Zgjedhje

Emisioni investigativ “Fiks Fare” në mitingun e fundit të PD-së në Shkodër.

Kompromentohet rëndë procesi zgjedhor, regjistrohet shtabi i PS në Kamëz duke grumbulluar karta votuesish

Ja, si nesër, njerëzit do të nisen për të votuar. Si përherë? Sigurisht, pa asnjë ndryshim do venë ata që do hedhin votën. Ca për këta e ca për ata. Problemi në fund të fundit zgjidhet me një votë më shumë për njërin krah, që ta gëzoje dhe për tjetrin që ta hidhëroje. Demokracia thonë se i kënaq të gjithë, ndërsa kjo e jona është krejt tjetër. Atë që quhet pakica edhe nga një votë më pak, e hidhëron jashtë mase. Të kuptohemi, më të pakënaqur e të kenaqur janë vetëm një numër shumë i vogël partiakësh dhe ndjekës të tyre për ndonje kockë pushteti.

Slloganet (31)

Me vendimin që do të marrë sot për ndarjen mes partive të numëruesve të votave të 21 qershorit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka në dorë të mbajë ende në këmbë një administrim me dritëhije të zgjedhjeve vendore ose ta trondisë atë ndoshta pa kthim.

Një numër i pabesueshëm flamujsh elektoral janë varur në qytetin e shkodrës ku Keti Bazhdari dhe Voltana Ademi përballen për bashkinë. Të gjitha rrugët dhe sheshet e qytetit feksin me rozë, të kuqe dhe blu.

Opozita hap zyrtarisht fushatën zgjedhore lokale nën moton “Punë dhe Dinjitet”. Përpara qindra demokratëve të mbledhur në Pallatin e Kongreseve, do të ishte sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili do t’i ftonte të gjithë shqiptarët të japin një votë ndryshe në zgjedhjet e 21 qershorit dhe t’i rikthejnë besimin dhe dinjitetin vendit. “Kandidatët tanë nuk kanë rekorde kriminale dhe zotohen se nuk do të rrisin taksat, por do t’i ulin në kufijtë më të ulët ligjorë. Kandidatët tanë zotohen se dera e tyre do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët.

Lajmërim! (27)
Foto LSA

Sipas një studimi të publikuar të mërkurën votuesit do ta përmbushin detyrën e tyre qytetare për të votuar në zgjedhjet vendore 2015, por një pjesë e tyre janë skeptikë për ndikimin që do të ketë vota e tyre pas riorganizimit territorial.

Ish-kryeministri Berisha paralajmëron se në orën 18:00 do të postojë në faqen e tij në Facebook transkriptin dhe videon e plotë me zërin e Edi Ramës, ku ai u kërkon drejtorëve të sjellin sa më shumë vota në zgjedhjet e 21 qershorit.

Faqet