve. Tenderi, më 28 tetor

Kishte tentuar edhe herë të tjera, por kishte dështuar, për motive që nuk u mësuan kurrë. Tani qeveria po shikon sërish mundësinë e shitjes së aksioneve të veta që disponon te kompania e telefonisë fikse, “Albtelekom”, të cilat kanë një peshë prej 16 përqindësh të aksioneve. Kësaj here duket se do të ketë rezultate konkrete, pasi për herë të parë, Ministria e Ekonomisë, autoriteti përgjegjës, ka përcaktuar datën e tenderit, por edhe çmimin e shitjes, i cili nis nga 34 milionë euro.

Burime zyrtare nga Ministria e Ekonomisë pohojnë për “Shqip” se janë plotësuar të gjitha dokumentet dhe se tenderi i hapur ndërkombëtar do të zhvillohet më datë 28 tetor 2011. Nisur nga çmimi fillestar i vënë në tender, duket se qeveria do të tentojë të fusë në arkën e saj një shumë të konsiderueshme, por nga ana tjetër heq dorë nga kompania monopol e telefonisë fikse, e cila garanton të ardhura të sigurta.

“Objekti i ankandit konsiston në shitjen e 2,515,255 aksioneve të zakonshme të zotëruara nga shteti shqiptar në shoqërinë anonime ‘Albtelekom’, që përbëjnë rreth 16 për qind të kapitalit themeltar të kësaj kompanie”, sqaron Ministria e Ekonomisë, e cila fton të interesuarit të tërheqin dosjen e ankandit.

Në dokumentacionet e privatizimit të “Albtelekom”, ministria thotë se, në vitin 2010 kompania zotëronte 79 për qind të kuotës së tregut, me më tepër se 280,000 abonentë telefonie fikse dhe aktualisht zotëron 15.8 për qind të tregut të abonentëve të telefonisë së lëvizshme.

“Nga rezultatet e bilanceve të përgatitura në përputhje me IFRS dhe të audituara, rezulton se shoqëria e ka mbyllur vitin 2010 me një të ardhur të konsoliduar prej 114.8 milionë eurosh dhe një marzh EBITDA 29.6 për qind. Vlera fillestare e ankandit është 34 milionë euro, kurse ankandi do të zhvillohet pranë Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, më 28.10.2011”. Këto janë informacione të përcjella zyrtarisht nga ministria për çdo kompani që ka interes të paraqesë ofertën në tender. 

9 Komente

 Si ka mundesi ?  Sikur ishte lene qe te bej kur te mos ishte Opozita ne Parlament,apo.....aha ok,e kuptova.

Kush eshte aq budalla sa te bleje 16% ne nje ndermarrje si Albtelekom?

 Ka plot,akoma nuk ka dale ligji i amnistise fiskale.

ti ma zgjat jeten mue smiley

... dhe 13.5 EURO/aksion!! smiley

Nga rezultatet e bilanceve të përgatitura në përputhje me IFRS dhe të audituara, rezulton se shoqëria e ka mbyllur vitin 2010 me një të ardhur të konsoliduar prej 114.8 milionë eurosh dhe një marzh EBITDA 29.6 për qind

....33,98 milion $ ne vite fitimi i Albtelekom, bo.. bo.. bo.. cfare fitimi.Normalisht nuk duhen shitur.Kane me i perla keto aksione qe ne ajer.... 

 Ngjiru, o Kajsi, ngjiru!

 Si u be 16% , kur turqit blene 76% te aksioneve, qe do te thote se qeveria shqiptare, zoteronte 24% . Ndersa ketu thuhet se kompania Albtelekom (turqit) zoterojne 79% , qe do te thote se ngelen 21% . Me duket se ka nje lemsh ketu ose ndonje pisllik. 

Kompania ka rezultuar me nje fitim 114,8 milion euro per 2010, sipas artikullit,  pra aq sa u shit, ne mos gaboj. Eh, ç'vehte  ç'vehte. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).