Të gjithë nën nivelin e Berishës!

Henri Çili
Gazeta Panorama
14/05/2008

Ka një amulli të përgjithshme rreth rolit, funksionimit dhe artikulimit të aktorëve politikë sot në Shqipëri, e përbashkëta e të cilit mund të përmblidhet me një stilemë të vetme: të gjithë janë jashtë rolit, funksionit dhe artikulimit të natyrshëm. Përjashto njërin: kryeministrin Sali Berisha. Edhe pse duket që projekti i tij politik nuk i përket së ardhmes, gjë e cila mund të pohohej me siguri edhe prej atij vetë, prapëseprapë Berisha, politikani që ka dominuar në mënyrë konstante gjithë tranzicionin shqiptar, jo vetëm nuk është sot nën nivelin e aktorëve alternativë, por me pak guxim mund të themi se ai qëndron mbi nivelin e të tjerëve. Ose e thënë ndryshe, të gjithë jemi nën nivelin e Berishës.

Paradoksalisht, që nga 3 korriku, kryeministri Sali Berisha, jo vetëm nuk po e dobëson projektin e tij politik të pushtetit, por po e forcon atë. Përmes betejash, luftërash, marrëveshjes, kompromisesh, komprometimesh apo s’dihet se me çfarë tjetër, ai mbijeton në pushtet. Pas marrëveshjes së fundit me opozitën ai e ka rihapur bindshëm kapitullin e përpjekjeve për një mandat të ri, për t’i dhënë jetë sërish pranisë dhe rolit të tij të mëtejshëm në jetën politike. Kjo ndoshta, jo aq për meritë të  vet se sa për mungesë të meritës së aktorëve alternativë. Po të analizonim një e nga një aktorët politikë me peshë në këtë vend, duke filluar nga kryetari i opozitës Edi Rama, në mënyrë të pabesueshme do të konstatonim se roli, funksionimi dhe artikulimi e tyre paraqitet sot nën nivelin e kryeministrit Berisha.

Edi Rama, kryetari i opozitës, e ka nxjerrë veten nga roli i tij i natyrshëm si lider alternativ për të udhëhequr nesër Shqipërinë, sepse ai propozon të njëjtën model republike si Berisha me të cilin votoi ndryshimet e fundit kushtetuese. Një republikë e mbyllur, e personalizuar pa hapësira për lojën e disa aktorëve politikë dhe institucionalë, një republikë pa garanci, e rrezikuar në parim brenda mekanizmit që ngre në vetvete. Një opozitë është në radhë të parë jo thjesht një emër, një ekip alternativ për pushtetin, por një model politik më i avancuar, një model që e liberalizon republikën, që i jep më shumë frymëmarrje lirisë dhe rrit nivelin e garantimit në arkitekturën e institucioneve. Sikur të mos mjaftonte kjo, Rama e ka nxjerrë po ashtu veten nga roli i natyrshëm i liderit të së majtës. Me ndryshimet në sistemin elektoral, të cilat dukshëm penalizojnë partnerin e tij politik të deritashëm, Ilir Meta, ai ka mbivendosur qëllimet dhe ambiciet e liderit me ambiciet e oligarkisë së mërzitshme të Partisë Socialiste. Jo më kot, e vetmja nga lëvizjet e Ramës që kjo oligarki ka mbështetur me zell e me shpirt këto tre vjet, ka qenë sistemi elektoral që penalizon LSI-në. Duke njëjtësuar ambiciet e liderit me ambiciet e oligarkisë, Rama ka dalë nga funksioni bazë i një lideri politik në një partie të madhe, ku interesat e të cilit nuk duhet të përputhen asnjëherë 100 për qind me atë të oligarkisë. Ky tension i pazgjidhshëm e mban të shëndetshme një parti të madhe.

Jashtë rolit të natyrshëm është Ilir Meta, i cili në vend që të merret me përgatitjen për zgjedhjet e ardhshme i është futur mbrojtjes së Kushtetutës në kushtet kur kanë humbur intelektualët dhe konstituticionalistët.

Jashtë funksionit është presidenti Bamir Topi, i cili flet për ndryshimet kushtetuese që prekin institucionin e tij, kur kjo nuk i lejohet nga pozita e presidentit, ndërkohë që ka zhgënjyer tanimë praktikisht të gjithë atë që kishin një farë shprese te personaliteti i tij politik, edhe pse kontestuan mënyrën e zgjedhjes së tij. Në këto 9 muaj në krye të shtetit, presidenti Topi, nuk i ka dhënë vendit ekuilibrin e pushteteve që i kërkon Kushtetuta, nuk ka filtruar ambiciet e kryeministrit Berisha në projektin e zgjerimit të pandërprerë të pushtetit. Edhe pse provat e presidentit janë përditë përpara dhe ai nuk paragjykuar për atë që nuk ka bërë në të ardhmen, prapëseprapë një gjë mund të themi sot: në dyert e Presidencës do të nisemi pa qejf dhe pa shpresë kur të kemi një shqetësim për republikën.

Nën nivelin e aksionit të kryeministrit janë dhe rivalët e djeshëm apo të sotëm politikë të Berishës. Spartak Ngjela, i cili ligjërimin brilant nuk po e mbështet ende me aksion organizativ për të jetësuar idetë e veta në politikë. Nën nivelin e aksionit të kryeministrit Berisha është Besnik Mustafaj, një rival simpatik i profiluar në muajt e fundit brenda gjirit të shumicës, i cili mbeti thuajse i vetëm në aksionin për të bllokuar ndryshimet kushtetuese. Ai nuk po sendërzon politikisht ndonjë grup apo alternativë, duke i dhënë aksionit të tij thjesht emrin e vet publik dhe tërheqës për mediat. Pa llogaritur këtu faktin që mbështetja morale publike që Mustafaj i ka dhënë ish-ministrit Mediu në çështjen e Gërdecit, duket një pakujdesi që as kryeministri Berisha nuk ia ka lejuar vetes.

Nën nivelin e aksionit politik të Berishës janë të tjerë individualitete politike të PD-së, të cilët po të përdornim një qasje cinike, mund të thuhet se i përkasin të shkuarës tashmë. Ministri Genc Ruli, pa bilanc në sektorin e tij apo së paku pa bilancin që prisnin të gjithë ata që kanë besuar në potencialin dhe kompetencën e këtij të fundit. Preç Zogaj, oratori i pashembullt i politikës shqiptare, vazhdon të dalë në media pa mundur të thotë ndonjë gjë me thelb politik. Një e dy ai udhëton drejt Lezhës, zonës së tij elektorale, e cila dukshëm nuk mjafton për formatin e tij politik të klasit të parë. Arben Imami, të cilin nuk e nxorën dot nga politika as kundërshtarët, ngjarjet apo situatat më të vështira, e ka lënë në një heshtje të gjatë, shumë të gjatë politike detyra e shefit të kabinetit të kryeministrit Berisha.

Dy a tre fjalë dhe për disa potenciale politike të së shkruarës dhe ardhmes së politikës shqiptare. Fatos Nano, apriori që u tregua nën nivelin aksionit politik të Berishës, sepse humbi gjithçka në lojën e presidentit me të: vetë president nuk u zgjodh, sistemin politik e shkatërroi me investimin e për zgjedhjen e kandidatit të e forcoi “keqbërësin” e tij politik, duke i dhënë qeverisë presidentin që i takonte pakicës. Pa llogaritur këtu humbjen e pallogaritshme të kapitalit të tij politik historik, me të cilin u largua nga 3 korriku si lider i një fryme tolerante dhe demokratike.

Ben Blushi, i cili pas sprovës së pamundur gjatë krizës së fundit presidenciale, ku me investimin e tij për kandidaturën e Nanos president, ai pati iluzionin se do të kthente me duart e veta historinë mbrapsht, ka preferuar zbresë nga tribuna në plate. Më pak e dëmshmja gjë që ka ndodhur është kjo e Blushit, pasi të paktën këto kohë na dha një roman shumë të mirë dhe një debat që na bën mirë.

Kurse Lulzim Basha, për të cilën shumëkush mendon se koha punon për të, në fakt ndodhet edhe ai në një rol të panatyrshëm. Në vend që ta zhvillonte personalitetin e tij politik, ai ia ka lënë gjithçka pritjes, duke investuar gjithçka tek raportet e tij të mira me kryeministrin. A do t’i mjaftojnë?

Erion Veliaj, i cili pas aventurës parapolitike te MJAFT, është në të drejtën e vet për nisur aventurën politike të G99, momenti aktual politik e ka vendosur paksa në një pozitë ngërçi. Peizazhi politik i opozitës së majtë, me një PS që është në marrëveshje me kryeministrin Berisha, me një LSI që akuzon PS-në se po shet interesat e opozitës dhe kërkon të pyeten qytetarët në referendum, Erion Veliajt i janë lidhur paksa dy duart. Njeriu që donte pjesëmarrjen e qytetarëve dhe për kazanët e plehrave e ka sot të vështirë të mbështesë referendumin hapur. As ta hedhë poshtë hapur.

Nuk mund të mos lëmë pa përmendur dhe dy aktorë të tjerë: kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli dhe ish–kryeministrin Pandeli Majko. Këta të dy nuk i nënshtrohen kësaj paradigme që ngre ky shkrim: aksioni i tyre ka qenë gjithnjë nën nivelin e aksionit politik të Berishës.

Dergoje artikullin me email Printoje artikullin

31 Komente

  1. B…LI thotë:

    15 May 2008 @ 1:12 pm

    O Shqiperi e mjera Shqiperi.
    O shqiptare te mjere shqiptar, per fatin qe keni me keta politikane

  2. hajdarmozi thotë:

    15 May 2008 @ 1:50 pm

    O Tempora! O Mores!

  3. Rob-terneti thotë:

    15 May 2008 @ 2:12 pm

    Ne ca katune thoshin: marshalla sa m… te madh paske bo!

    Shkrimi artikulon thelbin e problemit tone, ku robi mesatar thote: “te lumte palla sa mire i paske ra m’top.”

    Ashtu eshte, Berisha (se fundi Berisha & sons) ka mbizoteruar mbi te tjeret per mbajtjen e pushtetit.

    Dhe analizti i thote, marshalla sa te madh e paske bo!

  4. hajdarmozi thotë:

    15 May 2008 @ 2:48 pm

    emigrant thotë:

    7 Maj 2008 @ 3:15 pm

    Kush habitet per kete?
    Ky eshte nje kryelajm per mua. Leksion hyres, por indispensabel! Nga ato kambanat e forta qe bien cdo ore ne kishat e fshatrave qe te kujtojne njerezine sa eshte ora. Dang-dang-dang!
    ……………………
    Kur do mesojne shqipot se “te kesh te drejte” eshte gjeja me pa vlere! Te jesh “burre i mire, qe s’i ke rene kujt ne qafe” ka vleren e tregut, dmth afer zeros! Ke qene burre i mire se s’ke mund me qene “i keq”, eshte ideja atje jashte……………..
    tregon thjesht ne rastin me te mire foshnjerine tone ne njohje te dynjallekut qe na rrethon. Sistemin e vlerave. Mekanizmin e vleresimit. Se nuk ka faj dhe fajtore, por deshtim dhe deshtake. Se ai qe ja fut vetes mund te jesh vetem ti vete! Se loja e sotme behet vetem me autogola, dhe fiton ai qe shenon me pak ne porten e vet!

  5. Idris thotë:

    15 May 2008 @ 3:41 pm

    Me thene te drejten nje kend veshtrimi dhe analize me “kembe ne toke”
    Do te duhej sforco e madhe te dilje kunder kesaj analize per te pare dicka ”tjeter” ne kete linje.
    Ketu kane lezet “mendimtaret” e lloit hunter a Policer per te shpjeguar se si qendron puna me kete KARIERIST te pashembellt deri ne Pragun e DIKTATORIT, dhe Autoritarist “pa dyshim zotri” ,por gjithsesi
    DEMOKRAT zotni!

  6. ThoughtPolice thotë:

    15 May 2008 @ 4:04 pm

    Kush do te ishte ne nivel me Berishen, Rama? Detyra e liderit te opozites eshte shume e veshtire per nje piktor deshtak dhe politikan pa pervoje (Rama thote qe nuk eshte politikan fare) si Rama. Menyra dhe aksioni politik i Berishes, eshte shume here me lart se i Rames, ne te gjitha aspektet. Mua personalisht me vjen keq per Meten, i cili do te ishte nje kundershtar i forte i Berishes, duke pare edhe historine e ballafaqimit te tyre gjate pluralizmit, por Rama me bracet dhe velite e tij e shkaterruan koalicionin e majte, duke ja bere shume te lehte fitoren Berishes ne zgjedhjet e ‘09.
    Nje figure qe realisht duhet vleresuar tek e majta dhe ka kapacitetin dhe mprehtesine per te bere politike eshte edhe Ben Blushi, por Rama e ka menjanuar dhe e ka cuar me pushime, duke e ditur rrezikun qe mund t’i vinte nga nje aktivizim i Blushit ne drejtimin e PS-se.

  7. Idris thotë:

    15 May 2008 @ 4:21 pm

    Duhet te jesh nga Jugu POLIC!
    I sheh ndeshjet sipas teorise se CJEPVE ose DESHIJVE….duke u ndeshur me brire kush eshte me i forte…. :P :P :P
    Koha tregoi se metoda MIXHISTE qe te rreh shpatullat dhe ta rreshket doren avash-avash deri tek fundi kurrizit ….dhe gjith diten ulerin
    ashtu asht zotri….na rrezuem LISA——DOLI me EFIKASE!!!!!!

  8. Grupi thotë:

    15 May 2008 @ 4:28 pm

    Rama ju solli korsi bicikletash ne Tirane dje!! Rrini rehat…cfar doni me teper? :)

    Ne realitetin Shqiptar nuk ekzistojne teorira oligarkie apo role te natyrshme apo majta-djathtas. Ekzistojne vetem dy gjera…nje klase politike qe sjell vetem vjedhje, korrupsion, genjeshtra dhe perfitime personale…dhe nje klase politike qe sjell rezultate konkrete dhe te prekshme.

    Sa qef kemi te mbajme ate citimin e Tironsit ke hyrja e Peshkut…Serbi si i edukuar…Shqiptari si gabeli pa fillore. Shume e bukur faktikisht…po ashtu jemi ne si gabeli pa fillore…dhe menjehere kerkojme te krahasohemi me Evropin. Po Evropi arriti atje ku eshte nerpmejt nje zhvillimi qe nga THEMELET…nepermjet nje zhvillimi konkret dhe te prekshem…qe te arrine ne nivelin ku sot mund te harxhojne kohen me diskutime anesore dhe filozofira dhe toerira politike.

    Ndersa ju thoni…Rama ka tradhetu “te majten” C’a dreq te majte apo te djathte ka ne Shqiperi?? Ka klane personale dhe asgje me teper…Ky te pakten del icik me siper se aq se sjell dhe rezultate te prekshme…nderkoh qe ju diskutoni per meritat politike te njerit apo tjetrit. Rama sillka te njejtin model qiversije si Birisha. Si kshu?? Apo vazhdoni bini fyellit me toerira konspirative. Modelet jane te gjitha kopjime te modeleve Evropiane te qiverisjes…po ne i quajme oligarki. S’e marr vesh cfar qiveria doni njehere!! Se s’keni thene asnje llaf se si do krijohet kjo qveri liberale e hapur ashtu sic e imagjinoi ju. Kopjo Spanjen…jo. Kopjo Gjermanie…jo. Kopjo Italine…jo. Ne dum anarki…ne dum mosbindje civile sic jemi mesuar kto 18 vite. Ahsut kenaqemi ne. Jo modeli qe sjell Rama…alternativa…eshte nje alternative ku punohet per te arritur rezultate te prekshme…rezultate ku mund ti biesh me biciklete.

    Eshte pak e cuditshme te kritikohet Rama…se paska dal ne pension Blushi apo se qenka Inatosur Meta. Rama morri apo s’mori 90 % te votave ne PS? Demokracia nuk eshte…te kenaqen te gjithe. Demokracia eshte…te kenaqet shumica. Blushi doli se perkrahu Nanon. Meta doli se u Inatos se Edi ishte me i gjate. Edhe ky ishte mekati i madh i Rames…oligarkia e Rames…olgarkia e 90% te votave ne PS.

    Kjo eshte “demokracia e proletariatit”…Ai merr 90% te votave ju thoni “e ka pervetsu PS-en…e ka bere personale”. Edhe cfar pastaj??

    Ajo qe kerkoni ju eshte…1 mije lule celin…MAOIZEM :) (e keni mesu revizionizmin Maoist besoj diku ne shkolle)

    Shqiperise i duhen korsi bicikletash se pari…pastaj mund te kemi lluksin te diskutojme per te Majten heroike te Ilir Metes.

  9. Koth thotë:

    15 May 2008 @ 4:37 pm

    Kryetari Rama thote :

    Pa transformuar jetën në fshat, nuk mund të transformojmë jetën ekonomike të qytetit.

    Kryetari Mao ka thene : Fshati te rrethoje qytetin.

    Kush ka qef ta lexoje te gjithen e keni ketu : http://ps.al/index.php?option=com_content&task=view&id=952&Itemid=1

    Ver Llapa
    Durres 15 Maj 2007

  10. ardo nuba thotë:

    15 May 2008 @ 4:41 pm

    Gazeta “Standard”

    “Me këmbë në tokë” dhe turet Rama, Berisha dhe Meta

    ARTUR NURA

    Megjithëse të ecurën në këmbë e kam braktisur dhe i jam kthyer përdorimit të makinës, e gjej shumë domethënëse fjalën e urtë “Me këmbë në tokë” dhe nevojën për të reflektuar ne filozofinë popullore qe ajo përcjell.

    Personalisht më ka frymëzuar që të reflektoj më thellësisht realitetin tonë shumëdimensional dhe sigurisht të shkëmbej disa opinione me lexuesin e gazetës “Standard”, por parimisht besoj se nuk është se ajo nuk mund të vlejë edhe për të analizuar veprimet politike të tre nga politikanët tanë më me pushtet: z. Sali Berisha, z. Edi Rama dhe z. Ilir Meta:

    Z. Edi Rama, drejtuesi i Partisë Socialiste dhe kryetar i bashkisë së kryeqytetit, ka tashmë disa kohë që po bredh anembanë Shqipërisë për të dialoguar me popullin dhe duke vënë këmbët e tij në tokën e të gjithëve, parimisht për të qenë më afër problemeve të tyre.

    Ndonëse ne nga shtëpia dëgjojmë vetëm se çfarë u thotë z. Edi Rama popullit të majtë e të djathtë, në kryeqytetin tonë ku qytetari nr. 1 është po vet, njerëzit e thjeshtë janë së fundi të detyruar të vënë këmbët e tyre më shumë në tokën e papastër të Tiranës dhe të ecin më shumë e më shumë…!

    Kjo ndodh sepse transporti urban po përballet me një krizë të caktuar që vjen thjesht nga keqmenaxhimi i këtij sektori publik. Në vend që ky shërbim i transportit publik të jetë sa më efiçent dhe të nxisë të gjithë ta përdorin autobusët, ndodh krejt e kundërta. Autobusët, të cilët ndotin më pak sesa makinat e panumërta ajrin e rëndë dhe plot pluhur të Tiranës, për shkak të moslëvrimit të një fondi financiar nga ana e bashkisë dhe mungesës së politikave afatgjata nga ky institucion, ofrojnë më pak shërbime për qytetarët e Tiranës. Në fakt shoqëritë private kanë kërcënuar së do të shtrenjtojnë udhëtimin me mjete publike dhe më të përjashtuar dhe diskriminuar janë ndjerë invalidët dhe veteranët, të cilët ligji që “fatorinot” injorojnë, i favorizon!

    Nuk njoh personalisht kontratat që këto shoqëri private kanë firmosur me Bashkinë e Tiranës në lidhje me kushtet dhe detyrimet që ato duhet të ofrojnë ndaj qytetarëve, por ajo që sheh sa herë që të duhet të përdorësh autobusët e Tiranës është për të ardhur keq! Gjen mungesë të theksuar kushtesh higjiene dhe mungesë qytetarie nga ana e fatorinove, të cilët nuk mbajnë kurrë uniformë!

    Qytetarët e Tiranës kanë zgjedhur Edi Ramën t’i përfaqësojë dhe të mbrojë interesat dhe të drejtat e tyre në raport me të tretët. Në këtë rast, të tretët janë shoqëritë private të transportit urban në kryeqytet të kontraktuar nga bashkia! Ndaj, parimisht është vetëm kryetari i bashkisë që ka mundësi dhe rol të pazëvendësueshëm, për të orientuar një udhëtim më komod publik e një qytet më pak të ndotur. Ndryshe, turi i tij “Dialog me Shqipërinë” do të konvertohet thjesht në një “shfaqje” të politikës së vjetër e tipit “Gju më gju me popullin”…

    Berisha në turin e tij nga Saranda në Bruksel

    Së fundi, edhe z. Sali Berisha, Kryeministër i Shqipërisë dhe kryetar aktual i Partisë Demokratike në pushtet, gjatë vizitës së tij dyditore në Sarandë premtoi se do të “ecte më këmbë” në të gjithë Shqipërinë dhe do të takonte dhe dëgjonte e dialogonte me njerëzit e thjeshtë ku të ishte e mundur!

    Personalisht, pasi i ndoqa me shumë vëmendje takimet publike në Sarandë m’u kujtua periudha e z. Berisha para zgjedhjeve të fundit, kur në fakt, nuk lodhej së takuari njerëzit e thjeshtë nëpër kafenetë dhe dyqanet e Tiranës. Më shumë mbresa më patën lënë pasioni për të publikuar listat e borxheve të qytetarëve dhe denoncimi i varfërisë socialiste të z. Fatos Nano!

    Z. Kryeministër sigurisht që tashmë vetëm publikon dhe flet për arritjet e qeverisë së tij dhe i ka “harruar” plotësisht ata që vazhdojnë të jenë në listat e borxheve të dyqaneve anembanë territorit shqiptar!

    Nuk kam dyshim se një pjesë e atyre që organizonin këto takime elektorale të liderit të atëhershëm të opozitës, sot janë të punësuar diku në administratën shtetërore! Por, kjo kurrsesi nuk i ka lënë pa borxhe ata qytetarë që e duartrokisnin dhe kanë votuar për z. Sali Berisha!

    Si qytetar i vëmendshëm i jetës publike dhe politike në vend, kujtoj se vizitat e partnerëve tanë perëndimorë në Shqipëri që nuk zgjasin më shumë se disa orë, dhe s’mund të mos vë re se Kryeministri ynë z. Sali Berisha pas “ecjes më këmbë” në Sarandë i hipi avionit për në Bruksel ku qëndroi plot dy ditë dhe pati vetën një takim të rëndësishëm! Po, kur u kthye në Tiranë, direkt në konferencë shtypi pranë zyrës së tij kryeministrore, ai vazhdoi të fliste sipas modelit të vjetër “nga fitorja në fitore”…

    Ilir Meta dhe turi për referendumin

    Me ndryshimet e fundit kushtetuese edhe z. Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim, po synon të “ecë më këmbë” pranë njerëzve të thjeshtë për t`u kërkuar atyre firmën e tyre personale dhe kolektive për rrëzimin e ndryshimeve kushtetuese të ideuara dhe të realizuara nga “binomi” Edi Rama dhe Sali Berisha.

    Z. Meta duke banuar në një zonë, ndoshta vetëm së fundi të legalizuar ndihet më afër popullit të thjeshtë. Ai garantoi publikisht se do të noterizonte rreth 500.000 deklarata të qytetarëve të Shqipërisë, të cilët, sipas opinionit të tij, janë kundër ndryshimeve të padrejta kushtetuese!

    Menjëherë të shkon në mend se më të interesuarit për rastin do të jenë noterët, të cilët do të kenë fatin e madh që të noterizojnë kaq shumë deklarata të popullit, që edhe po t’i blejnë me çmim të shumicës, do të jenë shumë fitimprurëse!

    Në fakt, në të gjithë retorikën e tij politike z. Ilir Meta deklaron se këtë fushatë politike po e bën sepse “sovrani” është anashkaluar nga binomi Berisha-Rama dhe ndryshimet e Kushtetutës, por unë besoj prapë se faturën e noterizimit do ta paguajë z. Meta dhe LSI-ja dhe jo “sovrani”, i cili është përgjithësisht në nevojë financiare!

    Për ta mbyllur, më duhet të them se “të ecurit më këmbë” është bërë pjesë tashmë si e tureve politike, ashtu edhe e atyre mediatike, ku tek këta të fundit sillet në vëmendjen publike njeriu i thjeshtë, i cili vuan varfërinë e tij, siç është bërë zakon deri më tani pa bërë zë!

    Personalisht në emisionet televizive të këtij formati: “Më shumë dashuri” dhe “Të kam zemër”, të cilët u bëjnë thirrje njerëzve të shtresës së pasur të ndihmojnë familje në nevojë, nuk kam mundur të shoh politikanë që dhurojnë para dhe ndihmë për familjet në nevojë. Qofsha i gabuar!

    09/05/2008

  11. hajdarmozi thotë:

    15 May 2008 @ 4:42 pm

    PO ti mer grup, qy kur tu mush menja se u dashkan ene korsite e bicikletave, se kur robt i kerkojshin ti thoshe “prit gomar te mbije bare”.

    Apo qe kur beniamini jot per kredo vendosi te degjoje zerin e qytetareve ti AMIN.

    shumica e atij 90% qe thu ti eshte bere pishman me kohe po hajt se ska gajle, po mos te cuditet Rama kur tia leje vendin nai tjetri qe sdo kete as 1 jave i anetaresuar ne PS.
    Pastaj edhe Birisha me 99% eshte kryetar i PD, me legjitim se ben nana ene votat i ka fiks ne parlament keshtu qe me mendjen tende i bie kot bejme gam gam ne ketu.

  12. Idris thotë:

    15 May 2008 @ 4:44 pm

    Kam mendimin se “dyshja” Meta-Rama ishte KTHESA e duhur per Memedhembjen…por si te rij te papervoje dhe ketu te jap te drejte per Ilirin si i “inatosur” qe dha doreheqjen…
    Te tjerat jane politike e ndyre berisha -nano…qe i exebene po i kundervene dhe ka rezik nese ata nuk gjejne forca(rama-meta) te shohin realitetin dhe te ardhmen si vizionare matrapazet politike me mentalitet MIXHIST do ti baltosin e ti zhysin ne llum…..
    Ne kete dyshe simbolike nuk perjashtoj idealistet e grupit te PD si Topi etj po jo te tipit nofullkatror te Patozit e “trimave “Nishani…Nese dicka nuk fsheh ne kete nivel u shfaq edhe OLLDASHI..
    Ky teren i shtruar nga PUNA,REZULTATET dhe jo BUJA e LLAPAQENLLEKU
    po te ini te vemendshem krijoi nje baze ku cdo intelektual qe ndjen se ka DICKA te shfaqet e te beje perpjekje te nje niveli te RI.
    Prej atyre viteve te drejtimit Meta-Rama u shfaq edhe nje fizionomi e re e OJQ-ve si LEVIZJA MJAFT…u ndie nje frymemarrje tjeter e shtypit ku u vecuan disa stereotipe si Tema e 55 si gazeta rurale e fletushka theshethemxhijsh.
    Vini RE ! Atmosfera AUTORITARISTE e te FORTIT BERISHA ka rilindur , te
    pakten ne shtypin elektronik ,”shekullare” te tipit LEFTI e HUNTER me nje eskorte te coroditur nga prapa ku i behet hymn e i kendohet lavdi
    LLAPAQENEVE Mixhizmit…dhe ka filluar perpjekja per baltosje dhe e intrigimit midis atyre qe prune atmosfere ndryshimi..pra Metes -Rames.

  13. Grupi thotë:

    15 May 2008 @ 4:54 pm

    Kam mendimin se “dyshja” Meta-Rama ishte KTHESA e duhur per Memedhembjen…por si te rij te papervoje dhe ketu te jap te drejte per Ilirin si i “inatosur” qe dha doreheqjen…
    Te tjerat jane politike e ndyre berisha -nano…

    Ok dakrod me ty…

    Ne kete dyshe simbolike nuk perjashtoj idealistet e grupit te PD si Topi etj po jo te tipit nofullkatror te Patozit e “trimave “Nishani…Nese dicka nuk fsheh ne kete nivel u shfaq edhe OLLDASHI..
    Ky teren i shtruar nga PUNA,REZULTATET dhe jo BUJA e LLAPAQENLLEKU
    po te ini te vemendshem krijoi nje baze ku cdo intelektual qe ndjen se ka DICKA te shfaqet e te beje perpjekje te nje niveli te RI.

    Edhe me kte 100% me ty…

    PO ti mer grup, qy kur tu mush menja se u dashkan ene korsite e bicikletave, se kur robt i kerkojshin ti thoshe “prit gomar te mbije bare”.
    Apo qe kur beniamini jot per kredo vendosi te degjoje zerin e qytetareve ti AMIN.

    :) Me kape keq…c’te them…me rrymen edhe une…Po une thash prit sa te rritet bari…dhe bari u rrit!

    Kryetari Rama thote :
    Pa transformuar jetën në fshat, nuk mund të transformojmë jetën ekonomike të qytetit.
    Kryetari Mao ka thene : Fshati te rrethoje qytetin.

    :) Te thashe pra diktatura e proletariatit. Shoku Enver na ka mesu se Shoku Mao kishte te drejte ne disa tipare…por e dh*jeu me ate teorine e “1000 luleve”…Ju po shkoni drejt revizionizmit po ashtu…

  14. Grupi thotë:

    15 May 2008 @ 4:58 pm

    dhe ka filluar perpjekja per baltosje dhe e intrigimit midis atyre qe prune atmosfere ndryshimi..pra Metes -Rames.

    E ke mbrapsht…Rames-Metes…si Marks-Engels dhe jo Engels-Marks ;)

    Metes i kam thene…mbaje gojen…mos u be Gjeneral i Ushtrise Ilire…se nuk e ke hapin aq te madh. Behu konstruktiv dhe jo gjithnje destruktiv. Te shohim mbase kthehet edhe ky prap ke nena-parti.

  15. Grupi thotë:

    15 May 2008 @ 4:59 pm

    shumica e atij 90% qe thu ti eshte bere pishman me kohe po hajt se ska gajle

    Kush te tha ty?? Une s’jam bere aspak…

  16. anonymus thotë:

    15 May 2008 @ 5:05 pm

    …Po une thash prit sa te rritet bari…dhe bari u rrit!

    ..I thote babajt, martome
    Prit moj te mbije bar i njome
    O bari mbiu, moj, dhe u tha
    Pse s’me martove baba

    O ty baba te ngordhcin qente
    Nenes-o i rrofshin djemte
    Ty baba te ngordhcin qete
    Se u’ do martonem vete

  17. ThoughtPolice thotë:

    15 May 2008 @ 5:09 pm

    Meta eshte bir i nenes parti 24 karat, ndersa Rama eshte si pune dobici qe kerkon te rregulloje letrat e adoptimit nga nena-parti, por e ka veshtire. Kjo gje nuk eshte e sotshme por shtrihet ne kohe qe nga anarkizmi qe propozonte Rama kunder nenes-parti ne vitin ‘91 dhe per t’i cuar ne thertore bijte e shquar te nenes-parti.

    Pune Rame, mos ja vini re! E ka zgjidhur problemin e ciklisteve ne Tr me rrugen 350 metra qe ka ndertuar dhe per cudi kjo rruge ka korsi dhe per bicikletat…

  18. Lefti thotë:

    15 May 2008 @ 5:10 pm

    Ne realitetin Shqiptar nuk ekzistojne teorira oligarkie apo role te natyrshme apo majta-djathtas. Ekzistojne vetem dy gjera…nje klase politike qe sjell vetem vjedhje, korrupsion, genjeshtra dhe perfitime personale…dhe nje klase politike qe sjell rezultate konkrete dhe te prekshme.

    Mire more, po ju te klanit “te majte” sikur na thoshit se “Rama vjedh, vjedh, por edhe punon” - kurse tani dilni e thoni se ai vetem punon : S’vidhka me dmth ? Qenka qelibar ? Asnje “gjobe” nuk vene xhambazet e Bashkise ?

    Po nga i doli nickname-i “Mister 10 %” atij atehere ?

    Po shprehja “1 pallat, 1 vote” - apo me mire “1 leje ndertimi, 1 milion $ (siç u denoncua publikisht vjet)

    === sa per Drizot, mendoj se edhe ata s’kane asnje ndryshim nga ne se dhe ata i thurin lavde idhullit te tyre - piktorit Rrumpalle, edhe ata vetem mbrojne & justifikojne tere diten shefin e klanit tyre : kot e keni qe genjeni veten, se jeni me mire se ne ! ===

  19. Lefti thotë:

    15 May 2008 @ 5:20 pm

    E tha bukur Henri Cili : “Nen nivelin e Berishes”

    Pra, edhe nese per shumicen, niveli i Berishes (nga te gjitha aspektet) mund te jete berrnut, te tjeret si Rama/Meta/Erioni/Nano etj, jane me poshte/me keq se ai.

    Per demokracine, Winston Churchill ka thene se, “eshte sistemi me pak i keq i mundshem” - ose e keqja me e vogel

    Edhe Cili e etiketon Berishen “si te keqen me te vogel” ose si politikanin me nivelin me te madh se te tjeret - bash siç bene edhe Shqiptaret ne 2005, te cilet perballe Nanos dhe Sales, votuan te dytin (edhe pse me njollen e ‘97 ne biografi).

    Francezet kane nje shprehje, “ne mbreterine e qorrave, ata me nje sy jane mbreter” - kur shikon se te gjithe “qorrat” politikane tane, detyrohet te bejne marreveshje me Salen per te mbijetuar politikisht, kjo tregon se ata s’bejne dot pa ate. Harruat si thoshin deri pak vite me pare ? Njerezit thoshin se Nano dhe Berisha mbajne njeri-tjetrin; tani qe Nano u flak tutje, litarin po e terheq matane Rama - te shohim sesa do zgjase ekuilibri midis te dyve dhe se kush do te iki i pari.

  20. Idris thotë:

    15 May 2008 @ 5:27 pm

    O teresi artikujsh rurale 55e me kurs te paksa kthyer TEMA = Lefti.
    Me thashetheme e kuptoi dhe MIXHA qe nuk shkohej, prandaj u puth me MAMUTHET e KORRUPSIONIT …
    Si nuk sheh njeri tjeter ne ate PD pervec idhullit —-alias MIXHE ????
    Cfare te ka bere se deri kaq fanatik nuk pati as ENVER HOXHA …
    Servile ? Kolltukofage ? Karieriste ? Po ! Ka ne cdo kohe por jo aq te thjeshte si duken e shkruajne.
    Te kategorizuar sipas zgjidhjes se —Interesave ne ate kohe…..
    …Licensave dhe tenderave ne kete kohe…
    Ku hyn TI??? :P :P :P

  21. Grupi thotë:

    15 May 2008 @ 5:30 pm

    Po nga i doli nickname-i “Mister 10 %” atij atehere ?

    Nga Toko-ja

  22. toko thotë:

    15 May 2008 @ 5:38 pm

    Jo jo Une vec se e solla ketu. Une bera dhe perkthimin nga Mister ten percent ne Zoti dhjete perqindsh. Originalisht per Ramen ajo ka ardhur nga ta qe kane paguar 10% ishin. Ne fakt edhe ata vete e kopjuan kete nga Pakistanezet kur therisnin Mister 10% burrin e Benozitos qe ju merte 10% as cdo tenderi apo leje ndertimi qe jepte.
    Pra me pak fjale para se te me jepni kete merite radha e gjerave eshte
    E shpiken si shprehje Pakistanezet.
    Shqiptaret qe kishin paguar 10% tek Rama e moren nga pakistanezet dhe ja veshen Rames
    Une e mora nga keta shqiptare dhe e perktheva ne shqip para se ta sillja tek Peshku
    Kjo eshte merita time :)

  23. Idris thotë:

    15 May 2008 @ 5:49 pm

    Kush ka mendesi te Dine Fratarit e njeh dhe e permend 10 % ….
    Ai eshte “denoncusi” i pare qe kerkoi falje me pas se nuk e kishte me gjith mend po ashtu i “shkau”……dhe kjo “shkau” eshte nje histori e tere midis trimave qe krijojne…. :) :) :)

  24. toko thotë:

    15 May 2008 @ 5:49 pm

    Lefti Nuk e kuptoj rendesine emrin “Zoti 10%” ne krahasimin Berisha vs Rama
    Ndersa Berisha eshte nje anadollak/diktator i koruptuar Rama eshte nje Liberal/diktator i koruptuar
    Pra i vetmi ndryshim eshte se nga anadollaku Berisha do te kalojme tek Liberali Rama Njesoj si te thuash se kalohet nga kostumi me pantallona vije brisk e trikoja e leshit tek blunxhinset e bluza T shirt. Te tjerat jane njesoj

  25. Grupi thotë:

    15 May 2008 @ 7:19 pm

    Toko ka ndryshim te madh midis anadollekut dhe liberalit…eshte si te kalosh nga diktatura borgjeze ke diktatura e proletariatit.

  26. gre_wireless thotë:

    15 May 2008 @ 7:47 pm

    Z. Artur Nura tek artikulli i postuar me lart thote:
    “Ndonëse ne nga shtëpia dëgjojmë vetëm se çfarë u thotë z. Edi Rama popullit të majtë e të djathtë…”

    kjo nuk eshte rastesore. Duket sikur po fiton popullaritet Rama, po ne fakt eshte strategjia e Berishes. Berisha u tha para disa javesh te gjithe bashkepunetoreve te tij me te afert: ” Mos me mbroni me publikisht”, u tha, ” as mos me shani, por qepni gojen mos flisni mer mua. Sepse sa here me mbroni, u jepni material njerezve te me shajne dhe keshtu bashkohen te gjithe ndaj meje dhe keshtu fiton e majta dhe humbet e djathta”. “Lereni te flase vetem Edvini dhe flisni vetem per Edvinin, le te jete vemdendja tek Edvini derisa ai te gaboje dhe te bjere me kembet e tija”

    Keshtu u tha, po nuk e degjojne te gjithe. Henri Cili, TP dhe Lefti nuk po ia zbatojne porosine….

    Me behet qejfi qe artikulli permend edhe Genc Rulin… si e quan… pa bilanc ne sektorin e tij… me duket pak e cuditshme qe megjithese ne nje ministri shume te rendesishme, Ruli eshte lene pak a shume rehat nga media…

  27. toko thotë:

    15 May 2008 @ 8:32 pm

    ….eshte si te kalosh nga diktatura borgjeze ke diktatura e proletariatit…
    ———–
    Thua vertet? Mendoj se Diktatura e Proletarjat ka vdekur ndersa kjo diktature qe shikojme nuk eshte as diktature Borgjese. Do ta quaja me shume diktature mafjoze. Nuk e di nese diktatura e proletarjatit apo ajo borgjese kishin/kane kete shkalle korupsioni. Ne fakt i vetmi ndryshim per krahasim eshte si diktatura Mafjoze e New Yorkut me ate te Palermos. Ky mbase pranohet si ndryshim.

  28. ardi thotë:

    15 May 2008 @ 8:40 pm

    …e hidhur por e vertet…..
    …..vetem se nuk e kuptoj mire kete “…nivelin e aksionit politik”….se Sala patjeter qe perfshin shume gjera atje….sa qe ska burr none ta ariij….

  29. hajdarmozi thotë:

    15 May 2008 @ 9:15 pm

    Grupi thotë:

    15 Maj 2008 @ 4:59 pm

    shumica e atij 90% qe thu ti eshte bere pishman me kohe po hajt se ska gajle

    Kush te tha ty?? Une s’jam bere aspak…

    Po ti je pjese e 10%
    Ndersa une jam bere dhe shume, se ja ca kongresmene legena ja varen ujkut melcite ne qafe duke shkele dhe statutin.

    p.s. Ajo rruga e bicikletave do vazhdoje apo do bejme vara-vingo 350m?

  30. hajdarmozi thotë:

    15 May 2008 @ 9:19 pm

    Berisha eshte aq kopil sa ja futi te majtes sic ja futen Maqedonsit Partive shqiptare ne maqedoni, PD dhe aleatet urte as ndihen fare(perjashto PDK) nders opozita po ben show e po i qesin bojen njeri tjetrit. Tani po bejne gam gam te KLAN.
    Turp

  31. Grupi thotë:

    15 May 2008 @ 9:21 pm

    Do vazhdoj e do behen rruget vetem per bicikleta pastaj…dhe me diktaturen e proletariatit…do ta bejme Shqiperine si Kina…Edvinin si Mao…dhe pastaj le te celin 1000 lule!

    Toko…ishte shaka…mos u mundo ta analizosh.

Komentet per kete teme jane te mbyllura.
Per t'u mbrojtur nga spam-i, Peshku pa uje i mbyll komentet e cdo teme pas 60 ditesh.

  • Po shikoni nje artikull ne faqen e arkivit te Peshkut pa Uje. Per te pare faqen aktive, shkoni tek peshkupauje.com