Shqiperia fiton më shumë për turist
SHQIPËRIA fitoi me shume nga turizmi me rreth $17,500 per cdo te ardhur, sipas Organizates Boterore te Turizmit, nje organ i OKB-se. Ne fakt, nga 200 shtete ne te gjithe boten mund te duket surprize qe vende si Moldavia, Libani dhe Bjellorusia fitojne me shume per turist se ishujt- parajse qe nuk kane taksa fare. Kjo ndoshta eshte sepse vizitoret e zakonshem ne keto vende jane biznesmenet dhe ne vende jo mikpritese (nga ana infrastrukturore) kostot jane me te larta. Ne menyre te ngjashme, nje vend i shtrenjte kerkon shpenzime me te larta nga vizitoret. Gjithashtu shpenzohet me shume ne vendet e largeta dhe te medha, si Australia dhe India, ku turistet tentojne te qendrojne me gjate.
The Economist

1 August 2007 @ 7:44 pm
Hmm…statistika habitese. Dakord qe shumica e “turisteve” ne Shqiperi vijne per biznes, dhe si rezultat shpenzojne me shume para se te tjeret. Po a nuk eshte e habitshme qe per turist ne Shqiperi hyjne shume shume me teper leke sesa ne vende te tjera? Mbi trefishi i cdo shteti tjeter.
1 August 2007 @ 7:48 pm
Sa te shkoka emri moj nena Shqiperi ne vend te pare,qofsh perhere e tille!
1 August 2007 @ 7:54 pm
Po jemi ne “biznesmenat” qe punojme ketej prandaj!
Problemi qendron se edhe ne shqiptaret qe shkojme takojme familjen na quajne “turista”!!
Sigurisht qe te ardhurat do jene te medhaja, sepse jane ato paret qe sjellim per familjen…..
Ne shqiperi nuk ka statistike te mirefillte per numerimin e turistave dhe te ardhura te tyre…
1 August 2007 @ 7:59 pm
ka gje link per kete artikull?
1 August 2007 @ 8:01 pm
http://economist.com/displaystory.cfm?story_id=9570468 eshte linku.
1 August 2007 @ 8:10 pm
Mendoj se shifra eshte e bymuar nga statistikat qe japin institucionet tona per turizmin, dhe me konkretisht mund te kete rezerva mbi ate qe konsiderohet “turist”. Do ishte me interes te mesonim se ku i gjen te dhenat per keto tabela OBT-ja. Sidoqofte, Organizata Boterore e Turizmit, e klasifikon Shqiperine te paren ne te ardhurat nga te ardhurit, ciletdo qofshin keta.
Arsyet qe jep “The Economist” per kosto te larta prej mungeses se infrastruktures nuk me duket se justifikojne rastin e Shqiperise. Thjesht, nuk eshte aq shtrenjte sa te zeme vendin e pare per shpenzime nga vizitoret. Perkundrazi, drekat dhe darkat ne restorante (qe jane shpenzime tipike te turistave) ne Shqiperi jane me te lira se jashte.
Nese eshte luajtur me numrat, kemi bere nje derr autogoli, se ne nje shikim siperfaqsor te tabeles Shqiperia duket si vendi me i shtrenjte ne bote per turizem.
1 August 2007 @ 8:42 pm
oj, prandaj shihja une Ylli Pangon qe kerkonte numirin e shqiptareve qe hynin ne Shqiperi cdo dite dhe ne cdo pike. Sido qofte kjo me duket nje pune shume e mire per te rritur besueshmerine e te huajve ne vend.
Ai krahu yne i grafikut duket shume i gjate ne krahesim me tubin budist. Le te mbetemi me shpresen e madhe se vertet do te behemi aq te lulezuar sa Satambolli ne anen tjeter te Ballkanit. Po Turqia pse s’qenka?
1 August 2007 @ 9:02 pm
pse habiteni 8$ kushton 1 mojito tek living rumi ne tirane me kursin e dites 14$ kushton ne miami ku jashte klubeve shikon te parkuar ferrari dhe lamborgini me shumice pastaj edhe dicka tjeter jemi ne qe per nje jave ne tirane arxhojme pothuajse aq sa arxhojme per gjithe vitin per qejfe ne vendet ku jetojme
1 August 2007 @ 9:51 pm
adriataik thote:
Sido qofte kjo me duket nje pune shume e mire per te rritur besueshmerine e te huajve ne vend.
*********************
O adriatik po lexoje mor djale kete para se te jesh kaq optimist …”in more inhospitable places costs are higher” qe do te thote qe ne jemi aq “miqesore” sa te huajt qe e lexojne kete artikull ne kete reviste kaq prestigjoze do vrapojne aq fort ….dhe do ta mbajne vrapin ….. larg shume shume larg Shqiperise..
Nuk di te them me teper pasi nuk jepej asnje info se si e kane nxjerre kete shifer por me duket shume e ekzagjeruar… keq shume keq per Shqiperine, po i bejme te zezen me duart tona atij vendi….
1 August 2007 @ 10:06 pm
ftjkt, dakort, faleminderit.
1 August 2007 @ 10:58 pm
17.500$/vit per cdo “turist”,
eshte shifer shume e fryre, si te ardhura turizmi.
Patrjeter, fusin remitancat e emigranteve qe sipas BSH jane rreth 1 mld $/vit, pjestoje per 17.500$ = reth 60.000 “turiste” ne vit.
1 August 2007 @ 11:46 pm
@ adriatik
Dhe une ne fillim u gezova qe po i “rripkemi” kaq mire te huajt por ne fraksionin e dyte te sekondes me hipi nj trishtim i madh dhe mu kujtua “Shqiperia 1$”. Mire o mire, po asnjeri nuk na paska thene qe ai 1-shi paska pasur bishta nga mbrapa, pas kesaj i sugjeroj Qivirise te shpalli nismen “Shqiperia 1.700 $”…
… per t’i lene shakate ketu keta te OBT jknfkt po kot fare … si kau peles, do thoshte ndonjeri ketu… se keta qe kane numeruar ata vetem turiste nuk i bien te jene. Kjo eshte skandaloze dikush i bie te shese gjysmen e apartemntit ne vendin e tij qe te vije te beje turizem ne Shqiperi… besoj se The Economist duhet ta terheqe kete shifer nese do te ruaje prestigjin e nje gazete ekonomike te mirefillte… edhe gazetaret tane do ia kishin zili shifrave te tilla (ata kane qejf te gabojne me zerot po jo dhe kaq shume). Minimalisht duhej nje fare shpjegimi i vogel i metodes dhe pse Albania ka dale kaq para “shoqeve” te veta…
Nje analize me e thelle e problemit duhet bere ne kete rast. Nese te dhenat jane ne nivel makro atehere duhet pare se cfare corbe ka gatuar Banka e Shqiperise per te arritur aty (dhe cfare menyre ka perdourur OBT per te ekstrapoluar kete shifer), nese jane mbledhur nepermjet questionaire-ve atehere problemet jane dhe me te medha per Revisten, ndersa nese i ka ofruar Ministria e Turizmit tone … atehere e paskan vertetuar shkencerisht GOMARLLIKUN e vet…
1 August 2007 @ 11:50 pm
Nje korrigjim i vetes:
Mire o mire, po asnjeri nuk na paska thene qe ai 1-shi paska pasur bishta nga mbrapa, … pas kesaj i sugjeroj Qivirise te shpalli nismen “Shqiperia 17′500 $”… (ose me mire “Shqiperia 1 $ 17′499 $ takse e sheshte dhe TVSH).
2 August 2007 @ 12:22 am
Kjo shifra 17.500$, eshte vene enkas, si “strategji”:-) turizmi,
per me josh ata qe kane llogarite me 6 zero e duke u lene te kuptojne qe, Albania, duhet te ofroje gjona te papame per shuma te tilla.
E vertete, udhetim ne kohe, po pas ama, nen driten e kandilave…
2 August 2007 @ 12:46 am
Ouuuuu po me dhemb koka… une jetoj perdite ketu dhe ne kaq vite 25, i kam prish a si kam prish gjysmen e ketyre (per turizem me i llaf)…. Kur pashe titullin thashe lum si ne, kur e lexova, thashe na e futen…
Nuk dihet cka ngjare, po besoj procken e kemi nga brenda… Ekonomist nuk besoj te beje gafa te tilla…. Po si dreqin eshte llogarit, me siguri ka te beje me emigratet se nuk ka shance, jo biznesmene te jene po kush do qofte….
Sipas kesaj llogarie per 66 mije e ca te huaj qe thote policia e shtetit se kane hyre ne shqiperia gjate 6 muajve te pare te vitit 2007 ne duhet te kishim fituar 1,155,595,000 miliard dollare nga turizmi… ose baraza nja 3 hidro te medhej…..
Sipas policise se shtetit qe kontrollon pikat e kalimit kufitare
ka rreth 66 mije te huaj dhe 375 mije vizitore shqiptare gjate kesaj kohe ne shqiperi…….
Sidoqofte infon mund ta kuptosh edhe ndryshe…u trasha sidoqofte jane shume zero…
2 August 2007 @ 1:44 am
infon mund ta kuptosh keshtu them une. turistet rripen ne shqiperi.eshte vendi me i shtrenjte ne evrope dhe qe ste afron as kushtet me minimale.
2 August 2007 @ 1:54 am
qe ta shtjelloj mendimin
cmimet ne shqiperi jane njesoj me shtrenjte se ne itali dhe greqi dhe njesoj si ne zvicer apo monako belgjike etj. qirate e shtepia i afrohen atyre te vendeve perendimore, euroja blihet ne rruge(skandali me i madh) ku kursi nuk ndryshon kurre, te pakten nje muaj qe ndenja une gjithmone 1.2 ishte,Gjithe populli shet dhe vetem shet … shume pak here gjera me cilesi dhe turistet e shkrete qe duan te marrin patjeter nje kujtim nga shqiperia paguajne shtrenjte per asgje.
te turistet futen :vete shqiptaret me banim jashte qe kthehen me pushime,kosovaret qe thone me mire tia japim lekun shqiptarit se malazezit dhe perendimoret per kuriozitet. ne fund vine vendasit qe i dine te gjitha vendet ku hahet lire dhe blihet lire. prandja jemi ne vend te pare sepse marrim euro me shumice . Nje fakt :leku eshte me i shtrenjte se franga zvicerane. kesaj i thone tmerr.
2 August 2007 @ 3:30 am
Keto jane te bazuara ne statistika preshi.
Ne Shqiperi duke qene se hotelet nuk tregojne asnjehere numrin e vertete te shtreteve, shteti e mat numrin e turistave me numrin e atyre qe vijne ne kufi. Dmth perfshihen si turista edhe ata qe vijne sa per nje gjysem dite, ose qe vijne, sic e thane me lart, vijne ne shtepi.
E njejta situate eshte edhe te te ardhurat , duke qene se hotelet/restorantet nuk tregojne te ardhurat e verteta, ato maten te leku e valuta qe qarkullon.
Keshtu qe si te ardhurat dhe nurmi duhet perpunuar dhe duke qene se “perpunimi” behet nga Maliqer te vjeter e te ri, perfundimi del ky qe shikojme.
Po te pyetesh burokrater te ndryshem, a guxon njeri te thote qe prit, po ja fusim kot, nuk po fitojme leke nga turizmi? Ta pret mendja qe jo, do te mundohen te fusin edhe leket qe dergojne emigrantet si “turizem”. E njejta gje edhe per numrin por te numri nuk kane si te levizin shume.
2 August 2007 @ 3:48 am
une parashikoj qe “numri i turisteve” do te rritet ndjeshem keto dy tre vjet qe do vijne, thjesht sepse numri i te rinjve qe jane larguar nga mesi i viteve 90 e deri tani, jane martuar, dhe shume kane bere femije ne vendet perkatese. Te tere keta, qe kur iken nga Shqiperia vete i pare a vete i dyte (bashke me nusen), tani jane bere 3 e shpesh here, 4 njerez, qe udhetojne bashke. Kjo rritje do te reflektohet ne statistikat e Rinasit dhe nga cilado qeveri do te shitet si “arritje e jashtezakonshme e politikave te reja te Qeverise”. Letrat do te reflektojne vetem “te huaj” qe hyne ne Shqiperi “per pushime”, pa permendur qe keta do jene femijet e emigranteve shqiptare qe udhetojne me prinderit tashme te shnderruar dhe vete ne “te huaj”. Pra, nga 2 emingrante, do kemi 4 turiste te huaj!
2 August 2007 @ 9:59 am
Saliu ishte te Tema ne faqe te pare gjithe krenari me kete Economistin ne dore.
2 August 2007 @ 10:21 am
aktualisht ne Tirane ikin 6 ore dritat. se di c’bejne keta turistat.
2 August 2007 @ 10:59 am
anonymus,
Ketu perfshi edhe ata qe jane martuar me nenshtetase te huaja dhe qe vine ne shqiperi per vizite…
Po ta maresh me kete llogjike numri i “turistave” eshte perseri mjaft i paket…Pa frike mund te themi qe vetem ne Evropen perendimore mund te ndodhen rreth 1 milion shqiptare(te gjitha krahinave) qe kane mundesi te vizitojne shqiperine…
Jemi shume larg,shume larg!!
2 August 2007 @ 11:01 am
Tek TemA e kishin nxjerre ne faqe te pare lajmin duke u mburrur me te.
Mua nuk me duket ndonje parameter shume domethenes.
Por edhe nese i japim rendesi do thoja se qeveritaret dhe ata qe entuziazmohen nga shifra ja fusin kot. Kjo eshte pa dyshim diçka negative ne rastin e nje vendi si Shqiperia.
Per ndonje Luksmeburg, Suedi apo Zelande te Re mund te kuptohen shpenzimet por kur behet fjale per Shqiperine kjo tregon thjeshte qe s’ia vlen te shkosh atje!
2 August 2007 @ 11:10 am
Te habit fakti edhe ne vend te pare\ per nga perfitimet nga Turizmi,/edhe te fundit per nga standartet…. nje vend Europian pa drita,pa uje,i pa sigurt,dhe i tymezuar nga pluri dhe djegja e plerave me 500ml/gr,per meter cub ne ajer..Shqiperia shkemb turizmi ne brigjet e Adriatikut ..Apo nuk i qesh nuri Berishes c`fare fati qe ka ?!!!
Eshte arkitekti me i nolt i Turizmit Shqiptar dhe i perparimeve shqiptare ,NE TE GJITHA FUSHAT..se shpejti do te eksportojme Turizem dhe Energji Elektrike,ne te gjithe Boten, ..Fanar,fanar ndricues..
2 August 2007 @ 2:12 pm
hajde ta sqarojme kete pune se keta kane rreshkitur me duket
flasim per 2005 se te tjerat me te reja nuk i gjeta
i bie rreth 18.700 $ per turist
te ardhurat jane llogaritur ne 861 milion
turistet jane llogaritur ne 46.000 (po po)
Pjesetoni dhe del fiks fare (ka patur renie biles ne te dhenat e fundit)
Keta administratoret komunista te klanit te zumunit ma fshine mu komentin ku solla interpretimin atutentik te qeverise shqiptare (ngaqe vijne shume biznesmene thane) te ciles nuk i paska rene ne sy diferenca midis 1 milione turisteve mesatare qe na deklaruan para pak kohesh (ne mos aq po 500 mije kane qene ne 2005 sipas asaj perllogaritje?!)
2 August 2007 @ 2:19 pm
fatkeqesisht tabela nuk e ka vitin 1997 pasi ve bast se do ishte viti me numrin me te madh te turisteve ne shqiperi.
46 mije jane: THS International tourist arrivals at hotels and similar establishments
Nuk besoj se ka nevoje ti hyjme analizes se si i kane nxjerre te ardhurat totale nga turizmi (po edhe e bejme)
2 August 2007 @ 2:30 pm
Po ta llogarisesh numrin e turisteve 1 milion (migrantet etj etj etj qe nuk flene ne hotel) i bie qe sejcili te kete shpenzuar rreth 800 euro (qe me duket nje shifer normale.)
Kerkoj falje per pjesetimin qe ma nxorri 18.7 se keta tek tabela e kane 17.5 po do jete per shkak te rrumbullakosjes (dmth qe per vitin 2005 ben fjale edhe artikulli?)
2 August 2007 @ 2:37 pm
si perfundim une do te thoja
Te pjerdhsha ne vesh o economist.com
2 August 2007 @ 2:43 pm
pse hala e lexoni economist?
tobestakurllah.
Ma mire po lexoj ZP
2 August 2007 @ 2:54 pm
Lume pse ke lexon ti zemra qe po cuditesh kaq shume …. apo Femra Moderne
2 August 2007 @ 2:58 pm
Po mer, Femra Moderne dhe mesoj ca ngjyre i vesh breket Bleona Qerreti
The Economist eshte prej kohesh nje burim i pabesueshem dhe i manipuluar shpesh here.
ku gjej rob qe vec shajne por nuk rrjene per realitetin
une cer lexoj ?
Ja bredh neper site apo botime antikonformiste
2 August 2007 @ 3:09 pm
Perralla statistikore alla Berishiane.
Po si ta deklarosh Xhorxh Bushin turist te thjeshte, domosdo qe del mbi gjithe boten. Pastaj, mos t’i harrojme dallaveret qe behen ne Shqiperi me programet PHARE, CARDS, etj te natyres se “ndihmes” ndaj administrates shqitare dhe institucioneve… Te gjitha leket, sic i sjellin ashtu dhe i marrin, dhe “specialistet” qe vijne nga BEja te na mesojne si te bejme raki, marrin nga £500 ne dite, plus dietat dhe “veshtiresite e punes”, edhe keto leke, plus shpenzimet e tyre duhet te jene klasifikuar si shpenzime turizmi.
Me thene te drejten, te jete Shqiperia mbi Australine dhe NZ qe vetem bileta per te shkuar ben sa dy udhetime ne hene, kjo duhet te jete pak me spec.
Apo kemi lejuar dhe ne turizmin seksual?
2 August 2007 @ 3:20 pm
46 mije turiste gjithsej na kane llogaritur (vetem klientet qe kane deklaruar hotelet)
Sot e neser nga bari ne durres vijne me traget aq sa thone keta.
2 August 2007 @ 3:25 pm
Keta qekan ftof n’tajare qe shpenzojn ka shtatemdhjetmijeepesqin dallare ke zhuli m’shqipni…
Lala me 750 dallar shkon bon pushime ne karaibe me t’gjitha t’perfshime…
2 August 2007 @ 3:32 pm
46000??? Pse, 805 miljon euris ka fituar Shqypnaja vjet vetem nga turizmi?
Po ky turizmi qenka burr i poshter, t’i sjell leket te hunda dhe t’i zhduk si magjistar!
2 August 2007 @ 3:33 pm
PS; me falni, jo 805 miljon euris, po 805 miljon naplona… stilolapsus i imi.
2 August 2007 @ 3:40 pm
sa dengla i fuste sala njerezve …….pupupu me ka shkrire fare
2 August 2007 @ 4:06 pm
Meqe kjo eshte nje teme komplet pa vlere desha te perfitoj dhe t’ju shpjegoj se personi ne foto eshte pjestar i popujve autoktone te Australise.
Instrumenti quhet “didgeridoo” (shqiptohet pak a shume didri-du). Dhe ka nje tingull shume te rende por terheqes. Mund te beni google-search per te degjuar shembull muzike me didgeridoo.
http://en.wikipedia.org/wiki/Didgeridoo
/this was a free public announcement from da Lawman
2 August 2007 @ 4:22 pm
Lawman thotë:
2 Gusht 2007 @ 4:06 pm
Meqe kjo eshte nje teme komplet pa vlere
————————————————-
Ka vlere ka se kur kupton qe kryeministri yt nuk di te lexoje dy shifra eshte per te vene kujen
2 August 2007 @ 4:33 pm
vete e zgjodhet… tashi mbajeni
2 August 2007 @ 4:35 pm
Shqiperia korr nje fature prej 17 500 dollaresh per çdo turist qe fut kembe ne Shqiperi; deklaron Organizata Boterore e Turizmit, nje organizem i OKB-se.
Ne fakt, prej 200 vendeve ne mbare boten, te vijen çudi se si pika te tilla si Moldavia, Libani dhe Bjellorusia mund te fitojne me shume per turist se parajsat ishullore pa taksa. Kjo mund te ndodhe per shkak se zakonisht jane biznesmenet vizitoret e zakonshem dhe ne vende me pak mikpritese edhe shpenzimet jane me te larta. Po ashtu, nje vend i shtrenjte nenkupton shpenzime me te larta per vizitoret. Keshtu ndodh dhe me vendet e medha dhe te largeta qe ofrojne hapesira te pamata eksplorimi, si Australia dhe India, ku turistet kane tendencen te qendrojne me gjate.
The Economist
2 August 2007 @ 4:38 pm
lawman…my loveman…me ne fund nje ze njerezor ne therrtore
2 August 2007 @ 4:39 pm
Lume,
sa per Economist, edhe pse perfektja nuk ekzsiton, nuk quhet kot “Bibla” e ekonomisteve.
Po ta lezosh ne menyre kostante ne kohe, bindesh nga faktet ‘ex-post’, qe shkruhet me logjike ekonomike te shendoshe ne dukurite makro ne rafsh kombetar(cilido do shtet qofte) e nderkombetar dhe, probabiliteti i realizimit te parshikimeve apo konkluzioneve qe nxirren, eshte shume i larte.
(p.sh. kam rethe 5 vjet qe ndjek ecurine e $, reth te cilit kjo reviste e ka parashikuar reth nje vit me pare sesa “te shembej”).
Sa per $17.500/”turist” o eshe ndonji lapsus i revistes ose lapsus i burimit te te dhenave, ose spiegimi i vetem mund te jete qe fusin ne llogari ‘cash flow’ nga remitancat e emigranteve qe i cojne me shume me trajce se me banka.
2 August 2007 @ 4:40 pm
Epo te bazohet nje shtet, ne nje artikull te tille, eshte vaj medet.
Megjithese Berisha nuk e ka per here te pare… :
“Rama, eshte i zhytur aq shume ne korrupsion, dhe kete e ka publikuar edhe Vikipedia, enciklopedia me prestigjoze!!!”
Apo nuk e mbani mend?

2 August 2007 @ 5:07 pm
Bekteshi nuk eshte lapsus por eshte paaftesi (ne rastin me te mire)-
Sikur kungull fare te jesh ta vret pak syrin ajo dreq shifre.
Nese ka ndonje ketu te ngeshem le te marre shifrat e ti analizoje e te beje nje artikull per nje gazete konkurente te ketyre (me interes te treanshem - gazeta, autori, shqiperia)
2 August 2007 @ 5:08 pm
Pse beni kaq shume diskutim njehere? Kuptohet qe shifra eshte e shtrembuar nga disa faktor…Dhe me sa duket nuk eshte vetem Shqiperia qe i ka shtremberuar shifrat…se ndryshe Moldavia, Libani, Belorusia, Bosnja, Kolombia dhe Sierra Leone nuk do perfundonin aq lart sa jane…se kush dreqin shkon ne Sierra Leone per pushime?? Dhe kur shef Libanin ne list…kuptohet shume qarte qe s’ke te besh vetem me turista te huaj, as me “biznesmen”, por edhe me emigrant (se edhe Libani me keq se Shqiperia eshte nga ajo pikpamje)
Ata te economist me sa duket nuk e marrin vesh fare kte pune…dhe ja kan fut kot se koti…Sado e “shtrenjte” te jet Shqiperia…do harxhosh shume me teper para ne Virgin Islands (qe eshte ne liste) se ne Shqiperi. Le qe s’eshte dhe aq e shtrenjte Shqiperia…(nuk e mbaj mend kush tha qe harxhonte me shume ne nje jave ne Shqiperi se ne nje vit ne Amerike…mbase ke pire ca mojito si shume
)
2 August 2007 @ 5:11 pm
Mire kjo mire… nje gje smarr vesh une… Ne sapo ishim shpallur nga Nju Jork Times turizem, si vendi me i lir (cheapest destination)
http://travel.nytimes.com/2006/12/10/travel/10budget.html
Tani qeveri ka dale po mburret per suksesin… e temerrshme po ka edhe me tmerr, na ka dale nje inciative interesante qe sapo mberrin me mail, qe ben thirrje per te mos protestuar kunder kufizimeve energjitike dhe triskezimin e energjise… do tjua sjell shume shpejt njoftimin e plote…….. o burra edhe nej te shtyre dhe 50 vjet pas…
2 August 2007 @ 6:39 pm
“Ne sapo ishim shpallur nga Nju Jork Times turizem, si vendi me i lir (cheapest destination)”
Me fal se po te zhgenjej, por nuk eshte aspak e vertete kjo qe the.
E lexova artikullin, dhe ato fjale nuk i hasa gjekundi, as cheapest, as destination, e as cheapest destination njera pas tjetres. Thuhet qe Shqiperia eshte vend qe pak a shume te gjithe mund t’ia lejojne vetes. Pra, nuk eshte i shtrenjte ne kulm. Po per me i liri, as qe behet fjale fare. Ke Kroacine qe te thyen brinjet, dhe 2 jave ne Sharm El Sheik jane me te lira se ne Shqiperi.
2 August 2007 @ 6:51 pm
Zotrules bej nje search ne google me “budget destination ny times”… Sidoqofte ndoshta u shpreha une gabim, po nuk me del artikulli ku jane 10 destinacionet me i miri, me i shtrejti, aventura e me rradhe. shqiperia eshte destinacioni i buxhetit dmth atu ku behet qef me pak para, pra jo vendi ku te rripet koka dhe duhet te paguash 17.500 dollare per te qendru pa u la se nuk ka uje…
“Budget Destination of the Year
Albania, Europe’s Rough Corner, Loosens Up” keto i ke ne krye te artikullit…
Ps si ishte puna e blogut te ri……….
2 August 2007 @ 7:27 pm
Krasta… mire, ja, Shqiperia e liroka pak rripin… Por, faktikisht, nuk jemi aspak as afer atyre te lireve. Tani, ne po flasim per turiste Krasta, jo per veten tone. Neve kudo te na çosh, ja bejme dermanin vetes dhe “me te liret” jemi; po te huajve, atyre si do ua besh. Se te vije anglezi ne Shqiperi, nuk pi uje çezme ai, se vdes ne vend e t’i kthen patkonjte nga dielli, e ta zene 1000 lloj semundjesh. Por, vetem bileten sikur te marresh, psh. Londer - Tirane ben diku tek 200 paund(varet nga sezoni dhe kur e prenoton) bileta me BA, nderkohe qe 5 dite per Sharm el Sheik, me hotel me 4 kuazare ben 400 paund, me gjithe fluturim me shuttle te perfshire. Tani mua edhe keq, po edhe mire me vjen. Nga njera ane nuk jemi si plerat e tjera te Evropes, dhe rruget nuk na mbushen me apendisite te plasur, nga ana tjeter nuk po na ecen ekonomia. Turizem=te nxjerresh leke nga hiçi, gati gati=me alkimi`.
Blogu… shko hidhi nje sy. …ketu…
2 August 2007 @ 7:36 pm
PS: sigurisht qe 17 500 eshte egzagjerim! Prandaj thashe, vetem po te quash Bushin turist, t’ia marresh shpenzimet(AF1, mos harro), plus ndonje turist tjeter, si puna ime, pra, Bush une / 2 = $17.500. e?
Se keshtu si ia kepusin keta, Shqiperia eshte me e shtrenjte se Moldavia, Libani, Luksemburgu dhe Bjellorusia te marre se bashku, ose nja 6 shtete te botes se pare Ameriken perfshire. Pra, nuk ka kuptim. Te kalosh nje jave ne Shqiperi, qenka si nje jave ne Moldavi( biletat) nje jave ne Luksemburg( biletat) nje jave ne Liban( biletat), plus nje jave ne Bjellorusi, plus biletat dhe ketu; ose nja 6 jave te tjera gjetke, te ajo lista…
Sa ere e keqe i vika, paskesh ngrene lakra ekonomisti ate dite…
2 August 2007 @ 9:08 pm
Turizem=te nxjerresh leke nga hiçi, gati gati=me alkimi`
Jam shume dakort me ty, pikerisht per kete me habit ky 17 mije dollareshi…. pu pu ta shifnit berishen ke tema me the ekonomist ne dore…. qesh e qaj na vajti jeta, sa gomar paska qene kre i shtetit……
2 August 2007 @ 10:04 pm
Në fjalën e tij, Kryeministri u shpreh:
“Kam një lajm shumë pozitiv sot. “The Economist” rreshton Shqipërinë në krye të vendeve që realizon më shumë të ardhura nga turizmi, sigurisht duke i proporcionuar për frymë dhe për vendin. Kjo tabelë është jashtëzakonisht shpresëdhënëse. Sipas Organizatës Botërore të Turizmit, një organizatë e Kombeve të Bashkuara, Shqipëria merr për çdo turist 17.500 dollarë. Një gjë është e vërtetë, kjo faturë kaq e mëkëmbur i detyrohet interesit shumë të madh të biznesit për Shqipërinë.
Pra, Shqipëria nuk ka numrin më të madh të turistëve, sigurisht, por në Shqipëri vjen një numër shumë i madh biznesmenësh, të cilët shpenzojnë më shumë, janë turistë të mëkëmbur. Ata që vijnë janë kryesisht grupet e mëdha të biznesit. Në këtë kontekst, të ardhurat për turist në Shqipëri janë më të larta në distancë se në Luksemburg, në Suedi dhe në Zelandë të Re, Japoni, SHBA, Kuvajt etj. Kjo për shkak të një fluksi shumë të madh të ekipeve të biznesit.
Në këtë mënyrë, dimensioni kulturor është jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe po ndihmohet dhe nga biznesi. Ky është një zhvillim shumë pozitiv. Dy janë treguesit ndër më pozitiv në këtë aspekt; krediti në Shqipëri 70 për qind që shkon drejt biznesit. Sërish, bëra ndërhyrje për ta kufizuar për arsye të njohura atë, por për vendin ka një rëndësi të jashtëzakonshme fakti që ky kredit që rritet me shpejtësi i shkon në tërësi, pra 70 %, biznesit. Ky është raport shumë i rrallë për vendet të tjera, është një tregues shumë pozitiv, indirekt, sepse që të marrë Shqipëria turistët më të kushtueshëm, apo mesatar, kjo ka të bëjë me ekipe të gjera biznesi që vijnë në vend”.
www.km.gov.al
2 August 2007 @ 11:57 pm
Mir o mire po prap Shqiperia nuk eshte vend i shtrenjte…Sharm el Sheik eshte fundi i botes dhe Egjypti edhe ne krahasim me Shqiperine eshte katund. Sido qe te jet puna eshte me lire nga cdo pikpamje te kalosh pushimet ne Shqiperi…vetem se do harxhosh pare per qirinj. Ata qe e kan nxjerre ate shifer…kuptohet kan ber nje gabim te madh ne llogjike…se nuk del ndryshe. Dhe eshte i njejti gabim qe kan ber me vendet e tjera…te ardhurat nga “turizmi”, te pjestuar me “turistat e huaj”. Kur shikon emrat e Libanit e Moldavise e Bosnjes ne ate liste…kuptohet se me cfar kemi te bejme.
3 August 2007 @ 12:19 am
sala sa here vjen ne pushtet tund e shkund econimistin ..:) cna bere more sale cna bere po kush ta dha voten ty aman kush pupupu
3 August 2007 @ 1:24 am
Zotrules nice work in there… (Ne blog) me i llaf…
Ta kisha dite te kisha dhene nja disa artikuj te shkelqyer te Nju Jork Times… 1910 - 1935… per genocidin greke e serb ne Kosove e Shqiperine e Jugut… do ja kishe mbyll gojen le qe ata jane b…. su mbyllet…
Jashte teme une eeeeee
Po ca te flasesh ketu eshte lemeriiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii
3 August 2007 @ 2:50 am
e lexova pak edhe une zotrules.
Bravo!
3 August 2007 @ 5:29 am
Ore kalamaja.
A ju kujtohet kur fituam cmimin e pare per ushqimin ne vitet 80 ne nje konkurs nderkombetar ne Meksike?!!! He, he, he.
Fshati qe duket s’do kallauz
3 August 2007 @ 8:31 am
Krasta, Gene…. Tek blogu lerini komentet
, se eshte kthyer qeni te të vjellat dhe ka lene koment aty.
3 August 2007 @ 8:39 am
Gjenocidin me te madh ndaj shqiptareve sot, e ka bere Sali Berisha. Nese me Ambasadat(dhe eksodin me anije) u larguan diku tek 15-20000 veta, me Sali Berishen nga Shqiperia jane larguar mbi 1000 veta ne dite deri ne 1995, dhe kjo duhej te kulminonte edhe me shume ne 1996-97. Ne vetem se nuk kemi patur dyndje popullsish te reja, qe te zevendesonte keta qe iken, se do kishim spastrim etnik te permasave katastrofike. Une nuk e di se sa do te zgjase kjo, por eksodi berishjan po vazhdon, dhe ka marre permasa qe ia ka zili eshte pushtimi turk i Shqiperise. Mjere populli qe s’e ze vendi dhe nuk ka doktor t’i thote nje fjale te mire.
3 August 2007 @ 2:47 pm
Po kush ja dha voten mo kete nuk e kuptoj:)
3 August 2007 @ 2:55 pm
anglishtja ime do te prishte pune zotrules
3 August 2007 @ 2:57 pm
zevzeke
e votuan se konsumatori ne ato momente ishte bere krejtsisht indiferent ndaj produktit nano dhe produktit berisha. (dhe faktikisht nuk mori shumicen e votave)
3 August 2007 @ 5:27 pm
Ne fillim djema u habita dhe une dhe mendova se mos ishte ndonje lapsus ose ndonje nga ato lavderatat me te futme qe perendimi ua jep veresie vendeve te botes se trete. Ne fakt mendoj se shifra mund ti afrohet te vertetes po te kemi parasysh qe nje pjese e emigranteve (qe jane faktikisht turiste, se jetojne jashte) investojne shuma te medhaja per shtepite e prinderve, te tyre, sic investova une vjet per tarracen e shtepise time (ne fakt e prinderve) 1200 euro. Tani kete vit , vetem keto 3 jave ketu, kam harxhuar per ushqim pije rroba rreth 700 euro dhe deri ne fund mund te me shkoje 1000 euro, qe ne Belgjik i harxhoj per 2 muaj e pak. Hotelet ketu jane te shtrenjta dhe turistet apo biznesmenet e huaj qe vijne ketu, shpenzojne shume. Investimet qe firmat e huaja bejne ketu, llogariten ne tjeter kategori, tek investimet e huaja. Dhe per Moldavine e Libanin e besoj ate shifer, per shkak se moldavia ka numrin me te madh ne bote per prostituta, te cilat kur kthehen ne vendin e tyre, shpenzojne shume ne drejtim te familjeve te tyre, ndersa Libani ka numrin me te madh ne bote te emigranteve.
3 August 2007 @ 11:41 pm
hahhaha tomaso . e di edhe une gjithe ato euro harxhova. tashi qe jam kthyer bej llogaritjet edhe po me iken truri lol
4 August 2007 @ 12:04 am
o zot ki meshire!
po si ore nuk shkoi askush te kontrollonte nga i kish marre te dhenat gazeta
edhe rexhep meidani kish shkruar nje artikull e ia fuste kodra pas bregut me hipoteza.
po shkoni o njerez te mire tek faqja e wto, gjeni tabelat, gjeni metodologjine dhe e kuptoni qe ato shifra jane kot fare dhe aq me pak jane te krahasueshme me vende te tjera (ku eshte perdorur metodologji tjeter vleresimi)
O zot ki meshire dhe bej qe te mos jene keta poltikanet tane ata qe marrin vendime vertet por te kene teknike te zote qe i keshillojne (po si ti zgjedhin tekniket keta)
Kryeministsri nuk ka interes te gjeje nje tabele shifrash perpara se te fryhet si pallua
Po te shkonte do te shihte edhe qe shifrat mbase i referohen vitit 2005 (ku ndikimi i tij nuk egziston) apo te pakten jane te njejta me te. Do te gjente edhe plot informacione te tjera interesante mbi menyren si mund te zhvillohet sektori turistik ne ate web site.
4 August 2007 @ 6:11 pm
He mo Gene,
eshte e njejta shifer e remitancave te emigranteve, e kjo s’ka lidhje se kush eshte ne qeveri, ata vijne tek familjet e tyre.
pse i fut robt ne siklet me googllu gjithe diten, se jene me pushime, tregoju direkt lidhjen si me poshte(i vetmi qe gjeta, shpejte e shpejt).
Shqipoja, ndalonte me te dhena tek 2005, me 790 mln $, per “koicidence”
Kjo shifer hyn realisht ne Shqipni, se si ja vene emrin eshte pune tjeter.
Nje emigrant eshte nje turist i mirefillte ?
Financiarisht eshte edhe me teper, sepse ai jo vetem konsumon si turist po edhe le liquiditet familjes, investon…
Sa do vazhdoje ky fluks monetar ?
Nuk i dihet, ajo qe dihet eshte se do jete ne renje, sepse emigrantet po konsolidohen me jeten e vendit du punojne.
Shikoni faqen 16:
http://www.unwto.org/facts/eng/pdf/barometer/WTOBarom06_2_en.pdf.
4 August 2007 @ 6:45 pm
ne ketu per kuriozitet i kemi
e kisha me ata debilat qe drejtojne une
gjithsesi
http://www.unwto.org/facts/eng/indicators.htm
tabela e pare dhe e dyta
metodologjia majtas ne fund
4 August 2007 @ 7:16 pm
O gene, skish si ishin plot shifrat, e tha berisha eshte genjeshter e bejne njerezit vede deduksionin tashme…
1 September 2007 @ 5:45 pm
Sipas Marcos Shqipëria ka dhënë shifrat gabim
Nuk ka shumë detaje dhe me sa duket nuk e zotëron mirë anglishten, por thotë që po përgatit një dokument me imtësirat.
2 September 2007 @ 7:27 pm
Nje shkrim mbi kete statistike:
http://fellowofeagles.blogspot.com/2007/09/golden-tourists-in-albania.html
4 September 2007 @ 2:19 pm
I am sorry but I don’t speak Albanian, so I couldn’t follow your discussion. But if you are interested, I wrote an article on my blog about this issue explaining my investigations done http://fellowofeagles.blogspot.com/2007/09/golden-tourists-in-albania.html .