Ambienti

Per mua dhe sharlatanet e tjere te blogut (si dhe per ata qe besojne qeverite symbyllur)

“Vitin tjetër, në ditën botërore të mjedisit, Tirana do të jetë një qytet ku do të ndalohet përdorimi i qeseve plastike''

Gardalinat shiten nga 300 lekë në dyqanet e Tiranës, por pas kësaj tregtie fshihet vrasja e mijëra shpendëve përmes kapjes me rrjeta dhe leqe-ndërkohë që institucionet bëjnë një sy qorr.

Shikojini këto foto! Eshtë një bllok pallatesh në Tiranë, pranë ish Kopshtit Botanik, që e hëngrën, e bënë beton. Një babëzi e pafre. Dhe babëzia ja çfarë prodhon. Disa pallate po shemben, banorët që i kanë blerë me çmime si të ishin në Milano e Athinë, janë evakuuar. Të shpëtojnë kokën, të paktën. Pallatet janë ndërtuar më dendur se pemët e një pylli. Njeri prej atyre syresh ndërtues kishte hapur gropën, e prej tre vjetësh e kishte lënë ashtu. Shiu bëri të tijën dhe dherat rrëshqitën duke nxjerrë themelet e pallateve të tjera në dritë. Nuk është dashur shumë “mund”.

Veliaj: 10 miniprojekte, nga korsitë e biçikletave, te zonat për varka

Piktori dhe skulptori durrsak Ilirjan Xhixha i ka dhuruar një vepër arti qytetit të tij të lindjes që i bën homazh dritës së qytetit bregdetar duke i dhënë një tingull të ri sheshit të tij kryesor

 

"Kaq duhet të bëjë secili nga ne që Tirana të rikthehet një qytet i bukur!"

Nga "Eco Bicycle".

Maturantët shkodranë Drini Draçini dhe Sheri Tuzi u shpallën fitues të konkursit të shkencës në Tiranë ku konkurruan me një projekt, i cili nëpërmjet implementimit të dioksidit të titanit në infrastrukturë ul nivelin e smogut.

Botanistët shqiptarë thonë se kanë shtuar një tjetër bimë në Regjistrin e Florës shqiptare e cila nuk gjendet në asnjë vend tjetër të botës. Lulekëmbana Vezulluese u zbulua në Malin e Tomorrit falë një bashkëpunimi me botanistë kroatë dhe italianë. Korrespondenti ynë Raimond Kola bisedoi me Profesor Doktor Lulëzim Shuka ,një nga autorët e zbulimit. Profesori i Shkencave Natyrore flet edhe për problemet e fundit që po shkakton dëmtimi i bimësisë në eko-sistemin e disa zonave në Jug të Shqipërisë.

Kjo është harta e cilësisë së ujit në plazhet shqiptare, ndoshta interesante për ata që duan të kalojnë pushimet atje. Për më tepër informacione shiko:

http://www.eea.europa.eu/themes/water/st...

Nje gjenerate e re hapesirash publike jane ndertuar ne vende qe me pare nuk mund te imagjinoheshin si te tilla.  

Prestigjozia THE GUARDIAN realizoi nje reportazh ne Ballkan me fokus arinjtë e egër, te cilet ende shfrytëzohen në Evropën qendrore; atyre u merren të vegjëlit nga nenat arusha dhe shpesh mbahen në kushte të renda. Reporteri Patrick Barkham udhëtoi për në Kosovë, ku fondacioni "Katër putrat" ka mbajtur dhe shpëtuar kafshët nga kafazet dhe restorantet ku mbahen si argëtim për te ftuarit. Ata tani janë duke u kujdesur te gjejnë për arinjtë një vend më të mirë, me shpresën e rehabilitimin te tyre fizik, mendor dhe shendetesor.

Faqet