Red Dog band and Rock n’ Roll, Intervistë me Alban Jasharin

Alban Jashari (kitare dhe vokal) dhe Adil Morina ( Kitare kryesore) dy shqipёtarёt e grupit kanё filluar tё luajnё muzikё sёbashku qё ne Halloween 2003. Dy pjestarёt e tjerё tё grupit janё Viktor Stenlund ( Bateri ) dhe David Johannson (Bass) nga Suedia.Do ia dalin tё sjellin muzikёn dhe frymen e vёrtetё tё Rock n’ Roll- it nё Shqipёri? A ёshtё Alban Jashari djaloshi “Jim Morrison” shqiptar? …Pa dyshim, me zёrin e tij tё mrekullueshёm ёshtё nje nga kёngёtarёt rock mё tё mirё nё Shqipёri dhe Kosove dhe Freezin ёshtё absolutisht kёnga mё e arrirё rock e kёtij dhjetёvjeçari nё skenёn e rock-ut shqipёtar. Në intervistën që vijon Alban Jashari tregon rreth planeve tё grupit tё tij.

reddog.jpgAtёherё, ç’thuhet pёr grupin tёnd Alban? Unё dhe grupi im kemi dy beteja pёr tё bёrё, njё kёtu nё perёndim dhe tjetra pёr shqipёtarёt e mij tё dashur. Ja pse ne po punojmё qё tё publikojmё dy albume, njё nё shqip dhe njё ne anglisht. Pёr shqipёtaret, idetё dhe qёllimet e mija dhe tё grupit tim janё , mendimi I lirё, çlirimi I mendjes, analizimi I gjёrave…siç e shoh unё, tё rinjtё nё Shqiperi jane tё mrekullueshёm, por nuk kanё asnjё material nga arti qё ti bёjё tё ndjehen gjallё. Kёshtu qё shpresoj qё tё mund t’iu jap disa materiale qё tё mund ti degjojnё e ti ndjejnё. Ok, ok, mjaft folёm pёr idetё e mija, flasim pёr muzikё. Atёherё, muzika ёshtё Rock n’ Roll, dhe kur them Rock n’ Roll, nёnkuptoj vёrtetё Rock n’ Roll, kёrcim, sex, ide tё reja, f…k idetё e vjetra e kёshtu… por ajo qe nёnkuptoj mё sё shumti ёshtё t’ia kalosh mire e tё argёtohesh. Do isha shumё I lumtur sikur tё mund tё ktheja Rock n’ Roll nё skenat shqipёtare, ti bёsh njerёzit tё kёrcejnё, tё pijnё pak mё shume dhe tё jenё tё lirshёm pёr pak kohё. Kёtu nё perёndim, unё dhe grupi im kemi tjetёr gjё pёr tё bёrё. Ёshtё e njёjta muzikё por tekstet janё tё ndryshme. Tekstet jane mё shumё mbi njerёzit kёtu, mbi racizmin, mbi njerёzit e llastuar qё s’dinё asgjё nga jeta e vёrtetё… e kёshtu qellimi im ёshtё tё vjedh pak birrё nё perёndim e ta sjell nё Shqipёri. Ja kjo ёshtё, tё vjedh pak gezim nga kёtu e ta sjell atje.

Cfarё nёnkupton me Rock n’ Roll? Mendon se shqipёtarёt nuk e kanё provuar mё parё? Kur them Rock n’ Roll nuk flas vetёm pёr muzikёn, por gjithashtu pёr stilin e jetёs, lirinё etj..Dhe Jo, nuk mendoj se shqipёtarёt e kanё provuar mё parё, sepse I njoh shumё mirё ato. Rock n’ Roll shihet nga shqipёtarёt si arti I madh I perёndimit, por ata nuk e jetojnё atё dhe mendoj se njerёzve tane iu duhet pak nga ajo…momenti I duhur ёshtё tani, veçanёrisht tё rinjtё, qё kam parё kur isha atje, ishin shumё tё zhgёnjyer nga normat dhe rregullat e vjetra. Donin te çliroheshin dhe tё kuptoheshin. Kam parё grupe tё tjera nё Shqipёri dhe Kosovё, por kuptova qё kёto grupe nuk shkruajnё kurrё per Rock n’ Roll, ata nuk jetojnё si rock-era , dhe ata qё bёjnё rock atje, janё mё sё shumti njerёz prej familjeve tё pasura qё kanё shume “kontakte”. Rock n’ Roll s’ёshtё pёr klasat e larta tё shoqёrise, ёshtё pёr tё gjithё.

Mendon se 8 milion shqipёtarё do tё njohin muzikёn tёnde dhe ty? Nuk jam I sigurtё nёse do ia dal qё 8 milion shqipёtarё te me njohin apo tё dёgjojnё fjalёt e mija, por e di qё ata qё do te kene shansin tё mё shohin e tё mё degjojnё nё skene, s’do tё mё harrojnё kurrё.

Ç’te themi tjetёr?… Ai, sapo tha vetё gjithçka!

The Red Dog Band

Red Dog’s Official Myspace

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

18 Komente

  1. zog thotë:

    17 June 2007 @ 3:39 pm

    kur e quaj hajvan nuk e kam per ta ulur por per te treguar mungesen e kultures se tij. rokenrrolli lindi ne amerike si forme proteste kundra jetes vetem pune, shpi, gjume qe bente shoqeria perendimore e kohes por edhe edukimit e jetes se saj rigorozisht te krishtere.
    ne shqiperi me duket se kjo lloj jete akoma nuk behet, njerezit jan akoma kul e te palodhur prej punes. ata bile merziten e shtyjne kohen neper kafene. ne kete terren rroku nuk ka si te gjej mikpritje.

    ndoshta ne kosove, ku jeta eshte tradicionale turke mund te ket sukses.

    vajzat tona e djemt tone kerkojne KOMODITET, borgjezllik, jo shthyrje, tenda e livadhe, pra jete te “eger”. ata kete kane vite qe veteem ket lloj jete u afrojne rrethanat.

  2. grizhda zabar thotë:

    17 June 2007 @ 3:46 pm

    I’m shocked!… dhe te lutem mos u ul ketu te hapesh “enciklopedine” e trurit tend sepse eshte bere mode… me vjen keq, qe percaktoni direkt dike apo diçka pa e njohur. Kjo eshte mungesa e kultures ne te vertete.

    “Rock and roll appeared at a time when racial tensions in the United States were coming to the surface. ” - Wikipedia

    http://en.wikipedia.org/wiki/Rock_and_roll
    hidhi nje sy mbase kjo enciklopedia eshte me pak hajvane!….

    good “komoditet”

  3. zog thotë:

    17 June 2007 @ 4:10 pm

    wikipedias une nuk e marr me per reference qekurse dje pashe tek biografia e preljocajt te shkruhet “me origjine albanofone”. wikipedia eshte faqe e lire ku secili qe i duket vetja i mençur ka te drejte te shkruaje nje version te tijin mbi ngjarjet. enciklopedi DEMOKRATIKE mnjf. do te kisha kenaqesi ti ndertonin dhe avionet keshtu demokratikisht te mbeshtetur tek shkenca e gjithsecilit prej nesh.

    ndersa sa per ate rokenrrollistin, perderisa del ne skene kam te drejten time TE JAP MENDIM PER TE, ashtu si DUA. te pelqen tu grazhda apo jo.
    po te mos doje kritika TE LIRA (qe them se i permisesojne keta toçat) le te mos jape intervista dhe le mos jape koncerte por te kendoje ne bodrum te vetin.

  4. grizhda zabar thotë:

    17 June 2007 @ 4:15 pm

    S’merrem fare!…Kalo mire!…

  5. doriani thotë:

    17 June 2007 @ 4:32 pm

    ne te tilla raste mendoj se eshte me vend ajo shprehja qe thote”jeni pare me hene te keqe” sepse ne te vertete e duket se mbroni ngjyrat e te jejtit flamur.mesa kuptova une pikenisja ishte ajo “analiza” e siperfaqeshme e ketij rok-star-it mbi realitetin shqipetar dhe rroken-rroll.-in.Kqa mjafton per te vene ne dukje ate qe nuk shkon,per mendimin tim,pa dfashur asnje prej nesh te shnderrohet ne protagonist.Kuptohet sejcili ta mendoje si te doje,por ka mundesi te dalim perseri tek nje shprehje tjeter e popullit trim e te mencur shqipetar qe thote”e lagu apo s’e lagu bishtin dhelpera”Nqs nderhyrja ime ju eshte dukur pa vend,kerkoj te rihabilitohem menjehere duke iu dhene fjalen e nderit se nuk do te vihem me ne mes heres tjeter.pershendetje per grizhden

  6. grizhda zabar thotë:

    17 June 2007 @ 4:47 pm

    Po une po habitem, s’me duket se ka bere ndonje analize Alban Jashari, perveçse se ka folur per muziken e tij, dhe e vetmja gje qe ka thene eshte qe nuk mendon se shqipetaret e kane provuar rock n’ roll.. e nqs nje vetem nje mendon se ka bere jete rockeri ne Shqiperi, te na e shkruaje…e s’po them per ato qe kalonin muajt te parku rinia apo ato qe sot shkojne te charles… eshte momenti tani, e ka shpjeguar qarte, qe ajo cfare do donte eshte rini me open minded… e me siguri rinia qe kerkon borgjezllek s’ka ndoj open mind kaq te madhe!… Pastaj secili ka menyren e vet te jetuarit dhe konceptuarit… dikush ka hip-hopin, Alban Jashari ka rock-un, dikush ska fare…e ka per te vdekur pa e patur…!!
    s’me duket se Alban Jashari as ka dashur te analizoje, as te thelloje, e as te jepte nje interviste ku komentet te degjeneronin… pafshi top fest ishalla gjithe jeten…
    Hajt tung tashi!
    Pershendetje per dorianin :)

  7. detijon thotë:

    17 June 2007 @ 4:49 pm

    Ka ndonje video te ketyre ku mund ti shikojme, tek ajo website ato kenget nuk degjohen,,,,

  8. grizhda zabar thotë:

    17 June 2007 @ 4:51 pm

    http://www.myspace.com/reddogeatyouup

    ne myspace!…

    have fun…
    te pershendes me kengen Love will reach us ;) ke dhe tekstin aty …

  9. zog thotë:

    17 June 2007 @ 5:46 pm

    pasta fat pra dhe adem jashari ne rokun qe ben. besoj ta çaj me sukses ne shqiperi. nuk jam kundra.

    vetm se me duket budallik (i falet eshte i ri akoma) kur thote se don te na sjelle nga gezimi i botes. ta shpjegova grizhda bile ai vete flet pak si papagall nga ato qe ka degju apo lexu pereth njekohesisht tu i ron qemones :

    roku lindi ngaqe bota nuk kishte ose nuk gjente gezim tek jeta STRIKTE qe bente. donte pak shthurje. tek ne shthurjen e solli renia e komunizmit. sot njerzia kerkojne paqen, rregullin, pasurine, pra borgjezllikun.
    nuk jemi finlandeze qe midis bores e prane zjarrit nuk dime se çte bejme me diten, e dum pak muzike me na kriju demonet e kqinj per te rruges dal pa brek.

    eshte jeta plot diell, e bukur ne shqiperi.

    e pse jo pak rrok (si te lepa brenes) sa me shty keto te tjerat pastaj.

  10. grizhda zabar thotë:

    17 June 2007 @ 5:53 pm

    Po te drejtohem per here te fundit, BOLL THE BUDALLIQE!…
    Ne pritje qe ti te heshtesh,
    gjithe te mirat,
    Grizhda Emily Ann Zabar.

  11. Pjer Thomas thotë:

    17 June 2007 @ 6:06 pm

    Me vjen mire qe shqiptaret e mij , bejne emer jashte. Kitara ka qene dikur dhe enderra ime , qe nuk e mesova kurr. Do te ishte me interes qe djemte e muzikes, ne mbarim te kenges a koncertit, te deklaronin qe jane shqiptare apo ne nje forme indirekte , t’u lejne spektatorve perendimor se jane shqiptare dhe se do japin koncert dhe ne vendin e tyre, Shqiperi. Kjo do te ishte nje reklam dhe imazh i mire per ne te gjithe.

  12. akull-naja thotë:

    17 June 2007 @ 6:18 pm

    Ne nje teme nga ana tjeter flitet per “turmokraci”. Sa po thoja me vete, eshte çudi, po te Peshku rralle sheh “turmeshumidiotekomente”, veç sa per te prishur syrin e keq. Nejse, se u nisa per bathe e dola me bizele, keta djemte tingellokan bukur, sidomos kur kendojne shqip. Rroku ne Shqiperi ka qene, te pakten para ca vitesh, nje nga rrymat me te dashura. Akoma sot Shqiptaret terbohen pas Pink Floyd. Ndoshta as nuk e dime fare se ç’perfaqeson ne vendet e tyre ajo muzike, thjeshte na ngjit, jemi rrebele pa kohe.

  13. detijon thotë:

    17 June 2007 @ 6:55 pm

    faleminderit grizhda zabar, shume i lezecem ky grupi, se kisha degjuar ndonjehere.

  14. adriatik thotë:

    17 June 2007 @ 7:12 pm

    grizhda zabar dhe zog,
    Burimet me te mira enciklopedike per shume terma te diskutueshem nuk jane me larg se nje klik(si i thone shqip?) ne komputerin tuaj
    Me pelqejne thuajse te gjitha llojet e muzikes qe nga simfonite deri tek ritmet me te thjeshta te makinave me te thjeshta, por nuk e kam dot kulturen per te diskutuar me krijuesit e aq me pak te bej kritikoj.
    I uroj atij grupi te behet gjithmone dhe me ifamshe apo si i thone sot “i papame”

    “The first type of rock music, rock and roll, originated in the United States in the 1950s, and was largely derived from music of the American South. In the United States, the affluence that followed the end of World War II in 1945 and the emergence of a youth culture—based in part upon the rejection of older styles of popular culture—helped rock and roll to displace the New York-based Tin Pan Alley songwriting tradition that had dominated the mainstream of American popular taste since the late 19th century. Rock and roll was a combination of the R&B style known as jump blues, the gospel-influenced vocal-group style known as doo wop, the piano-blues style known as boogie-woogie (or barrelhouse), and the country-music style known as honky-tonk
    Microsoft® Encarta® Encyclopedia 2003. © 1993-2002 Microsoft Corporation. All rights reserved.”

    Nuk e prura te gjithe spjegimin se edhe kaq, prape dyshoj qe eshte e arsyeshme.

  15. zog thotë:

    17 June 2007 @ 8:07 pm

    adriatik po per ate seks-droge-rrokenrroll (qe ne vitet e 70 ishte siç eshte sot ne mode ajo liberte-egalite-fraternite) shkruhet gje tek ai teksti ?

    ps; dhe une nuk kam nevoje per tekste, keni gabuar adrese me duket. nuk shkruaj gjithashtu per ju, as per ti dhene mend atij grupit te rrokut se besoj nuk ka nevoje per kete. shkrujt sepse kjo me chante thone ketej nga jetoj e se per per te diskutu vij ketu, jo per tu kulturu.

    ndryshe mbyllini diskutimet e do ta shihni se sa do te frekuentohet kjo faqe me pas. ose mos u merrni me çfare them une kur nuk keni diçka me shume per te thene.

    hajt pra tung.

  16. adriatik thotë:

    17 June 2007 @ 9:40 pm

    zog, as nuk e kisha fare per te fyer njeri! ne se u ndjeve i prekur nga “paste” im, me fal!

  17. akksidental thotë:

    18 June 2007 @ 1:08 am

    /me nxjerr llastiqet

  18. Blendi thotë:

    18 June 2007 @ 7:48 pm

    Pjer, ka nje difekt teknik mesa duket. Vura re qe ka ndodhur shpesh, po e shohim per ta evituar.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com