Përshëndetje nga Pekini!

romela-begaj-pekin-2008.jpg

Pekin 2008 - Romela Begaj e Shqipërisë feston me akrobaci pasi ka ngritur 118kg ne Grupin A te femrave nen 58kg.

erkand-qerimaj.jpg

Erkand Qerimaj shpreh gezimin pasi ka ngritur 187 kilograme per te dale i pari ne grupin B te meshkujve (77kg). 13 Gusht 2008.

Fotot: Yves Herman / REUTERS

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

39 Komente

  1. shqipe@ou thotë:

    13 August 2008 @ 4:59 pm

    M’u duk i ekzagjeruar festimi i Romeles. Ajo nuk fitoi medalje ari. Pas cdo ngritje ajo bente sparkaten ne ajer. Me erdhi zorr per te.

  2. Syribukur thotë:

    13 August 2008 @ 5:07 pm

    Me erdhi ZOR, shqipe@ou, jo ZORR :)

  3. Toni thotë:

    13 August 2008 @ 5:08 pm

    Bravo te dyve deri tani kan qene me te sukseshmit ne olimpiade…shqipe@ou mos harro se eshte 21 vjeç (i falet) ne fund te fundit te arrish e 4 ne shtytje dhe ne pergjithsi e 6 ne bote nuk eshte aspak keq!! Per sa i perket Qerimajt si eshte puna se ne disa vende lexoj qe eshte eliminuar nga finalja ndersa ne vende te tjera qe eshte ne finale…a ka njeri info per te???

  4. Tironsi thotë:

    13 August 2008 @ 5:08 pm

    Qerimaj fitoi medalje apo jo? Ca eshte ky grupi B?

  5. Syribukur thotë:

    13 August 2008 @ 5:12 pm

    Tironso,

    gara e sotme ishte per t’u kualifikuar ne finale, mqs kishte shume sportiste qe merrnin pjese, dhe ishin ndare ne 2 grupe.

  6. arb thotë:

    13 August 2008 @ 5:13 pm

    …ja fut kot o shqipe!!nè rradhè tè parè nuk e di nè e ke parè garèn apo jo…por sparkatèn e bèri vetèm nè ngritjen e fundit,kur i dha lamtumirèn olimpiadès e pèrfundoj garèn,dhe veprimi i saj mua mu duk shumè simpatik..ashtu si ju duk edhe gjithè publikut tè pranisshèm nè sallè!!urime romela pèr garèn e bukur qè bère..dhe pèr simpatinè tènde!!tè njèjtat komplimente edhe pèr erkandin…punè e madhe se nuk morèn medalje..dhanè maksimumim e tyre dhe mè bèn mua krenar pèr ta!!!!!

  7. J. thotë:

    13 August 2008 @ 5:23 pm

    Hë pra ja dhe nji nga mundësitë e pakta me u ngrefos një çikë se për gjë tjetër vend sna kanë la pusht-tetarët qeraxhinj të RSH-së.

    Çunat dhe gocat e olimpiadës qenkan si yje. Hallall Erkandit.

    Edhe për punën e ushtrisë meqë ishte temë e ditës, shumë mirë mund të krijoheshin brenda saj struktura të specializuara me kushte relativisht të pranueshme trajnimi për të zbuluar talentet e reja.

    Janë disa sporte që i kemi në gjak çuna edhe goca. Ça janë sporte “të fortish” individuale, ia krrejmë sitë kujtdo. Çështje rrace mbase… Gjynaf këtë potencial ta hedhim dëm kot, apo ta shpërndajmë farën e çmuar nëpër fusha të huaja.
    Suksese të mëtejshme olimpikëve shqiptarë!

  8. shqipe@ou thotë:

    13 August 2008 @ 5:25 pm

    Syri, flm per policimin gramatikor.

  9. edrus thotë:

    13 August 2008 @ 5:35 pm

    J, pothuajse të gjitha medaljet e Italisë vijnë nga sportistë që stërviten me skuadrat ushtarake (karabinieri, financa, policia)…
    Por ne dhe bar hamë dhe nuk financiojmë partizanin dhe Dinamon :P .

    Gjithsesi, komplimenti dhe urimet më të mira të gjithë atletëve shqipëtarë që morën pjesë në Olimpjadë! E rëndësishme është pjesëmarrja :)

  10. J. thotë:

    13 August 2008 @ 5:50 pm

    Po të besoj o Edo, veç disa nuk ia kanë idenë hiç përse flasin.
    Ushtria është dinjitet, është prestigj, është krenari.
    Ushtria mund të specializohet për të gjet vende pune për të rinjtë, për të marrë një zanat, për tu hapur rrugë të ardhmes.
    Mendoni një çun prej fshatit nëse çohet në ushtri dhe merr edukimin përkatës dhe krahasojeni me atë që sot e kanë lënë rrugëve, të pashpresë, pa të ardhme, pa një busull orientimi. Ku do shkojë, ku do vejë, ku do mbytet?

    Ushtria është institucion edukimi mbi të gjitha. Një edukim kombëtar që mungon në brezin e ri dhe po presim më kot prej këtyre çunave dhe gocave “mamaje” që vijnë nga jashtë sikur do na bëjnë kokovenë e kuqe.
    Pikërisht, organizimi i llojit “ushtarak” u mungon, këmbëngulja, qëndresa, lufta për fitore, solidarizimi, veprimi në grup etj.

    Ku më mirë se në ushtri mund të realizohet motoja e olimpiadës “më shpejt, më lart, më fort”??
    Të gjithë ata që kanë fituar medalje në Greqi, janë me grada ushtarake dhe pension ushtarak.
    Kemi një komb që ka vuajtur nga mungesa e dijes, e accesit tek ajo dhe legenat e politikës “demokratike” përsëri po ia mohojnë mundësinë e edukimit për të patur përsëri në vathë veç dele që qethen e milen përjetësisht.

  11. oirmiro thotë:

    13 August 2008 @ 5:56 pm

    Pershendetje te gjitheve

    Me sa thuhet ketej nga ne, festimi i “pazakonte” Romeles kishte te bente me disa arsye , te cilat u konfirmuan edhe stafi qe e shoqeronte, po te keni ndjekur rezultatet do te shikoni qe ne vendin e 7 mbas orneles eshte nje peshengritese polake, e cila ne nje nga kompeticionet evriopiane i mori vendin e pare Romeles, keshtu qe eshte me se nje arsye forte per te festuar, pastaj ajo ne fillimet e veta ka qene ne cirk se nje sparkate te tille asnje peseshengrites nuk e ben dot me konstruktin qe ka. Si perfundim, duke parasysh edhe trajtimin dhe motivimin qe i jep sala me dy gishta ( qe nuk mjafton per motivim dhe per stervitje te denje) them se eshte me se e mire me vendin e 6 ne nje kompeticion te tille.

  12. krasta krau thotë:

    13 August 2008 @ 6:00 pm

    Erkandi ka zene vendin e pare ne kategorine B… Kjo do me thene qe heren tjeter mund te garoje ne kategorine A (mund)… Dy kategorite (teorikisht jane te barabarta), ndahen sipas rezultateve me te mira te arritura nga sportistet ne garat kualifikuese duke qene se jane kategori me shume konkurente… Praktikisht shance per medalje kane vetem ata te kategorise A, me rekorde personale shume me te larta… Per te fituar Erkandit i duhej te ngjitej 12 vende… Ai ne fakt ka dale i pari ne kategorine B ne te dy stilet… ndersa renditet i parafundit ne kategorine a ne stilin e shkeputjes… Rezultat jo fort i keq per nje 20 vjeçare, vecse Erkandi ka pasur me shume mundesi, rekordet e tij personale jane me te larta se ajo qe ka arritur dje.. Perkatesisht

    155 kg ne shkeputje kampionat evropian kundrejt 154 ne olimbpike
    190 ne shttyjte po aty kundrejt 187 ne olimpike
    345 ne dygaresh kundrejt 341 qe ngriti sot… Keto kater kile do i jepshin nje vend me lart, por jo medalje…

  13. edrus thotë:

    13 August 2008 @ 6:02 pm

    Desha ta përmëndja dhe unë rolin e ushtrisë në edukim dhe në formimimin e personazheve të rinj…. kjo nëpërmjet KARRJERËS.
    Funksionon në Itali ushtria me pagë, por nuk hyn me të njëjtën gradë bariu i Kulmakut dhe ai që ka mbaruar gjimnazin ose shkollën e lartë.
    Në ushtri, ai që ka mbaruar elektronikë ose informatikë, ka mundësi që të specializohet akoma më tej në sistemet e ndërlidhjes, mbrojtjes (sistemet e radarëve etjetj) dhe pse jo , punon për të nxjerrë softwarë dhe mënyra të tjera, gjë që do vlerësonte punën e ushtarakut dhe të ishte si kriter bazë për avancimin në karrierë (natyrisht, duke nxjerrë në pension më parë të gjithë gjeneralët me yjet e partive).

  14. J. thotë:

    13 August 2008 @ 6:26 pm

    Po ka plot shembuj rrotull. Duke filluar që nga Turqia me ushtrinë nr 8 më të mirë në botë. Është pjesa më e zhvilluar e popullit turk. Ofron mundësi të mëdha karriere. Dhe ironikja…shumë shqiptarë të përzënë nga trojet e Kosovës dhe Maqedonisë, kanë përfunduar GJENERALË.

    Ne jemi shquar që në kohën e turkut për gjeneralë ushtrie kudo nëpër botë. Karakteri ushtarak na shkon shumë, po të shikosh shembuj të krahasueshëm njësoj me Zvicrën, edhe ata një jetë të tërë mercenarë kanë qënë. Tani ia kanë hip gjithë Evropës për teknologji të zbatuar. Ne nuk jemi as popull filozofo llafologësh. Jemi popull praktik. Të gjitha specializimet teknologjiko-ushtarake na vijnë shumë për shtat.
    Xhenio, ndërlidhje, telekomunikacione, trupa këmbësore, artileri. Punë, zanat, të ardhme, edukim etj etj. Shif ça po humbim prej qeraxhinjve të paaftë që kanë uzurpuar shtetin shqiptar në mënyrën më të keqe të mundshme.

    Në Amerikë kam dëgjuar se ushtria hyn e para në universistete për të peshkuar talentet e reja të cilat i rekruton më pas si kuadro në të ardhmen.
    Nuk ka mundësi më të rregullt karriere sesa karriera ushtarake. Të gjitha gradat dhe specializimet janë të vendosura sipas kushteve që zbatohen rigorozisht. Ushtri efektive do të thotë shoqëri që respekton dhe u bindet ligjeve. Po gjejeni cila është mungesa më e madhe mes shqiptarësh - mos respektimi i ligjeve!!!

    Po kanë për tu bërë naftën mer legena kush ka me ngel budall ka për të qëndru në atë farë vendi idiotësh ku tagjia e ofruar si bar i thatë është ushqimi kryesor.

  15. tiranalb thotë:

    13 August 2008 @ 7:26 pm

    leje mor gocen te bej sparkat ti. cesht kjo “me vjen zorr”. ngelet duke i ven vrire cdo gje qe bejn shqiptaret. bravo vajza, bej sparkat sa her te doj qejfi, leri kritizeret te pijn uthull rradhime

  16. Ravintsara thotë:

    13 August 2008 @ 8:50 pm

    Romela Begaj në Pekin

  17. emigrant thotë:

    13 August 2008 @ 8:52 pm

    - C’eshte kjo? :(
    - Sparkata.
    - Po ky? :(
    - Nje shok….

    (Kapedani, jo ky i peshkut, por i Kinostudios)

  18. Koli Worcester MA thotë:

    13 August 2008 @ 11:17 pm

    urime romeles dhe erkandit

  19. Syribukur thotë:

    14 August 2008 @ 8:53 am

    Spakata, emigrant, jo Sparkata :)

  20. Gs thotë:

    14 August 2008 @ 9:51 am

    Per kushtet qe te ofron Shqiperia duhet ti themi nje FALEMINDERIT te madh Romeles dhe Erkandit!!!!!!!!!!

  21. deni thotë:

    14 August 2008 @ 10:27 am

    Di njeri cfare ore i bie ne Shqiperi ora 18:41 sipas Beijingut. Nuk po i kuptoj keto oraret, dhe puna eshte se nuk dua te humb notarin Sidni Hoxha, nje 16 vjecar shume premtues per mendimin tim.

    18:41; Men’s 50m Freestyle - Heat 5 (Sot)
    http://results.beijing2008.cn/WRM/ENG/Schedule/SW_2008-08-14.shtml

  22. edrus thotë:

    14 August 2008 @ 10:40 am

    deni, janë 6 orë para nesh (tani në shangai është ora 17.40, në Tiranë 11.40)

  23. edrus thotë:

    14 August 2008 @ 11:01 am

    Vallahi, me pa që të marrë ene italjoni medaljen e artë në mundje, t’vje si me t’hongër qent… kur mundja klasike, ka qënë sport i praktikuar në nivele shumë të larta dikur tek ne.

  24. arb thotë:

    14 August 2008 @ 11:49 am

    si doli elvis guri nè mundje?shkoi nè 8?sapo pashè sidni hoxhèn…doli i 2 nè baterinè e tij e theu recordin kombètar..por koha e tij nuk mjafton pèr tè shkuar mè tej!!

  25. edrus thotë:

    14 August 2008 @ 11:49 am

    Deni, Sidni doli i dyti në baterinë e tij (nën 25″… por këto bateritë e tjera po kualifikohen me 22.50)

  26. arb thotë:

    14 August 2008 @ 11:50 am

    …opsssss REKORDIN!!

  27. deni thotë:

    14 August 2008 @ 11:55 am

    E pashe Edrus me pelqeu dhe kujtova njehere se do fitonte, po se kush na e mori nje huba-buba se mbaj mend tani. Sidnit bravo 24.56 nuk eshte keq te mendosh qe rekordin e vet e ka patur 25.00

  28. jon thotë:

    14 August 2008 @ 12:08 pm

    Ato 46 te mijetat une ja ve “fajin” kohematesit shqiptar! :D

  29. jon thotë:

    14 August 2008 @ 12:09 pm

    44/1000 sorry

  30. jon thotë:

    14 August 2008 @ 12:11 pm

    Eeee, te qindtat, vapa madhe ktu mer yahoo

  31. xhenius thotë:

    14 August 2008 @ 12:32 pm

    Emigrant ku je,se me ishin thare lotet e gazit!

  32. deni thotë:

    14 August 2008 @ 6:12 pm

    jono, problemi eshte si jane ata kohematesit kineze se shqiptare s’ka fare thuaj

  33. K thotë:

    14 August 2008 @ 6:23 pm

    A futet Sidni ne Gjysem Finale apo jo?

  34. K thotë:

    14 August 2008 @ 6:27 pm

    Jojo, nuk u fuska, sa e pashe, start List.
    Ata qe jane kualifikuar per semi-finals kane kohe 21 sek deri 22:17

  35. Fjala thotë:

    14 August 2008 @ 8:42 pm

    bravo goca

  36. Fjala thotë:

    14 August 2008 @ 8:43 pm

    dhe cuni (se harrova) lol

  37. THUMBI thotë:

    15 August 2008 @ 1:48 pm

    Ju lumte sportisteve tane,sivjet kaq ,rradhen tjeter ma shume sportiste ,dhe me medale.

  38. po pra thotë:

    15 August 2008 @ 2:54 pm

    Renditet i pari ne grupin B peshengritesi shqiptar Erkand Qerimaj, i cili arrin te beje nje paraqitje te mire duke u renditur i nenti ne bote ne peshen e tij. Pas perfundimit te gares ne peshen 77 kg, peshengritesi shqiptar kishte rezultatin me te mire ne total me 341 kg. Qerimaj ne stilin e shkeputjes u rendit i dyti pasi ngriti peshen 154 kg, ndersa ne stilin e shtytjes u rendit ne vendin e pare, pasi ngriti peshen 187 kg. Per te pare renditjen perfundimtare te peshengritesit shqiptar duhet pritur perfundimi i gares te Grupit A, ne te cilin garojne peshengritesit me te mire te perzgjedhur nga e gjithe bota per peshat 77 kg. Nderkohe, sportistja Lindita Kodra nuk ka arritur te kualifikohet per ne finale, pasi eshte renditur e 35-ta ne provat kualifikuese ne garen 25 metra pistolete duke zhgenjyer teresisht pasi pritej me teper nga ajo. Qitesja shqiptare ka arritur te grumbulloje nje total prej 283 pikesh pas 3 serive gjuajtjesh. Pas renditjes ne vendin e 40-te ne garen 10 metra pistolete me ajer, kjo eshte gara e dyte ne te cilen, qitesja shqiptare nuk ka arritur te perserise rezultatet e saj me te mira. Ne vendin e pare ne kete gare u rendit qitesja kineze Cen Jing, e cila arriti ne finale nje total prej 793.4 pikesh.

  39. baba thotë:

    15 August 2008 @ 7:40 pm

    NDERI I KOMBIT JANE KETA SPORTISTA TE CILET ARRIJNE TE KAPIN STANDARTET NDERKOMBETARE POR QE KANE PER TE VUAJTUR GJITHNJE PRAPAMBETJEN MENDESORE QE KA KAPUR PREJ VITESH QEVERITE TONA QE NUK ARRIJNE TE KAPIN DOT AS STANDARTET E MESJETES JO ME BASHKOHORE.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com