Pikeza!
Ne pranvere…
Dashuria ime, e fundit…
vdiq… ne pranvere…
E mekur,
lindi ne dimer…
Ishte Premature….
Jetoi pak…
sa nje epilog dimri…
pastaj,
mbylli syte…
Askush
nuk i’u gjend prane,
ne grahmat e fundit…
Ndersa ne varrim,
oh… ne varrim,
s’munguam, ne te dy…
S’mungoi, as fjalimi…
(madheshtor,
mbi varr…)
S’munguan, as ca lote…
(krokodili,
ne sfond…)
Litaret,
ende
nuk i’a kishin dhuruar
nentokes…
Ndersa ne te dy…
pertypnim, te paduruar,
ikjen…
…si bisht cigareje te zvjerdhur…
Dashuria ime e fundit
vdiq… ne pranvere…
Nga Ajo…
me kane mbetur,
ende,
ca petale lulesh, te thara,
mbi floke…
Jetoi pak…
mushkerite e hajthme,
nuk e perballuan dot acarin…
Tashme,
çdo pranvere…
ne te dy,
i vendosim lule mbi varr…
Çdo pranvere,
ndjej se kam nje xhep te grisur,
ne vend te zemres…
mbushur plot,
e derdhur, ne nje cep,
nga sy-qeshjet e saj…
Nje xhep te grisur
qe kurre, nuk mesova ta arnoj…
Dashuria ime, e fundit
vdiq… ne pranvere…
Me thoni…
si mundet te vdes, nje dashuri,
ne kete stine…?
Te plakesh me ty…
E di,
ne ende,
do te jemi bashke…
Ulur,
ne te njejtin
stol…
duke pritur
te fundit,
dimer te acarte,
te jetes…
si nje cift i marrosur pleqesh…
ende,
te dashuruar…
E di,
ndonjeri,
do te guxoje,
te na tregoje me gisht
e te qeshe me ne…
(me shume me mua,
marroken, e pabindur)
Ndersa ti,
ende,
do me thuash
qe jam e bukur…
Packa se mbi balle,
koha,
do me kete lene
heroglifet,
qe kurre,
nuk do te mund,
t’ua mesoj deshifrimin…
Packa se mbi floke,
dimri i fundit,
do me ule,
te paqtat thinja,
te fjollta,
si debore e pashkelur…
E di,
ne do te jemi bashke…
E ndjej…
qe do te jete bukur…
…te plakesh me ty…
Gdhendje
Perse,
kembengulshem,
kerkon te me shnderosh,
ne dike qe nuk dua te jem ?
si plasteline te nenshtruar,
nen gishtat e tu metodike,
prej skulptori te rregjur… !
Cukitja e daltes,
“lemon ” egersisht,
sy-qeshjen time…
E keshtu me rradhe…
E qara,
pason pa lageshti ne sy…
zbrazetia e shikimit,
zmadhohet pa nerv…
Dalta leshon tinguj te mprehte,
ndersa ndesh rebelizmin skeptik te shpirtit,
kundrejt transformimit…
i cili, reziston dhe ca i sfilitur,
pastaj dorezohet ne heshtje…
Ti le pertoke dalten,
ndersa sheh i mrekulluar klonimin,
ndez nje cigare ne cepin e buzes,
“Dreq…!” - shan me vete.
“Dicka paskam haruar…”
Heshturazi, ri- merr ne dore dalten,
dhe fillon te gdhendesh perhumbur
shpirtin tend..
Te tretët
Ai shkoi…
nje nate vere
me zera bulkthesh
te lodhur…
Shkoi…
ashtu… ne gjume…
i shtrire ne krevat,
perkrah trupit te ngrohte, te gruas,
qe kurre nuk e deshi…
Ajo,
i mbylli syte…
Ajo,
e qau…
Ajo
u vesh vejushe…
Ajo tjetra,
nuk mundi te bej asgje…
(sepse ka gjithmone
nje te trete,
atje ku jane dy )…
Askush
nuk i ngushellon
te tretet…
Te treteve,
u ndalohet, rreptesisht,
lamtumira e fundit….
Te treteve,
u ndalohet, rreptesisht,
te veshin gjymtyret me zi…
Te treteve,
u ndalohet, rreptesisht,
te njomin syte me tylin e dhimbjes…
Ata,
vetem sa fusin syte ne gropeza…
dhe lengezojne brenda zgavrave…
me lote memece…
Ai shkoi…
nje nate vere
me zera bulkthesh
te lodhur…
Ajo tjetra,
nuk mundi te bej asgje…
qofte edhe te mesonte
ç’ender pa ai,
ne grahamat e fundit
Eshte nje rruge ne Tirane…
Eshte nje rruge ne Tirane…
ne te,
dashurite perqafohen ne menyren e vjeter…
gjethet perskuqen,
e permallen,
ankthshem,
por ende nuk vdesin…
jo pa kercyer, te fundit tango…
( e vjeter edhe ajo )…
Eshte nje rruge ne Tirane…
ne te,
zonjat (e vjetra ),
shetisin me nga nje kone perdore…
ndersa veshtrojne perhumbur rrudhat,
ne xhamat e makinave qe kalojne me ngut…
Eshte nje rruge ne Tirane…
ku,
balerinat e reja,
me shputat e harkuara hijshem,
praktikojne levizjet, zbathur,
mbi shtrojen e verdhur te gjetheve,
ne trotuar..
Nen shiun,
qe i sperkat
butesisht,
dhimbsurisht,
Gjethet,
kundermojne te ligeshtuara,
lamtumiren e fundit…
Eshte nje rruge ne Tirane,
qe me kujton
se ende mbaj te fshehur diku,
nje copez shpirt,
e kam fshehur aty…
midis vorbulles se tymit te cigareve,
e aromes se kafes se mengjesit…
…nen shtrojen e kalbur te gjetheve,
qe japin shpirt ngadale…
Eshte nje rruge ne Tirane…
ne te,
aty,
buze trotuarit,
nje piktor i ri,
fytyrezbehte,
eshte duke pervjedhur ne telajo
portretin e mallit tim…
( kushtuar Rruges se Liceut… dhe gjithe te permalluarve )
- Fike henen!
Ajo,
iu pergjerua atij,
t’a fike driten…
Ai,
perplasi dy here pellembet,
e llampadari mbi komodine,
menjehere iu bind,
… e shoi edhe frymen e fundit…
Hena e plote,
sperkati sterkala te mekura drite
mbi dritare,
ndersa erresira,
u rraskapit te ndizej…
Ajo,
veshtroi ankueshem,
henen, atje lart…
Ai,
kuptoi, menjehere ,
c’duhej te bente…
Serish,
i perplasi pellembet,
e i beri me shenje henes te largohej…
( njelloj si nje maxhordomi,
i cili sapo i ka ngritur valixhet ).
E pabindura,
nuk deshi t’a degjoje…
Hena,
vetem sa
mbeshteti fytyren, shtellunge-neonte,
mbi pellembet e duarve,
dhe… priti…
Heshten te dy te dorezuar…
Ai,
nuk i perplasi me pellembet…
Ajo,
nuk veshtroi me ankueshem atje lart…
Ata,
nuk e fiknin dot henen…
Sepse…
ka githmone, nje hene,
qe shihet mendueshem mbi xham…
qe mbeshtet
kryet mbi pellembet e duarve,
dhe psheretin trishte…
…kur nje vajze jepet per here te pare…
Fizarmonicistit te verber
Gjethe,
e vjeshteruar,
nazike,
e perflakur…
pushon,
qetesisht,
mbi kapelen tende…
Ti,
nuk e sheh dot…
E ndjen…
Ti,
vetem,
shperndan tingujt
e nje tangoje te haruar,
me fizarmoniken tende te vjeter…
Vertit shpirtin
qetesisht ,
tastove te plasaritur te fizarmonikes ,
ngjitur,
vende- vende me skoç…
Ulur shkujdesur
mbi trotuar…
…ne trup;
kostumin e erret,
te stripsur nga koha…
…ne kembe nje pale shapka shtepie…
..ndersa,
brenda
kapeles,
bosh;
(pikerisht aty,
ku kalimtari indiferent,
duhej te te shperblente
ate copez shpirt,
po aq te plasaritur,
sa tastot e fizarmonikes…)
…brenda…
…pushon…
…qetesisht…
…gjethja nazike…
Sonata e Henes !
C’te bej me henen sonte ?
Dritare e vjeter,
parvaz-kalbur,
pervjedh djallezisht
tinguj, neper nate…
e nje llampadar i mekur
perbri pianos,
s’degjon te jape shpirt…
Sonate e mallkuar…!
sonte per tastiere,
paske brinjet e mia…
Ti me dhemb, e mallkuar…
me shkallmon…
me bluan kockat,
si ne mulli…
e pastaj,
hirin tim e shperndan ne terr….
Mjaft!
Mbylleni ate dritare…!
Shuajeni ate llampadar…!
Ndalini ato tinguj…!
Kursemeni o njerez,
nje thermije prej hirit tim…
Kurseme sonte,
o i shurdhet,
ti qe kaperceve shekujt
e SOS –in e shpirtit tim
munde te degjosh…
Ndjeme…
sonte,
britmat dua t’i ve ne gjume
pa ninulla…
dua te fle,
e te fikem,
pa zhurme…
ndersa rete atje lart ne qiell,
vrapojne te cmendura…
e mua,
mbi kurriz,
me eshte ngarkuar hena…
Ku t’a leshoj henen ?
Nen diell…
Atje tej ne koder…
ne nje kopesht te vogel…
nje grua…
dhe nje bajame…
i jepen
butesisht,
diellit te mekur,
rreze kursyer,
te fillim-janarit…
Butesisht…
ngadale…
si prej nje gjumi te rende…
celet,
kurmi i gruas…
ajo…
shpalos floket e gjate…
ngjyre dielli,
te pjekur…
ngadale…
nis ti kreh,
me gishtat e brishte,
qe koha,
njelloj si shpirtin,
nuk mundi t’ia ashpersoje…
bajamja…
gezueshem…
ngeteron,
degezat,
sythe perkundese…
i jepet rrezeve
te dobeta te diellit…
e qeshur…
naive…
e dlire…
dielli…
i ngroh,
mekur - njelloj,
te dyja…
njelloj…
celin sythet e bajames,
ne rinine e saj
te pare…
njelloj…
shperthjne hiret e gruas,
ne rinine e saj,
te fundit…
koha ka ndalur ne vend…
ajri ka mbetur pezull…
asgje nuk leviz…
vibron vetem kundermimi
i ngerthyer…
i aromezave…
bajame-grua…
…
atje tej ne koder…
ne nje kopesht te vogel…
nen nje heshtje te paqte…
krihet..
nje grua…
ne prologun
e pranveres se saj
te fundit…
atje tej ne koder…
ne nje kopesht te vogel…
nen nje heshtje te paqte…
perkundet hareshem…
nje bajame…
ne prologun
e pranveres se saj,
te pare…
atje tej ne koder…
ne nje kopesht te vogel…
nen nje heshtje te paqte…
dielli i janarit…
i genjen njelloj,
te dyja…
©Arlinda G.
9 August 2008 @ 6:31 pm
Floknaje,
Pse me duken te lexuara mua keto ?
I ke sjelle here tjeter ke peshku e ?
Se keta adminat jane pak harraqe dhe ka bere vaki qe i kane sjelle dhe nga 2 here.
9 August 2008 @ 6:39 pm
i ngaterron me poezite e manjoles Mimi, por keto jane ku e ku.
pergezime flokaja.
9 August 2008 @ 6:56 pm
Edi,
ne do te jemi bashke…
Më vjen keq por jam i zënë
9 August 2008 @ 7:09 pm
Shume te bukura.
Po desht ndaini nga njera-tjera me vijeza ose dicka e tille, dhe bejini titujt bold, se jane bere sallate turshish nga ato qe ven Moza n’dimer.
9 August 2008 @ 7:48 pm
Floknaje : ne ma degjofsh nje fjale mua, merr dhe studio hollesisht poetin francez Jacques Prévert. Mos u lodh me te tjeret. Nuk jane per ty. Po bere nje udhetim ne France, shko dhe beja nje nderim babait tek varri. U bene me shume se 30 vjet qe na ka lene.
Tjeter gje : mos ndrysho vendbanim. Rri gjithmone tiranase. Prévert ishte parizian. Dhe babaxhani njeri qe ka qene, shkruante poezi ne faturen e kafes, ne mbulesen e tavolines, ne mengjes, duke pare Parizianet qe gelojne gjithandej. Kur thua Prévert, ke thene jeta. Ska poezi jashte jetes. Kujto “Les feuilles mortes” te Edith Piaf.
Dhe e fundit, ne proze, nese bie mbi autore te mire, qe i kam permendur andej-kendej, e nese do ta ruash ndjeshmerine ndaj gjithçkaje qe sheh perreth, do te na dhurosh gjera te bukura.
Nje verejtje te fundit, sidoqofte : ne proze, mundohu te vesh pak rregull ne mendimet e tua : nga nisesh - ku do te shkosh. Dhe mos u ndiko fare fare fare nga lloji i sintakses dhe drejtshkrimit qe behet atje. Fare ! Ndiq ritmin e mendimeve tua, gjej thelbin e qenies tende, dhe mos iu ndaj. Nese deshiron te jesh ironike, ji ! Nese deshiron te jesh cinike, ji ! Asgje per t’u shqetesuar. Vetem kur te jesh ne elementin tend, vetem atehere do te na japesh gjera te bukura.
Shendet e gjithe te mirat.
9 August 2008 @ 8:41 pm
Shumë e gjatë. Fillon thuajse bukur, por në lexim e sipër të lodh. Si mund të kuptohet si poezi a si poemë? …
9 August 2008 @ 8:45 pm
ou… tani e mora vesh … qe jane disa poezi… por ngaqe mungon ndarja mes titujve te krijohet ideja qe eshte nje e tera…
kerkoj ndjese … do t’i lexoj prape.. nje nga nje.. por jo tani
9 August 2008 @ 9:08 pm
Floknaje, dukesh qe je vajze me bote.
Mbase jam gabim por poezite me duken te lodhura, dhe mbajne ere klishe. Perseritja pa kriter “ai” dhe “ajo” e bejne vazhdimisht te larget perjetimin.
Poezite e gjata me pelqejne, por kur nuk perseritin te njejtat mendime. Detaji nuk eshte nevoja te jepet aq hollesisht si ne proze.
Megjithate, perfeksionimi i artit te te shkruarit eshte udhe e gjate, e pafund. Mos e humb kurajon.
Pershendetje
9 August 2008 @ 9:46 pm
Ndryshimi midis nje poeti dhe nje jo poeti eshte se i pari me deshire i ben publike budallalleqet apo lajthitjet e trurit te tij. Kete gje e them per te gjithe ata qe bejne dhe publikojne poezi, te cilet jane pak, ndersa te tjeret (perfshi dhe mua) jo se nuk bejme poezi, por nuk i botojme/publikojme.
9 August 2008 @ 9:51 pm
Morali i berberit eshte: Juve poetet thoni budalleqe, ne qe nuk shkruajm poezi jemi me te zguar se ju se nuk i lejme budalleqet tona te dalin jasht.


Berbero, po ti vertet mund te mos kesh talent per poezi sic thua, po ama e ke brisk fare gjuhen, derisa vjen puna tek politika e Rames dhe pallatet e parqeve, aty te trashet pastaj.
Moze, te shkuara. Mbase te kalon semundja tani qe pe cicat e Sales.
9 August 2008 @ 10:02 pm
Xhibi faleminderit per sqarimin. Persa i perket talentit, ku i dihet edhe mund te kem, por nuk ma mban ti bej publike se ne fund te fundit budallalleqe jane!
Sa per politiken e Rames dhe fenomeni Rama ne pergjithesi jam shume i prere: Ai eshte nje VIZIONAR! Dhe si te gjithe vizionaret e kesaj bote gjate jetes fizike ata/ato vetem jane share apo kritikuar. Keshtu ecen bota perpara. Pa ta do te kishte ngelur ne vend numuro. Jane pak te thella keto gjona e dun kohe e perkushtim te shpjegohen. Por ti dukesh djale i zgjuar dhe besoj se me kupton.
9 August 2008 @ 10:19 pm
Moze, po ti the qe di te vejsh turshi moj, ca i do poezite kur ke turshite?
Ti me shkrin se qeshuri kur flet per Ramen.

Tani e kuptoj une ku qendron puna, qe keto qe ben Rama ne mund te na duken si budallalleqe dhe krime, po ne fakt jane gjera gjeniale. Vetem kur te kete vdek ai (ose kur te jet arratisur diku ku te mos kete ca ti beje ligji shqiptar, kushdo qe te ndodhe e para) mund te kuptojme ne vleren e tyre. Tani u binda.
9 August 2008 @ 10:41 pm
P.s. urime per pikezen.
Personalisht mendoj ka nivel mesatar , jo keqe.
9 August 2008 @ 10:51 pm
bukur
9 August 2008 @ 11:05 pm
Pikeza,mjft kendshem.Nje fare de profundis….Passera’ Me te mire do te takosh,qe do te te beje te shkruash me gezueshem
9 August 2008 @ 11:07 pm
seriozisht tani, arlinda, me pelqeu vertet!
10 August 2008 @ 12:42 am
poezi parazitare. Yawn. Next!
10 August 2008 @ 10:31 am
[…] “lexoj” në italisht. E njëjta gjë më ndodhi dhe me poezinë e fundit që lexova tek peshku pa ujë dhe meqë gjeta dhe një mënyrë për të ndarë fushën e tekstit në dy pjesë, mu duk e […]
10 August 2008 @ 12:38 pm
Pikeze,moj,pikeze!
Me”rrahe”me fshikullze
“Me te rente nje”pikeze!”…
Vargjesh lemza sec me ze…
10 August 2008 @ 7:22 pm
Eshte nje rruge ne Tirane,
qe me kujton
se ende mbaj te fshehur diku,
nje copez shpirt,
——————–
Dhe ajo copez e shpirtit aty ka ngelur! Bukur!
10 August 2008 @ 10:53 pm
Pikeza te bukura .
11 August 2008 @ 6:49 am
Ate Blendin do ta vras fare… une i shkrova te mos i postonte poezite….
Flm te gjithe ju qe keni bere komente… keni te drejte, edhe mua ndonjehere poezite e mia me duken te lodhura…nuk e shkruaj seriozisht poezine dhe as nuk lexoj shume poezi… nuk jam poete keshtu nuk prekem ne seder per poezine… prozen shkruaj seriozisht une ..ate e kam merak…
11 August 2008 @ 7:17 am
Floknaja, aman të keqen, nëse do ta vrasësh, përdor litar ose tel elektriku, se po përdore thikë ose sëpatë… jemi një çikë të ndjeshëm dhe na zë gjaku neve