PS “zotohet” para ambasadorit Withers kundër projektligjit të prokurorisë

Armand Maho
Tema

Ambasadori i SHBA në Tiranë, John Withers, ka marrë premtimin e kryetarit të PS, Edi Rama, lidhur me projektligjin për prokurorinë, si dhe projektligjet e tjera kushtetuese që cenojnë pavarësinë e institucioneve në vend. Në një takim të zhvilluar dje, Withers dhe Rama kanë folur për situatën politike në vend dhe kanë shkëmbyer pikëpamjet e dy palëve për këtë situatë. Ambasadori Withers, i sapokthyer nga Uashingtoni, i ka bërë një pasqyrë të koncentruar të pikëpamjeve të SHBA mbi situatën politike në Shqipëri.

Zëdhënësi i ambasadës amerikane në Tiranë, Biks Aliu, u shpreh dje se takimet e ambasadorit Withers vijnë menjëherë pas vizitës së tij në SHBA dhe kanë qëllim informimin e krerëve të dy partive kryesore shqiptare mbi takimet e atjeshme. “Pas vizitës së tij në SHBA, ambasadori Withers po kryen takime me udhëheqës shqiptare për t’i informuar mbi takimet e tij atje.

Takimet kanë nisur dy ditë më parë me presidentin, Bamir Topi, dhe më pas me kryeministrin, Sali Berisha. Ky i fundit nuk e ka bërë publik takimin.

Shqetësimet kryesore të Uashingtonit për situatën politike në Shqipëri lidhen me presionet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta mbi prokurorinë, presioni për të kontrolluar anëtarët e Gjykatës së Lartë, konflikti mes presidentit dhe kryeministrit, ngadalësia e hetimeve për Gërdecin, tendenca për të zbuar misionin e OSBE nga Shqipëria, si dhe përpjekjet për të diktuar nga Kuvendi i Shqipërisë pistat e hetimit për tragjedinë e Gërdecit.

Shqetësimi aktual i qeverisë amerikane mbetet projektligji për prokurorinë, i cili, në kontekstin në të cilin diskutohet, ngjall shumë dyshime të besueshme. Qeveria ka një qëndrim të paqartë përfundimisht mbi imunitetin e prokurorëve dhe ka vetëm disa provokime të herëpashershme nga ministri i Drejtësisë, herë për heqjen e imunitetit e herë për kufizimin e tij.

Ende nuk ka një projektligj në formën e një drafti, mbi të cilin mund të ngrihen debatet, por qeveria po teston limitet ku mund të shkojë, duke e kthyer këtë gjë në debat publik.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

2 Komente

  1. gjon cima thotë:

    9 September 2008 @ 6:18 pm

    God bless American people- God bless U.S.A.

  2. ai thotë:

    9 September 2008 @ 7:12 pm

    Ore po politikani i shquar Brace c’u be???? U zhduk pa lene gjurme… :-(

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com