Reflektim - tre muaj pas Gerdecit

Koha ben punen e vet, sheron plage, por ajo nuk mund ta ule ndjesine e dhimbjes per ata fatkeqe qe humben jetet e tyre ne menyren me te pamerituar, te atyre qe akoma luftojne me plaget dhe fatkeqesine e humbjes se te dashurve te tyre, pa permendur ketu traumen apo demet materiale te lena pas.

Ndodhi nje gjeme, jo nga shkaqe natyrore por njerezore. Natyrshem, nga te gjithe faktoret relevante u shtrua kerkesa urgjente per gjetjen e fajtoreve dhe venien e tyre para pergjegjesise, jo nga deshira per te pare sa me shume te denuar, por mbi te gjitha per te nxjerre mesimet e duhura qe ngjarje te tilla te mos perseriten me kurre.

Menyra se si kombet e vjetra e te qyteteruara i menaxhojne tragjedite e renda (qofshin ato natyrore apo njerezore) duhet te na sherbente si nje eksperience ne perballimin e tragjedise se rende te Gerdecit. Si vepruam ne dhe si po veprojme sot?

Ne momentin e ndodhjes se tragjedise e ne ditet ne vijim, pati nje heroizem dhe solidaritet te papare (cilesi te nje kombi te vjeter e me vlera te rralla njerezore) nga te gjithe pa perjashtim mjeket, policet, pilotet, shoferet, njerezit e thjeshte e kalimtaret e rastit. Por nuk duhet te harrojme vecanerisht ushtaraket te cilet vune jetet e tyre ne rrezik per te shpetuar jetet e qytetareve ne nje zone qe shumekush e krahasoi me nje “Hiroshime” shqiptare. Ne syte e opinionit publik, ata ne nje fare menyre ndjeheshin moralisht fajtore, pasi kjo tragjedi kishte ndodhur me predhat e tyre. Por ne fakt shume shpejt, te gjithe do te mesonin se te tjere ishin fajtoret e vertete. Njerez te paskrupull e te verbuar nga aresyeja dhe ku si moral te vetem kishin vetem fitimin, ja kishin dale mbane te vinin ne zbatim planet e tyre djallezore dhe te rrezikshme, duke i shmangur ushtaraket profesioniste dhe duke i kthyer ata thjeshte ne vartes te disa civileve ‘me duar te pista’ e me te kaluar te dyshimte.

Pas dekleratave pompoze, betimeve e perbetimeve per nje hetim te plote te ngjarjes, qe prokuroria ti shkonte deri ne fund kesaj ceshtje, etj, etj, njerezit filluan te presin me plot shprese se drejtesia te pakten kesaj here (ku provat dhe faktet ishin te pakundershtueshme) do te vepronte me shpejtesi per te nxjerre te verteten ne shesh.

Por cfare po ndodh sot kur kane kaluar thuajse 3 muaj nga dita e shperthimit te tmerrshem? Nje maskarade e vertete politike, nje mungese totale morali dhe pergjegjshmerie. Ne momentin qe drejtesia filloi te veproje sipas ligjeve te ketij vendi te quajtur demokratik, si gjithmone, falangat e nje politike te ndyre ne sherbim te vetes por jo te qytetareve, ju turren per ti vene shkopinj nen rrota kesaj drejtesie te brishte, me qellimin e vetem, qe e verteta mos ta shohe kurre driten e diellit.

Klasa jone politike, jo per te paren here, po demonstron perpara botes qe jo vetem nuk eshte ne lartesine e duhur por perkundrazi, ajo eshte nen nivelin mesatar te popullit te vet. Ne vend te perpjekjeve per te ndertuar nje shtet ligjor e funksionues, ne sherbim te qytetareve (i kerkuar aq shume nga populli dhe Nderkombetaret), ajo po jep shembullin me te keq te mosrespektit ndaj ligjit. Sa per qytetaret, ata per te jane disa subjekte amorfe qe i duhen vetem per mitingje, duartrokitje dhe vota per pushtet.

Te nderuar qytetare kudo qe jeni, ne do te vazhdojme te shkojme keshtu rrokapjerthi ne nje rrumpalle pa fund nese nuk i themi njehere e pergjithmone - Jo:

- Tifozllekut partiak, mitingjeve populiste e premtimeve boshe te cfaredo krahu qofshin;

- Partive qe per hir te pushtetit, mashtrojne nga mengjezi deri ne darke, 365 ditet e vitit;

- Gjelave lafshe-kuqe ne krye te tyre qe vazhdojne te kendojne sipas avazit te tyre te vjeter edhe pse te rrethuar nga zogj te ri me dhe pa pupla per t’u mbajtur ison;

- Zullumqareve pushtetare qe ia kalerojne shtetit per te sunduar e perfituar e jo per t’u sherbyer qytetareve te vet;

- Njeshave, qe e drejtojne shtetin me celulare (me parate e taksapaguesve) e qe nuk kane as respektin me te vogel per institucionet dhe drejtimin institucional;

- Trembjes dhe nderrimit te administrave shteterore sa here nderrohen partite;

- Triumfit te militantizmit mbi profesionalizmin, miqesise e besnikerise mbi kriteret ligjore;

- Perqendrimit te kompetencave ne nje dore te vetme, eliminimit te iniciatives, energjive, vlerave dhe pergjegjesive individuale;

- Pabarazise dhe drejtesise si litari ne thes; sundimit te Maliqit ne vend te ligjit;

- Kaperdisjes se hajduteve te cdo lloji: - politikane, deputete, ministra, gjyqtare, prokurore, doktore, bodigarde, police apo njerez te zakonshem;

- Mburrjes me diploma fallso, me poste te pamerituara, me makina e vjedhura e me pasuri pa djerse;

- Turpit kombetar te lejimit te politikaneve e biznesmeneve mafjoze e me 8 klase shkolle;

- Mediave servile te ashtuquajtura te pavarura, ne fakt te lidhura koke e kembe me politiken dhe ne sherbim te saj;

- Gjendjes mizerabel ne shkollat tona, shthurjes dhe zvetenimit te vlerave morale, droges dhe prostitucionit;

- Gjendjes skandaloze ne spitalet tona, te kthyera ne streha vorfnore ku tatohen e gjobiten te gjithe, sa here qe fati i tyre i keq i detyron keta te mjere te drejtohen atje;

- Mungeses totale te pergjegjesise per ate qe eshte e te gjithve, indiferences totale ndaj rrugeve gropa-gropa te mbushura plot plehera, balte e pluhur;

- Trafikut te cmendur dhe mosrespektimit te asnje lloj rregulli ne levizje apo parkime;

- Varferise, poshterimit, neperkembjes se dinjitetit njerezor, kenaqesise makabre per vuajtjet, padrejtesite apo fatkeqesite e te tjereve;

- Gjakmarrjes, atavizmit me te shemtuar te se kaluares, tashme i deformuar ne format me te shemtuara;

- Mospermbajtjes, mosvleresimit me minimal te jetes njerezore qe Zoti vetem njehere e fal;

- Hipokrizise, genjeshtrave, reklamave false e premtimeve boshe;

- Babezise materiale dhe harreses se vlerave shpirterore;

- Dembelizmit dhe frymes se pesimizmit se asgje nuk mund te ndryshoje ne kete vend;

- Mungeses se respektit ndaj njerezve te ligjit dhe te atyre ne uniforme qe jane dhe duhet te jene pasqyra e shtetit;

- Humbjes se shpreses dhe dorezimit perpara se keqes;

Te perpiqemi te gjithe me sa mundim te veme nga nje tulle ne ngrehinen tone te perbashket,

- Te bejme progres, jo regres

- te ndertojme, jo te shkaterrojme

- te cmojme jeten, jo ta vrasim

- te sfidojme vdekjen, jo te dorezohemi

- te duam, jo te urrejme

- te falim, jo te hakmerremi

- te tolerojme, jo te kunderveprojme

- Te mirekuptojme, jo te zihemi

- te ndricojme mendjen, jo ta leme ne erresire

- te bindim, jo te dhunojme

- te vleresojme, jo te percmojme

- Te punojme, jo te rrijme

- Te luftojme, jo te kapitullojme

Ti tregojme botes se ne shqiptaret jemi nje popull qe di te cmoje vlerat me te mira te qyteterimit dhe tu thote jo antivlerave.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

5 Komente

  1. anonim thotë:

    4 June 2008 @ 9:18 am

    Ne momentin e ndodhjes se tragjedise e ne ditet ne vijim, pati nje heroizem dhe solidaritet te papare (cilesi te nje kombi te vjeter e me vlera te rralla njerezore)

    Ore Kaso, di ndonej vend ti ku ndodhin fatkeqesi natyrore dhe njerezit nuk solidarizohen me heroizem te papare? C’i ke keto nenkuptime-mbrockulla qe leshon?

    Na i pshpjego pra, pse ky kombi i vjeter e me cilesi kaq te rralla nuk ka paska cilesine te ndertoje nje jete te rehatshme per veten e vet? Perse kemi keta politikane, qe po t’i besojme asaj shprehjes, jane ata qe kemi merituar?

    Ta kuptoj frustrimin, por jo qarkun e shkurter.

  2. ardi thotë:

    4 June 2008 @ 7:03 pm

    ….nga shkrimet me te mira tek peshku….

  3. kercen prifti nga belaja thotë:

    4 June 2008 @ 11:45 pm

    mire ke skruajtur ti more djale .Po keto rreshta nuk i lexojne dot ata qe jane qerruar nga parate

  4. Leon thotë:

    7 June 2008 @ 8:51 am

    Kanë nisur ‘grevë urie pa afat’ ish-punonjësit e fabrikës së çmontimit të muncioneve në Gërdec. Pas disa protestave ku këta punonjës kanë kërkuar ndihmë ekonomike dhe dëmshpërblim nga qeveria ata kanë nisur sot një grevë urie pa afat. Punëtorët kërkojnë një përgjigje nga qeveria që sipas tyre nuk u ka dhënë dëmshpërblim për pasojat nga shpërthimi i municioneve ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosen mbi 300 veta.

    Kreu i shoqatës “Punonjësit e Gërdecit”, Andi Belliu ka deklaruar se ‘kërkojmë ndihmë ekonomike nga qeveria dhe duam dëmshpërblim prej saj’. Disa ish-punonjës nuk janë më të aftë për punë nga dëmtimet që kanë marrë nga shpërthimi i municioneve.

    Ndërkohë që kreu i shoqatës Andi Belliuka thënë se punëtorët i kanë dërguar letër Berishës në 27 maj ku i kanë renditur kërkesat e tyre. Por nga anae qeverisë nuk është marrë asnjë përgjigje dhe ata kanë nisur sot grevë urie pa afat. Sipas Belliut punëtorët i kanë lënë 5 ditë afat qevrisë për t’u kthyer përgjigje kërkesave të tyre.

    Greva e urisë është mbështetur edhe nga familjarët e viktimave të fabrikës së vdekjes.

    Kërkesat e grevistëve janë si më poshtë

    - Pension për familjarët e viktimave, të paguhet rregullisht për një vit dhemë pas asistencë

    - Ndihma për punëtorët në lekë, të jetë 400 mijë lekë për punëtor

    - Dëmshpërblim për mjetet motorrike

    - T’u njihen sigurimet shoqërore

  5. Artian thotë:

    7 June 2008 @ 9:36 am

    Kërkesat e grevistëve janë si më poshtë

    - Pension për familjarët e viktimave, të paguhet rregullisht për një vit dhemë pas asistencë

    - Ndihma për punëtorët në lekë, të jetë 400 mijë lekë për punëtor

    - Dëmshpërblim për mjetet motorrike

    - T’u njihen sigurimet shoqërore

    Kujt ja kerkoni!? -Ja erdhi 2009 dhe tani fillon fushata e zgjedhjeve te reja,shume shpejt,qeveria me kete raste jo vetem qe do tu jap
    -pensionin ndimat,demshperblimet sigurimet shoqerore … por do tu bej nje fshat te rri afer detit.e sigurt kjo,– juve jepini votat ne 2009 dhe qeveria do tu jap te gjitha

    me 36 Gusht kur edhe piqen rrusht! Me vjen keq,por keshtu do te ndodh,qeveria eshte e zene me luften kunder korrupsionit,te aferave qe ndodhin pas Gerdecit,deri ne 2009 do te kapin te korruptuarit! vit qe perkon edhe me zgjedhjet,per nje pushtet te dyte!

    Do ta bejme Gerdecin si Evropa! Premtimi i Qeverise Berisha !

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com