SKANDAL: Gazeta Shqiptare vjedh logon dhe emrin e Bluetooth

Do te me falni per titullin a la tabloid. Po joshja e “kopjacerise” ishte e paperballueshme. Imazhi ne te majte eshte logoja e nje suplementi te Gazetes Shqiptare, e cila pa pike turpi e llogjike kopjon stemen dhe emrin e Bluetooth (imazhi ne te djathte), nje teknologji boterore qe i sherben komunikimit pa fije mes paisjeve te ndryshme (celulare, kompiutera, PDA, etj.).
Kritika qe mund t’i behet GSH eshte aq e thjeshte dhe banale saqe te duket e tepert. Po duhet bere sidoqofte. Vjedhja eshte e paster fare. Eshte kopjuar edhe stema (logo) edhe emri. Sado shkelje te jete kopjimi i logos, ajo nuk arrin nivelin e pandershmerise dhe budallallekut qe perben vjedhja e emrit.
Po pse Bluetooth? E perkthyer fjale per fjale, do te thote “dhembe blue”. Por, emri i konsorciumit vjen nga nje tjeter burim: nga diplomati danez i shekullit te 10-te, Harald Bluetooth, i cili mbahej si diplomat i mire qe negocioi fundin apo menjanimin e shume lufterave. Krijuesit e teknologjise menduan se aftesite e diplomatit jane paralele me aftesite e Bluetooth per te komunikuar mes paisjeve te ndryshme.
A thua GSH te kete pasur nje ide te ngjashme ne mendje? Veshtire te jete e mundur. Suplementi servir thashetheme “MADE IN ALBANIA”, nje sherbim qe eshte larg diplomacise apo teknologjise se kompiuterave. Suplementi mund te ishte quajtur fare mire “iTunes”, “Javascript”, “Ubuntu”, “BitTorrent” apo cfaredo fjale qe ka njefare lidhje me teknologjine sot. Bluetooth nuk eshte as ndonje fjale “cool”. S’ka pike kuptimi.
“Dizajneri” i GSH iu ka shtuar dhe nje element “logos”: nje pale sy per koke te syve. Se keta thashethemexhinjte me dhembe blu kane edhe sy.
Me poshte eshte kopertina e suplementit, dhe ketu mund te lexoni numrin e radhes. Nese mendoni si mendoj une, cojini nje email te sjellshem gazetes tek adresa bluetooth@gazetashqiptare.com ose redaksia@gazetashqiptare.com.

16 November 2006 @ 5:23 am
only in Albania
16 November 2006 @ 8:52 am
Qe nga nentitulli ‘ thashetheme made in albania’ i hapin gropen vetes perpara dyerve te gjykates… s’besoj se do ta kete te gjate kjo reviste..
16 November 2006 @ 10:59 am
[…] Ju ftojme te lexoni thirrjen e Peshku pa Uje tek ( http://www.peshkupauje.com/skandal-gazeta-shqiptare-vjedh-logon-dhe-emrin-e-bluetooth/2006/11/16/ ) […]
16 November 2006 @ 11:16 am
Ma do mendja se ne rastin e ketij “tabloid”-i Bluetooth i referohet menyres se si qarkullojne videot skandaloze nga njeri celular ne tjetrin ne Tirane. (2 rastet e famshme kete vit, te balerines dhe ish botuesit/politikanit). Pra luhet me idene e thashethemit modern.
Sa per logon po e analizoj pakez
E kane kopjuar pa qen nevoja, s’eshte ndonje logo per te patur zili,
Pune shume e dobet nga ana e dizenjos.
Fonti sidomos. Ai font qe kane perdorur shkon per ibret me logon - eshte font Sarif, me kthesa tek fundet, keto kthesa i trashegojme nga romaket, qe i gdhendnin germat ne gur, u vinin fund qe te mos krisej pllaka me vone.

Fontet Sarif percjellin ndjesi “Klasike” ndaj nuk shkojne kur do te paraqitesh “Modern - Techie”.
Bluja mbi te kuqe eshte tjeter aksident.
16 November 2006 @ 11:53 am
Te tere me te kopjuar e kane filluar,ka aq shume gropa ne Shqiperi saqe kjo me duket nga ato te fundit fare.
16 November 2006 @ 12:58 pm
kam pershtypjen se eshte ne metoden e punes se gazetes shqiptare te shesin produktet e tyre nga titujt me shkronja te medha (shpeshhere kronika te zeza) dhe percjellja ne menyre te shemtuar te cdo realiteti
16 November 2006 @ 3:03 pm
GShqiptare eshte e falimentuar si gazete por mbahet me paret e ndonje burimi mafioz te italise jugut. spo le gure te fsheh falimentimin, gjoja dhe me ket bluetoothin tani.
16 November 2006 @ 4:08 pm
Lerini keto budallalleqe, mos u kapni tek gjera pa kuptim. Jo vodhi logon, jo nuk e vodhi. Teme kot.
16 November 2006 @ 4:16 pm
Djaloshi, kjo qe te duket ty budallallek u kushton shtrenjt kompanive qe paditen per gjera te tilla. Pra ka plot qe e marrin seriozisht. Kjo eshte shkelje ligji nderkombetar.
16 November 2006 @ 4:27 pm
E di mer plak, po si veni bohet ene kuveni apo jo? Atij vendi i dhemb koka per njeqind mije halle te tjera, kjo puna e logove eshte nje hic. Nese eshte kaq serioze atehere te shohim se sa vemendje do i kushtoje Bluetooth problemit. Por une them qe as do e marre mundimin ta shohe, eshte teme komplet e ekzagjeruar dhe nuk shoh ndonje lloj abuzimi me logon.
16 November 2006 @ 5:06 pm
u lag rosa, su lag rosa!
lala kros or lala kros, vete shkruaj vete vulos, se kush nuk te thot se mos!
16 November 2006 @ 5:15 pm
Dajosh, BAG,
Nese s’jeni te interesuar ne kete teme, lerini ata qe jane te interesuar te diskutojne rehat (i.e. mos shkruani fare). Tregoni pak respekt per njerezit qe kane mendime dhe interesa ndryshe nga tuajat.
16 November 2006 @ 5:17 pm
ku ka ma mir sesa me e gjet gati.
kush rri me vra menjen me shpik gjona , masani nga kompjuteri jon cop-cop .
16 November 2006 @ 5:17 pm
Blend s’me kishte vajtur mendja tek perhapja e videove me celular por s’eshte cudi te kesh te drejte
16 November 2006 @ 5:52 pm
Penar, te me falesh per injorancen por a mund te ma perkthesh cdmth BAG???
Une interesin time per temen e shpreha duke postuar, tani nese mendimi im ty nuk te pelqen ky nuk eshte faji im dhe nuk tregon mosrespekt ndaj teje apo dikujt tjeter. Ne fakt je ti qe po tregohesh i parespektueshem duke me rekomanduar te mos shkruaj ne kete teme sepse nuk po te likam rehat!!!! Me vjen keq per menyren si je shprehur duke qene se je edhe drejtues i forumit.
16 November 2006 @ 6:17 pm
Kur nje log nderkombtar vidhet nga nje gazet kombtare shqiptare qe thote se asht perndimore/italione, kjo gja Dajosh asht mase e dhimbshme per shqipnine. Kur GSh e ban ket gja po te tjert qe jane shqiptar. Ma mira do kish ken qe kjo gazet tmos thot se asht perndimore se kshtu po gnjen. Ne perndim se ban kush ket pune Dajosh.
16 November 2006 @ 6:24 pm
O Dajo ado hapim nji faqe interneti ne bashke?si thu
Dajo ene une me ty jam,si teme nuk eshte ndonje gje* por aman interesante dhe me pelqen qe eshte kapur nga peshkupauje, bravo.Nuk eshte hera e pare qe peshkupauje lufton piraterine dhe mire ben sepse i shtyn kompanite e tjera te behen me krijuese e me serioze.
Shume kompani kuptohet “vjedhin” teknollogjine e kompanive te tjera pasi keshtu ecen edhe perpara psh duke filluar qe me avjonet ushtarak te luftes se dyte boterore e deri tek microsoft zune=ipod
-POR qe te pertosh te besh nje logo tenden, eshte pertacllik i modh. Me nje photoshop ose macromedia i fut e ben nje logo qe ska nona, se keshtu si artista jemi te mire ne shqipot :).
Dajo, une kam raste qe lexoj artikuj ketu e nuk shkruaj pasi ose nuk me pelqen tema, ose si vlen barra qirane, keshtu qe mos ja merr per keq peshkut, “them une tani”
*”ta krahasosh me te tjera probleme”
16 November 2006 @ 6:25 pm
Djalosh me duket se e kishte me ate te burrelit penari o derbardhe.
Mos o keqkupto se BAG eshte shkurtimi i nikut te atij profesorit te burrelit.
16 November 2006 @ 6:39 pm
OK mer plak, se nuk u bo qameti. Debati do kete dhe nxehje.
16 November 2006 @ 6:57 pm
Shikjoni se cshkrun GShqiptare per vetin, mandej shkon e vjedh logun e tjeter kujt. Kjo asht turp.
Rreth “Gazeta Shqiptare”
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri. E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939 me pushtimin fashist në Shqipëri. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 12 prill 1993.
“Gazeta Shqiptare” solli në Shqipëri modelin e gazetarisë europiane. Prej shumë vitesh është konsideruar një shkollë autentike e gazetarisë moderne dhe sot vazhdon të merret si shembull nga shumë gazeta të tjera shqiptare.
“Gazeta Shqiptare” shpërndahet në gjithë territorin kombëtar, si dhe në Greqi dhe në Itali
16 November 2006 @ 7:49 pm
Teme pa interes per ne emigrantet. Pjero.
16 November 2006 @ 8:12 pm
“Teme pa interes per ne emigrantet. Pjero.”
Or zotni fol per veti jo per tgjith. Thuj tem pa interes per mue jo per te tane. A je tu bo vet a je i marr? Kush je ti Krietari OKB.
16 November 2006 @ 8:38 pm
Tema eshte shume interesante per mendimin tim. Tani, kto cunat ketu tek peshku duket nuk u merrkan vetem me nje drejtim. Me duket se ka boll vend per te gjithe te ndjekin ato tema qe u interesojne.
Te vish te shkruash:
“Teme pa interes” - eshte e pasjellshme.
Eshte sikur t’i hysh njerit ne restorant te me shuqime deti dhe t’i flasesh shefit per t’i thene:
“Une nuk ha peshk.”
Ai djali aty me larte e ka kapur mire me duket, qe me “bluetooth” keta e lidhin me ato videopornot e Inis Gjonit…qe ne vetvete mbetet nje koncept fyes per nje njeri apo nje grup shoqeror.
16 November 2006 @ 9:26 pm
“Te vish te shkruash kjo teme eshte pa interes, eshte e pasjellshme. Eshte sikur t’i hysh ne restorant me ushqime deti dhe t’i thuash shefit: Une nuk ha peshk.” - Genco, kete do e bej thenien e dites. Flm.
16 November 2006 @ 10:12 pm
Flm Penar per lajmin se nuk do e kisha pare kete “reviste” te re dhe do me kishin shpetuar 10 minuta gallate!
Sidomos tere ato faqet dedikuar Ciljetes me te dashurin si neper lokale dhe planeve te saj te medha per realizimin e nje reklame per “autobuzat e linjes Tirane-Rinas”!!! Priceless…
16 November 2006 @ 10:15 pm
Nuk quhet kopjim nese nuk eshte njesoj me ate te paren .
Perderisa GSH ka renditur ndryshe gjithcka , si dhe ka shtuar disa gjera , si psh , du syte brenda O-ve , etj etj
Eshte Blendi i vetmi qe ka gjetur kuptimin e vertete .
17 November 2006 @ 1:02 am
“Thashetheme MADE IN ALBANIA”
hahahahahahahahh…
ku eshte kjo reviste ta lexojme?
17 November 2006 @ 8:37 am
e imagjinoni dot qe disa nga drejtuesit e kesaj gazete kane projektuar ligjin e medias
17 November 2006 @ 11:13 pm
me ka shku mendja per peshk
18 November 2006 @ 10:36 am
Cdo dite ketu ne shohim gjera te vjedhura. Ne rruge , neper gazeta edhe neper televizione. Ju kapeni vetem me nje logo te shemtuar. Filloni njehere te flisni per televizionet. Opinion te klani eshte klon i emisionit Porta a porta te rai uno, madje ka qene nje periudhe qe edhe studjo ka qene njesoj. Mos te kapim edhe me top channel. Fiks fare klon i Striscia la notizia, Exclusive klon i Lucignolo i Italia uno, Top Show klon i emisionit Maurizio Costanzo Show te Canale 5, Portokalli klon i Zelig, Extreme klon i Real TV te italia uno. Ka autore te huaj ka dhe autore shqiptare, te huajt kane idete e tyre, keta tanet vjedhin idete e tyre.
18 November 2006 @ 6:09 pm
….. Shume po me pelqen idea per te marrur neper goje te “famshmit”….
21 November 2006 @ 9:34 pm
Gazeta Shqiptare eshte gazeta me antishqiptare qe ka pasur ndonjehere deri me sot brenda dhe jashte republikes sone. Nje gazete fashiste, sa per informacionin e atij robit qe te plas tu qesh kur thote se e mbylli fashizmi gazeten… Ha ha ha mani shqiposh, vetem te flasin e te bejne si te ditur….
21 November 2006 @ 11:55 pm
Po mire, cili eshte perkufizimi i vjedhjes? Si e “vodhi”?
Se une nuk jam shume i qarte per shkeljen ketu.
nese do te kishte ndonje marke celulari psh qe perdorte nje teknologji te ngjashme me bluetooth dhe te ishte e genjeshtert, atehere pranohet vjedhja. Po ketu si u vodh?
22 November 2006 @ 2:05 am
Kjo teme mund te futej ne kategorine “minus 24″ karat .
27 December 2006 @ 2:29 pm
Julius thotë:
Po mire, cili eshte perkufizimi i vjedhjes? Si e “vodhi”?
Se une nuk jam shume i qarte per shkeljen ketu.
nese do te kishte ndonje marke celulari psh qe perdorte nje teknologji te ngjashme me bluetooth dhe te ishte e genjeshtert, atehere pranohet vjedhja. Po ketu si u vodh?
=================
Vjedhje klasike mër Julius aka Vjedhje e pronës intelektuale. Bloototh-i ka depozitu/patentu krijimin e tij teknologjik (aspekti teknik i shpikjes) dhe prezantues (emri, logo etj) në vendin e vet të origjinës duke u bazu ne ligjet e vendit te vet dhe në ligjet ndërkombëtare që rregullohen nga WIPO - World Intellectual Property Organization. Meqenëse Shqipëria është anëtare në WIPO ajo ka marrë angazhimin me respektu rregullat e lojës kështu që po ti dojë byça shtetit e zhgarravit GSH direkt. Po siç thanë shumë të tjerë këtu kur t’i vijë rradha këtyre problemeve do jemi thinjur nga koka. Personalisht më vjen më tepër turp për konceptuesin/krijuesin sesa për gazetën vetë. Duhet të jesh me të vërtetë mediokër, pa talent krijues e konceptues, që të shkosh të kopjosh kaq shëmtut. Turp!
Për ata që janë më tepër të interesuar mbi detajet e Pronës Intelektuale dhe Industriale në Shqipëri ky dokumenti pdf mund të japi ca info: http://www.wipo.int/about-ip/en/ipworldwide/pdf/al.pdf