Variacjone me tokën nën këmbët e mia
1. Reincarnation (Albania allegorica)
Kercet nen shoje
Si truall meteoriti
Magma e ngrire
E shpirtit.
Te kocketa,
Fytyre e gjymtyre
I druhen njera tjetres
Kur ca fjolla amorfe
Kujtimesh
Perpiqen te marrin forme
Me te pambukte.
I frikshem,
Si ne erresire
Nje engjell,
Kqyr me shtangje nje sy I stermadh
Nga I preri pjerret
Trung peme.
Mizeri njerezish dynden pas duna rere
Ne ankth.
Pritja duhet te jete
Orbitale, packa.
Pinoket ngulin hundet
Ne rere, me perbri secili
Nga nje struc pedagog
Sehirxhi.
2. Gjuha e asfaltit
Eshte anonime
gjuha e asfaltit,
-autostrade, avenju, rruge, rrugice…
Njesoj flet ne anonimat
nga blloku ne bllok,
qyteti ne fshat,
nga shteti ne shtet,
nga shteti ne shpat…
Edhe shkeputur prej oqeanesh
te njejten gjuhe flet, anonimisht,
sa pafundesisht,
kaq besnikerisht!
I perpikte ne synim,
tehollohet ne ane, ca here me pak ankth,
ca here me harrim.
Mesyn kudo e kudo ngrin,
enderr e ngjizur ne permallim.
Flet anonimisht asfalti
edhe ku shkel ti.
Ta ndjen tkurrjen e hapit
kur ne pritje a nxitim,
nje psheretime
ti nxjerr ne naten e kristalte
qe pergjumshem permblidhet mbi asfalt
ngadale,
e une shperbehem
ne rere, zift, asfalt,
-anonimisht te te ndjej,
besnikerisht te te mbart.
3. Kenga e braktisjes
C’m’u faneps ne kujtese
Tirana e mbushur cip me cip me diell
Me pluhurin e rrugicave,-
Musht I dehjes verore-
Me hijet e perthyera
Pitagorike
Te mureve,
Te qosheve
Te frrujtura nga ferkimi
I ktheses dhe nga elipsi
I papritshmerise!
(Me pllakat e kalldremin e kthesave
Perkthyer ne stoicizem m’u kujtua
Te flas).
C’m’u kujtua nje dite
Krejt, krejt e gjate,
Pa nete e muaj-vite permes,
Kur me bicikleten 28-she me trekendesh te tim eti,
Si me lavjeresin e te pervarurit,
Vijezoja me perkujdesje prej supersticiozi
Metrat
E sekondave per tek ti,
Tek apartamenti yt I suvatuar
Me butafori te kremte
Braktisjeje, si shpallje
Armepushimi prej engjellzimit,
Mu midis katit te katert dhe atij
Te dyte.
C’m’u sterpik ne mendje,
Ne koagulime te shumefishta
Pickimi,
Imazhi yt ne dritare,
Ne dritaren shtatzene te frymemarrjes
Te asaj dite te gjate,
Kur me parakrahet e kryqezuar nen gjinj,
Zgjasje mrekulline e trete,
Koken, apogjeun e zhgjendrres sime,
Per te pare kush ishte ai I cmendur
Qe hidhte guricka
Ne kanatet e hapura
Te veres.
Mbeta anonim,
Anonim pas hijektheses,
I paperkthyer ne deklarate,
E I pashpallur ne oborrin
E diellte
Ku derdheshin shikimi dhe floket e tu,
Si purteka pikepyetese ujvare
Qe token ndalnin mu ne asht.
…
C’m’u lebyr sot kujtesa
Nga vete ideja jote,
Si kusht atmosferik.
Per te fundmen here u kujtova
Te te harroj,
Vec ne te gjetshin tek une postmortem printuar,
Si mjet interpretimi
Apo perkthimi,
A ca me thjeshte, shkencerisht,
Nje fosil.
(Foto Ed Wenn)

25 September 2007 @ 3:59 am
Jo vetem poezi te bukura ku figurat kercejne”polka”,por nuk e kuptoj pse ka heshtur deri tani apo une kaq e kam gjeografine e njohjes se tij?Sidoqofte,une mezi pres dhe te tjera.Urime.
25 September 2007 @ 7:24 am
Po kjo fotoja eshte aty te pazari ri qe del te unaza apo jo?
25 September 2007 @ 8:21 am
Foto,shpjegim.
Me siguri te merr malli
per rrugicat e Tirones.
Si ne ,
kohen e Zagut I,
por me nje
ndryshim,
ne vend
te gomarve ,
levizin motorat.
Poezia e mrekullueshme.
25 September 2007 @ 9:07 am
varacione dhe jo varacjone..
megjithate te bukura
25 September 2007 @ 9:26 am
Imazhi yt ne dritare,
Ne dritaren shtatzene te frymemarrjes
Te asaj dite te gjate
Ca gjera flasin vete… poezi klasi!
Kush do me thote qe kultura e tipit “cengijo-ahengore” e jasha-jashes eshte fatalitet per shqiptaret? A?
Le te lexoje “tekstin e humbur” qe per fat e gjetem te peshku.
Falemnderit per mrekullimin qe me dhurove! Kushdoqofsh!
25 September 2007 @ 9:53 am
ky eshte per mua poeti me i mire i Peshkut pa Uje… nese do te kishte cmim per kete… votoj tek poezia e dyte …gjuha e rruges…
varg i bukur eshte edhe SYRI I MADH TE I PRERI PJERRET…
ashtu si edhe ndonje tjeter, edhe ky na le pa mesuar emrin e vertete… ndonese edhe vete shpreh dhimbje per anonimatin ne te tre poezite… kur flitet per krijimtari letrare, nicks nuk kane kuptim… autoret duhet te prezantohen… te pakten me emrin e pare… ne mos edhe me turnname…
foto eshte e re, ani se bardhezi… prapa atsh… ku vjen era kafe nga mulliri i vjeter… ne mure eshte fushata e fundit…
25 September 2007 @ 10:20 am
sorry losttext,
Me duken keto poezi pa ritem dhe shume te turbullta..
Mbase ke dashe te shprehesh dicka me qarte,por nuk ka dale sic duhet..
Ose mbase tjeter gje ke ne koke dhe tjeter na sjelle tek peshku..
Ok suksese ne te ardhmen..
25 September 2007 @ 11:50 am
Leon… me lejo miqesisht te te sugjeroj nje teknike te thjeshte leximi… ne rast se poezine nuk e kupton lehte me lexim direkt me mend dhe goje mbyllur, atehere provo qe ta lexosh me ze te larte…
e kam kapur shpesh veten duke lexuar i paperqendruar tekste te ndryshme poezi apo proze… fluturon mendja diku tjeter dhe syte rrine mbi liber dhe kalojne rreshtat kot… ndersa kur lexon me ze perqendrimi i trurit eshte maksimal… sepse truri impenjon shqiptimin me goje dhe me thekse logjike mbi cdo fjale…
me ka ndodhur qe kam zbuluar bukuri te medha duke lexuar nen ze disa poezi qe ne pamje te pare syri nuk e kapte figuracionin… kjo qe them ne fakt eshte e vertete… poezia ka lindur per te jetuar ne zerin e poetit, ose te aktorit… ne zerin e dikujt qe e krijon dhe komunikon me te…
cdo lexim me ze eshte nje fare rikrijimi i poezise…
me vone erdhi botimi i poezive ne libra, dhe librat mbahen ne xhep, dhe lexohen pa ze ne studio, ne tren, ne avion… shshsht… mos shqetso te tjeret… poezia e vertete jeton ne te shqiptuarit e saj me ze…
Nese nuk te pelqejne as me kete prove te dyte, atehere poezia nuk ka me shanse qe te te pelqeje me dhe perceptimi i pare pa ze ka qene i drejte…
25 September 2007 @ 12:16 pm
jam djal i vetem me ven vetja . se si ti kalon kto faza pa menduar te shkuar mendja njeiritutr mendon pa fatasi mendin ni tjtrit. qe ta meson te dreten. pa koment jemi me te pa shuarit.
25 September 2007 @ 1:01 pm
Leon, e ndrejta jote, shija jote. Them qe s’duhet te jesh nga Tirana. Po te ishe nga Tirana vargjet e meposhteme do te ta benin “ceeerrrrrr” te zemra, ashtu si nje mish i mire qe rrotullohet mbi zjarr ne ato rrotullimet e fundi, para se te hiqet qe andej - ta solla kete me mish, se e di qe ky lloj krahasimi na mbush te dyve
Ja degjoi edhe nje here vargjet, kur mos kesh njeri ne dhome…. pertypi ngadale si nje vere te vjeter qe ka eren e drunjte te mire dhe ta rrudh pak gjuhen, jo shume, aq sa duhet per lezet…. leri vargjet te shkojne poshte… mo u nxito… piji edhe nje here…. kujdes se dehesh….
C’m’u faneps ne kujtese
Tirana e mbushur cip me cip me diell
Me pluhurin e rrugicave,-
Musht i dehjes verore-
Me hijet e perthyera
Pitagorike
Te mureve,
Te qosheve
Te frrujtura nga ferkimi
I ktheses dhe nga elipsi
I papritshmerise!
PS kujdes nga ajo “elipsi i papritshmeirse”, se te djeg….
Eh mer tekst i humbur, s’ka mundesi te mos jena pa ndonjehere ne Tirane… a ke pas ndenjt “te guri” - poshte monumentit te Stalinit?
25 September 2007 @ 1:23 pm
Poezia e siperme eshte e mrekullueshme ,shume e bukur
……………………………………………………………………………………
C’m’u kujtua nje dite
Krejt, krejt e gjate,
Pa nete e muaj-vite permes,
Kur me bicikleten 28-she me trekendesh te tim eti,
Si me lavjeresin e te pervarurit,
Vijezoja me perkujdesje prej supersticiozi
Metrat
E sekondave per tek ti,
Tek apartamenti yt I suvatuar
Me butafori te kremte
Braktisjeje, si shpallje
Armepushimi prej engjellzimit,
Mu midis katit te katert dhe atij
Te dyte.
………………………………………………………………………………….
keto vargje me sjellin nje kujtese,”bicikleta” kineze 28`ce.26`-ce qe ne Tirane ishin te modes,kur mbas shkolle nje shoku im,ma jepte borxh,te shkoja,te takoja dashurine e pare,i mbaj mend pallatin,shkallen,dhe katin ku e kishte, dhe ajo gjithashtu bicikleten time..
Prandaj sec me preken keto vargje edhe kujtesen time ..te kohes se adoleshences se hersheme .
25 September 2007 @ 1:27 pm
Losttext, poezine per Tiranen e lexova me “Cmfortably numb” ne sfond…. shkonte mire fare…. e kom llafin “jom mpi, s’m'dhem’ mo….”
25 September 2007 @ 1:33 pm
Une do e merrja poezine per Tiranen, do e gdhendja ne nje obelisk mermeri dhe do e vija ne nje vend te dukshem shume ne Tirane! Pu pu pu…. kaq ne ore te hajrit ke qene kur e ke bere, o burre i dheut!
R-E-S-P-E-K-T!
25 September 2007 @ 3:33 pm
Zana, mos i humb keto poezi!!! (me detyrim)
25 September 2007 @ 3:48 pm
Me duket nder qe i ndave me ne kete poezi.Rdhe mua me pelqen e dyta..Kur shperbehesh ne rere,zift e asfalt per ta ndjere anonimisht…..Se bashku me poezite e fluturuesit mbase eshte
“dora “me e mire e pozive e ardhur te peshku..Great..Ky duhet jete ndonje poet vertet i afirmuar.Nuk e ka penen e brishte te “amatorit”.Miqte e mi!!Une ngazellehem kur lexoj poezi te ketij niveli sepse patetikisht mendoj se nese prej nesh ende dalin poete keshtu me kete sensibilitet nuk ka se si te mos behey Shqiperia
25 September 2007 @ 3:54 pm
losttext, e ke ngitur steken jashtezakonisht lart…. kush mund te sjelli me poezi lirshem te peshku pas ketyre?
Nuk postoj me ketu se s’po le rradhe. Jam i mahnitur! Me shume s’falenderoj dot!
25 September 2007 @ 4:16 pm
figuracion i fuqishem,edhe sepse deri diku mund te tingellonte pak si “hermetik”.Mund te them me siguri se eshte poezia qe krijoi tradite pas viteve ‘90 ne shqiperi e qe u levrua nga shume studente te asaj kohe,me kulmin tek gazeta” e pershtatshme”Me solli nje shije qe kisha kohe qe nuk e kisha pertypur.u bera kurioz te dija daten e krijimeve.Urimet e mia,gjithsesi
25 September 2007 @ 4:49 pm
Urime nga une gjithashtu… fort me pelqyen
C’m’u lebyr sot kujtesa
Nga vete ideja jote,
Si kusht atmosferik.
Per te fundmen here u kujtova
Te te harroj,
Vec ne te gjetshin tek une postmortem printuar,
Si mjet interpretimi
Apo perkthimi,
A ca me thjeshte, shkencerisht,
Nje fosil….
25 September 2007 @ 5:23 pm
E treta më pëlqeu. Puqem me emigrantin, standarti është bërë i lartë në këto vise.
Komplimenta të sinqerta!
25 September 2007 @ 5:40 pm
Hej cuna e goca,
ju falemnderit te gjitheve per vleresimet! M`u be qejfi, s`di c`te them…
Emigranto, kushedi jena taku byrazer; kom ik prej anej ne 97-ten.
b. katroshi
25 September 2007 @ 5:46 pm
Asgjë mo thuaj losttext, por na hidh dhe ca të tjera…po deshe…
25 September 2007 @ 6:24 pm
Krahasohet lirshem vargu qe godet qarte ne kujtese,teperOrigjinal ,i prekshem ,i jetuar pa sforco,plot embelsi,per kedo qe i ka rene koka ne Tirane.Mbase dhe per ata qe kane Studiuar ne moshe madhore…..
Post mortum????……. per mua je i printuar qe me te gjalle per tiranasit me kete te TRETEN.
Te tjerat eh….sidomos me ato “prerjet pjeret” …me mire do ishte “score me fallcon ne maje”
Faleminderit seriozisht si gje shume te bukur qe ke prure sidomos te TRETEN, por edhe per nje gje zbulim nepermjet vete rrefimit te dikujt.
25 September 2007 @ 6:58 pm
Mosni! Jo ketu! Eshte sallon i bukur shume. Mos hyni me kepuce me balte!
PS: Idris, e treta vella, e treta….. per obelisk mermeri… me ndonje shesh …. po sikur s’ka ngel vend me duket… i kane zene sheshet “idhujt pa krena”….
Edhe mos bej sherr, te thone…..
25 September 2007 @ 7:24 pm
Hiqi kepucet se i ke me balte …Po kush?
Lexo origjinalin e prurjes;
….Kqyr me shtangje nje sy I stermadh
Nga i preri pjerret
Trung peme……
Lexo dhe “degustatorin”me sfungjer aktiv si e komenton(degjeneronidene)
….Syri Madh te i preri pjerret…
Me duket se po te thahet sfungjer Emigrant!!!!!!!!!??????
Kush i ka kepucet me balte? Mer kurajon pra dhe adresoi gjerat pa i pergjithesuar.Une te kam prure dhe mund te te bie shembuj te tere se si komentues pa i lexuar fare prurjet japin mendime nen ekstazen e “nje vargu”duke bere pergjithesime “ex katedra”
Ne vertet na ngazellon ritja e nivelit te prurjeve te cdo gjinie tek”Peshku….” por KRAHASIMISHT me te duhet te ruajme dhe nje nivel pergjegjesie per te mos ta katandisur kete faqe letrare ne shperndarje “tujesh”e per tu shndruar ne lajkaxhij te kote e fraezologe pa buke.
Edhe njehere me duhet te ta RIPERSERIS une vij ketu ne ca rubrika thjesht dhe vetem thjesht per te cfryre pompozitetin e pozicionet fodulle dhe jo per sherr……Per aq sa mund te arrij te “limoj ” faqet e dashura te ketij blogu nga majat extreme qe ti e di shume mire ne hipertoni jane celesi i normalitetit per te mos kaluar ne attac cardiac.
25 September 2007 @ 7:31 pm
idris, ti e di qasjen time. Mos sha krijime letrare tek peshku, se nuk ke paguar bilete. Miun ne dore e ke, po s’te pelqeu, hidhu te tema tjeter, ose dhe kerciti nje te mbyllur, xhanem. Une inkurajoj ku ma thote kaplloqja qe ka vlera ose potencial per vlera. Ku s’me pelqen e mbyll kamaren.
Kjo ketu eshte ndryshe. Kjo ishte e papritur. Ketu niveli nuk i pranon dokrrat e “shakaxhinjve te perparimit”. Une nuk di nese z. Katroshi i ka keto tip “single hit” apo ka dhe te tjera keshtu…. por po pati shume te ketilla, aty te pylli gati eshte vendi…..
25 September 2007 @ 7:43 pm
Poezia ishte e nje niveli te larte ose me sakte dukej qe ishte shkruar nga nje dore profesionale poeti. Do ti lutesha autorit te na bente ca poezi me te thjeshta per ne amatoret e poezise.
Losttekst, fare mire mund ti perktheje ne nje gjuhe qe e di mire dhe t’ia çoje ndonje gazete apo ti botoje si liber me vehte.
25 September 2007 @ 9:02 pm
Me e bukura te kjo foto eshte, qe te dy motociklistat kane kokore ne koke.
Shtet ligjor, i thone kesaj!
25 September 2007 @ 10:40 pm
Për të fundmen herë u kujtova
Të të harroj
U përpoqa dhe unë të ndiqja këshillën e Ilirit, ishte e pamundur që të mos shpërndahej mëndja në atë valle fjalësh, idesh, supozimesh.
më tepër se poezi të shkruajtura në shqip, janë poezi të konceptuara në ndonjë gjuhë tjetër, ku gjithsesi, përveç citimeve që bënte Emigranti, nuk munda që të mos sillja vargun që më pëlqeu më tepër…. ka shumë dhimbje në atë varg.
25 September 2007 @ 10:48 pm
Edhe te komenti i fotove nuk duhet t’ja futesh KOT.
Nje sy i pastervitur dallon menjehere qe pjesa ku “xhaja” po ecen eshte e pa ASFALTUAR.Ajo pjese eshte asfaltuar qe para 2004.Atehere si qenka pamje nga zgjedhjet e fundit???????Apo me
Miqve qe jane ne Memedhembje nuk u lejohen keto komente.
25 September 2007 @ 11:36 pm
po pse edhe per fotot do te kundershtosh?… edhe rruget e Tiranes do te mesojme o lumemadh?… ej, c’na gjeti!… kjo eshte rruga pas agjencise telegrafike shqiptare qe lidh unazen me farmacine 5. Fundi i saj te nxjerr te ura perballe ish-kinema Ali Demit (se tani po ndertohet pallat ne themelet e kinemase)… aty ku eshte xhaja eshte nje mulli kafeje qe vjen ere gjithe lagja… 100 metra majtas eshte shkolla Ismail Qemali…
Fotot ne mur jane te Sokol Olldashit… pra jane zgjedhjet lokal te 18 shkurtit…
25 September 2007 @ 11:38 pm
aty ku po ec xhaja eshte trotuar, o shoku Idris… ik pyet ne bashki, ose ndonje taxi…
25 September 2007 @ 11:47 pm
Fotoja ne fakt eshte e re, dhe eshte ajo rruge nga pazari tek unaza, mbrapa atsh…e kisha ne dore te prisja posterin e Olldashit per ta bere “te vjeter” por mu duk se do ishte e genjeshtert. Fundja Tirana eshte Tirana eshte Tirana.
26 September 2007 @ 12:11 am
Blendo! Mbetesh i vecante per rendesine qe i kushton dhe bukurine qe i shton temave tona me zgjedhjen e fotove dhe pikturave pikante… edhe ajo te opus me varke ne perendim ne det eshte fantastike… falemnderit…
shih tani kur te thote ai miku se nuk eshte det por eshte liqen… shpirti i kundershtimit…
pike e zeze… xhaja eshte mbi trotuar betoni 50 cm lart nga asfalti i ri fare, ai thote se ajo duket qe eshte e pashtruar… black and white shume bukur… ndokujt i kujtojne koherat e kuqe… por ne fakt aktualisht kjo teknike eshte kulmi i fotos artistike ne bote… te gjithe po kthehen tek aparatet e vjetra, te filmi shirit bardhe e zi… kam nje shok fotograf qe me thote cdo dite nga keto… Ben Celin e keni degjuar besoj… edhe Leon Cika… ata jane mjeshtra… artiste te vertete…
26 September 2007 @ 12:13 am
Blendi!
Qe nje nderhyrje ,per humor,se kur u asfaltua ajo pjese dhe nje pjese prapa hotel “Arbanes” (trotuar i ngushte sepse nuk lejonte privati te jepte pak mur rethus) specihaleistet rugore te PD ben namin se po vidhej dhe ne trotuaret(jo rruget) si ne ate pjesen e fotos .Ja me se fundi nje prej tyre e pranoi qe eshte e asfaltuar.
Ja pra e sheh qe jam ne nje mendje me ty z.Ilirian ,jo vetem qe nuk kundershtoj mendime te vyera po e “kthej” menjehere drejt komentit pozitiv te vergjeve.
Te falenderoj per sqarimin,megjithse prap nuk e kuptoj ke quan “prapa”ATSH ti.Kafja qe “kundermon” era kur bluan, eshte ne krah te ATSH
26 September 2007 @ 12:19 am
shoku idris… mua mos me thuaj “me nje prej tyre”… shih sa shtesa pa leje jane bere aty ne foto, nese do llafe… pse nuk reagon fare ti kur une shkruaj se Edi Rama zhduku nga faqja e dheut edhe kinema Ali Demin per te ngritur aty nje pallat tjeter… ashtu si beri me kinema Republiken etj…
ketu po flitet per poezi, ti merresh me ziftin e nje rrugice…
mbaje pergjigjen per neser, se une tani ika… ose e di c’ke ti?… mos u pergjigj fare…
26 September 2007 @ 12:28 am
O Ilirian, me nxorre mall me ca emra. Beji te fala Benit dhe Leonit nga Spiro nga Kanadaja
26 September 2007 @ 12:33 am
Losttext urime per poezite. Shume te bukura. Megjithese te them te drejten vetem mbasi i lexova me vemendje heren e dyte fillova ti hyja me ne brendesi. Mbase ngaqe vargu eshte shume i thyer?
Prape me vjen mire qe iu riktheva dhe pastaj me pelqyen
26 September 2007 @ 12:37 am
oh tani mu kujtua kjo rruge…diku me mbrapa ka qene vila e atij Kontit..hmm s’me mbahet mend emri….yeah bravo Ilir,o zot u bene gati 16 vjet pa, kaluar ne ata rruge!! apo kur shkonim nga Ismail Qemali dhe ghuanim per femra
26 September 2007 @ 12:54 am
Patjeter i thuaj Spiros… dhe Merites?… Te fala beji edhe nga une nese i takon dhe nese jane cifti qe mendoj…
26 September 2007 @ 1:15 am
Ok kush ilirian je ti
26 September 2007 @ 1:22 am
eshte thene ketu se jam gazetar… punoj per nje radio te njohur qe transmeton edhe ne gjuhen shqipe… ne krah te emrit tim eshte nje zarf i vogel… dhe do te gezohesha shume nese njihemi…
26 September 2007 @ 1:29 am
Peshku Fluturues,
Vargu eshte i thyer ca si shume, e vertete, por e qellimshme. Ndoshta mund te merret edhe si hermetik, sic tha Doriani me duket, sepse se fundi poezia sic e dime mbetet ne meshire te interpretimit te atij qe e lexon; nuk i perket me krijuesit. Ne fakt ne origjinal ka ndarje strofash, por ketu ke peshku dalin te gjitha bashke pa nderprerje. ndoshta ajo nderprerja edhe do e lehtesonte dhe do e vinte ne perpjestim thyerjen e vargut me pauzen e duhur. Keto pak poezi jane konceptuar ne shqip dhe jo ne gjuhe tjeter; them se kane ritmin dhe rrjedhen e brendshme qe ua jep vetem te shprehurit ne shqip. Jo per mungese modestie, por nuk ngashnjehem ta quaj veten poet, as shkrimtar, sepse me se fundi duhet TE BEHESH i/e tille me perkushtim, te cilin e kam shume te manget. Gjithsesi, me ndonje shkrim a poezi si shume prej nesh, ketu rrefejme njeri tjetrit mbresat qe na dhuron kjo jete kudo qe jemi. Shume prej nesh jane emigrante prej vitesh, dhe dyzimi i gjithckaje qe na ka bere e vazhdon te na beje keta qe jemi, eshte dicka qe nuk duhet te shkoje pa u rrefyer. Nganjehere i kam zili shoket e shoqet e mia qe kane zgjedhur te jetojne ne Shqiperi pikerisht per arsye te gjuhes; ose me tej, ata qe jane ne vende te huaja por qe e komandojne gjuhen e adoptuar ne menyre te admirueshme
26 September 2007 @ 1:29 am
Une jam Spiro qe ka punuar per nje agjenci te huaj qe nuk transmetonte ne gjuhen shqipe. Te bej te fala dhe mu be qejfi qe mi pelqeve poezite.
26 September 2007 @ 1:40 am
Kjo qe po me thua ma shton respektin. Poet eshte cdo njeri qe shpreh dicka ne menyre poetike dhe ti kete e ben fare mire. Mos perto e mi dergo nje kopje ashtu sic jane tek adresa e zerfit perkrah emrit.
Sa me thua per shqipen ate hall kam dhe une o vella, me duket se do ngelemi gjysmagjel, po une do te provoj ti perkthej ca poezi ne anglisht e pastaj te shohim cdo bejme me to.
26 September 2007 @ 1:44 am
Spiro! Pershendetje! U gezova shume qe po lidhemi pas kaq vitesh… Besoj se edhe familja jote eshte mire… rreth kesaj ore pergatitemi per lajmet e mengjesit dhe mbaj nje sy nga lajmet dhe nje sy nga Peshku pa Uje… poezite i kishe shume te mira… Opus 97… ndonese devijoi shume biseda ne disa kthesa qe i sjellin gjithmone vetem disa persona…
ne radhen e atyre mjeshtrave qe numerova qepare me Leonin dhe me Benin te vendos pa asnje dyshim edhe ty… kam respekt per punen tende…
do te lidhemi tani shpesh besoj… neser te kafja nis biseda me emrin tend dhe me te falat e tua… vjen edhe Briseida, edhe Beneti… etj…
Uau, cfare takimi! Nuk do ta besoja qe shkruan poezi kaq te bukura, nese nuk do ta shihja vete…
26 September 2007 @ 3:18 am
C’m’u faneps ne kujtese
Tirana e mbushur cip me cip me diell
“Me pluhurin e rrugicave,-
Musht I dehjes verore-
Me hijet e perthyera
Pitagorike
Te mureve,
Te qosheve”
Ke thene me pak fjale njemije sentenca or mik, mbylla syte dhe fluturova ne ta kaluaren, me perlote. Kush i harron pasditet me diel te pafund, kur pasi takonim dashnoren vraponim tek bulevardi te ndanim eksperiencen e radhes me shoket. Ato qe shkruan me siper i kam perdite ne mendje, i shoh ne enderr naten. Me zgjove ca vargje nga miku im i perditshem ne lexim qe i dija permendesh atehere cdo rresht te rubairave, Omar Khajam:
“A di perse kendesi po kendon,
Me nate dhe nga gjumi po te zgjon?
Qe shkoi nje dite po te lajmeron
Dhe ti shkujdesur fle dhe enderron.
Zgjohu. Mengjesi me shigjet e grisi perden e nates,
Yjt i arratisi,
Dhe dielli gjahtar me rreze kapi
Cdo maje mali, e pallati, e lisi.”
Dhe nje strofe per ne ‘haxhinjte”:
“Kerko nje zemer, puthe dhe rrembeje
Dhe adhuroje si altar prej feje,
Njeqind qabera s’vlejne sa nje zemer,
Zemer kerko haxhi jo gur qabeje.”
28 September 2007 @ 11:18 pm
shume te bukura! Jam kurioz te di nese autoret i sjellin vete keto gjera te bukura ketu here pas here apo peshku i gjurmon derisa i gjen?
29 September 2007 @ 9:48 pm
NUK KUPTOJ! Shkoj te blogu i bletes ( http://bletebzz.wordpress.com/ ) dhe si nje te papritur tejet te kendshme vete e gjej “Kinema Ali Demi”-n atje. Natyrisht une heret a vone (varet nga koha qe kam) shkoj te azhurnohem c’behet te “bleta” (nder te paktet blogje shqiposh qe s’e le pa lexuar rregullisht) - pra gjithsesi do bija ne kontakt me Ali Demin. Por ti ke nje fare detyrimi publik t’ja besh te njohur mrekulli te atilla nje publiku me te gjere. Pra atij te Peshkut.
Me qellim nuk po e jap linkun e asaj mrekullie se ndoshta admin i peshkut do te donte ta rezervonte prurjen 100% per vete.
PS Mihal Grameno? Njeri cep i bermudes “Kushtrimi i Lirise” - “Mihal Grameno” - “Nje Maji”.
Krenar per Ali Demin!
Me respekt prej verteti.
Emigrant
30 September 2007 @ 7:35 am
Emigrant,
Mrekullia, (pa thonjeza,) “Kinemaja Ali Demi” eshte poezi e Ervin Hatibit. E cova ke blogu i bletes sepse aty po flisnim me te mbi perkthimet, dhe ajo ishte poezia e pare e dikujt tjeter me te cilen kam punuar si perkthyes. Kush deshiron, mund ta vizitoje vete ate blog te kendshem. Sa per ta sjelle ketu, nuk e di sa e pershtatshme do ishte meqe se pari, duhet marre leja e autorit, dhe se dyti, eshte atje vetem per arsye ilustrimi te veshtiresise se perkthimit te poezise nga nje gjuhe ne tjetren. Bleta ka gjithashtu nje link me poezi te Hatibit, per dashamiresit…
Me respekt!
4 October 2007 @ 2:13 pm
Zuri njeri ne goje “Mihal Gramenon” dhe I.Qemalin” ketu?Ufffff…..eh….kujtime,nostalgji….iku vapa me gushtin shokeni.Rrezik se mund te gjej ndonje shok klase ketu.E vogel bota dreqin..nuk mendoni?
Urime losttext per poezite.
24 October 2007 @ 3:50 am
C’m’u lebyr sot kujtesa
Nga vete ideja jote,
Si kusht atmosferik.
Per te fundmen here u kujtova
Te te harroj….
Rri, rri une dhe dal ndonjehere ketej… fus koken te pijetorja e zakonshme, shoh mos ka ndonje shok, kur s’ka, ja bej me dore kamarieres qe rrei te cepi, dhe largohem; kur ka, ulem me te dhe marr nje ponc portokalli dhe filloj fjalira ne menyren kushtore…
Po si the edhe nje here?
apartamenti yt i suvatuar
Me butafori te kremte
Braktisjeje, si shpallje
Armepushimi prej engjellzimit,
Mu midis katit te katert dhe atij
Te dyte.
…..
Imazhi yt ne dritare,
Ne dritaren shtatzene te frymemarrjes
Te asaj dite te gjate,
Kur me parakrahet e kryqezuar nen gjinj,
Zgjasje mrekulline e trete,
Koken, apogjeun e zhgjendrres sime,
Per te pare kush ishte ai i cmendur
Qe hidhte guricka
Ne kanatet e hapura
Te veres.
Mbeta anonim,
Anonim pas hijektheses,
I paperkthyer ne deklarate….
Mire, mire…. ashtu….
OK, 50 leke dy ponca - e ke nga une kete - dhe 10 leke bakshish kamarieres, ja ku i ke 2 tridhjeteshe se me duhet te iki…. Bis zum naechsten Mal, Bruder!
24 October 2007 @ 4:55 am
meqe kishe kalu ka pijetorja, byrazer…
Shishet e birres ne kartonin 6-vendesh,
mbledhur bashke anonimisht
te pjellin nje ide, nje tip transgresioni,
apo sinister fare, nje krim - plumba
ne karikator qe heshtjen
pergjojne
me heshtje te metalte.
Birra e metalte eshte
kur mbush zgafyellin e deshperimit.
Vendosshmerisht e metalte, patjeter
e metalte eshte birra: ne lug te zgafelles
hyn si plumb metafizik.
Ne bend te shkrap-shkrup,
gellq-gellq permbashtohet
edhe pernis motorre ideje,
me dallim seksi, krahine, feje.
O ju zgafyell-boshet
rreth gjashteses permblidhuni
birrarisht,
dhe trute njeri tjetrit ja shperndani qelizisht,
qetesisht, qellimisht.
… qe birra te rrjedhe me tej,
qe birra te rreshkase, pa shkas,
pa shkas perkas,
perkitem,
u perlag, por as ti, por edhe une as…
24 October 2007 @ 5:26 am
ket` ta nisa shpare, meqe kishe kalu ka pijetorja, po s`e di pse s`doli; po e provoj prape
Shishet e birres ne kartonin 6-vendesh,
mbledhur bashke anonimisht
te pjellin nje ide, nje tip transgresioni,
apo sinister fare, nje krim - plumba
ne karikator qe heshtjen pergjojne
me heshtje te metalte.
Birra e metalte eshte
kur mbush zgafyellin e deshperimit.
Vendosshmerisht e metalte, patjeter
e metalte eshte birra - ne lug te zgafyellit hyn
si plumb metafizik.
Ne vend te shkrap-shkrup,
gellq-gellq permbashtohet
edhe pernis motorre ideje
me dallim seksi,
krahine,
feje.
O ju zgafyell-boshet,
rreth gjashteses permblidhuni
birrarisht
e trute njeri tjetrit ja shperndani qelizisht,
qetesisht,
qellimisht.
…qe birra te rrjedhe me tej,
qe birra me tej te rreshkase,
pa shkas,
pa shkas
perkas,
perkitem,
u perlag,
por as ti, por edhe une as…
24 October 2007 @ 5:55 am
Pijanecët e dreqit…. menien me pi që n’pikë të mëngjesit
.
po mirë që keni t’pime t’ëmbël se kushedi si do kishte filluar dita me ndonjë gjë tjetër.
Emigrant, nganjëherë ndokush duhet të bëjë kryevepra që të të ngelet në mënd, nganjëherë i mjafton një shkrim që të të ngacmojë dhe të bëhesh ‘fan’, por tek Lost-i, kam gjetur një varg , që është KRYEVARG:
“Më në fund u kujtova që të të harroj!”
24 October 2007 @ 7:54 am
edrus mer, na ke sjelle naj shishe ti, po leni superlativat, apo e ke pi vete, se edhe vargun s`e ke shkrujt tamom…
24 October 2007 @ 9:44 am
S’ka rëndësi citimi egzakt… rëndësi ka që shprhte megjithmënd një diçka që shumkujt mund ti ketë shkuar ndërmënd, por pa arritur që ta “Përkufizojë”… dhe kjo është merita e autorit (kur ta përdor, do ta përdor kështu: “Më në fund u kujtova që të të harroj!” TM Losttext )
24 October 2007 @ 1:51 pm
Lume, keto poezi jane te shkelqyera (per mua gjithnji). Krem i kremit. I ke lexuar?
24 October 2007 @ 1:58 pm
Po dhe po , dhe i lexova dhe njehere.
Mua me perlqen loss-i, ke cigarja me pelqeur gjithashtu
“C’m’u lebyr sot kujtesa
Nga vete ideja jote,
Si kusht atmosferik.
Per te fundmen here u kujtova
Te te harroj,”
24 October 2007 @ 3:50 pm
Cigarja ishte Marlboro vertet! Por ne duam puro (Havane) - nga ato qe pinte Heminguej. Keto vine kur nje autor e meson “keq” lexuesin….
Eshte e kunderta e kesaj:
http://www.youtube.com/watch?v=Ly036×8COyE
24 October 2007 @ 3:55 pm
hudhe dhe i here linkun emingrant se sme del gje aty
24 October 2007 @ 4:05 pm
Lume, kerko “No expectations” by the Rollingstones. Ne vitin e poshter 1968, kur era SR&R s’kishte mbaruar ende (Attamonti s’kishte dale hala e kom llafin) - The Rollingstones Circus, nuk di a e ke pare qofte edhe si sequence…. eh, me ate kohe s’kishte as kompiuter t’ju regullonte akordet dhe Britni Spirra s’ishte as projekt krevati hala….
24 October 2007 @ 4:11 pm
Emingrant,
Ta le te me ftohet pak veshi pastaj
Rrespekte
Ne vitin 1968 une as isha projektuar ne mendjen e prinderve te mi, madje as fejuar nuk do kene qene ata:-) (une jam kalamani nr 2)
Anyway do ta shof, por kam nje disk te U2 currently ne vesh
24 October 2007 @ 4:17 pm
You got it, kinge!
PS Viti 68 eshte i vecante; i ka dhene emrin nje levizjeje dhe nje brezi. Pleqte e tu mund te kene qene ne ate vale (flas si brez, jo si persona).
Te mijte kane qene te vjeter pa diskutim (jam i fundit, besoj aksident krevati, jo plan, nena ndjese paste 42 vjec kur linda, baba 52!!!…..)
24 October 2007 @ 4:22 pm
Po mer po se shef ti, pleqte e mi ne valen e ‘68.
C’vale zeza more, zbor, aksion, ndonje minifund e kollare elegante maksimumi.
Por qe kur linda une edhe ato ishin fashitur.
Ti si fund i kazanit qe qenke shume i mire ke dale.
Anyway thone qe kalamajte e grave jo sh te reja dalin te qut.
Ene une prandaj si kam bo hala, qe te dalin te qute
24 October 2007 @ 4:24 pm
Lume, kot menohesh; men duhen sa me lidh ushkuret, te tjerat shnet e nafake, jarabi….

24 October 2007 @ 4:26 pm
PS kam ne men nje shkrim me zbor (ja kam premtu dacit te zi diku) …
24 October 2007 @ 4:28 pm
EPo ti me len te gjej nje sebep pse gjoja si kam bo moooo
24 October 2007 @ 4:38 pm
E mer mire, aty esht Daci ku do shkoje.
Shkruje me terezi por beje te mireeee eeee
24 October 2007 @ 4:39 pm
Emigranto , mendoj se ma shume duhen mend me dit ku e qysh ,pse e me ke me i zgjidh ushkuret……
Me pelqen lostt se eshte i shpenguar …Shkruan keshtu per qejf,spontan ,senza ansia….Leshon figura letrare fantastike me lehtesine me te cilen ben rrathe me tym duhani…Po …ngjan ,ka diçka nga Remark,tip Roby…
25 October 2007 @ 4:02 am
LostT, po te pershendes me nje te vjeter fare nga Poe:
Yet if hope has flown away
In a night, or in a day,
In a vision or in none,
Is it therefore the less _gone_?
_All_ that we see or seem
Is but a dream within a dream.
Shqiperim ala Cimi (dy vargjet e fundit jane praktikisht te pa shqiperueshem po nuk ta quajten babain Stilian
)
Megjithatë nëse shpresa
Avulloi një ditë si vesa
Në vegim a në asgjë
A s’jemi njësoj pa të?
Gjith’ ç’shikojmë a duket zhgjëndër
Është veç ëndërr brenda ëndrrës.
PS ky vargu i fundit me kujtoi nje moment nga ajo pak gje qe i kam lexuar (nderkaq!) Trebeshines me titull “Qente”:
Te bosht’ i natës kthehen yjet,
te gjum’ i natës zgjohet gjumi….
G-night!
PS Zana,
25 October 2007 @ 6:27 am
Emigrant! Nuk te njihja per Kavajot.
Sigurisht nganjehere ben edhe shaka.
Ne terin e nates pas te emblit Laksativ,dhe suma ndjehet e lehtesuar,
Kam ca thenie si panegjirik,me plasi L… se s’me ke kuptuar.
Kuptohet qarte qe edhe po nuk kuk kuptohet aq qarte ,perseri merret me mend qe nuk eshte per ty,.Sidoqofte mbetesh mjalte .
25 October 2007 @ 2:26 pm
Emigrant,ne shenje pershendetje per ty, se, mendjemedhenjte na cane koken
KUSH ESHTE ME I THJESHTE
Fuqia nuk mburret (druri me tha)
as thellesia ( me thane rrenjet),
as bardhesia (me tha vete mielli).
Druri s’thote kurre:
“Une jam me i larte se te tjeret”.
As rrenja nuk thote:
“Une jam prej zemre te dheut”.
Dhe buka, cilido qofte kulaci, me mjalte,
kurre nuk thote: Une jam mbi te gjitha”.
P.N.
26 October 2007 @ 2:30 pm
@Lume: FLM! (je tu u bo i cik si filozofike k’to kohet e funit)
@Idris:
…. alright!
31 December 2007 @ 7:51 am
Losttext, populli thote me mire vone se kurre:P….sinqerisht me pelqyen te gjitha, por s’mund te rri pa vecuar poezine e 3-te. Vertet shkruar me aq mjeshteri dhe zgjedhja e fjaleve eshte amazing!!
3 January 2008 @ 6:53 am
flm, belle
16 February 2008 @ 4:46 am
kjo tema me kenaqi. Poezite jane mrekullisht te bukura.
Kurioze te di dicka per autorin… e etur per te tjera te tilla.
URIME
13 March 2008 @ 12:31 pm
Ej,
Ben Celi dhe Leon Cika fotograf ee? Ca thoni kshu me, maksimumi mund te jen marangoz, ose shofer.
30 May 2008 @ 9:42 pm
Nje nga te paktat momente qetesie, vertete?. Dukesh i sapo zgjuar nga ai gjumi i rralle i drekes, ulur tek shkallet, me nje cigare ne dore ( te cilen e thith sikur te thithje ate dashurine tende te humbur), me nje buzeqeshje kenaqesie qe nuk njeh egoizem ne ate moment, dhe fjala rrjedh me gjakun. Nuk ngecet, kalon tek une thjeshtesisht, jo evazive, peshperin, mes miqsh.