Topi intervistë për BBC, sqaron replikën me homologun serb
Orjeta Zhupa (Shekulli)
Presidenti Bamir Topi ka marrë pjesë në samitin e krerëve të shteteve të Europës Juglindore në Athinë ku replikoi me homologun serb Boris Tadiç, me të cilin siç thotë ka pasur më pas edhe një takim “të rastësishëm”.
Në një intervistë për BBC-në, zoti Topi sqaron se ndërhyrja e tij u bë për të “rivendosur një të vërtetë historike”, ndësa mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë samit e shpjegon me faktin se samiti ishte përgatitur para shpalljes së pavarësisë, ndërsa thekson se vendet e Ballkanit duhet ta marrin në konsideratë realitetin e ri të hartës së rajonit.
Më tej, presidenti shqiptar nuk ka dashur të komentojë shtyrjen nga parlamenti të votimit për dekretet e tij mbi anëtarët e Gjykatës së lartë.
Korrespondenti i BBC-së në Athinë, Robert Goro bisedoi me presidentin Topi dhe fillimisht e pyeti se në fjalën e tij në samit, ai bëri një ndërhyrje jashtë tekstit të shkruar, e cila u intrepretua si një replikë ndaj fjalëve që kishte thënë pak më parë presidenti serb, Boris Tadiç dhe që lidhej me atë që ai e quajti “dhunë të shqiptarëve të Kosovës kundër serbëve”. A pati ai gjatë samiti ndonjë takim qoftë dhe të shkurtër me presidentin serb?
Presidenti Topi: Ndërhyrja kishte të bënte me një moment shumë të rëndësishëm, pasi ajo çka parashtroi në fjalën e tij presidenti Tadiç, ishte jo vetëm në kushtet e të vërtetës, pasi gjërat në Kosovë kanë një sfond tjetër historik dhe nuk është ashtu siç u shpreh presidenti Tadiç.
Përkundrazi janë kosovarët ata që kanë ndjerë në mënyrë të vazhdueshme persekutimin nga institucionet serbe dhe ajo që më bëri të bëja këtë ndërhyrje, ishte një moment tjetër, që kishte të bënte pikërisht me frymën e takimit.
Ky takim që u zhvillua në Athinë, kishte të bënte me komunikimin, shkëmbimin e eksperiencave të secilit pjesëmarrës, për civilizimin për konsolidimin e vlerave kulturore, për rritjen e dialogut politik, dhe u duk që në fjalën e zotit Tadiç nuk kishte asnjë lloj situate kompatibiliteti midis asaj që ai shprehte dhe frymës së takimit të sotëm.
Kjo qe arsyeja që unë bëra një ndërhyrje, e cila nuk kishte tendencën për të realizuar një replikë, po për të rivendosur, së paku në kushtet e këtij takimi, një të vërtetë historike, e cila u shtrëmbërua në mënyrë totale nga presidenti Tadiç.
Ju më pyetët a kisha takim me presidentin Tadiç gjatë punimeve të konferencë. Po, e kam takuar. Nuk ka qenë një takim formal, ka qenë një takim i rastësishëm, kemi shkëmbyer në mënyrë civile një komunikim, ku e kemi pyetur njeri tjetrin për situatën, dhe ky takim i shkurtër nuk përbën në vetvete një element për ta cituar.
BBC: Zoti President, siç e vutë dhe ju në dukje në përfundim të konferencës, takime të tilla gjithsesi kontribuojnë në krijimin e raporteve më të shëndosha, të një fryme më të mirë dhe më konstruktive ndërmjet gjithë vendeve të rajonit, të paktën sa i përket nivelit të presidentëve. Takime të tilla janë bërë vazhdimisht, por marrëdhëniet midis vendeve të Ballkanit ende vazhdojnë të jenë të kapura nga një ngërç. Dhe kjo ndoshta jo vetëm për shkak të reminishencave të vjetra, por edhe për shkak të zhvillimeve të tjera të brendshme që ka secili prej këtyre vendeve. A mendoni dhe ju kështu?
Presidenti Topi: Shikoni, situata në Ballkan natyrisht ka njohur një progres të dukshëm në marrëdhëniet midis shteteve, në Ballkan ka një situatë të re: pas datës 17 shkurt kemi një shtet të ri në Ballkan, Kosovën. Dhe natyrisht marrëdhëniet nuk mund të shkojnë lege artis në komunikimin midis lidershipeve, në komunikimin midis vendeve; patjetër që Ballkani ka problemet e veta, ka problemet e veta që kanë të bëjnë jo vetëm me retrospektivën, por kanë të bëjnë dhe me aktualitetet politike.
Kështu që nuk unë besoj që gjërat nuk mund të rregullohen në një ditë; gjithmonë do të ketë probleme, sepse problemet ekzistojnë përgjithësisht sidomos midis vendeve të rajonit ballkanik, ekzistojnë mentalitete të ndryshme, interesa të ndryshme, por ajo që duhet të merret në konsideratë është pikërisht substanca e mendimeve politike që vjen nga pjesa dërrmuese e vendeve ballkanike, të cilat në mënyrë definitive e shohin të ardhmen e tyre te integrimi euro-atlantik.
Ka rëndësi që lidershipi i vendeve ballkanike të krijoje kushte për bashkëpunimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike…
Kjo është më e rëndësishmja, pastaj komunikimi do të jetë i vazhdueshëm. Përpunimi i strategjive integruese do të jetë në vazhdimësi.
Është me shumë rëndësi që gjithë lidershipi i vendeve ballkanike të krijojë kushte për bashkëpunimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve ekonomike, në mënyrë që rajoni i Ballkanit të arrijë standardet ekonomike dhe të jetë i gatshëm për t’u integruar në familjen europiane.
BBC: Gjatë parapërgatitjeve të samitit a pati ndonjë sugjerim, qoftë nga ana juaj, qoftë nga ana e Kroacisë, bie fjala, që të ftohej edhe Kosova në këtë samit?
Presidenti Topi: Nuk është shtruar kjo çështje, sepse takime të tilla përgatiten kohë më parë. Jo rastësisht në fjalën time në koferencën për shtyp unë vlerësova jo vetëm vullnetin politik dhe takimin e presidentëve, që konsiderohet niveli më i lartë i përfaqësimit politik, por vlerësova dhe ekspertizën, punën e ekspertëve, sepse janë ekspertët që punojnë prej kohësh.
Kështu që në këtë takim, i cili është projektuar një vit më parë, nuk ka qenë e parashikuar një gjë e tillë. Gjithsesi, gjë që e kemi shprehur edhe në takimin e Ohrit, edhe në takimet bilaterale, ka ardhur momenti që vendet ballkanike të vlerësojnë me një sy realist ndryshimet në hartën e Ballkanit: sot Kosova është sikurse thashë, një shtet sovran, i lirë, i pavarur, i cili është njohur nga shtete mjaft të rëndësishme, dhe patjetër që duhet të merret në konsideratë në gjeopolitikën e Ballkanit edhe Kosova me të gjitha strukturat e veta, sepse një Kosovë stabël, një Kosovë me institucione demokratike, një Kosovë e projektuar sipas planit të zotit Ahtisari, multietnike, me respekt të gjitha të drejtave të minoriteteve, patjetër me vlerat e saj, të historisë, të kulturës, të traditës, do të jetë jo vetëm kontribuese, por do të jetë mjaft e rëndësishme që të dëgjohet në tavolina të tilla.
Unë jam i bindur që e ardhmja, do të modifikojë edhe disa mendime, të cilat për fat të keq ende janë të kapura nga e kaluara. Jeta vazhdon, bota bën progres, vendet e Ballkanit nuk janë më në atë situatë që kanë qenë përpara, pavarësisht nga problemet të cilat janë të dukshme, nuk besoj që janë probleme apo situata substanciale, që do ta tërheqin Ballkanin në situata luftrash ndëretnike.
Sot është një realitet i ri, të gjithë janë koshientë që e ardhmja e Ballkanit, sikurse e thashë dhe në fillim të intervistës, është patjetër në familjen e vendeve europiane dhe atlantike.

14 June 2008 @ 5:09 pm
Për herë të parë e kam parë gjatë zgjedhjeve të shkurtit 2007.
Ishte i vetmi nga të gjithë (PD e PS) që më pëlqeu për mënyrën e gjykimit dhe arsyetimit… Edhe zgjedhja e tij si president për mua qe një kënaqësi e veçantë dhe shikoj se Presidenti ynë ka kurajo që të thotë fjalën e Tij dhe të tregojë se sa larg “batakut” politikan shqiptar është duke e ndërtuar aktivitetin prej Presidenti.
14 June 2008 @ 5:34 pm
O edrus, Presidentet per ate pune jane per fjalet e bukura te pergatitura nga grupe pune. Presidenti yne ka per detyre te jape nje imazh te mire per shqiperine dhe kaq! politiken e bejne te tjeret dhe nga kjo varet cdo gje mire apo keq…President nuk zgjidhet nje karrocier i rendomte qe nuk di me lidhur dy fjale por njeres qe kane goje prandaj nuk do ta quaja per fat te shqiperise nje zgjedhje e tille. Ne jemi mesuar ti krahasojme me ca gomere te politikes shqiptare dhe na duket cdo akademik i thjeshte si figure kombetare…
14 June 2008 @ 5:39 pm
Kevinjon… Ah sikur të zhgjidheshin dhe kryeministrat siç thua ti
14 June 2008 @ 6:11 pm
Per mendimin tim ajo qe ne media u quajt replike ishte nje reagim i mefshte i Presidentit Topi. Ndaj nje akuze direkte si ajo e Tadic nuk mjafton te thuash……..”se duhen lene menjane retorikat nacionaliste” dhe se “Ballkani ka vuajtur jo pak nga mendesite e vjetra”. Keto shprehje i shkojne per shtat ndonje Baroso, Solane ose Olli Rehn dhe jo Presidentit te shtetit shqiptar. Po hajd mo se edhe betimin para atij flamurit blu me ca yje e beri. Pasi u zgjodh me votat dallendysheve te parlamentit Shqiptar.
14 June 2008 @ 7:11 pm
po pse mer njeri i mire Presidenti i gjithe shqiptareve duhet te sillet si harbut apo si nje njeri qe di te flase neper tavolinat e diplomacise me gjuhen e duhur….. shume bukur ka fole!!!!!
Po hajd mo se edhe betimin para atij flamurit blu me ca yje e beri.
14 June 2008 @ 7:35 pm
Elton cili kryetar shteti i Evropes ka bere betimin perpara Flamurit europian?????? Ai flamur eshte thjesht perbri atij nacional. Perpara atij shqiptar te betohej o Elton, chyn ketu flamuri amerikan. Dua te te rikujtoj qe shqiperia gjeografikisht eshte ne europe por jo politikisht. Mendoj se e di ndryshimin.
Nje replike me konkrete nuk mendoj se do e bente harbut.
Ky eshte presidenti i shtetit me te madh europian (bashkimit europian) elton duke bere betimin
http://www.bundestag.de/blickpunkt/bilderInhalte/0505_Extra/500px/0505×32.jpg
Ky eshte presidenti jone, i vendit qe ka firmosur vetem asocim stabilizimin me europen
http://balkanweb.com/sitev4/upload/images/1185300122.pjpeg
14 June 2008 @ 7:44 pm
http://www.bundestag.de/blickpunkt/103_parlament/0505_extra/0505×32.html
edhe nje here ky gjermoni
14 June 2008 @ 7:46 pm
Po c’fare debati ka bere ky Tironci president?? Tadic i ka thene te gjitha dhe ky si buf flet per mendesi dhe ide te reja…Pse nuk i kujtoi presidentit serb 1999-n dhe 1 milion shqiptaret qe endeshin neper kufinj??

Pse nuk i kujtoi masakrat Serbe? Pse nuk hap gojen te thote qe ato kisha mund te rindertohen me llac dhe tulla, po jo jeta e humbur e shqiptareve…
Por c’fare pret nga dikush qe zgjidhet me vota te vjedhura president, dhe per pasion ka futbollin dhe makinat..
14 June 2008 @ 8:06 pm
daleni ju njehere, mos kerceni si pleshti nga jorgani.
Ca ka thene Tadic dhe ca i ka thene ky joni… Ky artikull nuk thote asgje per kete, thjesht qe u moleps nje replike. Nga ato qe thuhet me siper, nuk ka fare replike…
15 June 2008 @ 2:21 am
Une, kur lexova titullin, mendova se ishin “taku mas pallatit me u sqaru”
Ky e joni paska thene TE SHKUARA TE HARRUARA
15 June 2008 @ 10:15 pm
sqarimi i presidentit:
….nuk kishte tendece per replike ..por Tadici mbeti ne te tijen..
..ku eshte sqarimi ketu?
ky me shume sqaron vetet veten se biseden,ku lidhet serbi,serbi do ose plumb, ose nivel me te larte argumentash dhe inteligjec kulture ..Bamiri doktor vicash eshte!
Nuk zgjidhen bisedat dhe sqarohen vetem me vullnet por duhet shume shume shume inteligjence,kulture,dhe epersi komunikimi dhe argumentash!
Do pak byth mendoj une !Tadic eshte dobic!
16 June 2008 @ 2:58 am
po pse mer njeri i mire Presidenti i gjithe shqiptareve duhet te sillet si harbut apo si nje njeri qe di te flase neper tavolinat e diplomacise me gjuhen e duhur…..
——————
Si harbut se eshte president i gjihe shqiptareve
16 June 2008 @ 4:44 am
Pse replike quhej ajo? Koktuli i Tiranes nuk ka axhende qe i paraqet interesat e popullit te tij keshtu qe nuk ka c’te mbroje.
16 June 2008 @ 10:55 am
Qafir Arnaut
e the shumë mirë dhe bukur koktul e cfarë koktuli se. Ky ja ka fut pordhës kot. Tadici i ka akuzuar shqiptarët për dhunë dhe shkatërrime të kishave ortodokse.
O Top koktuli
ti duhej ti thoje Tadicit se ato kisha që i paraqisin si kisha serbe-ortodokse janë kisha shqiptare-katolike. Shqiptarët i kanë ruajtur 500 vjet ato kisha nga pushtimi turk sepse shqiptarët e dinë shumë mirë që ato janë kisha shqiptare e jo sllave.
O Top kaktuli
Ti duhej ti kërkoje Tadicit që përpara se të ulej në një tavolinë me ty minimumi duhej së pari të kërkojë falje publikisht për masakrat që serbët kanë bërë kundër shqiptarëve ose në të kundët ti nuk mund të uleshe në një tavolinë me presidentin e një shteti që ka masakruar shqiptarë.
O Top kaktuli
Ti je një cop topi që nuk merr vesh nga lidhet gomari e jo të marrësh vesh nga politika e aq më shumë nga politika sllave.
O Top kaktuli
Ti mund dhe duhet të ulesh në një tavolinë me Tadicin vetëm kurrë Serbia dhe Tadici të njohin shtetin e pavarur të Kosovës.
O Top Kaktuli
Në diplomaci (si dhe kudo) por parasëgjithash në diplomaci shkon, bisedon dhe largohesh me dinjitet dhe në mënyrë reciproke veti që as ti dhe as koktulët e tjerë të Kremlinit të Tiranës nuk i dinë dhe nuk mund ti dinë.
16 June 2008 @ 11:26 am
Menyra se si u zgjidh ceshtja e presidentit Topi me dallavera kete bylmet do te kete,po nejse ,te pakten e mori si e mori kete post, te studioj pak me shume ,tabeje naten dite,qe te dobsohet e te hollohet pak se i eshte bere qafa si vic..e te mos skuqet kur takon presidentet e tjere, ma konfident or Topi…”Babe u bona President!” nuk do te harrohet kurre!
17 June 2008 @ 10:09 pm
toko thotë:
16 Qershor 2008 @ 2:58 am
Si harbut se eshte president i gjihe shqiptareve