Varrimi i minatorit, proteste ne heshtje
Permes nje moti te acarte nder me te ashprit ne veri te vendit, mijera qytetare te Bulqizes, nder ta minatore, politikane dhe deputete te parlamentit shqiptar kane percjelle per ne banesen e fundit minatorin Sami Doga. Ne kushtet kur askush nuk ua ka vene veshin thirrjeve vuajtese per ndihme, vete minatoret ne shenje revolte te ashper ndaj fatit te tyre, qeverise dhe sindikatave, kane krijuar nje kortezh te papare deri tani ne Bulqize, per nga pjesemarrja dhe heshtja therese.
Ka qene ora 16 e nje dite me pare, kur nje ambulance dhe nje varg i gjate makinash kane cuar ne banesen e tij ne Fushe-Bulqize, viktimen e gjashte te thellesive vrasese te nentokes se Bulqizes, 45- vjecarin Sami Doga, i cili ne oret e para te dites se premte ka provuar mbi trupin e tij, peshen e nje masivi shkembor ne thellesine 1600 metra, ose ne nivelin 16 te minieres. Tre femijet, babai Rexhepi, bashkeshortja dhe te afermit e tij, kane krijuar nje situate te rende nga dhimbja e madhe jo vetem per fatin e keq e 45-vjecarit Sami Doga. Nje kalvar i gjate vuajtjesh permes varferise tashme pritet te pllakose kete familje. Indiferencen totale te shtetit e kane provuar “ne kurriz”, edhe familjet e pese minatoreve te vrare gjate ketij viti ne miniere: Medi Jani, Hysen Elezi, Avni Durici, Besnik Alliu dhe Zaim Hysa. Megjithate, mortja ne kete banese ka vijuar sipas ritualit, kur se pari familjet e pese minatoreve te vrare dhe me tej qindra minatore te tjere nga te kater anet e Peshkopise, Bulqizes dhe Burrelit, kane pushtuar banesen e viktimes se radhes.
Shtepia e Rexhep Doges eshte nje banese tipike njekateshe fshati, e nje modeli te vjeter e parestauruar prej vitesh. Ndonese eshte ne te shembur dhe veshtire e banueshme, ne te deri nje dite me pare banonin 7 familjare. E tille do te jete kjo banese edhe pas ikjes pa kthim te Samiut, tek i cili kishin varur shpresat e tyre pjesa tjeter e familjes. Varferia e tejskajshme lexohet lehtesisht ne muret dhe ambientet e tjera te brendshme te kesaj banese. Rroga e rritur vetem ne masen 20 per qind nga drejtuesit e minieres eshte suprimuar nga taksa e radhes, ajo e quajtur e sheshte, dhe per pasoje asgje nuk ka ndryshuar ne mireqenien e atyre qe guxojne te prekin thellesite vrastare te nentokes se Bulqizes. Pas vdekjes se peste ne kete miniere, ministri Genc Ruli deklaroi hapur se kjo miniere do te qendroje e mbyllur, deri kur firma koncensionare “D’Arfo” dhe te nenkontraktuarat prej saj te plotesojne kushtet e nevojshme dhe te domosdoshme per sigurimin e jetes. Prej nje muaji, te 660 punonjesit e kesaj miniere kane filluar pune, nderkohe qe nuk dihet se kush do e mbaje pergjegjesine per vrasjen e radhes.
Numri i madh i personave qe u drejtuan per ngushellime ka bere qe ceremonia te zhvillohet jashte baneses, por ne nje mot teper te ashper me nje te ftohte qe rreh fort nga Qafa e Buallit. Rreth ores 10:30, prane familjes se ndjerit kane mberritur edhe deputete te parlamentit Gramoz Ruci, Musa Ulqini, Andis Harasani, Qemal Minxhozi, nga opozita, ndersa nga krahu i pozites kane ardhur per ngushellime deputeti i zones Sali Shehu e Genci Sharku, te shoqeruar nga kryetari i Bashkise se Bulqizes, Roland Keta. Pas pirjes se kafese, i vetmi qe ka mundur te komunikoje me Rexhep Dogen babane e te ndjerit Sami, ka qene deputeti i opozites, Gramoz Ruci. Ai eshte pritur me mjaft respekt dhe emocion nga familjaret e te ndjerit, ndonese ne kete takim fjalet kane qene te pakta. Deputeti Ruci i eshte drejtuar me fjalet ngushelluese te rastit, duke i kerkuar te moshuarit Doga qe te perballoje me force kete dhimbje te madhe. Ndersa ka rene ne sy mungesa e kreut te sindikatave te lira, Kol Nikollaj, i cili veren qe kaloi u be protagonist i protestave te minatoreve te Bulqizes. Me tej, rreth ores 14, kortezhi i permortshem eshte nisur per ne varrezat e Bulqizes, ku eshte mbyllur edhe kapitulli i radhes i percjelljes se minatorit te vdekur ne thellesite e minieres se Bulqizes.
Ne fund arkivoli mberrin ne varreza. Per pak minuta, arkivoli me trupin e pajete te Sami Doges qendron ne toke dhe prane tij vendoset nje thike e madhe. Te gjithe te pranishmit ne heshtje shprehin habi. Dikush nga me te moshuarit ka thene se kjo duhet bere me qellim qe te pritet zinxhiri i vdekjes ne minieren e Bulqizes. Per keta banore e vetmja shprese per nderprerjen e vdekjeve eshte besimi ne besetytni. Te tjeret u munduan, por nuk ja arriten…
Aksidenti, pas plagosjes serish ne galeri
Nuk ka qene hera e pare qe Sami Doga ka fluturuar me helikopter per te kerkuar ndihme mjekesore ne Tirane, pas aksidentit ne pune. Pikerisht nje vit me pare, Sami Doga ka provuar nje masiv tjeter shkembi, ku eshte plagosur rende. Pas kesaj, ai ka mberritur ne Tirane, ku per tre muaj i eshte nenshtruar nje kurim intensiv dhe me pas i eshte rikthyer normalitetit. Me t’u kthyer ne Bulqize, ai ka perfituar edhe nje vit raport mjekesor, por pas perfundimit te saj, edhe pse ka pasur nje eksperience te tille negative, ai ka qene i detyruar qe te rikthehet ne galeri. Por mesohet se ai, duke e ndjere veten te pasheruar mire, ka kerkuar qe te beje nje pune me te lehte. Por duket se pergjigjja e autoriteteve te minieres ka qene negative, ndaj i eshte rikthyer galerise ne nivelet e rrezikshme deri ne momentin kur nga shembja e radhes e dheut ka humbur jeten.
Ne radhen e pare familjet e viktimave
Familjaret Jani, Elezi, Durici, Alliu dhe Hysa kane zene fillimin e kortezhit gjate gjithe rruges per ne banesen e fundit te Sami Doges. Te gjithe pa perjashtim jane pershkuar nga nje ftohtesi e vecante, jo vetem nga acari ne Bulqize, por edhe nga dhembja qe ka zene fill qe ne muajin janar te ketij viti. Selman Alliu, nje i aferm i njerit prej minatoreve te vdekur kete vit, thote se nuk ka nje organizim te posacem ne kesi rastesh, por krejt instinktivisht familjaret e viktimave te minieres jane se bashku ne cdo rast te rende te minatoreve. Fatkeqesisht, ky grup sa vjen e rritet dhe ne qe neser presim t’i bashkohet ketij grupi edhe familjaret e te ndjerit Sami Doga. “Kur filluan protestat, ne ishim te paret qe u gjendem prane minatoreve te ngujuar, por numri yne nuk ishte aq i madh. Por edhe pse u protestua ashper per permiresimin e kushteve ne miniere, ky numer serish u rrit dhe, me aq sa shohim, ky numer do te rritet edhe me shume”.
Ne varrim pritej Kryeministri Berisha
Arkivoli me trupin e Sami Doges eshte ngritur pak minuta pas orarit te paracaktuar. Shume prej minatoreve dhe pjesemarresve ne kete ceremoni mortore i kane besuar nje thashetheme, sipas te cilit per ne Bulqize ishte nisur Kryeministri Sali Berisha. Disa prej tyre kane shpresuar se do te kishin nje mundesi qe Kryeministri te ndikohej nga gjendja e rende ne kete qytet dhe te ndermarre ndonje mase, por kur nga makinat qeveritare kane zbritur vetem dy deputetet, ai i zones Sali Shehu dhe Genci Sharku, edhe kjo shprese eshte shuar. Deputetet e pozites kane mberritur vetem pak minuta para se te ngrihej arkivoli dhe per pasoje nuk kane pasur asnje mundesi per te komunikuar me familjen e te ndjerit.
Jetimet e rinj te “vitit te mbrapshte”
Sami Doga la pas tre femije. Vajza ne vitin e pare te shkolles se mesme ne Bulqize dhe dy djemte, njeri ne klasen e peste dhe tjetri qe sapo ka mbushur 5 vjec, jane tre jetimet e radhes qe i shtohen armates jo te vogel te jetimeve te Bulqizes, te cilet jane listuar ne kete shoqate vetem kete vit. Prej tri ditesh kane qendruar ne pritje per nje fjale te mire, por ajo nuk ka ndodhur. Kane perballuar edhe dhimbjen e madhe kur babai i tyre i pajete ka mberritur ne arkivol nga Tirana, por edhe acarin e ketyre dy diteve, por dita e djeshme ka qene e paperballueshme per ta. Gjate gjithe rruges se kortezhit, ata jane marre pothuajse ne krah nga te afermit e tyre dhe me se shumti nga familjaret e pese viktimave te vitit 2007, vitit me te mbrapshte per bulqizaket.
Aleksander Ndoja
Koha Jone
18 December 2007 @ 4:50 pm
Një përshëndetje e fundit krejt modeste për këtë të mjerë, dhe për ata që para tij patën të njëjtin fat të zi:
Kur ngrite koken
Kapelen hoqe e minator
Kapelen hoqe dhe vdekja t’mor
Ti kishe nje grua dhe fëmij’
Ç’do t’bëjnë ata pa ty tani?
Ti u jepje bukën e shpirtit dhe te gojës
Ti u ngrohje zemrat dhe blije shkumen e rrojës
Ti koken e krruajte për një çast
Dhe vdekja erdhi e t’mori nga pas
Në vendin ku ti punoje, ngaherë edhe me mërzi
Shokët nje qiri kane ndezur tani
Ti jetove e punove me nder
Tërë jetën kokën s’e ngrite një herë
Pa ty jeta do t’vazhdojë, ashtu, as mir’ as keq
Ç’rëndesi ka a vajte në parajsë a në dreq?
Ti kokën e ngrite veç atë ditë
Kur i mbylle, për të mos i hapur më sytë
Ti vdiqe pa thënë asnjë fjalë
Nga pas le një grua dhe nje djalë
Ata të presin të dy tek dera
S’e dine qe shkumën e rrojës do ta hedhin ne plehra
Gusht 2005
Me respekt dhe dh
A. K.
18 December 2007 @ 5:05 pm
Tmerr!
18 December 2007 @ 5:08 pm
*Me respekt dhe dhimbje,
A.K.
18 December 2007 @ 5:14 pm
Po na vrasin, po na presin…per nje cope buke…turp & faqe e zeze MjereShqipe…
18 December 2007 @ 5:14 pm
Para ca ditesh ,diku ne Torino ndodhi nje aksident i rende ne nje stabiliment siderurgjik .Humben jeten 5 vete e dy te tjere jane ne fund te jetes.Eshte e tmerrshme te humbesh jeten ne pune.Puna i sherben jetes.Te shkretet njerez!
18 December 2007 @ 6:51 pm
E tmerrshme eshte se si mbas nje viti dhe 6 vdekjeve kjo miniere eshte akoma e hapur. Nuk e marr vesh. Mos duhet te vdesi gjithe Bulqiza qe te merret ndonje mase?!?!?!
18 December 2007 @ 8:27 pm
Nuk ka gje me te tmerrshme se ata femije me lule ne duar qe qajne…
me vjen keq ta perdor ate foto si argument, po ajo eshte pasqyra me e mire e gjendjes se rende ne te cilin ndodhet ky vend dhe banoret e tij.
18 December 2007 @ 9:38 pm
gjynof per zotin.
19 December 2007 @ 12:55 am
Vdesin cdo dite te varferit, per nje cope buke per te ushqyer femijet. Jemi rikthyer tek koha e Migjenit serish. Shqiperi e verber, atdhe sylidhur qe iken qorrazi neper aventura qe vrasin njerez te pafajshem. Qeveria ç’pret, qe ata te vriten te gjithe? Kembanat kane kohe qe kane rene, ajo miniere eshte nje varr gjigand; nderkohe qe viktimat shtohen, ministrat zgerdhihen neper vetura luksoze! pas gjithe ketyre vdekje-vrasjesh, minimumi i nje ministri te ndergjegjshem do te ishte te jepte doreheqjen. qeveri me duar te pergjakura! ngushellime familjeve te viktimave!
19 December 2007 @ 1:13 am
Minatoret tane punojne per te vdekur.
Politikanet tane “vdesin” per te qeverisur.
Dhimbje e madhe per ato femije.
19 December 2007 @ 1:15 am
E ke thene shume shume bukur lumidrin!
19 December 2007 @ 3:10 am
ju prefte shpirti ne paqe ! femijet do jene ne lutjet dhe kujtimet e mia
20 December 2007 @ 12:38 pm
ketu jemi kthyer me keq se ne kohen e migjenit kur shteti yne nga komunist po tenton tu ngjaje gjithmone e me shume demokracive liberale pernedimore te fillimit te shek. XX.
Vendi yne ka nevoje per ndryshime rrenjesore…per te ardhmen tone dhe te femijeve tane.
ngushellimet e mia familjes.
20 December 2007 @ 1:03 pm
Nuk e njohim te ndjerin ,por na vjen keq dhe shprehim njekohesisht dhe indinjaten ,qe as kush nuk kujdeset per ato jete njerzish qe luftojne shume ashper per te mbijetuar ,miniera eshte e vetmja shprese per ta,dhe nuk ndjejne doren e shtetit ,doren e qeverise qe e ka per detyre sepse i kane dhene voten dhe i kane besuar ,se do ti kete ne konsiderat ,por sic shikohet as gje konkrete ,vetem gure dhe vdekje !
Ai kryeministri me mire qe s`ka shkuar , njerzit nuk kane nevoje qe qeveritaret te vijne vetem ne ditet e mortit ,por ne ditet dhe kohet e duhura ,ne ditet kur ata bertasin ,per ndihme ,dhe ate nuk e marin !
23 December 2007 @ 1:09 am
Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.
……………..
29 December 2007 @ 10:52 pm
Zoterinj te dashur.
Me vjen shume keq per viktimat e minieres, por me bindje e them qe perderisa kushtet i sigurimit teknik mbeten ato qe kane qene, ky s’do te jete viktima e fundit.Miniera e Bulqizes ka pasuruar shume njerez duke filluar qe nga Drejtoret e vjeter te kuminizmit , duke vazhduar me administratoret e Darfos, qe jane pikerisht ata pergjegjes per per kushtet aktuale te minieres duke mos bere asnje investim dhe doke u pasuruar.Nuk mjafton kaq por njri prej tyre rikthehet ne Shqiperi si President i Italkrom duke marre me koncesion Ferrokromin e Burrelit.Pra ata pasurohen me teper me viktimat e Bulqizes.
30 December 2007 @ 1:55 am
Migjeni ne 2007 asht ma keq se ne koh te vet sot bota ka pushtu hapsinat…
30 December 2007 @ 10:48 am
Jam plotesisht dakort me zotin Ariel. Une dikur kam punuar me Albkromin e me pas me administratoret e Darfo -Albania: Eduard Belegu e Mario Appoloni.Nuk arrij ta kuptoj si kete njerez qe shkaterruan minieren e Bulqizes e ferrokromin e Burrelit , tani rikthehen si shpetimtaret e industrise se kromit duke premtuar investime ne Burrel, pikerisht ata qe vetem shkaterruan dhe u pasuruan.Nuk mjafton kaq por populli i Burrelit pret me duartrokitje “investitorin italian”, Mario Appolloni, qe ne stabilimentin e “Darfo”(Breshia) s’ka qene gje tjeter vecse nje laborant i thjeshte, por “Albania”, sic duket di ti vleresoje dhe ti pasuroje te huajt.NO koment per Eduard Belegun , qe pas 4 vitesh pune ne darfo-albania hedh kanditaturen si deputet tek “Babai” i tij LSI, duke “investuar” tere ato para, qe nuk arriti t’i investoje ne minieren e Bulqizes.
31 January 2008 @ 9:50 pm
turp turp shum turp
3 February 2008 @ 1:37 pm
une nuk e njhja personalisht por babi im po sepse gruaja e xhaxhit te babit eshte motra e sami doges….edhe pse nuk e njihja me vjen shume keq sepse edhe vjt ai ka pesuar nje aksident ne te njejtin vend por ka shpetuar…por kte here nuk ja ka dal mbane
3 February 2008 @ 2:03 pm
per te gjitha keto vdekje faji eshte vetem i qeverise….duhet te krijojne kushtet qe njerezit mos te vriten pothuajse c’do dite ……po pse nuk marrin masa duan qe te vdesin te gjithe punonjesit pastaj te veprojne….une jam rritur ne bulqize dhe e di se si punohet sepse njoh njerez qe punojne atje…..dhe persa kam degjuar kushtet nuk jane fare te mira. nje njeri qe zgjohet ne mengjes per te shkuar ne pune rrezikon qe mos te kthehet me sepse ne rradh te pare rruga qe te dergon ne miniere eshte e veshtire per autobuzin pastaj edhe sepse klima nuk eshte nga me te mirat per keto qeverija shqipetare nuk duhet te mendoje ne c’fare vendi te shkoje te beje pushimet e veres por duhet qe te mendoje edhe atyre njerezve qe nuk dine c’fare jan pushimet dhe qefi. Shume persona kane shkuar ne itali ne greqi ne amerike ose ne vende te tjera te botes per tu larguar nga kjo situat por duke ikur nuk kane bere asgje te mire sepse kane lene familjet e tyre dhe jane larguar per te pasur nje jete me te mire..por jeten me te mire c’do njeri e gjen ne vendin e tij…..