Shqipëria, e vetme përballë Botës

albania1.JPGNational Geographic - 1980 “Te realizojme te gjitha detyrat, e te shpartallojme bllokaden” deklaron nje parrulle ne qytetin shqiptar te Shkodres – por izolimi i Shqiperise prej botes eshte thjesht rezultat i politikes se saj te brendeshme. Pa aleate dhe e rrethuar nga shtete qe historikisht kane pasur ambicje per token e saj, Shqiperia eshte organizuar ne nje menyre te tille qe t’ia dale vete, nen diktatin e rreptet te Enver Hoxhes, qe qendron ne fuqi prej 36 vjetesh. Simbolet e kazmes dhe te pushkes mbizoterojne ne vendet publike. Hoxha, nje dogmatik marksist-leninist, me 1961 i preu marredheniet me Bashkimin Sovjetik, te cilet ai i konsideroi “revizioniste”, dhe forcoi lidhjetj me Kinen dy vjet me vone. Rruga per t’ia dale mbane i vetem eshte nje rruge e veshtire. Makinat ne kete vend jane te ndaluara, ndaj shqiptareve i bie qe te shkojne kesaj rruge hypur ne biciklete.

Vizitat e gazetareve jane fare te rralla. Vitin e kaluar, Mehmet Biber, nje fotograf turk qe jeton ne Stamboll, mundi te siguronte nje vize vetem pak muaj pasi gazetari Sami Kohen, nje tjeter resident i Stambollit kishte mbaruar nje vizite atje. Nga bisedat me Z.Kohen dhe pershtypjet e veta personale, Z. Biber na solli kete reportazh, i cili eshte i pari reportazh i plote per Shqiperine qe botohet ne revistat amerikane, qe prej shume vitesh.

Aeroplani i vogel qe fluturonte mbi Jugosllavi u kthye drejt jugut, doli mbi ngjyren prej kobalti te Adriatikut, e pasi u kthye perseri 90 grade mori drejtimin drejt tokes – Shqiperise.

albania2.JPGNe antikitet, legjionet e Romes qe zbrisnin poshte nga Rruga e Apias per tek taka e Italise ne Brindisi, kaluan ngushticen e Otrantos, zbarkuan ketu dhe pastaj marshuan drejt Lindjes ne autostraden e madhe te luftes drejt Selanikut e Kostandinopojes. Gothet dhe Normanet e pushtuan kete vend. Bizantinet, Bullgaret, Serbet dhe Venecianet nderruan pushteter me njeri-tjetrin. Pastaj Turqit Otomane qeverisen per 500 vjet dhe e kthyen Shqiperine ne te vetmin vend ne Europe me shumice
myslimane. Pastaj erdhen ushtrite e Musolinit dhe Hitlerit.

Sot asnje autostrade nderkombetare nuk lidhet me Shqiperine. 300 kilometrat e hekurudhes se saj nuk kalojne asnje kufi. Asnje aeroplan i huaj nuk lejohet te fluturoje mbi hapesiren e saj ajrore. Fluturimet komerciale gjysem bosh si ky i yni qe behen njehere ne dy jave nga Beogradi, duhet te kalojne vetem nga deti dhe vetem ne oret e dites.

I hodha syte rreth kabines se aeroplanit per te pare ate dore pasagjeresh qe udhetonte me mua – nje grua e vjeter, nje profesor austriak, studjues i gjuhes shqipe (qe ka vetem lidhje te largeta me gjuhet e tjera Europiane) dhe biznesmene qe vinin per te blere minerale ose per te shitur makineri. Nuk e dija se ne c’grup futesha une ne pershkrimin per vizitoret e huaj te percaktuar nga diktatori i Shqiperise, Kryetari i partise Enver Hoxha. Ai kishte deklaruar qe vendi i tij ishte “i mbyllur per armiqte, spiunet, hipite dhe huliganet, por ishte i hapur per miqte (marksiste ose jo marksiste), per revolucionaret dhe demokratet perparimtare dhe per turistet e ndershem…qe nuk fusin hundet ne punet tona”.

Mbase percaktimi me me vend ishte ai i nje agjenti tregetar: “Vetem te krisurit, diplomatet dhe gazetaret udhetojne per ne Shqiperi. Une isha gazetar turk, dhe kisha pritur per mese nje vit qe viza ime te aprovohej.

albania-4.JPGalbania3.JPGKaluam bregun e detit dhe po fluuronim mbi fushen bregdetare te Durres dhe pertej kodrave te tarracuara, pashe ne horizont nje linje te gjate malesh te dhembezuar mbuluar nga mjegulla qe ngjanin si nje elektrokardiograme gjigande. Nderkohe vrisja mendjen se cfare do te gjeja ne kete vend te vogel me 2.7 milion banore, me madhesine e Merilendit, dhe qe njihej po aq pak sa Tibeti.

Per mijera vjet, pasardhesit e fiseve te lashte, te quajtur Ilire, jane ngulur ne keto vise shkembore te Ballkanit – qe ne turqisht do te thote “malet”. Mes majave qe ngrihen deri ne 2,764 metra ato ndoqen nje kod klanor te pandryshuar, qe fshiu nga faqja e dheut familje te tera neper gjakmarrje qe zgjasnin per breza te tere.

Sot Toka e Shqipeve eshte e gjitha e kooperativizuar. Kalaja e fundit e Stalinizmit, ai eshte vendi komunist me dogmatik ne Europe, i mberthyer nen grushtin e hekurt te nje udheheqesi i cili e nxori vendin me te prapambetur te kontinentit prej hirit te Luftes se II Boterore ne rrugen drejt modernizimit, nga zejtaria dhe qiriri, tek fabrikat dhe dinamo.

albania-9.JPGKetu une mund te shoh nje eksperiment te pazakonte social: nje gjenerate te tere qe po rritet e vulosur brenda nje laboratori socialist te linjes se ashper, sfidues ndaj botes, i vete-izoluar dhe i pa infektuar nga Lindja apo Perendimi. Pa mendje ferkova goatee (lloj mjekre me maje si cjap) dhe u shtanga papritur kur me shkoi nder mend mendimi se mund edhe ta humbja! Shqiperia e ndalon hyrjen e burrave me floke te gjate ose me mjeker, grave me fustane te shkurter, pantallona kauboj apo shenja te tjera te borgjezise dekadente. Tregimet per vizitore qe i kishin mbledhur tufe e i kishin shpene tek berberi i aeroportit per ti rruar e qethur nuk ishin te rralla.

Por ushtari qe me ndaloi tek dera e avionit e kishte me shume mendjen tek pashaporta se sa tek mjekra ime, dhe une zbrita nen diellin e mesdites se nje dite shtatori, ne nje nga aeroportet me te vegjel e te pergjumur te Europes, ku hijezonin palmat dhe portokallet e renduara nga frutat.

Kopi Kycyku me pershendeti ne turqisht. Anetar i zyres se Pritjes ne Ministrine e Puneve te Jashteme, ai do ti sillte cdo mengjes shoqerues-perkthyesit tim, planin e levizjeve te mia ditore. Tani me sillte nje eskpres, shpejtonte formalitet dhe me drejtoi nga nje fiat polak per atrrugen gjys-oreshe per ne kryeqyteitn Tirane. Pergjate rruges brigada me fshatare ngrinin kokat nga puna ne fushat. Por pati fare pak trafik rruges.

POLIC TRAFIKU PA TRAFIK

Jeta ne Tirane rrotullohet rreth Sheshit Skenderbej, me monumentin kushtuar heroit te shekullit XV qe luftoi Perandorine Osmane. Pallati modern i kultures eshte perballe sheshit, sikunder jane disa ndertesa mbreterore te Mbretit Zog, qe sundoi ne fund te viteve 1920 dhe vitet 1930. Njera nga keto ndertesa eshte shtepia e revistes satirike Hosteni, nje tjeter, ndertesa e vjeter e parlamentit, eshte Teatri i Kukullave.

Pergjate nje kilometri nga Sheshi Skenderbej tek Sheshi Univesitar shtrihet bulevardi Deshmoret e Kombit, me monumentet e Leninit dhe Stalinit si spaleta, Komitetin Qendror, ministrite kryesore dhe stadjumin e futbollit. ne pasditen e hershme Bulevardi ngjan i braktisur; nje makine zyrtare, nje makine ushtarake, nje autobuz, ca bicikleta, nje grup plakash qe fshijne rrugen. E megjithate ne qender te sheshit qendron nje polic qe drejton trafikun solemnisht.

Shqiperia nuk i lejon makinat private, dhe kryeqyteti ka vetem ca taksi, te gjitha te shtetit. Shumica e tyre ishin parkuar ne rresht ne ndane sheshit. Shqiptaret i perdorin rralle. Hapem krahun tek Hotel Dajti, ndertuar nga italianet ne fillimvitet 1940 kur bulevardi quhej Viale Savoi. Eshte njeri prej dy hoteleve per te huajt ne Tirane dhe vendasit nuk mund te bujtin ketu. Dhoma ime me ballkon zbukurohej nga nje qilim i mrekullueshem. Poshte, ne dyqanin e suvenireve (Valuta) i tille qilim shitej me 20 dollare metri katror. Kontrollova dhomen e televizorit, vetem programe te brendshme. Studjova ca deklarata per shtyp ne te hapura mbi nje tavoline ne hollin e madh dhe ndala para nje tende botimesh, revista Shqiperia e Re, Zeri i poullit, gazeta e partise dhe nje permbledhje e shtypitte perditshem shqiptar, te gjitha me permbajtje te ngjashme. Libra te Enver Hoxhes ishin ne shitje ne gjuhe te ndryshme - por asnje gazete e huaj, reviste a liber. Ishte sikur bota jashte te mos egzistonte.
Duke dale nga hoteli ne muzg shkova serish tek Sheshi Skenderbej. Cfare ndryshimi! Dukej sikur gjysma e qytetit prej 200,000 banoreosh ishin takuar atje pas pune. Disa benin xhiron pergjate bulverdit Stalin, te tjere bisedonin ne grupe te vogla, grumbulloheshin rreth kioskave per te blere cigare shqiptare, aranxhata apo gazeta. Djemte dhe vajzat flirtonin. Prinderit drejtoheshin tek Pallati i Kultires per nje koncert, shfaqje, ndersa studentet mbushnin Biblioteken Kombetare. Dhe ne mes te koausit te autobuzeve, bicikletave dhe kembesoreve, polici me ferrshellima birbili bente bariun e trafikut.
Per nja dy ore zemra e Tiranes pomponte me jete, pastaj ra ne qetesi serish. Edhe polici i trafikut kishte shkuar ne shtepi.

KOMBI DENON GJIGANDET “REVIZIONISTE”

Mengjesin e se nersermes Bashkim Babani, guida dhe perkthyesi im, nje burre i imet ne mes te te tridhjetave me soditi Pallatin e Kultures. Shqiptaret jane shume krenare per kete ndertese te nisur nga ruset dhe te lene pergjysem kur ata u larguan nga vendi me 1961 per shkak te ndarjes ideologjike. Me thote guida, “Revizionistet dhe imperialistet Sovjetike na i prene te gjithe ndihmat dhe na vune bllokade duke menduar se ne do mbaronim shpejt. Por ne i mobilizuam forcat dhe e mbaruam ndertesen. Qe sot qendron si simbol i triumfit tone.”
Pasi u nda me “Grupine tradhetareve te Hrushovit,” Hoxha u kthye nga armiku i hidhur i Bashkimit Sovjetik, Kina e Mao Cedunit.
Shqiperia u be mikja me e mire e Kines, mbrojtesja e saj ne Kombet e bashkuara dhe mori midis nje dhe dy miljard dollare ndihma. Kjo zgjati deri me 1978 kur afrimi i Kines me “imperialistet” amerikane dhe “revizionistet” jugosllave e theu “miqesine e perjeteshme.” Duke shpallur se shikonin pas buzeqeshjve hipokrite te pasuesve te Maos “tradhetine e atij qe te vret naten dhe te qan diten,” Shqiperia tani mbetej fanari i vetem i “Marksizem-Leninizmit te vertete.”
Nga do kthehej Shqiperia kesaj here?
Nga Tirana deri ne fshatin me te humbur, mbi ndertesa, fabrika e shkolla e kooperativa, slloganet ta japin pergjigjen.
Nje banderole ne Sheshin skenderbej shkruan:
“Pa ndihma te huaja dhe hua nga jashtem ne mbeshtetemi teresisht ne forcat tona.” Tek bashkia e vjeter: “Do ta thyejme bllokaden dhe rrethimin e imperializmit dhe revizionizmit.” Mbi zyren e Kryeminstrit; “Rrofte pushteti popullor”. Nje klase e gjuheve te huaja i studjon slloganet e Enver Hoxhes ne anglisht “Let us build socialism with a pick in one hand and a rifle in the other.”
Duke sfiduar boten - duke pare veten kunder gjigandit Kinez dhe e kercenuar nga B.S. dhe satelitet e tij ne bllokun lindor; e friguar dhe dyshuese ndaj Jugosllavise fqinje dhe Greqia dhe Perendimi - Shqiperia lilipute do ia dale mbane vetem.
Por a ia arrin dot?
Duke mobilizuar prodhimin fabrikat shpesh punojne me tre turne per te perdorur makinerite 24 ore ne dite. I pashe traktoret qe punonin tokat naten me fenere, dhe pastaj transportoheshin me kamione ne komplekse te tjere per plugimin e mengjesit. Si pjese e ketij “revoluioni teknologjik” disa inxhiniere, teknike dhe punetore i shtonin ca ore te tjera tetoreshit, duke e zgjatur keshtu javen 48 oreshe, 6 diteshe te punes.
“Ju paguajne me shume per kohen shtese?” Pyetem nje punetor ne Tirane qe prodhonte pjese kembimi per traktore.
“Jo, nuk kerkojme. Ne dalim vullnetare sepse ne besojme se kjo pune eshte menyra per te thyer Bllokaden. Ky shpirt revolucionar do te na coje ne fitore.”
mark Toma doli ne pension kur ishte 60 vjec, vite me pare, por tani eshte kthyer te punoje tek e njejta fabrike.
“Ne jemi te perkushtuar dhe kotribuojme per te arritur qellimin e te berit te ekonomise sone pa ndihme nga jashte. Jam ende i forte. Nuk rri dot duarkryq kur i gjithe kombi perpiqet.”
A merr rroge?
“Kam pensionin.”
Administrata, studentet dhe deri tek zyrtaret e partise punojne nje muaj ne vit ne fabrika ose ferma kooperativiste.
Brigadat punetore garojne per te kapercyer normat e prodhimit. Kjo u jep shperblime ne forme medaliesh, lavderimesh dhe dite pushimi me shume ne kampet e pushimit. Stendat jane te mbushura me flete rrufe, qe kane per qellim te permiresojne moralin dhe prodhimit nepermjet “autokritikes”.
Ne uzinen Enver ne Tirane, kolegut tim Sami Kohen i paten treguar me krenari traktorin e pare shqiptar. Kur kinezet nderprene ndihmen ata lane kete fabrike, nje dige hidocentrali dhe te tjera projekte te medha pa perfunduar.
“Tekniket kineze moren me vete edhe planet,” me thote menaxheri me zemerim. “Pastaj u perpoqen ta sabotonin kombinatin duke refuzuar te dergojne makinerite e nevojshme. Por ne e perfunduam dhe makinerite i morem nga vende te tjere. Jo si ndihme te huaj apo hua. Patem boll ndihmash te tilla nga ruset dhe kinezet. nese kemi nevoje per dicka e blejme nga cilido vend - me para. Ose me tregeti. Ne kete menyre ruajme pavaresine.”
Ne fakt Kushtetuta Shqiptare e vitit 1976 e ndalon kreditin e huaj, duke ndaluar keshtu huate bankare nga Lindja apo Perendimi.

JETOJME MIRE, SHQIPTARÇE

Pak vende te tjera do kishin zgjedhur kete menyre te veshtire drejt zhvillimit. Por Shqiperia udhehiqet nga nje dore e hekurt. Dhe shqiptaret jane mesuar te mos kene. Vuajtje nga termetet dhe permbytjet ndoqen horroret e luftes. kur u larguan ruset, nje thatesire e zgjatur ngriti mundesine e urise, shume komoditete u ngushtuan.
Sot, ama Shqiperia eshte larg prosperitetit, nuk ka mungesa serioze dhe as racione. Njerezit vishen thjeshte, por asnje nuk eshte me lecka. Familjet jetojn ne apartamente te vegjel dhe shtepiza, te mobiluara varfer ne krahasim me standartet perendimore. Por ne krahasim me mizerjen e djeshme, shqiptaret nuk vene ne dyshim se jane me mire. Dhe krenohen me vullnetin per te mbijetuar ne menyren e tyre. “Ne edhe bar do hame dhe doren imperialisteve nuk do tua shtrijme.”
“Kemi kaluar dite te veshtira” i tha 71 vjecari Kristo Teodori Sami Kohenit, gjate nje vizite ne Kooperativen e Finiqit ne Shqiperine e Jugut. Une e kam kaluar rinine ne mizerje, ja ne keto fusha. Punoja fort per pronaret e tokes, e mezi rronim, sot fale Enver Hoxhes, jetojme mire.”
Plaku e ndan nje shtepi me tre hapsira me te birin Jorgo, 47 vjecar, nusen e djalit dhe te motren e saj. Duke pire kafe turke dhe konjak, ai tha se kooperativa sot perbehej nga 17 fshatra me mbi 8000 banore dhe 3400 hektare toke qe prodhojne grure, miser, oriz, pambuk, zarzavate, fruta derra dhe lope. Para “clirimit: kjo ishte 80% kenete.
Toka i perket shtetit, shtepite veglat dhe fara i perkasin kooperatives, dhe secili fermer merr nje pjese te prodhimit. Shitjet e prodhimit shtese sherbejne per te mbajytur nje qender mjekesore, shkolla, dyqane, kinema dhe kende sportive. Tre te punesuarit e familjes fitojne mjaft per gjerat kryesore dhe kjo e lejon Kristo Teodorin te shpenzoje nje pjese te pensionit te tij prej 420 lekesh ne muaj ($85) per te blere cigare dhe konjak. “E quaj dhurate nga Enver Hoxha.”

TE PUNOSH PER SHTETIN

“Plani”. Kjo fraze duket sikur ngjall respect dhe frike sa here qe perdoret. Ne fakt ne nje vend kaq dogmatik sa Shqiperia, fjala plan eshte e shenjte.

albania-6.JPGalbania5.JPGPlani eshte bazuar mbi pronesine e shtetit. Cdo dyqan, restorant dhe kioske i takon shtetit.. Cdo shofer taksie, berber, kamarier, bukepjekes dhe artist punon per shtetin. Fshataret punojne ose ne fermat shteterore ose ne kooperativat po shteterore.

Duke ardhur nga nje Turqi ku inflacioni eshte problemi kryesor, une gjej nje terheqje te pamohueshme ne disa aspekte te ekonomise shqiptare. S’ka takse mbi te ardhurat. S’ka inflancion. S’eshte e varur nga burime te jashtme energjie. Dhe per sa kohe qe cdo gje eshte e kontroolluar nga shteti s’ka ngritje cmimesh – por as rritje rrogash. Punetoret e fabrikave dhe fshataret marin 600-700 leke ne muaj; nje profesor universiteti merr rreth 1000. Rrogat kane nje tavan qe shkon deri ne 1200 leke, pervec zyrtareve te larte.

Me standartet Perendimore rrogat jane te uleta, por keshtu jane edhe shume nga cmimet. Kilja e mishit eshte midis 12 e 18 leke, buka 4 lek dhe nje paket cigaresh vendase 2 lek.

Veshja e ngushton pak ekonomine e familjes. Une pashe kostume burrash te bera ne Shqiperi qe kushtonin sa rroga e nje muaji, dhe te cilat une nuk do ti blija.. Kepucet jane 100 lek, bluzat 500. – por cilesia eshte shume e dobet. Plani i lejon Shqiperise te importoje deri ne 250 milion dollare, dhe ato jane kryesisht maqineri, pjese kembimi dhe lende te para qe duhet te balancohen nga eksportet.

albania18.JPGShqiperia i mban qerate e uleta – zakonisht jo me shume se 5% e te ardhurave familiare. Por zyrtaret e pranojne se ka mungese apartamentesh, vecanerisht per ciftet e sapomartuar.

Sherbimi shendetesor dhe edukimi jane pa pagese dhe shqiptaret shpenzojne pak per transport dhe zbavitje. Tirana ofron pak argetim: pak teatro, filma ideologjike, opera dhe programe folklorike, por jo klube nate qe qelben era degjenerimi borgjez.

Tirana ka meshume restorante se qytetet e tjera, por te pakte jane ata qe mund ta perballojne te hane jashte shpesh. Ne Tirane nje djale mund te shkoje me te dashuren e tij ne nje park, nese e lejon koha, ose per te pare nje film me temen e preferuar te Luftes Nacional Clirimtare.

Sami Kohen u ndodh njehere ne nje mbremje vallezimi te organizuar nga nje ndermarrje ne Pallatin e Kultures. Ciftet e reja hidhnin shtruar hapat e vallezimit me ca fox-trote dhe tango te vjetra qe luheshin nga nje orkester amatore. Disiplina dhe qetesia mbizoteronin.

Ne fakt “revolucioni kulturor” shqiptar i jep tonin sjelljes dhe paraqitjes se rinise. Jo vetem floket e gjata e minifundet, por edhe blu xhinset, pantallonat e ngushta dhe tualeti jane tabu. S’ka droge, seks para marteses, barsaleta te ndyra apo cimcakiza. Muzika rok dhe jazz jane te ndaluara.

Vizitoret e huaj zakonisht i shtyjne mbremjet ne barin e Hotel Dajtit, ne taverne. “Pervec koktejeve dhe mbremjeve ne ambasade, zor se gjen ndonje vend ku te shkosh, ndonje gje qe mund te besh apo njeri qe te kembesh nje llaf” me tha nje diplomat i ri perendimor qe vinte nga nje post i meparshem ne Paris.

Une e shfrytezova kete rast per te mesuar dicka me shume mbi rrenjet e dyshimeve te Shqiperise ndaj botes se jashtme.

albania19.JPG“”Po te kisha qene shqiptar, edhe une do te isha bere dyshues” vazhdoi diplomati. “Gjate gjithe histories fqinjet kane dashur te rrembenin dicka prej tyre : Serbia, Mali i zi, dhe Greqia kane zhvatur copa te medha nga territori shqiptar. Mos harro qe 1.5 milion shqiptare jetojne sot ne Jugosllavi, shifer kjo sa gjysma e popullsise qe jeton ne atdheun meme. Prej 70 vjetesh Greqia kerkon Epirin e Veriut, qe eshte Shqiperia e Jugut. Nderkohe qe diplomatet perendomore perdridhte gishtat, Musolin marshoi perpara dhe e pushtoi te gjithe vendin me 1939. Me vone Tito donte ta bente republike te shtate Jugosllave. Nje histori si kjo le plage te thella.”

Shqiperia sot nuk ka marredhenie diplomatike me Sh.B.A. Angline dhe Gjermanine Perendimore. A do te funksionoje kjo politike tani qe ato jane shkeputur edhe nga Bashkimi Sovjetik dhe Kina?

“Sh.B.A. eshte nje superfuqi imperialiste, qe eshte po aq kercenuese per ne sa edhe social imperializmi Sovjetik apo revizionizmi Kinez” nje zyrtar i vjeter i Ministrise se Jashtme i kishte thene Sami Kohenit. “Amerikanet na bene oferta pasi ne u prishem me Kinen, por ne nuk duam te kemi te bejme fare me ta”.

“Anglia na ka akoma te bllokuar nje sasi ari ne vlere 40 milion dollare, qe na eshte marre pas Luftes se II Boterore. Gjermania refuzon te na paguaje demet e luftes, qe arrijne ne 4.5 miliard dollare.Ne nuk do te lidhim marredhenie diplomatike me asnje nga keto vende pa na dhene me pare parate”.

E ARDHMJA DUKET E PANDRYSHUAR

Shqiperia e sotme eshte prere sipas imazhit te Enver Hoxhes, tashme 70 vjecar. Cfare do te ndodhe pas tij? Botuesit te revistes humoristike “Hosteni” une i kujtova ndryshimet qe ndodhen ne Rusi pas vdekjes se Stalinit dhe ne Kine pas vdekjes se Maos. A kishte ndonje mundesi qe Shqiperia te zbutej disi pas vdekjes se Hoxhes?

“Ti na krahason ne me ato vende revizioniste” mu pergjegj ai me nje fytyre te vrenjtur. “Jo, asgje nuk do te ndodhe pas vdekjes se Shokut Enver. Partia dhe populli jane te bashkuar fort me njeri-tjetrin. Mesimet e tij ne na tregojne rrugen e drejte. Dhe ne nuk do ti shmangemi asaj”.

Me shume se sa drejt hapjes ndaj botes se huaj, shqipetaret e veteizoluar e kane mendjen tek lufta. Pervec dy vjeteve sherbimi ushtarak, te gjithe qytetaret qe kane mbushur moshen, pamvaresisht profesionit, duhet te sherbejne nje muaj ne vit ne Forcat e Armatosura.. Pergatitje te shpeshta ushtarake ne fabrika, ferma e zyra e pregatisin popullaten per rast lufte.

albania22.JPGalbania21.JPGKudo qe une udhetova – ne bregdet, shtigje malore, fusha, parqe qyteti apo midis blloqeve te apartamenteve – ngriheshin bunkere per mbrojtjen civile. Ato duken si – dhe mbijne si – kerpurdhat, sic eshte edhe emri i tyre ne gjuhen popullore. “Me shume hekur e beton harxhohet per bunkeret sesa per apartamentet” , me tha nje diplomat i huaj.

Une e di qe Enver Hoxha ishte i shqetesuar per te ardhmen e Shqiperise pas Titos – dhe i tmerrohej nje pushtimi Sovietik. Por a ishte Shqiperia vertet e kercenuar?

“Ne duhet te pergatitemi per me te keqen”, me tha nje gazetar shqiptar.

Por a mundet valle Shqiperia ti qendroje dot sulmit te nje fuqie te madhe?”

Armatimi shqiptar, kryesisht kinez, eshte i vjeteruar, dhe nje vezhgues diplomatik me tha se ka te ngjare qe shqiptaret te jene duke kerkuar per arme ne Europe.

“Edhe sikur armiku te jete me i shumte ne numer, ne mund ti ndalojme ato. Malet dhe lumenjte tone e bejne Shqiperine nje fortese natyrore. Cdo sulm do t’u kushtoje armiqve shume shtrenjte.”

albania-7.JPGMe erdhen ndermend shtepite prej guri te Gjirokastres dhe te qyteteve te tjera malore; mure pa dritare poshte dhe me frengji siper – cdo shtepi si kala, nje trashegimi e shekujve mbushur me gjakmarrje. M’u kujtua keshtjella e shekullit te 15-te ne Kruje, nga e cila Skenderbeu udhehoqi per 25 vjet nje lufte guerile kundra Perandorise Osmane.

I lindur Gjergj Kastrioti, dhe i derguar ende femije si peng ne oborrin e sulltanit, ai arriti shkalle te larta ne komanden e ushtrise otomane. Me nje emer te ri per nder te Aleksandrit te Madh (Iskander Bej ne turqisht) te cilin turqit e admironin, Skenderbeu bashkoi dhe udhehoqi 300 kalores shqiptare per te marre mbrapsh trashegimine qe i takonte. Ai jetoi si nje symbol i rezistences. Dhe nen flamurin e Skenderbeut – shqiponje e zeze me dy koka mbi nje fushe te kuqe si gjaku – partizanet shqiptare farketuan Shqiperine e sotme te pavarur.

SHTETI NDALON “OPIUMIN PER POPULLIN”

albania27.JPGShiu e kishte bere gri Liqenin e Shkodres dhe I kishte mbeshtjelle si qefin Alpet e Veriut qe vigjelojne mbi kufirin me Malin e zi. Pergjate shtratit te liqenit qe eshte i lundrueshem deri ne detin Adriatik, shtrihet Shkodra, kryeqyteti i vjeter I Ilirise. Mbi te, si nje kllocke qe e mbron ngrihet nje keshtjelle mesjetare qe te sjell ndermend mjeshtrat veneciane. ne Ne nje nga parqet eshte ngritur nje monument per te nderuar 5 partizane qe sakrifikuan vetvehten duke ndalur 300 pushtues naziste.. Prane ketij monumenti gjendej edhe Muzeu i Ateizmit qe me cuanta vizitoja.

Nen slloganin e Marksit “Feja eshte opium per popullin”, drejtori, nje tip i ftohte, me ze te ashper dhe i veshur ne gri, me tha se feja e kishte penguar gjithmone pavaresine e Shqiperise.

Meqe Turqit e identifikonin kombesine me perkatesine fetare, myslimanet shqiptare (gati 70% e popullsise) konsideroheshin si Turq. Kristianet ortodokse (rreth 20 perqind) quheshin greke dhe katoliket quheshin latine. Sherbimet fetare nuk beheshin ne gjuhen shqipe, e cila ishte e ndaluar dhe nuk kishte as edhe nje alfabet te vetin deri me 1908, por beheshin ne tre gjuhe te huaja: Arabisht, Greqisht dhe Latinisht. “Gjate luftes per ndertimin e kombit shqiptar” vazhdoi ai, ndersa me tregonte stendat me abuzimet e klerikeve, “kishat sherbyen si nje kollone e peste per fashizmin, imperializmin e kunderrevolucionin”.

Regjimi i Hoxhes e ekzekutoi klerin, i dergoi neper kampe perqendrimi ose i vuri te bejne “pune prodhuese”.Vendet e tjera komuniste u perpoqen ta perkulin fene; Shqiperia e ndaloi ate, duke u vetedeklaruar me 1967 si “shteti i pare ateist ne bote”.Cdonjera nga 2,169 xhamite, kishat, manastiret dhe qendrat e tjera te”obskurantizmit dhe misticizmit”u mbyllen, u fshine nga faqja e dheut ose u transformuan ne palestra, klinika, magazina apo stalla. Katedralja e Madhe e Shkodres sot tundet nga britmat e 2000 tifozeve te basketbollit.

albania26.JPGBrezi i ri i Shqiperise njeh vetem ateizmin.Besimi ne Marksizem Leninizem ka zevendesuar besimin fetar. Librat e Enver Hoxhes te publikuar ne gazeta, te transmetuar ne radio e tv, te qemtuar per slogane sherbejne si Testamenti I Ri. Hoxha nderohet si Mesia – pafundesisht i zgjuar, largpames e dashamires, por edhe i pameshirshem ndaj armiqve te tij.

UDHEHEQESI I NGRITUR NE QIELL

Duke jetuar i ndare nga te tjeret ne nje zone te ruajtur ushtarakisht ne ane te bulevardit “Deshmoret e Kombit”, dhe duke levizur me nje Mercedes me perde, Enver Hoxha eshte i kudondodhur. Portreti i tij shikon poshte nga cdo mur, bile edhe nga kamionat e traktoret. Emri i tij eshte gdhendur mbi faqet e maleve me germa dhjetra metra te gjata. Ne vendlindja e tij – nje shtepi dykateshe ne Gjirokaster – eshte vend pelegrinazhi kombetar.

Mjeshter i veteruajtjes staliniste, Hoxha likuidoi pa meshire te gjithe opoziten e tij ne Republiken Popullore Socialiste te Shqiperise. Elita revolucionare, e bindur qe natyra njerezore mund te riformohet me ane te indoktrinimit te vazhdueshem, i ka vene si qellim vetes qe te farketoje nje qytetar shqiptar te ri i cili pa bere asnje pyetje do te jete gati te beje cdo sacrifice ne luften e atdheut kundra ‘rrethimit te eger imperialisto-revizionist” qe te ndertoje nje shoqeri socialiste te cliruar nga heresite e individualizmit, mendimit te pavarur ose moralit te huaj.

Nderkohe qe lufton per te rimodeluar qytetaret e tij, ky vend i vogel, njehere e nje kohe nje vend i prapambetur , tani ai ka bere hap imresionues drejt zhvillimit. Merr si shembull Kombinatin Metalurgjik ne Elbasan, te quajtur “Celiku I Partise”; hidrocentralin e Fierzes te quajtur “Drita e Partise”; numurin 700.000 te studenteve krahasuar me 56.000 ne 1938; dy stacione radioje ne 1945 qe ne dy dekada shkuan 52; mesatarja e jetes qe thuajse eshte dyfishuar ne kater dekada – jane padyshim arritje te konsiderueshme.

Regjimi gjithashtu po perpiqet qe ta shkule nga rrenjet strukturen klanore patriarkale, qe ka qene struktura e vetme shoqerore ne malesine e ashper shqiptare. Ai po i zhduk gjakmarrjet qe deri ne vitin 1920 ishin pergjegjese per vdekjen e nje ne kater meshkuj shqiptare. Ai e ka ndrydhur gjakmarrjen per tradheti bashkeshortore. (Tradita e malesise i jepte burrit te drejten qe ta vriste gruan e perdale dhe dashnorin. Familja e gruas ne nje aprovim ritual e dergonte nusen me fishek ne paje.) Reformistet i ndaluan martesat qe ne djep, shitjen e vajzave 12 vjecare ne martese, dhe i sulmuan zakonet qe i prangosnin grate, tradicionalisht te konsideruara “flokegjata e mendjeshkurtera” ne nje rol inferior.

albania13.JPGAsnje cep i jetes shqiptare nuk i ka shpetuar manise se Enver Hoxhes per kontroll. Njerezit me emra “te papershtatshem ose fyes” sipas pikepamjes politike, ideologjike apo morale, jane te detyruar ti nderrojne ato. As edhe te vdekurit nuk i kane shpetuar manise se Hoxhes per reformim. Varrimet, te paguar nga shteti, behen ne varreza te perbashketa, pa ndarje fetare.

Ktheje mbrapsh monedhen shkelqyese te luftes kunder analfabetizmit dhe do te shohesh anen e erret te kontrollit te vazhdueshem te mendimit, sepse Drejtoria e Agjitacion Propagandes vendos se cfare librash shqiptaret duhet te lexojne, ashtu si eshte shteti qe vendos se kush duhet te punoje ku, kush do te shperblehet e kush do te denohet.

SHOQERIA VIGJILENTE MBYLL DYERT

Dora e ashper e histories e ka gdhendur dyshimin ne psikiken e shqiptarit. Mbas tre javesh ne Shqiperi, une arrita ta kuptoj se sa pak kisha mundur te penetroj pertej fasades se ketij eksperiment social ogurzi.

Nuk kisha hasur kurre me pare ne udhetimet e mia neper bote nje shoqeri kaq te izoluar, dhe kurre nuk e kisha ndjere veten me shume sikur po jetoja ne nje ishull. I shoqeruar dhe i survejuar per cdo cast, mu krijua ndjesia se ajo makina me te cilen udhetoja e qe binte aq shume ne sy me ngjyren e saj te verdhe ishte si ato zilkat mesjetare qe lajmeronin afrimin e leprozeve.

Shoqeruesi im, Bashkim Babani, do te dilte gjithmone mbrapa meje kur fotografoja qe te shihte cfare po nxirrja ne fotografi. Ai me linte te fotografoja fabrikat nga jashte, por nuk mund te shihja se si punonin, u lejova te shihja digen e nje hidrocentrali, por jo dhomen e turbinave. Ne nje distileri me dhane raki per te pire, por nuk me lane ta shihja si e benin. Kerkesat per te vizituar ndonje familje shmangeshin me edukate ose thjesht injoroheshin.

albania28.JPGJo fotografi te bunkereve, as te gomereve dhe as te dickaje qe mund te dukej si primitive. Por Bashkimi nuk me lejonte edhe qe te beja te njejtat fotografi qe tashme ekzistonin ne kartolinat shqiptare. Nje qytetar mu kundervu kur une po beja nje fotografi te disa femijeve perpara Teatrit te Kukullave. Bashkimi me tha qe nuk ishte mire te beja fotografi te ceremonive te martesave e dasmoreve. Regjimit nuk i pelqen qe ketyre festimeve private tu kushtohet rendesi. Nuk me kujtohet as qe te kem pare njerez me qen e me mace, shenja keto te luksit borgjez.

Njehere u futa ne nje bisedim te drejtperdrjet ne turqisht me nje fshatar, por Bashkimi nderhyri menjeher duke e kthyer biseden ne shqip, e pastaj filloi te mi perkthente pergjigjet ne zhargonin e zakonshem te partise.

As muret qe ai i kishte ngritur rreth vetes nuk munda qe ti kaloja. Ai ishte gjithmone korrekt dhe i sjellshem, ashtu si edhe shumica e shqiptareve. Vetem nje here hasa nje te care ne mikpritjen shqiptare – kur nje djale i ri qe mblidhte rrush ne nje ferme ne Shkoder qendroi para meje dhe me bertiti nje slogan kundra te huajve ne fytyre.

Une u perpoqa te krijoja nje atmosfere familiare, duke i treguar Bashkimit per jeten time ne Stamboll, per gruan dhe djalin, por ai, ashtu si edhe Enver Hoxha nga Mercedesi, kurre nuk e ngriti perden qe na ndante, per te me lejuar qofte edhe pe nje sekonde qe te shihja mendimet e tij personale. Dukej se ai e kishte bere teresisht pjese te tijen ate lloj qendrimi dhe ate maske qe edhe kombi i tij mban ne fytyre ne nje menyre aq sfiduese.

Artikulli dhe Fotografite nga Mehmet Biber
Perktheu Peshku Fluturues, origj. ang., “Albania, alone against the World”
Botuar ne revisten National Geographic, 1980

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

193 Komente

  1. Perparim Hysi thotë:

    21 January 2008 @ 2:08 pm

    Ky shkrim nga nje e kaluar qe s’duhet harruar,mendoj se ka vlera po te lexohet nga te rinjte.Per brezin tim,eshte vetem nje rikthim i dhimbshem se,per cudi,turku e ka vizatuar mjaft sakt ate realitet gri te asaj kohe.Peshku Fluturues duhet pergezuar per kembenguljen si perkthyes dhe per prurujen ketu.

  2. emigrant thotë:

    21 January 2008 @ 2:30 pm

    Peshk Fluturues, do e lexoj me vone, por fotot jane grandioze!!! FLM!

  3. Zana thotë:

    21 January 2008 @ 2:39 pm

    Fotografia e pare eshte Serreq ne Shkoder.Ajo Bufe ka pas nje banakier qe i thoshnim Lin Falimnersa aq gentile ishte.Me tej ka qene nje furre ne mos gaboj i thoshim te Matia.Kurse ajo parulla trekendeshe ishte ne cep te trotuart ku ishte Pallati i Sportit,sot Katedralja.

  4. Blendi thotë:

    21 January 2008 @ 2:43 pm

    Sikur vetem per fotot do ia vlente. Por per mendimin tim kjo pjese eshte must read. Dhe them meqe eshte 28 vjet artikull, rendesia e tij per te pare veten me 1980 dhe bere krahasimin natyral me veten sot shumezohet me 28.

  5. ftjkt thotë:

    21 January 2008 @ 3:19 pm

    Pershkrim i perkryer dhe mrekullisht realist… fantastik,… nje udhetim mbrapsht ne kohen e mbrapshte… faleminderit peshku fluturues :)

  6. artian thotë:

    21 January 2008 @ 4:18 pm

    Eshte nje shkrim ashtu sic jane edhe fotografite,disa te bukura dhe disa te trishtueshme,si puna e asaj pllakat-parrulles komuniste.
    Po te shikosh fotografite ,trishtimi eshte kolektivizmi ne lezim,argetim dhe ne pune,njerzit nuk duken dhe aq keq ne te veshur,te ben pershtypje dhe pastertija ,
    Ndersa kur lexon kupton se ideologjia dhe kulti i udheheqsit kane qene nje opium shpirteror,ku njeriu nuk mund te kete lirine e vete te mendimit ndryshe nga ai i udheheqsit dhe i partise kjo eshte ana trishtuese. por nje gje da ta them se trishtimi nuk ka fund edhe tani qe jetojme ndryshe..

  7. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 4:44 pm

    Me kapi i njejti trishtimi qe me zinte ne kohen e xhaxhit sa here vinte dita e diele. Gri gjithandej dhe filma me partizane qe ne sabah. Faleminderit o Zot qe s’na le te vdisnim ashtu. Po me duket Sala si rrush tani qe mu kujtu ajo kohe :D

  8. M O Z A thotë:

    21 January 2008 @ 4:48 pm

    Po tirons,
    Edhe Radio Iliria qe transmetonte Nga njera ndeshje ne tjetren, grii cdo gje, mama qe lante rroba pafund me dore me sapun rrogozhine, shtepija qe vinte ere sode nga sapuni, lahu rrobat, lahu shpija, lahu kalamajt me kanoce, vish me ato triko leshi qe te quknin obobobo, thaj rrobat me radhe ke ato telat e sobes me dru.
    E urreja fare te djelen

  9. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 4:58 pm

    Ca me bere o Moza…”lahu shpija, lahu kalamajt me kanoce”
    Me kujtove ate dushin me vajguri…boboooo

  10. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 4:59 pm

    Haha, Moze, nga ai pershkrimi siper me duket sikur ke aps jetu ke shtepia ime. Ajo e diela e shkrete emriin kishte dite pushimi, ishte “dite aksioni” thoshte im ate. Ajo e lamja e cimentove me lecke ishte c’ishte, ai uji i shkrete kallkan ishte gjate dimrit, t’i thante gishtat fare. Ime me na thoshte “Punoni qe te ngroheni!”..Cer te punuari, sa t’u shkrinin nga nje cik kockat te vinte nje thellime nga veriu qe te merrte brinje me brinje. Per trikot e leshit mos na i kujto, se kur na i vishte mamaja ashtu pa na thare mire me peshqir te dukej se po te gerryente me leter zmerile.

  11. M O Z A thotë:

    21 January 2008 @ 5:04 pm

    hahha WASU, me shkrive
    Po njelloj kane qene shpijat e te gjitheve aman. Ja zere se ke jetu ti ke shpija ime e une ke shpija jote. :-) Tirons mos u anko, dushi me vajguri ishte avantguard krahasu me gjymcet me uje te ngrofte qe ngorfeshin siper sobes me dru, dhe govates se aluminit ku e karashtisje me ujin e akullt te rubinetit.

  12. M O Z A thotë:

    21 January 2008 @ 5:06 pm

    Le pastaj kur te jepnin nje lecke leshi per tu ferku ndersa laheshe.
    Obobo sikur kishe zene ndryshk shekullor qe donte leter zmerile. Te hante trupi, ca nga leshi i eger i leckes e ca nga i ftohti i banjos qe te mberthente ne intervaline mbushjes se kanaces me uje .:-)

  13. Erolina thotë:

    21 January 2008 @ 5:07 pm

    Ne rrugicen e vogel dhe shume te shtrenjte te pazarit te Krujes, midis shume lirave te tjere te ilustruar, nje botim i vitit 1972 tregonte jeten e lumtur dhe gjithe buzeqeshje qe bente gruaja shqiptare ne socializem. Ne foto te gjitha kishin nje tip buzekuqi, te njejten buzeqeshje, veshtrim “krenar” dhe sforcim te plote.
    Kishte foto ne brezare, ne punishte qilimash, ne fabrike teli, mbi shtylla tensioni (!), ne cerdhe, kopshte, ara, kufi…dhe ne kongreset e Partise. Ne njerin pasazh thuhej (ne anglisht, se ishte promovim i Shqiperise Socialiste jashte): “Ja gruaja malesore, qe para clirimit nuk lejohej as ne kuvendin e shtepise; Ajo sot perfaqeson me dinjitet femren ne Kuvendin e Shqiperise”.
    Shume interesante qartesia dhe rezultati i shplarjes se truve pozuar me aq kenaqesi artificiale ne ato foto. Zhgjenderr e vertete.

  14. Artian thotë:

    21 January 2008 @ 5:09 pm

    Ai “kallup sapuni” i rrogozhines,ashtu ishte i shemtut, por rrobat i late mire,per tu la kane qene ca sapun rinia, venus, mos e boni kaq keq sapunin , po 0.15 lek ishte me` .. :)

  15. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 5:13 pm

    Moza, sa ma kujtove trikon e leshit mu be mishi puckerriza puckerriza (goose bumps dmth)! Njat gje isha tu i thene dhe une Tironsit, dushi i vajgurit mire qe s’ishte shpallur si shfaqje borgjezie, ky ankohet! Ne si familje ishin te betuar mas kanoces, dush vajguri kishte vetem kojshia….si bubullinte ai dushi i shkrete ama, ta fuste friken. Sa e urreja ate te lamen e te dieles, se mamaja na pervelonte mire e mire a thu se po rripte kaposhin e vitit te ri, na ferkonte sa na rripte nja tre pale lekure (se s’hiqej kollaj zhuli i shtate diteve pa lare), pas aplikimit te trikose se leshit i vinte radah batanijes se leshit mbi divan, kjo me e serte akoma se trikoja. Nga te mos na behet lekura sholle ne te shkreteve, nga asigjo s’pytnim, as te djegmet e diellit, as seren e m…n e plazhit..(na falni per fjalotin po e vertete eshte, ne Vlore duhej kaluar me kembe nje “breg” me m..t per te mberrit ne thellesi)!

  16. losttext thotë:

    21 January 2008 @ 5:13 pm

    dushi me vajgur ka pas nje uturime karakteristike, tip mini-jet engine :D , u deshte illoj profesionalizmi me e gradu tamom rrjedhjen pike-pike te vajgurit, qe uji te mbante temperature te tolerueshme; avull dynjoja e dilshe mas dushit high prej asaj gjoje, direkt ke e djela me aksione pastrimi e mbledhje te frontit demokratik, ku gjithmone ceshtje e dites ishte luftimi i cfaqjeve te huaja, aka, antenave qe pyllezonin catite me tjeglla e taracat e pallateve… kur ishe femije s`te benin pershtypje keto gjera - mund te provoje edhe lumturine.

    PF, flm per perkthimin e prurjen ketu.

  17. GENTI-7 thotë:

    21 January 2008 @ 5:15 pm

    Vertet o Tirons ,ajo qe thuaj ti me kaloi edhe mua neper mendje, gri gjithandej shi dhe ftohet . Mu kujtua ajo barsoleta me Benin e vogel ,i cili kur degjoi edukatoren t’i thoshte se ne Shqiperi femijet kane ushqime,roba dhe lodra me shumice.., ngriti doren dhe i tha zysh zysh dua dhe une te vete ne Shqiperi .

  18. M O Z A thotë:

    21 January 2008 @ 5:16 pm

    Me sa duket, dushi me vajguri paska qene per te gjithe privilegji i “next door” :-)
    I frikshem, sikur do nisje raketen kur ndizje dushin :-)

  19. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 5:25 pm

    Nje gjo s’mor vesh une. Pak a shume robt laheshin 1 maksimumi 2 here ne jave. Underarms nuk bohej llaf te kishte. Qelbeshim ere ne apo jo se une sikur s’para mbaj mend te vinim ere?

  20. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 5:26 pm

    Ej po pule me pilaf hanit ju te djelen? Pastaj fasule me pilafin e ngelur te henen? Po teatri i kukullave te djelen ne oren 10? Ato rrobat qe thaheshin te soba, si thote Tironsi, thaheshin brenda nates se s’kishte c’te vishte njeriu i ri te nesermen…

    Shkrimi ishte i trishtueshem, ndoshta akoma me i trishtueshem sepse ishte aq i ekuilibruar. Megjithese artikulli numeron arritje plot, humbja e lirise dhe ngujimi i shpirtit te ben te thuash lanet.

    Si perfundoi kjo tema nga ballina te seksioni letersia?

  21. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 5:33 pm

    Po paskemi pasur te gjithe te njejtet prinder terroriste - une nuk kisha asnje shprese midis gjyshes qe me ferkonte me nje corape te tmerrshme (corape!!) dhe sime meje qe me lante me uje te perveluar. Prandaj ishin njerezit me lekure te mire, benin deep exfoliation cdo jave. Dush vajguri as ne nuk kemi pasur nderin…

    Tirons laheshin ne menyre te pjesshme ne mengjes e ne darke, sidomos sqetullat (po ti thu underarms se te vjen turp? :) ).

  22. artian thotë:

    21 January 2008 @ 5:36 pm

    Dushi me vajguri dhe kanocja per te mar jugosllavin ,ishin nder shpikjet me te cuditshme shqiptare ne kushtet e atehershme , dhe u perapen shume shpejt,sa per ate pisllikun nuk eshte e vertet,njerzit ishin te pastert,bile edhe oboret edhe shkallet i pastronin njehere ne jave,vullneterisht te pakten uji nuk mungonte ,as dritat..

  23. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 5:39 pm

    Larje te pjesshme thote…Cer larje aman, a thu se ajo larja e kishte efektin 24-oresh. Beji llogarite: I lajshin mileti sqetllat qe me 7 te mengjesit, pas gjys ore ecje sportive per ne pune, 8 ore pune (qe ne shumicen e rasteve ishte pune krahu a kembe, a te dyja bashke), nje gjys ore tjeter ecje sportive per ne shtepi, jo po berja e puneve te pergjithshme te shtepise, siper ketyre futi dhe nje shumezim me faktor 5 per trikon e leshit (ose fanelle leshi per meshkujt), e me thuaj qelbet a s’qelbet ere? Po puna eshte se kur qelben te gjithe era isoj, s’para te ben shume pershtypje.

  24. Leon thotë:

    21 January 2008 @ 5:41 pm

    Shkrim i bukur dhe teper i sakte..
    Autori pershkruan mjaft mire realitetin shqiptare te atyre viteve..

  25. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 5:42 pm

    O Artian, po si mund te jete robi i paster kur lahet 1 here ne jave o burre? C’te paster zeza, kur pastertine duhej te ta mesonin ne lenden e Edukates Morale dhe Politike dhe nje here ne jave behej kontrolli per morra ne klase. uuuuuuu…Me zuri prape tartakuti :D

  26. Blendi thotë:

    21 January 2008 @ 5:47 pm

    Ej po pule me pilaf hanit ju te djelen?
    \
    Hahaha. C’do te djele. Pilaf ne tave, nga ato tavat elektrike.

  27. Erolina thotë:

    21 January 2008 @ 5:50 pm

    Nje kenge qe na e mesonte zysha e muzikes dhe qe duhet ta kendonte kori i tetevjevares me dy zera:

    “…O dallendyshe, qe larg fluturoni
    per vendet e huaja, ju a s’na tregoni;
    A ka dhe atje, gaz e lumturi,
    femije te gezuar, si ne Shqiperiiiii.

    Mbi fshatra - qytete, kemi flutuaruar,
    dhe nuk kemi pare, femije te gezuar.
    S’ka si Shqiperia, vend me te bukur,
    ku rriten femijet, te qeshur, te lumtur…”

    Ja keshtu na mesonin qe gjendja jone ishte me e mira. Mundesi krahasimi nuk kishte, keshtu qe na shkonte ne bark e ne tru cdo gje qe thuhej edhe me gjuhen e “dallendysheve” gushekuqe, bishtgershere.

  28. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 5:50 pm

    Se mu kujtu, aq te paster ishim mo sa here pas here na lanin koken me vajguri se zinim morra. Dhe te gjitha grate mburreshin se sa te pastra ishin po kalamajt e tyre kishin zon morra se ua kishte ngjitur ai femija tjeter qe vinte nga familje pisanjose.
    O Zot faleminderit edhe nje here, te pakten tani kemi liri shprehje dhe antiperspirants :D :D

  29. GENTI-7 thotë:

    21 January 2008 @ 5:54 pm

    Me e bukura isthe diten e hene.Shkonin te gjthe ne pune me byrek me vete dhe fryheshin..,pastaj vinte e martaaa, hajde prap buke me sheqer deri te shtunen..

  30. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 5:56 pm

    Haha, pilafi u be shume i kerkuar gjate kohes se kinezit. Im ate tregon qe neper menca pjata “Miqesia”* ishte shume e preferuar!

    *Pjata “miqesia” apo gjate “miqesia shqiptaro-kineze” konsistonte ne perzierjen shume te njohur groshe-pilaf.

  31. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 5:57 pm

    Ne e kemi tepruar me ironite e kohes qe shkoi.

    Gjithe shtetet jane vetem ne bote, jane ato qe mbrojne interesine e tyre, e ne baze te tije bejne gjithe marveshiet.

    Izolimi ekstrem i shqiperise doli kundra intresave tona se na mohoi mundesite teper te medha e shume aleat historik etj.

    Po dhe ironia sot qe shqiperia ka kaluar ne ekstremin tjeter te diktatures, pra nga IZOLIMI EKSTREM ne shtet PA DYER E DRITARE e pa konture shteti fare dhe ne nje kuptim ekstremet jane te njejta.

    Sot jemi si ne diktature po ne ekstremin tjeter, e ironia me ate kohe, eshte ironi ne vetvete e me gjendien ku jemi sote.

  32. minatori thotë:

    21 January 2008 @ 5:59 pm

    Po puna eshte se kur qelben te gjithe era isoj, s’para te ben shume pershtypje.

    :) Po pse mo nuk mban mend njeri fare si behej kur merrnin robt ndonje “urban” (autobuz) qe te merrje bombul oksgjeni me vete? Edhe kjo ndoshta eshte harruar disi: si leviznin robt ne ato kohe, sa e veshtire ishte te ikje diku. Sa per gjerat qe mbaj mend une (jane pak se kam qene i vogel) perfshij:

    a) nje gjelle me nje ere shume te forte (qe nuk e mbaj mend cfare ka qene, si supe me duket) ne kopesht qe e benin cdo dite (shyqyr zotit mua prinderit me vune ne opsionin te mos haja ne kopesht)
    b) buka me sheqer dhe me vaj
    c) filmat vizatimore te italjonit (po as ato nuk i mbaj mend cilat ishin) para ca kohesh mi kujtoi nje i shpise me emra superheronjte qe shifshim atehere zakonisht te fundjave

  33. Idris thotë:

    21 January 2008 @ 6:02 pm

    Blendi me qe je kurioz pyet Tironsin ,se nuk i ka ike shija e BATHES akoma…dhe ke per ta mesu c’fare hante per te dielave….
    Ke ne Dullen me shall qafe(si pune peshqiri mo) qe here fshinte djersen e here ate…..pas pune.Biles del se kane pas qene me te kulturumse nje pjese tjeter e popllit qe para se te lexonte vjersha hante qurrat se i dukeshin te shijshme me …Krype…
    Bile po te pyetesh shume ka rrezik te mesosh edhe per shume gjera te tjera qe nuk i di..Megjithate ketu me ke dhe mua se mbaj mend ca kur vinin ne TIRANE me “valixhe druri” ne shkolla……
    Pak me vone do te bie dhe nje artikull te shtypit USA …
    ….viti 1968…viti qe ndryshoi AMERIKA dhe eshte ajo qe eshte SOT.
    Per rregullsi jo per nonje gje…
    Tiransce i thone ….KOKME jo KANOCE.
    Rezervuarit te vajgurit i thone…… GOBELL.
    Tubave lidhese u thone …GERDELL

  34. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 6:04 pm

    Blendo, ne tanet jemi ketu a derebardhe. Kur flasim me te huaj nuk ja u tregojme keto jo.

  35. Dori thotë:

    21 January 2008 @ 6:13 pm

    Tironso, tartakuti është kur ke ftohtë, morrat të mbanin ngrohtë ty? Lëre, lëre mos më kujto atë vajgurin që hanim sa fillonte shkolla.

    Ne të dielën, hanim çorbë, kur isha edhe më i vogël më jepnin valë (bukë me ujë a diçka e tillë, se si mund të ishte ushqim ai). Buka me sheqer e me vaj më pëlqente, tani më ze diabeti vetëm duke e kujtuar. Unë e filloja të dielën me tregimet në radio. Se si më duket tani që e shtuna s’ka pas qenë pushim. Megjithëse në një farë kohe filluan ta bënim shkollën vetëm gjysëm dite të shtunën, dhe ne që ishim në klasë fiskulture i futnim nja dy orë futboll dhe si pushim dilte.

    Mirë aksionet e lagjes, po pastrimin e klasave kush e mban mend? Apo aksionet gjatë verës kur gjasme duhet të mblidhnim kamomil (vetëm një qese mbaj mend të kem mbledhur).

  36. Idris thotë:

    21 January 2008 @ 6:28 pm

    Paske pshtu mor Dor.
    Nuk duhet te jesh nga Tirona ti.Do kesh ardhe vone se per ndryshe do maje men si vinin ATA (pa emra) ne klase te pire se i bote e oma pshesh me raki.
    Pse ? Mos pyt se paske qene mire ke Corba .Te pakten paske origjine fisnike nga Turqit …ne te HONGERME.
    Ca ti bosh mo te vetmen gjo qe dinim mire:
    O mer lale o
    ta hongsha syn e zi….

  37. Dori thotë:

    21 January 2008 @ 6:34 pm

    Driso, nga Tirana jam. Sa për të pirë në klasë, mbaj mend disa shokë gjetën disa birra në një restorant të mbyllur dhe erdhën tapë njëherë. Gallatë e madhe ishte dhe me njërin që më duket (ose të paktën ashtu i ngeli) kishte pirë pak raki dhe kur ngriti shtangën në orë të fiskulturës e mori shtanga dhe ra në kurriz. Çfarëdo të thuash për kushtet, qyfyre kishim sa të duash.

  38. GENTI-7 thotë:

    21 January 2008 @ 6:39 pm

    Po poo Dori cma kujtove ate valen.Ne i thoshim papare me jepte gjyshja kur isha i vogel dhe ngaqe nuk e haja me ushqente me zor, ashtu si ushqenim gjelat e detit qe risnim per vitin e ri.

  39. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 6:51 pm

    Haha, ajo paparja ka qene me termend e papare!!! Nga te gjitha kombinimet e castit tip buke me vaj e sheqer, buke me vaj e kripe, buke me margarine, buke me djathe e qepe etj etj, une preferoja buke me uje e me sheqer. Dhe nga pas komenti i paevitueshem i time meje “Terboni nga e mira ju moj!!”

  40. toko thotë:

    21 January 2008 @ 6:52 pm

    Nuk e lexova shkrimin akoma por shpejt e shpejt pashe fotografite
    Sikur te krahasoni ato fotografite e “aksionit” (ajo fotografia ku nje i “ri revolucionar” po vendos nje flamur brigade), fotografine e atyre grave qe po thurin qilima, ate fotofrafine e atyre grave qe po thajne duhan ( apo bime medicinale nuk duket mire) dhe ate profesorin e baletit qe po studion nje djale te ri ne balet. Pra sikur te krahason keto fotografi me ……, o zot ka ndonje fotografi si punohet sot nuk e di…….. por kam pare shume fotografi me klubet dhe lokalet plot me njerez qe vetem vertiten dhe bejne azgje. Nuk e di perse me pelqyen me shume ato fotografite e vjetra se sa keto te rejat me klube e mejhane plot. Nejse nga jeta varet cfare kerkon. Po te kerkosh demeblizem ai dihet cfare sjell, uretje karshi punes.
    Poshte komunizmi teresisht i keq, qe na beri te punojme. :)

  41. Idris thotë:

    21 January 2008 @ 6:59 pm

    Artikullit po ti heqesh tendencen (dhe dyshoj per ndonje shtese pasi nuk perputhet menyra e te shkruarit,gje qe eshte shume normale nga kurverite politike te sotme) e te krahasuarit me SOT eshte plotesisht real dhe shpreh qarte nje pamje te asaj KOHE.
    Bashkimin e kam 30 metra larg shpise dhe njohje mbi 40 vjecare,pas vizites te TURKO-Shqiptarit BIBER ,me lexoi pjese nga kujtimete tij lene me shkrim Baces …qe pasi e falenderonte per korektesen dhe mikpritjen e RRALLE shprehej se …
    JENI me te VERTETE nga vendet me te LUMTUR ne BOTE!!!!!!!!

  42. Blendi thotë:

    21 January 2008 @ 7:00 pm

    Nuk e mora vesh pse me jeni drejtuar mua Tironco. E ke pas me “bledi” ndoshta.

  43. Blendi thotë:

    21 January 2008 @ 7:02 pm

    Paparja ishte mengjesi im per nje kohe goxha te gjate. Po nuk ankohesha se me thene te drejten keto “cereal”et e ketyre nuk krahasohen ne bote me paparen e gjyshes sime me gjalpe dhe djathe.

    Gjyshja bente dhe nje gje tjeter qe nuk ia mbaj mend emrin. Me miell misri (apo buke misri) dhe vaj ulliri..ca ishte ajo? Ishte shume e shijshme.

    Oh se harrova. C’do te diele per mengjes kishim trahana, me piper te kuq, qepe… :D

  44. GENTI-7 thotë:

    21 January 2008 @ 7:06 pm

    Haha,”Terboni nga e mira ju moj” .Pastaj vinte ajo shprehja e fameshme. “pse s’mesoni c’fare ju mungon” .

  45. Dori thotë:

    21 January 2008 @ 7:06 pm

    S’e dija që i thoshin edhe papare, por tamam e paparë ishte :) Blendo, e di që ka trahana edhe në Amerikë? Por s’bëhet gjë pa bukën 40-she.

  46. Idris thotë:

    21 January 2008 @ 7:12 pm

    Genti-7!
    Behet fjale per ata qe “i terbon gjembi” dmth ne Maj kur del gjembi i GOMARIT,kerricet e vegjel (o sa te bukur jane po ti kesh vene re)nuk mbahen se kulloturi gjembeche.
    Nuk behet fjale per shprehje qytetare”terboni nga e mira ju”
    Po ti si duket do kesh lindur pas 65,kur filloi asfalti ne SHQIPRI dhe ma do mendja nuk ke jetuar ne fshat si 99% e popllit.

  47. Blendi thotë:

    21 January 2008 @ 7:14 pm

    Trahana kam po nuk kam kohe te merrem me te ne mengjes. Fshikullimi kapitalist nuk lejon per llukse si te ngrenit mengjesit ne pjate :D …Ndonje Egg&Ham ne Dunkin Donuts e shumta.

    Megjithate, po ve re se ne qe e kemi perjetuar sistemin nga syte e nje femije kemi me se shumti kujtime familjare. Kemi patur mbrojtjen e prinderve dhe te moshes, dhe nuk kemi patur rastin te shohim anen tjeter te medaljes. Nje shoqja ime qe i doli gjyshi “armik i popullit”, se ishte shef shtabi por afer Mehmet Shehut, ka kujtime te tjere, jo kaq te llustruar nga harresa - kujtime me sigurimsa qe i ndiqnin cepave kur dilte me te emen, dhe ai divorci i dhimbshem i prinderve te saj per arsye politike.

  48. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 7:15 pm

    Apapapa, c’na kujtove trahanane…sa zet e kisha ate te shkreten!! Gjalpi ne Shqiperi u ka pas mbajt si substance sheruese per cdo lloj flamosjeje: Ishe me kolle? Nje gjys rrote gjalpe i shkrire ne qumesht e hec tutje. Kojshia jone ra nga pema e mushmolles i shkreti, e gjyshja per ta sjelle ne vete (pa e ngrit nga toka ku ishte plandosur hic), mori pakon e gjalpit, lugen e gjelles, e vet e vet luget me gjalpe, s’e la te bente gek te shkretin pa e heng te gjithe pakon!!

  49. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 7:16 pm

    C’eshte kjo trahana me qepe o Blend! Ne ishim puriste :) . Vetem mami skuqte fort ca copa te vogla dhjami, ne stilin bacon bits, dhe ne te tjeret e shikonim shtrember per ‘devijim nga vija’.

    E cuditshme sa te forta i kemi kujtimet e ushqimit dhe pastrimit. Eshte i thjeshte njeriu, po edhe jeta atehere teper e thjeshte ishte. Vec pa problemet ekzistenciale te te rriturve, femijet kishin poziten me te mire.

  50. losttext thotë:

    21 January 2008 @ 7:20 pm

    c`paski qene per te honger o piplla :D , menjehere u kthye muhabeti ne segmentin kulinar te regjimit. Eh, prinderit tane edhe nga pjata e tyre e hiqnin te na jepshin ne kalamojve.

  51. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 7:21 pm

    Blendi paskemi shkruar ngjashem. Vetem se une i harrova te persekutuarit - boten e shohim sipas imazhit tone. Ti je gjithmone shume i kujdesshem.

  52. ftjkt thotë:

    21 January 2008 @ 7:21 pm

    Hej, nuk di nese e kapi ndonjeri ketu po ajo foto me ata koperativistet te cileve ju lexon gazeten “Zeri i Popullit” brigadieri/sekretari eshte fantastike… “T’i informojme masat per rrugen ideologjike te Partise” dhe oburra te gjithe ne 7.30 rrij ne b.ythe e nigjo brigadierin te kaloje nga lufta ne Vietnam tek nderzimi artificial i lopeve… fantastike…
    _
    Dushi me vajgur qe ndizej me nje bu-bu-bu-buuugrrrr, larja e te shtunes, grosha e te henes, corapet e super-arnuara me mjeshteri stilisti nga gjyshja, trikot me vija me ngyrat e ylberit (tek te cilat mund te gjeje material nder-breznor nga trikoja e vjeter e gjyshit tek jeleku i rinise se babit), rreshtimet e mengjesit (Pionere te Enverit…), etj, s’besoj se do te na hiqen kollaj nga mendja … kohe te ndryshme te cilat te bejne te vleresosh te mirat dhe te keqiat e kesaj kohe me nje objektivitet te kristalte..,

  53. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 7:24 pm

    tropizma, “krricka derri” quheshin ato bacon bits ne shqip….apo te pakten andej nga ne. Dhe per trahanane perdorej pikerisht ajo lyra e derrit, jo gjalpe. Qepa dhe hudhra e njome ishin shoqeruese te pandara te cdo gjelle, sidomos te grosheve. C’vinte nje ere masanej qe o nene nene…Ajo era e hudhres ishte e keqe, s’ckulej per qamet.

  54. artian thotë:

    21 January 2008 @ 7:25 pm

    Po pse me e boni dhe ju kaq zi nuk ka qene,ai qe slahej slahej,ne nuk flasim per kokra ,kush donte lahej,varej nga prinderit pastaj,por uje kishte kete mos e mohoni 24 ore ne dite dhe 7 dite ne jave pa pushim ,por c`fare uji Selite,nje gote uji te ftohte te paster kristal dhe shendet te behej, kaq ujin per larjen dhe pirjen,
    Tani buka me gjalp,me vaj ulliri dhe pak djathe dhe me nje koker damote, me mer malli edhe sot..
    ..kur dilnim jashte me nga nje cop buke me gjalp dhe sheqer,te vinin cunat e lagjes dhe te thonin, ” amon i cap vetem se se ngordha,kur kam pas, t`kom dhon ,… ku mke dhoni ti noi here, po ec se po tjap,por mos kafsho shume se do ti jap ene kacit(i shokut tjeter) ..

  55. minatori thotë:

    21 January 2008 @ 7:29 pm

    Ka qene ndonjeri ketu kujdestar klase? Duke qene peshkupauje, ma ha mendja se nje dore e mire do kene qene kujdestara. Apo keni qene “vagabonda”?

    Trope, ato “bacon bits”at i mbaj mend edhe une. Por nje dite ime me sec pati nje revelation dhe i dha fund trahanase. S’ka pase me trahana qe nga 1991-shi me sa mbaj mend.

  56. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 7:37 pm

    Minator, ahere s’quheshin “vagabonda”, quheshin “rrugace” apo “rrugecer”. Klasa ndahej ne nxenes te dalluar (dy-tre kokrra, keta ishin ne pergjithesi burimi i kujdestarise se klases”, nxenes te mire, nxenes te dobet, dhe nje apo dy “rrugace”.

  57. tabakhone thotë:

    21 January 2008 @ 7:41 pm

    Zana thotë:
    21 Janar 2008 @ 2:39 pm
    Fotografia e pare eshte Serreq ne Shkoder.Ajo Bufe ka pas nje banakier qe i thoshnim Lin Falimnersa aq gentile ishte.Me tej ka qene nje furre ne mos gaboj i thoshim te Matia…

    Zana, a mund te me thuash dicka me shume per kete pune? Per lagjen, per Bufene dhe furrin?
    Jam shume i interesuar per keto “historite urbane” te qyteteve shqiptare!
    Faleminderit shume.

  58. minatori thotë:

    21 January 2008 @ 7:41 pm

    WASU, ke te drejte, “rrugace” ishin. “Rrugaceria” atehere ishte te lije oret e mesimit dhe te kishe pak floke. Nejse, se do dali pastaj se edhe te ishe femije ne ate sistem traumatizoheshe, nuk eshte se i shpetuam totalisht dhunes verbale dhe psikologjike.

  59. Parrulla Armiqesore thotë:

    21 January 2008 @ 7:43 pm

    minator … ajo supa me kishte lezet kur shoqerohej e kore buke te thata …. pu ca sherri per nje kore me shume … dhe un nje kohe isha ne kopsht pa dreke po qahesha pse te gjithe te tjeret hanin bashke dhe un jo

    ore shyqyr qe e hapet kete muhabet ne nje dite pushimi (MLK) dhe po ja ndjej lezetin trahanase me buke shtepie … me ashtu piper te kuq e mish te kripur

  60. toko thotë:

    21 January 2008 @ 7:43 pm

    Minator/Wasu Une kam qene kujdestar klase, ndersa vagabondet/rrugacerit me sa mbaj mend une ishin me termend te tilla.Nga pirja e cigares, mungesa ne klase, lujta kumar, dhe kuptohet vaj medet mesimet dhe gjera te tjera qe sot me sa i krahsoj ketu ne perendim shume prej ketyre veseve quhen edhe ketu jo te pranushme per ate moshe. Ndersa ata 2-3 kokrat ishin ata qe studiuan ne shkollat e larta dhe me vone u zevendesuan ne per punera nga ata vagabondet/rrugecerit e demokracise ;)

  61. Jemi gati kurdoherë thotë:

    21 January 2008 @ 7:48 pm

    Jemi gati kurdoherë
    O Enver, ill i karvanit,
    shpëtimtari i vatanit;
    o Enver, ill i pashuar
    në gjith’ botën i dëgjuar!
    Lumturi neve na solle,
    ka armiqtë na shpëtove,
    planet ua shkatërrove,
    nëpër plehëra i hodhe.
    Rrofsh, Enver, me gjith’ Partinë,
    Lumturi për Shqipërinë!
    Me Partinë dhe Enverë
    jemi gati kurdoherë
    Shqipërin’ ta zbukurojmë,
    socializmin të ndërtojmë.
    O Enver, ill i vërtetë,
    të na rrosh njëmilë vjet!

  62. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 7:49 pm

    Toko e forte kjo..nuk kishte nevoj per njerez me tru demokracia…donte militante mbushesh mitingjesh e besnik me kryetarin…mundesisht pa tru fare.

    Vertet gjithe ata qe bene gjithe ate pune ne shkolle e me te vertet u testuan qe kishin kapacitet ne shume provime e teste…….pas 90tesn u zune vendet uleritesit ne mitingje….qe per partine….mirnin poste qe te vidhnin pare…gje veshtire per tu bere…e vidhnin vota pastaj.

    E themi vajtem ne demokraci pas 90tes?! Ca ironi?

    Kur ke dhe Enverin e pas 90tes akoma ne krye te partise e qeverise.

  63. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 7:56 pm

    Ne monizem, sic e kemi jetuar, beheshin shume me pak mitingje, per festa vetem, e uleritej shume me pak se sa behet sote per gjithe partite, e lideret hajdut.

    Ne ate kohe njerezit punonin e shikonin familien e politika nuk zinte kete kohe qe ze sote, qe nga klubet e kafia e mengjesit, e biseda pa fund gjithe diten, e lajme e debate ne darke dite per dite.

    Per sportin kishte vetem pasion ne ato vite.

  64. GENTI-7 thotë:

    21 January 2008 @ 7:57 pm

    Jemi gati kurdohere:
    Nga cili fshat i dropullit je?

  65. Blendi thotë:

    21 January 2008 @ 7:58 pm

    Po ju horra pse beni sikur nuk ia hanit koren e anës bukes 50-çe nga dyqani deri ne shtepi?

  66. losttext thotë:

    21 January 2008 @ 7:59 pm

    ahhaha, Blendo, te gjithe te njejten gje kena bere…

  67. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 8:01 pm

    Ca kohe pervec bukes 50ce te jipnin me detyrim dhe 5 lek buke misri…qe duhet thene qe e mire….shume e hanin me fasule…te binte si beton ne bark.

  68. Dori thotë:

    21 January 2008 @ 8:04 pm

    Blendo, vetëm kur ishte taze dhe e ngrohtë, se të qëllonte ndonjëherë që duhet të merrje ndonjë nga ato të vjetrat, që merrje vetëm gjysëm sa të vinte furnizimi :)

  69. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 8:04 pm

    Na kenoqen kuadrot e atij rregjimi mo! Ne maje te gjuhes kishin “per ideal te partise”. Te jete per injorance atehre lulezonte sheshit. Sot vihet re me shume injoranca se jane shtuar mundesite per tu informuar.
    Edhe po te kishte aq shume pune atehre o toko, pse por.dhi ai sistem? Apo revizionizmi perdori armiqte e brendshem dhe reaksionaret?
    Sido qe te jete sot te pakten kam te drejten e zgjedhjes. Po desha rri gjithe diten e shullehem ne diell, po desha dal e punoj qofte brenda qofte jashte. Aman te lutem se edhe frigoriferin duhet te ta jepte lejen administrata e xhaxhit qe ta blije.

  70. tieeeee thotë:

    21 January 2008 @ 8:06 pm

    http://www.geocities.com/fokus1.geo/qeveria.jpg

  71. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 8:12 pm

    bledi,

    nuk mund te thuash se atehere njerezit shikonin vetem familjen. Shumica jone ishim te vegjel gjate asaj kohe, e shume gjera qe ndodhnin rrotull nuk i vinim re, por po te pyesesh prinderit e gjysherit tane, do e kuptosh se politika ishte ne jeten e perditeshme shume me teper nga sa eshte sot. Politika ishte tek puna e shtetit, ku duhej medoemos te arrihej norma ndryshe ishe sabotator e armik i popullit, tek lavderimet per partine e lavdishme e kycjen e gojes per cdo ankese normale si ajo e mungeses se nje pike qumesht per femijen, pleqerine apo gruan shtatzene, tek paranoia jo pa shkak ndaj cdokujt dhe cdo gjeje…Bejme qyfyre per gjera te vogla si puna e trahanase dhe lrja nje here ne jave, qeshim per te mos qare, po ama kjo nuk do te thote qe shakaja i hedh nje vello te shndritshme siper mynxyrave te kohes.

    Cdo kohe e sistem ka te mirat e te keqijat e veta, e vetmja gje qe ben ndryshimin midis koheve te ndryshme eshte raporti midis ketyre te dyjave. Detyra jone si kalimtaret e radhes ne histori eshte qe te mos lejojme nostalgjine per te djeshmen dhe frustrimin e te sotmes te na bejne te harrojme keto raporte midis te mires dhe te keqes.

  72. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 8:14 pm

    bledi,

    Nuk mund te thuash se atehere njerezit shikonin vetem familjen. Shumica jone ishim femije gjate asaj kohe, e shume gjera qe ndodhnin rrotull nuk i vinim re, por po te pyesesh prinderit e gjysherit tane, do e kuptosh se politika ishte ne jeten e perditeshme shume me teper e pranishme nga sa eshte sot. Politika ishte cdo dite e pashmangshme tek puna e shtetit, ku duhej medoemos te arrihej norma ndryshe konsideroheshe sabotator e armik i popullit, tek lavderimet per partine e lavdishme e kycjen e gojes per cdo ankese normale si ajo e mungeses se nje pike qumesht per femijen, pleqerine apo gruan shtatzene, tek paranoia jo pa shkak ndaj cdokujt dhe cdo gjeje, tek fakti qe per nje fjale goje merrje ne qafe jo vetem veten, po familjen e gjithe fisin…Bejme qyfyre per gjera te vogla si puna e trahanase dhe larja nje here ne jave, qeshim per te mos qare, po ama kjo nuk do te thote qe shakaja i hedh nje vello te shndritshme siper mynxyrave te kohes.

    Cdo kohe e sistem ka te mirat e te keqijat e veta, e vetmja gje qe ben ndryshimin midis koheve te ndryshme eshte raporti midis ketyre te dyjave. Detyra jone si kalimtaret e radhes ne histori eshte qe te mos lejojme nostalgjine per te djeshmen dhe frustrimin e te sotmes te na bejne te harrojme keto raporte midis te mires dhe te keqes.

  73. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 8:16 pm

    si m’ke fol si zysh :)

  74. ehtekishimcatrahana thotë:

    21 January 2008 @ 8:17 pm

    aman se na vdiqet, na vajti mendja per trahana keq, e nuk e gjejme dot nashti. Se atehere qe na e jepnin me detyrim cdo te djele na u shpifte. Hej, i harruat ju pantallonat teritali ;)

  75. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 8:18 pm

    hahahahahhahahahahha, Blendi me qafsh se sa shpulla kam heng per ate punen e kores se bukes!! Ime gjyshe thoshte “sikur e ka ngrene miu!”

  76. Kopetenti thotë:

    21 January 2008 @ 8:19 pm

    A ju kujtohet se si mbajte ere parfumi kur kalonte nonje i huj ne rruge..Sidomos nga 15-katshi kishte lezet te kalojshe..Nuk po e ndjejm ma at here..Na ishte mesu hunda me ere gjelle dhe djerse ku do ku shkoje…

  77. ardi thotë:

    21 January 2008 @ 8:22 pm

    …shume nga keto jane te verteta, megjithese edhe shume nga ju kane qene vogelusha ose bebusha…..
    …..sepse atehere, skishte droge mjes drek mromje, dhe nuk shkojshe per lesh, duke ec n”rruge tate….si sot….
    ….familja kishte me kuptim, se sa sot kur baba me nonen n’tirone, kalamojt haperdame neper bote, ose cer tnigjosh kur kane arrit vrasin njoni tjetrin mrena familjes…
    …ata qe kane qene zhulca atehere jane edhe tashti ….se atehere kishe uje e laheshe edhe me uje te ftohte….tani me cfare te lahesh…me birre!!!!
    …une maj mend qe vertet familjet e thjeshta kane qene te varfera, megjithe mungesat e shumta morale/materiale por njerezit kane qene puntore, te thjeshte dhe friendly……se sot eshte doren ne qafe dhe gishtin nsum….
    …pranej sduhet me fol negativisht vetem….
    hajt shnut…

  78. Pjer Thomas thotë:

    21 January 2008 @ 8:27 pm

    Artikulli ishte pershkruar bukur dhe kishte nje mbyllje te bukur kur fliste per masken e shoqeruesit. Ishte shkruar me kulture dhe gjuhe tamam gazetareske.
    Djema mos me flisni per paparen me margarine athere apo me gjalp tani se me shkoi goja leng :-) as per tranane me vaj ulliri e dhjath se u nisa drejt guzhines :-) lere se ndrrova mendje do bej arapash me miell misri :-)

  79. edrus thotë:

    21 January 2008 @ 8:30 pm

    Blendi, mos shiko vetëm fotografitë, hidhi ndonjë sy dhe artikullit, se peshku ja ka bërë mundin:

    ”Po te kisha qene shqiptar, edhe une do te isha bere dyshues” vazhdoi diplomati. “Gjate gjithe histories fqinjet kane dashur te rrembenin dicka prej tyre : Serbia, Mali i zi, dhe Greqia kane zhvatur copa te medha nga territori shqiptar. Mos harro qe 1.5 milion shqiptare jetojne sot ne Jugosllavi, shifer kjo sa gjysma e popullsise qe jeton ne atdheun meme. Prej 70 vjetesh Greqia kerkon Epirin e Veriut, qe eshte Shqiperia e Jugut. Nderkohe qe diplomatet perendomore perdridhte gishtat, Musolin marshoi perpara dhe e pushtoi te gjithe vendin me 1939. Me vone Tito donte ta bente republike te shtate Jugosllave. Nje histori si kjo le plage te thella.”

    Megjithmënd bluza 500lekshe dhe importet të kontrolluara sa eksportet, dhe vërtet s’pati mbrekullinë e Amerikës….. SHIKO BURSAT E BOTËS SOT!

  80. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 8:31 pm

    He pra mo, harapash quhej, se s’po me binte qe s’po me binte ne mendje!!!

  81. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 8:37 pm

    WASU

    Qe njerezit ne ate kohe mereshin me punen e familien e jo me llafe si sote kjo ska debat.
    Politika atehere qe monopol i partise kishte te keqiat qe dihen per sistemet moniste, e merej nje grup i kufizuar e njerezit me politike, shumica shikonin punen.

    Me llafe meren njerezit ne cdo kohe, po nuk krahasohen me kete 24 ore per 24 politike sot ne shqiperi.

    Une jetoj sot ne ameriken e veriut, e ne nje fare menyre jeta ketu me kujtojn jeten para 90tesn ne shqiperi, ku njerezit meren me punen e tyre e me familien jo me politike.

    Ka dhe ketu qe meren po eshte shtres e kufizuar si dikur te ne, e sic eshte ne cdo shoqeri qe do te eci para, qe nuk do te ngjalli parazitizmin, e kotesine e debateve shterp te dembeleve.

    Vajtem 17 vjet, e qe nga 90ta, kjo retorika e ishsistemit qe iku vet, u perdor nga ca per te mare pushtet pa gje e mos bere asgje gje, vetem retorike, e dhe sote ne vend te bejme krahasim ku jemi me kohen qe jetojme bejme ironikra me kohen qe shkoi. (si dikur sistemi)

    Sot po ta shikosh ne raport me kohen,e me vendet e tjera, e se ku duhet te jemi, e ku jemi……. ne jemi me keq sot, sec ishte sistemi qe shkoi me ate kohe qe ishte.

    Po kjo retorika boshe me ishsistemin eshte menyra me e mire per te mos bere asgje sote nga shume veta ne shqiperi.

  82. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 8:37 pm

    Ardi shume e cuditshme vertet, se si keta njerez ‘punetore, te thjeshte dhe friendly’ u kthyen brenda nates, asaj te 22 marsit 1992, apo te 11 dhjetorit 1991, ne hajdute, dembele, snobe e agresive. Duhet te kete rene ndonje meteor cudiberes ne Shqiperi ato net.

    Lere me pastaj familja, me prinderit qe flinin ne nje dhome me femijet e per karshi me vjerren (si benin seks keta njerez?) me grate qe edhe neper filmat me demek edukative te kohes i sheh gjithmone me perparese, gjithmone duke shtruar tavolinen, gjithmone duke bere kafen, nganjehere duke ngrene shpullen, me martesat qe beheshin per pashaportizime, me komshi soj e sorrollop qe shikonin sa te holla i hapte petet nusja, sa shpesh i bente punet e shtepise e sa triko i bente kalamonit, me burrin qe te djelen shihte sport e luante me femijet kur gruaja bente ato qe rreshtohen ne fillim te temes, me ate lloj ultraafrimiteti ne familje qe eliminonte cdo lloj jete private. Vertet, te forta kane qene ato familje, por te lidhura me nje gjalm te keq. Fajin per keto s’e ka hic komunizmi, mgjs me shume mund te kishte bere per femren pertej propagandes. Po kjo elegjia jote per familjen e mrekullueshme qe u shperbe nuk merr parasysh sa nevoje kishte familja qe, ne fakt, te shperbehej. Nga ajo shperberja qe nuk perjashton riberjen.

  83. emigrant thotë:

    21 January 2008 @ 8:41 pm

    ardi, s’di a i ke nigju kto versione:

    http://www.youtube.com/watch?v=yddmU1eYq0U

    http://www.youtube.com/watch?v=NgUgfNS6oSI

    vetem audio, though :(

    Per video: http://www.youtube.com/watch?v=FP7g_OckLwA

    Cheers!

  84. Permetari thotë:

    21 January 2008 @ 8:43 pm

    Shkrimi ka pershkruar shume sakte, me aq sa mund te pershkruhet nga nje vizite tejet te kontrolluar, realitetin shqiptar te asaj kohe. Megjithate Mehmetin e kane genjyer te shkretin(s’ka faj ai) per keto dy citimet e meposhtme:

    Punetoret e fabrikave dhe fshataret marin 600-700 leke ne muaj

    S’ka droge, seks para marteses, barsaleta te ndyra apo cimcakiza. :-)

    Ndersa pjeset me poshte jane sinteza e reportazhit te Mehmetit:

    Nuk kisha hasur kurre me pare ne udhetimet e mia neper bote nje shoqeri kaq te izoluar, dhe kurre nuk e kisha ndjere veten me shume sikur po jetoja ne nje ishull. I shoqeruar dhe i survejuar per cdo cast, mu krijua ndjesia se ajo makina me te cilen udhetoja e qe binte aq shume ne sy me ngjyren e saj te verdhe ishte si ato zilkat mesjetare qe lajmeronin afrimin e leprozeve.

    Dukej se ai e kishte bere teresisht pjese te tijen ate lloj qendrimi dhe ate maske qe edhe kombi i tij mban ne fytyre ne nje menyre aq sfiduese.

    Well done Mehmet efendi!

  85. emigrant thotë:

    21 January 2008 @ 8:43 pm

    ardi, kalo i cik te blogu im per nji version te gjate te “dig it” nga albumi Let it be. click “read more”

  86. GENTI-7 thotë:

    21 January 2008 @ 8:44 pm

    Djema mos e ktheni ne seriozisht biseden. Na lini te harohemi pak ne te kaluaren tone te mjere, por zbavitese.

  87. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 8:45 pm

    WASU

    E keqia vazhdoi pas 90tes, e u ngulit sot, se ne u morem me retorike boshe per sistemin qe deshtoi vete, e njerezit benin kariere mbi retorikat boshe….e jo me ate ca i ofronin vendit me shume e ca benin per kohen qe ishte.

    Te keqiat e ishsistemit vazhdojne, qe nga miti i liderit, trajtimi i popullit si turme etj plus te keqia te reja.

    Me sa pame ne 90ten te vetmet gjera qe u prishen qe industria, buqesia e ato gjera qe ai sistem kishte bere e qe mund te thuash qene pozitive.

    Politika e gjithe te keqiat e tije u mbajten dhe i ke dhe sote.

    Kryeministrin akoma e ke komunist.

  88. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 8:46 pm

    permetar, thuhet ‘aferim’ bre :D

  89. Dori thotë:

    21 January 2008 @ 8:47 pm

    Edrus, ke të drejtë, artikulli është mënjanuar, disa gjëra që më bën përshtypje mua:

    “Librat e Enver Hoxhes te publikuar ne gazeta, te transmetuar ne radio e tv, te qemtuar per slogane sherbejne si Testamenti I Ri. Hoxha nderohet si Mesia – pafundesisht i zgjuar, largpames e dashamires, por edhe i pameshirshem ndaj armiqve te tij.”

    Tamam Hoxha hoqi fenë dhe vendosi veten. Disa s’janë zgjuar akoma nga opiumi i Hoxhës.

    Shoqeruesi im, Bashkim Babani, do te dilte gjithmone mbrapa meje kur fotografoja qe te shihte cfare po nxirrja ne fotografi.

    Një tjetër gjë që më bëri përshtypje, dhe e kam shprehur dhe tek artikulli me fotografitë që më vjen keq që s’kemi një pasyrim fotografik të mirë të Shqipërisë nga ajo kohë.

  90. Permetari thotë:

    21 January 2008 @ 8:48 pm

    Ke te drejte tropizma, me doli nga mendja… :-)

    Po ashtu harrova te falenderoj dhe PF per perkthimin dhe qe e solli ketu. Bravo PF!

  91. Grupi thotë:

    21 January 2008 @ 8:54 pm

    Tropizem e the mire…fajin nuk e ka patur vetem munizmi po e kemi pat ne me teper si popull. Nje injorance pak e trasheguar. S’me duket se kemi qene kaq puntor, te thjesht dhe friendly…kemi qene se ashtu duhet te ishim. Po nejse…popull si gjith te tjeret…po s’na detyroj njeri…behemi kshu sic jemi.

    Mbase une qenkam i vetmi qe ma shpifte trahanaja…

  92. ardi thotë:

    21 January 2008 @ 8:56 pm

    tropizme….atehere, per sex nuk qahej njeri se seshte e thone ta bosh vetem kur flejne te gjithe gjume ne nje dhome…..gjeje shpi bosh atehere, perkundrazi, liqeni ishte bosh gjithmone…..por sot per qef e bojne ne sy tnjoni tjetrit, edhe treshe bile….edhe mbrapsh…si te dush…po shumioca e ketyre qe thuhen jane pa baze shume….morali, varferia, politika jane gjojna te ndryshme, por qe kane lidhje - jam dakort..
    ….emgrant - cte te mollois me- got it…..po une nuk le dot mesage ke blloku yt!!!!

  93. edrus thotë:

    21 January 2008 @ 9:01 pm

    Emigrant, të përshëndes me “Money for nothing”

  94. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 9:02 pm

    bledi,

    ti krahason (apo perngjason) banoret e Amerikes se Veriut me banoret e Shqiperise komuniste. Atehere nje dallim te vogel: Nqs. te dy popujt jane apo ishin sic thua ti, qe s’merreshin me politike po me punet e tyre, ndryshimi qendron ne faktin se atje behej nga halli, sepse dhe po te doje te merreshe me politike, te pritej gjuha e u hidhej qenve. Ketu behet nga malli, secili eshte i ngopur, kur i teket interesohet se c’behet me kandidatet per president, shumices nuk i intereson fare. E kjo sepse institucionet baze, te mirat materiale, te drejtat e individeve jane gjithmone aty e nuk i cenon njeri.

    Nuk po them se Shqiperia e sotme eshte fushe me lule, besoj kete e kam bere te qarte me irritimin e vazhdueshem ndaj problemeve te shumta me te cilat shqiptaret perballen brenda dhe jashte vendit. Desha te thoja thjesht se ne asnje rast gjerat nuk futen ne nje thes, qe duhet ta kemi kujtesen te kthjellet per t’i kujtuar te shkuarat ashtu sic ishin e per t’i gjykuar te tashmet ashtu sic jane, te pangjyera nga mallengjimi, frustracioni, nostalgjia apo urrejtja.

  95. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 9:03 pm

    posi posi, burri dhe gruja qe benin seks nga liqeni. kurse ata qe nuk banonin ne tirane, i hipnin trenit a autobuzit e drejt e tek liqeni. po kjo cthurje e rrezikshme, me treshe e njerez qe e bejne mbrapsht, kjo eshte arsyeja pse na duhej komunizmi. degjo ardi, e kam pa te keq, ajo familje ishte e forte por shume problematike. dhe per inat te emigrantit do them qe vertete nuk e dime c’do te kishte ndodhur sikur…. por revolucioni seksual e femeror qe ndodhi gjetke ne dekadat tona te bllokades imagjinare mund ta kishte tronditur pak per mire ‘berdhamen’ e shoqerise shqiptare. diktatura beri plot gjera te mira per femren, por cimentoi edhe familjen asketike patriarkale, nga ai patriarkalizmi i tolerueshem, qe pikerisht per kete arsye eshte me i rrezikshem.

  96. anonim thotë:

    21 January 2008 @ 9:05 pm

    ditto, trop!

  97. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 9:07 pm

    jo pra mo Grupi se dhe une s’e duroja hic fare ate te shkreten trahana. Paske qene dhe ti nga ata qe “terbonin nga e mira” me duket :) !

  98. minatori thotë:

    21 January 2008 @ 9:15 pm

    Lere me pastaj familja, me prinderit qe flinin ne nje dhome me femijet e per karshi me vjerren (si benin seks keta njerez?) me grate qe edhe neper filmat me demek edukative te kohes i sheh gjithmone me perparese, gjithmone duke shtruar tavolinen, gjithmone duke bere kafen, nganjehere duke ngrene shpullen, me martesat qe beheshin per pashaportizime, me komshi soj e sorrollop qe shikonin sa te holla i hapte petet nusja, sa shpesh i bente punet e shtepise e sa triko i bente kalamonit

    Ah, mos trope, sa me ke kenaq. Razor blade sharp.

    Public service announcement: Shumica e shqiptareve jetojne akoma ne keto kushte!! Ne mos me keq. Tjeter pune qe ne qe kemi kaluar oqeane bejne hau hiu me keto qyfyre.

    Blendo, ajo korja e bukes 50-lekeshe eshte filli qe na bashkon te gjitheve si femije qe kemi ndenjur ne rradhe buke, qumeshti, dhe vajguri. (une ne fakt vetem per buke, se qumesht nuk kam ndenjur)

  99. ardi thotë:

    21 January 2008 @ 9:18 pm

    …tropizm …mund te kesh te drejte, ….por nese flasim per familje…ajo “komuniste” shqiptare ka qene dhe mbetet me e forte si familje….sot, jo vetem ne shqiperi por edhe ketu familjet e verteta jane te rralla….ndoshta une por dhe shume nga brezi im, qe rinia i kaloi te dy etapat vleresojne me shume ate familje se kete te “re”ne….

  100. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 9:21 pm

    Minator, harrove radhen e mishit, te djathit, te molleve…e te gjitha keto ndare ne radhen e burrave e radhen e grave!

  101. Grupi thotë:

    21 January 2008 @ 9:23 pm

    Pershesh me sheqer…ate doja une…pale kur ishte me buke te bardhe…s’kish gje me te mire (vetem se ishte nje gje e rralle qe haeshe vetem ke shpia e gjyshes) se me buke te zeze te mbeteshe ne fyt.

    E ku kishe gje me te mire se fasule me pilaf?? S’ka shpik deri tani mendja e njeriut ushqim me te mire :)

    Si e kishte emrin ai plaku ke emisioni me kuklla?? Kam qene dhe une nje nga ata kalamajt atje…do me mbani mend me siguri!

  102. WASU thotë:

    21 January 2008 @ 9:28 pm

    ardi,

    Po ta shohesh ca me thelle familjen e asokohe, do veresh qe fjala “familje e vertete” eshte pakez e tepruar. Nqs. nuk do te ekzistonte opinioni publik aq i serte, apo “bota” dhe ajo cfare do te thoshte bota, a thua te gjitha keto familjet tona do kishin qendruar bashke? A thua te gjitha grate qe rriheshin do kishin duruar pa bere ze me vite me radhe? A thua te gjithe bashkeshortet e tradhetuar do kishin vazhduar te rrinin bashke per hir te opinionit? Sa nga prinderit tane ishin bashke sepse vertet e donin njeri tjetrin, e sa prej tyre sepse dikujt 9nje mblesi) iu tek qe keta te dy te martoheshin? A thua vlera e nje familjeje te bashkuar forcerisht eshte me e madhe se ajo e nje familjeje te ndare me vullnet te lire?

  103. M O Z A thotë:

    21 January 2008 @ 9:32 pm

    Gjyshja ime mbante djathe ne qyp :-) (djathe peshqe i thoshte)
    Me trahanane, valen me buke misri apo paparen iii cte haje.
    Pak majdanos e koper e qepe te njome ne mengjes, me buke e djathe, buke me rrush , buke me fiq, buke me pjeper. Ose ndonje k.oqe veze pule katundi
    Per zotin ne qytet ore Idris, kane ngjare keto, andej nga vitet ‘80. Ene gjyshja ime ne qytet ka lere. Ene stergjyshja. Ma teper nuk di :-)

  104. Grupi thotë:

    21 January 2008 @ 9:32 pm

    Familja ishte me e forte se s’kishe si te ishte ndryshe. Do martoheshe…qe te merrje shpi me vete (kur ta merrje e po ta merrje). Ishit te detyruar…pa ishit si ishit.

    Sot ka probleme te tjera…po me mire me kto probleme se me ato te vjetrat.

  105. anonymus thotë:

    21 January 2008 @ 9:33 pm

    Si e kishte emrin ai plaku ke emisioni me kuklla?? Kam qene dhe une nje nga ata kalamajt atje…do me mbani mend me siguri!

    Ilia Shyti me duket se quhej! Ja vdekur i shkreti, rahmet paste!

  106. bledi thotë:

    21 January 2008 @ 9:34 pm

    WASU

    Krahasimi qe ta kuptosh…ishte qe nje shtet qe te funksionoj do qe shumica dermuse e njerezve te meren me punen e tyre…e me politike nje pakice…qe ne ishmbreterite qene kontete e te fismit dhe mbreti…ne komunizem qe partia komuniste e komunistet…e ne vendet demokratike kapitaliste jane nje pjes e shoqeri nga gjithe anet e saj….po shumica punon e sheh punen e saj e ka lidhje me politiken ne zgjedhje ose ne kohe te kufizuara se meren njerezit me punen e tyre.

    Nuk behet nje vend ku njerezit rinje 24 per 24 me politike…e kjo injektohet perdite…e 24 ore…si stili politik i ketyre 17 viteve.

    Sistemi qe shkoi, qe nje sistem qe nuk kishte te ardhme per shkaqet qe dihet, po qe shtet e qe sistem, sot kemi vetem anarki.

    E per kampionet e retorikes….me te shkuaren….mjafton te shikojme ca mbollen ata sote…e mos te maten ca beri keq ai qe shkoi.

    Nostaligjia me te shkuaren…..shfaqet ne menyren sesi ne sot bejme keq demokracine …e per ate qe do demokracine e nuk do kumunizmin….ku une e fut veten….KRITERI….ESHTE SI E BEN DEMOKRACINE TI SOT…se kjo ka rendesi…JO TE RETORIKA BOSHE ME KOHEN QE VDIQ.

    Trup e ca turpi te mos harish ne demokracia e kapitalizm e shoqeri te hapur, te prodhosh drita me shume sec prodhonte nje shoqeri e mbyllur dhe e kufizuar komuniste……e pastaj te shikosh njerez qe bejne retorike boshe e duan ta kalojne lumin me llafe…sic me te vertet e kane kaluar keto 17 vjet.

    Monizem e diktatura kane pasur gjithe shtetet ne rrugen e tyre te qeverisjes, e nuk eshte cudi dhe vendi jone te kishte nje te tille, ne shekullin e pare te pavaresise se tije, problemi eshte si ecet para, e shikohen gjerat realisht.

    Une nuk jame nje nga ata qe uleret CA NA NDODHI NE DIKTATURA…se kane ngjare kudo, e jane gjera ne nje nivel te zhvillimit te shteteve, e i shikoj gjerat ne gjithe hapesiren e tyre.

    Po shume veta na bejne retorike me te kaluaren, e mbajne leksione per te, e nga ana,CA BEJNE VETE, bejne gjithe te keqiat e saj, e asgje pozitive, e shfaqin nje papergjegjshemeri ekstreme ndaj vendit e popullit.

    IShsistemi luftohet kur ti sot nderton nje sistem me te mire, jo me llafe, po ne realitet.

    Retorika eshte dicka boshe…ose mund te shfrytezohet sic eshte shfrytezuar nga keta matrapazet tane politik per 17 vjet me radhe..po pa te mire per vendin.

    Kaq , mendoj se te sqarova qendrimin tim, qe mos lodhesh te besh shkrime qe po krahasoj ameriken me shqiperine komuniste, apo kemi nostalgji apo supozime me radhe ne kuadrin e retorikes.

    Me te mira per sot.

  107. Grupi thotë:

    21 January 2008 @ 9:35 pm

    Ilia Shyti me duket se quhej! Ja vdekur i shkreti, rahmet paste!

    Jo jo…Zia e kishte se tani mu kujtua…mbase ke ndermend dike tjeter. Ziai akoma ne kat peste eshte.

  108. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 9:37 pm

    Eh minator, kurse une isha e rregullt te rradha e vajgurit dhe nganjehere edhe ne ushqimore. Po meqe me kujtove rradhen e bukes, mua me kujtohen rradhet e tranzicionit te hershem, kur ishe me fat nese rastisje ne cunat e klases (burrat pra) qe kacavirreshin e shtyheshin per nje buke per veten e tre per shoqet. Cfare dua te them? Qe femrat e barabarta socialiste, jo vetem qe nuk ishin te pergatitura per rradhet e bukes, po as per udhetimet me kamione per Greqi e Bullgari, as per tribunat politike, as per pronesine e tokave, ndermarrjeve e njesive te reja te fuqise se individit. Dua te them qe problemet e edukimit gjinor lindin te tjera probleme te paparashikuara.

  109. lule thotë:

    21 January 2008 @ 9:41 pm

    He mer ç’na kujtuat ca kohe te bukura nga fejmiria, po thuaj shyqyr qe perfundoi tek fejmiria, se vallaj nuk shtyheshe ne rini…… Kohe te veshtira po qe kane edhe gjera te bukura te perfshira në të.
    Aman Toko, qe vetem kujdestaret e klasave te shkonin ne shkolle te larte, tani po e degjoj nga ty… ça nuk pret nga nostalgjiket e medhenj.

  110. minatori thotë:

    21 January 2008 @ 9:51 pm

    Gjithsesi, cdokush me dy pare mend e kupton qe nese funksiononin gjerat njefaresoj ne socializem, funksiononin vetem sepse shfrytezohej femra nepermjet punes se papaguar dhe te pavleresuar ne shtepi (full-time) dhe te paguar ne shtet (full-time). Ishte sistem i cuditshem ai, por me i cuditshem ishte ne Shqiperi, ku aksidentalisht shume eksperienca te modernes perkuan me ate fare lloj planifikimi. Edhe une mendoj qe probleme te theksuara gjinore te sotme i kane rrenjet ne ate sistem, qe na duket edhe sot sikur kishte barazi. Barazia, sic po del ketu neper keto qyfyre, ishte barazi mungese.

  111. Artian thotë:

    21 January 2008 @ 9:52 pm

    Shqiperia ne kohen e socializmit,krahasuar me shoqerine e viteve te para luftes beri proges shume te madh te pamohueshem,ne drejtim te familjes dhe emancipimit te gruas,familja shqiptare ka qene nje faktor me tradita shume te mira te edukimi e femijeve dhe arsimimin e tyre,jeta e shqiptareve masivisht ne socializem ishte me e mire se dikur para lufte ne cdo drejtim,problemi eshte se socializmi mbeti ne vend, pa reforma dhe cdo gje u kthye shume shpejt ne dogma,dhe ne krize skishte si te ndodhte ndryshe,shqiperia nuk iu adoptua situatave te favorshme qe iu ofruan nga perendimi,duke mbetur gjithmon me fytyre nga lindja ,Mehmet Shehu ishte nje nga liderat komunist qe do te mund te ndryshonte kursin,drejt perendimit..por diktatori ishte me i fuqishem dhe me dinak se vete Mehmeti ..

  112. emigrant thotë:

    21 January 2008 @ 9:52 pm

    Veterinari moniste: :D

    Qingji vogel pse mendushem
    Beee, beee, baaa
    Pse me rri ashtu trishtushem
    Beee, beee, baaa

    Eja lozim bashke ne are
    tring tring tring
    Une mbledh lule,ti ha bar

    *****

    Lakuriqi nates
    piu ujn e pates
    paata ngordhi
    lakuriqi pordhi

    *****

    Dy pulat. (komedi me nje akt)

    Akti I.

    E kooperatives: Une e bej vezen e madhe. 8 lekshe.
    Privatja (mikroborgjeze, qe ve interesin vetjak mbi te pergjithshmin): Une e bej te vogel. 7 lekshe. Po s’do rri te caj bythen per 1 lek, amon….

  113. ardi thotë:

    21 January 2008 @ 9:53 pm

    wasu….
    …une po flas per familje te thjeshta/pergjithshme te tiranes qe kam jetuar dhe jam rrethuar….por edhe familje te fshatit te fundit ne shqiperi po ti krahasosh me kohet e sotme ka ndryshime per keq si moralisht edhe materialisht….materialisht (mesa kam degjuar) jane pak njerez qe jetojne mire ne krahasim me shumicen….
    ….

  114. M O Z A thotë:

    21 January 2008 @ 10:04 pm

    Ora vajti pese pa pese
    tek dyqani Fatimese
    Fatimeja hodhi valle
    me nje kepuce dhe nje sandalle

  115. emigrant thotë:

    21 January 2008 @ 10:10 pm

    M, ajo e qingjit vazhdote qe qingji ishte shume i merzit se nuk e lejshin me shku ne koperative… po s’ja maj men rreshtat tamom…. :D

    Per qingjat e njome nga myzeqeja, thojshin: a te cafte Pali, te cafte… (Miska ky, ai qe i perplaste duart allosoj, si e shpjego lostT…)…. :D :P

    M’duhet me dal :(

  116. Grupi thotë:

    21 January 2008 @ 10:19 pm

    .materialisht (mesa kam degjuar) jane pak njerez qe jetojne mire ne krahasim me shumicen….

    Mire o mire ashtu mendojme te gjithe ne…jane pak ata qe jetojne mire…po nga ana tjeter…bencat mbushin rruget…air conditioner ne cdo dritare…kafenete plot…shtepi 3 katce cdo fshatar…pallatet ngjiten lart e me lart (dikush banon ne ato pallate)

    Epo kjo pakica qenka goxha e madhe…

    Sot te pakten te jepet mundesia te gjesh fatin tend…ca do i dalin e ca s’do i dalin. Athere s’kishe asnje mundesi…te njejten biciklet do kishe e te njetin divan do kishe ne shtepi…si inxhinjeri si fshatari (nejse fshatari s’kishe biciklet)

  117. Kopetenti thotë:

    21 January 2008 @ 10:37 pm

    A e ka njeri idene pse radhet ndaheshin vecmas per burra e vecmas per grate..Si kishte dale kjo e pse behej ne kete forme…

  118. akull-naja thotë:

    21 January 2008 @ 10:40 pm

    o ça qenka bo si ” prekni nostalgjinë tuaj” te Topi…
    hej, po i ka përmenë njeri divanat 9 mijsh apo bufetë 11 mijëshe? apo dhomat e gjumit që ndërronin vetëm nga ngjyra e rimesos?

    unë sot e kësaj dite ha trahana të djelave me shi. kshu dhe heq bukën e thatë, dhe prek nostalgjinë time.

    p.s. dhe i thojshin tavë me korent.

  119. akull-naja thotë:

    21 January 2008 @ 10:41 pm

    që të mos kish bela seksuale, kompetent.

  120. Penar Musaraj thotë:

    21 January 2008 @ 11:10 pm

    Do me hidhet tropizma kokes per “nostalgji”, po kjo duhet thene: ajo parrulla e bllokades (fotografia) ka nje nivel dizajni grafik shume cilesor. Fontet, ngjyrat, copetimi i bllokades se zeze, theksimi i detyrave jane elemente shume interesante.

    Keta diizajnerat moderne ketej, qe pa e jetuar dizajnin socialist e kane nostalgji, do vdisnin per nje poster te atille.

  121. tropizma thotë:

    21 January 2008 @ 11:27 pm

    Po Penar, edhe pula shume e shijshme ishte, edhe une ‘nostalgjike’ jam po te vije puna aty. Ai dizajni madheshtor mua me duket nje skematizem elementar me ngjyra tipike, nje pune si te tjerat brenda stilit te realizimit socialist. Ndersa zgjedhja e trefishimit per te kapur te gjitha drejtimet e levizjes me duket edhe mua interesante. Do me u kap ti? Dil andej nga mozaiku :)

  122. Qafir Arnaut thotë:

    21 January 2008 @ 11:36 pm

    S’e di ti plako qe na jeno kon pi Afghanistoni

    A e ka njeri idene pse radhet ndaheshin vecmas per burra e vecmas per grate..Si kishte dale kjo e pse behej ne kete forme…

  123. shqipo thotë:

    21 January 2008 @ 11:39 pm

    …se patatja eshte buke , por eshte , edhe gjelle .
    Urrrraaaaa , Urrraaaaaa.. Rofte partija me shokun enver ne krye

  124. olsib thotë:

    21 January 2008 @ 11:42 pm

    “Feja eshte opium per popullin”, por adhurimi i zotrave ne toke cfare eshte?!

    Katastrofa, qe sapo lexuam.

  125. Tironsi thotë:

    21 January 2008 @ 11:43 pm

    hahahahaha…emigranto, mos vdeksh kurre jarebi :D
    “Pula mikroborgjeze: Une e bej te vogel. 7 lekshe. Po s’do rri te caj bythen per 1 lek, amon….” :D :D
    Kopetento po i binte qe te kishe perpara bythet e shoqes x…
    Amon se qe femije u rritem me kshu kompleksesh…shoqet e klases i keni motra…komshiet motra…gocat e lagjes motra…shoqet e kolektivit motra…s’guxote robi me menu pak me sensualitet se plaste incesti :D Kush ishte “shembullor” i binte qe ta martonte lagjia se ndryshe aha mbetej gollomesh…e ketu na flitet per vlera qe paska pas atehere…shyqyr qe u bo sikter ajo kohe

  126. minatori thotë:

    22 January 2008 @ 12:09 am

    Penaro, pse ajo fotoja e stadiumit me slloganin ORGANIZIM nuk eshte e madhe? Une e kam nje kopje te NG me kete artikullin dhe eshte 2 page spread.

    Une per vete kam qene shume i vogel per te ditur kush ngelte gollomesh e kush nuk ngelte, tironso, por ketu edhte thene qe si behej dashni athere nuk behet me sot. Keshtu qe zgjidheni kete muhabet se s’po e kemi te qarte. Behesh apo nuk behesh?

  127. Penar Musaraj thotë:

    22 January 2008 @ 12:16 am

    S’kam ne mend te grricem, trop, jo. Por mos u bej kaq kategorike per “skematizmin elementar”. Nganjehere, ato gjerat e thjeshta, qe i permbahen formulave klasike, jane nga me te bukurat.

    Vallaj, minator, ajo fotoja e stadiumit eshte e madhe fare. Bravo i qofte NG, sepse me ate foto kapet shpirti i asaj kohe… mendo vetem sa do kushtonte sot, ne Shqiperi apo ne Amerike, te mblidhje gjithe ate popull rreth nje slogani aq te thjeshte.

    Peshk Fluturues, faleminderit shume per prurjen.

  128. Dori thotë:

    22 January 2008 @ 12:22 am

    minator, në sy të partisë bëhej si tek pallati 176, përndryshe në ferra usta :)

  129. Parrulla Armiqesore thotë:

    22 January 2008 @ 12:23 am

    Po sikur.. nen frymen e heqjes se mozaikut te kerkonim qe keto foto te komunizmit te mos tregoheshin se na shkaktojne dhimbje?

  130. tropizma thotë:

    22 January 2008 @ 12:32 am

    Penar, gjerat e thjeshta nuk jane detyrimisht me pak te bukura, po nuk jane as te rralla sa te mesojne dizajneret nga socrealizmi.

    Parrulle une mendoja qe ti po ‘bluaje’ per ndonje shkrim te gjate, po me kete koment qe bere dore fare nga binaret e bisedes.

  131. olsib thotë:

    22 January 2008 @ 12:35 am

    Cfare do te thote te jeshe “diktator”?

    Eshte ai qe mund te bej ligjet, t’i shkaterroje, shkele, interpretoje, ndaloje, fshije. Diktatoret kane egzistuar gjithmone: sot dikush mbijeton ende, pak njerez qe kane arritur t’i mbijetojne historise dhe ndryshimeve te saj. Per te rezistuar, kane stervitur qytetaret qe te identifikohen tek ata; kane ndertuar nje imazh te vetes per t’u ndjekur si nje far naten. Frike, shtypje, sisteme gjyqesore qe nuk parashikojne mbrojtjen, pune e detyruar. Frika e njerezve dhe heshtja e tyre jane per diktatoret kushti i pare per te begatuar.

    Nqs. doni me shume, per te gjithe ata qe kane lexuar me interes reportazhine e mesiperm, te mrekullueshem, te National Geographic, une do t’i keshilloja (me kembengulje) dokumentarin “Gli ultimi dittatori” (ne italisht) te “La Storia siamo noi” te RAI-t, nje radiografi e detajuar dhe panoramike mbi diktaturat e fundit qe ende mbijetojne mbi toke.

    Une uroj me gjithe shpirt dhe lutem qe gjithcka qe lexojme dhe shohim mbi te shkuaren tone, te mos jete per ne nje mohim i vetvetes e as nje pengese, por nje dhurate e cmuar per te ardhmen tone. Nqs. ne do dime ne brendesine me te thelle te shpirtit, t’i interpretojme per mire te gjitha ato qe kemi kaluar mbi supe, mund te ndertojme me te vertete nje te neserme te ndritur per veten dhe per femijet e femijeve tane.

  132. olsib thotë:

    22 January 2008 @ 12:36 am

    Linku:

    http://www.lastoriasiamonoi.rai.it/pop/schedaVideo.aspx?id=660

  133. Tironsi thotë:

    22 January 2008 @ 12:37 am

    Vallaj minatoro, une jom i ri e nuk i kom kap keto aksionet e punet vullnetare e ca ishin keto. Thuhet se aty bonin namin gjasme keta sexapilat (sex appeal i shqiperuar), po i kom nja 4 nga keta shembulloret ne lagje qe me kane njel gollomesher :D Ra sistemi e i fiku mavrinjte se nuk funksionoi me keshilli i lagjes :D Jane bo mesoburra cunat e goditjen tjeter e moren tani qe doli ai filmi 40 vjec i virgjer…S’i kom pa mo neper mehalle.
    Po pavarsisht ketyre s’ma ha mendja te ishte dhe aq lirshem sexi, se kot nuk mblidheshin gjithe keta “te shkathtit” e lagjes e shifnin bashke elecrik blue te sllavi ;)

  134. toko thotë:

    22 January 2008 @ 12:39 am

    bledi thotë:
    21 Janar 2008 @ 7:49 pm
    ….Vertet gjithe ata qe bene gjithe ate pune ne shkolle e me te vertet u testuan qe kishin kapacitet ne shume provime e teste…….pas 90tesn u zune vendet uleritesit ne mitingje….qe per partine….mirnin poste qe te vidhnin pare…gje veshtire per tu bere…e vidhnin vota pastaj.
    —-
    Bledi jo vetem kaq por ata rrugacerit qe ulurin neper mitingje ju mbushen mendjen se ishin demokrate dhe te perndjekur bile, se mbanin floket e gjata, se pinin cigare se nuk mesonin ne shkolle, se ishin thirur ne lagje se thyneni xhamat e shkolles me gure, pra kunder atyre gjerave qe i ndalonte sistemi i keq i diktatures. Me thote njeher nje ish shok klase se une qe mesoja isha komunist dhe ai demokrat se ai nuk mesonte se nuk donte te mesonte mesimet e partise ha ah ah Ndersa dikush tjeter qe u perjashuta nga shkolla per pirje cigaree u vetquajt i persekutuar , beri shkollen e plepave dhe u be prokuror. Hajde gjeje ti pastaj.
    Dhe keshut me keta demokrae ne krye ne shakteruam shkollat, edukaten, familjen, dhe deshiren per te punuar si “vyrtyte keto te komunizmit”

  135. ujku i zi thotë:

    22 January 2008 @ 12:52 am

    Penaro, arti propagandistik nuk ka qene i zhvilluar ne perendim, prandaj u duket ketyre ashtu, i madh, sic thua ti. Po c’fare fshihet mbas atij skematizmit? Keto ketej nuk e kane idene dhe u duken gjera ekzotike, por per ne eshte ndryshe. Ato nuk e kuptojne dhimbjen dhe gjakun qe ka mbrapa, por edhe varferine qe ai duhet te na i tregonte c’do cast qe ne mos te kishim mundesine ta harronim.
    Nje shanc qe kane studiuesit e lindjes, por vecanerisht ata shqipetar, qe e kane perjetuar dogmen dhe izolimin me gjithe forcen e vet, eshte te tregojne se c’fare eshte dashur per te realizuar ate lloj arti, sepse vetem ashtu kane kuptim te vertet ato. Ky eshte nje potencial artistik qe nuk duhet tu shkas as artisteve.

  136. losttext thotë:

    22 January 2008 @ 12:56 am

    Penaro, arti propagandistik nuk ka qene i zhvilluar ne perendim

    si kshu, o ujku, po arti propagandistik ne Italine fashiste qe nga 1922-shi e ne Gjermanine naziste nga 33-shi, kot te duken?! Keto jane vetem shembuj nga totalitarizmi, por mos kujto se nuk ka egzistuar arti si mjet propagande edhe ne shtetet e tjera perendimore…

  137. ujku i zi thotë:

    22 January 2008 @ 1:05 am

    Lostt, ke te drejte per italine dhe gjermanine e para luftes se dyte. Porse ne menyren me te ndergjegjsme ideja se arti modern duhet ti neshtrohet ideologjise (revolucionit) e ka prejardhjen nga Bashkimi Sovjetik gjithesesi.

  138. Dori thotë:

    22 January 2008 @ 1:08 am

    Lost ja disa shembuj nga ShBA (në këtë rast s’është regjim totalitar por prapë për propagandë përdoreshin).

  139. Parrulla Armiqesore thotë:

    22 January 2008 @ 1:12 am

    tro .. kam frike se ajo e imja do perfundoj ne nje superbluajtje alla dissertation … ma pe i cik Taren se nga aty e huazova kete frymen e fshirjes nga memoria kolektive.

  140. losttext thotë:

    22 January 2008 @ 1:14 am

    Pak rendesi ka nga e ka prejardhjen ajo ide qe thua, ujku; arti eshte perdorur ne te gjitha koherat e ne te gjitha regjimet si mjet propagandistik. Mendoj qe ndryshimi qe kerkon te vesh ne dukje qendron ke shkalla e ketij perdorimi…
    Dori, flm per linkun.

  141. Parrulla Armiqesore thotë:

    22 January 2008 @ 1:15 am

    pastaj cti bej un qe dhe kete diskutimin ketu e shoh nen ngjyrosjen e diskutimit per mozaikun dhe luaj avokatin e djallit per sport. dite pushimi, helbete edhe provokojme.

  142. ujku i zi thotë:

    22 January 2008 @ 1:25 am

    Lostt, ne asnje nga keto vende nuk eshte bere nje debat per artin ne sherbim te ideologjise si ne Bashkimin Sovjetik, perkundrazi ne perendim eshte refuzuar edhe nga artiste me ide te majta qe perkrahen revolucionin Bolshevik. Ato qe ka vene Dori aty, jane njohur per ate qe kan qene, kurse ne BS nuk e dalloje dot artin e vertet nga ai propagandistik pikerisht per kete arsye, sepse ka qene qellimisht i tille. Kur i kemi huazuar ne ato lloj idesh per artin (socrealist) kishte kohe qe ishin bere klishe. E vetmja vlere qe ato kane eshte ne dhunen psikologjike qe ato kane dashur te percojne, sepse jane bere pjese e etnografise tone gati gati (nacionalsocializmi) dhe prandaj ke njerez ketu qe i mbrojne ende. Nuk eshte thjeshte nostalgji.

  143. tropizma thotë:

    22 January 2008 @ 1:29 am

    Ne fakt Parrulla nga Tare veshtire se mbaj mend gje se nuk i erdhi shume rradha dhe per me teper ata flisnin shume shpesh ne te njejten kohe e s’degjohej asgje - ishte debat i veshtire per t’u ndjekur. Miiiiiire dizertacioni, me shume interes - po dije qe me ate komentin per fotot me tremb pak, e shpresoj qe analiza jote te mos bazohet shume mbi qendrime te tilla. Se nuk eshte puna te duken a te zhduken - eshte ku e si te duken.

    Sa per perendimin propagandistik, ju te Amerikes mendoni posterat e L2B, apo afresket e New Deal-it, qe me propadange s’behej (arti njudillist ishte pak kusho me socrealizmin them une).

  144. ujku i zi thotë:

    22 January 2008 @ 1:36 am

    Tropo, ishte shume kusho jo pak, por nuk u perqafua asnjehere nge artiste te mirefillte!

  145. Peshku Fluturues thotë:

    22 January 2008 @ 1:43 am

    Cuna dhe goca, ju falenderoj te gjitheve dhe edhe per mua ishte kenaqesi.
    Idrisi qe ankohej se artikullit i kam shtuar gjera vete mund te qetesohet. Artikulli eshte botuar ne NG. October 1980. Meqe ne Amerike nuk te ndalon njeri te lexosh revista te huaja shko dhe lexoje vete ne biblioteke.

    E verteta eshte se per nje aresye teknike nga artikulli mungon nje pjese. Nuk po e sjell te gjithen se me duket tani si kofini pas te vjelit, por po sjell vetem nje “kapitull” qe per mua ishte me i bukuri i shkrimit dhe qe flet per Tiranen.

    POLIC TRAFIKU PA TRAFIK

    Jeta ne Tirane sillet verdalle sheshit Skenderbe, rreth monumentit te nje heroi te shekullit te 15-te qe luftoi kunder Perandorise otomane. Perballe i rri Pallati i Kultures ashtu sic i rrine edhe disa ndertesa te tjera te kohes se mbretit Zog qe mbreteroi ne fund te viteve 20 e fillimin e viteve 30. Ne nje nga keto shtepi-zyra eshte strehuar sot revista humoristike “Hosteni, nje ndertese tjeter qe dikur ka qene ndertesa e vjeter e Parlamentit tani eshte bere Teater Kukullash.
    Per nje kilometer qe nga Sheshi Skenderbe shtrihet Bulevardi Deshmoret e Kombit, ne anet e te cilit qendrojne dy statuja te medha te Leninit e te Stalinit, Komiteti Qendror i Partise, ministrite kryesore dhe stadiumi i futbollit. Pak pas mesdites sheshi duket krejt i shkrete: nje makine zyrtare, ndoca bicikleta e nje tufe grash te vjetra qe fshine rrugen. Megjithate, ne qender te sheshit, nje polic drejton trafikun me nje qendrim solemn.
    Shqiperia nuk i lejon makinat private, dhe kryeqyteti ka vetem nje dore taksish, te gjitha prone e shtetit. Pjesa me e madhe e tyre qendrojne te rreshtuara buze sheshit.
    Ne ndaluam para Hotel Dajtit, te ndertuar nga italianet ne fillim te viteve 40, kur Bulevardi quhej Rruga Savoja. Eshte nje nga dy hotelet e Tiranes ku rrine te huajt dhe ku shqiptaret nuk jane te lejuar te qendrojne.
    Ballkoni im ishte i zbukuruar me nje qilim te mrekullueshem. Ne dyqanin ne lobi, ky qilim shitej me 20$ metri katror. Ndeza televizorin ne dhome dhe kerkova kanalet, por nuk gjeta asgje vec atij shqiptar. Studjova pasqyrat e shtypit qe i kishin vendosur mbi nje tavoline gjigande ne holl dhe ndalova per nje cast para grumbullit te gazetave: Revista “Shqiperia e Re”, gazeta e Partise “Zeri i popullit”, dhe disa gazeta te tjera te gjitha me te njejten permbajtje. Libra te Enver Hoxhes gjeje plot ne gjuhe te ndryshme – por as edhe nje liber, reviste apo gazete te huaj. Dukej sikur pjesa tjeter e botes nuk ekzistonte.
    Duke dale ne mbremje nga hoteli, mora rrugen per ne Sheshin Skenderbe. O Zot cfare ndryshimi!!! Dukej sikur gjysma e popullates 200.000 -she te Tiranes ishte mbledhur aty pas pune.Disa shetisnin me hapa te vegjel si te ishin duke ecur ne park e jo ne mes te bulevardit, te tjeret bisedonin te mbledhur ne grupe te vogla, ose mblidheshin rreth kioskave per te blere cigare shqiptare, ndonje pije jo alkolike apo edhe ndonje gazete.Djemte flirtonin me vajzat e reja. Prinderit canin per nga Pallati i Kultures per te pare ndonje koncert, drame apo ekspozite, ndersa studentet mbushnin Librarine Kombetare. Dhe midis ketij kaosi te sheshit mbushur me autobusa, bicikleta dhe kembesore, polici kembengules vazhdonte akoma si nje bari i mire te drejtonte trafikun me fershellimat e bilbilit.
    Per rreth dy ore zemra e Tiranes u mbush me jete, dhe pastaj ra perseri ne heshtje. Edhe polici i trafikut, pushoi se reni bilbilit dhe iku ne shtepi.

    P.S per Emigrantin

    Hai-Ku

    Kaloi mesnata
    Pere Buzederri vazhdon te na shpjegoje
    golat e Brazilit
    e cigare s’ka me asnjeri

  146. tropizma thotë:

    22 January 2008 @ 1:46 am

    PA se harrova - keto foto me siper patjeter qe komunikojne me mozaikun, jane ato gjera qe e kundershtojne ate, qe komunikojne me te, me te verteten e lavdishme historike qe ai rreket te paraqese - jane ajo riparje e historise qe s’e bejne dot tryezat burrerrore-kendezore. Madje keshtu te vogla perballe monumentalitetit te mozaikut sikur ja gjunjezojne monumentalizmin dhe atij. Prandaj ajo avokatia jote djallore eshte me e dhimbshme se fotot dhe mozaiku se bashku, sepse eshte tallese, sepse eshte krahasim i padrejte mes efektit te se vertetes se vobekte dhe genjeshtres monumentale. (Nonsensi i debatit te mozaikut per mua eshte ky: nuk mund te presim qe reflektimi historik te ngelet krejtesisht gjuhesor e individual, nderkohe qe genjeshtrat historike te kene krejt perparesine vizuale dhe publike.)

    Une do te kisha dashur shume edhe nje foto te atij perkthyesit, personazhit kryesor te reportazhit.

    PF, edhe une kam harruar te te falenderoj per mundin dhe perkthimin e kujdesshem.

  147. Arbeni thotë:

    22 January 2008 @ 2:27 am

    Kjo eshte shume e bukur
    http://www.youtube.com/watch?v=S6Pb_dW6ML8

    Disa krijime nga nga fondi “klasik” i fonotekes sone per femije e te rritur.

    Xhepi im i vogel,
    c’fare kerkon nga mua?
    Nje shami te vogel ,
    per hundet e tua.

    Une e dua babin tim
    se punon ne ndertim
    kur te ritem edhe una
    si babi do bej puna

    Babi im eshte minator
    pistoleten mban ne dore
    veshur kominoshe
    ngjyra kalteroshe

    Mace mace pis pis pis
    c’ka dollapi qe leviz
    eshte miu kacamiu
    gjitha pjatat i lepiu…

    Karamele zana vine nga Tirana
    Nga tirana peshkopi
    ca numri do ti
    un dua treshin
    macja kapi veshin
    veshi u kput
    macja ra ne lluc
    treni kaloi
    macja shpetoi

    Shiu shiu lagashiu
    vajti plaka ne mulliu
    poqi 2 kulac me hi.

    nje e poqi nje e dogji
    nje e hengri megjith zogji

    ja na erdhi viti i ri,
    sa jam i gezuar
    por si nune dhe cdo femije
    kam per ta festuar.

    O cun makarun laje b….n me sapun.
    me sapun kavaje,
    laje b….n laje.

    e stadiumi via via
    Lun Enveri dhe Nexhmia
    Gjuan Enveri Pret Nexhmia
    Fishkellen Ramiz Alia.

    Nga ajo e viteve te Demokracise,

    O Sali, Sali Berisha,
    Na mesove me dy gishta,
    Kur te rritem edhe pak,
    Do te behem demokrat.

  148. losttext thotë:

    22 January 2008 @ 2:38 am

    Nonsensi i debatit te mozaikut per mua eshte ky: nuk mund te presim qe reflektimi historik te ngelet krejtesisht gjuhesor e individual, nderkohe qe genjeshtrat historike te kene krejt perparesine vizuale dhe publike.

    Mire e ke tropizme, por nonsensi nuk qendron thjesht aty ku thua, sepse reflektimi historik, i sjelle si perligjje e mbajtjes se mozaikut, kerkohet te argumentohet edhe nga premisat e nje mbeshtetjeje kolektive,artistike dhe sigurisht, historike.

  149. Nati thotë:

    22 January 2008 @ 3:00 am

    Te gjitha diskutimet ktu te peshku zhvillohen ne forme te nje dialogu mes te abonuarve (regulars), me ndonje postim aty-ketu te te pa-abonuarve, te cileve nuk ua fershellen njeri. Pa harruar edhe nderhyrjet e zellshme “balancuese” te fosileve te real-socit.
    Postohet nje artikull jashtezakonisht interesant, qe eshte nje rast i volitshem per te bere nje analize te thelle te popullit tone dhe historise se tij, si dhe per te nxjerre konkluzione te vyera dhe shumica e ketyre flasin per trahana e budallalliqe. Kjo ma forcon bindjen se arsyeja kryesore pse shqiptaret jane ne kete gjendje qe jane eshte indiferenca dhe miopia per te pare thelbin e ceshtjeve jetike. Se, helbete, mendje e ushqyer me trahana…

  150. ujku i zi thotë:

    22 January 2008 @ 3:02 am

    reflektimi historik, i sjelle si perligjje e mbajtjes se mozaikut, kerkohet te argumentohet edhe nga premisat e nje mbeshtetjeje kolektive,artistike dhe sigurisht, historike

    Lostt, kam pershtypjen qe shume njerez jane konfuz ne kuprimin qe i japin historise dhe memories. Jan dy gjera krejt te ndryshme. Mozaiku ka vlere ne rrafshin e memories, por nuk ka asnje vlere historike. Historianet jane ne kete debat aksidental, ose te implikuar nga nje keqkuptim i madh.

  151. minatori thotë:

    22 January 2008 @ 3:25 am

    Kjo lidhja me mozaikun me duket e sforcuar. Nuk ka pse kur diskutohet e kaluara ta fusim gjithmone ne te njejten kuti. Ka kuti per angazhimin kritik me trashegimine vizuale/fizike, ka kuti per biseda spontane sic ishte kjo, qe duhet thene ishte shume, shume me e kendshme se ajo e mozaikut. Mbi te gjitha, ishte njerezore. Vuajme pak nga mania per te gjetur arsyen e simptomes, ngaqe jemi me kaq probleme, nderkohe qe nuk mu duk se perpjekja tek ky diskutim ishte analitike. Keshtu, Nati, e bukura e peshkut eshte qe nuk ka “one size fits all.” Gjen cfare te duash ketu.

    PS. tironso, me ke shkatarru me seksapilat ;) dhe elecrik blue-ne (ah, sllavi, sa dem ka bere neper shtepiat e viteve ‘80 … )

  152. Cheney thotë:

    22 January 2008 @ 3:26 am

    Qenkeni kenaqur qerratenj..

  153. losttext thotë:

    22 January 2008 @ 3:27 am

    Mozaiku ka vlere ne rrafshin e memories, por nuk ka asnje vlere historike.

    Nuk e kuptoj tamam kete vleren ne rrafshin e memorjes, ujku… sepse kur vjen puna ke kujtesa, ajo punon/ka vlere ne te dy anet kunderthenese.

    Nga ana tjeter, mozaiku mund te kete nje vlere historike te caktuar, jo ate kumt qe metonte te perconte gjate regjimit, por nje lloj anti-vlere si te thuash, qe percon groteskun e po atij regjimi.

    Por shpirti i shqiptarit eshte i baterdisur nga shkuljet, terheqjet, tehollimet, mungesat dhe angushtite qe i shkaktohen cdo dite; te kjo teme ne qeshim e kujtojme me nostalgji gjellet e ritualet e komunizmit, por baterdisja shpirterore qe verejme sot, eshte e tille sepse ne thelb njeriu fringo i ri i komunizmit u percudnua dhe largua nga tharmi i ndjesive humane qe emancipojne nje shoqeri, per t`u denigruar ne percues kallp te ideologjise ultra-staliniste.

    Gjithashtu, te mos harrojme se me sa lehtesi dhe leverdi eshte perdorur prej regjimit patriotizmi i shqiptareve; e pra, sot patriotizmi nuk besoj se matet (vetem) me mbrojtjen e monumenteve dhe shenjave te diktatures se proletariatit. Ne mund te perdridhemi nga te duam, dhe t`i interpretojme keto shenja si te na e doja e shumengjyrta zemer, por riperteritja e shoqerise shqiptare kerkon vepra qe e ndihin ate, dhe nuk mendoj se nje nga keto do ishte mozaiku ne fjale, cfaredo vlere te gjejne te zellshmit ne te.

    Nati, je i mirepritur te kontribuosh tenden ne kete mes te peshkut.

  154. Blendi thotë:

    22 January 2008 @ 3:28 am

    Aksidentalisht kam lene jashte botimit pjesen qe me takonte mua per ta pekthyer, qe e shtova tani, :( eshte pjsa ku fotografite rrallohen, midis atij flamurtarit te kooperatives dhe fotos ORGANIZIM. Kjo pjese eshte shume thelbesore per artikullin, flet per Tiranen, jeten sociale, bllokaden dhe gjendjen ekonomike…

    “Fragmenti i humbur per fajin tim”

    Kopi Kycyku me pershendeti ne turqisht. Anetar i zyres se Pritjes ne Ministrine e Puneve te Jashteme, ai do ti sillte cdo mengjes shoqerues-perkthyesit tim, planin e levizjeve te mia ditore. Tani me sillte nje eskpres, shpejtonte formalitet dhe me drejtoi nga nje fiat polak per atrrugen gjys-oreshe per ne kryeqyteitn Tirane. Pergjate rruges brigada me fshatare ngrinin kokat nga puna ne fushat. Por pati fare pak trafik rruges.

    POLIC TRAFIKU PA TRAFIK

    Jeta ne Tirane rrotullohet rreth Sheshit Skenderbej, me monumentin kushtuar heroit te shekullit XV qe luftoi Perandorine Osmane. Pallati modern i kultures eshte perballe sheshit, sikunder jane disa ndertesa mbreterore te Mbretit Zog, qe sundoi ne fund te viteve 1920 dhe vitet 1930. Njera nga keto ndertesa eshte shtepia e revistes satirike Hosteni, nje tjeter, ndertesa e vjeter e parlamentit, eshte Teatri i Kukullave.

    Pergjate nje kilometri nga Sheshi Skenderbej tek Sheshi Univesitar shtrihet bulevardi Deshmoret e Kombit, me monumentet e Leninit dhe Stalinit si spaleta, Komitetin Qendror, ministrite kryesore dhe stadjumin e futbollit. ne pasditen e hershme Bulevardi ngjan i braktisur; nje makine zyrtare, nje makine ushtarake, nje autobuz, ca bicikleta, nje grup plakash qe fshijne rrugen. E megjithate ne qender te sheshit qendron nje polic qe drejton trafikun solemnisht.

    Shqiperia nuk i lejon makinat private, dhe kryeqyteti ka vetem ca taksi, te gjitha te shtetit. Shumica e tyre ishin parkuar ne rresht ne ndane sheshit. Shqiptaret i perdorin rralle. Hapem krahun tek Hotel Dajti, ndertuar nga italianet ne fillimvitet 1940 kur bulevardi quhej Viale Savoi. Eshte njeri prej dy hoteleve per te huajt ne Tirane dhe vendasit nuk mund te bujtin ketu. Dhoma ime me ballkon zbukurohej nga nje qilim i mrekullueshem. Poshte, ne dyqanin e suvenireve (Valuta) i tille qilim shitej me 20 dollare metri katror. Kontrollova dhomen e televizorit, vetem programe te brendshme. Studjova ca deklarata per shtyp ne te hapura mbi nje tavoline ne hollin e madh dhe ndala para nje tende botimesh, revista Shqiperia e Re, Zeri i poullit, gazeta e partise dhe nje permbledhje e shtypitte perditshem shqiptar, te gjitha me permbajtje te ngjashme. Libra te Enver Hoxhes ishin ne shitje ne gjuhe te ndryshme - por asnje gazete e huaj, reviste a liber. Ishte sikur bota jashte te mos egzistonte.
    Duke dale nga hoteli ne muzg shkova serish tek Sheshi Skenderbej. Cfare ndryshimi! Dukej sikur gjysma e qytetit prej 200,000 banoreosh ishin takuar atje pas pune. Disa benin xhiron pergjate bulverdit Stalin, te tjere bisedonin ne grupe te vogla, grumbulloheshin rreth kioskave per te blere cigare shqiptare, aranxhata apo gazeta. Djemte dhe vajzat flirtonin. Prinderit drejtoheshin tek Pallati i Kultires per nje koncert, shfaqje, ndersa studentet mbushnin Biblioteken Kombetare. Dhe ne mes te koausit te autobuzeve, bicikletave dhe kembesoreve, polici me ferrshellima birbili bente bariun e trafikut.
    Per nja dy ore zemra e Tiranes pomponte me jete, pastaj ra ne qetesi serish. Edhe polici i trafikut kishte shkuar ne shtepi.

    KOMBI DENON GJIGANDET “REVIZIONISTE”

    Mengjesin e se nersermes Bashkim Babani, guida dhe perkthyesi im, nje burre i imet ne mes te te tridhjetave me soditi Pallatin e Kultures. Shqiptaret jane shume krenare per kete ndertese te nisur nga ruset dhe te lene pergjysem kur ata u larguan nga vendi me 1961 per shkak te ndarjes ideologjike. Me thote guida, “Revizionistet dhe imperialistet Sovjetike na i prene te gjithe ndihmat dhe na vune bllokade duke menduar se ne do mbaronim shpejt. Por ne i mobilizuam forcat dhe e mbaruam ndertesen. Qe sot qendron si simbol i triumfit tone.”
    Pasi u nda me “Grupine tradhetareve te Hrushovit,” Hoxha u kthye nga armiku i hidhur i Bashkimit Sovjetik, Kina e Mao Cedunit.
    Shqiperia u be mikja me e mire e Kines, mbrojtesja e saj ne Kombet e bashkuara dhe mori midis nje dhe dy miljard dollare ndihma. Kjo zgjati deri me 1978 kur afrimi i Kines me “imperialistet” amerikane dhe “revizionistet” jugosllave e theu “miqesine e perjeteshme.” Duke shpallur se shikonin pas buzeqeshjve hipokrite te pasuesve te Maos “tradhetine e atij qe te vret naten dhe te qan diten,” Shqiperia tani mbetej fanari i vetem i “Marksizem-Leninizmit te vertete.”
    Nga do kthehej Shqiperia kesaj here?
    Nga Tirana deri ne fshatin me te humbur, mbi ndertesa, fabrika e shkolla e kooperativa, slloganet ta japin pergjigjen.
    Nje banderole ne Sheshin skenderbej shkruan:
    “Pa ndihma te huaja dhe hua nga jashtem ne mbeshtetemi teresisht ne forcat tona.” Tek bashkia e vjeter: “Do ta thyejme bllokaden dhe rrethimin e imperializmit dhe revizionizmit.” Mbi zyren e Kryeminstrit; “Rrofte pushteti popullor”. Nje klase e gjuheve te huaja i studjon slloganet e Enver Hoxhes ne anglisht “Let us build socialism with a pick in one hand and a rifle in the other.”
    Duke sfiduar boten - duke pare veten kunder gjigandit Kinez dhe e kercenuar nga B.S. dhe satelitet e tij ne bllokun lindor; e friguar dhe dyshuese ndaj Jugosllavise fqinje dhe Greqia dhe Perendimi - Shqiperia lilipute do ia dale mbane vetem.
    Por a ia arrin dot?
    Duke mobilizuar prodhimin fabrikat shpesh punojne me tre turne per te perdorur makinerite 24 ore ne dite. I pashe traktoret qe punonin tokat naten me fenere, dhe pastaj transportoheshin me kamione ne komplekse te tjere per plugimin e mengjesit. Si pjese e ketij “revoluioni teknologjik” disa inxhiniere, teknike dhe punetore i shtonin ca ore te tjera tetoreshit, duke e zgjatur keshtu javen 48 oreshe, 6 diteshe te punes.
    “Ju paguajne me shume per kohen shtese?” Pyetem nje punetor ne Tirane qe prodhonte pjese kembimi per traktore.
    “Jo, nuk kerkojme. Ne dalim vullnetare sepse ne besojme se kjo pune eshte menyra per te thyer Bllokaden. Ky shpirt revolucionar do te na coje ne fitore.”
    mark Toma doli ne pension kur ishte 60 vjec, vite me pare, por tani eshte kthyer te punoje tek e njejta fabrike.
    “Ne jemi te perkushtuar dhe kotribuojme per te arritur qellimin e te berit te ekonomise sone pa ndihme nga jashte. Jam ende i forte. Nuk rri dot duarkryq kur i gjithe kombi perpiqet.”
    A merr rroge?
    “Kam pensionin.”
    Administrata, studentet dhe deri tek zyrtaret e partise punojne nje muaj ne vit ne fabrika ose ferma kooperativiste.
    Brigadat punetore garojne per te kapercyer normat e prodhimit. Kjo u jep shperblime ne forme medaliesh, lavderimesh dhe dite pushimi me shume ne kampet e pushimit. Stendat jane te mbushura me flete rrufe, qe kane per qellim te permiresojne moralin dhe prodhimit nepermjet “autokritikes”.
    Ne uzinen Enver ne Tirane, kolegut tim Sami Kohen i paten treguar me krenari traktorin e pare shqiptar. Kur kinezet nderprene ndihmen ata lane kete fabrike, nje dige hidocentrali dhe te tjera projekte te medha pa perfunduar.
    “Tekniket kineze moren me vete edhe planet,” me thote menaxheri me zemerim. “Pastaj u perpoqen ta sabotonin kombinatin duke refuzuar te dergojne makinerite e nevojshme. Por ne e perfunduam dhe makinerite i morem nga vende te tjere. Jo si ndihme te huaj apo hua. Patem boll ndihmash te tilla nga ruset dhe kinezet. nese kemi nevoje per dicka e blejme nga cilido vend - me para. Ose me tregeti. Ne kete menyre ruajme pavaresine.”
    Ne fakt Kushtetuta Shqiptare e vitit 1976 e ndalon kreditin e huaj, duke ndaluar keshtu huate bankare nga Lindja apo Perendimi.

    JETOJME MIRE, SHQIPTARÇE

    Pak vende te tjera do kishin zgjedhur kete menyre te veshtire drejt zhvillimit. Por Shqiperia udhehiqet nga nje dore e hekurt. Dhe shqiptaret jane mesuar te mos kene. Vuajtje nga termetet dhe permbytjet ndoqen horroret e luftes. kur u larguan ruset, nje thatesire e zgjatur ngriti mundesine e urise, shume komoditete u ngushtuan.
    Sot, ama Shqiperia eshte larg prosperitetit, nuk ka mungesa serioze dhe as racione. Njerezit vishen thjeshte, por asnje nuk eshte me lecka. Familjet jetojn ne apartamente te vegjel dhe shtepiza, te mobiluara varfer ne krahasim me standartet perendimore. Por ne krahasim me mizerjen e djeshme, shqiptaret nuk vene ne dyshim se jane me mire. Dhe krenohen me vullnetin per te mbijetuar ne menyren e tyre. “Ne edhe bar do hame dhe doren imperialisteve nuk do tua shtrijme.”
    “Kemi kaluar dite te veshtira” i tha 71 vjecari Kristo Teodori Sami Kohenit, gjate nje vizite ne Kooperativen e Finiqit ne Shqiperine e Jugut. Une e kam kaluar rinine ne mizerje, ja ne keto fusha. Punoja fort per pronaret e tokes, e mezi rronim, sot fale Enver Hoxhes, jetojme mire.”
    Plaku e ndan nje shtepi me tre hapsira me te birin Jorgo, 47 vjecar, nusen e djalit dhe te motren e saj. Duke pire kafe turke dhe konjak, ai tha se kooperativa sot perbehej nga 17 fshatra me mbi 8000 banore dhe 3400 hektare toke qe prodhojne grure, miser, oriz, pambuk, zarzavate, fruta derra dhe lope. Para “clirimit: kjo ishte 80% kenete.
    Toka i perket shtetit, shtepite veglat dhe fara i perkasin kooperatives, dhe secili fermer merr nje pjese te prodhimit. Shitjet e prodhimit shtese sherbejne per te mbajytur nje qender mjekesore, shkolla, dyqane, kinema dhe kende sportive. Tre te punesuarit e familjes fitojne mjaft per gjerat kryesore dhe kjo e lejon Kristo Teodorin te shpenzoje nje pjese te pensionit te tij prej 420 lekesh ne muaj ($85) per te blere cigare dhe konjak. “E quaj dhurate nga Enver Hoxha.”

  155. toni thotë:

    22 January 2008 @ 4:01 am

    artikul interesant dhe po aq interesante dhe komentet, nuk i lexova sot te gjitha por do i lexoj. te gjitha keto ekserienca i kam kaluar, duke qe se ishim familje privilegjuar, kishim dush me vajguri e jo kanoce i tjeret, kisha televizor iliria dhe kanoce per te mar jugosllavin, buken e haja me sheqer dhe me vaj jo me uj si tjeret, edhe ato nje pal pantallone te shkutra per behar i kisha te bera me porosi jo te dyqanit si populli thjesh. eh sa te mira kemi pasur ne atekoh

  156. ujku i zi thotë:

    22 January 2008 @ 4:27 am

    Lostt, me pelqeu ajo qe shkruajte, dhe nuk eshte larg nga ajo se si e shoh une kete. Ajo qe desha te them gjithashtu eshte se mozaiku nuk eshte artefakt historik. Vlera e tij historike (nese ka) si brenda muzeut dhe jashte muzeut nuk ndryshon.Te gjitha gjerat per te jane te dokumentuara tashme. Kurse problemi i memories ne qytet eshte me i komplikuar. Ne i perdorim objektet dhe artefaktet ne qyetet jo vetem per te interpretuar vlera pozitive apo negative, por edhe per te kuptuar se perse disa gjera jane ashtu sic jane - jane orientuese edhe ne dimensionin kohe. Qyteti ka nje shtresezim vlerash, dhe ne nje lloj kuptimi eshte nje muze i gjalle - sigurisht me vlera edukative dhe jo te perdoret per trushpelarje. Pra dhe nderhyrjet ne te duhet te jene te kujdesshme. Por une nuk e shoh rolin e mirefillte e historianit ketu. Sigurisht ata kane te drejten per te folur si c’do qytetar, por argumenti historik ne rastin ne fjale mua me duket pa vend. Thjeshte ka qelluar qe mozaiku te jete pjese e muzeut historik, por kjo nuk ndryshon shume.

  157. toko thotë:

    22 January 2008 @ 5:00 am

    Mendoj si ceshtja e mozakut si dhe debatet ketu kane nje qellim. Trashigimine nga e kalaura. Cfare te trashigojme dhe cfare te leme menjane si jo te vlefshme. Dhe propaganda eshte pjese e ketij debati.
    Duhet te pranojme qe cdo komb ben propagande dhe shteti sado demokratik te jete nuk ka liri dhe demokraci te plote. Por ne ndryshim nga shtet e tjera te zhvilluara ne nuk ndajme dot propaganden kombetare, nga propaganda bredna vendit. Qe ka propagande ne perendim kjo nuk diskutohet Mjafton te kujtojme “Uncle Sam Want You ” gjate luftes se dyte boterore, filmat me spiune ruse e amerikane gjate luftes se ftohte, apo mrekullite e prendimit si fushe me lule, dhe luget e florinjta si kunderpergjigje e propagandes se lindjes ( te gjithe i kemi pare keto ne filmat te Italia, dhe realitetin kur vajtem vete ne Itali) propaganden amerikane per luften en Irak etj etj, por te gjitha keto jane ne prizmin kombetar, pra propagande e jashteme. Kur vjen puna per propagadnen e brendeshem vendet bejne dallim, ata mbeshtin ate propagande qe eshte ne favor te vendit, pavarsisht sa popullor eshte kjo propagande. Le te marim zezaket ne Amerike. Guxo te besh nje film kunder zezakeve, apo nje pikture me litar ne forme laku, perkundrazi cdo film duhet te trajtoj ne menyre pozitive ( si persozhet e realizmit soc) zezaket. Perse? Sepse ky eshte nje problem per ameriken, dhe propaganda perpiqet e ndihmon kete problem. Ngrihu e gjyko se Jugu ne luften civile ishte i keq armik i amerikes. Nuk e thua dot ne fakt trajtohet lufta civile si lufte midis ideve, por nderohen si luftetaret e jugut ashtu dhea ta te veriut qe u vrane ne ate lufte. Perse? Sepse bashkimi i amerikes eshte me i rendesishme se sa kush ka te drejte e kush ka gabim, sepse ka rendesi qe njerezit te nderohen per idealet qe luftojne pavarsisht se idelaet e tyre mund te jene edhe te gabuar. Eshte porpagande.
    Kete mendoj se ne nuk e kuptojme. Porpaganda e punes, perse duhej hequr nga rradhet e porpagandes sone? Sepse ishte komuniste?.Kishte kjo vale kaq rendesi se sa rendesia qe njerezit te mesohen te jetojne me djersen e ballit dhe te besojne tek puna. Propaganda e punes vullnetare perse duhej hequr dhe me keq trajtuar si nje e keqe? Valle kishte me rendesi te shahej komunizmi per pune vullnetare me detyrim apo te shderohej puna vullnetare me detyrim ne pune vullnetare me vulnetarizem dhe me perfitime morale dhe personale te atyre qe mernin pjesene aksionet vullnetare. Edhe keto fotografite dhe diskutime tuaja ketu me duket me shume kane rendesite te bejne gallate dhe tallen dhe shajne komunizmin se sa te shikohen si mundesi per te rregulluar gjendjen ne shqiperi.Mos haroni nuk kemi as uje, as dirta, e as buke sepse e kemi pare dhe e shikojme te kaluaren si nje gallate, si nje arme per te share e ndyer cdo gje te saj. Mendoj se po te veme llogjiken mbi uretjen, realitin mbi endera, bashkmin mbi percarjen do te jemi shume me mire se sa ishim dhe kuptohet shume me mire se sa jemi.

  158. ujku i zi thotë:

    22 January 2008 @ 5:05 am

    Mos haroni nuk kemi as uje, as dirta, e as buke sepse e kemi pare dhe e shikojme te kaluaren si nje gallate, si nje arme per te share e ndyer cdo gje te saj.

    Eh mo Toko, ku te le ti te harrosh. Po qe nuk kishim edhe buke kete sot po e marr vesh!!!

  159. Idris thotë:

    22 January 2008 @ 7:05 am

    Te dy jeni “florij” dhe Ti blendi dhe ai qe beri shume mire qe e pruri,PF
    Jeni bere si anetaret e Byrose Politike qe moti qe e perseritni te njejten gje disa here.Te gjitha i kini prure qe ne fillim,po asnjehere nuk mbani mend sec keni prure …:D :D :D
    Kini prure nje gje te MADHE qe cuditerisht i shmangeni te gjithe.
    “KJO HISTORI le PLAGE te THELLA” dhe para kesaj dhe nje shprehje te nje diplomati ….”edhe une po te isha Shqiptare do isha dyshus” dhe e mbushni debatin me mendime disertacioni per shtresa fluide ne te menduar si UJKU e TROP.ose me “shqipo” lexojeni vete kete nick sa ju ka kuptuar…:D :D :D
    Nejse ..Ja ca thenie per trahanane:
    Lum kush shpiku terhane
    se shpetoi fukarane..H.Zyko Kamberi vjersha “trahanaja”
    Trahanaja der ne leme
    buke djathe deri preme…laberi
    Ajo buka e thare ne disa vende quhet PERVELAKE
    Pervelake pervelake
    te fryn faqe e mollaqe…Korce kufi me Skarparin.
    Desha te ndaj edhe me DORIN nje te qeshme .
    Per cilet femije e ke?
    Per te gruas se pare ,te dyte ,te trete apo te burrit te pare ,te dyte apo te trete…..apo kushedi nuk te kam kuptuar per cfare familje e ke fjalen?
    MONOGAME, apo nga ato qe u qajne hallin se si benin sex ?
    Ndoshta ke digjuar qe ka patur edhe GJYSHER e GJYSHE….:D :D :D :D

  160. Dori thotë:

    22 January 2008 @ 7:14 am

    Driso, ç’fëmijë ore? Sikur s’kam përmendur fëmijë a familje.

  161. Idris thotë:

    22 January 2008 @ 7:24 am

    Dori te kerkoj ndjese .ME FAL per nje keqkuptim NIKU.
    Fjala eshte per nje OLSI qe nuk e di pse e uroj dhe desheroj ta heqi ate B.
    Edhe njehere me fal se u bera dhe une si Pf dhe Admin….si ish anetar i
    Polit-Byrose me skleroze .

  162. Dori thotë:

    22 January 2008 @ 7:33 am

    Idris, pa qeder

  163. tropizma thotë:

    22 January 2008 @ 8:18 am

    O Idris, o axha i peshkut, o krypa e muhabetit, o mjalti i geshtenjes! Ta dish se kur shkruaj, sidomos ne keto temat pervelake, e kam ne nje cep te mendjes kujdesin te mos me zesh gafil ti. Idris, qe kundershtite i shpreh plot metafora e analogji, por analizat e plageve te medha i le pa i filluar akoma- po kujt ia le Idris, kujt ia le?

    Dhe me qe je shprehur ca here si lab, a mund te konfirmosh dhe ti, sic thote Fatmira Musaji (prof. as. dr.), qe edhe Kanuni i Leke Dukagjinit, dhe Kanuni i Skenderbeut dhe Kanuni i Laberise kishin te njejtin qendrim ndaj femres? FM sidoqofte shton qe ne fillim te shekullit XX Laberia u zbut ca, psh grate filluan te mos vriteshin me per tradheti e te siguronin ca te drejta trashegimie. Me duhet te ndaja me ju zbulimin e fundit, meqe turku permend vec Leken - dhe ne pergjithesi kete kane bere edhe studiuesit.

  164. Zana thotë:

    22 January 2008 @ 8:33 am

    Historikisht ne Shkoder ana katolike,vajza kishte te njejten te drejte ne trashigimine e pronave me te vellezeret.Kjo nuk me duket se ishte nga ana tjeter.

  165. tropizma thotë:

    22 January 2008 @ 8:49 am

    Zane, kjo qe thua ti eshte pak ndryshe, sepse ti po flet per te drejten kanonike e jo ate kanunore. Sidoqofte, sipas po te njejtit burim (Gruaja ne Shqiperi - 1912-1939 nga FM), te treja besimet fetare tek ne i jepnin femres te drejte trashegimie, ne ndryshim nga ndalimi ne te drejten zakonore. Musaji thote gjithashtu qe, nderkohe qe sheriati i lejonte femres te trashegonte si nga babai/familja aterore e si nga burri, kanoni katolik lejonte vetem trashegimin nga babai/familja aterore.

  166. Irisi thotë:

    22 January 2008 @ 11:18 am

    nje gjelle me nje ere shume te forte (qe nuk e mbaj mend cfare ka qene, si supe me duket) ne kopesht qe e benin cdo dite (shyqyr zotit mua prinderit me vune ne opsionin te mos haja ne kopesht)

    Une kam ndenjur shume pak ne kopesht me dreke, ndoshta nje muaj dy, po tani qe permende kete eren, akoma e ndjej :s Madje mbaj mend dhe fytyren e edukatores qe na vinte per te fjetur me zor ne dreke dhe une qe isha mesuar te mos flija ne dreke e urreja :(

  167. Tedi thotë:

    22 January 2008 @ 12:55 pm

    Mua me kujtohet soba e nxire gjithandej e gjyshes time , qe i kishte ngjitur kete semundje edhe murit ku mbeshtetej, apo tenxhereve qe qendronin mbite.
    Por sado e trishte ishte ajo panorame, une arome me te mire se ajo qe vinte prej atyre eneve, nuk e kam provuar kurre.

    Mall …per te qene edhe njehere i vogel

  168. Blendi thotë:

    22 January 2008 @ 1:37 pm

    O Z.Idris, te falenderoj per “vleresimin”. Antar Byroje nuk kam njohur nga afer, po besoj do kete pasur ndonje burre te mire dhe aty. Po e quaj “kompliment”. Po hej, thone perseritja eshte mema e dijes. Edhe ti e ke thene kete. Mosa jo ketu te peshku po e ke thene.

    Tani per artikullin e NG. Te thom une tyja, eshte krejt i balancuar. Nje fotografi e kohes, mund te quhet. Thuame ti, ku qendron e keqja ne kete? E ketu nuk behet fjale per te shtremberuar ndonje te vertete. Po jemi njerez harraqe, dhe ky artikull eshte sikur te hapesh albumin e fotografive te vjetra familjare.

    Eshte e shendetshme kujtesa!?

  169. olsib thotë:

    22 January 2008 @ 3:35 pm

    E kisha fjalen per te gjithe femijet shqiptare te se ardhmes, Idris.
    E ndoqe dokumentarin qe keshillova?

    Persa i perket anes pamore te propogandes, mendoj se ne mes te te keqes, jane me te vertete nje pjese shume interesante e shprehjes se popullit tone gjate diktatures. E kam fjalen per aspektin grafik, fontet e perdorura, simbolet e stilizuara, konceptin. Jane shume interesante.

    Mund te konsiderohen, per mendimin tim, si veprat e para te konsoliduara te dizajnit grafik kontemporan shqiptar.

    Megjithese nuk duhet harruar edhe propaganda partizane e gjate luftes e cila beri te lindnin logo si “Zeri i Popullit” etj apo edhe me pas, logo si Bashkimi, Hosteni apo edhe “Gjalp”. I mbani mend? Ishin kryesisht te influencuara nga grafika fashiste dhe me pas nga ajo e kampit lindor.

    Mendoj se edhe pse me vonese, do ishte mire dhe korrekte qe perkthimet e fundit te “Peshkut Fluturues” dhe Blendit t’i shtoheshin artikullit dhe ta plotesonin ate. Do te doja gjithashtu te sinjalizoja se fotoja “me karroce” mbulon nje pjese te shkrimit dhe del ne te majte te artikullit.

  170. Idris thotë:

    22 January 2008 @ 5:30 pm

    Uau.Sa armik paskam qene.Tani ne mengjes me oren e Amerikes e pashe.
    I nderuar Blendi!
    Hera e pare qe ndoshta kam deshire te shkruaj pak me seriozitet para penave si Ju e TROPIZMA qe gjithsesi jane shume here me lart se sa une.
    Eshte nje artikull qe me gjith mend te le mbresa per kohen qe eshte shkruajtur.Kapja e plotsimi i problemeve me fakte nga jeta personale e beri ate qe te ishte me te vertete nje CESHTJE SINQERITETI e NOSTALGJIE.Personazhi kryesor i prurjeve ishte vete JETA REALE pa “peshtyre asnjeri ne fytyren e tij”.
    Te lutem lexo me vemendje ,cdo fakt i vjeter aspak perbuzes,me humor te kendshem,njerezor,ashtu sic qeme ,pa stisje e shitje,pa superkomente e analiza mozaikesh,plot ngjyra e relax, deri sa ….filluan shenjat e para te daljes nga vetvetja dhe kalimin nga “Njeriu i RI ” ne “Njeriun Imagjinar” ose Fantast si gjithnje “antikomunistet e oreve te para”.
    Lexoi percapjet filosofike te” UJKUT” dhe urimet per disertacion te TROPIT?????? Duket sikur bejne gare te kercimit me shkop,se kush kap lartesi….por per fat te tyre jo te mire …me shkop te kalbur,…..
    lexo sidomos interpetimin “gjenial” te Ujkut te ores 1:25..
    Per te mos fole per prurje bajate nga “Nata” qe si peshtyres i kualifuikuar gjeti teren te hedhe nje dore krype ne trahana…
    Keto i prishen te gjithe shijen “Trahanase” dher Pervelakes dhe si gjithnje ne ZBRAZESIRE filluan interpetime
    ___pa i ditur kuptimin ose me kuptime te mbartura,___________per familjen ,sexin ,mozaiket,trushpelarjen,makinat karrocat qerpicet e Mixhes,kanunet e kodet,patriotizma ,e ku di une duke e shtyre edhe kete prurje ne mocalin e thenieve pa shije….
    Shpreha kete qendrim personal sepse si studiuesit ose disertantet brenda artikullit ka me te vertete thenie MOZAIK ku nje pjese qe pretendojne (dhe ndoshta behen per te mire te vendit)te arrijne dhe jo te katandisen ne “muratore e filosofe bojaxhij”.
    Askujt si pelqyen perfundimet per Kanunet qe bente prurja por nuk ka perse te analizoheshin per drejtimin qe mori debati kendshem .
    Askujt nuk i beri pershtypje -mosekzistenca e Shqiprise me vete,por vetem pushtime dhe me te vertete ne kete situate relaxi nuk e kishin vend ketu.
    Askush su mor me shprehjen e thelbit te shqiptarit”…keto histori lene plage te thella” dhe per mua ben shume mire qe u shmangen sepse e para s’kane nivel dhe ndoshta ndoshta i duhet futur me shume dashuri….
    E ja keshtu i dashur Blendi,them se per ta perfunduar me pak mjalte nga shtrati i temes se prure kujtoj me nostalgji
    futjen e trendelines ne rrobat e lara me finje,qe zbardhnin nga duart e arta te memave tona dhe me ate arome te pakrahasueshme me lloj lloj …”OVSKI”,pa kujtuar asnjehere asnje SHPULLE e BERJE SEX te tyre ne syte tane ne familjen time por besoj ne 99% te familjeve te pastra shqiptare ku dhe burri nuk xhvishej KURRE para gruas.

  171. Ec mo!! thotë:

    22 January 2008 @ 6:24 pm

    Une me medjen time jam qe ne ose populli yne ishte me popull dhe me afer me njeri-tjetrin ne ate kohe sesa sot. Ishim me shqipetar ne ate kohe sesa sot, dje kishim parrullen te shkaterrojme bllokaden, sot te shkaterrojme komunizmin ( mbas 17 vjetesh) me pelqen shpirti qe kemi pasur ne ate kohe ( nuk po them qe me pelqen qe te rikthehemi ne ate kohe) , sepse atehere njerezit beheshin copa per te ecur para, po sot??, behen copa per te pare tjetrin keq, sepse te tere kemi degjuar kur thone: U bo ky, deri dje ishte keshtu e ashtu.. Pra na duhet pak shpirt i asaj kohe (por jo demagogji e asaj kohe).

  172. Tironsi thotë:

    22 January 2008 @ 10:23 pm

    Meqe u fol per mozaikun, e keni pa ate variantin e ri qe po qarkullon ne Facebook? :D :D :D

  173. toko thotë:

    22 January 2008 @ 10:37 pm

    SHume nga ju ketu bene gallate me kushtet e jetes ne komunizem dhe e drejte por a keni menduar se cfare beme ne per te aritur ketu. Nuk mendoj se beme shume. Thjesht permbysem nje sistem ndruam ligjet dhe lejuam te kemi gjera qe kane qene atje por nuk lejoheshin. (kanocet, dushet etj) Por mendoni gjithashtu cfare kemi bere te sjellim gjera qe nuk ishin atje Sa kemi punuar te sjellim ne jeten tone gjera qe na kane munguar jo vetem se nuk na lejoheshin por se nuk i kishim edhe po te lejoheshin.Shume ketu tallen me ushqimin e dikurshem E drejte ishte komike por dua te them se eshte akoma po aq komike sot. Duhet te shkoni jo larg por ne Bathore te shikoni si jetojne njerezit sot atje dhe ata jane njerez ashtu sic ishit edhe ju ashtu sic isha edhe une. Ata akoma hane “papare” apo “trahan”, dhe megjithese nuk ka tallona por ka mungese parash qe eshte me keq se talloni. Ne talloni nuk kishim te tere sot jane vetem disa qe kane, nje pakice dhe ne qe tallemi se jemi jashte shtetit dhe kemi te tjera kushte. mendoj se ne kete drejtim nuk eshte bere azgje dhe mendoj se ne kete drejtim te arish dicka eshte me i veshtire se sa permbysja e nje regjimi e ndermi i disa ligjeve ne perputhje me te drejtat e njeriut. Le te mos mburemi me fitoret e lehta Le te kerkojme te ralizojme gjera te veshtira. Shprehja e dites me apartamentet. I keni pare si jetojne ne fshat. pash neej dokumentar ne Top ne lidhje me nje falimje ku 3 femije (me duket ishin 3 apo 5) ishin jetime se nena ishte ne burg se kishte vrare babane. Nuk e di kush e pare por ato pamje me kujtuan ca filmime propogandistike te sistemit te kaluar rreth jetes ne fshat ne kohen para komunizmit. Qofsha gabim por ne ato kalibe nuk jetonin njerez ne komunizme.Kemi bere valle vertet aq perpara sa te ndjehemi krenar dhe te bejme allatke me fukarallekun e sitemit komunist?. Me duket vetja si bijte e bllokut kur pashe ate dokumentar. Te njejten gallate benin bijte e bllokut me ne ne kohen e komunisit., te njejten gllate bejme ne me keta njerez sot. Jemi ne bijte e bllokut te ri shqiptar?

  174. belle_fleur thotë:

    23 January 2008 @ 3:20 am

    sepse atehere njerezit beheshin copa per te ecur para, po sot??, - atehere ne ate sistem njerzit beheshin copa qe te pergjonin njeri-tjetrin dhe te spiunonin sa me shume miqte e tyre me qellim qe te merrnin nje post te qelbur nga Partia. Atehere nuk i besoje dot mikut sepse kishe friken qe te nesermen nuk e dije nese do ktheheshe ne shtepi apo jo? Hapini syte dhe shikoni si ka qene vertet ai sistem sepse vertet ju paska brymosur deri ne palce me idete enveriste.

  175. Idris thotë:

    23 January 2008 @ 3:28 am

    Behet fjale per ecje perpara te shoqerise Belle , jo gjithnje flitet per nevojtoret e sistemeve ose te shoqerive ku duhet te kesh pervoje (jo Ju) qe tu ndiesh eren kaq shume ne cdo bisede….
    Ndoshta kur tu vije rradha mundet edhe te krahasohen HALETE rroli dhe pasojat e tyre ne cdo sistem.

  176. belle_fleur thotë:

    23 January 2008 @ 3:54 am

    Idris, ndoshta eshte ashtu sic thoni ju por s’me tingelloi e tille, prandaj dhe lashe komentin me siper. Mgjth, njerezit e shohin ate kohe ndryshe, disa kane me shume nostalgji dhe ju duket qe ai sistem ka qene me i mire, ka sjelle me perparesi dhe i ka bere bllokade armikut. Po kush ishte armiku i vertete per shqiptarin?? Nuk mendoj qe armiqte me te medhenj kane qene Greqia, Serbia, Rusia dhe Amerika, por ka qene vete Enveri. Gjithsesi, ky mbetet mendimi im dhe s’mund t’ja imponoj askujt.

  177. Idris thotë:

    23 January 2008 @ 4:22 am

    Mire i/e dashur Belle..sa per humor
    Armiku me i rezikshem eshte ai qe ngatrohet ne kohe…
    P.Sh Perandoria Otomane e TURQVE nuk eshte me rrezik por aleate se …
    KOHET kane NDRYSHUAR.
    Nuk ta di moshen por llogjet me Armiq jane PROP.
    Ai ka qene REAL…
    Ndoshta po ishe i ri/e ne moshe me mire lexo nxir perfundime jo nga teoricienet e “Gramashaleshit” .Patjeter qe nuk te uroj indoktrinim ose paragjykime e vetimponime.
    Ja psh ne se me lejon te te bie nje pasazh nga nje botim i November 19 i revistes NEWS WEEK..ose me mire ta rekomandoj ta lexosh per te kuptuar se si i shikojne USA dallimet dhe pengesat ne kohe…
    Ja vetem nje permbledhje te shkurter pas ngjarjeve me Vrasje te Kenedit,50 mije te vrareve ne Vietnam ,Krizes Kubane etj,AMERIKA kishte “MBETUR PENG” e ATYRE viteve.
    Dhe titulli i prurjes eshte:
    ______________1968_____________
    The year that made us who we Are.

  178. tropizma thotë:

    23 January 2008 @ 4:27 am

    Idris, ti edhe kur flet shtrember flet bukur. Me vjen keq qe nuk te pergjigjem dot po aq poetikisht, e po aq shtrember.

    Nese e vure re, perpara ‘urimit’ per dizertacionin dhe pas tij u shpreha kunder perzjerjeje mozaikse qe beri Parrulla, per arsye fort te ngjashme me te tuat.

    Nga ana tjeter, megjithese mora pjese gjithe sinqeritet e nostalgji te muhabeti i trahanase e kanoces, pati nderhyrje te tjera qe perfituan nga ky sinqeritet e nostalgji per te ngjyruar ca si teper roze, me rozen e kujtimeve tona feminore, edhe ate realitet aspak feminor qe ishte FAMILJA (fjale aspak e mufatme qe e ka per detyre cdo njeri me dy pare mend te reflektoje mbi te qe ne moshe te hershme) dhe rendi shoqeror i asaj kohe. Ai nuk ishte roze Idriz. Prandaj e solla biseden jo vetem te familja e apartamentit socialist, po edhe te familja e kanunit qe permendej ne artikull. Sepse edhe ne nostalgjizmat tona dolen nenat e te djelave….. ty te kujtohet fort mire Idriz, se flet per duart e arta te nenes, qe zbardhnin kemishat e tua. Une nuk dua te them Idriz, se te respektoj teper, qe edhe ti tenton pa dashje te perfitosh nga sinqeriteti yne roze per te na nanuritur jashte territoreve perfolmosqofte revizioniste te mufatjes qe po na myk mendjet dhe kalb shkopat. Se ne nuk mund t’ia dime kuptimin te keqes (qe cuditerisht seksi, nenshtrimi, dhuna, trushplarja, qenkan te mufatme, jo ceshtje dite sikur ajo trahana - po trahanaja ishte vec nje here ne jave Idriz!)

    Po une nuk ja lejoj dot vetes Idriz qe te mos flas kur tenton te ngrihet edhe njehere monumenti i nenes heroine ne familjen e lavdishme socialiste. Une nuk e dua nenen time heroine Idriz, e dua nene te qete dhe njeri qe e kupton se rolin e sherbetores nuk ja ka dhene perendia, po dikush shume me kryenec - qofte dikushi mirditor, qofte lab, qofte komunist, qofte kapitalist, e qofte ‘njeriu i ri dhe fantazist’ qe enderron per prehrin dhe duart e demtuara por oh! aq te embla te nenes.

    Kurse sa per Engelsin qe me permendje te thenia pa shije (se ciles ti zgjodhe serish t’i shikoje vetem xxseksinxx, nderkohe qe une flisja me teper per nenshtrimin, shume nostalgjik, te gruas), “Origjinen e familjes, pp-se dhe shtetit” e kam lexuar me shume se njehere dhe me laps ne dore. Po meqe ti dukesh ta kesh harruar (e ke te plote te marxists.org), po te rifreskoj kujtesen me nje enderr ne diell: “the predominance of the man in marriage is simply a consequence of his economic predominance and will vanish with it AUTOMATICALLY,” automatikisht tamam si punonte ajo makina larese qe enderronin grate shqiptare. Se edhe kur vinte ajo, e mufatmja, automatikja, teknologjikja qe do te shpetonte gruan, burrat nuk dinin te shtypnin butonin, Idriz!

    Ah jeta jone roze, roze e zbehte, me ca njolla gjaku qe nuk duhen zbuluar, se na prishet terezia e rozes. Herezi.

  179. peshkarexhe thotë:

    23 January 2008 @ 4:43 am

    dikur profesori im ne kohen e xhaxhit thoshte:kush eshte ai shqiptare qe lahet dy here ne jave se do i ngre nje lapidar
    sot na duket shume e trishtueshme ajo kohe , nuk e meritonim ate mizerje edhe ate trishtim brainwashed ne max

  180. Idris thotë:

    23 January 2008 @ 5:24 am

    Tropi!
    Falem per kujdesin ndaj meje .Ndoshta me te padrejte te kam prekur…..
    Por lexo te lutem kete qurranjosin me poshte qe kujton se te ka kuptuar,dhe pastaj me fol per ROZe,KUQ A BLU a kombinime te cdo lloj ngjyre.
    Ky eshte reagimi im ne cdo vend ku njerez qe nuk e kane kutpuar KURRE se nga VIJNE e CFARE perfaqsojne te flasin sikur kane krijuar shoqerine njerzore le me ate shqiptare qe e kane ne vend te tespijave.
    Megjithate per te mos ta renduar biseden, se e shoh qe je prekur dhe une nuk e desheroj kete per nivelin TUAJ, do kemi rast pa u perplasur po gjithmone ne kufijt e debatit te FORTE ,qofte edhe me te “tallur” per tu shprehur ne kende qe Ju ose une e mendoj se i duhet referuar njeri tjetrit(prurjes ose argumentit).
    Me Emin e kam kaluar kete faze dhe mirkuptohem (them se nuk eshte vetem mendimi im).
    Biles Ai ndjen nje fare defrimi kur “me ve ne loje” dhe me nxit “te nxjerr koken” si Nikolin XHOJA me Aurrel Verine tek Kapedani…:D :D :D.
    Kjo qe arsyeja qe une perdora definicionin e FAMILJES “nga pervoja apo NGJITUR”…
    Megjithate si shtese kam nje nderhyrje te vogel….
    Pavaresisht se mund te te duket se une anoj nga e shkuara “plot lavdi”ose
    Ne Jaromerzh ne do te vemi
    Kush s’beson borxh nuk ja kemi..
    kam deshire qe para se ta ngjyrosesh, do besh mire ,ta konceptosh e justifikosh,fiksoje mire kete binom,se gjithshka ka nje burim njerezor,nje ekzistence te tille,mbi te cilat me shume sukses ose te deshtuara kane mbijetuar e cfaqen ideologjite.KETU eshte spekuluar e spekulohet shume qofte edhe kur pershendet DISERTACIONET… :D :D :D.
    Dhe kur ju drejtohem njerezve si Ju kam mendimin se kam trokite jo ne dere te shurdhet e te bukosur me PRALLA MIXHISTE.
    Me respekt sipas shprehjes se Jul Qesarit nga nje
    “kokrize rere ne duart e fatit”

  181. ujku i zi thotë:

    23 January 2008 @ 5:32 am

    Peshkarexhe, nje xhaxhai im, ndjese past, lahej dy here ne jave dhe fisi e mbanin ne goje si njeri me huqe te tepruara, aka i lajthitur. Kuptohet stresi i pjeses tjeter te familjes, sidomos gruas se vet, rritej po te imagjinosh ato kushtet e atehereshme, apo faktin qe nuk kishte as nga ato dushet luksoze me vajguri, dhe prandaj ja qanin hallin edhe asaj per kete bela qe e kishte zene. Te laheshe dy here ne jave ishte ngjerje e denje per tu diskutuar ne farefis e ne lagje.

  182. toko thotë:

    23 January 2008 @ 5:47 am

    Belle,
    Nuk eshte nostalgji ( te pakten kjo timja) eshte pakenaqesi ndaj prishjeve shakterime dhe mois ecjes perpara.
    Tere keto debate ketu me kujtuan nje histori kur isha i ri.
    Me kishte rene ne dore nje liber nga ata qe quheshin te verdhe te asaj kohe. Nje botim Rus me titull ” Dhe i vetem trim ne lufte” nder te tjera ne ate liber trajtohej si pjese e tregimit fakti qe kur ushtria e kuqe sovjetike cliroj kampet e perqendrimt gjermane i la kampistet te lire ne ndryshim ( dhe kjo kritikohej ne liber) nga ushtria Anglo-Amerikane qe mbas clirimit te kampeve i mbajti kampistet ne kundershtim me vullnetin e tyre, me forcen e kondakeve dhe bajonetave , per shume jave e muaj ne ato kampe.
    Ja tregoj kete histori nje mikut tim te ngushte. Ne ate kohe ishte me rrezik te diskutoje keto tema megjithate rina nuk pyet per rreziqe. Ai me rekomandn te lexoja nje liber tjeter te verdhe, botim i nje amerikani me titul “Nen sketeren e terorit nazist” ( ne mos gaboj per titullin dhe kombesine e autorit) Ne ate liber problemi i clirimit te kampeve te perqerdrimti trajtohej ne prizmit se Anglo Ameriaknet i mbajten kampistet per shume jave e muaj ne kampe per ti rehabilituar, ne ndryshim nga ruset qe kur i lane te lire kampistet ata te mbushur me uretje ndaj gjermanve dhe tere te tjereve si dhe varferia dhe skamja ( u lane te lire pa asnje mundesi fianciare per te jetuar) ju sulen fshatrave dhe popullsise vendase dhe bene shume krime. Shume prej tyre edhe me vone vazhduan kete rruge ( veshtire eshte te vjedhesh e vrasesh heren e pare, hera e dyte eshte me e lehte) dhe perfunduan ne burgje si kriminele per tere jeten . Keshtu eshte edhe fati tone. Ne u lame te lire ne demokracine e perendimit dhe beme ato qe beme ( ska nevoje ti perserisim me ) dhe themi keto qe themi ketu te mbushur me urjetje pa llogjike per ate sistem. Mendoj se kjo qe fatkeqesia jone Na lane te lire pas 50 vjet kamp perqendrimi. Dhe kjo nuk besoj se quhet nostolgji per komunizmin por urejte me llogjike

  183. toko thotë:

    23 January 2008 @ 5:51 am

    Ujku ndersa femrat qe laheshin dy here ne jave quheshin k-urva.
    “Posi- thoni -perse lahet ajo dy here ne jave . Lahet sa her e ben ate gjene. Ajo eshte k-urve :)

  184. Artian thotë:

    23 January 2008 @ 3:16 pm

    Nje pyetje kisha,jam dakort se shkrimi thote te vertetat sic kane qene.,ai regjim deshtoi njesoi si ne lindje,por ne keto 47 vjet te regjimit mendoni se do te ishim me te zhvilluar si shtet,si komb dhe si njeres?

    …kur sic dihet,lakmite e fqinjeve kane qene shume te medha,te mos harrojme se vetem pas 3-4 vjetesh te perfundimit te luftes,me 1948,Greket nderhyne ushtarakish ne teritoret shqiptare,per te zaptuar jugun e shqiperise ,Korcen dhe Gjirokastren?
    Ne se nuk do te ishte nje shtet kompakt i shqiptareve si zor do te perballonim,keto nderhyrje.
    Ne fundin e viteve 1944, Shqiperia vuante shume e shume probleme ,te renimit nga lufta,te injorances,varferise deri tek zija e bukes ,duhej nje organizim ndoshta shume i ashper sic u be qe te mbroheshin teritoret shqiptare,nga greket dhe serbet…
    nuk ishte e lehete te beheshin pune kolosale,sic u bene,edhe vendet e tjera te zhvilluara kane kaluar nepermjet diktaturave qe jane kaq te zhvilluara sot…

  185. Idris thotë:

    24 January 2008 @ 3:20 am

    z.Artian !
    Nepermjet teje dhe ndokujt qe e ka perdorur shprehejen
    “Regjim qe Deshtoi”.
    Me duket si pak e guximeshme kjo shprehja “Deshtim”.
    Ai sistem politik nuk “DESHTOI” por ai mbaroi Misionin Historik si te gjithe sistemet qe bien, sepse nuk pershtaten me me ndryshimet e ndodhura ne jeten politike e ekonomike te nje shoqerie.
    Asnje sistem “NUK DESHTON”, por shkencat shoqerore na mesojne se “Sisteme te caktuara ekonomike mbarojne Misionin” dhe ne se ata rezohen me DHUNE ata jane sisteme antipopullore qe e meritojne dhe e kane te justifikuar nje DHUNE ndaj tyre…
    Ne te gjitha rastet kur kjo superstrukture se bashku me elementet vartes te saj qe pranojne me NDERGJEGJE te PLOTE dhe NDIKOJNE ne NDRYSHIMET qe OFROHEN ato jane sisteme qe ne thelbin e tyre kane nje emrus te perbashket me sisteme POPULLORE ne ate nivel qe ka dhe POPULLi ose me mire Perfytyrimi i te ardhmes nga intelektualet e saj dhe jo nga BURIJET SHURDHUSE te saj.
    Them se duke te lexuar shpesh me interes per prurjet tuaja do te ishte me e udhes qe te shmangeshe nga percaktime feminore si te ATYRE qe shohin ENDRA se PERMBYSEN KOMUNIZMIN kur AI s’ka ekzistuar ne asnje sekonde ne SHQIPRI .Thjesht se nuk eshte pjekur asnje kusht,pervec LIRIVE dhe te DREJTAVE te NJERIUT,si nje nga kushtet elementare per nje shoqeri tetille,ne te gjithwe BOTEN e jo me ne nje “KIOSKE” te saj.
    Lejua pasionet per shprehje letrare INFANTILEVE dhe PADITURISE qe “rezojne lisa” ne fusha ku nuk ka asnje te tille te mbire ose te mbjelle.

  186. Artian thotë:

    24 January 2008 @ 12:36 pm

    o Idriz,
    Por c`fare thua keshtu,perfundoi misionin dhe nuk deshtoi?!!
    Ai sistem sipas opinionit tim,nuk arriti te perfundoi misionin e tij, dhe deshtoi ne vazhdimesi ,misioni i tij ishte qete gjithe te hanin me “luge floriri”.,Ai sistem ishte nje “ender e bukur”per te cilen u bene shume sakrifica njerezore,per nje kohe relativisht te gjate,ishte si te thuash nje shprese ne nje horizont dhe hapsire te paster.Jeta ecen me reforma,kur nuk kryen reformat shoqeria ngelet ne ngerc,dhe aty fillon edhe problemi.
    Nga 1970,filluan disa sinjale te mira per reforma,por sic e di vet edhe ti Enveri ne cdo 5 vjet shpallte grupe armiqsore,qe ne fakt ato ishin perpjekje per te dal nga ngercet,ose ramatizma e kyceve.,qe e kishte mberthyer shoqerine shqiptare.
    Edhe sot mund te shikosh se ne keto 17 vjet shqiperia eshte ne ngerc,dhe pret reforma te verteta dhe jo luge te zbrazur te Berishes,sepse nuk jane bere reforma por pseudoreforma vendi yne ndodhet aty ku eshte, e plagosur qe me shume po i hapen plaget se po i mbyllen,pikerisht nga paaftesia e Doktoreve ,njeri i njerzeve dhe tjetri i vicave.

  187. toko thotë:

    24 January 2008 @ 2:23 pm

    Edhe sot mund te shikosh se ne keto 17 vjet shqiperia eshte ne ngerc,dhe pret reforma te verteta dhe jo luge te zbrazur te Berishes,……
    ———–
    Nga kush i pret shqiqeria keto reforma? Kush do tja bej shqiperise reformat?
    Po nuk i bere vete nuk ka kush do te vij e te bej reformat. Mirpo kjo tingellon si ajo parrull “te jetojme punojme e lufotjme si ne rrethim” Keshtu qe poshte parrulla dhe rrofte “ceku i bardhe”
    Eh te zinjte ne jemi bere si ato pulat pa koke (Running around like a chicken without a head) te themi ceku i bardhe na bejne armiq te popullit te themi te jetojme si ne rrethim na bejne komuniste.
    Ketej pacifistet globaliste, internacionalist, ketej nostalgjiket komuniste. Ketej Vetvendosja, andej memecet qeveritare. Ketej shqiperia fanar ndricues andje opozita qe raporton 3 here ne jave ne ambasadat e huaja.
    Ketej qeveria qe raporton aritjet ne baze cfare kane thene te huajt anden opozita qe tallet me armikun e jashtem. Hajde gjeje. Por ne gje te gjithe pajtohemi
    “Ne shqiptaret presim reforma” Rime ne kafene pime kafe shikojme televizor “couch potato” dhe presim te vijne te na i bejne reformat, se medemek jemi antikomuniste tani. Nuk duhet te punojme, nuk duhet te ndertojme vete, duhet te vijne te tjeret te na i bejne.
    RROFTE ANTIKOMUNIZMI SHQIPTAR

  188. Artian thotë:

    24 January 2008 @ 4:08 pm

    Toko,
    Shqiperia pret reforma,ka kuptimin sigurisht nga ata qe e drejtojne shqiperine, pret reforma nga qeveria,nga njerzit qe kane mare persiper,te jene ne krye te vendit,nga pjesa intelektuale,pret reforma dhe jo pseudoreforma,eshte fjala per ata shqiptaret qe te shikojne ndryshimin,ata presin ne presim.
    Nuk tha njeri qe reformat te bien nga qielli,as nga bota,e keq kuptuar.
    Per reformen ne institucione te ndryshme te pushtetit,thuhet se disa prej tyre ,si drejtesia gjyqsori ,presidenca etj jane te pavarura por nuk eshte plotesisht e vertet,sherbimet publike sociale, dhe private jane larg standarteve,sherbimet shendetsore,gjithashtu e shume sektore te tjere jo vetem qe jane larg standarteve,por ato jane te pabesueshme ose koruptive,…pra ne presim reforma,nga ata qe jane pergjeqes,pushtetaret dhe parlamentaret.Nuk e di duhet ta kesh kuptuar tani se ku e kisha fjalen .
    Sot qeveria nderon kuajt e karroces,dhe nuk mendon se karroca duhet te zevendesohet me nje mjet me te shpejt,ndoshta ne jetojme akoma kohen e “karroces” se Dylit.kur bota po ecen shume shpejt,bile ne Mars.

  189. toko thotë:

    24 January 2008 @ 4:19 pm

    Atian, dakort por jemi ne shqiperia qe zgjedhim udheheqesit apo e kam gabim? Ne rast se kjo qeveri , kjo karoce, duhet zevendesuar, hajt ta zevendesojme, 2009 po vjen. Nuk e di me se, pasi si karoca e Dylit si edhe karoca e e xha Janit qe eshte shfaqur ne horizint, mua me duken njesoj, karoca. Nuk pretendoj te gjejme nje Ferrari, por jam i bindur se VW breshke duhet te kete diku ne shqiperi :). Mirpo hallin une e kam se kete pergjegjesine per te zgjedhur ne ja kemi hequr vetes. Ja u kemi lene ose kariociereve ose te huajve. Mos haro tere kariciret e sotem tek sheshi i karocave qe quhet parlament theresin “Hipni ne karocen time se Amerika eshte me ne” Dhe po guxove tju thuash se as qe me behet vone se me ke eshte amerika une po kerkoj nje makine me motor jo nje karoce, te quajne automatikisht komunist qe “kerkon te jetosh, te punosh e te luftosh si ne rrethim” nga frika e epiteti komunist kercejme dhe hypin tek karaca e karocierit qe theret me shume si antikomunist. Ky eshte halli im

  190. alb thotë:

    26 January 2008 @ 2:08 pm

    Ai sistem nuk deshtoi aspak. Ai thjesht nuk pa ndonjehere pergjate jetes se tij ndopak drite suksesi. Filloi si i deshtuar, vazhdoi po si i deshtuar, prodhoi njerez te deshtuar, perfundoi si i deshtuar.

    Problemi eshte si ka mundesi te zgjaste kaq shume ky misherim deshtimi! Epo helbete… festen sipas kokes thote “populli”.

  191. AR31 thotë:

    26 January 2008 @ 3:43 pm

    Shume shkrim i kendshem, ekzotik, i ekuilibruar. Me ringjalli disa kujtime nga e kaluara. Fotot jane shume te bukura.

  192. vass_rome thotë:

    28 January 2008 @ 5:28 pm

    o shqiptare po per se nuk hapni syte edhe te shihni se jetoni tani me keq se athere.AJo i perket te kaluaresh lere mbrapa po shihni te tashmen,se jemi kthyer ne antikitet.ju bej te fala nga roma.

  193. vendosja thotë:

    28 January 2008 @ 9:38 pm

    A pyet kush se i ka eshtrat i ziu E.Hoxha me >. Ne XHEHNEM INSHALLA. Aty do t’a kene vendin kriminelet, arrogantet dhe te pashpirtet.
    Amin

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com